Close
Faqja 4 prej 14 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 140
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Cdo vrasje nder shqiptare eshte e tmerrshme sepse fut nje njeri ne Varr e shkaterron zemra njerzish.. Prandaj kemi folur ne disa ketu moti kunder vrasjeve..
    Vrasesit duhen zbuluar e demaskuar. Duhet te gjinden ata me emer e mbiemer e te faktohen Regjisoret qe drejtojne keto vrasje.
    Ne se populli fle ata do te vazhdojne te vrasin perseri e perseri. Nuk ngopen kriminelet dhe kte e dime nga historia e larget dhe e re.
    Kjo vrasje deri pa u zbuluar autoret mund te interpretohet ne gjithfar menyrash. Dhe meqense shumica e vrasjeve ne Kosove nuk jan ndricuar athere kjo e shton brengen se vrasesit te mesuar tashme pa ndeshkim do ecin me tej ne rrugen e krimit.

    Ngushellime prinderve e vellaut te Enver Haradinit.

  2. #32
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Ky ishte i treti djal i familjes Hardinaj qe vritet. Dy u vrane me par ne lufte kurse edhe dy tjeret jane ne burg, njeri ne Hag tjetri ne Kosove.
    Vertet cmim te shtrejt po paguan kjo famile.

    Ju thafte dora secilit qe vret shqiptar!
    Ngushllime familjes dhe te afermve.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #33
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Se pari, ngushellimet e mia familjes Haradinaj per vdekjen e Enverit.

    Ne vazhden e spekullimeve tjera, edhe pse spekullimet zakonisht nuk jane te mira, me i peraferti me realitetin sipas meje mund te jete ai qe e lidh kete vrasje me ferkimet e UCK-se me FARK-un gjate dhe pas luftes.

    Gjate luftes, FARK-u strukture ushtarake e organizuar nga ish-qeveria e Kosoves, ka qene i pranishem ne Dukagjin me kolonelin Tahir Zema ne krye, kurse UCK me Ramush Haradinajn. Atje edhe u arrit nje marreveshje mes ketyre dyjave, me te cilen keto dyja bashkoheshin dhe Tahir Zema behej komandant i zones se Dukagjinit kurse Ramush Haradinaj zevendeskomandant. Shtabi i Pergjithshem i UCK-se ne Drenice nuk e njeh kete marreveshje dhe e njeh Ramush Haradinajn si komandant te kesaj zone. Pastaj, ne nje ofensive serbe, Tahir Zema dhe shumica e ushtareve te tij, terhiqen mbrapsht ne Shqiperi. Disa nga ushtaret e tij mbesin brenda ne lufte. Kater nga keta ushtare te tij vriten gjate kesaj kohe, nje anetar i familjes se kampionit te boksit Kosovo Kid - Elvir Muriqi (nese nuk gabohem), nje tjeter i familjes Musaj dhe dy te tjere. Nje tjeter ish-ushtar i FARK-ut qe ishte me keta kater ushtare, pas shume torturave, arrin tu ik nga duart dhe te shpetoj, sipas tij, qe u paraqit si deshmitar edhe ne gjyqin qe u zhvillua per kete ngjarje.

    Menjehere pas luftes, familjaret e ushtarit te vrare Musaj, shkojne dhe i kerkojne pergjegjesi, familjes Haradinaj per familjarin e tyre te vrare. Ramushi dhe tjeret nuk kane qene ne shtepi, ne kohen e vizites se tyre. Me te marre vesh keta, shkojne tek familja Musaj dhe aty behet nje lufte e vertete, me c'rast edhe plagoset Ramushi.

    Pas kesaj, para disa vitesh vritet edhe nje vella i atij ushtarit te vrare Musaj, edhe ky ish-ushtar. Pastaj me sa kam degjuar une vritet edhe nje nga truprojat e Ramushit dhe denohen nga gjykata e Prishtines, vellau i Ramushit, Dauti qe ende vuan denimin me disa te tjere, per ato kater vrasjet e ushtareve te FARK-ut.

    Pastaj vritet koloneli Zema, dhe tash se fundi edhe nje tjeter nga familja e Musajve, para jo me shume se dy muajve.

    Lidhja e ketyre ngjarjeve sikur e thashe edhe qe ne fillim te ketij shkrimi, eshte spekullative, dhe si e tille mund te mos jete e vertete fare. Por nese eshte e vertet, une mendoj se politikanet dhe njerezit e respektuar ne popull atje, duhet te ndermjetesojne qe keto familje dhe perkrahesit e tyre, te arrijne nje marreveshje paqeje, dhe te ndalin luften ne mes tyre. T'ia lene drejtesise te merret me keto pune. Jo me kot, ne jemi duke paguar miliona e miliona cdo vit per ligjet, gjykatat, prokurorite, policine etj. Perndryshe, nese ky spekullim eshte i vertete, dhe nese nuk behet kjo qe e thashe me larte, atehere kush e di edhe sa nga familjet dhe perkrahesit e Zemajve, Musajve, Haradinajve do te vriten ne te ardhmen, gje qe eshte shume e demshme jo vetem per keto familje por edhe per gjithe ne shqiptareve.

    Edhe spekullimet tjera si ajo e involvimit te serbeve ne kete rast, apo e ndonje zenke individuale mes kesaj viktime dhe dikujt tjeter, etj. etj. mund te jene e verteta.

    Urojme qe policia ta bej punen e saj dhe ti gjej e burgos autoret e kesaj dhe te gjitha vrasjeve.

    Edhe njehere, nese spekullimi qe bera une me larte dhe qe e kishin dhene edhe shume agjenci te huaja lajmesh si Reuters (clan disputes) etj. eshte i vertete atehere duhet qe dikush nga politikanet dhe njerezit me te respektuar tek ne te ndermjetesojne dhe te ndalohen vrasje te tilla.

    Tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 16-04-2005 më 03:41
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #34
    Moderator Maska e AdmiraL
    Anëtarësuar
    25-05-2004
    Vendndodhja
    Rheinfelden - Baden-Württemberg
    Postime
    772

    Nesër bëhet varrimi i të ndjerit Enver Haradinaj

    Varrimi i të ndjerit Enver Haradinajt, do të bëhet të dielën me 17 prill 2005 në ora 16:00 në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në fshatin Gllogjan.

    Homazhet fillojnë prej orë 13:00 në shtëpinë e familjes Haradinaj ndërsa kortezhi niset në ora 15:30 për në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve.
    RTK

    /////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////////

    KDMLNJ: Vrasja e Enver Haradinajt- sulm mbi lirinë dhe stabilitetin e Kosovës

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut dënon ashpër aktin kriminal si pasojë e të cilit mbeti i vdekur Enver Haradinaj, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    KMDLNJ vrasjen e Enver Haradinajt, e vlerëson sulm mbi lirinë dhe stabilitetin e Kosovës. "Ky akt edhe njëherë dëshmon për pasigurinë e qytetarëve të Kosovës dhe paaftësinë e organeve të drejtësisë që të përballen me aktet e tilla kriminale, nga të cilat po pësojnë qytetarët e Kosovës.Aktet e tilla kriminale po rrezikojnë seriozisht jetën e qytetarëve të Kosovës dhe Kosovën po e shndërrojnë në një vend me pasiguri të shkallës së lartë. KMLDNJ aktet e tilla i gjykon si akte kundër stabilitetit të Kosovës dhe përpjekje që atë ta shndërrojnë në një vend ku krimi triumfon mbi drejtësinë, sidomos kur kihet parasysh se deri më tash janë shënuar shumë akte të tilla, të cilat kanë mbetur të pandriçuara.KMDLNJ edhe njëherë kërkon nga organet e policisë, hetuesisë dhe të gjyqësisë që të jenë në mbrojtje të qytetarëve të Kosovës dhe të sjellin akterët e këtij krimi, sikurse edhe të krimeve të tjera, para drejtësisë", thuhet në një komunikatë të KDMLNJ-së.
    Ndryshuar për herë të fundit nga AdmiraL : 16-04-2005 më 08:34

  5. #35
    Kam frike se kjo nuk do te jete ngjarja e fundit tragjike ne te cilen vritet nje shqiptar.
    Se keto ngjarje nuk jane me te jashtezakonshme nder ne edhe kjo nuk na habit por habit fakti se si nuk gjejne politikanet shqiptare kohen dhe forcen per t'u marre me ngjarje te tilla.
    Ne boten e qyteteruar kur ndodhin akte te tilla te gjithe politikanet organizohen dhe mbajne manifestime proteste permes te cilit ju behet e ditur te gjitheve se kjo nuk tolerohet e se nuk mjafton vetem te shkosh per krye shendoshe tek shtepia e te vrarit (ndonese dhe kjo duhet bere).
    Jo vetem Kosova por te gjithe shqiptaret lipset t'a kuptojne se duhet te dilet njehere e pergjithmone nga rrethi vicioz ku jane futur sepse kjo rruge nuk con askund pervec se ne gremine.
    Kur beja polemike me disa shkrues ne forum per disa tema vija re se ne fjalet e tyre kishte idhnim,meri,hakmarrje,nxitje,ashpersi,akuza etj kunder atij ose atyre e personalisht kam bere thirrje se rruga jone nuk duhet te jete konflikti por pajtimi.
    Rruga jone e vetme eshte ndertimi i nje shoqerie demokratike ku te gjithe te ndjehemi te barabarte para ligjit e se per cfare ka ndodhur para dhe pas luftes ne Kosove t'i lihet drejtesise e kurresesi kesaj forme primitive.
    Eshte vrare nje ish-luftetar,nje djalosh student.Eshte vrare nje njeri!
    Serbia iku me lufte por kam frike se serbizmi ka ngelur ne Kosove ne format e veta me te urryera e qe shfaqin krye ne forma nga me te ndryshmet.
    Sot nuk eshte fizikisht Zorani,Dragani,Milani,Sllobodani apo Zhugani mirepo ka mbetur ende hija e tyre sepse ata lane pas nje hije te gjate e qe ndoshta do nje kohe shume te madhe dhe pas pavaresise qe te fshihet.Eshte ajo hije qe behet kur lind dielli i mengjezit ne oborrin e ndonje shtepie shqiptare te rrethuar me avlli te larte prej guri qe ka patur "qejf" e ndoshta ka ende qe te mbese nje hije e perjetshme e te keqes.
    Eshte koha e fundit per ato qe ende kane kete hije te lene diellin te lire ne Kosove e mos te shpresojne kurre se ata qe lane hijet pas do te kthehen ndonjehere ketu.Kurre!

  6. #36
    MiLaNisT Maska e sLimShady
    Anëtarësuar
    22-04-2004
    Vendndodhja
    Shif ka mrapa m'ke
    Postime
    1,116
    me te vertet ngjarje shum e rende pak ka pas merzi te tjera pa u ndodh dhe kjo 2 te vrare 2 ne burg dhe tani vritet ky se di deri kur keshtu vetem shpresosj te jet e fundit kjo
    M&M

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    HAGE (16 Prill) - Gjykata Nderkombetare e Hages ka vendosur qe te liroje per nje periudhe te kufizuar kohe ish-kryeministrin e Kosoves, Ramush Haradinaj. Ne nje komunikate shtypi te Gjykates Nderkombetare thuhes se gjykatesi Bonomy e mori kete vendim per t'i mundesuar zotit Haradinaj te marre pjese ne funeralin e vellait te tij si dhe ne ceremonite pas varrimit. Lirimi i perkohshem behet me kushte specifike dhe ato jane: Kushti i pare eshte qe i akuzuari nuk duhet apo te tentoje te vendos kontakte me deshmitare potencial te Prokurorise ne procesin kunder tij apo ndonje prej deshmitareve te mbijetuar te cilet permenden ne aktpadine, apo te tentoje ne cfaredo lloj forme te nderhyje me administrimin e drejtesise. Kushti i dyte eshte qe i akuzuari nuk duhet apo te tentoje te vendose kontakte me perfaqesues te cdo lloj organizate mediatike. Para kesaj, presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova, dhe kryetari i Parlamentit te Kosoves, Nexhat Daci, i kishin drejtuar nje leter kryetarit te Gjykates se hages ne te cilen kishin ofruar garancite e institucioneve qe ata drejtojne per mbrojtjen ne liri te zotit Haradinaj, vellai i te cilit, Enver Haradinaj, u vra tani per tani nga persona te panjohur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antimafia : 16-04-2005 më 16:35

  8. #38
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    I njejti mesazh u postua njekohesiht nga antimafia, keshtu qe e ndryshova.
    Ngushellime familjes. Po lexoja qe familjen e Ramushit pothuajse e kane shuar fare, sikush eshte vrare ne lufte dikush me pas, ka dhe te denuar, nje aft i hidhur per luftetaret e lirise.
    A jane vrasje politike keto? Mbase, mbase jo, sidoqofte mbeten vrasje. Te shpresojme qe autoret te denohen. Te shpresojme per nje Kosove te lire e te zhvilluar., per shqiptaret te bashkuar.
    SG
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 16-04-2005 më 16:42
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #39
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ramush Haradinajt, dy vellezer i kane rene deshmore ne lufte, Luani dhe Shkelzeni, dhe ky eshte vellau i trete qe i vritet tani. Nje vella i tij tjeter Dauti eshte ne burg ne Kosove, dhe me duket se e ka edhe nje vella tjeter pervec ketyre.

    Poashtu ka nje cun ne Kosove, e me duket se edhe ka edhe nje tjeter ne Finlande me nje finlandeze.

    Keshtu qe, nuk eshte shuar, por prape kjo eshte nje fatkeqesi e madhe, ti humbasesh tre njerez te familjes.

    Urojme qe te ndalohen vrasjet e tilla sa me pare dhe te gjithe autoret e vrasjeve politike apo jopolitike te kapen e arrestohen sa me pare.

    Dhjetra politikane e ish-ushtare jane vrare tani pas luftes. Dikush mund te thote se serbet jane duke i vrare, por kjo eshte shume pak e besueshme per keto vrasjet e pasluftes. Mendoj se te gjitha keto vrasje kane ardhur si rezultat i luftes se eger per pushtet, vetgjyqesise, hasmerise etj.

    Perderisa shume nga keto vrasje kane qene politike, atehere kjo do te thote se politika jone eshte e inkriminuar. Politika jone duhet te pastrohet sa me pare nga keta kriminele sepse ne nuk kemi njerez per te humbur, ne mezi pritem lirine tani, qe te jetojme te lire pa vrasje politike, e tani te kemi prape te tilla, dhe nga vet ne, eshte marrezi dhe turp i kesaj klase politike qe kemi tani. Duhet nje pune shume e madhe prej tyre ne ndihme te policise, gjykatave, dhe prokurorive, qe te pastrohet politika nga kriminelet (pa marre parasysh kush jane kriminelet, edhe Rugova, Thaci apo kushdo tjeter, jane te barabarte para ligjit sikur gjithkush tjeter dhe edhe per ta ka ligj sikur per gjithe tjeret) te nderpriten vrasjet, dhe edhe Kosova te behet sikur cdo vend tjeter normal i botes, ku funksionon ligji dhe rendi demokratik. Te mendojme dhe punojme per njohjen sa me te shpejt te pavaresise se shtetit tone, dhe per zhvillim e perparim ekonomik me hapa sa me te shpejt.


    Tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 16-04-2005 më 21:11
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  10. #40
    Për një Shqipëri të madhe Maska e ment
    Anëtarësuar
    14-06-2004
    Postime
    202

    Post

    Aktuale

    Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka vendosur që të lirojë për një periudhë të kufizuar kohe ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Në një komunikatë shtypi të Gjykatës Ndërkombëtare thuhet se gjykatësi Bonomy e mori këtë vendim për t'i mundësuar zotit Haradinaj të marrë pjesë në funeralin e vëllait të tij si dhe në ceremonitë pas varrimit.
    si duket Haga vedosi ta bej nje gjest te mir per ta liruar perkohsisht Ramush Haradinin qe te merr pjes ne funeralin e vellaut te vrar nga nje dore mizore,,, marre marre per ne !!!!!! deri kur keshtu

Faqja 4 prej 14 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si ta kthejme dikend ne besim islam
    Nga Arber gerguri në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 05:27
  2. Një dite do t'i kujtoni këto që po ju them
    Nga qorri_30 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-09-2006, 11:47
  3. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  4. Aktakuza e tribunalit të Hagës për Haradinaj
    Nga I-amëshuar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58
  5. Haradinaj nuk do të shkojë në KS të OKB-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •