Close
Faqja 5 prej 14 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 140
  1. #41
    Për një Shqipëri të madhe Maska e ment
    Anëtarësuar
    14-06-2004
    Postime
    202
    Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka vendosur që të lirojë për një periudhë të kufizuar kohe ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Në një komunikatë shtypi të Gjykatës Ndërkombëtare thuhet se gjykatësi Bonomy e mori këtë vendim për t'i mundësuar zotit Haradinaj të marrë pjesë në funeralin e vëllait të tij si dhe në ceremonitë pas varrimit.


    Lirimi i përkohshëm bëhet me kushte specifike dhe ato janë:
    Kushti i parë është që i akuzuari nuk duhet apo të tentojë të vendos kontakte me dëshmitarë potencial të Prokurorisë në procesin kundër tij apo ndonjë prej dëshmitarëve të mbijetuar të cilët përmenden në aktpadinë, apo të tentojë në çfarëdo lloj forme të ndërhyjë me administrimin e drejtësisë. Kushti i dytë është që i akuzuari nuk duhet apo të tentojë të vendosë kontakte me përfaqësues të çdo lloj organizate mediatike.

  2. #42
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946

    Mbahet një minutë heshtje në kujtim të Enver Haradinajt, vrarë një ditë më parë në Ra

    Mbahet një minutë heshtje në kujtim të Enver Haradinajt, vrarë një ditë më parë në Raushiq të Pejës

    Eksodi i ’99, pesë mijë kosovarë dje në Kukës


    B. Shala

    KUKËS - Marshimi i pestë në paqe për mijëra qytetarë nga Kosova drejt qytetit të Kukësit. Dje rreth 5 mijë kosovarë manifestuan në qytetin e Kukësit, duke përkujtuar ditët e eksodit tragjik të vitit ’99, të rreth 700 mijë shqiptarëve të Kosovës, të përndjekur nga regjimi i Milosheviçit. Atmosfera e këtij manifestimi ishte paksa e zvenitur pasi dy ditë më parë u vra një prej luftëtarëve të UÇK-së, Enver Haradinaj, vëllai i ish –kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Manifestuesit të mbledhur në stadiumin e lojërave me dorë të Kukësit mbajtën dje një minutë heshtje në kujtim të Enver Haradinajt. Në fjalën e tij, kryetari i bashkisë së Kukësit tha se “Kukësi ka qënë dhe do të mbetet konaku i të gjithë shqiptarëve”. Ai e cilësoi Kukësin si qytetin simbol të pritjes së madhe të fundshekullit 20-të. “Në këtë ditë të shënuar populli shqiptar nderon dhe respekton veprën e të gjithë luftëtarëve të UÇK-së që dhanë jetën dhe luftuan për çlirimin e Kosovës si dhe përkrahjen ndërkombëtare që përshpejtoi çlirimin e Kosovës nga sundimi barbar”,- tha më tej kryebashkiaku i Kukësit . Elezi ka përfituar nga rasti që në emer të banorëve të Kukësit, të ngushëllojë popullin e Kosovës dhe familjen Haradinaj për humbjen e djalit të tyre, pas vrasjes tragjike pasditen e së premtes. “ Nuk ka forcë regresive në Ballkan dhe më gjërë që do të mund të ndalë realizimin e qëllimeve tona , për zhvillim e ndërgjegjësim se kështu të bashkuar si popull e si komb do të mund të arrijmë gjithçka. Duart e zeza dhe të fshehta që veprojnë në Kosovë e dirigjohen në Beograd, nuk do të arrijnë të minojnë punën e shkëlqyer të popullit shqiptar për të shkuar drejt pavarësisë dhe ndërtimit të jetës në përputhje me përcaktimet tona dhe të miqve euro-amerikanë”, - tha kryetari i Bashkisë së Kukësit. Ai kërkoi që në të ardhmen bashkëpunimi të jetë edhe më i frytshëm në të gjitha fushat, ku nëpërmjet Kukësit dhe komunave në Kosovë duhet të ngrihen organizma bashkëpunimi të ndersjella. Kryebashkiaku i Kukësit i bëri thirrje politikës shqiptare që të kordinohen veprimet për të ndërtuar strategji të përbashkëta që e nesermja të na gjejë të gjithëve si komb drejt një qëllimi të vetëm, atë të përmbushjeve të detyrimeve kombëtare e ndërkombëtare që kanë si emërues të përbashkët pavarësinë e Kosovës dhe për këtë të gjithë shqiptarët duhet të flasin me një zë. Kryetari i Komisionit Organizator të EKSOD ‘99-MARSH 05”, Qemal Sokoli, në emër të 1 milionë refugjatëve kosovarë, pjesë e atij eksodi biblik, kërkoi që kjo traditë të mos zbehet, por të vazhdojë në mënyrë që gjeneratave të ardhshme t’iu tregojmë se një herë ka qenë një kohë e kobshme, por kemi gjetur bujarinë në Kukësin tonë, në Shqipërinë tonë. Të pranishmit i përshëndeti dhe kryetari i bashkësisë Islame të Mitrovicës.




    17/04/2005
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  3. #43
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mijëra vetë pritet të marrin pjesë sot në ceremoninë e varrimit të vëllait të Ramush Haradinajt, të vrarë një ditë më parë

    Vrasja e Haradinajt, sot ditë zie në Kosovë

    Forcat e SHPK-së: Vrasësit do të zbulohen shpejt, pasi ka persona aktualisht të dyshuar për vrasjen

    Shekulli

    Kosova sot është në zi, në nderim të vëllait të vogël të Ramush Haradinajt, i vrarë një ditë më parë. Mijëra vetë pritet të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Enver Haradinaj, i cili do të prehet në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në fshatin Gllogjan. Vrasja e 25-vjeçarit Enver Haradinaj është pritur me një indinjatë të thellë në Kosovë. Dhjetëra njerëz kanë shkuar dje në familjen Haradinaj, për t’i dërguar ngushëllime të afërmve të mbetur për humbjen e djalit më të ri. Njerëzit janë tepër të revoltuar, ndërkohë që ndërkombëtarët kanë frikë për tensionimin e mundshëm të situatës, pavarësisht nga thirrjet drejtuar qytetarëve për të ruajtur qetësinë. Por qytetarët e Kosovës, të cilët u përpoqën të vetëpërmbaheshin kur “heroi” dhe kryeministri i tyre i dashur u dorëzua në Hagë, nuk mund të përtypin dot këtë fatkeqësi të madhe për familjen Haradinaj, e cila ka derdhur aq shumë gjak për çlirimin e Kosovës.
    Ndërkohë, UNMIK-u dhe KFOR-i është përpjekur të japë mesazhin se është në gjendje të mbajë rendin dhe ligjin në Kosovë dhe i ka të gjitha kapacitetet për ta bërë këtë punë. “I ftoj qytetarët e Kosovës që të demonstrojnë qetësi, pjekuri dhe respekt për rendin dhe ligjin, ashtu si kanë vepruar edhe në sfidat e tjera muajin e kaluar. Vetëm kështu do të ndihmohet në zbardhjen e krimit”,- ka thënë zëvendëskryeadministratori i UNMIK-ut, Lari Rosin, në reagimin e tij. Ai u bëri të ditur qytetarëve që të durojnë, se vetëm kështu KFOR-i do punojë i qetë për të kapur vrasësit. Ndërkohë, krerët e institucioneve kosovare u kanë bërë thirrje organeve kompetente që të bëjnë të pamundurën për të zbuluar sa më shpejt fajtorët e kësaj vrasjeje. Vrasja po gjykohet mjaft ashpër në të gjithë vendin. Dje shefi i Zyrës Britanike, Mark Dickinson, e ka cilësuar këtë vrasje si makabre dhe ka thënë se ajo mund të ketë pasoja negative për situatën. Po kështu, krimi është dënuar edhe nga shfefi i Zyrës Amerikane, Filip Goldberg.
    Hetimet, shumë të shpejta
    Policia ende nuk ka një pistë të qartë për hetimin e vrasjes së djeshme të Enver Haradinajt, dhe nuk mund të thotë asgjë zyrtarisht lidhur me kryesit e kësaj vrasjeje dhe as për motivet. “Hetimet menjëherë kanë filluar dhe personi, i cili ishte me të ndjerin Enver Haradinaj, u është nënshtruar pyetjeve nga policia”,- tha zëdhënësi i policisë, Refki Morina.
    Ndërkohë, njësitet për zbulimin e krimit në nivelin qendror dhe rajonal janë angazhuar në zbardhjen e vrasjes. Zëdhënësi i SHPK-së, Refki Morina, bëri të ditur se policia po punon në këtë drejtim, ndonëse ai nuk mundi të thoshte asgjë për motivet dhe vrasësit e Enver Haradinajt. Burime të sigurta brenda SHPK-së që nuk dëshirojnë të identifikohen, u shprehën optimistë se kësaj radhe vrasësit do të zbulohen dhe se tashmë është plotësisht e sigurt se ka persona të dyshuar për pjesëmarrjen në aktin kriminal. Disa burime të KFOR-it një ditë më parë folën se motivi i vrasjes mund të ketë qenë një sherr mes familjes së Haradinajt dhe një tjetër familjeje në Dukagjin. Megjithatë, shumë kosovarë janë të bindur se kjo vrasje ka motive politike, pasi bëhet fjalë për një familje shumë të nderuar, në të cilën tashmë tre djem janë vrarë dhe dy të tjerë, mes të cilëve dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, ndodhen në burg.

    Reagimi
    Kosumi: Synohet destabilizimi i Kosovës
    Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, me rastin e vizitës që i ka bërë dje familjes Haradinaj në Gllogjan, ka thënë se vrasja e birit të tyre, Enverit, ishte një përpjekje për të destabilizuar Kosovën. "Është në vazhdën e atyre projekteve dhe dëshirave të mëhershme për ta ndezur Kosovën flakë. Është folur me muaj të tërë, ndoshta një vit, se do ta kallim Kosovën dhe nuk mundën ta bëjnë këtë në mars dhe është në vazhdimësinë e saj, që këtë ta bëjnë tash",- tha kryeministri Kosumi, duke ftuar të gjithë që të ruajnë qetësinë dhe të kenë kujdes edhe me gjuhën që përdorin lidhur me këto raste.





    17/04/2005
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    KUSH PO VRITET NE KOSOVE?


    Nga Altin KREKA


    Përse u vra vëllai invalid i Ramush Haradinajt? Kush ishin ata që qëlluan mbi 25-vjeçarin Enver Haradinaj të gjymtuar në luftë në kohën kur ishte luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, cili do të jetë fati i qeverisë së Kosumit? Përgjigjja e parë është se po ndodh një përplasje mes grupeve dhe klaneve rivale në Kosovë. Përmenden Haradinajt dhe Musajt, histori atentatesh, përplasjesh e plagosjesh. Përgjigjja për këto pyetje vjen nga historia e disa viteve më parë. Në kohën kur Kosova përgatitej për të nisur luftën kundër pushtetit serb. Në zonën e Dukagjinit, në Deçan, vend ku ndodhej fisi i Ramush Haradinajt në Glloxhan, që u angazhua me UÇK-në edhe Tahir Zemaj dhe Sadik Musaj në Strelcë, të cilët u angazhuan me forcat e FARRK të ish-qeverisë të Bujar Bukoshit. Pikërisht për zhdukjen e këtyre personave është akuzuar vëllai i Ramush Haradinajt, Daut Haradinaj, i cili ndodhet në burg dhe pritet të dalë së shpejti.
    Historia fillon në vitin 1998. Lëvizja e armatosur e shqiptarëve në zonën e Dukagjinit në atë kohë u dobësua për shkak të largimit të Tahir Zemës, i cili erdhi në Shqipëri dhe u vendos në Mamurras. Ky ishte edhe grupi i FARRK, që në Shqipëri u akuzua edhe për trazira e ndodhura në shtator të atij viti. Në maj të 1998-s ishte bërë një marrëveshje bashkëpunimi mes UÇK dhe FARRK. Disa nga oficerët e ushtrisë, që ishte në vartësi të ish-qeverisë së Bujar Bukoshit, morën përsipër të drejtonin formacionet e UÇK-së, të cilat nuk kishin përvojë ushtarake apo lufte. Për këtë arsye Ramush Haradinaj u tërhoq dhe u bë zëvendëskomandant i zonës së Dukagjinit dhe pranoi që Tahir Zema të ishte komandanti. Kjo krijoi një lloj ndarje dhe solli praninë e dy shtabeve. Tahir Zema ngriti shtabin në Prapaçan dhe ndoqi taktikën e kazermave në organizimin e forcave të armatosura. Ndërsa Ramush Haradinaj ndoqi taktikën e luftës guerrile, taktikë që e vazhdoi deri në fund. Në momentin e largimit nga drejtimi të Tahir Zemës dhe kalimit të tij në Shqipëri, në Mamurras, Haradinaj e quajti tradhti këtë veprim të tij. Kështu nisi një konflikt mes të dy grupimeve. Në atë periudhë UÇK-ja në zonën e Dukagjinit pësoi dëmtime në njerëz. Lufta kishte nisur të ndizej. Në luftime u plagos vëllai i Ramush Haradinajt, dhe vetë ky i fundit. Policia dhe ushtria serbe sulmoi shtëpinë e Haradinajve, ashtu siç kishte bërë më parë me kullën e Jasharëve në Prekaz. Haradinaj përdori taktikën e luftës guerrile dhe në këtë mënyrë mundi t'i shpëtonte sulmit të serbëve dhe t'u shkaktonte dëme këtyre të fundit, ku u sulmua në zemër të zonës së tij. Ndërsa lufta mbaroi, Tahir Zema ishte në disa forca ushtarake në Mamurras, së bashku me Sadik Musajn. Ky i fundit u kthye në Kosovë, së bashku me brigadën Mërgimi, për shkak se qeveria shqiptare largoi nga territori i vendit grupet e armatosura, siç ishte edhe ai i Mamurrasit apo ai i Laprakës. Ndërsa Tahir Zema u vendos në Gjermani, në Berlin. Pas kthimit të Tahir Zemës në Kosovë u fol se ishin Daut Haradinaj dhe Ramush Haradinaj ata që morën fillimisht për pyetje dy të lartpërmendurit, por që më pas u zhdukën. Daut Haradinaj është dënuar për këtë rast, bashkë me disa të tjerë, ndër të cilët edhe Idriz Balaj, që ndodhet në Hagë me Ramush Haradinajn. Në vitin 2000, kur Ramush Haradinaj u shkëput nga TMK dhe thelemoi partinë e tij AAK, ai shkoi në shtëpinë e Musajve në Strelcë, mbase për të sheshuar konfliktet, kjo nuk dihet, por është e saktë që Ramush Haradinaj gjatë kësaj vizite në këtë shtëpi është plagosur. Sadik Musaj dhe Tahir Zema njiheshin si krahu i armatosur i presidentit Ibrahim Rugova. Me krijimin e qeverisë së koalicionit mes LDK dhe AAK, me kryeministër Ramush Haradinaj, duket se u arrit një lloj pajtimi, kryesisht në nivelet e larta, të paktën mes Rugovës dhe Ramush Haradinajt. Tahir Zema dhe Sadik Musaj s'ishin më, por arrestimi dhe dërgimi i Ramush Haradinajt në gjykatën e Hagës duket se i ka hapur rrugën hakmarrjes. Kjo konfirmohet edhe nga KFOR, që ngjarjen e dy ditëve më parë në Kosovë e quajti luftë klanesh mes Haradinajve dhe Musajve.
    Kjo ngjarje ka vënë në dyshim edhe vetë vazhdimësinë e qeverisë së Kosovës, drejtuar nga Kosumi. Ky vend duket se ka të nevojshëm një njeri të fortë (Ramush Haradinaj ishte i tillë), që të godasë klanet dhe grupet që, për hir të interesave që rrjedhin nga dëshira për pushtet, zona influencë, marrje nën kontroll të përfitimeve që vijnë nga tendera apo burime të tjera, nisin një luftë të tillë tepër të dëmshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Vetë presidenti Rugova në këtë mes duhet të reagojë ashpër ndaj ish-njerëzve të tij, apo atyre që shkaktojnë veprime të tilla, në mënyrë që lufta e brendshme mes klaneve në Kosovë të ndalet dhe të mos e dëmtojë qeverinë, por edhe vetë të ardhmen, ndërsa pritet dhënia e statusit përfundimtar. Kryeministri Bajram Kosumi e ka shumë të vështirë, sepse nuk ka forcën dhe përvojën e Ramush Haradinajt në këtë rast. Përgjegjësia më e madhe duket se i bie presidentit Rugova. Duke pasur parasysh se Uka, djali i tij i njohur si biznesmen, flitet se ka lidhje me grupe si ai i Strelcës apo edhe ai që njihet si klani Davidoff në Kosovë. Është koha që kosovarët të mendojnë përtej interesave për para, hakmarrjeve pasionante të tipit kanunor. Është koha që të gjithë të mendojnë se vendi i tyre kërkon të drejtën që i takon, pavarësinë, dhe kjo nuk fitohet me vrasje apo luftë klanesh. Edhe nëse një ngjarje e tillë të jetë provokuar nga ata që nuk duan pavarësinë e Kosovës, serbët apo shërbimet sekrete të tyre, është koha që të tregohet vërtet maturi dhe zgjuarsi. Kjo është një betejë po aq e vështirë sa edhe ajo me armë kundër pushtuesve të Beogradit. Lufta për pavarësi ende nuk ka përfunduar.



    Kjo eshte n je pyetje me vend.
    Pra kush po vritet e kush po vrete?
    A ka pergjigje athua?
    Deri me sot jo e besoj se edhe ne te ardhmen jemi pa pergjegje per nja 20 vjet.
    Pra mos u ngutni,mos u brengosni.Gjithkush ne vend te vet me barren e vet.
    Cka te mbjellish do korrsh!
    Mbeteshi me te mirat!

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Thumbs down Pse Thaqi mungoi?

    Pse mungoi prezenca e Hashim Thaqit ?



    Ne ceremonin mortore nuk pash askund liderin e opozites(me falni ne shprehje) zt.Hashim Thaqi.

    U lexuan telegrame ngushllimi qe nga Presidenti i Kosoves e deri te figurat tjera politike te skenes Shqipetare nga te gjitha anet ku jetoin Shqipetaret, mirpo nuk ma zuri syni Thaqin dhe nuk ndegjova dikend qe te lexoi telegram ngushllimi nga ana e Thaqit apo PDK-se , drejtuar familjes Haradinaj.

    Ju lutem le te me thot dikush se pse mungoi prezenca e Hashim Thaqit i cili kaq "shume" i nderon dhe respekton luftetaret e Liris?

    Din kush pse Thaqi as telegram ngushllimi nuk e pa te udhes ti dergoj fam.Hajradinaj kur te gjitheve na eshte e njihur se ai nuk eziton te dergoj `telegrame ngushellimesh/pergezimesh `as per papen,as per ditelindjen e Bushit,as per .......?!




    .
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  6. #46
    neper drite Maska e mbreta
    Anëtarësuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    Cudi! A nuk po e din se pse aaaaaaaaa! Ajo po dihet, po katastrofe bre, ai eshte gjarper me disa koka.


    Une sinqerisht e kam perjetuar shume keq kete humbje te familjes Haradinaj dhe i shprehi ngushllimet e mia me te sinqerta familjes Haradinaj.
    What goes around, comes around

  7. #47
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946

    Vrasja e Enver Haradinajt u dënua nga të gjithë

    Vrasja e Enver Haradinajt u dënua nga të gjithë


    Shekulli

    Vrasja e vëllait të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj ka ngjallur reagime jo të mira në Kosovë. Atentati ndaj tij është dënuar në mënyrën më të ashpër edhe nga drejtuesit e institucioneve ndërkombëtare dhe ato vendore. Zëvendëskryeadministratori Lari Rosin, pasi e ka dënuar krimin e kryer të premtën, i ka bërë thirrje popullit të Kosovës të ruajë qetësinë, sepse vetëm kështu do të ndihmohet zbardhja e krimi.
    KFOR-i është shprehur se ka kapacitete të mjaftueshme për ta ruajtur rendin dhe qetësinë në Kosovë. Ndërkohë, burime të sigurta brenda SHPK-së që nuk kanë dashur të identifikohen, u shprehën optimistë një ditë më parë, se kësaj radhe vrasësit do të zbulohen dhe se tashmë është plotësisht e sigurt se ka persona të dyshuar për pjesëmarrjen në aktin kriminal të vrasjes së Enver Haradinajt. Vrasja e Enver Haradinajt është dënuar edhe nga presidenti i Kosovës, kryeministri Bajram Kosumi dhe partitë politike të Kosovës. Krimi është dënuar edhe nga shefi i Zyrës Amerikane, Filip Goldberg dhe ai i Zyrës Britanike, Mark Dikinson.



    18/04/2005
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  8. #48
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946

    Varroset vëllai i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Dhjetëra mijëra qytetarë marrin

    Varroset vëllai i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Dhjetëra mijëra qytetarë marrin pjesë në ceremoni

    Ish-kryeministri lirohet me kushte për të marrë pjesë në varrim

    Haradinaj: “Pavarësisht prej kësaj, Kosova duhet të vazhdojë që të mbështesë proceset e nisura”

    Shekulli

    PRISHTINË - Rreth 200 mijë qytetarë kanë marrë pjesë dje në varrimin e Enver Haradinajt, vëllait të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u vra në rrethana të panjohura të premten. Trupi i tij u preh në Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan, ndërkohë që dita e djeshme u shpall ditë zie në Kosovë nga presidenti Ibrahim Rugova. Në ceremoninë e varrimit merrnin pjesë përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Kosovës, të UNMIK-ut dhe KFOR-it, si dhe përfaqësues të qeverisë së Shqipërisë. Për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të vëllait, Gjykata e Hagës liroi, por me kushte, edhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, për të qenë i pranishëm në varrimin e të vëllait 23-vjeçar. Po kështu, në ceremoni u lejua të merrte pjesë edhe vëllai tjetër i Haradinajve, Dauti, i burgosur në burgun e Dubravës në Pejë. Homazhet filluan rreth orës 13:00 në shtëpinë e familjes Haradinaj, ndërsa nisja e kortezhit u bë pas gati 2 orë e gjysmë për në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve. Ish-kryeministri Haradinaj, duke falënderuar pjesëmarrësit në ceremoninë e varrimit, tha se dhimbja e familjes së tij ishte shumë e madhe, por se pavarësisht prej kësaj, Kosova duhet të vazhdojë që të mbështesë proceset e nisura dhe të mos kthehet mbrapa.
    Kushtet e lirimit të Haradinajt
    Gjykata ndërkombëtare e Hagës ka vendosur që të lirojë për një periudhë të kufizuar kohe ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Në një komunikatë shtypi të Gjykatës ndërkombëtare thuhet se gjykatësi Bonomy e mori këtë vendim për t'i mundësuar zotit Haradinaj të marrë pjesë në funeralin e vëllait të tij si dhe në ceremonitë pas varrimit. Lirimi i përkohshëm bëhet me kushte specifike dhe ato janë:
    Kushti i parë është që i akuzuari nuk duhet apo të tentojë të vendosë kontakte me dëshmitarë potencialë të prokurorisë në procesin kundër tij apo ndonjë prej dëshmitarëve të mbijetuar, të cilët përmenden në aktpadi, apo të tentojë në çfarëdolloj forme të ndërhyjë me administrimin e drejtësisë. Kushti i dytë është që i akuzuari nuk duhet apo të tentojë të vendosë kontakte me përfaqësues të çdo lloj organizate mediatike.
    Para kësaj, presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova dhe kryetari i Parlamentit të Kosovës, Nexhat Daçi, i kishin drejtuar një letër kryetarit të Gjykatës së Hagës, në të cilën kishin ofruar garancitë e institucioneve që ata drejtojnë për mbrojtjen në liri të zotit Haradinaj, vëllai i të cilit, Enver Haradinaj, u vra tani për tani nga persona të panjohur. Ende nuk ka hollësi për periudhën kohore gjatë së cilës do të jetë i lirë zoti Haradinaj, por mësohet se lirimi u bë i mundur pas kërkesës së mbrojtjes, e cila është takuar me prokurorinë. Mësohet se lirimin e kanë ndihmuar edhe autoritetet e Misionit të Kombeve të Bashkuara.
    Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, më 9 mars të këtij viti u dorëzua vullnetarisht për në Hagë, një ditë pasi Gjyakata Ndërkombëtare publikoi një akuzë kundër tij dhe disa bashkëluftëtarëve të tij.



    18/04/2005
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  9. #49
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551
    TIRANE (18 Prill) -Ne ceremonine e varrimit te vellait te ish kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj ka qene i pranishem dhe zevendeskryeministri i Shqiperise, Namik Dokle i cili eshte shprehur se Shqiperia ndan dhimbjen me Kosoven per humbjen e Enver Haradinajt. Ish kryeministri kosovar Ramush Haradinaj i cili u lejua nga Gjykata e Hages per te marre pjese ne ceremonine e varrimit te vellait te tij Enver Haradinaj do te qendroje ne Gjllogjan te Pejes gjate kesaj jave ku do te kryeje te gjitha ritet sipas zakonit per vdekjen e te vellait.
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  10. #50
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551

    KOSOVE, QEVERIA DENON ATENTATIN NE SELINE E "ORA"

    Qeveria e Kosoves, ka reaguar pas shperthimit te ndodhur mbremjen e djeshme ne ndertesen e partise opozitare Ora ne Prishtine. Qeveria e ka denuar sulmin, duke theksuar se instutucionet ne Kosove nuk do te ndalen perpata tentativave per te shkaterruar procesin drejt pavaresise se vendit. Sipas qeverise, situata e sigurise ne Kosove, eshte tronditur seriozisht. Vrasja e Enver Haradinajt, vellait te ish kryeministrit te Kosoves dhe shperthimi i mbremshem, tregojne nje riaktivizim te strukturave kriminale qe kerkojne te ndalin zhvillimin e vendit.
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

Faqja 5 prej 14 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si ta kthejme dikend ne besim islam
    Nga Arber gerguri në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 05:27
  2. Një dite do t'i kujtoni këto që po ju them
    Nga qorri_30 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-09-2006, 11:47
  3. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  4. Aktakuza e tribunalit të Hagës për Haradinaj
    Nga I-amëshuar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58
  5. Haradinaj nuk do të shkojë në KS të OKB-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •