
Postuar më parë nga
Hermes_Pellasgu
Degjoj ketu plot mllefe anti-shqiptare ( pasi quaj anti-shqiptar kedo qe vjell ndaj nje shqiptari).
Por ajo qe bie me teper ne sy eshte se askush nuk di gje si jane gjerat dhe pse kane ardhur ketu, por mjaftohen me fjalet e atyre qe kane shitur dhe po vazhdojne te shesin cdo cope te ketij vendi per nje fundjave ne kazino apo per ego te tyre te semure.
Te mendosh qe gjithe vlonjatet jane rrugace,skafiste etj eshte utopi.
Ne momentet me te veshtira te ketij Kombi , Vlora i ka dale zot dhe i ka vendosur gjoksin rrezikun kur te tjeret lepinin kembet e grekut , serbit apo bajraktareve te tyre.
Nqs dikush i referohet 97' gabohet rende , pasi dihet qe ajo nuk filloi ne Vlore dhe aq me teper qe nuk shkuan vlonjatet ne Kukes, Tropoje,Tirane.
97' eshte nje faqe e zeze e historise tone, por eshte teper feminore te mendosh se e ben 100.000 apo 10 vlonjate.
Persa i perket ceshtjes se Parkut Energjitik, shqiptaret duhet dine se i jane shitur Italise etj per vetem 1 Euro gjithsej , 560 Ha toke bregdetare ne te vetmin gji detar qe ka Atdheu.
Ne shitjen e kesaj pasurie kombetare nuk u pyet asnje shqiptar,edhe pse cdo qeveri kishte detyrimin kushtetues dhe ligjor per te informuar popullin dhe per t'i dhene mundesine atij per te marre pjese ne vendimarrje. Gjithashtu eshte shkelur plani rregullues i qytetit, dhe Parku Energjitik eshte vetem 300 m larg qytetit dhe 2 km nga sheshi i Flamurit.( ka b... njeri ta kete shtepine kaq afer, po nje qytet i tere?)
Qytetaret e Vlores , ne menyre shume demokratike dhe te mencur kane 3 vjet qe po protesojne dhe po bejne apel per spostimin e ketij parku Energjitik ne nje vend me te pershtatshem ( vetem 5 km nga vendi qe eshte caktuar).
Per here te pare ne historine e pseudo-demokracise shqiptare nje grupim qytetar merr persiper nje levizje Qytetare dhe Ambjetaliste dhe per here te pare Vlora eshte e para nje kerkon demokraci popullore ( te njohur ne Kushtetute) nepermjet Referendumit.
KQZ si organ me demek i pavarur, ndaj 14.000 firmave te kekuara nga ligji, kishte vetem detyrimin ligjor te shihte nqs keto firma ishin te sakta ose jo.
KQZ duhet te vendoste : PO ose JO ndaj Referendumit. PO nuk thoshte dot se nuk donin eproret e huaj. Po as JO nuk thoshte dot se duhej ta arsyetonte perse jo ( dhe firmat ishin te gjitha ok). Si u zgjidh ?
A e dini ju shqiptare se kur per here te pare ne demokraci , qytetaret kerkuan Referendum, anetaret e KQZ shkonin per trajnime profesionale jashte shtetit???
KQZ voti 3 me 3. Absurde. ne kete menyre ata shmangen edhe PO-ne edhe JO-ne dhe e lane pezull.
Megjithate qytetaria vlonjate vazhdoi, ne respekt te shtetit ligjor. U fituan 2 gjyqe nderkombetare ne Aahus, te cilat vertetuan shkeljet dhe Qeveeria e Ndritur e Baces dhe Thios nuk e vuri ujin ne zjarr.
Keshilli i Bashkise kerkoi prape Referendum, dhe KQZ prape me avazin e saj.
Kush mund t'u flase vlonjateve ne emer te shtetit ligjor dhe zhvillimit kur nuk u njihen te drejtat me elementare ne demokraci????
Per sa i per ket idese se Tec-i i Vlores do u jap drita shqipetareve, eshte idiotesia me e madhe qe eshte degjuar ndonjehere.
Duhet te dime se Ambo 300 m larg Vlores do ndertoje nje stacion gjigand pompimi ( si terminal) ne nje sip.220 Ha. Ku do ta gjej energjine ky ky super-stacion pompimi ??? apo do presi te mbushet Fierza dhe Komani??? I duhet gjeneratori vellezer.....i duhen Tec-et, dhe jo nje, por 3. Keshtu qe flijeni mendjen. Aq me teper Ministri i Nderuar Bode e tha troc qe Tec-i Vlores eshte projekt i deshtuar se ka kosto 3 here me te larte se importi. Kur u projektua Tec-i fucia e naftes ishte 20 $ ndersa tani eshte 5-fishuar dhe prite ku do veje. Nuk dua te zgjatem shume, por nje qe ka 2 lek llogjike i ben vete llogarite. Te tjeret te bejne gam gam.
Ka shume per te thene dhe per 15 veprat e tjera por nuk ka kohe.
Ne lidhje me studentet e Vlores dhe protesta, duhet te dini se ata jo vetem nuk e ftuan Petroliferen, por nuk ishin informuar per takimin.Cdo gje eshte bere e ditur ne menyre indirekte vetem 1 ore para takimit. Per sa i perket laffeve qe nxjerrin mediat, sidomos gazetat, te gjithe e dime se ka shqiptare, qe per 5 aspra shesin motren e tyre , dhe jo me te spekullojne me veprimet e disa studenteve.
Petrolifera dhe projektet e tjera s'kane permbushur detyrimin kushtetues te informimit dhe transparences ndaj publikut.
Ideja dhe plani djallezor i saj :
NE 19 Nentor, ne oren 13:00 dikush mendoi te fuste ne salle 3 grupe seminari studentesh ne momentin e fundit (teresisht te painformuar, aq me teper jo vlonjate) dhe kishin paguar 3-4 prej tyre qe te flisnin ne favor te projektit. Kjo gje u zbulua nga Keshilla studentore e universitetit, dhe ne nje kohe rekord u be i mundur organizimi i studenteve.
Ne media ne kemi pare vetem 3-4 minuta lajm, por ajo ngjarje u zhvillua per rreth 10 minuta, ne fillim studentet i bene thirrje Zoterise te dilte por ai bente rolin e zotit te shtepise ne shtepine e botes,(te gjithe studentet ne salle mbanin parrulla ne duar benin thirrje "Jashte nga Vlora"
Pas 4 minutash , kokefortesia e Zoterise beri qe te fillonte simfonia e vezeve, por ky perseri me gangsterllekun e vet. Fundin e pame te gjithe ( naften dhe goditjet me mikrofona ndaj studenteve dhe shkelmat ndaj studenteve).
Pa u zgjatur shume, nqs vlonjatet me te vertete e kane gabim per levizjen e tyre, nuk do te thote qe Baca me Thion bejne cdo gje ok. Puna eshte se shumica jane mesuar te poshterohen dhe te shkelen me kembe sa here u teket atyre, dhe kur vin puna dhe shikojne se dikush ka ngrit koken, u duket utopi dhe nxitojne tu presin krahet se i merzitet Baca me Thion. Ata me te moderuarit dhe me te shkolluarit, e shprehin kete ne formen e Forumeve ne Internet, dhe kurrsesi nuk gjeje dot forcen per t'i shpetuar perdhunimit te perditshem te arbitraritetit politik
Krijoni Kontakt