Close
Faqja 7 prej 17 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 161
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Pershtypja qe kam krijuar nga shtypi (pa ditur saktesisht detajet) eshte se financimi per TEC-in ka qene thuajse gati qe ne 2005, por ne ate kohe Berisha e perdori idene e TEC-it ne Vlore si argument zgjedhor kunder Nanos. Me hamendje te paperpunuar del qe sikur te mos e kishte kundershtuar thjesht si ide te Nanos para dy vjetesh, ne mos plotesisht i ndertuar, sot TEC-i i Vlores mund te ishte ne ate fazen qe do prodhonte me 60-70% te kapacitetit, cka mund te thonte nja 2 ore drita me teper ne shkalle vendi kete dimer qe shkoi.

    Si fotokopje e historise se TEC-it duket se po del dhe historia e Albtelekomit, qe sic duken bathet po tek turqit dhe me po ate cmim do perfundoje, vetem se doli qari i Vodafonit dhe AMC-se qe kane fituar me thase ne kurriz te shqiptareve dhe per dy-tre vjet me teper me tarifa 2-3 here me te shtrenjta se ne Angli. Po keshtu puna e kazinose tek Tajvani, dhe po keshtu duket dhe puna e Club Med-it ne gjirin e Kakomese.

    Kur do vije dita qe shumica dhe pakica ne Shqiperi te bien dakord dhe per gjera te tjera pervec qendrimit ndaj Amerikes ...
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #62
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,341
    Postimet në Bllog
    22
    Une nuk e kuptoj se ku buron kjo frike e madhe ndaj veprave te tilla si TEC i Vlores qe do te ndertohen me teknologjine me te fundit dhe do te ndihmojne ne nevojen me emergjente qe ka shoqeria shqiptare: nevojen per energji elektrike. Shqetesimet per ndotjen e ambientit jane legjitime, per aq kohe sa firma qe e nderton, qeveria shqiptare dhe bankat financuese nuk e marrin kete parasysh ne punen e tyre. Por ne menyre te perseritur te gjitha palet e kane bere te qarte qe impianti jo vetem qe do te jete bashkekohor, por ndotja qe do te krijoje ne ambient do te jete brenda parametrave te BE. Dhe parametrat e BE jane shume here me strikte se parametrat e Shqiperise, asaj Shqiperie qe ka per kryeqytet Tiranen, qytetin me te ndotur te kontinentit.

    Une gezohem qe ne Shqiperi po fillojne te behen investime te tilla madhore nga Banka Boterore pasi jane investime jetike per vete shoqerine shqiptare qe ka gjithmone nevoja ne rritje per energji, per vete bizneset lokale qe nuk punojne dot pa te, per vete turizmin e bregdetit shqiptar qe nuk ka per te arritur kurre potencialin e tij pa uje e drita 24 ore.

    Jo vetem ne Vlore por edhe ne qytete te tjera ne Shqiperine e Mesme dhe ne Jug duhen ngritur tece te tilla pasi vetem ne kete menyre shqiptaret do te ulin vartesine e tyre totale mbi nivelin e ujrave te hidrocentraleve ne veri te vendit dhe nivelin e importit te energjise qe i kushton shtrenjte buxhetit te shtetit.

    Personalisht jam gezuar nga ky lajm pasi eshte nje prej investimeve me te medha qe po behen ne Shqiperi dhe po shkon per here te pare jo per zhvillimin e Durresit, portit me te madh ne vend, por per zhvillimin e Vlores qe si qytet port ende nuk e ka arritur potencialin e vete.

    Albo

  3. #63
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Pajtohem me postimin tend, mirepo problemi qendron tek premtimet elektorale te Berishes jo tek TEC-i.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #64
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Dr Rieux
    Me hamendje te paperpunuar del qe sikur te mos e kishte kundershtuar thjesht si ide te Nanos para dy vjetesh, ne mos plotesisht i ndertuar, sot TEC-i i Vlores mund te ishte ne ate fazen qe do prodhonte me 60-70% te kapacitetit, cka mund te thonte nja 2 ore drita me teper ne shkalle vendi kete dimer qe shkoi.
    Mendon se arsyeja qe Nano nuk filloi ndertimin e TECit ishte kundershtimi i Berishes?

    Kur do vije dita qe shumica dhe pakica ne Shqiperi te bien dakord dhe per gjera te tjera pervec qendrimit ndaj Amerikes ...
    Amen......
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar më parë nga drity
    Mendon se arsyeja qe Nano nuk filloi ndertimin e TEC-it ishte kundershtimi i Berishes?
    Jo, mendoj qe po te ishte vazhduar, pa e bere terkuze, aty ku pat qene si projekt ne veren e 2005, ndertimi i TEC-it mund te kishte filluar te pakten qe para nje viti.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-03-2006
    Postime
    94
    Ore mund te me sqaroj dikush nje pyetje te thjeshte
    Ja vlen te ndertojm nje tec vet dhe ta djegim Vloren apo ja vlen me mire ta blejme energjine jasht vendit??

  7. #67
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Gjithte bota po i prish tecet se shkaterrojne mjdesin ne do ndertojme 5 ne bregdet. Po bravo. Edhe ik e bej plazh pastaj kur te bier ne vend te shiut acid dhe aroma e embel sulfurike te dergjet mbi brigjet e mrekullueshme.

    Ah lum ne per poltikan qe kemi. Qofte majtas qofte djathtas.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  8. #68
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga JestersWorld
    Gjithte bota po i prish tecet se shkaterrojne mjdesin ne do ndertojme 5 ne bregdet. Po bravo. Edhe ik e bej plazh pastaj kur te bier ne vend te shiut acid dhe aroma e embel sulfurike te dergjet mbi brigjet e mrekullueshme.

    Ah lum ne per poltikan qe kemi. Qofte majtas qofte djathtas.

    Kur ngre nje problem, mire eshte te japesh edhe nje alternative rrugezgjidhje, qe te debatojme.
    Apo je vetem duke çfryre dufin e humbjes se zgjedhjeve lokale?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  9. #69
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Une dirty nuk e di fare se c'beht ne zgjedhjet lokale. E nuk kam as duf te majte e as duf te djathte. Une cfryj dugfin mbi ate qe ndodh ne Shqiperi e shkaterrimin e metejshem te saj. Kshu Drity... ka njerez qe shohin mbi ate horizontin partiak qe i u ka veshur syte shumices Shqiptare.


    Shqiperia e provi nje here me industrine... e c'nxorri ne drite ???

    Ti ne Shqiperi nuk ke piken e ligjshmerise mbi ndertesa te tilla te cialt kane nje impakt fatal ndaj mjedisit. Do te besh tec... bej vella ne Ballsh.

    Nuk do behen te gjitha zonat zona industriale. Ballshi eshte zone industriale ... vjen era nafte e perpunohet nafte... futi dhe nje tec e hajde perpara.

    Pastaj Shqiperia nuk ka pse te prodhoje energji elektrike me shume. Shqperia dueht te kudjeset nje here te uli nivelin e konsmumit te energjise elektrike duke krijuar furnizim te qytetyreve me gaz. E me gaz te mire jo si ai qe gjendet tani en treg. Te subvencionoje mejte alternative ngrohjeje dhe gatime. etj etj etj .

    Ule nivelin e konsumit te nergjise ... fillo e kujdesu per pagimin e faturave te perdorimit. Se shteti ndaj ka polici.

    Pastaj fillo e mendo cfare eshte me mire ... te decentralizoj rrejtin ergjitik apo te filloj te ndertoj Plants.

    Dhe pergjigjia per shqiperine sidomos ehste decentralizimi.

    Me nje Mulli ere mban 10 fshatra. Te cielt nuk ke pse ti fusesh ne rrejtin central. (jo ne menyre direkte se indirekt jane te lidhru te gjithe) etj etj etj .

    Shteti shqiptar nuk ka pse te perserisi gabime qe kane bere te tjeret para nesh. Nderkohe qe ekzistojne teknologji te reja nuk kemi pse te fillojme te perdorim nje here ato tani po skartohen nga bota. Bej nje hap drejt teknologjive te reja... edhe ben nje hap me mend. Po jo kshu.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  10. #70
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,341
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga KastroZiso99
    Ore mund te me sqaroj dikush nje pyetje te thjeshte
    Ja vlen te ndertojm nje tec vet dhe ta djegim Vloren apo ja vlen me mire ta blejme energjine jasht vendit??
    Po e bleve energjine jashte vendit, Bullgari, Greqi apo Itali, je ne meshiren e ketyre vendeve dhe keto vende, duke qene vende fqinje, do ta perdorin kete nevoje jetike te Shqiperise ose per ta destibilizuar ate politikisht per qellimet e veta, ose do ta instrumentalizojne per favoret e tyre, sidomos ne fushen e turizmit. Per aq kohe sa Vlora nuk ka uje e drita 24 ore, per aq kohe ai turisti gjerman e suedez do shkoje ne Greqi e ne Itali e jo ne Vlore e Sarande.

    Qeveria po nxit inisiativa private te vendit e te huaja per te investuar ne diversifikimin e prodhimit te energjise, dhe menyra se si po e ben kete gje eshte duke u dhene ketyre kompanive nje shtyse se madhe ekonomike: po te ngrini tece e mullinj ere ne Shqiperi qe prodhojne energji, ne do tua blejme kete energji me te njejtin cmim te shtrenjte qe po ja blejme bullgarit apo italianit e grekut, dhe ua garantojme qe do tua blejme te gjithe energjine per x vjet. Pra investimi ne fushen e energjitikes eshte nje investim i sigurt e fitimprures kur mendon nevojat ne rritje te vendit per energji dhe lehtesirat qe krijon qeveria shqiptare.

    Ne planin afatshkurter qeveria shqiptare del me humbje nga kjo gje pasi do te perballoje nje kosto me te larte per energjine ne vitet qe do te vine. Po po ta shohesh ne planin afatgjate qeveria i arrin te dyja objektivat e veta: a) zgjidhjen e krizes energjitike duke prodhuar nje sasi te mjatueshme energjie ne vend b) diversifikimin e burimeve energjitike ne vend si ne anen e teknologjise edhe ne shtrirje gjeografike.

    Nga TEC perfitojne te gjithe banoret e Vlores dhe jugut te vendit qe do te kene energji te mjaftueshme, perfiton biznesi lokal qe nuk punon dot pa te, perfiton edhe turizmi qe mban gjalle ekonomine lokale te Vlores dhe mbare rivieres shqiptare.

    Albo

Faqja 7 prej 17 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ndotje katastrofale e ambientit ne Durres
    Nga Redi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 08:43
  2. Familjet e nderuara shqiptare
    Nga alumni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 16:46
  3. Raporti i OSBE: Zgjedhjet e qershorit, nje permiresim i ndjeshem
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 08:08
  4. Kongresi: Mbeshtetesit e Metes ngelen jashte KPD socialiste
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 263
    Postimi i Fundit: 20-12-2003, 22:24
  5. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 09:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •