Close
Faqja 3 prej 17 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 161
  1. #21
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Ambientalistet kerkojne referendum

    “Projekte të tilla, me kaq pasoja për vendin, duhet të vendosen me referendum dhe jo me një firmë të kryeministrit”

    TEC-et, ambientalistët kërkojnë referendum

    Lindita Çela

    VLORË- Ambientalistët vlonjatë janë ndër të parët që flasin për ndërtimin në gjirin e Vlorës të pesë TEC-ve, për ndërtimin e një rafinerie që do të përpunojë 36 milionë ton naftë në vit, për ndërtimin bash mu në gjirin e Vlorës të depozitave të naftës të ARMO dhe se terminali i projektit të famshëm AMBO do të furnizojë çdo ditë me rreth 300.000 ton naftë e nënproduktet e saj anijet çisternë. Por sipas ambientalistëve e gjitha kjo do të sjellë shkatërrimin e gjithë zonës. E ndërsa ambientalistët i kanë rënë kambanave të alarmit, qeveria shqiptare e quan këtë një nga projektet më të mëdha industriale që e ka pagëzuar me emrin “Parku Energjitik” i Vlorës.. Luan Muhameti, një nga përfaqësuesit e ambientalistëve vlonjatë thotë për gazetën “Shekulli” se i gjithë projekti është mbajtur në fshehtësi të plotë. Asnjë nga shoqëria civile në qytetin e Vlorës nuk është në dijeni të plotë të projekteve të këtij parku. Ndërtimin e këtij parku ambientalistët e shohin si një kërcënim të vetë qytetit. “Këta pushtetarë mashtrojnë kur thonë se për ndërtimin e këtij parku kanë marrë miratimin e qytetarëve vlonjatë. Për të vërtetuar këtë po ju sjell vetëm një shembull, pa përmendur faktin se në tryezat e organizuara kanë marrë pjesë vetëm njerëz të paguar nga qeveria. Vendimi i KRRTRSH-së për ndërtimin e TEC-it është marrë më 19 shkurt të vitit 2003 ndërsa faza e tretë e këtij projekti, studimi i vlerësimit të ndikimit në mjedis për TEC-in e Vlorës është bërë publik dy javë më vonë. Çka do të thotë se qeveria e kishte marrë vendimin për ndërtimin e këtij Parku Energjitik dhe pas kësaj bëri një show sikur e kishte marrë dhe miratimin e popullit të Vlorës”, -thotë Luan Muhamati. Sipas tij, në një raport të vlerësimit të ndikimit të mjedisit, paraqitur nga një kompani amerikane, MWH CONSULTING, thuhet shprehimisht: “në rast se zona do të zhvillohet për turizëm kjo mund të përjashtojë vendosjen e një impianti për prodhim energjie. Ky vend nuk rekomandohet për ndërtime të mëtejshme”. “Edhe në Vlerësimin e Ndikimit të Mjedisit të bërë nga kompanitë amerikane të cilat kanë interesa në zhvillimin e projektit AMBO thuhet shprehimisht se zona do të ketë pasoja të konsiderueshme në rast se do të kthehet në një park energjitik. Nga gjithë kjo kemi të drejtë të mendojmë se ky vendim është i qëllimshëm ose më e pakta i papërgjegjshëm. Shiu acid që mund të arrijë deri në 8000 ton në vit vetëm nga një TEC do të ndotë jo vetëm ujërat por do të djegë tokën, bimësinë dhe do të vdesë gjallesat dhe njerëzit”, -vë në dukje ambientalisti Luan Muhameti.

    20/03/2005
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-02-2007 më 19:42

  2. #22
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Parku energjitik, kusht referendumi

    Parku Energjitik, kusht referendumi

    Shekulli

    Ndërtimi i një TEC-i për të mbuluar nevojat me energji elektrike, për ambientalistët është vetëm një preteks i qeverisë shqiptare, që inicon projekte që shkatërrojnë perspektivën e zhvillimit turistik të qarkut të Vlorës. Në zyrat e ambientalistëve, gjendet i gjithë projekti i Parkut Energjitik, për të cilin ata janë të bindur se nga një investim i tillë Vlora dhe Shqipëria nuk fitojnë asgjë. “Alternativa jonë është kalimi i naftës me tubacion në Adriatik, në destinacionet e tregut perëndimor, por jo depozitimi dhe përpunimi i saj në Vlorë. Por nga ajo që dimë është krejt e kundërta. Vlora jo vetëm do të kthehet në një pikë të përpunimit të naftës bruto, por edhe kushtet me të cilat shteti shqiptar ofron brigjet e saj janë skandaloze. Për 30 vjet i është dhënë me koncesion me një dollar metri katror një firme italiane, ndërkohë që edhe në Vlerësimin e Ndikimit të Mjedisit thuhen pasojat që do të ketë në mjedis kjo industri nafte”, -thotë për “Shekullin”, ambientalisti Aleksandër Mita. Të gjendur përballë një terri informativ, por të kërcënuar nga pasojat e teknologjisë së naftës, përfaqësuesit e ambientalistëve, ata të biznesit dhe agjencive turistike në Vlorë kanë vendosur të kundërshtojnë hapur projektet e qeverisë shqiptare për Parkun Energjitik. Luan Muhameti thotë se duhet të jenë vlonjatët dhe populli shqiptar, i cili duhet të vendosë për ndërtimin e këtij parku dhe jo qeveria shqiptare. “Projekte të tilla me kaq pasoja për vendin, duhet të vendosen me referendum dhe jo me një firmë të kryeministrit. Ndaj ne kemi vendosur të thërrasim kuvendin mbarëkombëtar ku do të diskutojmë për pasojat katastrofike të këtij parku dhe do të kërkojmë me ngulm që qeveria shqiptare të organizojë referendumin për këtë park, në të kundërt ..-------------”, -vijon më tej ambientalisti Muhameti. Ambientalistët e konsiderojnë të ardhmen e tyre në rrezik, ndaj dhe kanë inicuar mbajtjen e një kuvendi mbarëkombëtar ku do të thonë publikisht se në një sipërfaqe të virgjër, deri më tani, prej 5760 hektarë tokë do të ndërtohen TEC-e dhe terminale nafte që do të shkatërrojnë krejtësisht jetën e tyre. Ambientalistët thonë se përveç këtij kuvendi janë të gatshëm të organizojnë protesta, për të parandaluar një krim që po i bëhet qytetit të tyre.

    20/03/2005
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-02-2007 më 19:42

  3. #23
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    re

    PARTIA LIDHJA E BLERTE: JO, KOMPLEKSIT INDUSTRIAL NE VLORE

    Partia Lidhja e Blerte shqiptare kundershton ngritjen e kompleksit industrial ne gjirin e Vlores. Sipas kryetares se Lidhjes se Blerte, Brixhida Kokedhima, ndertimi i 5 TEC-eve eshte nje katastrofe ekologjke qe demton shendetin e qytetarve vlonjate dhe turzimin ne kete zone. Kokedhima shpjegon se ky projekt nuk eshte bere aspak transparent per qytetaret. Sipas saj, Lidhja e Blerte shqiptare eshte per nje zhvillim te qendrueshem te ekonomise, por duke respektuar dhe mbrojtur mjedisin. Kokedhima theksoi se Lidhja e Blerte do te beje gjithcka per te pezulluar vendimet e metejshme lidhur me kete projekt.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-02-2007 më 19:42

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Pesë TEC-e apo një milion turistë?


    Feti ZENELI

    Pa dashur që nëpërmjet një titulli të tillë shkrimi të formuloj pyetsorin e një referendumi të ardhshëm qytetar për ndërtimin ose jo të 5 TEC-eve, shtrirjen e dhjetëra tubacioneve naftësjellëse, ngritjen e rafinerisë përkatëse dhe krijimin e venddepozitimit të mijërave ton naftë në ditë në zonën përreth pyllit të Sodës, dëshiroj vetëm t’i përgjigjem ekonomikisht një pyetje të tillë, ndërkohë që “Parku Energjitik i Vlorës” po tenton ta çajë rrugën e ndërtimit të tij me “shpatën” e dinakërisë antiqytetare në dorë. Ai duket se do të ndërtohet jo vetëm mbi bazën e shpërfilljes ambientale por edhe mbi bazën e paleverdisshmërisë financiare, qoftë edhe atëherë kur “kalemxhinjve” të Nanos u është mbushur mendja se, “këta persona që kundërshtojnë sot Parkun Energjitik u ka hasur sharra në gozhdë, pasi ky projekt do të sjellë shumë përfitime jo vetëm për Vlorën, por edhe për shtetin shqiptar…”. Kësisoj, sipas “ekonomisë politike” të Fatos Nanos, vlonjatëve u “interesoka” më shumë ndërtimi i pesë TEC-eve dhe objekteve të tjera naftëpërpunuese në vijën bregdetare që shtrihet nga pylli i Sodës deri në lagunën e Nartës, se sa zhvillimi këtu i turizmit, pasi siç shprehet publikisht një “nxënës” i zellshëm i kryeministrit në Bashkinë e Vlorës, zv/kryetari Halim Dervishaj, “…do të përfitohen 60 milionë dollarë në vit nga ky projekt, ndërkohë që do të punësohen 25 deri në 20 mijë punëtorë”. Ndërsa sipas “ekonomisë turistike” të specialistëve joqeveritarë përfitimi më i madh i qytetarëve vlonjatë dhe shtetit shqiptar vjen nga ngritja e industrisë turistike në vend të “Parkut Energjitik të Vlorës”.
    Mendimit ekonomik në këtë rast i kanë paraprirë argumentet e shumtë kundërshtues të ambientalistëve, të cilët paralajmërojnë se i gjithë ky “park i zi” do të shpërndajë çdo ditë nga Zvërneci deri matanë pyllit të Llogarasë shi acid, helme, tym, ndotje të ndryshme hidrokarburesh për njerëzit dhe gjallesat e tjera të tokës e detit në këtë territor turistik me vijë bregdetare mbi 140 km, në të cilën mund të akomodohen mbi një milion turistë në vit. Po përballë një katrahure të tillë, vlonjatët do të kenë të vështirë edhe jetën e zakonshme biologjike jo më praninë turistike të të huajve. Dikush prej specialistëve të mjedisit në qytetin bregdetar mendon se brenda një dhjetëvjeçari, “…Vlora do të braktiset nga qytetarët e saj, sepse efekti i shiut acid do të rrezikojë të thajë deri dhe pyllin e Llogarasë, dhe do të kemi një gji pa jetë e gjallesa, me ujë të pisët si ujë pellgu”. Ndërtimin e këtij parku energjitik ambientalistët e Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë, me përjashtim të atyre që punojnë në Ministrinë tonë të Mjedisit, e shohin si kërcënim të vetë qytetit, ndaj duke parë vendosmërinë qeveritare për t’i shkuar deri në fund këtij projekti antiqytetar kërkojnë referendum popullor për një çështje të tillë, pavarësisht ndërgjegjësimit të lartë socialist të një pjese qytetarësh vlonjatë për të vënë ende “politikën në plan të parë”. Për këtë kategori vlonjatësh, Halim Dervishaj, për shembull, mund të jetë “burri më e mençur i qytetit”, kurse Fatos Nano “shqiptari më i madh” i të gjithë periudhës së tranzicionit, ndaj atë që thonë këta të dy a më shumë “burra mendjendritur” të këtij kallëpi e zbatojnë sikur të ketë thënë Zoti vetë. Ata harrojnë se të tillë “trim, tribun të vegjëlisë”, edhe “Baçi-Naçët” i detyrojnë të “lëpijnë atë që kanë pështyrë”, jo më “baballarët” e korrupsionit që të bëjnë të të vijë “erë e keqe” edhe gjaku. “Qytetarë, është e vështirë t’i flasësh një barku që nuk ka vesh”, thotë Katoni Plak duke filozofuar rreth rasteve të tilla të abuzimit qeveritar.
    Po pse po detyrohemi ta “politizojmë” sadopak këtë shkrim mirëfilli ekonomik?
    Jo më shumë se para 6 muajsh zona ku do të ndërtohet “Parku Energjitik” i Vlorës, nga laguna e Nartës deri tek pylli i Sodës është shpallur “monument natyror” përkrah pyllit të Llogarasë dhe në përputhje me këtë vendim kanë filluar të zbatohen projektet ambientale për ruajtjen e ekosistemeve të financuara nga Fondi për Mjedisin dhe Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara. Por gjithçka do të shkojë për “lesh” sapo të fillojë piketimi e veprës, “Parku Energjitik (Nafta e Partisë)” në Vlorë. Gati 20 mijë ha pyll e lagunë në vijën bregdetare nga Narta deri tek ish-kampi i vjetër i pushimit Vlorë dhe rreth 26 mijë ha pyll përreth Llogarsë do të shndërrohen në “Bradashesh”. Të sakrifikosh gjithë këtë pasuri natyrore për 5 TEC-e e disa depozita karburantesh, që mund të ndërtohen shumë mirë në një territor tjetër jobregdetar, do të thotë “të prishësh bute për të bërë kanaçe”! Vërtet industrializimi do të shtrihet në jo më shumë se 7 km vijë bregdetare përgjatë pyllit të Sodës, por gazoilizimi nanoist do të prekë gjithë vijën bregdetare të gjirit të Vlorës nga Zvërneci deri matanë Llogarasë në një gjatësi bregdetare prej më shumë se 140 km. Siç shihet këtu çështja nuk shtrohet për të rehabilituar turistikisht pyllin e Sodës, por për të mos “qymyrizuar” qytetin e Vlorës, lagunën e Nartës dhe pyllin e Llogarasë.
    “Dëgjo këshillat e atyre që dinë shumë, por sidomos të atyre që të duan shumë”, thotë një fjalë e mençur. Dhe ata “që të duan shumë” në këtë rast këshillojnë për zhvillimin e turizmit në vend të “riindustrializmit socialist”. Nga ana tjetër “60 milionë dollarë fitim për shtetin në vit”, sipas atyre që “dinë shumë” janë 40 mijë ton shi acid (H2CO3) mbi kokat e qytetarëve vlonjatë të pambrojtur. Ndërsa zhvillimi i duhur i turizmit përgjatë 140 km vijë bregdetare të gjirit të Vlorës mundëson jo pak por afro 1 miliard dollarë të ardhura në vit, përveçse një shëndet të plotë për njerëzit, bimët dhe faunën ujore të këtushme. Gjithashtu shifra “1 miliard dollarë” nuk është vetëm 16 herë më shumë fitim por edhe 16 herë më shumë jetë e qytetërim. Ndërsa sa për punësimin e “15 deri në 20 mijë punëtorëve” në “Parkun Energjitik” të Vlorës, sipas beniaminit të Nanos, është njëlloj sikur “ta bësh perin, tra”, përveçse nuk bëhet dallimi midis zanatit të “turistit” dhe atij të “minatorit”. Nuk dua të hyj në llogari të tilla perversësh por duke i besuar standardit botëror të zhvillimit teknik, TEC-et dhe objektet e tjera energjitike të Vlorës s’mund të ndërtohen me teknologjinë e para 200 vjetëve si Kombinati Metalurgjik “Çeliku i Partisë” në Elbasan, ku “puna e dorës” angazhon mijëra vetë dhe “faktori njeri është përcaktues”.
    Tani të bindim me fakte, kuptohet atë që ka “vesh”, për fisnikërinë dhe masën e lartë të fitimit që të jep zhvillimi i turizmit në raport me industrializimin e bregdetit vlonjat. Natyrisht llogaritë bëhen mbi bazën e bindjes dhe shpresës së integrimit evropian të vendit, duke iu referuar pikë së pari, përvojës rajonale të Turqisë, Greqisë, Kroacisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë. Nuk ka diskutim që Greqia dhe Turqia janë vetëm më të mirët në Ballkan, por edhe në “dhjetëshen” botërore me afro 10 dhe 9 miliardë dollarë të ardhura vjetore nga turizmi. Kroacia vjen e treta në rajon, ndërsa Mali i Zi dhe Bullgaria përkatësisht në vendet e katër dhe të pestë. Shqipëria ka një vijë bregdetare afërsisht sa Kroacia dhe tre herë më të madhe se sa Mali i Zi, që fitojnë mesatarisht 3 dhe 1,5 miliard dollarë të ardhura vjetore nga turizmi. Por bregdeti shqiptar është shumë herë më i përshtatshëm për turizëm veror se sa bregdetet e këtyre vendeve të republikës ish-jugosllave. Sidoqoftë po llogaritim apriori 3 miliardë dollarë të ardhura vjetore nga turizmi veror në Shqipëri, në rast të një zhvillimi infrastukturor të sipërmarrjes turistike do të arrijë minimalisht në standardet e Kroacisë apo të Malit të Zi. Këtu, me siguri një e katërta e këtyre të ardhurave i takon Vlorës, që do të thotë rreth 800 milionë dollarë. Por në kushtet natyrore dhe historike të Vlorës ekziston mundësia e kombinimit të turizmit bregdetar me atë malor dhe kulturor. Parku i Llogarasë, me një sipërfaqe reth 25870 ha dhe me një lartësi prej 1027 m mbi nivelin e detit përbën një ndër vendet më piktoreske të Rivierës Shqiptare për turizëm malor. Nga ana tjetër “Aulona”, “Kalaja e Kaninë”, simbolet e pavarësisë kombëtare, Orikumi, etj., vende të tilla historike janë një bazë e mirë për turizmin kulturor. Duke patur parasysh edhe derdhjet valutore të këtij lloj turizmi atëherë nuk është e paarritshme shifra prej 1 miliard dollarë të ardhura vjetore nga Vlora, kuptohet nëse i vihet vizë “Parkut Energjitik”. Por para se sa të bindemi ekonomikisht duhet të bindemi filozofikisht rreth asaj që thotë Emanuel Kant: “Ai që bëhet zvarranik dhe krimb, a ka të drejtë të ankohet se e kanë shkelur me këmbë?”



    30/03/2005

    --


    Mir e ka ki zeneli..por.. i pari romano Prodi "miku i Zan caushve" te Vlores nuk vjen turist ne Vlore..
    Pse..sepse cdo qaflesh vlonjat ka cehre krimineli e cili eshte ai qe ve mullaqet ne kumin e plazhit te Vlores e te shullehet ne qetesi.. kur ne sy i del pamja e tmerrshme e Vlor 97-tes e ne vesh i gumezhin kallasheria..
    Vlora para se gjithash duhet te de-stalinizohet, de-zan-arben altin-orik-zabit-gjik-albert-malo ruco- ceko cup- luizo-fikohet.. e te mblidhet e magazinohet dhe kallash tritol fisheku i fundit.. e pastaj te de-skafoet e de-bordellizohet.. e pastaj te pastrohet nga xhepo hajdutet e tutoret e mafiashet qe kan zen rrenje.. e kjo do kohe..
    PRANDAJ NDOSHTA nANO QE ESHTE I MENCUR E I NJEH MIRE vLONJATET MENDON SE KURRE SKA PER TU BERE VEND TURISTIK vLORA PRANDAJ ME MIRE TA NAFTEZOJME ATe QERRATA VEND E POPULL E TJA SHOHIM HAJRIN VET NGA PETRO-EURO DOLLARI.. se sic ka thene ai ne biseden Abdi Rogner.. boll i mbajtem hallatet ne opozite ..tani duhet te fitojkm para o abdi..

    me mir nje vez sot se nje pul mot.. kjo eshte ceshtja..



    ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-02-2007 më 19:42

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    1 ese në 2 kohë

    1 ese në 2 kohë


    Ardian Klosi

    Alienë, Talienë, Helenë

    Pardje, në komunën e Novoselës, kryeministri ynë mbajti një fjalim programatik, ku ndër të tjera Parkun energjitik të Vlorës e quajti një Fierzë të dytë. Të gjithëve ne që vijmë nga vitet e 70-a e të 80-a na u kujtua Metalurgjiku i Elbasanit dhe Çlirimi i dytë i Shqipërisë, i cili iu premtua popullit shqiptar nga i pari i asaj kohe.
    Jemi krejt të sigurt që po u realizua vizioni i Nanos dhe i dy-tre të tjerëve, Vlora do të bëhet Fierzë po aq saç u bë Elbasani Çlirim dhe qyteti i parë do të ngjajë për 20 vjet me të dytin, si cilësi jetese, siç ngjajnë dy pika uji, me ndryshimin se nuk do të marrë nga industria përkatëse vetëm helmin e gazrave toksikë, por edhe ndotjen që do të sjellë pashmangshmërisht në krejt ujërat e Gjirit me të njëjtin emër superbiznesi i parashikuar i naftës.
    Por nuk kemi aspak për qëllim t’ia ndryshojmë mendjen në këto radhë kryeministrit tonë. Jo, shtysa për të shkruar lindi nga nofka që ay u vuri ambientalistëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, të cilët folën ditën e diel me popullin e Vlorës te Sheshi i Flamurit. E pra, Nano në Novoselë tha, citoj: „Ata që vijnë si kollovarë apo si alien... tregojnë mungesë respekti për njerëzit... kanë fantazi të mbrapshtë... urrejtje për komunitetin vlonjat dhe mungesë totale njohurish për nivelin e sotëm të teknologjive bashkëkohore etj.“ (shih Zëri i Popullit, 29.3.05.
    ‚Kollovar’ e di se quhet dhëndrri në shtëpi të nuses e s’po më duket aspak sharje, sikur të na thotë se kemi hyrë me këtë rast në shtëpi të vlonjatëve (në mos pastë fjala greke kolovaris ndonjë kuptim të veçantë që unë nuk e di, të përhapur buzuqeve). Ndërsa për ‚alien’ lexoj në një fjalor të anglishtes këtë përkufizim: „dikush që ka karakteristika shumë të veçanta, që i përkasin një vendi a një shoqërie shumë të ndryshme; njeri i çuditshëm“.
    Nuk është aspak për t’u habitur që ambientalistët dhe qytetarët e revoltuar etiketohen nga një kryeqeveritar i Shqipërisë me këtë emër: deri para ndonjë viti protesta qytetare në vendin tonë ishte thuajse e panjohur, sepse këtu mitingjet i bënin vetëm politikanët. Kuptohet pra shushatja që ndjen një person i cili është mësuar që vendimet më të rëndësishme për të ardhmen e këtij vendi (kujtojmë të famshmen marrëveshje për plehrat) t’i marrë në prapadhoma dhe ambiente të tjera të errta, pa pyetur popullatën përkatëse. Ajo që nuk kuptohet është vonesa e Nanos në gjuhën e tij ndaj qytetarëve që ngrenë zërin në mbrojtje të mjedisit të tyre. Sepse me këtë gjuhë sulmoheshin ekologjistët e Greenpeace-it, kundërshtarët e energjisë atomike dhe të tjerët në vitet ’70 nga do politikanë të djathtë: sot, bash këta ekologjistë janë qytetarë tepër të respektuar, në të majtë e në të djathtë, bëjnë pjesë madje në forumet më të larta të Europës.
    Sidoqoftë, i pranohet kjo mosnjohje, meqë në vitet ’70-'80 kishte okupime krejt të tjera. Por nuk mund t’i pranohet mosnjohja e faktit 1. që sot TEC-et me naftë në botën e zhvilluar quhen të dëmshëm dhe 2. që në perla të mjedisit shqiptar sikurse është Gjiri i Vlorës nuk mund të ngresh industri nafte. Në qoftë se nuk i beson këto nga ne, si Alienë, le të pyesë miq të tij Talienë ose Helenë. Në Itali ka kohë që nuk ndërtohen më TEC-e që djegin naftë. Citoj „Zadig“, Agenzia di Giornalismo Scientifico, 12.03.2003: „Rezultat i dekretit Bersani“ dhe i „dekretit për zhblllokimin e centraleve“ është paraqitja e kërkesave nga Rrjeti i Transmetimit Kombëtar (GRTN) për të realizuar 646 impiante të reja... Nga këto impiante të reja (prej dhjetorit 2001) centralet termoelektrike janë plot 174, pothuajse të gjitha me gaz...“. Ndërsa Helenët mund t’i pyesë thjesht, nëse kanë në plan të ngrenë ndonjë park nafte me TEC-e në Lesbos, në Rodos ose në Santurini. Sepse këto janë po aq perla të Greqisë saç është Gjiri i Vlorës për Shqipërinë. Pas kësaj le t’u kthehet edhe një herë alienëve të tij, me etiketime më bashkëkohore.


    Një popull i gabuar

    Në një emision të parmbrëmshëm në Top Channel mbi Vlorën, zv.ministri i Turizmit, z. Artan Lame deklaroi, tepër i zemëruar aty nga fundi, se „vërehet një tendencë e çuditshme për të kundërshtuar gjithçka në këtë vend... Paraqitëm një projekt për të likuiduar plehrat, jo thanë... Projektuam një gji turistik me një firmë shumë prestigjoze, përsëri u ngritën dhe thanë jo. Po kështu kur rregulluam kalanë e Likursit (etj...) Po të mos punosh në këtë vend, nuk thonë gjë, je në rregull, po të punosh të hidhen“.
    Të gjithë të pranishmëve dhe teleshikuesve iu krijua përshtypja e një zv.ministri që vuan tej mase, një shpirt i munduar që punon e robtohet dhe që nuk ia njohin, përkundrazi ia shajnë punën. Kjo ishte feksja e parë, sepse pas mallëngjimit, padyshim që thanë: si ka mundësi që s’i ka duk fare puna këtij, shokëve të tij, kaq vjet në pushtet? Jemi vërtetë ai dreq milet për të cilën bëhet fjalë herë pas here te pazari i zarzavateve? Po qe kështu, atëherë qenkëshim një popull i gabuar, populli i gabuar për zv. ministrin Lame. Ne nuk e meritojmë këtë zv.ministër, ai zv.ministër meriton një popull më punëtor dhe paqedashës.
    Kjo e thënë në përgjithësi, nëse po të hyjmë në detaje dalin disa probleme. A. Lame (jo pa qëllim, siç u kuptua) përzjeu disa gjëra mjaft të ndryshme. E para dhe kryesorja: askush në këtë vend nuk i kundërshton punët dhe veprat e mira; nuk ka ndonjë të marrë që të ketë kundërshtuar ato pak autostrada ose resaturime kalash e kishash që janë bërë. E dyta, plaga e plehrave të Tiranës e më gjerë, nuk është e domosdoshme të shërohet me import të plehrave italiane, përkundrazi është turp dhe ndotje e madhe mjedisi të zgjidhet kësisoj. Kush s’punon, djeg plehrat e botës: kjo ishte fjala e urtë që doli me këtë rast. Shteti shqiptar, komunat e bashkitë nuk deshën të punonin (ndërkohë vetë qeveria pati botuar edhe një projekt për grumbullimin e plehrave Tiranë-Durrës me metodën landfill, projekt i pakërkuar në një Fletore Zyrtare të vitit 2003), mirëpo vendimmarrësit parapëlqyen marrëveshjen në prapadhomë.
    E treta, Gjiri i Kakomesë është krejt tjetër histori: qeveria shqiptare të zgjidhë njëherë problemin e hapur të pronave që ka me fshatarët e Nivicës, pastaj le ta miratojë fshatin turistik. Çfarë ka të bëjë kjo me projektin e importit të plehrave?
    Nuk do të zgjatem më me kalatë e tjera të zv.ministrit, por në përgjithësi e kam të pamundur të mos theksoj edhe një herë, se gjithë këta vjet kemi parë një qeveri që pak punon dhe shumë konçedon. Të japësh me konçesion Sharrën e Kasharin, Pyllin e Sodës dhe Kakomenë, Tajvanin dhe gjithë të tjerat kjo nuk është punë. Të mbrosh pastaj me zjarr këtë mospunë është demagogji. Kurse të punosh vërtet, do të thotë t’i mbyllësh vetë plagët e tua, të zgjidhësh më në fund problemin e pronave, t’i ruash bukuritë që natyra na i ka dhënë me bujari, të bësh masterplane për të ardhmen e Shqipërisë.
    Përunjësisht, një pjesëtar i pjesës ose i krejt popullit të gabuar.

    31/03/2005
    KATEGORIA: Analiza

    Gazeta "Shekulli"

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    TEC-et, Tsunam për bregdetin e Vlorës

    ---------------------------------------------------------

    Ashtu siç dhe kishin paralajmëruar dy javë më parë, qytetarët vlonjatë kanë zhvilluar dje protestën e radhës kundër ndërtimit të Parkut Energjitik në këtë qytet. Mijëra qytetarë vlonjatë, së bashku me përfaqësues të shoqatave të mjedisit kanë protestuar për mëse një orë në Sheshin e Flamurit, ndërsa e kanë cilësuar ndërtimin e TEC-eve në Vlorë, më keq se Cunami. Ata kanë kërkuar nga qeveria që të anullojë projektin. Në këtë protestë kanë marrë pjesë dhe përfaqësues të Lëvizjes “Mjaft”. “Vlora turistike, vetëm për turizëm dhe jo për industri që ndot zonën turistike”, “Nuk duam ndërtimin e TEC-eve në gjirin e Vlorës”, etj ishin parullat që qytetarët vlonjatë mbanin në duart e tyre. Oratorët që folën në këtë protestë, inxhinjerë, profesorë nga Vlora dhe Tirana, përfaqësues të shoqatave të mjedisit, kërkuan anullimin e vendimit të qeverisë për ngritjen e Parkut Energjitik në bregdetin e Vlorës. Realizimi i një projekti të tillë në pjesën më të bukur të bregdetit shqiptar, sipas ortatorëve, do të ndotë plotësisht qytetin e Vlorës, detin, ajrin dhe tokën. Ata vunë në dukje se në të ardhmen Parku Energjitik do të jetë një Cunam i vërtetë për Vlorën, madje më keq se Cunami. Inxhinjeri Sazan Guri, në fjalën e tij, iu drejtua të pranishmëve se ishte i emocionuar që shihte aq shumë qytetarë në Sheshin e Flamurit, për të protestuar ndërtimin e “Parkut Energjitik”.

    “Ju po protestoni që në Vlorë të mos ndodhë një Cunam që do të rrezikojë jetën e fëmijëve tanë”,- tha Guri. Sipas tij në Vlorë do të ndërtohen tre TEC-e me një fuqi 135 MEGA Vat dhe një TEC i katërt me fuqi 420 MEGA Vat, i cili prodhon energji sa prodhon sot Shqipëria. Vetëm një nga TEC-et 135 MEGA Vat do t’i shërbejë Jugut, ndërsa tre TEC-et e tjera do t’i shërbejnë dikujt tjetër, të huajve. Ndërsa Vlora do të furnizohet me helmet e këtyre TEC-eve; vuri në dukje inxhinieri Sazan Guri, njëkohësisht dhe ambientalist. Ai u bëri të ditur qytetarëve vlonjatë që kishin mbushur sheshin e Flamurit se nëpërmjet projektit AMBO, në Vlorë do të përpunohet deri në 300 mijë tonë naftë në ditë.

    “Populli i Vlorës nuk do të lejojë ndërtimin e TEC-eve dhe të Parkut Enegjitik, pasi kjo do të thotë ndotje e qytetit, tokës, zonës turistike, plazheve. Si pasojë do të sëmuren qytetarët e Vlorës, fëmijët që janë e ardhmja jonë. Vlora do të ndotet ashtu si dhe është ndotur gjiri i Venecias nga uzinat që ka përreth”,- tha Guri. Ndërsa drejtuesi i Lëvizjes “Mjaft”, Erjon Velia, u tha të pranishmëve se “ju jeni qytetarët më patriotë të Shqipërisë, sepse ju doni Vlorën dhe Shqipërinë, ju doni fëmijët tuaj, ju doni të mirën e Vlorës turistike, dhe jo Vlorën industriale ashtu si do pushteti sot”. Drejtuesi i Lëvizjes “Mjaft” vuri në dukje se së bashku do ta detyrojmë qeverinë që të anullojë ndërtimin e këtij Parku në vendin më të bukur të Vlorës.


    ---------------------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944
    ------------------------------------------------

    Jo pak qytetarë vlonjatë e kanë cilësuar realizimin e këtij projekti një varr për qytetin e tyre. Fatmir Hanxhari, pronar i hotel “Vlora Internacional”, pohoi për gazetën se jemi mjaft të zhgënjyer nga ky projekt i qeverisë ndaj Vlorës. “E kam thënë dhe e përsëris se për ne vlonjatët ky projekt është një varr dhe qyteti do të vdesë në kuptimin real të fjalës. Ne flasim për turizëm dhe paralelisht flasim për naftë në një det si Vlora”,- tha pronari i hotel “Vlora. Ai të thotë se së bashku me pjesën qytetare të Vlorës, që fatmirësisht po sensibilizohet për projektin e qeverisë, nuk do rrimë duarkryq, që të shohim sesi qyteti do të vdesë, për ca para që merr dikush nga qeveria. “I drejtohemi qeverisë që të anullojë projektin në Vlorë. Për këtë ne do të përdorim të gjitha mënyrat tona demokratike. Protestat tona janë një tregues për institucionet europiane, që japin dhe visto të tilla, se populli i Vlorës nuk është dakord me projektin në fjalë”, - tha më tej Hanxhari.
    Ndërsa për peshkatarin e vjetër, Valter Troqe, në rast se në det do të derdhen vajra dhe naftë, a deti vdes e bashke me të dhe fauna. “Unë nuk merrem me politikë, por po ju them se çdo të diel do të jem këtu në shesh, për të ndaluar këtë projekt vrasës, pasi me detin kam të lidhur jetën e familjes sime”, -përfundoi ai.

    ------------------------------------------------
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Para 90-tes me kujtohet plazhi i Vlores nga veriu te ajo qe quhej Soda.
    Nga ndermarja me teknologji kushedi sa te vjeter e me regulla per ambjentin zero qe ndotur pylli dhe plazhi e kishte dite qe qe nga soda te porti nuk laheshe dote.
    Pra ndotjen Vlora e ka njohur dhe me pare e ka shkateruar Soda nje pjese te mire te bregdetit Vlonjat.

    Me sa mbaj mend kur kam qene aty ne Fier te azotiku eshte nje kompleks i madhe industrial e tani i gjithi i mbetur hekurishte ndoshta ketu do qe me mire te ndertohej nje zone industriale te i njejti vend mbasi ta pastroje nga mbeturinat e industrive te falimentuara, do qe mire dhe per zonen e nuk prishte turizmin.

    Ka shume vende ne zhivllim e botes se trete qe firmat perendimore duke shfrytezuar nga dobesi e shtetit invesojne e nuk harxhojne shume ne mbrojtjen e ambjentit qe ne vendet e tyre kane ligje shume strikte e keto kane dhe nje fature financiare.
    Po si pasoje e ketyre kane ndodhur shume ndotje e aksidente ne vendet ne zhvillim.
    Gje e mire qe ne shqiperi ka lindur nje levizje qytetare ambjentaliste pasi jane te domosdoshme per demokracine si dhe sindikatat dhe keto te dobeta ne shqiperi per te ekulibruar politikat qeveritare me kerkesat e qytetareve.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Reni
    Anëtarësuar
    24-07-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    30

    8 MIJE VLONJAT KUNDER TEC-it, FITON TURIZMI

    Është zhvilluar për herë të dytë tubimi paqësorë në shenjë proteste ndaj ngritjes së Rafinerisë së naftës në zonën e Zvërnecit. Qindra qytetarë vlonjatë i janë bashkuar thirrjes së shoqatave mjedisore, për të kundërshtuar atë që të gjithë e konsiderojnë shkatërrimin e turizmit të Vlorës, ndërtimin e kompleksit energjetik. Qytetarët në sheshin e Flamurit i kanë thënë ?JO?Rafinerisë dhe ?PO? turizmit në bregdetin e qytetit të tyre. Organizatorët e tubimit kanë deklaruar se do të vazhdojnë organizimin e tubimeve të tilla dhe u kanë kërkuar të gjithë qytetarëve të Vlorës të firmosin në mbështetje të Referendumit lokal që do e kundërshtojë ngritjen e Rafinerisë së naftës, si dhe të mos mashtrohen nga deklaratat se Rafineria do të sjellë zhvillimin e Vlorës. Deri tani, sipas organizatorëve të Lëvizjes Qytetare për Mbrojtjen e turizmit, rreth 8 mijë qytetarë vlonjatë kanë firmosur kundër TEC apo Rafinerisë së naftës.
    Zemra eshte e vetmja pasuri qe nuk blihet e as shitet por vetem dhurohet!!!

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Reni
    Anëtarësuar
    24-07-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    30
    Foto nga tubimi i zhvilluar ne Vlore te dielen date 10 prill
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Zemra eshte e vetmja pasuri qe nuk blihet e as shitet por vetem dhurohet!!!

Faqja 3 prej 17 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ndotje katastrofale e ambientit ne Durres
    Nga Redi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 08:43
  2. Familjet e nderuara shqiptare
    Nga alumni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 22-03-2010, 16:46
  3. Raporti i OSBE: Zgjedhjet e qershorit, nje permiresim i ndjeshem
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-09-2009, 08:08
  4. Kongresi: Mbeshtetesit e Metes ngelen jashte KPD socialiste
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 263
    Postimi i Fundit: 20-12-2003, 22:24
  5. Vlore ..dizet e di ..dizet e tre.
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 09:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •