-
Visar Zhiti
Kadare: "Gjatė hetuesisė, poetit Zhiti i kėrkuan qė tė
komentonte romanin tim "Dimri i madh", sepse duke qenė
armik, ishte i aftė tė gjente gjėrat armiqėsore nė atė libėr"
Gjatė hetuesisė qė mė bėhej nė birucat e Degės sė Brendėshme tė Kukėsit, hetuesi im mė tha:" Do tė mė komentosh romanin "Dimri i Vetmisė sė Madhe" tė Ismail Kadaresė, sepse si armik qė je, ti je i aftė dhe e di mė mirė nga ne, se ku qėndron pjesa armiqsore nė atė roman".
Visar Zhiti, ish i burgosur politik gjatė viteve tė regjimit komunist dhe njė nga poetėt mė nė zė tė Shqipėrisė sė pas viteve 90-tė, pėr herė tė parė bėn publike pėr "Gazetėn", historinė e jetės sė tij, kur nga njė mėsues letėrsie nė njė fshat tė largėt tė rrethit tė Kukėsit, pėrfundoi pėr 8 vjet prapa dritareve me hekura nė qelitė e ftohta tė burgut tė Spaēit e Qafės sė Barit, i akuzuar si armik, sepse nė librin qė kishte dorzuar pėr botim, "kishte nxirė realitetin kundėr realizmit socialist, duke shkruar poezi dekadente dhe plot ekuivoke kundra partisė dhe udhėheqsit tė saj".
Zhiti, familje e deklasuar
Visari u lind nė vitin 1952 nė qytetin e Durrėsit, ku familja e tij banonte nė njė cep magazine tė braktisur nė rrėnojat e ndėrrmarrrjes hekurudhore, pasi babai i tij Hekuran Zhiti me profesion mėsues, ishte dėbuar nga qyteti i Beratit si i padėshirueshėm pėr regjimin, pasi nė vitin 1947 ishte dėnuar me burg politik si armik i popullit dhe partisė, sė bashku me njėrin nga vėllezėrit e tij i cili vdiq nė tortura gjatė hetuesisė. Pas shumė kėrkesave dhe me ndihmėn e disa tė afėrme, aty nga fillimi i viteve 60-tė, mė nė fund Hekuran Zhitit i dhanė tė drejtėn qė tė punonte si mėsues nė fshatrat e Myzeqesė. Aty nė qytetin e Lushnjes ku u vendos familja e tij, Visari mbaroi dhe shkollėn e mesme me rezultate shumė tė mira. I dhėnė i tėri pas librave, kur nuk ishte mė shumė se 13 vjeē, ai filloi tė shkruante poezitė e para, por pėr tė botuar do tė duheshin edhe disa vjet tė tjera, kur mėsuesi i letėrsisė Faslli Haliti, mundi qė ti botonte njė poezi tė vetme nė revistėn "Nėntori". Ndonėse dy vėllezėrve qė ishin mė tė mėdhej se Visari, nuk ju ishte dhėnė e drejta pėr tė vazhduar studimet e larta, aty nga viti 1972 nė kuadrin e njė liberalizimi tė jetės politiko-shoqėrore, ose mė saktė nė njė depresion tė luftės sė klasave qė ndodhi nė fillimin e viteve 70-tė, Visar mundi qė tė pėrfitonte njė tė drejtė studimi pėr tė vazhduar Fakultetin nė qytetin e Shkodrės, nė degėn Gjuhė -Letėrsi. I dhėnė marrėzisht pas poezisė, edhe gjatė viteve tė fakultetit, Visari nuk ju nda asaj dhe sė bashku me dy shokėt e tij Agim Spahiu e Simon Vrusho drejtonin rrethin letrar tė shkollės. Asokohe ndodhte qė jo rrallė, poezitė e tija t`ja grisnin nga stenda letrare dhe tė thėrritej nė Katedėr nga ana e sekretarit tė partisė sė Fakultetit, pėr arsye se "poezia e tij nuk ishte nė binarė".
Peripecitė e librit tė parė
Ndonėse pati disa probleme tė vogla me poezitė qė vendoseshin nė stendėn e fakultetit, asokohe Visarit ju botuan dy tre cikle me poezi nė revistėn letrare "Nėntori" dhe gazetėn "Drita". Pas kėtij suksesi, (siē konsiderohej asokohe pėr ēdo letrar tė ri botimi i njė cikli me poezi) Visari mblodhi disa nga poezitė e tija mė tė mira dhe i pėrmblodhi ato nė njė libėr, tė cilin e dorzoi nė shtėpinė botuese "Naim Frashėri", redaktorėt e sė cilės e mirėpritėn dhe e miratuan pėr botim. Ėndėrra e poetit tė ri Zhiti, pėr botimin e njė libri me poezi, nuk ishte e thėnė qė tė bėhej realitet, pėr arsye se nė atė kohė u mbajt Pleniumi i IV-tė i K.Q. tė PPSH-sė, ku u dėnua dhe u godit liberalizmi nė Art e Kulturė. Pas kėtij Pleniumi, u bllokun shumė libra qė ishin botuar dhe u ndalua shpėrndarja e tyre, siē ishin libri i Fatos Arapit "Mė jepni njė emėr", i Petro Markos nė prozė e poezi etj. Pėrveē shumė librave qė u ndaluan, asokohe u dėrguan pėr rishikim dhe shumė tė tjerė qė prisnin botimin pėr tu riparė nga redaktorėt e komisjonet pėrkatėse. Nė atė proēes qė filloi nė shtėpinė botuese "Naim Frashėri", libri i Visarit u quajt "me tė meta ideore dhe me ndikim nga poezia dekadente". Mbas diplomimit nė degėn e Gjuhė-Letėrsisė nė fakultetin e Shkodrės, Visari u emėrua si mėsues nė fshatin e largėt malor Vilė, qė ndodhet nė mes Kukėsit e Peshkopisė. Edhe pse nuk mundi ta botonte dot librin e parė me poezi, ai vazhdoi tė shkruante pėrsėri dhe arriti qė tė botonte disa cikle tė tjera me poezi nė "Nėntori" dhe "Drita", me ndihmėn e Xhevair Spahiut, Bardhyl Londos e Zija Ēelės tė cilėt e vlersonin talentin e tij. Pas botimit tė kėtyre cikleve, ai pėrgatiti dhe dorzoi pėr botim dy libra tė tjerė tė cilat i titulloi "Mermeri i ditėve tona" e "Dhe kjo ėshtė jeta ime".
Arrestimi mė 8 nėntor 1979
Pas interesimit pėr botimin e tyre, pėrgjigjiet nga shtėpia botuese "Naim Frashėr" filluan t` i vinin gjithnjė e mė tė ashpėra. I dezilizionuar pa masė nga kjo gjė, ai i shkroi njė letėr Dritėro Agollit qė asokohe ishte Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve. Agolli nė pėrgjigjien qė i ktheu, ja vlersonte poezinė e tij dhe i jepte kurajo pėr tė shkruar pėrsėri, por pa kaluar as njė vit nga ajo letėr, mė 8 nėntor 1979, atė e arrestuan. Arrestimi i tij u bė nė mes tė ditės nė qendėr tė qytetit tė Kukėsit, teksa ishte duke biseduar me regjizorin e Teatrit tė Kukullave, pėr t` i shkruar njė skenar. Nė atė kohė qė ndodhi arrestimi, Visari kishte plot pesė vjet qė jepte mėsim nė fshatin e largėt Vilė, ku banorėt e tij kishin njė respekt tė jashtėzakonshėm dhe pėr ēdo gėzim, atė e vinin nė krye tė oxhakut. Sapo nė atė fshat u hap lajmi qė ishte arrestuar mėsuesi, disa pleq tė vjetėr tė prekur rėndė nė sedėr nga ajo qė kishte ndodhur, zbritėn nė qytetin e Kukėsit duke bėrė rreth pesė orė nė kėmbė dhe morėn takim me Kryetarin e Degės sė Brendėshme. Ata i kėrkuan atij arsyet e arrestimit dhe i dolėn garant se Visari ishte i pafajshėm. Atė veprim e bėnė, pėr tė shfajsuar fshatin e pėr ta liruar atė nga turpi, qė nuk kishte gisht nė spiunimin qė i ishte bėrė mėsuesit tė tyre. Pas arrestimit, Visarit i bėnė dhe dy kontrolle: njė nė dhomėn e tij nė fshatin Vilė dhe tjetrin tek shtėpia e prindėrve nė Lushnje, ku i sekuestruan njė valixhe me dorėshkrime (gjithsej 39 fletore) ku kishte poezi, prozė, ditare etj.
Hetuesi: fol pėr Kadarenė
Arrestimi i Visarit, erdhi pas denoncimit qė i bėnė redaktorėt e libri tė tij nė shtėpinė botuese "Naim Frashėri", qė e cilėsonin si armik dhe akuza ndaj tij ishte: Nxirės i realitetit kundra realizmit socialist dhe poezi me ekuivoke kundra partisė e udhėheqėsit tė saj". Edhe njė kartolinė qė ai ja kishte dėrguar mikut tė tij poetit Frederik Reshpeja, ju quajt armiqėsore, pas aktekspertizės qė i bėri njė shkrimtar i njohur i asaj kohe. Pėr ta kopsitur mirė dosjen e tij "armiqsore", Sigurimi detyroi disa mėsues, qė tė dėshmonin kundra kolegut tė tyre tė shkollės. I vetmi qė nuk pranoi tė dėshmonte kundėr tij, ishte shkrimtari Ylli Xhaferi, qė punonte mėsues nė Kalisė tė Kukėsit, i cili pėrkundrazi dėshmoi nė favor tė Visarit duke e ēmuar atė si poet. Gjatė hetuesisė nė birucat e Kukėsit, hetuesi i cili e kishte mbėshtetur akakuzėn nė bazėn e dėshmive tė redaktorėve tė "Naim Frashėrit", nė mes tė tjerash i kėrkoi Visarit, qė ai tė fliste pėr romanin e Kadaresė "Dimri i vetmisė sė madhe". Lidhur me kėtė, vetė shkrimtari i famshėm Ismail Kadare, nė njė nga veprat e tija (Pesha e kryqit) tė botuara pas viteve 90-tė, ka shkruar:" Visar Zhitit, njė poeti tė ri, gjatė hetuesisė i kėrkonin qė tė komentonte romanin tim "Dimri i madh", sepse duke qenė armik, ishte i aftė qė tė gjente gjėrat armiqsore nė atė libėr". Pėrveē akuzave qė Visarit i bėnin pėr dy librat qė kishte dorzuar pėr botim, atė e akuzonin se kishte pėrkthyer nga rusishtja poezinė "Molla" tė Jevtushenkos dhe lexonte poetėt e tjerė dekadentė Zhak Prever, Bodler e Fishtėn.
Gjygji, 10 vjet burg
Pasi kaloi nėtė muaj nė hetuesi duke i provuar gati tė katėr stinėt aty nė qeli, Visari doli nė gjygj aty nga mesi i prillit i vitit 1980-tė. Gjygji u bė nė qytetin e Kukėsit me dyer tė hapura dhe me ftesa, duke zgjatur pėr dy ditė. Visari nuk i pranoi akuzat qė i bėheshin duke u shprehur:" Nė letėrsi gjėrat janė gjithmonė subjektive dhe si tė tilla ato lėnė mundėsi pėr keqinterpretime. E pėr kėto nuk mund tė quhesh armik". Pas kėtyre fjalėve, prokurori e akuzoi atė se po bėnte pėrsėri agjitacion e propagandė dhe aty nė sallė. Nė pėrfundim trupi gjykues e dėnoi me dhjetė vjet burg politik dhe heqjen e tė drejtės sė botimit pėrgjithmonė kur tė dilte nga burgu. Tre katėr vitet e para tė dėnimit, Visari i vuajti nė burgun e Spaēit duke punuar me tre turne nėpėr galeritė e minierave tė piritit. Mė pas ai u dėrgua nė kampin e Qafė- Barit (Pukė) duke punuar nė minierat e akullta tė saj, qė dikur specialistėt sovjetikė i kishin cilėsuar si tė papėrshtatėshme pėr tė punuar fuqi njerzore. Edhe nė ato kushte Visari gjente mundėsinė pėr tė shkruar poezi tė cilat ua jepte pėr ti lexuar shokėve tė tij, Halil Lazes, Ismail Farkės, Zydi Moravės, Maks Velos, Maks Rakipit, Astrit Xhaferit, Robert Vullkanit Valer Dyrzit etj. Gjatė afro tetė vjetėve nė ato burgje, ai shkroi rreth 400 poezi duke i nxjerrė tė gjitha prej andej, me anė tė nėnės sė tij kur i vinte pėr takim. Po nė burgun e Spaēit ai shkroi dhe njė roman tė vogėl, i cili i humbi gjatė kontrolleve qė bėheshin nga komanda e kampit.
Dalja nga burgu
Nga dhjetė vjetėshi i dėnimit, Visari mundi qė tė fitojė me punė dhe nga amnistitė afro dy vjet, duke dalė nga burgu nė vitin 1987. Atė e dėrguan tė punonte si punėtor nė fabrikėn e tullave nė Lushnje, pasi i ishte hequr e drejta e profesionit tė mėsuesit (si ish i dėnuar politik) ku punoi deri nė vitin 1991, kur filluan proēeset politike. Me hapjen e tė parės gazetė opozitare nė Shqipėri, "Rilindja Demokratike", Visari u caktua aty si gazetar. Pas disa kohėsh, ai shkoi nė Itali ku bėri njė stazh gazetarie nė disa nga gazetat mė prestigjoze si "Coriera del`a sera" etj Gjatė periudhės sė qėndrimit nė Itali, ai botoi artikuj tė ndryshėm aty dhe nė Zvicėr. Pas kthimit nga Italia, ai u emėrua si Drejtor i Shtėpisė Botuese "Naim Frashėri", e mė pas u zgjodh si deputet i Lushnjes nė Kuvendin Popullor. Pas disa kohėve, ai u emėrua kėshilltar pėr Kulturėn nė Ambasadėn shqiptare nė Itali ku punoi pėr tre vjet me rradhė, deri nė 1997-ėn.
Vlerėsimi si poet
Pas daljes nga burgu, Visari vazhdoi tė shkruante poezi dhe ėndėrrėn e tij pėr tė botuar e bėri realitet vetėm pas viteve 1991. Qė nga ajo kohė ai ka botuar tetė libra nė poezi e prozė dhe tre pėrkthime. Ai ėshtė vlersuar mjaft si poet jo vetėm nė Shqipėri ku ka fituar dy ēmime, por dhe nė Itali ku ėshtė fitues i gjashtė ēmimeve tė ndryshme. Nė Itali ai ėshtė zgjedhur antar i Akademisė sė Arteve tė Bukura pėr Letėrsinė dhe Shkencėn "Alfonso Grassi". Poezia e tij "Elegjia e tė mbyturve tė Otrantos", ėshtė lexuar nė RAI DUE dhe ėshtė shpėrndarė si fletpalosje duke u caktuar si temė hartimi pėr nxėnėsit e shkollave. Shtypi italian e ka vlersuar mjaft poezinė e Zhitit dhe pėr tė ėshtė shprehur personalisht poeti Mario Luzi qė vlersohet mė i miri nė Europė (kandidat pėr ēmimin Nobėl) dhe poeti nga Milano, Franko Loi. Poezia e tij ėshtė e pėrkthyer dhe ėshtė futur nė disa antologji poetike angleze, gjermane franceze, maqedonase, greke, izraelite, polake dhe hungareze dhe ai ėshtė ftuar nė disa Festivale Ndėrkombėtare poezie si nė Itali, Rumnai e Strugė. Po kėshtu njė libėr poetik i Zhitit ėshtė pėrkthyer dhe nė Rumani. Gjatė festimeve tė mėdha me rastin e ardhjes sė mijvjeēarit tė ri, italianėt i kushtuan Romės "Kryeqytetit tė Pėrhershėm tė Kulturės" disa poezi tė autorėve botėrorė, duke i vėnė nėpėr vende tė ndryshme tė qytetit. Kėshtu poezia e Janis Ricos u vendos te Koloseu, e Gėtes tek Stacioni i trenit, kurse e Visar Zhitit u vendos nė "Pjaca Navona". Kohėt e fundit ai ėshtė pėrfshirė nė Enciklopedinė italiane "LA PICCOLA TRECCANI" Dizionario Enciclopedico, (Volumi XII. faqe 1077) pėr tė cilin shkruhet: "Visar Zhiti-Poet shqiptar (Lindi nė Durrės nė vitin 1952) Mė 1979 dėnohet me dhjetė vjet burg pėr poezitė e tija "dekadente dhe intimiste". Pėrmbledhja e tij, nga "Kujtesa e ajrit" 1933 te "Dyer tė gjalla" 1995 qė dėshmojnė dhe vitet e burgut e zbardhėllimėn e demokracisė, karakterizohen nga kėrkimet stilistikore gjithė semantikė nė tė cilat shquhen jehonat si nė hermetizimin italian dhe te poetėt rusė dhe francezė".
Edited by: Shqiptar at: 3/30/01 10:33:02 pm
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt