Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Durrsak-Rob Zoti Maska e Sherri
    Anëtarësuar
    25-03-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    869

    Naziskinët plagosin tre shqiptarë

    Ngjarja në Voronezh të Rusisë. Studenti Zaho Çuedari pëson trauma në kokë

    Naziskinët plagosin tre shqiptarë

    Nxënësit e arkitekturës u goditën pse folën shqip



    re. kro.


    VORONEZH


    Tingulli i ndyshëm i gjuhës shqipe nga ai i gjuhëve sllave, u ka kushtuar shtrenjtë tre studentëve shqiptarë në Rusi. Ndërsa ishin duke folur në gjuhën e nënës, tre studentët shqiptarë të universitetit të Arkitekturës të Voronezhit (500 kilometra në jug të Moskës) janë sulmuar dhunshëm dy ditë më parë nga një grup naziskinësh vendas. Paksa e habitshme, që rusët të shkojnë në veprime të tilla në një kohë kur vetë kombi i tyre këtë njëqindvjeçar të fundit nuk i ka paraprirë ndonjë revolucioni të mirëqënies apo kulturës botërore, madje është bërë inisiatori i së kundërtës, duke mbështetur sistemin komunist. Gjithsesi ngjarja ka ndodhur dhe viktima kanë qenë shqiptarët. Gjysma e së keqes, që grupet ruse të ksenofobëve, tek shqiptarët kishin shkuar pas disa eksperiencash.

    Incidenti

    Sipas agjencisë ruse të lajmeve "Itar-Tas" tre studentët shqiptarë të Universitetit të Arkitekturës dhe Ndërtimit në Voronezh, qytet që gjendet gjeografikisht në qendër të Rusisë, u sulmuan nga një grup ksenofobësh, vetëm sepse ata ishin duke folur në gjuhën shqipe. Grupi i të rinjve vendas kishte qenë i madh në numër dhe tre studentët shqiptarë nuk kishin mundur të rezistonin. Kështu të tre kishin rënë viktima. Sipas agjencisë ruse të lajmeve, në gjendje më të rëndë shëndetësore ndër të tre studentët, është Zaho Çuedari (emri mund të jetë i përafërt, pasi agjencia ka të ngjarë të mos ketë bërë saktë konvertimin nga gjuha ruse në atë angleze, red.) 22 vjeçar, i cili gjendet i shtruar në spital me disa fraktura e trauma në trup e kokë si dhe me nofulla e dhëmbë të thyera. Ndërkohë gjendja shëndetësore e dy të tjerëve raportohet më e mirë.

    Shqetësimi

    Një ngjarje e tillë ka shqetësuar studentët shqiptarë në Rusi, sidomos ata në Voronezh. Sipas të dhënave në këtë qytet studiojnë gjithsej 12 shqiptarë, të gjithë në Universitetin e Arkitekturës dhe Ndërtimit, sipas një marrëveshjeje ndërqeveritare. Ngjarja është dënuar pothuaj nga të gjitha mediat vendase dhe opinioni. Dekani i Fakultetit Ndërk-ombëtar në Universitetin e Arkitekturës dhe Ndërtimit, Vladimir Sherbakov, pasi dënoi ngjarjen pohoi se gjendja shëndetësore e njërit prej studentëve shqiptarë që u bënë viktima të ksenofobisë, mbetet e rëndë. Sipas Sherbakov, personat që kryen sulmin janë naziskinë që banojnë në këtë zonë, të cilët i sulmuan shqiptarët vetëm sepse dëgjuan që ata po flisnin në gjuhën e tyre. Prokuroria ka hapur një hetim për çështjen. Të njëjtët naziskinë qëlluan për vdekje vitin e kaluar në të njëjtin qytet një student nga Angola vitin e kaluar dhe therën disa studentë të tjerë afrikanë.


    Flet Erjon Ndroqi, student shqiptar në Moskë


    "Jemi të gjithë të shqetësuar nga ngjarja me bashkëkombasit tanë"
    Erjon Ndroqi, një student shqiptar në Moskë, i kontaktuar nga Gazeta pohoi se ai dhe të gjithë studentët shqiptarë në Rusi kishin mësuar për ngjarjen me bashkëkombasit e tyre në Voronezh nga mediat. Studenti i drejtësisë pohoi se ngjarja e dhunës nga ksenofobë në Voronezh i ka bërë të ndjehen keq dhe i ka shqetësuar. Ja dialogu me Erjonin.

    Erjon, keni mësuar për ngjarjen në Voronezh, ku tre studentë shqiptarë janë bërë objekt i dhunës së një grupi naziskinësh?
    Po. Ngjarjen e mësuam nga mediat, pasi të paktën unë dhë miqtë e mi, nuk kemi ndonjë lidhje farefisnore apo miqësore me bashkëkombasit tanë në Voronezh. Ka dy ditë që e kemi mësuar dhe ajo është bërë objekt bisedash. Të them të drejtën nuk është se ndihemi mirë. Këtu jemi në vend të huaj. E kuptoni...

    Cili ishte reagimi i parë pasi mësuat për dhunën e naziskinëve ndaj bashkëkombasve tuaj?
    Shiko, këtu nuk jemi në Greqi, apo Itali, ku për shkak të divergjencave ekonomike apo edhe kulturore, shqiptarët merren nëpër këmbë. Të them të drejtën kam dy ditë që më shoqëron një shqetësim i brendshëm në formë kryengritjeje. Nuk mund të pajtohemi me mendimin, që të bëhemi objekte të dhunës ksenofobe në Rusi.

    Në Moskë, aty ku ju jetoni, ka patur raste të tilla?
    Jo. Nuk kujtoj. Të paktën me ne shqiptarët nuk ka patur.

    (marre nga GSH)
    Divide Et Impera
    " Yo soy cubano, latinoamericano
    y pa’ todos mis hermanos yo les quiero cantar"

  2. #2
    super saiyan Maska e vampiro
    Anëtarësuar
    04-04-2005
    Vendndodhja
    eneh probe
    Postime
    293
    jashte teme:

    Paksa e habitshme, që rusët të shkojnë në veprime të tilla në një kohë kur vetë kombi i tyre këtë njëqindvjeçar të fundit nuk i ka paraprirë ndonjë revolucioni të mirëqënies apo kulturës botërore, madje është bërë inisiatori i së kundërtës, duke mbështetur sistemin komunist.
    po kjo ca lidhje kishte me pjesen tjeter te artikullit se s'po e marr vesh

    salu

  3. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Vertet qe s'ka asnje lidhje ! Hajde te kishte thene se "eshte e habitshme qe
    te kete idhetare te Hitlerit ne nje vend, i cili e ka paguar me çmimin e 20 miljone
    viktimave (nga te cilat 2 miljone ushtare) luften ndaj nazizmit"; ka te pakten
    nje llogjike, por qe ruset "s'duhet te shkojne ne veprime te tilla" se nuk i
    kane dhene gje "mirqenies apo kultures boterore"; ?!

  4. #4
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    09-07-2004
    Vendndodhja
    angli
    Postime
    48
    pikerisht kjo qe jane komuniste i ben ata nas=ziste ja lidhja po ku idioti u habitka ! nejse se mos jemi jo racista ne shqiptaret dhe te na vije cudi ? aq me pak te tronditemi ? o ehste raciost populli shqiptar o ska popull tjeter hajde tani pse u kane q* kockat treve dhe ca ?

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •