Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 50
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Exclamation Nënshkruaj peticionin për gjykim në liri të R. Haradinaj

    OUR HERO BELONGS HERE

    http://www.ourprime.org/index.php?cid=1,9


    Haga nuk ka nevojë për z. Haradinaj. KOSOVA, PO!


    Drejtuar: Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës për ish-Jugosllavinë në Hagë

    Ne, të nënshkruarit, kërkojmë që z. Ramush Haradinaj t’i ofrohet e drejta për ta mbrojtur veten në liri. Z. Haradinaj, puna e të cilit si Kryeministër është çmuar nga Bashkësia Ndërkombëtare, ka dhënë një kontribut të pamohueshëm për rrugën e Kosovës drejt një vendi demokratik dhe paqësor. Ai konsiderohet si një partner i besueshëm dhe i përgjegjshëm, jo vetëm nga qytetarët tanë, por edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare.

    Nën udhëheqjen e tij energjike dhe të efektshme, Kosova ka bërë një progres të konsiderueshëm drejt plotësimit të standardeve të vendosura nga Bashkësia Ndërkombëtare. Duke dhënë dorëheqjen si Kryeministër, z. Haradinaj edhe njëherë tregoi devotshmërinë e tij për Kosovën përmes këtij veprimi që tregon pjekuri dhe patriotizëm. Fakti që ai ka dhënë dorëheqjen dhe ka vendosur të ballafaqohet me padinë e Tribunalit të Hagës vetëm flet për karakterin e tij të sinqertë dhe sensin e tij të përgjegjësisë.

    Haga nuk ka nevojë për z. Haradinaj. KOSOVA, PO! Lëreni atë të vazhdojë punën e tij më se të suksesshme drejt pajtimit dhe për një të ardhme më të mirë për të gjithë rajonin.

    Për të gjitha këto dhe të tjera arsye, ne kërkojmë që atij t’i lejohet rikthimi në vendin e tij dhe ta mbrojë veten në liri.

    http://www.ourprime.org
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Arrow U formua Komiteti për Mbrojtjen e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj

    U formua Komiteti për Mbrojtjen e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj

    Prishtinë, 13 prill - Sipas rekomandimit të Qeverisë së Kosovës, Komiteti për Mbrojtjen e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, më 11 prill 2005, mbajti mbledhjen e vet konstituive. Në nismën e Fondacionit për Mbrojtjen e z. Ramush Haradinaj mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, z. Bajram Kosumi.
    Në këtë mbledhje u mor vendim që ky Komitet të përbëhet nga trupa të përhershëm, ndërsa trupat tjerë plotësuese të formohen në varësi të nevojave të mbrojtjes së z. Ramush Haradinajt. Trupat e përhershëm do te jenë: Zyra Ekzekutuese, Fondi per Mbrojtjen e z. Haradinaj dhe Grupi Punues per mbledhjen e fondeve dhe marrëdhënieve me publikun.
    Zyra do të punojë nën drejtimin ekskluziv të z. Ramush Haradinajt, ndërsa z. Michael O'Reilly është caktuar koordinator. Fondi do te menaxhohet nga 12 anëtarë.
    Fondacioni do të fillojë punën menjëherë, duke organizuar fushata të ndryshme për mbledhjen e fondeve dhe formave tjera të sensibilizimit të publikut të gjerë.
    Të gjithë ata që dëshirojnë te kyçen në mbledhjen e fondeve duhet koordinuar aktivitetet me këtë Fondacion, i cili është i vetmi organ i autorizuar nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj për mbledhjen e fondeve që do të përdoren për mbrojtjen e tij.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Flm per kete lajmerin RTP, eshte teper i rendesishem, por nje gje nuk e kam te qarte, zakonisht ne edhe me pare kemi nenshkruar peticione te tilla...por asnjehere nuk ka informoi dikush se peticioni yne ka pasur sukses...

    A mundet dikush te me thote me shume per kete gje, dhe sa ka rendesi nenshkrimi yne aty...
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Pytje me vend!
    Une kisha shtue edhe dicka:

    Mqs.peticionin/artikullin vetem e percolla ketu,nuk kam njohuni se
    - ku vertet shkojne keto infot tona dhe
    - pse jane hape tri xhiro banke per me ndihmue mbrojtjen e z.Hajradinaj
    kur askush nuk di se ai ka kerkue ndihmen tone!


    Sikur dicka mungon....
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Me kujtohet se edhe ne rastin e Fatmir Limajt pat teper fonde dhe xhirollogari ne emer te leshimit te tije nga Haga, por me vone Haga doli me nje informate zyrtare se parat nuk jane te nevojshme se ato vete paguajn cdo gje..

    Valle tash shtrohet pyetja se ku shkuan ato para?
    Dhe kush e ben kontrollin e atyre parave qe hudhen nga mergimtaret tone neper bankat evropine, dikush si duket eshte duke u bere milioner me proceset e gjyqit te Hages dhe me djersen e lufte se pergjakshme te Kosoves sot sic thashe behet MILIONER....

    Kete ne nuk duhet ta lejojme asesi...
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Plotesishte e vertet!



    Shofim dhe bejme....
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Se kuptoj pse i nevoitet Numri i Pasaportes , mos vall i kontrollojn gjith me emer dhe mbiemer.. apo sdi cka dreq..!

    Mos po ndodh ndoj problem lidhje ne serbi , dhe po na tranojn masnej neve qe kemi me marr pasaporta ateje , edhe nuk e di a eshte e vertet qe Shqiptaret e kan kete webfaqe , apo kush e ka bere kete.



    Davius: Sa per paret qe ne kemi dergu tek Limaj , ato as vet nuk e dim se kush dhe cka u bo me ta , nejse nuk eshte me rendesi paret me rendesi eshte te Lirohet , por mbas Lirimit ta dim se kush u bo Milioner nga ne.

    Nejse me rendesi eshte qe te Lirohen te Gjith..

    Gjith te mirat
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga GjIlAnAsI_cSi
    ...., dhe po na tranojn masnej neve qe kemi me marr pasaporta atje

    Uups




    Pse zotnija yte mban pasaport serbi?
    aaaaaa?
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  9. #9
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267
    Citim Postuar më parë nga RTP
    Uups




    Pse zotnija yte mban pasaport serbi?
    aaaaaa?

    mos e nguc se i rreshqiti fjala...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Po mire,
    ky na bani me kuptue se ka fol n`emen t`tjerve,
    e per mos me i lane ata me u ndie keq,e perfshini edhe veten.
    A po Gjilanas?



    Pershendetje Deqanas e
    Mirseerdhe ne Forumin Shqiptare!

    I vleresoj larte mendimet tuja,
    andaj edhe kisha pas deshire me t`lexue cka
    po mendon per temen,
    cka po mendon per peticionin,xhirollogarit....!



    T`fala
    rtp-ja
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hagë: Ramush Haradinaj shpallet i pafajshëm
    Nga RTP në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 29-11-2012, 17:32
  2. ( Po deshe ) Nënshkruaj Peticionin kundër gjakmarrjes
    Nga projekti21_dk në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 28-05-2009, 12:35
  3. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  4. Aktakuza e tribunalit të Hagës për Haradinaj
    Nga I-amëshuar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •