Meqe po zhduken ca Tema.. ku trajtoheshin dhe LZHK etj.. po e hap ktu nje teme me LZHK..
...........
EDITORIALI
Gjysmė tė vėrtetat dhe sėmundja e Mbretit Leka I
Nga Mero Baze
Shumica e gazetave shqiptare morėn pardje nė mbrėmje
njė dosje nga zyra e kryeministrit Fatos Nano, ku
jepeshin dokumenta tė pjesshme rreth njė procesi
gjyqėsor pėr kryetarin e Partisė Republikane Fatmir
Mediu. Dosja arriti tė botohet nė njė tė pėrditshme.
Dje, atė e shpėrndau tė plotė vetė Fatmir Mediu dhe
mund tė botohet lirshėm nė tė gjitha gazetat. Nuk do
tia vlente tė merreshe me gjysmė tė vėrtetėn qė
tentoi tė shpėrndante Dashamir Shehi, por ka shumė
rėndėsi tė merremi me fenomenin e pėrdorimit tė
dosjeve nė kėtė fushatė dhe gjysmė tė vėrtetave qė
qarkullojnė pėr shumicėn e politikanėve shqiptarė.
Fatmir Mediu arriti ta sqarojė shpejt situatėn, tė
publikojė tė plotė vendimin e Gjykatės sė Lartė tė
Kasacionit tė Italisė dhe deklaratėn e Prokurorit tė
Pėrgjithshėm Theodhori Sollaku dhe kjo ėshtė njė
ēėshtje e mbyllur. Por, nėse do tė veprohej kėshtu
tani me gjysmė tė vėrtetat qė qarkullojnė pėr LZHK-nė,
kjo fushatė elektorale do tė ishte mė dramatikja nė
historinė e Shqipėrisė.
Nė redaksinė tonė kanė ardhur jo gjysmė dosje, dhe jo
vetėm kapakė, por dosje tė plota tė disa krerėve tė
LZHK-sė qė kanė qenė bashkėpunėtorė tė Sigurimit tė
Shtetit, qė nga ata qė kanė denoncuar pėr pantallona
kauboj e deri tek ata qė kanė denoncuar dhe njerėzit e
fisit tė tyre tė nderuar, nga Laēi nė Kukės. Ato nuk
janė gjysmė tė vėrteta, janė tė vėrteta tė hidhura,
por qė kėrkojnė shumė vullnet pozitiv pėr tė mos i
publikuar, sidomos nė fushatė elektorale. Nėse do tė
vepronim siē veproi Shehi, tė cilin zėdhėnėsi i Fatos
Nanos e trajtoi njėsoj si reporterin e kronikės tek
njė gazetė e pėrditshme, atėhere nė kėtė fushatė, zor
se do tė dilte ndonjė kandidat i LZHK-sė pa dosje.
Por, meqė jemi tek LZHK-ja, shumica e gazetave
shqiptare dhe media nė tėrėsi, ka dėshmuar njė
integritet qė nuk mund ta gjesh nė asnjė vend tjetėr
tė botės, kur vjen puna pėr garėn elektorale. Ne kemi
dokumenta tė frikshme pėr sėmundjen qė po shuan
familjen mbretėrore shqiptare dhe jemi tė frenuar ti
pėrdorim ato, jo vetėm pėr etikė mjekėsore, por mbi tė
gjtiha pėr etikėn historike ndaj familjes mbretėrore.
Asnjė shtyp i botės nuk do tė kishte heshtur, nėse
truproja e parė e Mbretit ishte i sėmurė me SIDA, nėse
bashkėshortja e tij vdiste papritur nė moshė tė re dhe
nėse Mbreti rrėnohej nga shėndeti pėr 5 vite, me
shpejtėsinė e njė pacienti pozitiv. Ne vazhdojmė tė
shkelim mbi detyrėn tonė pėr tė informuar shqiptarėt,
edhe pse faktet qė kemi nuk janė gjysmė tė vėrteta, si
ato qė Nano ofroi pėrmes Dashamir Shehit. Ajo hapi dje
njė spirale tė rrezikshme, jo vetėm pėr fushatėn
elektorale, por mbi tė gjitha pėr personalitetin e
politikanėve qė hyjnė nė njė fushatė elektorale.
Fatmir Mediu kishte mundėsinė ta hidhte poshtė ēdo gjė
shumė shpejt, por nėse ne do tė bėnin detyrėn si
gazetarė, psh.: Leka i Zogu nuk ka as kohė fizike tė
mjaftueshme nė dispozicion tė sqarojė tė vėrtetat e
hidhura. Pėrdorimi i dosjeve nė kėtė fushatė, ėshtė
risia e dytė qė socialistėt ofruan pas pėrdorimit tė
posterave negativė. Tė shpresojmė se do tė kenė fuqi
tė tėrhiqen, pėr tu ofruar shqiptarėve diēka tė mirė
dhe konkrete, dhe jo veset e tyre dhe familjeve tė
tyre qė po tė gėrvishen pak, kutėrbojnė dynjanė.
POLITIKA
Kryetari i Partisė Republikane ka ngritur njė padi
penale pėr shpifje ndaj Dashamir Shehit
Mediu, padi Shehit per shpifje
Gjykata anullon pa kthim vendimin pėrballė zoti Fatmir
Mediu, sepse faktet nuk qėndrojnė, duke arsyetuar se
ndėrhyrja pranė autoriteteve italiane ka qenė normale
dhe pa asnjė lloj pasoje apo intensioni pėr
parandalimin e veprimit tė autoriteteve italiane
Kryetari i Partisė Republikane Fatmir Mediu ka ngritur
njė padi penale pėr shpifje ndaj drejtuesit politik
tė LZHK-sė, Dashamir Shehi. Mediu ka bėrė njė kallėzim
penal, pasi pretendon se Dashamir Shehi ka shpifur
duke thėnė se ai ka qenė i dėnuar nga autoritetet
italiane.
Kryetari i Partisė Republikane Fatmir Mediu publikoi
dje vendimin e Gjykatės sė Lartė italiane, e cila
hidhte poshtė pretendimet e autoriteteve policore
italiane. Vendimi i Gjykatės sė Lartė e shpall Fatmir
Mediun tė pafajshėm pėr pretendimet e policisė, duke i
quajtur tė pavėrteta faktet e autoriteteve policore.
Edhe Prokurori i Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku ka
nxjerrė dje njė shkresė ku konfirmon se pėr zotin
Mediu nuk ka asnjė dosje penale apo vendim pėr dėnim
penal tė ardhur nga ndonjė autoritet gjyqėsor i huaj
nė ngarkim tė personit tė Fatmir Mediut. Shkresa ėshtė
nxjerrė dje nga kryeprokurori Sollaku dhe mba firmėn e
tij.
Vendimi i marrė me 9 dhjetor tė vitit 2003 nga ana e
Gjykatės sė Lartė tė Kasacionit italian tregon se
faktet e pėrdorura nga policia kundėr kreut tė
republikanėve nuk janė tė vėrteta. Vendimi i Gjykatės
thotė se ėshtė i formės sė prerė dhe i paapelueshėm,
duke i dhėnė tė drejtė shtetasit Fatmir Mediu.
Ndėrkohė qė dje kreu republikan Mediu ka dalė nė njė
konferencė pėr shtyp pėr tė sqaruar pozicionin e tij
ndaj akuzave tė bėra gjatė njė emisioni televiziv, nga
kreu politik i LZHK-sė, Dashamir Shehi. Jam kėtu pėr
tė sqaruar opinionin publik, lidhur me njė pėrpjekje
tė Dashamir Shehit nė bashkėpunim me Fatos Nanon, pėr
tė sajuar akuza ndaj meje personalisht, lidhur me njė
proces gjyqėsor tė Drejtėsisė Italiane. Gjykata e
Lartė e Kasacionit tė Italisė ka dhėnė njė vendim
pėrfundimtar dhe tė paapelueshėm nė kėtė ēėshtje nė
favorin tim. Nė vendimin e Gjykatės sė Lartė thuhet
se: Gjykata anullon pa kthim vendimin pėrballė zoti
Fatmir Mediu, sepse faktet nuk qėndrojnė, duke
arsyetuar se ndėrhyrja pranė autoriteteve italiane ka
qenė normale dhe pa asnjė lloj pasoje apo intensioni
pėr parandalimin e veprimit tė autoriteteve italiane,
tha gjatė njė konference pėr shtyp, Fatmir Mediu.
Mė pas ai sqaroi ngjarjen qė ka ndodhur nė Itali nė
vitin 1998, duke thėnė se ishte njė ndėrhyrje pėr tė
mbrojtur tė drejtėn e njė qytetari shqiptar. Nė vitin
1998, unė sė bashku me njė deputet socialist dhe njė
gazetar, kemi qenė duke shkuar drejt Strasburgut, pėr
tė marrė pjesė nė njė diskutim nė Parlamentin
Europian, nė njė diskutim pėr Gjykatėn Ndėrkombėtare
tė Krimeve. Sė bashku me ne udhėtonte dhe njė qytetar
shqiptar, i cili u ndalua nga autoritetet policore nė
Milano. Unė e kam konsideruar dhe e konsideroj si njė
detyrim interesimin tim pėr ēdo problem tė qytetarėve
shqiptarė kudo qė ndodhen, prandaj sė bashku me
kolegėt e tjerė u interesuam pėr arsyet e ndalimit tė
tij. Autoritetet e konsideruan kėtė nė mėnyrė tė
padrejtė, si ndėrhyrje, tha Mediu.
Mediu tha se Shehi vazhdon tė pėrdoret nga
kryeministri Fatos Nano si spekullues dhe shpifės
kundėr pėrfaqėsuesve tė opozitės. Pėrdorimi i kėsaj
historie false nė mėnyrė tė pjesshme dhe spekullative,
dhe sidomos pėrdorimi i kreut tė LZHK-sė nė kėtė
histori, mė bėjnė tė ndiej neveri dhe keqardhje pėr
vazhdimin e rolit tė tij si denoncues i rėndomtė, nė
favor tė qėllimeve politike tė Fatos Nanos dhe Partisė
Socialiste. Kjo u bė mė e qartė dje, kur zėdhėnėsi i
Fatos Nanos ka shpėrndarė nė disa redaksi gazetash, tė
njėjtat dokumenta qė i dha Dashamir Shehit para
fillimit tė emisionit televiziv, tha kreu i
republikanėve Mediu.
Mediu tha mė pas se shumė pėrfaqėsues tė LZHK-sė u
shėrbejnė qėllimeve tė Nanos, pėr shkak tė detyrimeve
tė vjetra qė kanė ndaj tij. Ky akt i Dashamir Shehit
provon dhe njėherė se ai dhe njė pjesė dėrrmuese e
shpurės sė tij nė LZHK, janė thirrur nė emėr tė
detyrimeve tė vjetra, pėr tu shėrbyer qėllimeve tė
reja tė Fatos Nanos dhe Partisė Socialiste, gjė qė e
kanė provuar veprimet e tyre nė Parlament, nė jetėn
politike dhe nė jetėn private. Fatkeqėsisht Leka Zogu
dhe legalistėt e ndershėm nuk po kuptojnė qė janė
viktimat e para tė persekutorėve tė tyre, qė kanė
uzurpuar dhe po drejtojnė LZHK-nė, tha Mediu.
Partia Socialiste reagon me anė tė Blendi Klosit
PS: Mediu po i shmanget tė vėrtetės
Partia Socialiste ka reaguar pėr kėtė ēėshtje me anė
tė zėdhėnėsit pėr fushatėn elektorale, Blendi Klosi,
duke u pozicionuar nė krah tė pėrfaqėsuesit tė
LZHK-sė, Dashamir Shehi. Kryetari i Partisė
Republikane dhe bashkėpunėtori mė i ngushtė i
Berishės, ka tronditur tė gjithė spektrin politik
shqiptar. Ne nuk dimė vėrtetėsinė e fakteve mbi akuzat
e hedhura kundėr tij. Kjo ėshtė njė ēėshtje me tė
cilėn merren organet e drejtėsisė dhe mediat po ashtu.
Ėshtė pėr tu theksuar se opozita shqiptare dhe Mediu
gjithashtu, nė vend qė tu pėrgjigjen akuzave tė
ngritura, po pėrpiqen tė shmangin vėmendjen e
opinionit publik duke sulmuar kryeministrin dhe
Partinė Socialiste. Kjo pėr ne ėshtė e papranueshme.
Tashmė opozita ka njė strategji sipas sė cilės
pavarėsisht se ēfarė ata kanė bėrė ose akuzohen se
kanė bėrė, nė vend qė tė marrin mbi vete tė gjitha
pėrgjegjėsitė, pėrpiqen tė shpėrndajnė mjegull dhe tė
pėrbaltin tė vėrtetėn. Kjo ėshtė njė taktikė e vjetėr,
e cila tė kujton kohėn e vjetėr tė pushtetit
berishian, tha Klosi.
--
..
klosi Blend.. eshte personi qe nuk i bie me rruges nga Ndroq-Shkallnuri kur shkon me karvan me Benxa neper Vila bordellot e PS-se andej kendej..
Sepse thone nuk ndjehet mire nga qe ka qen prezent kur Bosi dhe Padrinua i tije Nanos Kodoshi hodhi ne gremin nje plak fshati dhe iku si mi gjirizi..
Ky bashk-kriminel eshte Zeri i Socialisteve Shqiptar qe nga Intelektuallat Illi Pop Agoll driteroi e deri te Vath Koresh Kadri Rosh Pitark Sulejman ..
Violeta ..manush- aqe..
sa nje valixhe ato mullaqe..
rrac e ndyre..
Krijoni Kontakt