E Merkure, 15 Qershor 2005
Organizata per Sigurim dhe Bashkepunim ne Europe shpreh shqetesimin per kandidimin ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare te nje numri personash me te kaluar te dyshimte. Ambasadori hollandez, Sveder van Voorst tot Voorst, takon sekretarin e Pergjithshem te PS, Gramoz Ruci, ndersa kryevezhguesi i zgjedhjeve, Jorgen Grunet, bisedon me numrin dy te PD, Ridvan Bode. "Mjaft": "Te inkriminuarit kandidojne ne Shkoder dhe Kukes"
Elton METAJ
Organizata per Sigurim dhe Bashkepunim ne Europe shprehu shqetesimin per kandidimin ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare te nje numri personash me te kaluar te dyshimte. Ne nje deklarate te shkurter dhe diplomatike, zyra e OSBE-se ne Tirane nuk ka preferuar te perdore termin "e kaluar kriminale", por eshte mjaftuar te bashkoje shqetesimin e saj edhe me zera te tjere te komunitetit nderkombetar. Pikerisht ambasada hollandeze ne Tirane, kryesuese e rradhes e Bashkimit Europian, mesohet ta kete paraqitur shqetesimin e saj edhe ne selite kryesore partiake. Megjithate, levizja "Mjaft" ka deklaruar dy dite me pare, se "persona te identifikuar per lidhjet e tyre me boten e krimit ne Shkoder dhe Kukes po kandidojne si deputet ne zgjedhjet e 3 korrikut per forcat kryesore politike".
Debati rreth kandidimit te individeve me te kaluar te dyshimte apo kriminale eshte ndezur paraditen e djeshme, kur sekretari i Pergjithshem i Partise Socialiste, Gramoz Ruci, ka zhvilluar nje takim me ambasadorin e Mbreterise se Hollandes, ne Tirane, Sveder van Voorst tot Voorst. Detajet rreth takimit kane qene te pakta, ndersa burime diplomatike kane hedhur idene se biseda mes zyrtarit te larte socialist dhe diplomatit, qe mban edhe per dy jave Presidencen e BE-se, mund te kete prekur edhe shqetesimin nderkombetar per emra te dyshimte ne listen e kandidateve per deputet. Burimet ushqyhen idene se edhe OSBE-ja ka pergatitur nje raport per kete ceshtje.
Megjithate, zyra e OSBE-se hodhi poshte te kete shkruar nje raport per "kandidate me te kaluar kriminale", ndersa nuk mungoi te shprehte shqetesimin per "te kaluaren e dyshimte te nje numri te caktuar kandidatesh per deputete".
Sidoqofte, largimi i kandidateve me te kaluar te dyshimte nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare duket i pamunduar, pasi Kodi Zgjedhor ndalon zevendesimin e tyre.
"Mjaft": Shkoder-Kukes, kandidate me te kaluar kriminale
Sinjali i pare rreth rikthimit ne skene te debatit per kandidatet e papelqyer u dha dy dite me pare nga Levizja "Mjaft". Ajo shprehu shqetesimin per nje perfshirje ne rritje te kandidateve me te kaluar kriminale ne listat e shume prej subjekteve politike ne zgjedhjet e pritshme te 3 korrikut ne vend. "MJAFT", e cila eshte perfshire ditet e fundit ne nje tur takimesh ne kuadrin e fushates se saj per nxitjen e pjesemarrjes qytetare ne votime, po organizon edhe nje numer debatesh midis qytetareve dhe kandidateve ne zona te ndryshme.
"Ne keto zgjedhje, shume parti politike kane futur ne listat e tyre te kandidateve, personazhe famekeqe te botes se te kerkuarve me te kaluara te dyshimta kriminale", thuhet ne nje njoftim te "MJAFT". Levizja shton se ka patur mundesi te shikoje ne qytetin e Shkodres si edhe ne Kukes, ate qe po ndodh me keto emra te perfolur, qe tani kandidojne per forca te rendesishme politike, si dhe menyren sesi "backgroundi" i tyre sherben si nje mjet frikesues per votuesit. "Persona te identifikuar per lidhjet e tyre me boten e krimit, mbi te cilet rendojne akuza ose familjare te afert te te cileve ndodhen ne burg per vrasje ose krime te ndryshme, jane fare hapur, ne radhet e kandidateve qe kerkojne vota nga qytetaret", thuhet ne deklarate. Levizja "MJAFT" gjykon, se ashtu si gjesti moral i doreheqjes nga postet publike te zyrtareve te administrates qe kandidojne ne keto zgjedhje, edhe pastrimi i listave te kandidateve nga personat me nje te kaluar penale intimiduese, do te ishte ne te mire te ketij procesi zgjedhor.
KODI ZGJEDHOR
Neni 82
Zevendesimi i kandidatit
1. Kandidati mund ta terheqe kandidaturen brenda 24 oreve nga verifikimi i bere nga komisioni. Kandidati, qe terhiqet pas vertetimit te bere nga komisioni, nuk mund te zevendesohet nga partia politike qe ai perfaqeson.
2. Ne rast se kandidati i regjistruar vdes perpara dates se zgjedhjeve, atehere zgjedhjet ne ate zone shtyhen per kater jave. Ne kete rast KQZ-ja cakton nje date tjeter per paraqitjen e kandidatures zevendesuese.
3. Menjehere pas mbarimit te afatit per terheqjen e kandidatures, komisioni perkates i zgjedhjeve kryen keto veprime:
a) dergon ne KQZ nje liste perfundimtare te kandidateve te verifikuar;
b) publikon ne gazeta, postera dhe mediat elektronike brenda juridiksionit te njesise zgjedhore emrat dhe perkatesine partiake te te gjithe kandidateve, sipas renditjes se tyre ne fleten e votimit dhe sipas menyres dhe ne kohen e caktuar nga KQZ-ja.
4. Ne rastin e zgjedhjeve per Kuvendin ose per kryetar bashkie a komune, KZZ-ja ose, sipas rastit, KZQV-ja publikon emrin dhe adresen e perfaqesuesit zyrtar te kandidatit.
Krijoni Kontakt