Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 50
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Lightbulb MËrgata Shqiptare NË Itali:

    MËRGATA SHQIPTARE NË ITALI:



    NDALONI KRIMINELË – KA FUND EDHE PËR JU !!!



    Mirënjohje Tribunalit të Hagës, për lirimin e ish kryeministrit Ramush Haradinaj



    Romë. 17 prill 2005



    Ne, Mërgata Shqiptare në Itali, të organizuar në dhjetëra shoqata atdhetare, kulturore e humanitare, jemi të prekur thellë në shpirt, me rastin e vrasjes mizore dhe qyqare të luftëtarit të lirisë Enver Haradinaj, nga dora e zezë që assesi të pajtohet me lirinë, pavarësinë dhe zhvillimet positive në Kosovë! Në këto çaste të vështira duam të ndajmë dhembjen me Familjen emblematike Haradinaj dhe t’u themi me vendosmëri të plotë, të pjekur dhe me shumë përgjegjësi: - Të dashur familjarë dhe farefis të Enverit, të jeni krenarë dhe të sigurtë në praninë tone shpirtërore në dhembje dhe në gatishmërinë tone për jetësimin e idealeve tona kombëtare!



    Kriminelëve, përfundimisht u themi ndal! Jemi një popull shumë i përvuajtur, por shumë i vendosur dhe dijmë ta marrim situatën në dorë – dijmë të bëhemi police, prokurorë dhe ekzekutorë, prandaj jemi shumë të vendosur t’u çesim fare, sepse derisa ju ekzistoni mbi këtë tokë të zezë dhe derisa vepron dora juaj e zezë, liria dhe pavarësia e Kosovës dhe idealet tona kombëtare janë të prekura dhe të rrezikuara. Nuk mund të durojmë gjithmonë! Jemi shumë të vendosur dhe do të ju çesim fare!



    Nuk mund të mos falënderojmë Tribunalin e Hagës dhe qendrat vendosëse për gjestin human, me rastin e lirimit të ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, për t’iu bashkuar dhembjes familjare dhe mbarëkombëtare, në këto çaste të vështira!



    Bashkimi i Shoqatave Shqiptare dhe Arbëreshe në Itali, me seli në Romë

    – Engjëll Koliqi, kryetar

    Kuvendi i Italisë i Lidhjes Shqiptare në Botë, me seli në Firencë

    – Xhafer Berisha, kryetar





    Massmediave: Ju lutem t’ua përcillni Familjes HARADINAJ dhe institucioneve shtetërore të Kosovës
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    O mosni ore mos u tallni me fatin e Ramushit e te Luftes son Çlirimtare!
    Po si ore po beni shaka qe edhe femijet e botes do ju qeshin ,sepse femijet e Kosoves kaher i kan kuptue dredhit e juaja .
    Po kush po ia doika te miren Ramushit qe te mbrohet ne liri ei?!
    ata te cilet ia montuan dhe vet e derguan ne burg !!!!!!!!!o Zot ruana prej sllavo-komunistave dhe prej propagandes se tyre te ndyt.
    Per ata qe shume shpejt i harroin gjerat qe vet i kan shkrue e thane e perkrah qe po ua rikujtoi se qfar mendonin per Ramushin para pak dite.
    -----------------------------------




    Çka shkruante gazeta e LDK-së, “Bota sot” për Ramush Haradinajn?- Shkruan Bedri Halimi

    Janë të njohura për opinionin lexues shkrimet denigruese të gazetës “Bota sot” ndaj luftës çlirimtare dhe bartësve të saj. Në këtë drejtim objekt sulmi jo rrallë ka qenë edhe Ramush Haradinaj. Ndër shkrimet e shumta ku është përdorur figura e Ramush Haradinajt në faqet e gazetës “Bota sot”, këtë radhë po sjellim vetëm disa shembuj të Shefqet Jasharit - Strofcit, i cili në një ndër shkrimet e shumta të tij (ai shkrime tjera edhe nuk di të bëjë, se nuk e ka bërë asnjë edhe një të vetëm) më 19 maj të vitit 2000 në gazetën “Bota Sot” në shkrimin me titull “Rrustem Berisha falsifikon shumë të vërteta përkitazi me betejën e Koshares”, për Ramush Haradinajn shkruan kështu:.

    “Në shkrimin e tij Rrustem Berishës askund nuk thotë se cilit subjekti ushtarak, cilës komandë dhe cilit shtab komandues i përkiste ai vetë. I përkiste Shtabit të UÇK-së që e udhëhiqte Nanosi, Haliti, Thaçi, Haradinaj, Kelmendi dhe Qosja, apo i përkiste Shtabit të UÇK-së që e udhëhiqnin oficerët nacionalistë që nuk u bënë vegla të verbra të komplotistëve, që u inkuadruan na radhët e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës?” Pra, edhe Strofci e pranon se Haradinaj nuk paska qenë pjesë e “oficerëve nacionalistë” të të ashtuquajturës Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

    Gjithashtu po në gazetën “Bota Sot” prej datës 5- 8 qershor të vitit 2000, Strofci shkruan shkrimin tjetër me titull “Pse po falsifikohet beteja e Koshares”. Sipas tij qenka falsifikuar ajo betejë, prandaj Strofci shkruan duke e mbrojtur betejën e Koshares, pas betejës natyrisht: “Siç dihet komandanti i këtyre njësive operative të UÇK-së ishte ushtaraku madhor Tahir Zemaj, i cili edhe pse u pengua shumë nga Ramush Haradinaj dhe argatët e tij, arriti suksese të pamohueshme në disa beteja që i kreu kundër ushtrisë dhe policisë së shkaut në Dukagjin”. D.m.th. po mos ta kishte penguar Ramushi, Tahiri paska pasur me bë kërdi.

    Më tej shkruan: “Edhe dërgimi i armatimit të Ministrisë së Mbrojtjes u përdor për qëllime komploti pasi atë armatim nuk e dërgonin oficerët e Ministrisë, por argati më besnik i klanit të Ramush Haradinajt dhe Ibrahim e Muhamet Kelmendit, Nasim Haradinaj...”

    Por Strofci nuk ndalet me kaq, ai vazhdon t’i vërsulet Ramushit, por edhe Naim Malokut e oficerëve tjerë që nuk u përkisnin grigjës së nacionalistëve të së ashtuquajturës Ministri e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës:.

    “...Së paku, Naim Maloku, tash duhet ta pranojë se në dështimin e UÇK-së në Dukagjin, gjatë fushatës serbe në verën e vitit 1998, mbajnë përgjegjësi edhe Naim Maloku bashkë me Ramush Haradinaj e Sali Veselin, që ndanë dhe përçanë popullsinë dhe ushtrinë. Me veprimet dhe sjelljet e këtyre treve shumë ushtarë të UÇK-së u thyen shpirtërisht, kur panë skenën trishtuese të rrahjes, plaçkitjes dhe plagosjes së katër ushtarëve të UÇK-së, veçmas kur në to mori pjesë edhe Ramush Haradinaj vetëm se ishin nën komandën e Tahir Zemës ! A nuk ishte pastaj pengesa kryesore popullsia e ikur dhe e grumbulluar në territorin që kontrollohej nga forcat e UÇK-së e të cilat kontrolloheshin nga Tahir Zemaj për të luftuar me forcat serbe? Se ende nuk e ka të qartë Naim Maloku shkakun se u detyruan njësitë e Zemës të largohen për në Shqipëri pa u bërë rezistencë forcave të shkaut, tregon mosdijen e vet ushtarake, pasi që rezistenca do të sillte tragjedinë e mijëra familjeve kur dihet se në një territor jo të madh gjendeshin afro 60 mijë civilë. A nuk ishin përçarjet që i krijuan Haradinaj, Maloku dhe argatët e tyre faktori i fuqishëm që u ndihmuan serbëve t’i marrin “territoret e çliruara” prej Ramushit dhe Naimit pa u bërë askush, kurrfarë rezistence ? Po që se njësitë e Ministrisë së Mbrojtjes kanë “ikur”, çka u bë me njësitë që i komandonin Ramush Haradinaj dhe Naim Maloku ? Siç thotë Ramushi, edhe forcat e tij ushtarake “ikën për të gjetur shpëtim” në Shqipëri. Ai vetë pohon në intervistën e tij se gjatë ofensivës së serbëve në verën e vitit 1998, vetëm 50 ushtarë nuk e kanë braktisur!

    Po, a thua, Naim Maloku ende nuk e ka të qartë se pse ikën ushtarët e tij pa e pritur të madhi të voglin. A thua, nuk e di ende Naim Maloku se për këtë rrëmujë që ndodhi në Dukagjin, nuk janë fajtorë ushtarët që kishin mbetur pa municione dhe pa ushtarakë të profesionit që Naimi, Ramushi dhe SHP i UÇK-së nuk i donin, por vetë ata që nuk lejuan bashkimin e njësive ushtarake të UÇK-së të Zonës së Tretë Operative, edhe pse në takimin e mbajtur të shtabeve të 72 fshatrave qe vendosur bashkimi i njësive në një komandë të unifikuar, nën drejtimin e Tahir Zemajt, komandant, dhe Ramush Haradinajt z.v. komandant ?...”

    Ja pra, e vërteta për Haradinajn. Sot, ata që dje e shanin e mblidhnin “fakte” për ta denoncuar konform qëndrimeve politike të LDK-së pas luftës, pasi ia arritën qëllimit, për ta hartuar akuzën e afruan për ta bërë kryeministër, me qëllim për t’i humbur gjurmët. Dhe pas shkuarjes së tij në Hagë vazhdojnë t’i thurin elozhe duke porositur artikullshkrues nga Shqipëria, sepse këta të Kosovës nuk ka asnjë që nuk shkruar kundër Ramushit./ Marrë nga “Epoka e re”/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    O Llapc a je tu e pa nga Cila Gazet e ke marr ( Epoka e Re ) Po kto shkrime shtir mi gjet tjeter kun veq neper gazeta te Beogradit..

    Pom dhimet mundi qe e lexovaaaaaa.. dhe me mori koh ky far shkrimi i dobt
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga GjIlAnAsI_cSi
    O Llapc a je tu e pa nga Cila Gazet e ke marr ( Epoka e Re ) Po kto shkrime shtir mi gjet tjeter kun veq neper gazeta te Beogradit..

    Pom dhimet mundi qe e lexovaaaaaa.. dhe me mori koh ky far shkrimi i dobt

    Jo epoka e re por bota sot gazeta e juaj djathtitiste mos e paqe dit.
    Epoka vetem i ka citue disa rrena te antikombtares bota sot dhe te antikombtarit shefqet strofcit.

    dhe jo Llapc si ata te beligradit por Llapi shqip.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2005
    Postime
    89
    "bota Sot" = "nasa Borba"
    "ldk" = "sps"

  6. #26
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267
    Citim Postuar më parë nga GWENI
    "bota Sot" = "nasa Borba"
    "ldk" = "sps"

    pelnime a? e kuc tka mcu me fol kstu??

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Llap &Gwenc

    Nuk late teme pa e njollue e pa larmue e pa pallmue....
    Moderimi nuk ashte ne nivel ketu,po nejse.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  8. #28
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Angry

    Ish-Kryeministri Ramush Haradinaj dje është kthyer në Hagë




    Hagë, 20 prill - Ish-Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dje pasdite ka udhëtuar nga Prishtina për në Hagë, pasi ishte liruar të merrte pjesë në ceremoninë e varrimit të të vëllait të tij Enver Haradinaj..
    Ish-Kryemimistri Haradinaj, i cili arriti të dielën në Kosovë e kishte të kufizuar çdo bisedë me dëshmitarët e mundshëm të akuzës kundër tij, si dhe me gazetarë në bazë të rregullave të Tribunalit të Hagës.


    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga RTP
    Llap &Gwenc

    Nuk late teme pa e njollue e pa larmue e pa pallmue....
    Moderimi nuk ashte ne nivel ketu,po nejse.
    Shume po befasohesh a??????!!!!!!!!!!
    po a po mendon qe do te biem ne gracken e rrenve e propagandes serbe qe e plason ti ketu a!!!!!
    jo he dai jo nuk e han kush aq leht ma te mashtrohet nga ju.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Mbrojtja paraqiti kërkesën për lirim të përkohshëm të Ramush Haradinaj Në një deklaratë për shtyp lëshuar nga Michael O’Reilly, koordinator i mbrojtjes së z. Ramush Haradinaj thuhet: “Dëshiroj të konfirmoj se kemi paraqitur kërkesën për lirim të përkohshëm të z. Haradinaj. Prokuroria tani ka në dispozicion 14 ditë t’i përgjigjet kërkesës sonë me shkrim. Pas përgjigjes, ne do të presim një vendim të Gjykatës sa më shpejt që është e mundur”.


    Postuar më: Eh/Radio Kosova & Blue Sky Staff me Apr 22, 05 | 9:32 am
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hagë: Ramush Haradinaj shpallet i pafajshëm
    Nga RTP në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 103
    Postimi i Fundit: 29-11-2012, 17:32
  2. ( Po deshe ) Nënshkruaj Peticionin kundër gjakmarrjes
    Nga projekti21_dk në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 28-05-2009, 12:35
  3. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  4. Aktakuza e tribunalit të Hagës për Haradinaj
    Nga I-amëshuar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •