Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal, Kanada
    Postime
    35

    Shqiptarët dhe shpërthimi demografik.

    Është fakt se shqiptarët sot përbëjnë moshën më të re në Evropë. Me gjithë emigrimin në mase të shqiptarëve nga trojet e tyre në kërkim të një jete më të mirë në perëndim, numri i shqiptarëve nuk është zvogëluar, përkundrazi, ai është rritur. Ky fenoment nuk mund të vinte në një kohë më të mirë për shqiptarët. Popullsitë jo-shqiptare të vendeve ku ato jetojnë janë duke pësuar një plakje dhe zvogëlim në masë të popullatës së tyre.

    Me gjithë përpjekjet shoviniste për zhdukjen nga faqa dheut e racës sonë ilire, u formua shteti shqiptar, megjithëse i cunguar, u çliruan shqiptarët e Kosovës, dhe në IRJ Maqedoni shqiptarët po i fitojnë të drejtat dhe luftën demografike për supremaci racore.

    Do të ishte shumë interesante që shqiptarë e të gjitha trevave të japin mendimin e tyre në lidhje më këtë çështje jetësore.
    Mos pyesni se ç'bën vendi për ty, por se ç'mund të bësh ti për vendin tënd.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Sipas meje.

    Kjo eshte e vertete. Rritja demografike eshte nje tendence e brendeshme e momenteve ne te cilat kalon kombi shqiptar.

    Kushtet dhe faktoret te cilet e kane frenuar kete fenomen ne shekujt e kaluar e kane ulur se tepermi ndikimin e tyre.

    Lufterat dhe politikat e te huajve nuk u kane lene kohe shqiptareve qe te zhvillonin nje komb te shendoshe por e kane detyruar qe te merrej me ndertim kalash ne vend qe te zhvillonte shkencen dhe arsimin.

    Duket se demokracia po krijon edhe me teper shanse. Rendi i ri boteror e ka ndihmuar faktorin shqiptar ne disa drejtime.

    Them se po qe se politikanet e Trevave shqiptare do te punojne ne menyre me te zgjuar dhe me shpejt do te kete nje zhvillim normal.

    Shqiptaret kane qene dhe ngelen kombi me i madh ne Ballkan, dhe njekohesisht kombi me me pak te drejta dhe me i varfer i tij.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    23
    Demografia shqiptare gjithmone eshte ndikuar nga numri i madh i lindjeve nga familjet shqiptare. Kjo ka bere qe mosha mesatare e popullsise te vertetitet tek te 20-tat dhe krahasuar me fqinje si Italia apo vendet sllave, shqiptaret jane nje popull me gjak te ri, por jo i ri ne moshe. Ne jemi te mocem si race sa vete koha.

    Pavaresisht nga ky fenomen i lindjeve, demografia shqiptare eshte gjithmone ne dinamike, qe do te thote shqiptaret tashme jane te lire te levizin dhe te bejne jeten e tyre ku te duan brenda territorit shqiptar ose ne mergim. Nge keto levizje te pakontrolluara lindin edhe probleme shoqerore qe shoqerohen me pronesine e tokes ne nje kohe qe ende ne Republiken e Shqiperise nuk ka perfunduar procesi i kthimit te prones tek i zoti, ajo qe njihet si privatizim.

    Dinamizmi ne levizjen e lire te popullsise eshte pozitiv pasi kompakteson shqiptaret si popull dhe rrit ndjenjen e unitetit midis tyre: qe do te thote qe ai shqiptari qe zbret nga malesia dhe blen nje shtepi ne Durres, ka mundesi qe te bier ne kontakt me shqiptaret e Shqiperise se mesme; ai shqiptari nga Kosova qe shkon me pushime ne Sarande bie ne kontakt me shqiptaret e Shqiperise se jugut. Keshtu krijohen urat e komunikimit dhe njohjes se ndersjellte. Edhe pse jemi shqiptare ne gjak, ka shume dallime midis nesh qe po u lane pa trajtuar dhe njohur, cojne ne paragjykime te rezikshme krahinore.

    Nje problem i fundit qe dua te ze ne goje eshte edhe emigrimi masiv qe ka krijuar nje hendek teper te madh ne shoqerine shqiptare. Sipas zgjedhjeve te fundit te zhvilluara ne Shqiperi, numri i votuesve mezi arriti 50%, dhe shume analiste e justifikuan kete si "mospajtim dhe menefregizem te shqiptareve te indinjuar ndaj politikes dhe politikaneve shqiptare". Por ne fakt 50% tregon se ne cfare shkalle ka arritur numri i emigracionit ne Shqiperi dhe sa qindra mijra shqiptare kane emigruar nga ai vend. Njerezit nuk kane se si te votojne kur nuk jane fizikisht atje!

    Institucionet e statistikave duhet qe te bejne nje pune me te mire ne publikimin dhe rifreskimin e informacionit demografik ne shkalle kombetare (jo republike) pasi ne kete menyre mund te perpilohen strategji zhvillimi ekonomik me te mira nga qeveria. Qeveria bazohet pikerisht mbi keto statistika per te perpiluar planet e saj dhe % e investimeve qe duhet te shkojne per sherbimet publike.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-08-2002
    Vendndodhja
    Montreal, Kanada
    Postime
    35
    Maqedonia është treva me më shumë interes përsa i përket expansionit demografik shqiptar. Këtu po ju paraqes disa shkrime të gazetave të huaja rreth këtij fenomeni.

    "Ljubco Georgievski, the nationalist prime minister, went on television to reveal "the latest demographic facts", showing that Albanian children were 34% of new entrants to primary school and Macedonians only 52%. "


    "Ljubko Gjeorgjevski, kryeministri nacionalist, doli në televizion për të paraqitur "faktet e fundit demografike", që tregonin se fëmijët shqiptar përbënin 34% të nxënësve të shkollave fillore dhe maqedonët vetëm 52%" (shënimi im- edhe kjo shifër është i zvogëluar)

    "Taking into account the appearance of high-birthrate communities (Gostivar, Debar, Kicevo, Kumanovo, Struga and Tetovo), with the Albanians as the predominant population, their total natural population growth in the country being 48,7 % (1994), i.e. 52.0 % (1996), or all together 76.3 %, i.e. 80.1 % with the region of Skopje, then the ethnic unevenness could be expected earlier that 2015."

    Duke marr parasysh trevat me lindshmëri të lartë (Gostivar, Dibër, Kërçovë, Kumanovë, Strugë, dhe Tetovë), me shqiptarët si popullatën mbizotëruese, me rritjen natyrale të përgjithshme në to me 48.7% (1994), 52% (1996), ose sëbashku me trevën e Shkupit 76% dhe 81%, atëherë pabarazia etnike mund të pritet më herët se 2015.

    "....in 1970, Macedonians comprised 52.3 percent of new births, while Albanians made up 30.3 percent of the same. By 1998, Macedonian births had dropped to 12.5 percent nation wide, Albanians counted for 64.5 percent of new births.
    ....Greek Foreign Minister George Papandreou has asked the European Union to guarantee the territorial integrity and survival of Macedonia, highlighting the potential ethnic unbalance of the country as the cause of his request. In 10 years, he said, Albanians will constitute a majority of the Macedonian populace and may wish to unite with Albania.
    ....Kiro Gligorov, Macedonia's former president, said that he believes the ethnic populations will be equally sized by 2015, which will cause changes in national affairs and will raise questions about the future unity of Macedonia."

    ....në 1970, maqedonët përbënin 52.3% të lindjeve, ndërsa shqiptarët 30.3% të lindjeve. Në 1998, lindjet maqedone ranë 12.5% në shkallë vendi, kurse shqiptarët numëronin 64.5% të lindjeve.
    ....Mininistri i Jashtëm grek George Papandreu i ka kërkuar bashkimit Evropian të garantoj integritetin territorial dhe mbijetesën e Maqedonisë, duke nënvizuar mundësinë e mosbalancimit etnik të vendit si arsye të kërkesës së tij. Në 10 vjet, tha ai, shqiptarët do të përbëjnë shumicën e popullatës në Maqedoni dhe mund të dëshirojnë ti bashkohet Shqipërisë.
    ....Kiro Gligorov, ish-presidenti maqedon tha se ai beson se popullsitë etnike do të jenë të barabarta rreth 2015, që do të shkaktonte ndryshime në marrdhëniet e brendëshme dhe do të vinte në pikpyetje bashkimin e ardhshëm të Maqedonisë
    Mos pyesni se ç'bën vendi për ty, por se ç'mund të bësh ti për vendin tënd.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-05-2004
    Postime
    53

    Shqiperia esht e jona

    Pershendetje vllezer shqipetar .Metevertet esht nje tem shum interesante dhe me vler per te gjith shqipetaret.Jam shum i lumtur qe lexoj shkrime te tilla atdhetare.Pra cfar na duhet sot? Me shum se te gjitha bashkimi si shqipetar dhe si vise shqipetare.Pra te gjith ne qoft se kemi mundesi te ndihmojm Shqiperin te veprojm pra nga te gjitha pikpamjet ,menyrat apo sakrificat Shqiperia do fitoj.

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Rexhep Qosja: Të vërtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  3. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  4. Shqiptaret, sa kokeforte
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2006, 18:55
  5. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarët
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •