Panorama..
--------
Kryeministri Nano përfundon procesin e përcaktimit të kandidatëve për deputetë në të gjitha zonat
Vendosen 100 kandidatët e PS-së
Nano, Ruçi, Rama, Xhafa e Bufi, takim në Kryeministri
Luljeta Progni
Kryeministri Nano përfundon listën me 100 emrat e kandidatëve për deputetë të PS-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në zyrën e Nanos në Kryeministri janë mbledhur dje sekretari i përgjithshëm, Gramoz Ruçi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafa dhe deputeti Ylli Bufi për t’i dhënë dorën e fundit hartimit të listës së kandidatëve për deputetë të PS-së. Për gati tri orë, krerët e mazhorancës socialiste kanë diskutuar rreth përcaktimit të saktë të emrave të deputetëve në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Pasi kanë përfunduar të gjitha kontaktet e sekretarit të përgjithshëm, Gramoz Ruçi me deputetë dhe krerë të PS-së në rrethe, dje ka përfunduar plotësimi i të gjitha zonave me kandidaturat përkatëse. Gjatë javës së shkuar, Ruçi ka kontaktuar me të gjithë deputetët me influencë të PS-së në rrethe të caktuara, për të marrë miratimin e listës së hartuar prej Nanos, me kandidatët për deputetë. Takimi i fundit i Ruçit është zhvilluar dy ditë më parë me ministrin e Financave Arben Malaj, i cili është deputet i Vlorës.
Kandidatura surprizë
Në disa zona elektorale janë ende në diskutim emrat e kandidatëve, ndërkohë që në pak zona, ende nuk janë publikuar emrat, siç është Kavaja, e cila pritet të jetë kandidaturë surprizë. Burime pranë PS-së bëjnë të ditur se kreu i mazhorancës socilkaiste, ka rezervuar një emër si kandidat për deputet në zonën e Berishës në Kavajë, të cilin do ta bëjë publik së shpejti. Nga ana tjetër qarku i Vlorës mbetet ende i papërfunduar në përcaktimin e emrave që do të përfaqësojnë PS-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në takimin e djeshëm, Nano dhe Ruçi kanë lënë përsëri të hapur diskutimin për përcaktimin e kandidatëve të Vlorës. Kjo për shkak se baza socialiste ka reaguar në lidhje me disa kandidatura, të cilat janë propozuar nga qendra, por që nga baza janë parë me dyshim në garantimin e fitores së PS-së në Vlorë. Socialistët e Vlorës kanë shprehur shqetësimin e tyre se drejtuesit e PS-së në qendër nuk kanë reaguar për kontestimet e bëra për disa figura të propozuara nga qendra, të cilat sipas bazës rrezikojnë fitoren e PS-së në Vlorë.
Kryesia
Mbledhja e ardhshme e Kryesisë së PS-së pritet të shoqërohet me debate të ashpra përsa i përket emrave që do të jenë kandidatë për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Hartimi i listës së kandidatëve nga vet kryeministri Nano, pa u konsultuar zyrtarisht me strukturat, mendohet të jetë pika e parë me të cilën do të mbështeten kundërshtarët e listës së kandidatëve të hartuar prej Nanos. Ndërsa mbledhja e Kryesisë së PS-së pritet të jetë në mes të kësaj jave, por në të kundërt do të shtyhet për fillimin e javës tjetër, pasi kryeministri Nano do të udhëtojë në fundjavë drejt Sarandës, në zonën e tij elektorale.
Lista e kandidatëve
Qarku Vlorë
Fatos Nano
Stefan Çipa
Spiro Peçi
Arben Malaj
Bashkim Habili
Artan Nelaj (Besnik Dervishi)
Aldrin Dalipi (Sokrat Sina)
Arben Isaraj (Mezan Malaj)
Qarku Shkodër
Ramadan Hasanaj
Paulin Sterkaj
Pal Lera
Lek Çukaj
Agron Çela
Zef Çuni
Tom Dushi
Nikolin Dedvukaj
Viktor Doda
Qarku Kukës
Shefqet Kastrati
Shaqir Gjoni
Asllan Ndregjani
Qarku Lezhë
Shpëtim Cami
Mark Nikolli
Albert Cakani
Zef Preçi
Ndue Vata
Qarku Dibër
Qemal Minxhozi
Ardit Kaja
Skënder Demiri
Ilir Gjoni
Ylber Cenga
Sadri Abazi
Qarku Durrës
Bujar Derveni
Sokol Kokomani
Lulëzim Traga
Agron Duka
Emin Barçi
Gazmir Bizhga
Gjergji Koja
Natasha Paço
Qarku Tiranë
Igli Toska
Shpëtim Idrizi
Andis Harasani
Spartak Poçi
Musa Ulqini
Ermelinda Meksi
Mimi Kodheli
Anastas Angjeli
Majlinda Keta
Arben Ahmetaj
Luan Rama
Shyqyri Duraku
Petrit Malaj
Durim Lamaj
Artan Lame
Mehmet Hasanlame
Hasan Hoxha
Zydi Pepa
Sali Vogli
Qarku Elbasan
Shpëtim Kateshi
Agim Leka
Taulant Balla
Valentina Leskaj
Bukurosh Stafa
Durim Hushi
Namik Dokle
Ndriçim Hysa
Elmaz Sherifi
Qazim Sejdini
Ilir Zela
Taulant Dedja?
Qarku Fier
Petro Koçi
Albert Çaçi
Ylli Bufi
Blendi Klosi
Fatmir Xhindi
Kastriot Islami
Myzejen Hoxha
Raimonda Stefa
Ethem Ruka
Arta Dade
Saimira Pino
Qarku Berat
Erjon Braçe
Marko Bello
Luan Memushi, (Natasha Hodaj)
Bashkim Fino,
Flamur Rogu (Jani
Ceka)
Adnor Shameti
Qarku Korcë
Ben Blushi
Pandeli Majko
Niko Peleshi
Agim Isaku
Fatmir Xhafaj
Ilir Kulla
Ahmet Hoxhallari
Sotir Kokeri
Maqo Lakrori
Qarku Gjirokastër
Gramoz Ruçi
Flamur Hoxha
Makbule Çeço
Vangjel Tavo
Edi Rama çdo ditë në zyrën e Nanos
Stafi që do të organizojë fushatën elektorale në Tiranë, i kryesuar nga kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama ka përfunduar axhendën e takimeve elektorale që do të zhvillohen para Kongresit të PS-së që do të zhvillohet në fund të prillit. Kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama, viziton çdo ditë zyrën e kryeministrit Nano ku dhe merr miratimin e tij për planet e paracaktuara për fushatën parakongresuale, por dhe atë elektorale në tërësi. Edi Rama ka marrë përsipër të drejtojë të gjithë fushatën parakongresuale të PS-së në Tiranë, e cila do të fillojë më 18 prill dhe do të përfundojë në prag të Kongresit. Takimet elektorale do të zhvillohen në kryeqytet për gati dy javë rresht dhe janë titulluar “dita e kryeqytetit”, “dita e energjetikës”, “ dita e ekonomisë” dhe të tjera. Në këto takime do të jenë pjesëmarrës aktivë edhe drejtuesit e digastereve të fushave përkatëse, shumica e të cilëve janë kandidatë për deputetë.
-------------------
kush te doje le te beje komente (ne se i njef nga afer e jo te flase kot..) per keta 100 bandillet e Ps-se..
bujrum..
Krijoni Kontakt