Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 19 prej 19
  1. #11
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551
    TIRANE (18 Prill) -Partia Socialiste nis sot nje sere tryezash duke nisur qe nga ato te pergjithshmet dhe deri tek vecantat qe do te perdoren per tema te vecanta si arsimi shendetesia integrimi etj. Fushata paraprake do te nise me tryezat e debatit ku do te parashtrohen 10 fushat me te rendesishme per PS. Premtimet per nje te ardhme me te mire do te nisin te henen dhe do te mbarojne vetem 2 dite parazhvillimit te Kongresit Zgjedhor. Cdo dite PS do te shpalose nje pjese te platformes se saj dhe do te testoje reagimin e publikut. Kryeministri Nano dhe kryebashkiaku Rama pritet te jene drejtuesit e ketyre debateve nderkohe qe do te kete te ftuar nga organizata te ndryshme dhe eksperte nga universitetet. Dita e arsimit do te jete tryeza e pare me date 18 prill. Ajo do te pasohet nga dita e shendetesise, dita e ujit, dita e kryeqytetit, dita e strehimit, dita e turizmit, dita e biznesit dhe ekonomise, dita e bujqesise, dita e kultures dhe sportit si dhe dita e integrimit..
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22
    PS, pakenaqesi per kandidatet

    E Merkure, 20 Prill 2005
    Deputete aktuale te Partise Socialiste, te cilet nuk do te kandidojne perseri ne zgjedhjet e pergjithshme parlamentare te veres, jane shprehur te pakenaqur nga vendimi i marre nga kryesia e partise se tyre. Pjesa me e madhe e tyre nuk pajtohen me vendimin e marre nga kupola roze. Deputeti Zyhdi Pepa deklaron se ka oferta nga forca te tjera politike. Por nje kandidim per keto parti nuk eshte hakmarrje sipas tij. Nderkohe, me i zhgenjyer duket ish-ministri i Shendetesise, Mustafa Xhani, cili thekson se me pa te drejte kane mbetur jashte kandidimit njerez, te cilet kane dhene shume per vendin. Nderkohe, deputeti i Durresit, Bardhyl Agasi, i cili ka marre nje oferte pune per te qene diplomat ne perfaqesine tone ne Danimarke, deklaron se duhet t'i hapet rruga te rinjeve.

    Ne mbledhjen e dy diteve me pare te kryesise se pergjithshme te socialisteve, eshte miratuar lista e 100 kandidateve qe do te perfaqesojne PS ne garen zgjedhore te korrikut.

    E. GJ

    THANE:

    ZYHDI PEPA, deputet i PS:

    "Nuk mund te komentoj vendimet qe marrin forumet e Partise Socialiste, sepse ajo eshte e drejta e tyre, ashtu sikusre edhe une kam te drejten time. E drejta ime per te kandiduar eshte e pamohueshme, sepse eshte e drejte kushtetuese dhe per hir te se vertetes kam shume oferta per te kandiduar. Megjithate une nuk kam vendosur akoma. Une nuk kam absolutisht ndonje shprehje pakenaqesie dhe nuk mendoj se duhet te hakmerrem, megjithate edhe kjo eshte ceshtje e cdo personi, duke filluar nga lart poshte. Une nuk ndjehem i konkuruar nga te rinjte qe kane ardhur dhe as qe pranoj qe ta ve veten ne gare me te rinjte, sepse Kuvendi i Shqiperise nuk eshte arene sportive. Ne Kuvend duhet te vijne njerez qe kane krijuar autoritetin dhe qe perfaqesojne dicka ne opinonin shoqeror dhe ate politik".

    BARDHYL AGASI, deputet i PS;

    "Nuk ka rendesi nese kandidoj une apo jo, sepse e rendesishme eshte qe njerezit te kuptojne dhe te jene realist dhe dashamires ne cdo gje qe po behet ne kuptimin e mire te fjales. Une jam i sigurte, sepse jam nje nga deputetet me me stazh, por Parlamenti ka nevoje edhe per te tjere dhe per te rinj dhe ne duhet te japim shembullin se nuk duhet te mbesi po ai Parlament. Ne kete rast une jam i bindur se po bej mire, edhe per te tjeret qe po vijne, se po shtohen. Ne kete rast mua me eshte ofruar nje detyre tjeter, qe une e pranova dhe kjo detyre bie ne kundershtim me mandatin e deputetit dhe per kete arsye e dhashe perpara kohe mandatin e deputetit".

    MUSTAFA XHANI, deputet i PS:

    "Kjo eshte nje berthame dhe eshte pergjegjshmeria e partise per ta krijuar kete berthame dhe pastaj duhet riperteritur. Por, gjithmone ngulmoj qe disa figura publike te shquara, me nje aktivitet te shquar, mund te permend edhe Vath Koreshin, nuk me erdhi mire qe nuk i pashe. Jane disa figura qe kane qene nja kater vjet drejtor dhe behen deputet, sado i suksesshem qe mund te jete, nuk mund te krahasohet me Zyhdi Pepen apo me Vath Koreshin, qe kane nje jete te tere qe i japin popullit. Le t'i provojme edhe te rinjte, une i uroj suksese".

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22
    Moisiu nga Berati: Konkurrentët me poste e fonde të mëdha cënojnë zgjedhjet e 3 korrikut

    Të inkriminuarit, BE mesazh Nanos

    “Hiq nga lista kandidatët me integritet të cënuar”

    Luljeta Progni

    Kryeministri Nano ka marrë mesazhe paralajmëruese nga Brukseli për të larguar nga lista e kandidatëve për deputetë të PS-së, figurat me integritet të cenuar moral.

    Burime pranë PS-së bëjnë të ditur se zyrtarë të lartë nga Brukseli kanë theksuar në komunikimet e kohëve të fundit me kreun e mazhorancës njëkohësisht edhe të qeverisë, që PS-ja por dhe parti të tjera duhet të jenë të kujdesshëm në përzgjedhjen e kandidatëve, pasi figurat me integritet të cenuar moral, të cilat janë akuzuar si të përfshirë në krimin ekonomik, cenojnë imazhin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Burimet bëjnë të ditur se në mesazhin që Nano ka marrë ditët e fundit nga zyrtarët e BE-së, është theksuar si vërejtje edhe përfshirja në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së, e emrave që drejtojnë sektorë shumë të rëndësishëm të administratës shtetërore, dhe që duket se kanë filluar të përdorin postet e tyre në funksion të fushatës elektorale. Në mesazh theksohet gjithashtu se është shumë e rëndësishme besueshmëria e kandidatëve për deputetë të të gjitha partive politike.

    Mesazhi i Moisiut
    Menjëherë pas mbërritjes së sinjaleve të ndërkombëtarëve ka reaguar dje edhe presidenti Moisiu, i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë ka denoncuar përfshirjen në listën e kandidatëve për deputetë, drejtues në poste të rëndësishme të administratës shtetërore. “Duket se në këto zgjedhje po ingranohen dhe njerëz me poste dhe me fonde të mëdha, pasi duan të fitojnë me çdo kusht, por jeni ju ata që nuk duhet t’i jepni mundësi nëpërmjet votave tuaja”, është shprehur dje Moisiu gjatë vizitës së tij në Berat, në ditën e Pashkës. Në fjalën e tij, kreu i shtetit ka ritheksuar rëndësinë e zbatimit të Kodit të Etikës në këto zgjedhje, i firmosur pak ditë më parë nga të gjitha partitë politike. ”Vërej se në bazë toleranca është shumë e mirë, ndërsa në qendër po shkon duke u minimizuar, për këtë ka shërbyer dhe takimi i zhvilluar në Tiranë për Kodin e Etikës ku u firmos dhe nga të gjithë drejtuesit e partive në vendin tonë. Kodi i Etikës nuk duhet të zbatohet me policë, por duhet të kontrollohet nga media dhe nga qytetarët”, tha Moisiu.

    Salzman
    Vetëm dy javë më parë, ambasadori i komisionit të përhershëm të KE-së në Tiranë, Lutz Salzman sinjalizoi partitë politike dhe kandidatët e tyre për deputetë, që këta të fundit të qëndrojnë larg interesave ekonomike. Ambasadori Salzman ka theksuar se ndërkombëtarët janë të shqetësuar për fenomenin e krimit në Shqipëri, duke kërkuar nga partitë politike që kandidaturat për deputetë të jenë të distancuar nga fenomeni i krimit dhe korrupsionit. Në deklarimin e tij ai la të nënkuptuar se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve si dhe fushata e tyre elektorale po mbikëqyren nga ndërkombëtarët. “Ne shpresojmë që kandidatët që janë shpallur nga partitë të kenë një distancë nga interesat ekonomike. Ne për momentin nuk kemi dijeni për kandidatë, të cilët janë përfshirë në veprime kriminale, le të themi. Dhe nuk i takon BE-së të bëjë vlerësime të tilla. Por sigurisht siç e përmenda më parë jemi të shqetësuar për fenomenin e krimit në Shqipëri. Mirëpresim që të gjitha partitë politike të vënë kandidatë të lirë nga këto lloj marrëdhëniesh”, u shpreh Salzman dy javë më parë.

  4. #14
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    04-11-2004
    Postime
    71
    Do te habitet Agasi kur te shkoj ne Kopenhage si ambasador e te shohe se Monarkia qe i ka 1000 vjet aty i ka rezidencat te gjitha se bashku ne volum sa cereku i gratacielave qe Bardhi i ka prone private ne Durres e Plazh e te cilat ai i ka bere me para te vjedhura vetem per pak vjet.

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22
    Mbledhja e KPD-së, Pëllumbi e Agolli hyjnë në zgjedhje

    PS, 20 gra përfshihen në listën proporcionale

    Luljeta Progni

    Kreu i mazhorancës ka vendosur të përfshijë 20 gra në listën proporcionale të PS-së.

    Nga 40 emra që do të përbëjnë listën proporcionale në këto zgjedhje, 20 prej tyre do të jenë gra. Nga forumet e larta drejtuese të kësaj partie është vendosur dje që në këtë liste nuk do të përfshihen kandidatët për deputetë që do të konkurrojnë në mazhoritar. Në listën proporcionale të PS-së do të jetë vetëm kryetari i partisë i ndjekur nga figura të shquara të kësaj partie dhe më pas do të jenë 20 gratë socialiste. Në mbledhjen e djeshme të KPD-së, është vendosur që në listën shumemërore të përfshihen shkrimtari i njohur, Dritëro Agolli si dhe kryetari i Parlamentit Servet Pëllumbi. Agolli dhe Pëllumbi kanë kundërshtuar në fillim propozimin për të qenë pjesë e listës, më pas ata kanë pranuar pasi vet Nano ka deklaruar se ata janë pjesë e historisë së kësaj partie dhe se, sipas tij, partia ka ende nevojë për kontributin e tyre. Kryetari i Parlamentit, Servet Pëllumbi kishte deklaruar pak kohë më parë se nuk do të jetë më deputet në Parlament, pasi ka vendosur të qëndrojë më i tërhequr nga politika. Sidoqoftë, pas disa komenteve të bëra për këtë çështje Pëllumbi e Agolli kanë pranuar të jenë pjesë e listës proporcionale të PS-së në zgjedhjet e 3 korrikut. Pas mbledhjes Agolli tha se kishte kërkuar nga partia të mos përfshihej në listë, por deklaroi se: “Pranova të jem në këtë listë, pasi m’u kërkua nga partia”, tha Agolli.

    Lista
    Lista proporcionale e PS-së përveç emrave të deklaruar deri tani, pritet të plotësohet me emra të mbetur jashtë listës së kandidimit, dhe që kanë rezultuar figura të besuara në elektorat. Disa prej emrave të biznesmenëve të lakuar si të mundshëm për kandidatë për deputetë, që nuk janë përfshirë në listë, pritet të jenë pjesë e listës proporcionale. Ndërsa në përqindjen e rezervuar për gratë socialiste, mendohet të përfshihen disa gra me kontribut në PS, por dhe në administratën shtetërore. Sipas burimeve në PS, në listën proporcionale të PS-së do të përfshihen emrat e disa zëvendësministrave, siç është Saimira Pino e Shëndetësisë, Vjollca Ibro, zv.ministre e Bujqësisë si dhe emra të grave të tjera që janë pjesë e forumeve të kësaj partie. Ndërsa nga fusha e biznesit pritet të jetë pjesë e kësaj liste proporcionale edhe biznesmenia, Shefikat Ngjela. Ndërsa në listën proporcionale nuk do të përfshihen emra të deputetëve aktualë të mbetur jashtë listës së kandidimit, apo edhe emra të deputetëve të legjislaturave të shkuara, edhe pse disa prej tyre kanë shfaqur pretendime për të qenë kandidatë për deputetë. E pyetur për këtë çështje, sekretarja e marrëdhënieve me publikun në PS, Valentina Leskaj, nuk ka dhënë sqarime, por është përqendruar te miratimi i kandidatëve për deputetë në KPD pa kontestime. Ajo tha se kandidatët për deputetë të PS-së do të jenë figura të certifikuara nga të gjitha institucionet shtetërore, të cilat vërtetojnë pastërtinë e figurës morale dhe profesionale të këtyre kandidatëve.



    Presidenti i Vllaznisë Agron Çela mbetet jashtë listës së kandidimit

    Presidenti i skuadrës së futbollit “Vllaznia”, Agron Çela ka mbetur dje jashtë listës së kandidatëve për deputetë të PS-së, pasi kishte kaluar votimin në dy mbledhje Kryesie. Në mbledhjen e djeshme të KPD-së emri i Çelës si kandidat i PS-së në Shkodër është zëvendësuar me emrin e Musa Hetës, drejtor i rrugëve në Shkodër. Pa paraqitur asnjë arsye për heqjen e tij nga lista, është prezantuar emri i ri në Shkodër. Ndërsa kryetari i PS-së së Shkodrës, Ndue Doda deklaroi për këtë çështje, se vendimi është marrë nga Kryesia e përgjithshme e PS-së dhe Kryesia e PS-së Shkodër. Doda ka deklaruar se është parë e arsyeshme që të largohet nga lista e kandidimit emri i Çelës pa dhënë asnjë shpjegim tjetër. Ndërsa zëra pranë PS-së së Shkodrës, bëjnë të ditur se ka qenë vendimi i Çelës për t’u tërhequr nga kandidimi në Shkodër. Heqja nga lista e Agron Çelës ka qenë i vetmi ndryshim i bërë dje në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së.



    Do të bëhen publike në Kongresin e 5 majit
    PS me 13 slogane në zgjedhje


    Slogani i PS-së për këto zgjedhje parlamentare “Mbro të ardhmen” është mirëpritur nga ana e socialistëve në mbledhjen e KPD-së. Bashkë me këtë slogan, KPD-ja ka miratuar edhe 12 sloganet e tjera që do të shoqërojnë sloganin kryesor të PS-së. 12 sloganet që përbëjnë thelbin e platformës elektorale të PS-së dhe premtimet elektorale të saj. Slogani “Mbro të ardhmen” është përzgjedhur nga ana e PS-së pas disa variantesh të paraqitura në Kryesi. Sloganet e miratuara në mble-dhjen e djeshme të KPD-së do të bëhen publike në Kongresin e socialistëve që do të mbahet më datën 5 maj në Pallatin e Kongreseve.



    Mungesa
    Delvinë, PS nuk ka kandidat


    Në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së, mungon emri i kandidatit që do përfaqësojë PS-në në Delvinë. Pas acarimit të marrëdhënieve mes PS-së dhe PBDNJ-së, socialistët ende nuk kanë vendosur një kandidat në këtë zonë, pasi ishte planifikuar si kandidat Spiro Peçi i PBDNJ-së. Deri në Kongresin e 5 majit pritet përcaktohet një kandidaturë e re në këtë zonë, ndërsa në mbledhjen e djeshme të KPD-së nuk është diskutuar asnjë emër që do të zëvendësojë Spiro Peçin në Delvinë.



    Legalizohen fraksionet në PS
    Kalon platforma e Ramës , e propozoi që në dhjetor 2003



    KPD-ja miraton platformën e Ramës dhe atë të partisë, duke krijuar alternativën socialiste përballë KOP-it të PD-së.

    Në mbledhjen e djeshme të KPD-së është miratuar platforma e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Edi Ramës, të cilën e ka hedhur poshtë rreth dy vite më parë Kongresi i fundit zgjedhor i PS-së. Legalizimi i fraksioneve në PS përbën thelbin e propozimeve të Edi Ramës të miratuara në mbledhjen e djeshme të KPD-së. Ndërsa platforma e PS-së e miratuar në mbledhjen e djeshme pritet të ketë elementë të rinj ndryshe nga platforma e zgjedhjeve të kaluara. “Në përqendrimin e mënyrës se si e kemi marrë pushtetin, në kolonën që ka të bëjë me llogaridhënien ose përgjegjësinë e PS-së në këto tetë vjet qeverisjeje. Një kolonë ka të bëjë me vizionin tonë për të ardhmen dhe një tjetër që ka të bëjë me angazhimet konkrete”, tha dje Sekretarja e marrëdhënive me Publikun në PS, Valentina Leskaj.

    Platforma Rama
    Në platformën e ndryshimeve në statut të propozuara nga Edi Rama legalizohen fraksionet në PS, propozim i hedhur poshtë në Kongresin e dhjetorit, ku Rama kandidonte përballë Nanos për kryetar partie. Në mbledhjen e djeshme të KPD-së, janë miratuar shtatë propozime të Edi Ramës për ndryshime në statutin e kësaj partie dhe janë përshëndetur nga kryeministri Nano. Nano erdhi në mbledhjen e djeshme të KPD-së, për herë të parë pas zgjedhjes së tij në këtë forum. Madje pasi ka mbajtur fjalën e tij ku ka paraqitur sërish propozimet, anëtari i Kryesisë socialiste, Petro Koçi, i cili dhe ka kontestuar momentin në të cilin pranohen propozimet e Ramës, i ka uruar me ironi mirëseardhjen Edi Ramës në mbledhjen e KPD-së. Petro Koçi dhe Hamdi Jupe kanë deklaruar se në rast të miratimit të këtyre propozimeve në Kongres, nuk do të kishte një ndarje të PS-së në dy parti. Megjithatë platforma e Ramës është mirëpritur nga Nano dhe është vlerësuar prej tij si hap vendimtar politik për PS-në në prag të zgjedhjeve. Në fjalën e tij Nano ka ftuar edhe të ikurit nga PS-ja, duke deklaruar se legalizimi i fraksioneve krijon hapësira për të gjithë edhe duke u përfaqësuar në forumet e larta drejtuese të partisë. “Janë të mirëpritur edhe për të konkurruar edhe për t’u votuar dhe për t’u kthyer në përfaqësues dhe drejtues të forumeve të një organizate shumë moderne politike”, tha Nano. l.p



    reagime

    agron tato
    Unë jam anëtar i PS-së dhe më duhet të bëj një heshtje zgjedhore deri në datën tre korrik. Sot me keqardhje mund të them se Kryesia i mori pushtetin KPD-së dhe nuk e lejojë as të votojë dhe është hera e parë në historinë e KPD-së kur emrat votohen me dorë.

    niko faberi
    Unë kërkoj shpjegime nga forumet lidhur me moskandidimin tim në këto zgjedhje, pasi mendoj se e kam të gjithë mbështetjen e nevojshme për të rikandiduar në zonën time elektorale. Nga ana tjetër unë mendoj se duhet të ishte zbatuar statuti i partisë.

    ejup tabaku
    Unë mendoj se duhet të ishte zbatuar rregulli më elementar i statutit të partisë, i cili thotë se deputetët aktualë votohen në KPD si kandidatura alternative, përballë kandidaturave të zgjedhura nga forumet e tjera. Të zbatohet statuti dhe ne të votohemi në KPD.



    Nano: Zela s’kaloi testin e bazës Oferta para mbledhjes dhe debati në sallë

    Deputeti socialist, Ilir Zela ka mbetur jashtë listës së kandidatëve për deputetë të PS-së në zgjedhjet e 3 korrikut. I vetmi argument që ka lënë jashtë liste Ilir Zelën ka qenë testi që, sipas Nanos, është zhvilluar në zonën elektorale ku aktualisht është Zela deputet, dhe ka rezultuar se nuk ka mbështetjen e duhur për të garantuar fitoren. Në debatin e djeshëm në mbledhjen e KPD-së Zela ka kërkuar nga Nano që të rishikojë vendimin për zonën elektorale. Zela ka theksuar se ka kryer me devotshmëri të gjitha detyrat që i janë ngarkuar nga partia dhe se në zonën ku është deputet ka punuar dhe gëzon mbështetjen e nevojshme për të rikandiduar. Më pas Nano ka deklaruar se Zela është pasuri potenciale e PS-së dhe se PS-ja nuk duhet ta humbë këtë figurë dhe i ka kërkuar të kandidojë në Kukës. Nano ka deklaruar se Zela nuk mund të jetë kandidat në Librazhd, pasi sipas sipas testimeve të bëra në këtë zonë rezulton se Zela nuk gëzon mbështetjen e nevojshme sa për të garantuar fitoren e PS-së në këtë zonë. Pas mbështetjes së kandidimit të Zelës në Kukës edhe nga anëtarë të tjerë të KPD-së, është pritur reagimi i Zelës, por kur ka ardhur momenti i prezantimit të tij në Kukës, sipas propozimit të dy minutave më parë nga Nano, emri i Zelës ka munguar në listë. Në mbështetje të rikandidimit të Zelës në Librazhd është shprehur edhe anëtari i Kryesisë, Petro Koçi.

    Takimi
    Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Gramoz Ruçi dhe zv.kryeministri Namik Dokle kanë takuar dje deputetin, Ilir Zela, pak minuta para mbledhjes së KPD-së. Të autorizuar nga Nano, Ruçi e Dokle i kanë ofruar Zelës, dy variante, të kandidojë në Kukës ose të pranojë postin e ambasadorit të Shqipërisë në NATO. Zela ka deklaruar se nëse pranon të kandidojë në Kukës kërkon që Nano të deklarojë se Zela do të jetë ministër i Transporteve në qeverinë e re dhe se do të garantojë ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë. Pas konsultimit me Nanon, kërkesa e Zelës duket se nuk është pranuar dhe ky i fundit ka refuzuar dy ofertat e bëra, duke mbetur jashtë listës së kandidatëve për deputetë të PS-së.

  6. #16
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    04-11-2004
    Postime
    71
    Butka i PD dhe butaku i socialisteve

    E Merkure, 04 Maj 2005

    Nga Andi Bushati

    I vetmi lajm i perbashket i kongreseve te dy partive te medha ishte ai i perdorimit te figurave te tyre prej lidereve historike. Por me sens te kundert. Nese ne kongresin e PD, Uran Butka, tentoi te tregonte se dinjiteti njerezor sado i neperkembur ka nje moment qe shperthen dhe rebelohet, ne PS, Edi Rama, po deshmon se perkulja dhe nenshtrimi nuk kane kufij.

    I pari e akuzoi Berishen si njeriun e vjeter autoritar, qe nuk pyet kerkend, qe i merr vendimet (ato qe rendom kane shpene ne disfata) gjithnje vete dhe qe ne fund te fundit, per te gjithe gjemat qe i ka shkaktuar PD, duhet te jape doreheqjen.

    Ne fakt Butka nuk eshte i vetmi qe e thote nje gje te tille per liderin e PD. E nga kjo pikepamje fjala e tij eshte normale dhe mund te gezonte te gjithe respektin relativ te idhtareve te mendimit ndryshe. Por rasti i Uran Butkes eshte i vecante. Ai nuk mund te ndjelle respekt. Ne mos percmim, ai te ngjall indiference apo perbuzje. Sepse ai vjen nga nje aktor politik (ndoshta nje rast i paprecendent ne politiken shqiptare qe pas atij te Namik Dokles ne zgjedhjet presidenciale te 1991) qe nuk e ka pasur per turp te hyje ne garen per kryetar i PD-se, duke bere thirrje qe te votojne kundershtarin. E kundershatar kishte ate Sali Berishe, qe po anatemon sot, megjithese atehere, i njejti Berishe qe shume me regresiv, autokrat dhe i mbyllur sesa sot. Atehere, Uran Butka, ishte vetem nje vegel. Qe e emeruan konkurent per te neutralizuar sadopak traumen qe shkaktoi largimi nga gara per kryetar i Genc Pollos. Ai pranoi ta luaje kete rol. Doli nga gara vetem me 70 vota dhe me zemerdridhjen se mos ndoshta i jepnin me shume sesa ai kishte kerkuar. Kjo histori eshte e mjafte per ta portretizuar ate. Per te kuptuar edhe nje pjese te qendrimit te tij te sotem. Ku ndoshta, geni i nje familje fisnike, ka dominuar mbi karakterin e percudnuar gjate rregjimit diktatorial. Dhe ndoshta ky gen ka qene vendimtar ne qendrimin e fundit te Butkes. Jo me shume per te rregulluar PD, sesa per te pastruar te shkuaren e tij te turpshme te pese viteve me pare.

    Krejt ndryshe ndodhi ne PS, ku Edi Rama nuk pati guxim te sillet as si nje Butke, por si nje butak. Ndersa i ngjashmi i tij ne PD, pati guximin e vonuar per te thene se cdo lloj perdorimi e ka nje fund, Rama deshmoi se te perdoresh qenka e pafundme. Duke i dorezuar Nanos, trupin e tij ne tepsi, me anet e tij te mira dhe me anet e tij te errta.

    Nga nje lider, Edi Rama u kthye ne nje ushtar. Dhe plaftorma e paraqitur prej tij ne KPD, nuk qe vecse uniforma e hekurosur e nje mercenari te regjur. Qe do ti sherbente mbajtesit te saj vetem per nje gje: qe te tregonte se po shitej me nder. Se po sherbente, por ama me kushte.

    Perse ishte e nevojshme plaftorma e Rames. Perse duheshin ato shtate pika te cilat atij iu refuzuan me perbuzje ne kongresin e peste te PS, nje vit e gjysem me pare? Rama pretendon se ai e negocioi futjen e tij ne fushaten e PS, me kushtin e demokratizimit te kesaj partie. Me votimin per legalizimin e fraksioneve, per pranimin e mendimit ndryshe dhe perfaqesimin e pakicave te rendesishme ne forumet drejtuese.

    Po a ka gjasa qe kjo perralle e bukur te behet e besueshme? Historia e afert tregon qe jo. Rama vete e ka provuar nje gje te tille. Atehere kur zhvillohej gara e vertete, keta anetare KPD qe sot i mbeshtesin paketen, nuk i dhane atij me shume se dy firma, per veprimin me te ligjshem ne bote, per te konkuruar kryetarin e PS. Ishin po ata njerez qe nuk e zgjodhen ate as ne Komitetin Drejtues te kryeqytetit, te cilit ai i drejton bashkine. Ishin po te njejtet njerez qe nuk e linin te hynte ne sallat ku zhvillohej gara. Sesa demokatike eshte ajo parti te ciles i ofroi platformen, Rama e ka provuar ne kurriz.

    Por ai ka pare edhe me shume. Ai ende nuk ka thene asnje fjale sesa reale ishte fitorja e Nanos kunder tij ne kongres. Ai ende nuk ka thene se sa qe e tille ajo kunder Meidanit (per te cilin dikur thoshte se e ka pasur per nder qe ka qene nje qytetar i nje republike te drejtuar prej tij). Ai ende nuk ka sqaruar se pse ish- presidenti Mediani, ashtu sikurse ai vete deri me tani, e kane bojkotuar komitetin drejtues te socialisteve. Mos ngaqe ishin te bindur, sic pohonin ne rrethe te ngushta, se ishte i manipuluar? Ai ende nuk ka shpjeguar sesi, ai kongres ku konkuroi vete, nuk gjeti vota as per te futur Ilir Meten (kryeministrin me te cilin PS fitoi zgjedhjet) mes 100 kepedareve te tij, nderkohe qe kete te drejte ua dha "mekatareve" te tjere qe pranuan te shiten te Nano.

    Edi Rama hesht per te gjitha keto. Neqoftese edhe per nje cast te vetem do te tentonte te pergjigjej, do ta kuptonte sesa qesharake duken shtate pikat e paketes se tij per reformim. Do ta kuptonte se misioni i tij tashme eshte i pamundur dhe se ai nuk mund tu a shese, as socialisteve, as shqiptareve, sapunin per djathe.

    Ke do te reformoje paketa Rama, kur mendimi ndryshe ne PS ka marre fund nje here e mire? Per ke po e kerkon ai fraksionin, per Ilir Zelen, Petro Kocin apo hamesin e mire te embelsirave, Gjergj Koja? Cfare do te demokratizoje ai ne nje parti, kur te gjithe flasin nen ze dhe ku askush nuk guxon ta kundershtoje kryetarin per kandidaturat e deputeteve me te shkuar kriminale, ku sistemi i vlerave dhe hierarkise ne administrate nuk matet me me angazhimin politik, por me sasine e ta ardhurave qe cohen cdo nate ne arken e njeriut te forte te shtetit, ku zonat me te sigurta elektorale i ndan ne darke nje grua dhe i shpall ne mengjes i shoqi?

    Per te gjitha keto, nisma qe Edi Rama do te shese si nje aksion emancipues dhe reformues, eshte nje manover e ulet, nje mashtrim banal.

    Po atehere pyetja qe lind logjikshem eshte: Po pse i duhej ky mashtrim. Pse ti hynte kesaj loje qe vetem ul reputacionin e tij ne publik?

    Arsyet jane disa. Pa rene ne teorite konspirative qe qarkullojne sefundi ne Tirane, per numra llogarie te zena peng, apo cene te tjera qe e bejne jo pak vulnerabel, shkaqet mund te jene dy. Se pari, semundja e tij per protagonizem me cdo cmim, qe mund ta kete cuar kreun e bashkise ne dorezimin para Nanos. Se dyti, frika nga ardhja e Berishes ne pushtet, qe e ka detyruar edhe ushtarin e mire Edi, te futet me te ndenjura zbuluar, brenda grigjes se Fatos Nanos.

    Por nese keto arsye mund te kuptohen lehte, ka edhe nje tjeter pikpyetje te rendesishme. Kjo lufte personale nervash qe ia solli Ramen, Nanos ne tepsi te argjendte dhe me cmim me te lire se kurdohere tjeter, sa do ti sherbeje ketij te fundit?

    Nje gje mund te thuhet me siguri. Te gjitha sondazhet e popullaritetit, te bera si majtas, si djathtas, si ne qender, e nxjerrin Ramen si politikanin padiskutueshmerisht me popullor ne vend. Me teper diference nga rivalet. Por problemi eshte, se sa nga keto simpati qe Rama i gezon vete, mund ti kanalizoje? Pra se sa nga ato vota qe hipotetikisht ai do ti merrte po te qe ne gare, do t'i conte ne favor te PS, nese angazhohet per kete.

    Ne kete rast llogaria nuk eshte e lehte te behet. Sepse Rama vertet mund te jete njeriu me i votuar si menaxher. Per fasadat qe lyen, per rruget qe shtron, per elefantet dhe tigrat qe sjell, por politikisht ai eshte pak i besueshem. Shqiptaret e kane pare te jete beniamini i Nanos, per ti futur menjehere thiken pas shpine sapo i rreshkiten kembet (1998). E kane pare te mbeshtese Majkon ne kongresin e trete, ti shkruaje madje dhe fjalimin e gares dhe me te marre vesh humbjen e tij, te hidhet ne krahet e Metes (1999). Ata e kane pare te behet me Metist se cdo skraparli rrace, e ta trajtoje Nanon si Robert Camcakizin e pa pune, e pastaj te prese me lule ne duar, pas deres se tij te spitalit (2001). E kane pare ta beje cope karakterin e kryetarit, kur u permbyt Tirana dhe ta quaje pa vizion ne garen kongresuale. Megjithese tani po i dorezohet pa kushte. Pikerisht kjo e shkuar politike plot zikzake, dredhi e paburrerri, e ben Ramen te pabesueshem politikisht. Nderkohe qe puna qe ka kryer, transformimi i kryeqytetit e bejne ate te votueshem personalisht. Ky paradoks eshte edhe argumenti me i mire, se pse ai nuk ka as forcen e as magjine, qe kapitalin e tij politik ta vere ne funksion te tjeterkujt. Ai mund ta vetegezoje ate per nje kohe te gjate, por kontributi i tij ne fushate, rreshtimi perkrah Nanos, zor se do te beje qe votat per Ramen ti shkojne ketij te fundit.

    E ky do te jete edhe fundi komik i kesaj historie. Per te cilen edhe njehere Edi Rama po paguan ndjeshem. Duke vene loje gjithshka lyen me pune diten, por qe politika ia remben naten. Duke bere qe kompleksi i te mos qenit lider, ta shnderroje ne ushtar, qe deshira per protagonizem, ta ktheje ne servil dhe frika politike ne te pabesueshem. E duke bere qe te gjitha keto sebashku, te mos i japin qofte edhe njehere te vetme guximin qesharak te Uran Butkes.

    Korrieri

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464

    Nano keshillon 100 kandidatet PS-se: Perballuni ne debate me kundershtaret opozitare

    Nano keshillon 100 kandidatet PS-se: Perballuni ne debate me kundershtaret opozitare

    12.05.2005
    Kreu i qeverise aktuale, Fatos Nano ka vleresuar perzgjedhjen e 100 kandidateve, e cila, sipas tij, eshte bere nga anetaresia e partise dhe nga elektorati.
    Mesa duket, te 100 kandidatet kane perzgjedhur qe te jene dhe oratore te mire, pasi nje nga shtyllat kryesore te perballjes me kundershtaret opozitare do te jete media. Kreu i mazhorances e ka cilesuar te veshtire fushaten qe po afron, pasi, sipas tij, "sfidat e zhvillimit dhe te integrimit jane shnderruar ne ekuacione te veshtira". Kreu i partise dhe i qeverise u ka kerkuar te zgjedhurve te tij qe gjate fushates t'u tregojne njerezve fytyren e opozites qe eshte perballe. Nano ka hedhur dyshime mbi financimet e fushates se opozites, e cila, sipas tij, "po sofistikohet per shkak financimesh te erreta ne teknologjine e demagogjise, te mashtrimit dhe te shpifjes". Ai ka bere te qarte se perzgjedhja e atyre qe ishin dje ne salle nuk eshte bere ne baze te nje pazari gjelash, por sipas vlerave. Nano me krenari ka deklaruar se ne ekipin e tij ka 29 mesues, 20 ekonomiste, 17 inxhiniere, 10 juriste, 10 mjeke, 5 specialiste bujqesie, 3 sipermarres dhe dy ish-ushtarake. "Pergjate rruges qe duhet te pershkojme, bandite me maska blu te firmes 'KOP shpk' do t'u dalin perpara dhe do te perpiqen t'ju hedhin ne gremine apo t'ju grabisin, se ata duan te grabisin te ardhmen, te ardhmen e te gjitheve", ka deklaruar Nano para kandidateve, duke perifrazuar opoziten. Porosia e tij per ta ka qene po aq metaforike, pasi u ka kerkuar qe ta shperfillin opoziten "me vigjilencen e piloteve te Formules 1 te kampioneve". Fushata do te behet ne te njejten linje ne te cilen u paraqit dhe platforma kryesore e PS-se per zgjedhjet, duke u kujtuar zgjedhesve vitin '97. Sipas Nanos opozita nuk ka treguar besim as tek institucionet qe i jane lene asaj ne dore per t'i zgjedhur, sic ishte Presidenti dhe kreu i KLSH-se. "Se fundi kane bere pjese te programit te vet elektoral shkurtimin e dietave te Presidentit", tha Nano, duke shtuar se "gjeja e pare qe u shkon ne mend, po qe se na vikerkan ne pushtet, eshte emerimi i nje prokurori politik apo i nje xhandari, qe do t'ua rifilloje gjyqeve te kafeve apo te ushqimeve me Fatos Nanon e te gjithe me radhe". GSh/BW
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    irfan.. sic e shikon ka tema per Nanon te hapura me pare..dhe ti bashkangjitja shkrimin tend atyre temave..

    Keshtu mblidhen gjerat ne pak tema e lexuesi nuk shkon der me der..

    qashtu Irfan..

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli

    --
    Ashpërsohet fushata. Nano akuza e sulme për kryetarin e Partisë Demokratike

    Nano: Berisha do t’ju shtetëzojë pronat


    J. Gjançi

    KORÇË – Kryeministri Fatos Nano gjatë turit elektoral që ka zhvilluar dje në Kolonjë, Bilisht dhe Korçë, ndërsa ka prezantuar kandidatët e këtyre zonave, ka kërkuar votat për PS-në, duke krahasuar ato që janë bërë në qeverisjen e PS-së dhe atë të PD-së para 8 viteve. “Dua të kujtojmë me respekt kujtimin e të gjithë atyre që nuk mundën të kapërcejnë borën e Gramozit, për t’i shpëtuar vdekjes që kishte mbjellë miku i Pashkos, Sali Berisha. Sot, kur kthejmë kryet pas, ne socialistët dhe progresistët, kemi arsye të jemi krenarë për ato që kemi arritur”, - ka thënë Nano në Kolonjë, duke prezantuar kandidatin Alfred Dalipi. “A e dini pse nuk ka asnjë shpresë Sali Berisha dhe Pashkët e tij të fitojnë në Kolonjë? Sepse ju asnjëherë, në asnjë rrethanë nuk hoqët dorë nga zbatimi i ligjeve dhe rregullave, as atëherë kur Berisha asgjësoi shtetin”, - u tha ai pjesëmarrësve në takimin e Kolonjës. Nano tha se krahasimet mes mandateve tona dhe regjimit të Berishës për kujdesin dhe investimet ndaj jush janë bërë si viti 90 me kohën e Zogut. Vetëm 23 milionë lekë investime mori Kolonja me çek të mbushur nga Berisha dhe ndonjëherë Pashko deri në vitin ‘97. “Ai nuk ka ndryshuar, ai nuk ndryshon, ai vazhdon të kërcënojë qartë të sotmen dhe të ardhmen që së bashku po mbrojmë. Ai vazhdon të mohojë çdo arritje, që do të thotë se është i gatshëm t’i shkatërrojë në emër të ndryshimit që predikon. Berisha vazhdon të kërcënojë edhe invesitorët strategjikë ndërkombëtarë se do t’i shtetëzojë pronat e tyre në Shqipëri, duke na bërë të qartë se për pronat tuaja nuk pyet fare. Ai po shkel çdo ditë kodet, marrëveshjet dhe ligjet që vetëm pak muaj më parë i kemi miratuar me konsensus. Sjellja e Sali Berishës ndaj presidentit të Republikës, vetëm se ky i fundit guxoi të sillet si president, është prova më e freskët dhe e sigurt se çfarë e pret Pashkon dhe të gjithë shqiptarët nga çekuilibri i këtij përbindëshi politik”, - deklaroi Nano. Ndërsa në Blishit, ku prezantoi bashkëpunëtorin e tij, Agim Isaku, Nano tha se “më lejoni t’ju kërkoj mbështetjen që ne meritojmë. Gjithçka në vizionin tonë është konkrete, e prekshme, e sigurt. Nuk janë fjalë në erë, por vepra, arritje dhe angazhime të njerëzve që ju i njihni dhe prandaj i keni votuar deri më sot”.





    29/05/2005
    KATEGORIA: Politike

    --


    Cfar mashtruesi i paskrupullt..tamëm i jati.. Thanasi.. shefi i mashtrimeve ne KQ te Enver Hoxhes..




    Cdo shqiptar e di se Bora e Gramozit eshte dhurat e Natyres.. dhe jo e berishes apo e Nanos..
    Cdo shqiptar e di se ne Boren e Gramozit vdiqen ata te rinj e te reja qe moren malet qe te ikin nga Shteti stalinist i Enver Thanas Simon Nexhmije Ramiz Nanos..
    50 vjet tollon tel me gjemba kooprativ me 30 lek dit puna.. lop te shtetezuara e pula te ndaluara buk misri me rracion burgje e internime e horizonte te erreta si nata e shpirtit te qelbur te byrose politike te ciles i sherbeu thanas mashtrusi dhe i biri Tos kumarxhiu..

    IKJa e madhe neper Gerxhet e Dallget e detrave e mijra mijra Shqiptareve eshte EPILOGU i sistemit te qelbur Enverist dhe ky vrases i thot Njerzve.. Ju vrau Berisha ne Gramoz..
    Jan dokumentet ku Ramiz Alia shefi i Nanos urdheronte Simonin te vrasin ata qe tentojne te kalojne kufirin..

    Si nuk doli nje burre ne Kolonje e ti thot.. boll mashtrove more krokodil e kelysh krokodilesh..

    Ku e ke EVA Vishen more bajgë..
    E vrave dhe e hodhe ne gerxhet e Krrabes..

    kujtohet DUAbaisti sheiku qe pasurit e popullit i ben rrush e kumbulla ne bordell kazinot e Botes..

    bilishti i varfer duhet te votoje Agim isakun spiunin qe 12 vjec dhe kopilin qe u be miljoner me parate e Sorrosit..

    cfar rrac e poshter paska qene ky Nano dhe ata qe ja lepijne sumen ktij kanibali..


    Cfar do e prese Pashkon e rulin nga "perbindeshi Politik Sali Berisha????

    Aty jan shendosh si molla.. Pashkot e Rulat.. Po ti more kanibal trego cfar e priti Even qe erdhi te sherbeu 4 vjet neper Benc e ne fund e vrave..

    Azem Hajdarin e vrave ..

    Plakun ne Shkallnur e hodhe ne kanal dhe e le te vdese e vajte u fshehe..

    ndyresirë.. ka ne krye Partia e ndyrësirave PS.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 29-05-2005 më 05:30

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Sërish zgjedhje të parakohshme parlamentare?
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 09:49
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2007, 08:34
  3. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marëveshja në zyrën e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  4. Zgjedhje historike në Kuvajt, gratë votojnë për herë të parë
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 06:01
  5. Kierkegaard
    Nga Veshtrusja në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 13:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •