Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    PS publikon emrat e kandidatëve të saj në zgjedhje

    Panorama..


    --------


    Kryeministri Nano përfundon procesin e përcaktimit të kandidatëve për deputetë në të gjitha zonat


    Vendosen 100 kandidatët e PS-së

    Nano, Ruçi, Rama, Xhafa e Bufi, takim në Kryeministri

    Luljeta Progni
    Kryeministri Nano përfundon listën me 100 emrat e kandidatëve për deputetë të PS-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

    Në zyrën e Nanos në Kryeministri janë mbledhur dje sekretari i përgjithshëm, Gramoz Ruçi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafa dhe deputeti Ylli Bufi për t’i dhënë dorën e fundit hartimit të listës së kandidatëve për deputetë të PS-së. Për gati tri orë, krerët e mazhorancës socialiste kanë diskutuar rreth përcaktimit të saktë të emrave të deputetëve në të gjitha qarqet e Shqipërisë. Pasi kanë përfunduar të gjitha kontaktet e sekretarit të përgjithshëm, Gramoz Ruçi me deputetë dhe krerë të PS-së në rrethe, dje ka përfunduar plotësimi i të gjitha zonave me kandidaturat përkatëse. Gjatë javës së shkuar, Ruçi ka kontaktuar me të gjithë deputetët me influencë të PS-së në rrethe të caktuara, për të marrë miratimin e listës së hartuar prej Nanos, me kandidatët për deputetë. Takimi i fundit i Ruçit është zhvilluar dy ditë më parë me ministrin e Financave Arben Malaj, i cili është deputet i Vlorës.

    Kandidatura surprizë
    Në disa zona elektorale janë ende në diskutim emrat e kandidatëve, ndërkohë që në pak zona, ende nuk janë publikuar emrat, siç është Kavaja, e cila pritet të jetë kandidaturë surprizë. Burime pranë PS-së bëjnë të ditur se kreu i mazhorancës socilkaiste, ka rezervuar një emër si kandidat për deputet në zonën e Berishës në Kavajë, të cilin do ta bëjë publik së shpejti. Nga ana tjetër qarku i Vlorës mbetet ende i papërfunduar në përcaktimin e emrave që do të përfaqësojnë PS-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në takimin e djeshëm, Nano dhe Ruçi kanë lënë përsëri të hapur diskutimin për përcaktimin e kandidatëve të Vlorës. Kjo për shkak se baza socialiste ka reaguar në lidhje me disa kandidatura, të cilat janë propozuar nga qendra, por që nga baza janë parë me dyshim në garantimin e fitores së PS-së në Vlorë. Socialistët e Vlorës kanë shprehur shqetësimin e tyre se drejtuesit e PS-së në qendër nuk kanë reaguar për kontestimet e bëra për disa figura të propozuara nga qendra, të cilat sipas bazës rrezikojnë fitoren e PS-së në Vlorë.

    Kryesia
    Mbledhja e ardhshme e Kryesisë së PS-së pritet të shoqërohet me debate të ashpra përsa i përket emrave që do të jenë kandidatë për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Hartimi i listës së kandidatëve nga vet kryeministri Nano, pa u konsultuar zyrtarisht me strukturat, mendohet të jetë pika e parë me të cilën do të mbështeten kundërshtarët e listës së kandidatëve të hartuar prej Nanos. Ndërsa mbledhja e Kryesisë së PS-së pritet të jetë në mes të kësaj jave, por në të kundërt do të shtyhet për fillimin e javës tjetër, pasi kryeministri Nano do të udhëtojë në fundjavë drejt Sarandës, në zonën e tij elektorale.



    Lista e kandidatëve

    Qarku Vlorë
    Fatos Nano
    Stefan Çipa
    Spiro Peçi
    Arben Malaj
    Bashkim Habili
    Artan Nelaj (Besnik Dervishi)
    Aldrin Dalipi (Sokrat Sina)
    Arben Isaraj (Mezan Malaj)

    Qarku Shkodër
    Ramadan Hasanaj
    Paulin Sterkaj
    Pal Lera
    Lek Çukaj
    Agron Çela
    Zef Çuni
    Tom Dushi
    Nikolin Dedvukaj
    Viktor Doda

    Qarku Kukës
    Shefqet Kastrati
    Shaqir Gjoni
    Asllan Ndregjani

    Qarku Lezhë
    Shpëtim Cami
    Mark Nikolli
    Albert Cakani
    Zef Preçi
    Ndue Vata

    Qarku Dibër
    Qemal Minxhozi
    Ardit Kaja
    Skënder Demiri
    Ilir Gjoni
    Ylber Cenga
    Sadri Abazi

    Qarku Durrës
    Bujar Derveni
    Sokol Kokomani
    Lulëzim Traga
    Agron Duka
    Emin Barçi
    Gazmir Bizhga
    Gjergji Koja
    Natasha Paço

    Qarku Tiranë
    Igli Toska
    Shpëtim Idrizi
    Andis Harasani
    Spartak Poçi
    Musa Ulqini
    Ermelinda Meksi
    Mimi Kodheli
    Anastas Angjeli
    Majlinda Keta
    Arben Ahmetaj
    Luan Rama
    Shyqyri Duraku
    Petrit Malaj
    Durim Lamaj
    Artan Lame
    Mehmet Hasanlame
    Hasan Hoxha
    Zydi Pepa
    Sali Vogli


    Qarku Elbasan

    Shpëtim Kateshi
    Agim Leka
    Taulant Balla
    Valentina Leskaj
    Bukurosh Stafa
    Durim Hushi
    Namik Dokle
    Ndriçim Hysa
    Elmaz Sherifi
    Qazim Sejdini
    Ilir Zela
    Taulant Dedja?

    Qarku Fier
    Petro Koçi
    Albert Çaçi
    Ylli Bufi
    Blendi Klosi
    Fatmir Xhindi
    Kastriot Islami
    Myzejen Hoxha
    Raimonda Stefa
    Ethem Ruka
    Arta Dade
    Saimira Pino

    Qarku Berat
    Erjon Braçe
    Marko Bello
    Luan Memushi, (Natasha Hodaj)
    Bashkim Fino,
    Flamur Rogu (Jani
    Ceka)
    Adnor Shameti

    Qarku Korcë
    Ben Blushi
    Pandeli Majko
    Niko Peleshi
    Agim Isaku
    Fatmir Xhafaj
    Ilir Kulla
    Ahmet Hoxhallari
    Sotir Kokeri
    Maqo Lakrori

    Qarku Gjirokastër
    Gramoz Ruçi
    Flamur Hoxha
    Makbule Çeço
    Vangjel Tavo



    Edi Rama çdo ditë në zyrën e Nanos

    Stafi që do të organizojë fushatën elektorale në Tiranë, i kryesuar nga kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama ka përfunduar axhendën e takimeve elektorale që do të zhvillohen para Kongresit të PS-së që do të zhvillohet në fund të prillit. Kryetari i bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama, viziton çdo ditë zyrën e kryeministrit Nano ku dhe merr miratimin e tij për planet e paracaktuara për fushatën parakongresuale, por dhe atë elektorale në tërësi. Edi Rama ka marrë përsipër të drejtojë të gjithë fushatën parakongresuale të PS-së në Tiranë, e cila do të fillojë më 18 prill dhe do të përfundojë në prag të Kongresit. Takimet elektorale do të zhvillohen në kryeqytet për gati dy javë rresht dhe janë titulluar “dita e kryeqytetit”, “dita e energjetikës”, “ dita e ekonomisë” dhe të tjera. Në këto takime do të jenë pjesëmarrës aktivë edhe drejtuesit e digastereve të fushave përkatëse, shumica e të cilëve janë kandidatë për deputetë.



    -------------------


    kush te doje le te beje komente (ne se i njef nga afer e jo te flase kot..) per keta 100 bandillet e Ps-se..

    bujrum..

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nese PS-ja e merr Vloren perseri do jet skandal.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    04-11-2004
    Postime
    71
    Hahaha, ku e diskuton PS-ja Vloren mo.
    Per Vlore, Lushnje, Fier, Berat, Tepelene, Sarande, Delvine e Permet as qe behet fjale qe fiton total Ps-ja ne te gjitha zonat. Ne Gjirokaster kushedi ndonje minoritar merr ndonje zone po dhe aty PS fiton ne pergjithesi.
    PD mund te fitoje ndonje zone ne qytet te Korces, ndonje zone ne Durres e Tirane e ndonja 2 zona ne Shkoder. Ka mundesi qe PS kete radhe te mos dije ku ti coje votat se aq shume do marre sa do cuditemi.

    Galipi

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Opozita denoncon tek ODHIR: Kandidatët e Nanos të inkriminuar

    N. Perndoj

    TIRANË- Në ditën e fundit të vizitës së tij, drejtori i ODHIR-it, Kristian Strohal, është njohur me denoncimet e drejtuesve të partive të opozitës për kandidaturat që PS-ja ka shpallur në garën për deputet. Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi dje pas takimit me Strohal se nga PS-ja po kandidojnë njerëz të inkriminuar. “E njoha me marrëveshjen e kryeministrit me klanin e zemunit, me kokajt që është rreth 4 milionë dollarë për kontrabandën, që u kap para disa ditësh, vetëm dhe vetëm për qëllime zgjedhjesh, për personat e tjerë të inkriminuar të kandiduar në Shkodër dhe në zonat e tjera, që kërcënojnë seriozisht problemin e zgjedhjeve”, - tha dje Berisha. Edhe kryerepublikani Fatmir Mediu, ka mbajtur të njëjtin qëndrim dje gjatë tryezës së mbajtur në OSBE me drejtorin e ODHIR-it, Strohal. “Si përfaqësues i opozitës unë ngrita problemin e përfaqësimit të njerëzve të inkriminuar, që kërkojnë të përfaqësohen në Kuvendin e Shqipërisë, që do të ishte fundi i institucionit të Kuvendit të Shqipërië. Ne ngritëm gjithashtu një tjetër problem që ka lidhje me listën e zgjedhësve që, për fatin e keq, nuk kanë përfunduar akoma. Probleme që kanë të bëjnë me monitorimin e procesit zgjedhor dhe njëkohësisht për mundësinë që duhet parë për të gjetur një marrëveshje, në mënyrë që të mos kemi deformim të votës së qytetarëve shqiptarë”,- tha dje Mediu. Të njëjtën çështje ka ngritur gjatë tryezës së djeshme edhe kryetari i PDR-së, Genc Pollo, i cili gjatë një deklarimi për mediat u shpreh se shqetësimi në fjalë, ashtu si edhe problemet e tjera të evidentuara nga opozita, u mbajtën shënim nga përfaqësuesit e ODHIR-it, me qëllim që në të ardhmen të kihen parasysh në rekomandimet që ata do të përcjellin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nese PS paraqet te inkriminuar si kandidate.. athere Berisha te shkoj der me dere tek Shqiptaret ( se ata do votojne e jo ky Stromboli..i ullirit) e tu a shkoqise kete pune e shqipot ne se do binden nuk do votojne per te inkriminuarit..

    Pse cdashka Berisha... te kandidoje Nano 100 engjej...?

    athere engjejt do votohen e fiton Nanua..

    Pra Berisha po i terheq vrejtje Ps-se qe.. na moj Ps zgidhi te mire se do humbesh e na fike..

    Pra ti stromboll i ullirit thuj Nanos te permirsoje cilesine e kandidateve te vet se rrezikon.. PS-ja..

    hajde rryp hajde..

    po shyqyr qe ka nxjerre Nano 100 hajno thas bidona..qe ti Berish (ne se je i PD-se.) te kesh rast se cfar te thuash ne popull qe ata..populli te votoje Pd-ne..e jo hajdutet..

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e RRyma
    Anëtarësuar
    14-10-2002
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    167

    Shpetim Idrizi

    Shpenzimet e Nanos, 30 mijë euro në ditë

    Si po e kalon kohën kryeministri në hotelin më të shtrenjtë të botës


    Der tani Fatos Nano me të shoqen ka kaluar vetëm tre netë përrallore në Dubai, dhe nuk dihet se sa do të qëndrojë akoma. Vjet ai u kthye nga pushimet e gjata dimërore diku nga mesi Janarit. Nëse edhe këtë vit ndodh e njëjta histori, i bie që Shpëtim Idrizi duhet të paguajë diku tek një gjysmë milioni Euro

    Kryeministri Fatos Nano vijon pushimet e tij superluksoze në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku është sistemuar në hotelin më të shtrenjtë të botës, "Burj-Al-Arab". Nano ndodhet atje në shoqërinë e bashkëshortes së tij, Xhoana Nano, si dhe të drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Shpëtim Idrizi, i cili po paguan shpenzimet astronomike të çiftit kryeministror.

    Mësohet se Fatos Nano ka mbërritur në Dubai në orët e drekës së datës 1 janar, pasi kishte kaluar dy ditë të "vështira" në Lugano të Zvicrës më 30 dhe 31 dhjetor 2004. Kryeministri së bashku me bashkëshorten e tij u nis për në Lugano në bordin e një çarteri, në mëngjesin e 30 dhjetorit. Dëshmitarë okularë thanë se e kanë parë Nanon në kazinonë më të famshme të Luganos në mesnatën e ndërrimit të viteve, ndërkohë që mësohet se gjatë qëndrimit në Zvicër ai kishte pasur edhe probleme shëndetësore. Burime nga stafi i hotelit "Swiss Diamond Hotel Olivella" në Lugano thanë për "RD" se Fatos Nano ka pasur një fryrje barku dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore gjatë 30 dhjetorit. Por duket se problemet i kanë kaluar shpejt kryeministrit dhe kjo nuk e ka penguar atë që të qëndrojë deri në mëngjez në kazino, ku mund të ketë lënë si gjithmonë shuma të mëdha parash.

    Të nesërmen në mëngjez, Nano ka marrë rrugën për në perlën e Emirateve të Bashkuara, hotelin "Burj-Al-Arab, duke dashur që ta nisë "mbarë" dhe me "bollëk" Vitin e Ri 2005. Në hotel është bashkuar me donatorin apo siç e quan ai me shaka "viktimën", i cili në këtë rast ishte drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Shpëtim Idrizi. Ky i fundit nuk e ka për herë të parë rolin e përballuesit të shpenzimeve të kryeministrit, sidomos kur bëhet fjalë për vende ekzotike, si Dubai.

    Njëri nga njerëzit më të besuar të kryeministrit dhe anëtar i klanit të Xhoanës, Shpëtim Idrizi është shndërruar në një prej ujqërve më të rrezikshëm të korrupsionit në Shqipëri.

    Në hotelin superluksoz "Burj-Al-Arab", i cili ka në dispozicon të klientëve shumë të pasur vetëm suita, nuk mund të gjesh një të tillë nën 3000 mijë dollarë, ndërkohë që atje mund të marrësh edhe një suitë me 20 000 euro. Po të kihet parasysh uria e kryeministrit për luks me paratë e zyrtarëve të korruptuar apo të biznesmenëve të lidhur me pushtetin, i bie që Fatos Nano të ketë zgjedhur një suitë nga më të shtrenjtat e hotelit. Me një llogaritje të përafërt, i bie që vetëm në shpenzimet brenda hotelit, çifti kryeministror mund të harxhojë rreth 30 mijë euro në ditë. Por kryeministri ynë që pëlqen shumë kumarin dhe trillet e tjera, nuk mund të qëndrojë kurrësesi brenda për të shijuar deri në fund vetëm kënaqësitë që të japin ambientet e brendshme të hotelit. Der tani, ai ka qëndruar tre netë përrallore në Dubai dhe nuk dihet se sa do të qëndrojë akoma. Vjet, ai u kthye nga pushimet e gjata dimërore diku nga mesi i janarit. Nëse edhe këtë vit ndodh e njëjta histori, i bie që Shpëtim Idrizi duhet të paguajë diku tek një gjysmë milioni Euro. Ndoshta dhe më shumë. E konvertuar në maune kontrabandë që futen pa doganë, nuk dihet se sa i bie.


    Ja si përshkruhet hoteli në të cilin ndodhet Nano


    Ky hotel është i njohur si më i miri në botë. Ai është dizenjuar për të ngjasuar me një velë anijeje në udhëtim. Hoteli kap lartësinë e 321 metrave dhe dominon të gjithë bregdetin e Dubait. Natën ofron një pamje të paimagjinueshme, të rrethuar nga skulptura me ngjyra të ujit dhe të zjarrit. Ky hotel, që ka vetëm suita, është gjëja më fine që planeti ka në dispozicion për të ofruar.

    Shoferi i juaj nget gjithmonë një Rolls-Royce, është i veshur shik me kostumin e tij, Recepsion privat në çdo kat të hotelit dhe një brigadë shërbyesish shumë profesionalë që janë rreth jush në çdo sekondë. Në këtë formë jeni të sigurt për një shërbim të personalizuar të nivelit të lartë gjatë gjithë kohës së qëndrimit tuaj në këtë hotel.


    Rezervimi


    Nëpërmjet internetit kushdo mundet të rezervojë një suitë në "Bujr-Al-Arab". Redaksia bëri dje një rezervim nëpërmjet internetit. Më poshtë po paraqesim të dhënat e rezervimit.

    Numri i rezervimit W010900134798N1

    Suitë për 2 të rritur, vetëm me një dhomë gjumi, nga 9 janari deri në 13 janar në katin e 25-të të hotelit dhe me të drejtën për të pirë duhan. Ka dy mundësi. Të dyja suitat janë Deluxe KING, e para e jepet për 1333,33 dollarë dhe e dyta për 5333.33 dollarë amerikanë. Bashkë me rezervimin shërbimi on-line i hotelit specifikon se taksitë e hotelit mund të vijnë të marrin personin në aeroport. Makinat janë Rolls-Royce dhe BMW seria 7. Rolls-Royce kushton 100 dollarë, ndërsa BMW 87 dollarë.

    Në çmimet e mësipërme nuk janë përfshirë 10% taksa për bashkinë dhe 10% taksa e shërbimit ose bakshishi. Pra, çdo çmimi të paraqitur më sipër duhet t'i shtohen patjetër e 20% e vlerës së listuar. Rezervimet e mësipërme janë pjesë e uljes së madhe të çmimeve që bën kompania administruese e hotelit. Sigurisht që suitat e mësipërme janë më të lirat. Në këtë hotel, suitat kategorizohen në të thjeshtat që janë dy të mësipërmet, suitat me dy dhe me tre dhoma gjumi, suita biznesi, suita presidenciale dhe suita mbretërore. Ky hotel ka suita për të cilat duhet të paguash deri në 20.000 euro vetëm për të fjetur një natë. Aty ka një restorant të ndërtuar në katin e 27-të të hotelit, që është gjithashtu mjaft i shtrenjtë. Një darkë jo shumë e ekzagjeruar për një çift shkon tek 800 euro. Hoteli "Burj-Al-Arab" ka 27 kate dhe 202 suita. Në katin e fundit të hotelit, ku është restoranti, mund të zbresësh me helikopter, ndërsa një restorant tjetër është sërish në det dhe aty mund të shkohet me nëndetëse. Sipas faqes në internet të hotelit, suitat për gjithë janarin janë të prenotuara, ndërkohë që për të konsumuar një darkë në restorantin e "Burj-Al-Arab" duhet të prenotosh që dy javë përpara.


    Çmimet minimale. Çaji i pasdites

    Ju mund të shijoni një shumëllojshmëri të madhe çajrash, kafesh, sanduiçësh dhe ëmbëlsirash të servirura së bashku me përzgjedhjen më të mirë të reçelrave të bëra në mënyrë artizanale, vetëm 48$ për person. Ju gjithashtu mund të përkëdhelni veten gjatë çajit të mbasdites, duke porositur manaferra me pana dhe një gotë vere spumante vetëm $68 për person. Në këto çmime nuk janë përfshirë 10% taksa lokale dhe 10% taksa e shërbimit.
    Ma mir neser se dje

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e RRyma
    Anëtarësuar
    14-10-2002
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    167
    Pershendetje Brari,

    fillova te lexoj apo si te them gjurmoj per keta kandidat te PS, auuuuuuuuu Brari po keta na qenkan miljardera te gjithe aiii aiiii aiiiiii, Andis Harasani ishte personi nr 2 qe kerkova qka te shofish miljana miljana paska pas neper duar , dhe te them te drejten nuk kam zemer me te gjurmoj per te tjeret se do ta humbi shendetin
    zoti qoft me shqiperin dhe popullit i ndihmovt, se populli ska forc qe te lirohet nga keta hajna.


    Auuu bre Brari ma ke prish diten
    Ndryshuar për herë të fundit nga RRyma : 15-04-2005 më 01:30
    Ma mir neser se dje

  8. #8
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    04-11-2004
    Postime
    71
    Nga ata ne liste me i pasuri eshte Duraku qe ka monopolin e Petrolit.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KJ

    ---


    E Shtune, 16 Prill 2005


    NANO: PO FITUAM, DRITA PA NDERPRERJE

    Nga Rajmond Taho

    GJIROKASTER - Pas vizites ne bashkine e qytetit te Gjirokastres, perurimit te rruges se re, perurimit te lapidarit ne lagjen "Manalat", inspektimit te punimeve ne Odeonin ne qender te qytetit, perurimit te rikonstruksionit te Telekomit si dhe vizites ne kodren e bukur te qytetit te gurte, kryeministri Nano zhvilloi dhe nje takim ne kinoteatrin e qytetit, me anetare e simpatizante te PS-se.

    Ne kete axhende te ngarkuar, ai shoqerohej nga drejtuesit lokal, si dhe deputetet Fino, Ceco e Tavo. "Jam ketu per te permiresuar gjithcka qe nuk shkon bare. Ne radhe te pare te mbrojme te ardhmen", e nisi fjalen e tij Nano. Duke vazhduar me tej, ai e cilesoi ndryshimin e opozites te mbrapshte e me fytyra te vjeteruara. Duke u rikujtuar militanteve te PS-se edhe njehere se cfare trashegoi Partia Socialiste nga regjimi i Berishes, Nano e cilesoi ate si diktatorial. "Me nje te falur te thjeshte, ai regjim nuk mund ta laje fytyren e vet", ju drejtua ai auditorit. "Minoritaret ishin te persekutuar ne qeverisjen e PD-se", theksoi Nano dje ne Gjirokaster. Madje, ai, opoziten e quajti te pandryshueshme, ndersa PS-ne, te fresket e me shume miq ne boten moderne. "Me Greqine fqinje, mazhoranca socialiste ka marredhenie mjaft te mira, me PASOK-un dhe me partine e Karamanlisit", vuri ne dukje kryeministri. "Perdite po vendosen raporte te reja. Kjo gje do te shihet edhe ne festen e Pashkeve ortodokse, qe po afron dhe ne korrik, ku emigranteve do t'u jepet mundesia per te votuar", u shpreh ai. Edhe pse ne mandatin e trete te saj, PS-ja pretendon ta coje Shqiperine ne Europe, Nano perseri nuk harron te porosite elektoratin, duke i kujtuar vitin 1997, se opozita ka vetem hakmarrje dhe babezi per pushtet.

    Pa sjelle argumente rreth akuzave ne adrese te opozites, si dhe pa bere analizen e punes 8-vjecare te PS-se, Nano u premton zgjedhesve se ne mandatin e trete do te kete uje e energji te panderprere, dyfishim te te ardhurave per cdo individ, deri ne shifren 4800 dollare ne vit, nuk do te kete pension nen 15000 leke. Ne fjalen e tij, ai nuk harroi te permende edhe zhvillimin e fshatit dhe infrastrukturen e zonave rurale. "Luften ndaj korrupsionit Partia Socialiste do ta kete ne qender te vemendjes", tha ai. Edhe ketu nuk ka harruar t'i kujtoje perseri auditorit kercenimet e Berishes nga tribuna e Parlamentit, ne adrese te te korruptuarve.

    Edhe atyre qe votojne per here te pare, rreth 50 mije te rinjve shqiptare, Nano, nga Gjirokastra ju kujton Gjirokastren, ju kujton moshen kur ata ishin 10 vjec, kur ata lane librat dhe luanin me fisheke e kallashe. Ndaj, duke ngritur tonet, ai beri thirrje: "Votoni per Makbule Cecon e Vangjel Tavon!"...

    "Ta bejme ceco, Rulin e PD-se!"

    Kjo qe ironia e radhes e kryeministrit Nano, dje ne mesdite ne qytetin e gurte, ne Gjirokaster. Ceco e Tavo, njeri pas tjetrit perfituan nga rasti te falenderojne te pranishmit, si dhe kryetarin e partise se tyre, liderin Fatos Nano. Me shpalljen e kandidatures se Cecos e Tavos te Partise Socialiste, tabloja elektorale ne dy zonat e Gjirokastres po kthjellohet. Dihen tashme perplasjet. Makbule Ceco e PS-se perballe Genc Rulit te PD-se, Vangjel Tavo i PS-se perballe Spiro Kseres te PBDNJ-se.


    ---


    ..uëuë..

    E din te ngratet gjirokastrite se kush u a beri ..ate loje qe te luajn me fishek e bomba femijet e Shqiperise..po nuk guxojn te flasin.. se jan te dh..jere vete bashk me partin e tire.. e do i thone derrit daje.. tere jetes..



    po fituam thote ..drita panderprerje..
    po ti i fituar je o Nano.. harasani it eshte me ty ne pushtet..jepu drita panderprere.. cpret..

    Po per bo.let e tua ben luften e trete gjirokastritet.. as drita nuk u jep mo..

    eh ku je o tahir Bacova..lluku lluku babashta..

    hidhuni njeher u thot ne kuti te Votimit pasandaj shohim u japim a jo drita..
    cfar poshterimi i ben Dubaisti nje Qyteti e kujt se Qytetit te Kadarese.. e ata te mjere si qent e Cirkut rrin pupthi e lehin bo.le mullaqe madhin..

    Bashk puntorja e Bandes Hakmarrja Makbule Iljazi.. don Votat e Qytetit te Kadarese..



    ............


    Tema:

    ..

    EDITORIALI

    Zogu Korb

    Nga Prof. Dr. Apollon Baçe

    Nata nxin e ndjell fatkob,
    korbi fat e fati korb.
    Ca me thonj e ca me kamë,
    Hapet varri nën krokamë.
    Varr që rron kur rrojtjen bren,
    Dita ditës ia rrëmben.
    (Xhevahir Spahiu, Fati Korb)

    “Jam zog i lirë i hapësirës shqiptare” thotë Nano. Zog
    i lirë. Si Zogu Korb që ndjell me krokamë korbin- fat
    dhe fatin- korb. Që çuket mbi kufomat që skamja i vari
    në litar, mbi kufomat që u shkelën dhe u flakën në
    kanal dhe që trutë iu u mblodhën me grushta nga
    pluhuri, mbi kufomat e grave dhe kërthinjve që u
    vdiqën buzë detit.
    “Ngrihuni në këmbë” u vikat ai grave. “Për të ndalur
    atë që flokët e bardha të shumë nënave i ka mbuluar me
    shami të zeza… Bëhuni barrikadë e pakalueshme për
    rikthimin e ankthit, plaçkitjes, shkatërrimit”. Shami
    të zeza, ankth, plaçkitje, shkatërrim. Gra në
    barrikada kundër grave- meshkuj. Si në filmat horror
    të “science fiction”-it.
    “Një det me dhimbje të thellë nëntëvjeçare e
    familjarëve të të humburve nga Maqellara… Me urdhër të
    Kryeministrit, ministri Toska do t’u shpërndajë 32
    familjeve të të humburve 32 kopje të kasetave të
    televizioneve greke që t’i shikojnë e komentojnë me
    njerëzit e tyre dhe me juristë”. Varre- sërishmi
    varre, kocka- sërishmi kocka. Dhe ky është blatimi
    elektoral për verilindjen shqiptare, që e mira është
    të mos ta shihni. Të mos ta shihni ulërimën e heshtur
    të urisë afrikane të kërthinjve.
    “Modele të stisura të ekspertëve KOP-jacë” i sulet ai
    KOP-it. Duke iu kundërvënë ekspertëve të dalë nga
    Harvardi, Oksfordi a École Polytechnique-u “këshillin
    bashkiak dhe administratorët dhe specialistët shumë të
    zotë kuçovas… që kanë organizuar One Stop Shop”-in.
    Punishte- dyqanin për lejeshitje bananesh në ish
    Qytetin Stalin.
    “Nuk ka nevojë të shpiken teori apo të risillen terapi
    vdekjeprurëse“ krokan ai sërish duke i renditur
    specialistët e KOP-it brinjaz mjekëve të Konzlager-ve,
    kampeve naziste të shfarrosjes në masë. Varre, vdekje,
    terapi vdekjeprurëse. Si në “Fleurs Du Mal”-in e
    Charles Baudelaire-it ku edhe e bukura kundërmon myk
    varri.
    “Ne kërkojmë të mbrojmë të ardhmen e vendit, të
    ardhmen e shtetasve, të ardhmen e fëmijëve, të ardhmen
    e brezit të artë” thotë zogu i lirë, Zogu Korb. Të
    mbrojmë, barrikada, ngrihuni në këmbë, bëhuni
    barrikadë e pakalueshme. Si në ’97 kur Gjinushi
    këndonte “O burra merrni armëtë. Ja vdekje- ja liri”.
    Dhe nga viti i hidhur ’97, nga njëri ndër vitet më të
    hidhur shqiptarë, s’më ndahet sysh ai riti kanibalesk
    i coptimit me thika të togerit nga Tropoja, fashat e
    gjakut që la me fytyrë kur e hoqën zvarrë në beton,
    vikama e “gjamës” në varrimin e këtij të përçudnuari
    me kufomë të pëçudnuar. Ajo vikamë që desh u kthye në
    vikamë të luftës më të shëmtuar dhe më të egër, luftës
    vëlla me vëlla.
    Dhe këtu do t’i kujtoja Zogut të lirë Korb që autori i
    Evil Speech Empire-it Ronald Reagan-i paralajmëron se
    “Regjimet e mbjella me bajonetë i kanë rrënjët e
    shkurtra”. Dhe do t’i thoja se, pavarësisht se sipas
    m-l “pushteti buron nga gryka e pushkës”, sipas Biblës
    “ai që vjen me shpatë nga shpata do vdesë”.
    Dhe do ta përfundoja duke thënë se “zgjedhjet e lira
    dhe të ndershme” që e tërë bota kërkon nga Shqipëria,
    nuk kërkojnë as zbatimin e citatit të Biblës. Zbatimin
    e këtij citati e kërkojnë krokamat “Ngrihuni në këmbë,
    bëhuni barrikadë e pakalueshme, mbroni të ardhmen e
    vendit”.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 16-04-2005 më 01:59

  10. #10
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551

    Ps Nis Sot Tryezat, Do Shpaloset Platforma Zgjedhore

    Partia Socialiste nis sot tryezat, qe do te perdoren per tema te vecanta, si arsimi, shendetesia, integrimi. Fushata paraprake do te nise me tryezat e debatit, ku do te parashtrohen 10 fushat me te rendesishme per PS. Cdo dite PS do te shpalose nje pjese te platformes se saj. Kryeministri Nano dhe kryebashkiaku Rama pritet te jene drejtuesit e ketyre debateve, nderkohe qe do te kete te ftuar edhe perfaqesues nga shoqeria civile.
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sërish zgjedhje të parakohshme parlamentare?
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 09:49
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2007, 08:34
  3. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marëveshja në zyrën e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  4. Zgjedhje historike në Kuvajt, gratë votojnë për herë të parë
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 06:01
  5. Kierkegaard
    Nga Veshtrusja në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 13:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •