Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Shën Joani i Shkallës - 30 mars

    Jeta e Shën Joanit të Shkallës

    Shën Joani i Shkallës nderohet nga Kisha si një asketik i madh dhe autori i librit spiritual të mirënjohur SHKALLA, prej te cilit ai merr edhe emrin "Shën Joani i Shkallës" (ose Shën Joan Klimakos në greqisht)

    Nuk kemi gati fare të dhëna mbi origjinen e Shën Joanit. Një traditë sugjeron që ai kish lindur në Konstandinopojë rreth vitit 570 dhe ishte i biri i Ksenofonit dhe Marias.

    Joani shkoi në Sinai kur ishte vetëm 16 vjeç, duke u dorëzuar tek Abba(At) Martirios që u bë instruktori dhe udhëheqesi i tij shpirtëror. Pasi kaluan 4 vjet, Shën Joani u hirotinis si murg. Abba Strategjios i cili ishte prezent në hirotonisjen e Shën Joanit, parashikoi se ai do te bëhej një figurë e shquar e Kishës së Krishtit.

    Për plot 19 vjet Shën Joani bëri progres në monasticizëm duke iu bindur Atit të tij shpirtëror. Pas vdekjes së Abba Martyrios, Shën Joani filloi jetën e izoluar, duke jetuar në një vend të eger të quajtur Thola, në të cilin ai kaloi 40 vjet duke punuar në qetësi, duke agjëruar, duke u lutur, duke qarë me lotë pendese.

    Nuk është rastësi që në librin SHKALLA Shën Joani flet për lotët e pendesës: "Ashtu si zjarri djeg dhe shkatërron drurin, ashtu edhe lotët pastrojnë çdo papastërti, si të jashtme edhe të brendshme." Lutja e tij e shenjtë ishte e fortë dhe e konçize, sic mund ta shihni nga një shembull i jetës së shenjtorit që e kënaqi Perëndinë.

    Shën Joani kishte një dishepull të quajtur Moisi. Njëherë shenjtori e urdhëroi dishepullin e tij që të sillte pleh për të fertilizuar kopshtin e perimeve. Pasi dishepulli e përmbushi porosinë me bindje te plotë, Moisiu u shtri në hijen e një shkembi të madh pasi bënte vapë përvëluese vere. Shën Joani ishte në qelinë e tij në gjumë të lehtë. Papritur, një njeri me një pamje të mahnitshme iu shfaq asketikut të shenjte dhe e zgjoi nga gjumi, duke i tërhequr vëmendjen: "Joan, si të flihet pa u merakosur fare kur Mosiu është në rrezik?"

    Shën Joani u zgjua menjëherë dhe filloi të lutet për dishepullin e tij. Kur Moisiu u kthye në darkë, Shën Joani e pyeti nëse e kish zënë ndonjë fatkeqësi.

    Murgu iu pergjigj: "Një shkemb i madh do të me kishte zënë nën të teksa flija poshtë tij nga dreka, por u largova nga ai vend në kohë sepse kujtova se dëgjova zërin tënd duke më thirrur mua." Shën Joani nuk i tha dishepullit të tij për vizionin e tij por falenderoi Perëndinë.

    Shën Joani e hante ushqimin që lejohej nga rregullat monastike por vetëm në mënnyrë të moderuar. Ai nuk flinte shumë, vetëm aq sa të kish fuqi për vete, që të mos e prishte mendjen me vigjilje pa pushim. "Unë nuk agjeroj në menyrë të ekzagjeruar," tregonte për veten e tij, "as nuk qëndroj në vigjilje të gjata tërë natën, as nuk shtrihem në tokë, por e kontrolloj veten..., dhe Perëndia më shpëtoi shpejt."

    Shembulli i mëposhtëm i përulësisë së Shën Joanit vlen të përmendet. Duke qenë se i ishte dhuruar dallimi midis së mirës dhe së keqes dhe urtësia nëpërmjet eksperiencave shpirtërore, ai priste me dashuri që të gjithë ata njerëz që i vinin për ta takuar dhe i udhëzonte në rrugën e shpëtimit. Një ditë disa murgj ziliqarë i tërhoqën vemendjen se fliste shumë dhe kështu Shën Joani nuk nxorri asnjë fjalë nga goja për një vit. Murgjit e kuptuan gabimin e tyre dhe shkuan tek asketi dhe iu lutën që të mos tua mohonte përfitimin shpirtëror të bashkëbisedimit me të.

    Që ti fshinte nga të tjerët veprat e tij asketike, Shën Joani nganjëherë shkonte në një guvë, por fjalët për shenjtërinë e tij u perhapën shumë larg nga vendi ku ai jetonte. Vizitorë nga të gjitha shtresat e shoqërisë i vinin ta takonin, për të dëgjuar fjalët e tij për lartësimin moral dhe shpëtimin. Pas 40 vjetësh në asketizëm të izoluar, ai u zgjodh si igumen (abot) i Manastirit të Shën Katerinës në Sinai në moshën 75 vjeçare. Shën Joani e qeverisi manastirin e shenjtë për 4 vjet.

    Me kërkesë të abotit të manastirit të Raithu, Shën Joani shkruajti SHKALLËN e papakrahasueshme, një libër me udhëzime për murgjit që dëshironin që të arrinin perfeksionin shpirtëror.

    Duke e njohur urtesinë dhe dhuratat shpirtërore të Shën Joanit, aboti i kërkoi atij që të shkruante gjithçka që ishte e nevojshme për shpëtimin e atyre që ndiqnin jetën monastike. Një liber i tille do të ishte "një shkallë e ngritur në tokë" (Gjen 28:12), që do ti udhëhiqte njerëzit në dyert e Parajsës.

    Shën Joani mendonte se një detyrë e tillë ishte përtej aftësive të tij, por për tiu bindur abotit ai e përmbushi kërkesën e tij. Shenjti e quajti veprën e tij SHKALLA, sepse libri është "një shkallë e ngritur që të shpie nga gjërat tokësore në Të Shenjtin e të Shenjtëve..." Tridhjetë hapat e perfeksionit shpirtëror korrespondojnë me 30 vitet e jetës së Zotit Krisht. Kur ti kemi ndërmarë këto 30 hapa, do ta gjejmë veten në mes të të drejtëve dhe nuk do të pengohemi më. SHKALLA fillon me heqjen dorë nga gjërat tokësore dhe përfundon me Zotin, i Cili është dashuri (1 Jn 4:8). Pavarësisht se libri u shkruajt për murgjit, çdo i Krishterë në botë pasi ta lexojë do ti referohet librit si një udhëzim i pagabueshëm për tu ngjitur tek Perëndia dhe si një ndihmesë e madhe në jetën shpirtërore.

    Hapi i 22 në SHKALLË flet për format e ndryshme të mburrjes. Shën Joani shkruan:

    Kur agjeroj, unë mburrem dhe kur e lejoj veten që të hajë ushqim në menyre që të fsheh nga sytë e njerëzve agjerimin, unë perseri mburrem me kujdesin që tregoj. Kur vishem me rroba të mira më pushton ndjenja e vetkënaqësisë dhe kur vishem me rroba të vjetëruara përsëri më pushton ndjenja e vetëkënaqësisë. Nëse flas, mburrja më nënshtron. Nëse dua të rri pa folur, përsëri dorëzohem tek mburrja. Kur lloj gjembi kur del qëndron me majën lart.

    Një person që mburret duket sikur kënaq Zotin, por në fakt ai përpiqet që të kënaqi më shumë njerëzit se sa Zotin.

    Njerëzit me shpirt fisnik i durojnë fyerjet pa iu dridhur qerpiku dhe me dëshirë, por vetëm të shenjtët dhe të drejtët mund të dëgjojnë lëdvdata pa u dëmtuar prej tyre.

    Kur mësoni se fqinji ose shoku ka folur keq për ju, prapa krahëve tuaja apo në sy, lavdëroje dhe duaje atë.

    Përulesi nuk tregon ai që korigjon vetveten, pasi kush eshte ai që nuk e duron veten e tij? Por vetëm ai njeri që është ofenduar nga dikush dhe përsëri vazhdon të tregojë dashuri për të.

    Kushdo që është krenar për dhuratat e tij natyrore, si inteligjenca, të mësuarit, të lexuarit, të komunikuarit të pastërt, dhe cilësi të tjera të ngjashme me këto që fitohen pa shumë punë, ai njeri asnjëherë nuk ka për të marre dhuratat supernatyrale. Kushdo që nuk është i besuar me gjëra të vogla (Lk 16:10) nuk është i besuar as me gjëra të mëdha, por ama është mburracak.


    Ndodh shpesh që Zoti i përul mburracakët duke u dërguar një fatkeqësi të papritur. Por nëse lutja nuk e shkatërron krenarinë, duhet të sjellim ndër mend largimin e shpirtit nga kjo jetë. Dhe nëse as kjo nuk na ndihmon, le të kemi frikë nga turpi që vjen pas çnderimit. "Sepse kushdo që do ta përuli veten do të lartësohet, dhe kushdo që e lartëson veten do të perulet" (Lk 14:11). Kur ata që na lavdërojnë ne, ose më mirë të themi na joshin ne, fillojnë të na lavdërojne, duhet të sjellim ndër mend mëkatet tona të shumta dhe pastaj kemi për ta kuptuar qe nuk jemi të denje për ato qe ata na thonë apo bëjne për të na nderuar.

    Në librin SHKALLA Shën Joani përshkruan ngjitjen lart për në perfeksionin shpirtëror që është e rëndësishme për të gjithë ata që duan të shpëtojne shpirtin e tyre. Është një përmbledhje e shkruar e mendimeve të tij, të bazuara në urtësinë e akumuluar të shumë asketëve të urte dhe në përjetimet shpirtërore të vetë shenjtorit. Libri është një ndihmë e madhe në rrugën për tek e vërteta dhe virtyti. Me përjashtim të Shkrimeve të Shenjta dhe librit "Jeta e Shën Antonit" të Shen Athanasit, ky është libri më i kopjuar dhe me influencen më të madhe në gjithë historinë e Krishtërimit.

    Hapat e SHKALLËS hidhen gradualisht nga një fuqi në tjetrën në rrugën e nisur për në perfeksion. Destinacioni nuk arrihet papritur por gradualisht ashtu siç thotë edhe Shpëtimtari: "...Mbretëria e qiejve po pëson dhunë dhe të dhunshmit e grabitën." (Mt 11:12)

    Shën Joani i Shkallës përkujtohet të Dielën e katërt të Kreshmës së Madhe dhe në 30 mars të çdo viti.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 13-04-2005 më 16:29

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Shën Joani i "Shkallës"


    Parathënie

    Të dhënat biografike që na kanë mbërritur për oshënar Joanin, shkrimtarin e "Shkallës", për fat të keq janë të pakta. Biografia e shkurtër që na la Daniel Rethina, është më tepër një fjalë solemne, sesa një tekst biografik.
    Atdheu i tij është i panjohur. Disa supozojnë se prejardhja është nga një vend bregdetar ose ishull, sepse në veprën e tij përdori pamje nga jeta bregdetare.
    Nga ana kronologjike jeta e tij caktohet nga viti 525 deri 600.
    Familja e tij me siguri duhej të ishte e pasur, sepse i lejoi të vazhdonte edukimin dhe shkollimin e një shkalle të lartë. Joani, në moshën 16 vjeç, ndërroi botën me shkretëtirën e Sinait; ai "kishte shumë dituri" dhe për këtë mori edhe emrin "skolastik". Pra, Joani u mbiquajt "Skolastiku-Shkollari".
    Joani u dorëzua për drejtimin e tij shpirtëror tek Aba Martini. Pas vdekjes së jerondit u tërhoq në një shpellë asketike në zonën "Tholas", dy orë larg manastirit dhe u ushtrua në jetën asketike për 40 vjet.
    Jeta e shkretëtirës ia ngriti në një shkallë shumë të lartë inteligjencën, mençurinë dhe kënaqësinë drejt hyjnoreve. E hipi në majat më të larta të shenjtërisë dhe e brumosi me teoritë gjeniale, "u mbush me teori të mëdha" sipas himnografit.
    Për të gjithë monakët u bë mësuesi i ndriçuar nga Perëndia, pedagogu i pashoq i shkretëtirës, "ylli i pastër i mësimeve të tij" shuante çdo etje shpirtërore të tyre. Nuk i mungonte gjithashtu edhe hiri i mrekullive. Në Sinai ishte ridukur një Moisi i ri ose i dyti. Ky ishte mendimi i të gjithëve.



    Shën Joani i "Shkallës"


    Jeta e Shenjtit e shkruar nga monaku Daniel Refino

    1. Që herët në jetën engjëllore

    Cili është qyteti që lindi dhe edukoi këtë burrë hyjnor para jetës së tij asketike, nuk mund ta themi me siguri dhe përpikmëri, por qytetin në të cilin rron tani dhe e ushqen me ushqim hyjnor e njohu para nesh Apostulli i madh Pavli, sepse ndodhet tani në Jerusalemin qiellor, ku është Kisha e të parëlindurve, "jeta e të cilëve është në qiej." Atje, duke ngopur të pangopurit me ushqim jolëndor dhe duke parë bukuritë e padukshme, shijon shpërblimin e merituar të djersës së vet dhe si çmim të merituar të mundimeve të tij fitoi trashëgimin qiellor. Tani kërcen përjetësisht bashkë me ata që tashmë "jetuan jetë të pëlqyer te Perëndia." Se si e fitoi këtë gjë i lumturi, i paharruari, do ta paraqesim më poshtë.
    Ati oshënar në moshën 16 yjeç ia dedikoi veten e tij Krishtit si "flijim të pëlqyeshëm dhe të pranueshëm", duke hyrë në peshoren e jetës monakale në Malin Sinai. Nga kjo banesë e dukshme marshonte dhe drejtohej drejt Perëndisë së padukshëm.
    Me këtë largim (largim është ndarja nga çdo gjë tokësore që të të mbetet mendja e gjithmonë vetëm tek Perëndia) e vazhdoi rrugën si një mbrojtës më vete i të rejave, d.m.th. si mbrojtës i virtyteve të shpirtit. Me këtë largim mënjanoi gjithë jetën e pahijshme (këtu nënkuptohet i ashtuquajturi guxim i keq) dhe veshi rrobën e përuljes, kështu që dëboi që në fillim demonin e krenarisë dhe të besimit në veten e tij. U nënshtrua dhe ia besoi shpirtin Zotit, atit shpirtëror, si dhe një udhërrëfyesi të përkryer dhe kështu pa rrezik e nisi rrugën e madhe të rrezikshme dhe të trazuar të kësaj jete.
    Ishte krejtësisht i vdekur për botën dhe dëshirat e tij personale, sikur ta kishte shpirtin pa logjikë, pa dëshirë dhe të mënjanuar krejtësisht nga kërkesat natyrore dhe dëshirat. Përpara se të njihte "të panjohurat" qiellore kishte përfituar mirë mençurinë njerëzore, gjë origjinale, sepse dituritë janë krenaria e jetës tokësore, e ato të gjitha degjenerohen përpara përuljes "më Krishtin".


    2. Murg trim

    Pasi jetoi kështu për 19 vjet dhe u zbukurua me realizimin e lumturisë së nënshtrimit, kur tashmë jerondi i shenjtë që e kishte stërvitur ishte larguar nga kjo jetë, atëherë fillon edhe ai garën e jetës së qetë, duke mbajtur në duart e tij si armë të fortë, uratat e shenjta të jerondit të tij që të shkatërronte me to fortifikatat e satanait, Zgjedh palestrën e mënjanuar të ushtrimeve të tij në një largësi prej 8 km nga kisha e manastirit në vendin që quhej Thala. Kjo shpellë e Shenjtit u kthye në kishë për nder të tij dhe ruhet deri sot. Kjo gjendet dy orë larg nga perëndimi i manastirit të Sinait. Qëndron atje për 40 vjet, i rrethuar gjithmonë nga dashuria e ngrohtë dhe e madhe hyjnore. Por kush është në gjendje të përshkruajë me fjalë mundimet që provoi oshënari në këtë vend? Si mund të dalin në sipërfaqe gjithë mundimet të cilat qëndrojnë të padukshme, pa i parë askush? Por duke marrë si shembuj të vegjël disa nga bëmat e tij, le të përshkruajmë jetën e këtij oshënari të madh.


    3. Jeta e tij në shkretëtirë

    Hante nga të gjitha gjërat që u lejoheshin murgjve, por shumë pak. Kështu, me një mençuri të madhe, luftoi njëkohësisht krenarinë dhe idenë se ishte diçka e rëndësishme, sepse me ushqimin e pakët shkatërronte fuqinë e barkut që kurrë nuk ngopet dhe së bashku me kreshmën e fortë i thoshte: "Pusho, mos fol", d.m.th, "Mbylle gojën". Meqë hante pak nga të gjitha gjellët, mundi dhe nënshtroi tiraninë e fodullëkut. Gjithashtu, me largimin dhe mënjanimin e plotë të kontakteve me njerëzit shoi dhe dëshirat e natyrës njerëzore derisa i përuli dhe i shoi fare. Trimi i trimave, me mëshirën e Perëndisë dhe me mungesën e gjërave të nevojshme për jetën e tij, iu shmang edhe ndjenjës së kopracisë edhe ngjitjes pas gjërave materiale.
    Shpirtin e tij e ngjalli nga vdekja që e kërcënonte çdo çast, d.m.th nga paralizimi i shpirtit dhe mbyllja e trurit, dembelizmi dhe indiferentizmi ndaj asketizmit, urrejtjes ndaj premtimeve murgërore, plogështisë, duke e shpuar me thumbin e "kujtimit të vdekjes".
    Me vdekjen e çdo ndjenje për të kërkuar diçka me pasion (ndoshta nga ndonjë virtyt jolëndor qiellor), shkëputi vargonjtë e hidhërimit. Më parë kishte varrosur me shpatën e bindjes, zemërimin dhe inatin. Me trupin e tij nuk dilte jashtë, por, edhe me fjalën që nuk i dilte kollaj nga goja, varrosi shushunjën e mburrjes që shtrin kudo pëlhurën si merimangë.
    Po ç'mbetej? Fitorja dhe çmimi kundër së keqes së tetë d.m.th. pastrimi përfundimtar nga fodullëku dhe mendjemadhësia. Këtë pastrim e filloi vetë me bindjen dhe e përfundoi vetë Zoti i Jerusalemit Qiellor që erdhi personalisht dhe ngriti kundër mendjemadhësisë nënshtrimin, pa të cilin nuk është e mundur të mundet djalli dhe banda e tij.
    Po në cilin vend të kurorës që po thur të vendos burimin e lotëve të oshënarit? Eshtë një hir që nuk e gjen te kushdo. Ky burim i fshehtë i këtyre lotëve ekziston deri sot dhe është një shpellëz e vogël që gjendet në një qoshe, në fund të malit dhe në një largësi të tillë nga qelia e tij dhe të tjerat, sa duhej që të mbyllte veshët nga zërat e fodullëkut dhe të mbërrinte deri në qiell me ngashërimet, thirrjet dhe lutjet për ndihmën hyjnore dhe gjëra të ngjashme. Gjumi i tij ishte aq sa i duhej për të mos iu dëmtuar trupi nga agripnia. Para gjumit lutej shumë dhe rregullonte tekstet që shkruante, sepse vetëm këtë kishte si frenuese të përtacisë. Gjithë rruga e jetës së tij ishte lutje e vazhdueshme dhe dashuria e pashprehshme ndaj Perëndisë. Ditë e natë sodiste brenda pasqyrës së pastër të dëlirësisë duke mos dashur të ngelej ose më mirë duke mos mundur të ngopej.


    4. Moisiu i nënshtruar

    Një monak i quajtur Moisi ndjeu zemrën e tij që të ngrihet nga dashuria për këtë atë Theofor dhe e luti shumë, duke përdorur si ndërmjetës shumë nga etërit e atjeshëm, që ta pranonte si nxënësin e tij dhe të mësonte prej tij filozofinë e vërtetë. Duke i bërë presion me lutjet e atyre, e theu të lumturin që ta merrte si nxënës.
    Ndodbi një herë që ati i shenjtë ta dërgonte të transportonte dhe të mirë që të mbillnin lakra.
    Moisiu mbërriti në vendin që i tregoi dhe me dëshirë zbatoi detyrën që mori por, kur kaloi ora dhe erdhi pasditja, kur vapa digjte si furrë, se ishte gusht, Moisiu u kthye dhe shumë i lodhur nga transportimi i dheut, mendoi se mund të çlodhej pak. Që të gjente pak hije u shtri poshtë një guri të madh dhe fjeti. Perëndia njeridashës që nuk do të pakësohen shërbëtorët e tij, e arriti me dhembshurinë e tij të zakonshme të keqen në kohën që rrezikohej jeta e Moisiut.
    Si u bë kjo do t'jua tregoj në çast: "Ati ynë i madh Joan, ndërsa po qëndronte sipas zakonit në qeli, po studionte dhe bashkëbisedonte me vete e me Perëndinë, ra në një gjumë të lehtë, kur sheh një burrë të shenjtë që përpiqej ta zgjonte duke i thënë: "Joan, si fle i shkujdesur kur Moisiu gjendet në rrezik?" U hodh përpjetë nga gjumi dhe filloi të lutej, duke e përdorur lutjen si armë për shpëtimin e nxënësit të tij.
    Në darkë, afër mbrëmjes, kur Moisiu u kthye, e pyeti se mos i kishte ndodhur ndonjë e keqe e paparashikuar. "Një gur shumë i madh, iu përgjigj, gjatë orëve të pasdites do të më shtypte e copëtonte, ndërsa po flija rëndë nën hijen e tij, nëse nuk dëgjoja, kështu m'u duk, zërin tënd. U hodha përpjetë me një kërcim të shpejtë e të menjëhershëm dhe u largova, ndërsa në të njëtin çast pashë shkëmbin të copëtohej e të binte poshtë. Duke dëgjuar këto, oshënari i përulur, nuk i përmendi asgjë nxënësit nga vegimi i tij, por brenda tij me thirrje të forta dhe ndjenja dashurie, lavdëroi dhe falënderoi Perëndinë.


    5. Mjeku i pasioneve të fshehta

    Ky njeri i Perëndisë ishte dhe mjeku i pasioneve të fshehta. Një herë një monak që quhej Isak, provoi një luftë të madhe trupore dhe për këtë ishte shumë i dëshpëruar dhe i pezmatuar. Vrapoi tek oshënari dhe me lot e rënkime i zbuloi luftën e tij të brendshme. I tejmrekulluari, pasi mrekulloi besimin dhe nënshtrimin e tij, i thotë: "Eja, vëllai im, të lutemi së bashku dhe Perëndia i dhimbsur dhe i mirë nuk do ta mënjanojë lutjen tonë." I vuajturi nuk kishte mbaruar akoma lutjen dhe ndodhej me fytyrën në tokë kur Perëndia i dhimbsur e realizoi lutjen e shërbëtorit të tij dhe e tregoi kështu të vërtetë profetin David: Zoti kënaq dëshirën e atyre që kanë frikë prej tij, dëgjon britmën dhe i shpëton (Psalmi 144:19).
    Demoni i luftës trupore, i goditur nga kamxhiku i lutjes së nxehtë të oshënarit, u arratis. I sëmuri i mëparshmën e ndjeu veten krejtësisht të shëruar dhe i mbushur me habi falënderonte Perëndinë që lavdëroi shërbëtorin e tij dhe shërbëtorin e tij që lavdëroi Perëndinë.


    6. Edukator shpirtrash

    Disa njerëz të djallëzuar, të mbushur me smirë kundër këtij Ati të paharruar, që e përdorte hirin e fjalës së pasur për të vaditur të gjithë ata që i afroheshin, me njohuritë e doktrinave të tij, e kritikonin si "budalla dhe llafazan" duke u munduar që me këtë mënyrë të pengonin shërbimin e madh që u sillte.
    Ai, duke ditur se "të gjitha i bën me fuqinë e Krishtit" dhe duke mos dashur t'i edukonte vetëm me fjalë ata që i afroheshin për përfitim, por shumë më tepër me heshtjen dhe shembullin e tij, siç thotë dhe Shkrimi, që të ndërpriste dhe shkakun e "kërkimit të shkakut", pushoi për një farë kohe edukimin e pikimit të ëmbël të Fjalës. Këtë e bëri duke gjykuar si të drejtë të dëmtohej pak ai që kërkonte të mirat, për të cilat edhe me heshtjen do t'i ndihmonte, sesa të egërsonte më tepër ata kritikues të panjohur dhe të shtonte kështu maninë e ligësisë së tyre. Ata e respektuan dhe e çmuan tërheqjen dhe pjekurinë e tij. E ndjenë se thurën një burim përfitimi dhe u bënë shkak i një të keqeje të madhe, prandaj filluan ta lusnin së bashku me të tjerët, të vazhdonte fjalën e edukimit, që të mos dëmtoheshin me heshtjen e tij ata që kërkonin fjalën e tij shpëtimtare.
    Atëherë, oshënari u tërhoq dhe filloi përsëri të vazhdonte taktikën e tij të mëparshme, sepse nuk ishte mësuar të kundërshtonte kurrë.


    7. Moisiu i ri

    E mrekullonin të gjithë, sepse ishte epror tek të gjithë dhe për të gjitha dhe për këtë të gjithë monakët si një Moisi të ri, e udhëhoqën me pahir në fronin igumenik. Kështu, ata që ishin në gjendje të dallonin më mirë aftësitë e secilit, vendosën pishtarin në pishtarmbajtësen e igumenisë dhe nuk i zhgënjyen shpresat e tyre. Hipi edhe ai në Malin e Sinait (si Moisiu), hyri në renë e pashkelur dhe mori ligjin dhe teorinë hyjnore të ngjitjes imagjinare. Me fjalën e Perëndisë hapi gojën e tij, tërhoqi Shpirtin e Shenjtë dhe la të dilte fjala e mirë nga thesari i pasur i zemrës së tij.


    8. Në Jerusalemin e sipërm

    Fundi i jetës tokësore e gjeti në veprën e tij duke drejtuar izraelitët d.m.th. murgjit, por nuk i ngjante Moisiut në një gjë: në atë që ky hipi natyrshëm në Jerusalemin e Sipërm, ku ai nuk e di se si humbi Jerusalemin e Poshtëm. Dëshmitar i këtyre që them janë të gjithë ata që shijuan mësimet dhe jehonën e Shpirtit të Shenjtë dhe shpëtuan, por edhe ata që shpëtohen akoma. Edhe bariu ynë i mirë Joani (igumen i Rethinës) luti nxehtësisht dhe bindi të Madhin të zbresë nga Sinai dhe të vinte me mendje pranë tyre, si një tjetër që pa Perëndinë të na sjellë pllakat e shkruara nga Perëndia, të cilat nga jashtë përmbajnë gjërat praktike, ndërsa nga brenda mësimet teorike.


    9. Të dhëna të tjera biografike

    Një herë, ava Martini, jerondi i Joanit, erdhi tek Anastasi i Madh duke pasur me vete edhe nxënësin e tij. Kur ai i pa i tha ava Martinit: "Më thuaj, ava Martir, nga është ky i ri dhe kush e bëri monak?" Ai iu përgjigj: "Shërbëtori yt është atë dhe unë e bëra." "Pupu, aba Martir, i thotë i mrekulluar, kush do ta thotë se igumen të Sinait bëre." Dhe Shenjti nuk u gënjye, sepse Shenjti pas 40 vjetësh u bë igumeni ynë. Një herë tjetër, Joanin e mori me vete jerondi i tij dhe shkuan te Joani i Madh i Savetit që jetonte në shkretëtirën e Gudës. Jerondi, sapo e pa, u ngrit, vuri ujë dhe i lau këmbët e tij, i puthi dorën, ndërsa aba Martirit nuk ia lau këmbët. Kur nxënësi i jerondit, Stefani, i kërkoi shpjegim, jerondi iu përgjigj: "Besomë, biri im, se unë nuk e di se kush është ky i ri. Unë prita igumenin e Sinait dhe këmbët e tij lava."
    Ava Stratiji, ditën që Joani u bë murg, në moshën 20 vjeç, parashikoi për të se do të shquhet si një yll i madh.
    Edhe diçka tjetër më të mrekullueshme: Ditën që u caktua si igumeni ynë dhe kishin ardhur në manastirin tonë rreth 600 të huaj, kur ndenjën në tryezë dhe hanin, shihnin një njeri me flokë të shkurtër, të mbështjellë me një çarçaf si judenjtë, i cili vraponte kudo dhe urdhëronte me autoritet kuzhinierët, ekonomët, përgjegjësit e depove dhe shërbëtorët e tjerë. Kur njerëzit u larguan dhe shërbëtorët u ulën të hanin, kërkonin kudo atë që vraponte dhe urdheronte, por nuk e gjenin askund. Atëherë, shërbëtori i Perëndisë, oshënari Joan na tha: "Lëreni. Nuk bëri asgjë të çuditshme zoti Moisi duke shërbyer në vendin tim."
    Në një rast tjetër, kur në vendet e Palestinës kishte rënë një thatësirë e madhe, banorët e atyre zonave i kërkuan që të bënte lutje dhe pas kësaj ra një shi i bollshëm. Kjo gjë nuk ishte e pabesueshme, sepse "dëshirën e atyre që nuk e respektojnë Zotin dhe lutjen e atyre dëgjon."
    Duhet të mësojmë edhe këtë: "Shën Joani i "Shkallës" kishte vëlla një ava të mrekullueshëm, ava Gjergjin të cilin akoma i gjallë, e vendosi igumen në Sinai dhe vetë u tërhoq në qetësi, të cilën e kishte zgjedhur që në fillim si bashkëshorte të tij. Kur do të nisej për te Zoti, Moisiu ynë i ri, igumeni, oshënar Joani, pranë tij gjendej duke qarë i vëllai, ava Gjergji dhe i thotë: "Më le dhe po ikën? Unë lutesha që ti të më përcillje mua, sepse unë pa ty nuk mund të drejtoj këtë shoqëri, ndërsa tani në të kundërt po, të përcjell unë ty."
    Ava Joani iu përgjigj: "Të mos shqetësohesh e mos të të vijë keq, sepse nëse do të gjej guxim përpara Zotit, nuk do të të lë pas meje të mbushësh as vitin."
    Kështu edhe u bë. Brenda 10 muajsh shkoi edhe ai para Zotit.
    Fjeti më 30 mars të v. 600 në moshën 75 vjeç. I zbukuruar me virtytet shpirtërore hyri në Parajsën e lavdisë së Perëndisë."
    Kisha jonë e vendosi në grupin e oshënarëve. E përkujton dy herë: më 30 mars dhe të Djelën e Katërt të Kreshmës së Madhe.


    Fjalë të Atit tonë, oshënarit Joan i "Shkallës" për përgojimin

    1. Askush nga ata që arsyetojnë drejt nuk do të ketë kundërshtim të thotë se përgojimi lind nga urrejtja dhe ligësia. Për këtë e vendosën në rreshtin e saj pas stërgjyshërve të saj.
    Përgojimi është sëmundje shpirtërore e hollë, por trashet. Ngjan me një shushunjë të trashë, të fshehur që të mos duket, por që thith dhe zhduk gjakun e dashurisë.

    2. Dëgjova disa që përgojonin dhe i kritikova. Këta punëtorë të së keqes, që të justifikohen, m'u përgjigjën se e bënin nga dashuria dhe interesi për ata që kritikonin. Atëherë u thashë që ta linin këtë lloj dashurie që të mos përgënjeshtrohej ai që tha: "Do të shfaros atë që shpif tinës kundër të afërmit."(Psalmi 101 : 5).
    Nëse pretendon se e do tjetrin, të lutesh fshehur për të dhe të mos e përgojosh, sepse kjo lloj dashurie është e pranueshme nga Zoti.

    3. Gjithashtu, mos harro edhe këtë dhe kështu sigurisht që do të përmendesh dhe do të pushosh së kritikuari atë që gaboi: Juda i takonte rrethit të nxënësve, ndërsa kusari rrethit të kriminelëve. Eshtë e denjë për t'u admiruar sesi brenda disa çasteve njëri mori vendin e tjetrit!

    4. Pashë një njeri që mëkatoi hapur, por fshehur u pendua. Atë që unë e kritikova si imoral, Perëndia e konsideroi të pastër, sepse me pendimin e tij ishte mëshiruar.

    5. Atë që kritikon të afërmin, kurrë mos e respekto, por edhe t'i thuash: "Pusho, vëlla. Unë çdo ditë gaboj edhe më keq dhe si mund të kritikoj të tjerët?" Kështu do të kesh dy përfitime dhe me një ilaç do të shërosh edhe veten edhe të afërmin.

    6. Një rrugë dhe madje më e shpejta që të çon në faljen e mëkateve, është që të mos kritikojmë deri sa është e vërtetë fjala e Perëndisë: "Mos gjykoni, e nuk do të gjykoheni" (Lluk. 6 : 37). Ashtu si zjarri që nuk përshtatet me ujin ashtu edhe kritika me atë që do pendimin.

    7. Edhe nëse sheh njeri të mëkatojë në çastet e vdekjes së tij edhe atëherë mos e kritiko, sepse vendimi i Perëndisë është i panjohur për njerëzit. Disa ranë hapur në mëkate të mëdha, por fshehur bënë të mira akoma më të mëdha. Kështu u mashtruan kritikuesit dhe ajo që mbanin në duar ishte tym dhe jo diell.

    8. Le të më dëgjoni të gjithë ju kritikuesit e ligj të mëkateve të të tjerëve. Nëse është e vërtetë dhe e vërtetë është se "me gjykimin me të cilin gjykoni, do të gjykoheni" (Mat. 7:2), atëherë le të jeni të sigurt se për sa mëkate kritikuam të tjerët, qoftë shpirtërore ose trupore, do të biem vetë në to dhe nuk është e mundur të ndodhë ndryshe.

    9. Sa janë kritikues të ashpër dhe skolastikë të gabimeve të të tjerëve, mund të mposhten nga kjo dëshirë, sepse nuk krijuan akoma për vete një përkujdesje të plotë. Kush heq "mbulesën e egoizmit" dhe sheh me përpikmëri të këqiat e tij, për asgjë tjetër nuk do të përkujdeset në jetën e tij duke menduar se jeta e tij nuk i del për të shlyer mëkatet e tij dhe nëse do të rronte njëqind vjet edhe nëse do të shihte gjithë lumin Jordan të dilte nga sytë e tij si lot.

    10. Demonët na shtyjnë me forcë ose të mëkatojmë, ose të kritikojmë ata që mëkatojnë që me këtë të infektojmë të parët. Predikimet, veprat dhe veprimtarinë e të tjerëve i kritikojnë dhe i përhapin me kënaqësi dhe lehtë të mundurit e të shtypurit mizorisht nga shpirti i urrejtjes.

    11. Gjykimi është rrëmbim brutal i të drejtës së Perëndisë, ndërsa shpifja është katastrofe e shpirtit të atij që shpif.

    12. Ashtu si ai zogu që ha vetëm kokrrat e pjekura të rrushit dhe lë të paprekura kokrrat e pabëra, ashtu dhe njeriu i mirë dhe i ndërgjegjshëm ato virtyte që sheh te të tjerët i shënon me korrektësi, ndërsa njeriu i keq i kërkon të metat dhe i kritikon.

    13. Ashtu si fodullëku që edhe pa pasur pasion tjetër mund të shkatërrojë njeriun, kështu edhe kritika, ndonëse ekziston brenda nesh mund të na dëmtojë plotësisht, pasi veç të tjerave edhe fariseu i paravolisë u dënua për shkak të saj.

    14. Mos kritiko edhe nëse diçka e sheh me sytë e tu, sepse ato shumë herë të mashtrojnë.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    E Diela e katërt e Kreshmëve

    Joani i Shkallës


    Nëse librat bëhen të njohur dhe të afirmuar nga fama e autorit të tyre, në të kundërt, Shkalla e mrekullueshme psikoanatomike i dha emër Joan Sinaitit dhe e bëri të famshëm. Do ishte i panjohur si shumë e shumë të tjerë…
    U lind me sa duket në vitin 525, nuk dihet se ku. Që në moshën 16 - vjeçare kishte shumë kulturë (ndaj dhe quhet skolastik d.m.th. i ditur) dhe hyri në manastirin e Sinait nën urdhrat e ava Martirit, i cili vdiq pas pak vitesh.
    Në moshën 19-vjeçare, pasi kishte vizituar qendra manastiriale të Egjiptit, u tërhoq vetë në një shpellë të një shkretëtire të largët në Thola të Sinait. Aty u ushtrua për dyzet vjet në mënyrë të thjeshtë dhe jo me ekzagjerime që të mos mburrej dhe përjetoi përvoja hyjnore.
    Më pas e zgjodhën me zor igumen të Sinait. Gjatë drekës pas fronëzimit të tij, ceremoninë e “drejtonte” një njeri misterioz, profeti i madh, Moisiu (4 shtator)!
    Dikur lutja e tij solli shiun e shumëpritur, një herë tjetër çliroi një murg nga lufta trupore. Më parë kishte shpëtuar Moisiun, nxënësin e vetëm që kishte në shkretëtirë nga shtypja e një shkëmbi.
    Kur disa ziliqarë e akuzuan si llafazan, ai i ndaloi predikimet e tij jetëdhënese saqë vetë ata u lutën dhe i rifilloi.
    Duke iu bindur mikut të tij Joan, igumen i Raithos, ai kompozoi Shkallën, gëzimi dhe “ungjilli” i murgjve, një tekst gjenial rrezatues, i dendur, me një bukuri letrare të paarritshme dhe një thellësi të pallogaritshme, Psikologjia e Thellësisë (Etërit asketë e kishin gjurmuar shumë shekuj para nesh).
    Si një veprim i çmuar për çdo besimtar, sepse i ngjan një aparati radioskopik të shpirtit, u përkthye në shumë gjuhë të vjetra e të reja.
    Si një shkallë tjetër e Jakovit (Gjen. 28.12) lartëson drejt Qiellit me tridhjetë Fjalët-shkallë të saj. Fillon nga e ulëta, trajton ligësi dhe virtyte dhe përfundon në hyjnizimin nëpërmjet dashurisë. Mbyllet me Fjalën monumentale-shtesë drejtuar Bariut, d.m.th. udhëheqësit shpirtëror.
    Oshënari fjeti më 30 mars, përsëri në shkretëtirë (600) pasi kishte hequr dorë si igumen dhe në vend të tij kishte vendosur vëllanë e tij, Jorgon (festohet së bashku me Martirin e lartpërmendur të Mërkurën e Ndritshme).
    Shenjti kremtohet edhe ditën e fjetjes së tij pra, më 30 mars.

    Ngjallja, Mars 2007
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 08-04-2007 më 21:06

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Hapat e SHKALLËS, librit të Shën Joanit janë:

    1. Mbi heqjen dorë nga bota
    2. Mbi shkëputjen
    3. Mbi internimin ose peligrinazhin; në lidhje me ëndërrat që fillestarët shohin
    4. Mbi bindjen e bekuar dhe të paharrueshme (edhe episodet me individë të ndryshëm)
    5. Mbi pendimin e bekuar dhe plot dhimbje që përbën jetën e të burgosurve të shenjtë; dhe mbi Burgun
    6. Mbi kujtesën e vdekjes
    7. Mbi vajtimin që të bën të gëzuar
    8. Mbi çlirimin nga inati dhe mbi urtësinë
    9. Mbi kujtesën e gabimeve
    10. Mbi përgojimin dhe shpifjen
    11. Mbi fjalosjen dhe heshtjen
    12. Mbi gënjeshtrën
    13. Mbi depresionin shpirtëror
    14. Mbi laviren e plotfuqishme, stomakun
    15. Mbi pastërtinë e pacënueshme dhe dëlirësinë, të cilën të rënët e fitojnë me plot vuajtje dhe djersë
    16. Mbi dashurinë për paranë ose mbi kurnacërinë
    17. Mbi mospasjen e pronës (që e shpejton rrugën e njeriut drejt Qiellit)
    18. Mbi pandjeshmërinë, që do të thotë, vdekja e shpirtit dhe vdekja e mendjes para vdekjes së trupit
    19. Mbi gjumin, lutjen, psalmodinë me vëllazërinë
    20. Mbi vigjiljet trupore dhe si t'i përdorësh për të fituar vigjilje shpirtërore, dhe si t'a praktikosh atë
    21. Mbi frikën burracake dhe fëminore
    22. Mbi format e shumta të madhështisë
    23. Mbi krenarinë e çmendur dhe (në të njëjtën Shkallë) mbi mendimet e pista dhe blasfemuese; në lidhje me mendimet e patregueshme blasfemuese
    24. Mbi urtësinë, thjeshtësinë dhe ndjenjën e fajit që nuk erdhi nga natyra por nga përpjekjet e ndërgjegjshme, dhe mbi fajin
    25. Mbi shkatërruesin e pasioneve, përulësia më sublime që e i ka rrënjët në perceptimin shpirtëror
    26. Mbi dallimin e mendimeve, pasioneve dhe virtyteve, mbi dallimin ekspert, një përmbledhje e shkurtër e tyre
    27. Mbi palëvizshmërinë e shenjtë të trupit dhe shpirtit; aspekte të ndryshme të palëvizshmërisë dhe si t'i dalllojmë ato
    28. Mbi lutjen e bekuar e të shenjtë, nënën e virtyteve, dhe mbi sjelljen e mendjes ndaj trupit në lutje
    29. Në lidhje me Parajsën mbi tokë, ose perfeksioni dhe çlirimi i Perëndishëm nga pasionet, dhe ringjallja e shpirtit para ringjalljes së përgjithshme
    30. Në lidhje me gërshetimin e trinisë supreme në mes virtyteve; një ligjërim i shkurtër përmbledhës i gjithçka që shtjelloi gjerë e gjatë në këtë libër.



    Përktheu nga anglishtja: Ilirjan Papa
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-04-2008 më 06:49

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Te dielen e katert te Kreshmes se Madhe, Kisha Orthodhokse perkujton jeten e Shenjtorit Shen Joanit te Shkalles.

Tema të Ngjashme

  1. Kush ishte Hakmarrja per Drejtesi
    Nga King_Arthur në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 20-01-2012, 11:37
  2. G99 proteston para kryeministrise viziten e ministrit italian
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 122
    Postimi i Fundit: 02-02-2011, 15:36
  3. Aldo Bare: Dokumentat do t’i bëjmë nëpërmjet Gjermenit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 21-05-2007, 00:58
  4. Klubi Milanistëve (#16)
    Nga ClaY_MorE në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 119
    Postimi i Fundit: 02-08-2006, 08:11
  5. Dosja e korrupsionit shteteror
    Nga Anton në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 03:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •