Kur te dali lajmi zyrtar , te pakten me thoni qe ''kishe te drejte'' ....se kam 2 muaj qe ju them ....
p.s
informacionet qe kam une , jane me te sakta se gazetat zhurmuse qe duan vetem te shesin sa me shume![]()
Kur te dali lajmi zyrtar , te pakten me thoni qe ''kishe te drejte'' ....se kam 2 muaj qe ju them ....
p.s
informacionet qe kam une , jane me te sakta se gazetat zhurmuse qe duan vetem te shesin sa me shume![]()
Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !
Kristian Vieri: Interi mė dha duart!
Njė javė pas nėnshkrimit pėr Milanin, Kristian Vieri ka thėnė tė vėrtetėn e tij pėr divorcin me Interin: "Klubi zikaltėr thirri agjentin tim dhe i kėrkoi zgjidhjen e kontratės, unė nuk mund tė qėndroja nė njė skuadėr ku nuk mė donin mė. Gjėja mė logjike ishte tė gjeja njė skuadėr tė re dhe tė largohesha, mė pas mė thirri Milani dhe pranova menjėherė." Pėr aventurėn e re: "Ndihem shumė i emocionuar dhe kam dėshirė tė paraqitem mirė." Fjalė tė zjarrta ato tė Bobo Vierit, i cili nė ditėn e tij tė parė si kuqezi nuk kursen asnjė fjalė dhe shpjegon atė qė ndodhi nė ato dy ditė qė ndryshuan tė ardhmen e tij. Nuk ka qenė ai qė kėrkoi tė largohej nga Interi, sikurse mund tė ishte menduar fillimisht: pra ka qenė njė divorc i njėanshėm, ose mė saktė, qė u kėrkua vetėm nga njėra palė. "Njėzetė ditė mė parė, Interi thirri agjentin tim pėr tė zgjidhur kontratėn, por unė s'kisha kėrkuar asgjė, as garanci teknike e as pėrzgjatje, - tha Vieri. - Mendoja se do tė qėndroja tek Interi edhe njė tjetėr sezon dhe mė pas nė fund tė vitit do tė gjeja njė skuadėr tjetėr. Nuk e di pėrse vendosėn kėshtu, edhe pse nė futboll kėto gjėra ndodhin. Nė kontratė nuk kishte asnjė klauzolė qė mė pengonte tė shkoja te Milani". Ish-golashėnuesi zikaltėr vijoi pėr Interin: "Nuk mund tė qėndroja nė njė skuadėr, ku nuk mė donin mė, ? vazhdoi Vieri, ? dhe, duke qenė se isha i lirė, ishte e drejtė qė tė zgjidhja skuadrėn mė tė fortė. Nė momentin kur u paraqit Milani, thashė menjėherė "po", ishte njė marrėveshje qė u arrit brenda dy orėve." Pėr marrėdhėniet me Manēini, qė pėshpėritej se nuk ishin tė mira: "Nuk kam asnjė problem me Manēinin. Pėrse nuk isha nė finalen e Kupės sė Italisė? Isha i dėmtuar dhe i kėrkova klubit tė shkoja me pushime dhjetė ditė mė parė." Pavarėsisht nga miqėsia e madhe me Paolo Maldinin, Bobo nuk i kishte thėnė se do tė kalonte te kuqezinjtė. "Askush nuk dinte gjė pėr kėtė ēėshtje, ? rrėfeu ai, ? por ėshtė normale se kur njeh ndonjė lojtar, ėshtė edhe mė mirė." Vieri u shpreh "tepėr i emocionuar, sepse tė ndėrrosh skuadėr pas gjashtė vitesh tek Interi, tė bėn disi pėrshtypje. Por kam shumė dėshirė tė paraqitem mirė, - pėrfundoi sulmuesi, - pėr tė fituar besimin e klubit, tė trajnerit dhe tė shokėve." Vieri ka nėnshkruar pėr dy vjet, por pėr njė zgjatje tė mėtejshme, ai thotė: "Mė parė tė mendojmė tė paraqitemi mirė nė kėtė sezon, mė pas tė shohim. Do tė jenė shumė ndeshje dhe do tė pėrpiqem tė shpalos vlerat e mia. Shpresoj qė mė nė fund tė arrij tė fitoj diēka." Ē'pėrshtypje keni pasur pėr Milanin? "Mė ėshtė dukur njė klub me njė organizim tė madh".
Maldini: Bobo s'do ta ketė tė lehtė
"Ėshtė njė kėnaqėsi tė kthehesh nė fushė pas shumė ditėsh pushim. Kisha filluar tė ndieja mungesėn e Milanelos, tė shokėve dhe tė stėrvitjes." Kapiteni i Milanit, Paolo Maldini, shprehet i gatshėm pėr sezonin e ri nė ditėn e grumbullimit. "Blerjet? Milani tregohet gjithnjė i kujdesshėm ndaj zhvillimeve tė merkatos dhe ndaj nevojave tė skuadrės. Vieri? Pas gjashtė vitesh tek Interi s'do tė jetė e lehtė, ėshtė njė ndryshim i fortė edhe pėr dikė si Bobo, por njė qendėrsulmues i bėshėm dhe mėngjėrash na mungonte."
mare nga Sporti Shqiptar
Anēeloti: Organika ėshtė pėrmirėsuar
Nė prezantimin e Milanit 2005/2006, Karlo Anēeloti ėshtė shprehur i kėnaqur me lėvizjet e klubit nė merkato: "Klubi ka lėvizur me nivel tė lartė, nė njė moment nė tė cilin ėshtė e vėshtirė tė veprosh nė merkato. Janė bėrė sforcime tė mėdha dhe organika ėshtė pėrmirėsuar ndjeshėm." Trajneri ndihet qė tani i gatshėm pėr sezonin e ri: "Ka ardhur momenti qė tė rifillojmė me dėshirė dhe entuziazėm. Do tė punojmė pėr tė arritur suksese tė tjera. U uroj lojtarėve tė rinj tė gjejnė mjedisin dhe motivacionet e duhura dhe tė integrohen mirė", - shtoi Anēeloti. Mes fytyrave tė reja ishte edhe Vogeli, qė u mor me ēmimin zero nga Psv Eindhoveni, detyra e tė cilit do tė jetė ajo e zėvendėsit tė Pirlos. "Vogeli ėshtė njė lojtar shumė i zgjuar taktikisht, - ka thėnė Anēeloti, ? u treguam tė shkathėt dhe patėm fat qė gjetėm njė lojtar si ai, qė ka edhe shumė pėrvojė ndėrkombėtare. Kush vjen kėtu, duhet tė ketė dėshirėn pėr tė luajtur titullar. Atij i them qė tė bėjė ēmos tė luajė nė vend tė Pirlos, kurse Pirlos i them qė tė luftojė, sepse prapa ka njė kampion tė madh." Sipas Anēelotit, ata qė do tė luftojnė pėr titullin, do tė jenė Juvja, Interi dhe vetė Milani. "Kėto tri skuadra do tė luftojnė pėr tė fituar edhe Ligėn e Kampioneve. Secili prej nesh mendon se ėshtė mė i forti, por kėtė do ta shohim nė fund." Trajneri i Milanit, mė pas, shpjegoi se objektivi do tė jetė qė skuadra tė niset menjėherė fort. "Faza e fillimit tė sezonit do tė jetė shumė e rėndėsishme. Kemi njė potencial tepėr tė madh, por pėr tė shmangur problemet, duhet tė nisemi shumė fort." Trajneri mė pas u ndal te ēėshtja "Krespo" dhe i dha mirėseardhjen pasardhėsit tė argjentinasit, qė ėshtė Bobo Vieri: "Krespo s'ishte i Milanit, klubi bėri gjithēka pėr ta mbajtur, por Ēelsi preferoi ta rimerrte. Por ndihem i kėnaqur pėr ardhjen e Vierit dhe jam i sigurt se ai do tė bėjė qė mungesa e Hernanit tė mos ndihet."
Mare nga Sport Shqiptar
Shevēenko: Konkurrenca mė pėlqen
Nė prag tė grumbullimit me Milanin pėr sezonin e shtatė, Shevēenko nuk i druhet konkurrencės madje i pėlqen, pavarėsisht ardhjes sė Vierit dhe zyrtarizimit tė mundshėm tė Xhilardinos: "Nėse grupi ėshtė i fortė, problemi ėshtė i tė tjerėve, - thotė ukrainasi. - Pyesja miqtė e mi: "A ka nėnshkruar Xhila?". Ndėrsa ardhjen e Vierit e mora vesh nga Maldini. Ishim me pushime bashkė nė njė vend tė bukur. Celularėt funksionin pak a shumė dhe njė gjė e tillė s'mund tė mos mė kėnaqte. Kisha nevojė pėr tė qetėsuar mendjen, tė shijoja me familjen tinme pėr tė kaluar njė periudhė pa stres.
Ky Milan i ka "letrat" nė rregull pėr tė fituar. Ėshtė njė nga mė tė mirėt, si gjithnjė". A jeni i kėnaqur pėr ardhjen e Vierit? "Unė jam gjithnjė i kėnaqur kur Milani merr lojtarė tė mėdhenj, - sqaron Sheva. - Xhila? U nisa me pushime i sigurtė se blerja e tij ishte e mbaruar, por mė pas mėsova se jo gjithēka ishte arritur. Isha kureshtar tė dija se kur do tė nėnshkruante. Megjithatė tani mė duket njė formalitet. Unė nuk kam frikė nga konkurrenca, kurrė. Ēelsi? Nuk di asgjė pėr ofertat e Ēelsit, di atė qė dua unė. Nėse klubi nuk ndryshon ide, unė do tė qėndroj kėtu".
Galiani: Tomasoni, drejt Benfikės
Adriano Galiani, nė konferencėn pėr shtyp tė prezantimit tė sezonit tė ri tė kuqezinjve, ka bėrė tė ditur se ka shumė mundėsi qė Tomasoni tė kalojė te Benfika: "Tomasoni nuk ka ardhur nė grumbullim, sepse pėr tė ka disa bisedime me Benfikėn qė ndodhen nė njė pikė tepėr tė avancuar dhe qė mund tė mbyllen me sukses qė sot." Dhe pėr Krespon shpjegoi: "Bėra gjithēka pėr ta mbajtur. Vieri ėshtė zėvendėsuesi i tij ideal". Mė pas, duke folur pėr blerjen e Alberto Xhilardinos, ai tha: "Ēėshtja ekziston, do tė mbėrrijė njė sulmues dhe uroj qė tė jetė ai. Megjithatė, sezonin e ardhshėm do tė kemi 4 pyka".
Vogel: Do tė jap kontributin tim
Njė botė e vėshtirė por tėrheqėse. Nė ditėn e prezantimit tė Vierit si sulmues i ri i Milanit, zvicerani Johan Vogel ka folur pėr ditėt e tij tė para si kuqezi dhe ėshtė i bindur se mund tė zėrė njė vend tė rėndėsishėm nė skuadrėn e re tė Karlo Anēelotit: "Kam dy ditė qė ndodhem kėtu dhe gjėja qė mė ka bėrė mė shumė pėrshtypje nė tė gjithė mjedisin, ėshtė organizimi i madh teknik dhe sportiv: kam bėrė mė shumė teste se thuajse nė tė gjithė karrierėn time. Duke i lėnė shakatė, shpresoj me tė vėrtetė qė tė kontribuoj, qė te Milani gjėrat tė shkojnė mė mirė se nė sezonin e kaluar."
Jankulovski: Dua tė mėsoj nga Maldini
Nė ditėn e parė tė tij te kuqezinjtė, Marek Jankulovski tha: "Kam ardhur nė njė skuadėr tė madhe. Objektivi im tani ėshtė tė shėrohem plotėsisht, por mund tė them se ndihem mirė. Fizikisht jam mirė, kam filluar tė punoj dhe kam nisur tė vrapoj. Shpresoj tė jem gati pėr ndonjė miqėsore. Dėshiroj tė mėsoj shumė nga kėta kampionė, nga yje si Maldini pėr shembull. Ėshtė bukur tė jesh kėtu, shpresoj tė pėrshtatem sa mė shpejt tė jetė e mundur. Ku parapėlqej tė luaj? Nė mesfushė, nė mbrojtje, tė shohim. Jam i gatshėm".
Sedorfi i vė "kapakun" Stambollit
Klarens Sedorf prezantohet nė Milanelo me njė luk tė ri dhe i motivuar: "Jam i lumtur qė po filloj qė nga dita e parė, - tha mesfushori holandez. - Mund tė them vetėm se jam i karikuar pėr nisjen e sezonit tė ri. E kam rigjetur skuadrėn tė qetė dhe nė kėtė aspekt nuk ėshtė pėr t'u nėnvlerėsuar. Stambolli pėr ne ėshtė njė kapitull i mbyllur. Sot (dje) kam gjetur njė entuziazėm tė ri. Milani do tė mbesė njė skuadėr e fortė, me shumė dėshirė pėr fitore. Shpresojmė natyrisht qė rezultatet tė na e konfirmojnė kėtė nė fushė".
Mare nga Sporti Shqiptar
Tash na doli edhe nje gazetar qe ka extra informata hahah hahahaPostuar mė parė nga inter_forever
Nejse Gila shkoj tek Milani![]()
My silence doesn't mean I am gone!
Sa mire i ngjajka bluza e Milanit.![]()
We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.
[QUOTE=Davius]Milan-Ēelsi, "luftė" nervash nė merkato
Ndoshta jam jashte teme por do shkoj te shof ndeshjen Milan- Celsi. Per ata qe jetojne ne New York ndeshja eshte ne Giants stadium ne 3:45 31 korrik. Mbase ju sjellim ndonje foto atyre qe s'jetojne ketu
[QUOTE=jonka]Do ket shum njerz ne stadium sigurisht dhe shum shqiptarPostuar mė parė nga Davius
Xhilardino: Fanella me nr.11, njė nder
Dje ka qenė dita e parė e Alberto Xhilardinos si lojtar i Milanit. "Ishte e vėshtirė tė mė zinte gjumi njė natė mė parė, ? shpjegoi sulmuesi pėr mikrofonėt e "Studio Sport". ? Ishte njė emocion tepėr i madh. Nuk e prisja se do tė kishin dalė aq shumė njerėz pėr tė mė duartrokitur, shpresoj qė t'ua shpėrblej me gola ngrohtėsinė tifozėve". Xhilardino do tė veshė fanellėn me numėr 11, tė cilėn vjet e mbante Krespo: "Ėshtė njė nder pėr mua, falėnderoj Galianin pėr kėtė fanellė".
Ai ka kryer vizitat mjekėsore rituale dhe mė pas ka hyrė nė derėn prej hekuri tė qendrės sportive Milanelo. Vetėm nė atė moment, pas njė nate pa gjumė, Alberto Xhilardino duhet tė jetė bindur se ėndrra e tij ishte bėrė me tė vėrtetė realitet. Tė riun nga Biela tani nuk e mban mė vendi nga gėzimi. Ai ka luftuar pėr tė vajtur te Milani, edhe atėherė kur rruga vinte nė tatėpjetė dhe kur dukej se ēėshtja do tė dėshtonte.
Tani, mė nė fund, ka mbėrritur atje ku kishte kohė qė shpresonte tė shkonte. Nė sulm do tė ketė shokė si Shevēenko, Vieri dhe Inzagi: "Te Milani do tė gjej lojtarė tė mėdhenj, do tė ketė njė konkurrencė tė madhe, por ėshtė normale qė nė njė klub kaq tė rėndėsishėm, do tė pėrpiqem tė punoj fort, megjithatė jam nėn urdhrat e Anēelotit". Kur mund t'ju shohin nė fushė tifozėt kuqezinj? "Nuk e di ende nėse do tė luaj nė turneun amerikan, duhet tė rinis tė stėrvitem mė parė dhe mė pas tė shohim." Xhilardino do tė veshė fanellėn nr.11, qė i ėshtė lėnė nė trashėgimi nga Hernan Krespo: "Pėr mua do tė jetė njė nder i madh", - pėrfundoi ai.
My silence doesn't mean I am gone!
Anēeloti: Kam njė ide pėr mesfushėn
Karlo Anēeloti, i cili po pėrgatitet tė niset pėr nė Trieste me skuadrėn, ku sot do tė zhvillohet trofeu tradicional Tim ndėrmjet Milanit, Juves dhe Interit, ėshtė shprehur entuziast pėr mbėrritjen e Alberto Xhilardinos te kuqezinjtė. "Ndihem shumė i kėnaqur qė Xhilardino ka mbėrritur te ne, ai ėshtė njė armė shumė e rėndėsishme pėr tė tashmen dhe nė tė ardhmen mund ta veshė pėr shumė vite kėtė fanellė prestigjioze", - nė njė repart tė pėrbėrė edhe nga Shevēenko, Vieri dhe Inzagi. Meqė ra fjala pėr Shevėn, trajneri kuqezi i ka vėnė njė gur sipėr gojėve tė liga pas ballafaqimit tė tij kokė mė kokė me lojtarin dhe qė u filmua fshehurazi nga "Sky". Ai e ka zvogėluar ngjarjen:
"Nuk ka qenė njė zėnkė, por njė diskutim normal. Ka shumė interpretime dhe unė nuk ua them se cila ėshtė e vėrteta. Sqaruam disa gjėra dhe gjithēka u mbyll me njė shtrėngim duarsh." Anēeloti ka shpjeguar se nuk ėshtė folur pėr ndėrhyrjen kirurgjikale, sė cilės iu nėnshtrua ukrainasi tė premten e kaluar: "Jo, s'ishte kjo arsyeja. Operacionin duhej ta kishte kryer dhe e kreu pasi foli me mua dhe me stafin mjekėsor." Dhe lidhur me mimikėn e gojės sė Shevės, nga ku mund tė dallohej fjalia "nėse nuk mė doni, mė lini tė iki", Anēeloti ka theksuar: "S'ka asnjė rrezik qė Sheva tė largohet. Ka qenė njė fjali e interpretuar keq.
Shevēenko ėshtė njė lojtar i domosdoshėm pėr Milanin dhe, sikurse tė gjithė kampionėt e mėdhenj, do tė qėndrojė te Milani." Njerėz tė rinj, motivime tė reja dhe njė ide e re. "Do tė ketė diēka tė re, po mendohem pėr kėtė", - shprehet nė mėnyrė mjaft tė mistershme Anēeloti. Me pak fjalė, pėr Milanin qė do tė lindė, trajneri jep njė tė dhėnė tė re, por pa hyrė fare nė detaje: "Ėshtė diēka e re qė lidhet me njė lojtar nė veēanti. Mund t'ju them vetėm se ėshtė njė mesfushor, por nuk kam folur ende me tė". Nė pritje tė Xhilardinos, sot do tė jetė dita e Vierit. "Ėshtė prezantuar shumė mirė, vjet kaloi njė sezon me dritėhije, por nė kėto ditė tė para nuk ka munguar nė asnjė minutė tė stėrvitjes, - rrėfeu ai. - Nuk ėshtė ende nė formėn mė tė mirė, por ka kryer njė javė stėrvitje qė do t'i shėrbejė shumė nė vijim tė sezonit.
Nėse do tė jetė nė gjendje, sot nė Trieste mund tė luajė edhe 90 minuta. Nga ai pres atė qė ka bėrė gjithnjė, tė shėnojė gola". Mė pas, Anēeloti shtoi: "Do tė mungojnė me siguri Paolo Maldini dhe Jankulovski. Paolo ka ndjerė njė shqetėsim muskular, ndėrsa Mareku po vazhdon programin e tij tė riaftėsimit. Pritet tė jetė i pranishėm edhe Vogel, ndėrkohė qė do tė grumbullohet edhe i riu Ardemanji". Pėr tė pėrfunduar, njė porosi: "Duhet tė rigjejmė menjėherė entuziazmin dhe dėshirėn pėr tė fituar, nė kėtė kuadėr do tė jenė tė rėndėsishme dy ndeshjet qė do tė luajmė. Pėr ndryshimet taktike mund tė them vetėm se mund tė provojmė mbrojtjen me tre lojtarė, por kjo mbetet vetėm njė zgjidhje alternative."
My silence doesn't mean I am gone!
Krijoni Kontakt