Berat, 14 prill 2005
Një person i ka vënë flakën vetes të mërkurën pasi që policia e Beratit nuk i jepte pasaportën për vajzën, e cila kishte nevoje të kryente një transplant veshke në Greqi.
Berat, 14 prill 2005
Një person i ka vënë flakën vetes të mërkurën pasi që policia e Beratit nuk i jepte pasaportën për vajzën, e cila kishte nevoje të kryente një transplant veshke në Greqi.
Me respekt
rtp-ja
ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"
Pas kesaj cka ka ndodhur eshte ende gjalle personi apo eshte shtruar ne spital...
My silence doesn't mean I am gone!
Ku di une o Davius?!
Nuk hasa ne ndonjeartikull tjeter ku shkruante me gjate lidhur me rastin..
Do ma deshironte zemra te shpetonte i shkreti!
..çfar jete!
Me respekt
rtp-ja
ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"
Mua dhe qdo njeriu i vjen keq kur degjon histori te tilla por per mendimin tim nje njeri qe gjen nje rrugezgjidhje te tille eshte shume i semure nga koka.
Te pakten per hir te vajzes se semure do mundohej deri ne piken e fundit dhe te mos terhiqej.Une kam mendimin se c'do problem ka rrugezgjidhje po te mos terhiqesh.
Z.i.M
Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.
Postuar më parë nga RTP
shume i cungum ky lajm po nejse...
shkurt muhabeti, jete m...!
ZiM, s'jam dakord me sa ke thene... Kjo nuk eshte nje rrugezgjidhje; eshte nje reagim karshi pamundesise per te bo diçka... gjithkujt mund t'i ndodhe; s'eshte e thene te jesh i semure nga koka qe te besh diçka te tille...nga momenti ne moment mund te ike truni ne te tilla raste...![]()
Kur e sheh qe femija po heq nga Semundja , dhe nuk ke mundesi ta ndihmosh, edhe ajo mund te ndodh , por cfar dreq shteti eshte ai qe nuk ndihmon qytetaret me nje Pasaport , apo mos eshte edhe ne shqiperi 3% me pagua sikur ne Kosov , nuk na leshin te futemi ne shkoll po nuk e paguam 3%..
Si mos ti jep pasaport vajzes se semur , si ta duroj semundjen e shkreta , mund ta merresh me mend.
Kur shteti 1 pasaport nuk ja jep , po i shkreti ti thoje ma ndihmoni vajzen sepse skam mundesi ta dergoj ne Greqi , paskan pas ta vrasin te shkretin e mos ti ja japin as 1 lek.
Turp per at far Policie , dhe me vjen teper keq per At njeri , dhe e di qe nuk i duhet jeta atij te jeton ne nje vend te till..!
Gjith te mirat
Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..
Personi qe i vuri flaken vetes para Rajonit te Policise.
Policia mundi te shuante flaket qe perpin trupin e tij dhe personi ne fjale eshte jashte rrezikut per jeten dhe pa probleme te shumta,dhe Policia e ka pajis brenda nje ore kte person me pasaporte qe kerkone per te mare
Dhe ai person eshte mire dhe pasaporten e mori
Takohemi në Ditën e Gjykimit
Eduardi flmd për lajmin,
mirëpo unë nuk di më si të reagoj :
të qeshem o të qajë!?
.
Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 14-04-2005 më 06:24
Me respekt
rtp-ja
ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"
lajmi eshte qe ju donit te dinin se si u be me ate personPostuar më parë nga RTP
dhe un u thash me cfare kam degjuar ne televizion dhe cfare kam lexu ne gazete
qe ai person eshte ne gjendje me te mire dhe u pajis me pasaporte mbrenda nje ore nga Policia.
si si eshte lajmi ate llogjikoje ti qe e ke hap kte teme...
Takohemi në Ditën e Gjykimit
Selman Bufi do të shkonte së bashku me vajzën në Greqi. Do t’i dhuronte veshkën
I vonojnë pasaportën për vajzën e sëmurë, tenton të vetëdigjet
S. Gozhina
BERAT- I kanë vonuar pasaportën për vajzën e sëmurë që duhej të shkonte në Greqi për transplant veshke, ndaj ka tentuar të vetëdigjej përpara komisariatit të policisë së Beratit. Ngjarja ka ndodhur në paraditen e djeshme. 47- vjeçari Selman Bufi, banor i lagjes “Barrikadë”, prej ditësh mbante radhën për të marrë pasaportën për vajzën e sëmurë, që do të shtrohej në spitalin e Patras në Greqi, por kjo nuk ka ndodhur. Në këto kushte, rreth orës 10:00 të ditës së djeshme, ai ka lyer trupin dhe ka ndezur dhe një shkrepse, por ky veprim është diktuar nga vajza dhe burri i saj, Maria dhe Miço Dingo, përkatësisht 23 dhe 25 vjeç. Veprimi është diktuar dhe nga një polic që ka ndërhyrë menjëherë, duke shmangur një tragjedi të mundshme. Pas kësaj ngjarjeje, 47-vjeçari Bufi, vajza e tij e sëmurë dhe bashkëshorti i saj, janë shoqëruar në mjediset e komisariatit të Beratit, ku dhe janë mbajtur për gati 7 orë. Ata kanë dalë prej andej të pajisur me pasaportën e Maries. 23-vjeçarja e sëmurë, Maria, tregon për gazetën se kishte aplikuar për pasaportë që prej datës 29 mars të këtij viti. “Duhej të shkoja patjetër në Greqi për transplant dhe veshkën do ma dhuronte im atë. Mirëpo policia po na sorollaste, megjithëse i kishim të gjitha dokumentet, madje dhe epikrizën”,- tregon Maria, që dje ka parë më sytë e saj se si i ati tentoi të vetëdigjej përpara komisariatit. Ajo rrëfen se babai ishte shumë i tensionuar, pasi dhe pas bisedës me shefin e rendit, nuk ka marrë ndonjë reagim pozitiv. Ajo tregon se babai kishte folur me një polic me emrin Jashar dhe më pas ishte larguar i mërzitur. “Kur u kthyer po qëndronte përpara derës së komisariatit dhe nuk e dija që me vete kishte pasur një bidon me benzinë. U çudita kur pashë se ai kishte lyer trupin me lëndën djegëse”,- thotë vajza e sëmurë. Ajo tregon, ndër të tjera, se mjekët e Greqisë i kanë caktuar ditën e operimit, ndërsa në ambasadën greke i kanë premtuar se do t’ia nxjerrin vizën menjëherë, sapo të sjellë pasaportën. “Kam 16 ditë që së bashku me babanë dhe bashkëshortin tim vij çdo ditë përpara komisariatit të Beratit, por punonjësit e zyrës së pasaportave na sorrollasin. Prandaj dhe im atë tentoi të vetëdigjej”,- tha për gazetën 23-vjeçarja. Prej ditësh, përpara komisariatit të Beratit, ka radhë të madhe të njerëzve që presin për marrjen e një pasaporte.
14/04/2005
Mare nga Botimet e Gazetes Shekulli
Takohemi në Ditën e Gjykimit
Krijoni Kontakt