Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 74
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Petersen: Kosova në binarë


    Kreu i UNMIK-ut, Jessen Petersen
    Shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Soren Jessen-Petersen, i ka thënë BBC-së se

    Kosova ka hyrë në një proces të rëndësishëm dhe ka shtuar se ajo është në binarë të drejtë.

    Sipas tij, në Kosovë janë krijuar kushtet për kthimin dhe i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës të jetë më e angazhuar në këtë proces.

    Ai gjithashtu ka kërkuar nga Beogradi që të ndihmojë në procesin e kthimit.

    Arber Vllahiu bisedoi me zotin Jessen-Petersen.

    BBC: A ndodhet Kosova në rrugë të mbarë të përmbushjes së standardeve?
    Zoti Jessen Petersen: E kam thënë shumë herë më parë se ky është një proces. E kemi filluar shtatorin e vitit të kaluar me vlerësimet tremujore të përparimit me raportimet para KS të OKB-së dhe pastaj e vazhduam me një vlerësim gjithëpërfshirës dhe kjo është planifikuar për mesin e verës së vitit 2005 dhe filloi tani. Kjo nënkupton se procesi është në rrugë të mbarë. Për këtë jam i bindur se autoritetet këtu e dinë se çfarë duhet bërë për të siguruar se po vazhdojmë të jemi në rrugë të mbarë. Prandaj unë kam arsye të besoj se hapi tjetër do të vazhdojë sipas planit. Por gjithashtu më duhet të nënvizojë se ky nuk është një përfundim i njohur.

    BBC: A keni ndonjë kritikë apo ankesë ndaj institucioneve se nuk po i përmbushin standardet?
    Zoti Jessen Petersen: Jo, institucionet janë duke punuar shumë. Dhe arsyeja pse me kryeministrin kam kaluar shumë kohë duke biseduar për kthimin, është sepse përkundër punës së madhe ne ende duhet të shohim më shumë përparime, jo aq shumë në numra, sepse kjo është e vështirë meqë nuk mund t'i detyroni njerëzit të kthehen por të paktën të krijohen kushtet. Nuk duhet të ketë dyshime se çdo gjë është bërë për të krijuar kushte që do t'u mundësonin njerëzve të vendosin.

    BBC: A janë krijuar këto kushte në çfarëdo vendi?
    Zoti Jessen Petersen: Vetë fakti se persona të zhvendosur po kthehen, madje edhe në ato vende të cilat mund të cilësohen si të vështira, nënkupton se kushtet janë krijuar gradualisht. Por kjo kërkon punë të madhe. E kam thënë më parë se autoritetet duhet të jenë të gatshme të dënojnë çdo incident që mund të ndodh. Duhet që ministrat të dalin dhe të vizitojnë të kthyerit dhe të bisedojnë edhe me autoritetet vendore që t'i shtyjnë ato të punojnë rreth kthimit. Ne duhet të jemi shumë më aktiv në këtë çështje. Dhe njëkohësisht Beogradi duhet të bashkëpunojë. Ata duhet të sigurojnë se deklaratat e tyre inkurajojnë kthimin dhe jo që të shihen si bllokim i këtij procesi.

    BBC: Zoti Jessen-Petersen, ju keni deklaruar se autoritetet kosovare së shpejti do të marrin përgjegjësitë në fushën e drejtësisë dhe të policisë. Por a janë të gatshme autoritetet e këtushme të marrin këto përgjegjësi?
    Zoti Jessen Petersen: Ne e kemi ndërtuar një projekt plan për kalimin e përgjegjësive në fushën e drejtësisë dhe policisë. Ky plan është shqyrtuar në New York dhe unë po prisja një përgjigje prej andej për të parë se cili është hapi tjetër. Dhe kjo nënkupton të ulemi me autoritetet e këtushme dhe të diskutojmë zbatimin e tij. Qëllimi përfundimtar i këtij plani është krijimi i këtyre dy ministrive deri në fund të vitit. Dhe sa i përket asaj nëse autoritetet e këtushme janë të gatshme për këtë, mund të them se derisa ne po hyjmë në konsultime të përbashkëta për të zbatuar planin me të gjitha autoritetet politike mendoj se vetëm atëherë do të kemi përgjigje të plotë. Ajo që është me rëndësi për mua është se derisa ne po llogarisim gjithnjë e më shumë në autor! itetet e Kosovës për të kryer obligimet në këto fusha, ne duhet të jemi të sigurt se ato kanë marrë edhe përgjegjësitë. Mendoj se kjo çështje u takon të gjitha partive politike dhe atëherë kur ta kemi një plan atëherë kjo do të lidhet me çështje të sigurisë në një rrafsh më të gjërë.

    BBC: Kjo do të thotë zoti Jessen-Petersen se krijimi i këtyre ministrive do të shuaj veprimin e strukturave paralele të sigurisë?
    Zoti Jessen Petersen: Nuk dua që t'i përgjigjem kësaj tani. Ne duhet të ulemi dhe të bisedojmë. Qëllimi kryesor është krijimi i Institucioneve të strukturuara autoritative të sigurisë ku të gjitha strukturat e sigurisë janë të konsoliduara.

    BBC: Zoti Jessen-Petersen a keni biseduar së voni me udhëheqësit politik në Prishtinë dhe Beograd për fillimin e bisedimeve në nivel të lartë?
    Zoti Jessen Petersen: Po unë kam biseduar. Porn ë këtë fazë nuk është e qartë ende se ku gjendemi në këtë çështje. Sepse presidenti Tadiq ka thënë se do që të takohet, presidenti Rugova ka thënë se është i gatshëm të takohet dhe kishte një propozim që nuk eci. Dhe do të shohim se cili do të jetë hapi tjetër.

    BBC: Pra ju po hiqni dorë nga organizimi i një takimi të tillë?
    Zoti Jessen Petersen: Jo, jo nuk po heq dorë. Unë kurrë nuk dorëzohem.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Uroj Sherimin e shpejte te Presidentit Rugova..!!

  3. #63
    Musliman Shqiptar Maska e pejani34
    Anëtarësuar
    18-04-2005
    Postime
    887
    eka honger i shkreti.

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Le te shpresojme qe Presidenti te na kthehet edhe me i shendoshe se me pare ne Kosove!

    Zoti e bekofte ate!

    Zoti e bekofte Kosoven!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  5. #65
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267
    Citim Postuar më parë nga pejani34
    eka honger i shkreti.
    ia hongsh ti atij
    shihemi n´gjykate

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    deqanas ..e hapa tem te vecante ceshtjen e shendetit te Rugoves..

    Atje le ti shprehim lutjet e mendimet tona..

    te paftyret tash kan rast me tregu cinizmin e tyrne te flliqt.. sikurse ky 34-tershi.. i xhavitit ..
    ti injorojm kta pisa..

  7. #67
    Musliman Shqiptar Maska e pejani34
    Anëtarësuar
    18-04-2005
    Postime
    887
    Citim Postuar më parë nga Brari
    deqanas ..e hapa tem te vecante ceshtjen e shendetit te Rugoves..

    Atje le ti shprehim lutjet e mendimet tona..

    te paftyret tash kan rast me tregu cinizmin e tyrne te flliqt.. sikurse ky 34-tershi.. i xhavitit ..
    ti injorojm kta pisa..
    nuk e njoh un gjavitin por e njoh rugoven , shum mir, sa per ,pis, qe me the , faliminderit.

  8. #68
    Musliman Shqiptar Maska e pejani34
    Anëtarësuar
    18-04-2005
    Postime
    887
    Citim Postuar më parë nga deqanas
    ia hongsh ti atij
    deri kur keshtu , o deqan, une nuk te ofendoj ty, se nuk te njoh , por ati te keqit duhet me ju ruajt, shko ne pej e mer msim pak prej pejonve se qysh duhet me jetu.

  9. #69
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267
    ti sme ofendon vetem mua, por tere popullin shqiptar kur ofendon presidentin tone!

    para lufte ka pas edhe disa shkije ne peje. ndoshta je ti njeri prej tyre, qe i kan shpetuar pushkes clirimtare???
    trego, mos te vije marre - ne s´presim ma mire prej shkijeve!
    shihemi n´gjykate

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    PRISHTINE

    Kryetari i Kosoves Ibrahim Rugova eshte ne gjendje te rende shendetesore.

    Lajmi u be i ditur sot nga nje diplomat i huaj. Kryetari 60 vjecar u shtrua te shtunen ne nje spital ushtarak amerikan ne Landstuhl ne Gjermanine Perendimore pasi sic u be e ditur nga burime zyrtare prane presidences ai ishte semure nga gripi. Zedhenesi i kryetarit Rugova refuzoi te komentonte gjendjen shendetesore te Rugoves, por lajmi per perkeqesimin e shendetit te tij iu konfirmua agjencise se lajmeve "Reuters" nga nje diplomat i huaj: " Rugova eshte ne gjendje te rende shendetesore".
    Rugova ka udhehequr shqiptaret e Kosoves ne rrugen e tyre per te fituar pavaresine per 15 vjet. Qe nga viti vitin 1999, Kosova def akto eshte protektorat i Kombeve te Bashkuara. (31/08/2005)



    ***

    Reuters raporton se gjendja e kryetarit Rugova është “shumë e rëndë”, nuk ka konfirmime nga presidenca Aktuale

    Gjendja shëndetësore e kryetarit të Kosovës, Ibrahim Rugova, është shumë e rëndë dhe kjo ka shkaktuar “brenga për suksesionin e mundshëm pak javë para fillimit të bisedave të cilat ai shpresonte se do të shpiejnë drejt pavarësisë”, thuhet në një raport të sotëm në Reuters. "Ai është në gjendje shumë të rëndë“ i ka deklaruar Reutersit një diplomat i lartë në Prishtinë, pa e specifikuar natyrën e problemeve shëndetësore të Rugovës.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 01-09-2005 më 03:38

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Ndëron jetë presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32
  5. Papa Gjon Pali II, ndërron jetë
    Nga Brari në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •