Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 74
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Jessen-Petersen dërgon në Beograd “jo”-në e kosovarëve për kompromis rreth pavarësisë

    Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, u nis të premten për një vizitë në Beograd, ku ka thënë se do të kërkojë sqarime për konceptin e autoriteteve atje rreth statusit të ardhshëm politik të Kosovës. Por, para nisjes për Beograd, Jessen-Petersen tha se ka dëgjuar edhe një herë pikëpamjet e kryeministrit Bajram Kosumi rreth kësaj çështjeje.

    ****

    Drenicak
    Te lumte goja!
    Me respekt
    rtp-ja

    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga NACIONALISTI007
    drenicak mos te lumte goja, e mos e flliq Drenicen me rugoven e ldken se e vetmja histori e shekullit 20 per popullin shqipetare eshe zhvilluar ne Drenice,e mos na e gerdit Drenicen me mesazhe tua se e kom ble ni film dokumentar Drenica bastion i nacionalizmit shqipetar e CNNit e mos ma ba bajat CDen.dhe mos na flliq me rugoven e ldken,he zoti mos te vrafte se skam zemer me vra shqipetarin pa mar parasysh edhe kofte shpiun,veq perjashtim ben sali rame magar berisha
    Cfare ka te bej ky shkrim me kete teme?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Nacionalist lexoje nje her veten masnej kundershto te tjeret.

    Sill ndoj shkrim te bukur qe te marrin lakemi te tjeret , sepse per me ofendu , te gjith dim kete ta dish , por mundohemi te jemi sa ma te kjart me njeri tjeterin.. Sepse nuk e besoj e THAQI- ta ka nis koken ty..

    Edhe nje her mundoho me u sjell mire pa ofendime ose per ndryshe ske pse futesh ne mesin ton fare..

    Gjith te mirat
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    ....Mire se erdhi EURO NE Kosove......Kjo eshte Evrope.....
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e RRyma
    Anëtarësuar
    14-10-2002
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    167
    Ne intervisten dhen RTK Thaqi foli sikur te ishte Rugova,
    edhe ai ne fund u kthye andej kah duhet, me erdhi mire
    kjo deshmon se PDK ka filluar te modernizohet
    kur Hashim Thaqi flet me gjuhen e President Rugoves , koktellat nuk munden
    qfar marrie.

    Simbas te gjitha gjasave Kosova hyn ne menyr direkte ne EU
    per ket ka me se shumti merita populli i kosoves dhe
    Presidenti Rugova
    Ma mir neser se dje

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e RRyma
    Anëtarësuar
    14-10-2002
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    167
    Kosova do te behet anetare e UE

    Carl B. Hamilton

    STOKHOLM - SWEDI : Simbas radio SR International - Ditari ne gjuhen shqipe ne Suedi, thuhet se Kosova do te behet antare e UE-s. Keshtu, ka theksuar Carl B Hamilton, nenkryetar i Komisionit Keshillimor te Riksdagut per çeshtje te UE, para fillimit te mbledhjes se sotme te ketij Komisioni qe shqyrtoi disa aspekte pergatitore per Keshillin Evropian dhe nder te tjera edhe rolin e Unionit Evropian ne Kosove.

    Mbledhja e sotme ne Riksdagen e Komisionit Keshillimor per çeshtje te Unionit Evropian ishte ne funksion te keshillimit te qeverise rreth çeshtjeve te jashtme qe do te trajtohen ne mbledhjen e Keshillit me 13 qershor dhe ne funksion te pergatitjes te samitit te Unionit Evropian me 16 dhe 17 qershor ne Bruksel.

    Si rendom edhe sot mbledhja u be me dyer te mbyllura por mirret vesh se ne samitin e Unionit Evropian vend te posaçem do te ze e ardhmja e Kosoves ku diskutimet kesaj here do te jene nder me substancialet.

    Ne prag te mbledhjes se sotme takuam Carl B. Hamilton, i partise popullore, dhe nenkryetar i Komisionit Keshillimor te Riksdagut per çeshtje te Unionit Evropian.

    - E ardhmja e Kosoves do te pershkohet me nje prezence te forte nderkombetare e cila do te kaloje gjithnje e me shume ne duart e Unionit Evropian. Ne deshirojme qe prezenca ushtarake te zvoglohet dhe te shnderrohet ne prezence civile me qellim te ndertimit te nje shoqerie me organe te se drejtes qe garantojne mbrojtjen e minoriteteve, thote Carl B Hamilton.

    Bashkesia nderkombetare po percjell me vemendje menyren e permbushjes se standardeve te parashtruara ndaj Kosoves. Keto standarde duket sikur vlejne vetem per shqiptaret.

    - Jo, thote Hamilton. Kerkesat parashtrohen per te gjithe banoret e Kosoves por aty theksohet nder te tjera se duhet te respektohen te drejtat e minoriteteve. Kerkesat ndaj Kosoves jane kerkesa europiane qe tashme jane shnderruar ne standarde te Europes dhe si te ketilla shtrohen edhe per vendet e tjera ne Ballkan por edhe per Turqine, Rumanine, Bullgarine e keshtu me radhe.

    Angazhimet vendore ne Kosove funksionojne kah nje Kosove e pavarur dhe si duket pas veres pritet nje diskutim serioz per statusin final. Si reflektoni ju per kete çeshtje?

    - Çeshtjen e Kosoves e diskutojme, ashtu siç bejme edhe sot ne kete mbledhje. Zhvillimet atje behen ne ate drejtim qe Kosova te mbetet ne duart e kosovareve, ne duart e shqiptareve dhe te serbve, por duke u permbushur standardet. Sa me shpejte qe te hiqet prezenca nderkombetare aq me mire, thote Carl B Hamilton.

    Atehere, mos do te thote kjo se kosovaret jane ata qe do te vendosin per t’ardhmen e vet?

    - Nuk mund te pergjigjem direkt per kete çeshtje sepse kjo varet shume edhe nga zhvillimi i situates ne rajon, por shpresat jane qe edhe Kosova dalengadale te behet anetare e UE ashtu siç do te behen edhe vendet e tjera te Ballkanit Perendimor, thote Carl B Hamilton, nenkryetar i Komisionit Keshillimor te Riksdagut per çeshtje te UE, per radio SR International - Ditari ne gjuhen shqipe ne Suedi./

    Riksdagen: Bild på Carl B Hamilton (fp) plats 58

    Carl B Hamilton - Folkpartiet
    Ma mir neser se dje

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga NACIONALISTI007
    jo gjilans percjelle mire ket forum te shanet e ofendimet te parat i kom mare ,e qka po thu me shukat jo more se mos te ofendojne si ofendoj,se idiotat rugovista berishista e nanoista me i ngu, qe e kane nda popullin.gati 20 vite me kete treshe nanoberishrugov,e na shqipetaret te fundit ne europ,deri edhe bosnja e maqedonia e keqe i kan punet ma mire se na shqipetaret e kush po e udheheqin shqipetaret nanoberisharugova dh..vsha ne tret, e me me ofendu qifti i brarit e rymes e rtp per kon per hajna komunista korupsionista,jo more gjilans nuk eshte mire keshtu
    Ani cka po thu me iu ba kesaj "Treshes?"
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Në Zyrën amerikane po diskuton Grupi i Kontaktit me krerët më të lartë të Kosovës

    Prishtinë, 15 qershor - Sot në Zyrën amerikane në Prishtinë është mbledhur Grupi i Kontaktit Plus, i cili po diskuton udhëheqësit më të lartë të Kosovës: Presidentin Ibrahim Rugova, Kryeministrin Bajram Kosumi dhe Kryeparlamentarin Nexhat Daci. Në këtë takim po merr pjesë edhe Kai Aide, i dërguari i sekretarit të përgjithshë të OKB-së.
    Sipas zyrtarit për marrëdhënie me publikun në Zyrën amerikane Lorens Korvin, kjo është një vizitë e rregullt e Grupit të Kontaktit që ka për qëllim të njihet me arritjet lidhur me standardet.
    Në këtë takim po ashtu po bëhet vlerësimi i zhvillimeve të rëndsishme në Kosovë mes dy takimeve të Grupit të Kontaktit si dhe për përmbushjen e standardeve dhe reformimit të pushtetit lokal.
    Poa ashtu Grupi i Kontaktit do të ketë edhe dy takime të tjera tyë veçanta: me opozitën dhe me përfaqësuesit politikë serbë.
    Me respekt
    rtp-ja

    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Arsyeja
    Anëtarësuar
    18-06-2005
    Postime
    1
    O shqiptar, ndryshone more pak jeten.... leni interesat personale te Rugoves e te LDK-se se jon ka na qojne ne humner, qilni syte e shihne qe ne shekullin 21 as rryme nuk po kemi...

    Ndryshimi Duhet Sepse

    Ndryshimi ndërmjet vendeve të varfëra dhe të pasura nuk është vjetërsia e shtetit. Për shembull, India dhe Egjypti me moshë mbi 2000 vjeçare janë të varfëra, ndërsa Australia, Zelanda e Re apo Kanadaja sot janë vende të zhvilluara dhe të pasura pavarësisht se para 150 vjetësh nuk egzistonin.

    Ndryshimi midis vendeve të varfëra dhe të pasura nuk qëndron në pasuritë e tyre natyrore. Japonia ka tokë të kufizuar, 80% malore dhe të pamjaftueshme për buqësi e blegtori, por është sot ekonomia e dytë botërore. Në Zvicër, ku natyra nuk lejon rritjen e kakaos, prodhohet çokollata më e mirë në botë. Në këtë vend të vogël malor blegtoria jep prodhimet e qumështit janë më të mirat në botë, toka mbillet katër herë në vit, ndersa siguria, rregulli e puna e kanë bërë vendin më të sigurtë në botë.

    Sipërmarrësit nga vendet e pasura nuk dallohen për ndonjë ndryshim të dukshëm në zgjuarsi kundrejt sipërmarrësve në vendet e varfëra. Raca apo ngyra e lëkurës nuk janë gjithashtu të rëndësishme, biles emigrantët të etiketuar përtacë në vendet e origjiniës janë fuqi prodhuese në vendet europiane apo Amerikë të Veriut. Atëhere cili është ndryshimi?

    Ndryshimi qëndron në mirësjelljen e njerëzve, e cila formohet përgjatë viteve nëpërmjet arsimimit dhe kulturës. Duke shqyrtuar mënyrën e sjelljes së njerëzve në vendet e zhvilluara, shumica e tyre ndjekin parimet e mëposhtme gjatë jetës së tyre:

    1. Morali, si një parim themelor
    2. Ndershmëria
    3. Përgjegjësia
    4. Respekti ndaj ligjeve dhe rregullave
    5. Respekti ndaj qytetarëve të tjerë
    6. Dashuria për punën
    7. Përpjekjet për të kursyer dhe rritur vlerat
    8. Shpirti për të bërë sa më shumë e sa më shpejt
    9. Saktësia

    Në vendet e varfëra vetëm pak njerës i ndjekin këto parime. Ndonëse natyra i ka bërë ta pasura, vendet e varfëra janë të tilla sepse iu mungon mënyra duhur e sjelljes, iu mungon vullneti me i mësuar, me i zbatuar dhe përhapur këto parime të vendeve të zhvilluara.

    Është koha për ndryshim tek Shqiptarët!

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Arsyeja

    Ky artikull eshte i vjedhur, pa i dhene emer burimit te artikullit. Po ashtu ky artikull nuk i drejtohet LDK-se dhe Rugoves.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Moisiu: Nuk nënshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Ndëron jetë presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 02-02-2006, 21:32
  5. Papa Gjon Pali II, ndërron jetë
    Nga Brari në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •