Me Shqiperin?Postuar më parë nga Kreksi
Nuk besoj qe do ta shohim ne onderr..
E kemi kerku UNMIKU-n ateher ta mbajm tash , sepse nuk mund ta heqim leht at jo..;=)
Me Shqiperin?Postuar më parë nga Kreksi
Nuk besoj qe do ta shohim ne onderr..
E kemi kerku UNMIKU-n ateher ta mbajm tash , sepse nuk mund ta heqim leht at jo..;=)
Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..
Veton Surroi perkrah kerkesen e Tadiqit dhe njeherit kerkon nga presidenti i Kosoves tu pergjigjet ketyre thirrjeve pozitivishte dhe sa me shpejt qe eshte e mundur.
Hashim Thaqi perkrah kerkesen e Tadiqit dhe njeherit kerkon nga presidenti i Kosoves tu pergjigjet ketyre thirrjeve pozitivishte dhe sa me shpejt qe eshte e mundur.
A thue pse?
Me respekt
rtp-ja
ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"
Po a spo e din a..
Me u taku Rugova masnej me hap gojen neper Gazeta/TV me dal me thanen qe qe u taku Presindenti , o djal kto Hajdukat po din mire , po me Rugoven pak ma kadal
Pershndetje RTP
Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..
Nuk eshte aspak interesant sepse kjo rren e madhe vjen nga radio-kontakti-graqanicPostuar më parë nga RTP
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Metropol, 27 Prill
Takimi me Tadiqin- si të rrahësh ujë në havan
GANI MEHMETAJ
Dhjetë vjet presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova i ka bërë ftesë Bashkimit Evropian që të ndërmjetësojë në dialogun me Serbinë, në mënyrë që të ndahen paqësisht dhe secili vend të ndjekë yllin e vet. Dhjetë vjet presidenti Rugova i ka vizituar metropolët evropiane dhe burrështetasit e këtyre vendeve, duke alarmuar se Serbia po përgadit masakër ndaj shqiptarëve. Megjithë rezolutat, angazhimet e deklaratat publike, BE-ja nuk pati ndikim që ta ndalë dhunën mbi dhjetëvjeçare të Beogradit ndaj shqiptarëve. Evropa Perendimore, ku synojnë shqiptarët, nuk pati sukses ta ndalë asnjë luftë në ish-Jugosllavi. Gadishulli Ilirik u kall flakë, ndërsa ishte ndërhyrja e SHBA-ve që ndërpreu masakrat e Serbisë ndaj shqiptarëve, kroatëve, boshnjakëve.
Ndërkaq, Serbia ishte tepër e shurdhër për dialog dhe tepër arrogante që ta konsideronte Kosovën të barabartë për bisedime dypalëshe. Beogradi konsideronte se problemin mund ta zgjedh me grykën e topave dhe me ushtrinë e policinë e vetë kriminale.
Dhjetë vjet Serbia ka luajtur demagogji e luftë njëkohësisht, duke u shtirë kinse është për dialog, ndërsa bënte represalje mbi shqiptarët. Shqiptarët ende e kanë në kujtesë “dialogun” për arsimin që u zvarrit deri në pakufi, por që nuk prodhoi asnjë efekt. Shqiptarët ende i kanë të freskëta deklaratat e zyrtarëve të sotëm serb, opozitarë të djeshëm, që nuk dalloheshin nga krimineli Milosheviq, por që nuk kishin mundësi të bënin si ai. Derisa presidenti Rugova dhe shqiptarët e Kosovës ishin të zëshëm për zgjidhje paqësore, duke u lutur derin në qiell, sepse ishin të vëtëdijshëm për pasojat e luftës, fatkeqësisht pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore mbeti e shurdhër, apo qarqët e politikanëve mendonin se mjaftojnë rezolutat që e dënonin dhunën e Beogradit. Çfarë i shtyen sot evroperëndimorët të entuziazmohen nga një deklaratë e Tadiqit me plot kushtëzime, që i bëjnë aq shumë presion Rugovës? Çfarë ka ndryshuar nga mendësia e Beogradit, që të thonë se Kosova është mbyllur në vete? A nuk mjaftuan gjithë ato kushtëzime me standardët, të cilat u plotësuan një për një nga institucionet e Kosovës? Çfarë duhet të pjellë tjetër, pas standardëve e ftesave të tadiqëve?
Mendësinë e vjetër e bartin politikanët serb sot e gjithë ditën. Ata nuk duan dialog, ata kanë filluar të frikësohen nga mundësia e pavarësimit të Kosovës, ndërsa disa qarqe evropiane që janë druajtur nga pavarësia, e alarmuan Tadiqin me suitën e tij për të ofruar gjethën e “dafinës”. Në fakt oferta e Tadiqit jo vetëm se është plotë demagogji, por ka plot shantazhe e kushtëzime brenda ftesës së tij për takim me Rugovën, që janë të papranueshme për një politikan të rangut të presidentit Rugova. Të bisedosh me Tadiqin apo me cilindo Tadiq tjetër, është si të rrahesh ujë në havan, sepse ashtu sikurse pararëndëstë e tyre vetëm duan të përfitojnë në kohë, ta bllokojnë procesin e pavarësimit të Kopsoëvs, të bëjnë përpjekjet e fundit për të joshur BE-në për një zgjidhje joreale dhe krejtëissht të papranueshme për shqiptarët. Ftesa e serbit të Beogradit është përpjekja për ta ftohur Kosovën me BE-në. Këtë karrem ka rrezik që ta kapërdijnë edhe miqtë e shqiptarëve. Demagogjia e ofertës për takim shihet ashiqare nga opcionet që ofrojnë serbët e Beogradit dhe nga figurantët e tyre serbët në Kosovë. Ata nuk duan as që presin dialog, ata duan ta zvarrisin çdo gjë, ashtu sikurse që bënte pararëndësi i tyre në Hagë. Për këtë fakt ëshët fare i vetëdijshëm presidenti Rugova, prandaj është aq këmbëngulës se me Serbinë apo tadiqët mund të bisedojë vetëm në një konference ndërkombëtare, ku do të jenë të pranishme shtetet me ndikim dhe ku nuk do të luhet lojë symbyllazi. Për këtë janë të vetëdishëm edhe shqiptarët e Kosovës. Nuk e kuptojmë një pjesë të shtypit në Kosovë, i cili sikur të koordinohej nga Beogradi, përpiqet t’i bind lexuesit e vet se Tadiqi është qengj i butë që do dialog, ndërsa Rugova skifter që e refuzon dialogun. Nuk e thonë, nëse e dijnë, ndërsa duhet ta dijnë se, nga takimi Rugova-Tadiq nuk do të ketë asnjë rezultat. Pastaj është tepër vështirë për Rugovën dhe për secilin shqiptar të vizitojë qendrën e krimit-Beogradin.
Presioni i sotëm i parlamentarëve evropianë mbi presidentin Rugova që të takohet me Tadiqin e Serbisë, nuk mendoj se do të prodhojë rezultate konkrete. Është edhe një fatkeqësi: sa herë që Serbia jep sinjale, qoftë edhe demagogjike, një pjesë e qarqeve evropiane menjëherë entuziazmohen dhe bëjnë presion mbi shqiptarët që të fillojnë bisedimet Prishtinë-Beograd. Cila do të jetë natyra e atyre bisedimeve, sa do të jenë të sukseshsme dhe sa do të zgjasin, asnjëri nga ata politikanë nuk e thonë, sepse duket se edhe vet janë të vetëdijshëm se të bisedosh me Serbinë është gati si të rrahësh ujë në havanë, ato bisedime mund të zgjasin deri në pakufi, por që as sot dhe as në mot nuk do të sjellin asnjë rezultatë konkret.
Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 03-05-2005 më 10:44
Me respekt
rtp-ja
ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"
Balkanweb
PRISHTINE (2 Maj)
"Zgjidhja e statusit te Kosoves ne faza, vetem sa do ta veshtiresonte situaten". Keshtu ka deklaruar presidenti Ibrahim Rugova, ne nje interviste dhene te perditshmes vjeneze "Prese".
Ai i ka ftuar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian qe ta njohin drejtperdrejt pavaresine e Kosoves, sepse keshtu, ka thene ai, do t'i kontribuonin stabilitetit ne Maqedoni, Shqiperi, Mal te Zi, e madje edhe ne Serbi.
"Zgjidhja ne faza, sic ka propozuar Komisioni Nderkombetar per Ballkanin, do ta komplikonte ceshtjen", ka thene zoti Rugova, duke shtuar se "Kosova ka 6 vjet qe eshte ne fazen e statusit te perkohshem".
"Nese statusi i Kosoves mbetet i hapur, kjo do t'u ofronte fqinjeve tane mundesi per manipulime", ka thene presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova. db/db (RTK/)
Me respekt
rtp-ja
ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"
Do s'do Rugova nje dite eshte i detyruar qe te ulet ne te njejten tryeze me Serbet! Kjo gjendje nuk mundet te zgjase shume! Mbase populli shqiptar i Kosoves nuk eshte i gatshem ta pranoje nje gje te tille, por nuk duhet te harrojme se nuk ekzistojne vetem kerkesat e Serbise kundrejt Kosoves por edhe kerkesat e Kosoves kundrejt Serbise! Beogradi ne kete moment po ben c'eshte e mundur qe te tregoj nje fytyre same modeste, pavarsisht se fanatiket jane akoma zoterinjte e Serbise. Z. Rugova nuk ka dyshim qe njihet nga komuniteti nderkombetar si personalitet modest por do ishte mire qe ne kete moment te veshtire per Kosoven ta tregoje me teper modestine tij. Publiku kosovar nuk ka pse ti trembet uljes ne te njejten tryeze me Serbet, mbase tryezat mund te sjellin frytet qe veshtiresohen te sjellin fushbetejat. Ajo qe duhet te synoje eshte qe ne kete tryezen e perbashket te hyjne sa me shume aleate te Shqiptareve dhe te bisedohen ceshjte te cilat i interesojne me shume Kosoves!
Fatkeqsisht praktika e disa tutkuneve shqiptare po i nxjerre Serbet si viktima perballe shumices shqiptare te Kosoves nderkohe qe Serbet nuk kane paguar ende shkatrimet qe i kane shkaktuar popullit te pervojtur kosovar. Jam i sigurte se per cdo kerkese serbe ekziston nje kunderpergjigje e shumefishte kosovare! Pra nese ekziston dikush qe duhej t'i trembej dialogut sigurisht qe nuk jane Kosovaret!
Ndryshuar për herë të fundit nga Kryeplaku : 05-05-2005 më 06:30
Kryeplaku,gjithe ate cfare the eshte e drejte,dhe eshte e nevojshme te ndodhe.Edhe z.Rugove eshte per te bisedue me Serbin per qeshtje teknike,etj,por jo per statusin e Kosoves pa prezencen e nderkombetareve,dhe kjo kerkese u eshte be me dije shume kohe perpara dhe ka arsye te plote.
Pra,kjo thirrja e Tadiqit, eshte si ajo""me nje te rame ,dy te vrame".Tadiqi shume mire e ka dite pergjigjen qe do i vinte mbas kesaj thirrjeje,mirepo deshironte te bene nam para BE-s(ashtu sic beri).
Pra,une pershendes kemb`nguljen e presidentit tone me qellim mjaft te arsyeshem per te miren e Kosoves.
Kaq.
Me respekt
rtp-ja
ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"
Jessen-Petersen beson se së shpejti do të ndodhë takimi Rugova-Tadiq
2005-05-06 16:55:38 ET Prishtinë (KosovaLive)
Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Soren Jessen-Petersen, tha në një prononcim për KosovaLive se presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova ka shprehur gatishmërinë që të takohet me homologun e tij serb Boris Tadiq, në një konferencë ndërkombëtare në prani të faktorit ndërkombëtar
Me respekt
rtp-ja
ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"
Petersen përgatit takim Rugova-Tadiq
Persen po përgatit takim midis Rugovës e Tadiqit
Shefi i misionit të OKB-së në Kosovë (UNMIK), Soren Jessen-Petersen, tha se po përgatit një takim të presidentëve të Kosovës dhe atij të Serbisë, përkatësisht Ibrahim Rugova dhe Boris Tadiq.
Zoti Jessen-Petersen tha se ka shenja se presidenti i Kosovës së fundi ka shprehur gatshmërinë për një takim simbolik midis krerëve të shtetit.
"Tani është çështja që të gjendet koha dhe vendi i përshtatshëm," tha zoti Jessen-Petersen.
Në këtë fazë kjo do të ishte simbolike.
Kreu i UNMIK-ut, Jessen-Petersen
"Unë e dëgjova sërish presidentin Rugova se ai është i gatshëm për një mundësi të këtillë, por kjo ka të bëjë me atë që të takohen dhe që të krijohet një mirëbesim," tha ai.
"Në këtë fazë kjo do të ishte simbolike."
Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, i ka thënë BBC-së se ai është i gatshëm që të takojë homologun e tij të Serbisë, Vojisllav Koshtunica, por ka kundërshtuar mundësinë e bisedimeve me të për statusin e ardhshëm të Kosovës.
"Unë nuk kam thënë ndonjë herë se i ikë këtij fakti, por kam thënë se nuk dua të takohem dhe të bisedoj për statusin përfundimtar të Kosovës," tha zoti Kosumi.
"Për të gjitha çështjet e tjera jam shumë i hapur dhe shumë i vendosur të bisedoj me cilindo qoftë politikan në Serbi dhe të gjejmë zgjidhje konkrete për problemet," tha kryeministri kosovar.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt