Iu drejtohem per rastin konkret, pasi flasim per kosovaret.....Postuar më parë nga deqanas
Iu drejtohem per rastin konkret, pasi flasim per kosovaret.....Postuar më parë nga deqanas
Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!
oooooo leni kosovaret rahat se jav bajn 8 me 2 po leni e mos i ngucni shum lenjav politiken rahat se pavaresija nuk behet me 2 fjal edhe mos u boni kishe po dini qka eshte politika se politika ka mane te madhe e ju te shqiperis kqyrne niher politiken e juve e pastaj folni per politik te huaj se ju e knaqet veq ju ka met me na kallxu neve se qysh mahet shteti apo si behet pavarsija.
Vetem po ju them edhe nje se te kishi pas ju Dr. Ibrahim Rugoven Ndryshe i kishi pasur punet.
Spo ma nin..
E para, meso te shkruash me mire gjuhen shqipe......Postuar më parë nga Gjilanasi_ger11
E dyta, Shqiperia e ka ndihmuar Kosoven, nese ju jeni mosmirenjohes ky eshte problemi juaj...
Mos harro vitin 1999 se kane kaluar vetem 6 vjet....Atehere te ndihmoi Shqiperia e jo Rugova...Ky i fundit takohej me Miloshevicin ne Beograd....
Ne mbase nuk kemi politikane te mire por te pakten kemi nje shtet te lire, kurse ju nga njera ane shtet nuk keni nga ana tjeter akuzoni njeri tjetrin si spiune te Beogradit apo e quani njeri tjetrin serb....
Prandaj tregohu pak me i kujdesshem kur i drejotohesh Shqiperise....
Me mire qe nuk e kemi Rugoven, na mjaftojne "Rugovet" qe kemi ne Tirane...
Une theksova se ju kosovaret duhet te jeni me te bashkuar pasi jeni nje popull i roberuar dhe qe te fitohet pavaresia nevojitet bashkim....Nuk e kuptoj pse reagoni ne kete menyre!
Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!
E para nuk eshte me rendesi qe te gjith shqiptaret te mesojm Gjuhen shqipe mire , sepse e din fort mire te gjith Kosovaret ashtu flasim , dhe per gjuh nese ty ste pelqen ske pse kundershton kshtu , sikur TY po na fliske me mire..Postuar më parë nga Tani Athine
E dyta , as pak nuk e kishte ky kolegu me lart mendjen se a na ka ndihmuar neve Shqiperia apo jo , ky kishte fjalen per Politiken , sepse nese Shqiperia na ka ndihmu neve per Politik ateher Kosoven e paska rru dreqi.
E treta Vitin 1999 Na ndihmoi Amerika e madhe , e jo Shqiperia , mos harro sepse ne Shqiperi te gjitha Armet dhe sendet jan Bler me Leket e Mergimtarve tan dhe kshtu qe mos tja futesh kot tjera her , dhe Rugova me familje nuk ka shku te Milloshi per bisedime por u kap peng dhe kshtu qe nuk ke pse zgjatesh kinse tash pasi iku Rugova te milloshi Shqiperia paska ndihmu Kosoven..
E Katerta: Ju shteti ju ka hanger dreqi me gjith shtet dhe me krejt , cfar Shteti ju me se pari duhet ta dini ne ne Pushtet keni GREK , cka tju duhet juve shteti qe nje Kryeminister e keni Grek e dreq e krejt i ka ai.. qe sa vite jeni shtet ende rruget/dritat si keni rregullu e leje mo te tjerat qe jeni 0000..!
E Pesta.. Po ta kishit ju Rugoven do te ishte me ndryshe Shqiperia , por keni Grekt aty dhe per at duket katastrof.
E Gjashta: Se kuptoj ku e sheh ti popullin te roberuar , nga Kush eshte i roberuar?
Kete je gabim sepse ne te gjith jemi te bashkuar , dhe mos harro sepse Pavarsia fitohet edhe kshtu , sepse Kosova 1000% ka permisime me shum Se Shqiperia , vec presim edhe pak deri sa te Vie Pavarsia , dhe masnej e sheh ti se sa Dallime do kete.
Gjith te mirat
Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..
Ai mos e shani bre kryeminstrin e shqiperis PAPA NANO se ka ber perparim te dukshem , mendoj ne nik emrin e tij nga Fatos konzerva ne PAPA NANO,.
Shqipria na ka ndihmuar e dim te gjith ne, dhe u jemi shum mirnjehes, ju duam shum ju kemi shum te dashur edhe mos te harrojm jemi vllezer.
Presidenti Rogova ka qen dhe eshte Profetik, un kam shum besim ne presidentin Rugova.
Vet thirrja e tadiqit tregon se situata eshte e mire ne favorin ton per ket kurr skam dyshuar
Nuk duhet harruar se ne kerkojm formalisht te pranohet pavarsia e Kosoves, ky eshte qendrimi i popullit te Kosoves dhe ne ket rast Presidenti Rugova vetem kryen detyren e tij dhe respekton vullnetin e popullit.
Kur nga bashksi nderkombetare leshohen signale se pavarsia e Kosoves eshte e pa shmangshme dhe e pranueshme, kjo do te ndodh se shpejte.
Mua me befason fakti se dikush pret nga Presidenti Rugova qe te shkoj ne beograd a ti ngushlloj mu ne ket koh.
Potez burreror i guximshem profetik i presidentit Rugova
Ma mir neser se dje
E para:Postuar më parë nga Tani Athine
T.A. ti mendimin tuej per drejtshkrim thueje pak ma bute,pak ma ambel
se ti je askushi per me ofendue nje djal te ri qe eshte rrit jashte trojeve ku flitet shqip!Ne vend se me e ndihmue ,me e pergezue qe ky djalosh futet ne forume SHQIP dhe mundohet me komunikue shqip me bashkvendasit,ti nxjerr koken dhe na shet ketu p.... Sikur ti ta shkruaje kete gjuhe si duhet,do te arsyetoja deri diku,mirepo me mire te bie mos ti sulomosh kaq keq ata me te cilet nuk te palohen mendimet.
E dyta:
Shqipnija e ka ndihmue Kosoven,dhe,ky fakt nuk kerkon ti perkulemi njeri-tjetrit se kjo ka qene dhe eshte dicka njerzore dhe morale per me ndihmue sejcilindo ne raste lufte,e jo me te potencohen te hunda se i ka ndihmue `vellau-vellaut`dhe tash duhet te ti puthim kembet ty.Kjo se sa e ka ndihmue nana Shqipni Kosoven nuk ka lidhje me temen,andaj shkoqitu dhe mos prek aty ku nuk bene.
E treta:
Ua kemi lakmi zonjushe,per `shtetin e lire`,por nuk ua kemi lakmi per mbarvajtjen e punes se shtetit.Kete qe e the ,sinjifikon nje dinakeri te pashoqe,qe,vertet nuk kfillem ta mendoj se do na e drejtonte dikush nga nana Shqipni kete marifet.
E katerta
dhe e 4milionta per vjet e mot mbaron keshtu:
Sikur ju ta kishit nje z.Rugove,do na merrte lakmi bota.
Kjo thenje e z.Gjilanit(te pelqeu o ta ndali buken ne fyt)eshte fakt - shume ka dmth-je per popullin/shtetin se ke e ve ne krye.
Mendo sikur Kosova te vazhdonte me Thaqin ne krye,
a thue ku do ishte Kosova sot,mbas 6 vjetve?
Nuk e di?
Qe po te tregoj: Do ishim tuj fol shkenisht ne shkolla edhe nuk do kishe me pas guxim me tregue se nuk e ke mbiemrin me `viq`,etj etj marifete te tilla.
Kaq edhe mjaft ma me `dituri`natyre ne forumin e politikes!
Respekt
rtp-ja
Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 15-04-2005 më 06:08
Me respekt
rtp-ja
ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"
Une nuk e ofendova, e keshillova....Keshilla nuk eshte ofendim..Postuar më parë nga RTP
Ju duhet ta shihni Shqiperine si shtet ame e jo me xhelozi dhe ta konkuroni....E dyta:
Shqipnija e ka ndihmue Kosoven,dhe,ky fakt nuk kerkon ti perkulemi njeri-tjetrit se kjo ka qene dhe eshte dicka njerzore dhe morale per me ndihmue sejcilindo ne raste lufte,e jo me te potencohen te hunda se i ka ndihmue `vellau-vellaut`dhe tash duhet te ti puthim kembet ty.Kjo se sa e ka ndihmue nana Shqipni Kosoven nuk ka lidhje me temen,andaj shkoqitu dhe mos prek aty ku nuk bene.
Emri Tani te duket per emer goce? Cfare zonjushe thua?Kosova asnjehere nuk ishte shtet me vete, thjesht eshte nje krahine shqiptare dhe si e tille duhet ti bashkangjitet trungut shqiptar...Nese kjo gje nuk pelqehet ne Kosove atehere je te formojme nje Konfederate....E treta:
Ua kemi lakmi zonjushe,per `shtetin e lire`,por nuk ua kemi lakmi per mbarvajtjen e punes se shtetit.Kete qe e the ,sinjifikon nje dinakeri te pashoqe,qe,vertet nuk kfillem ta mendoj se do na e drejtonte dikush nga nana Shqipni kete marifet.
Rugova me te vertete eshte nje politikan i tipit Gandy, nese me te vertete ia arrin qe Kosova te fitoje Pavarsine brenda ketij viti atehere me te vertete do te jete politikani me i suksesshem i Kosoves, ne rast te kundert duhet tia lere vendin ndonje politikani tjeter....E katerta
dhe e 4milionta per vjet e mot mbaron keshtu:
Sikur ju ta kishit nje z.Rugove,do na merrte lakmi bota.
Kjo thenje e z.Gjilanit(te pelqeu o ta ndali buken ne fyt)eshte fakt - shume ka dmth-je per popullin/shtetin se ke e ve ne krye.
Nuk e di se cfare do kishte bere Thaci...Une di qe Thaci rrjedh nga UCK e cila luftoi per clirimin e Kosoves...Gjithashtu ishte veprimtaria e UCK qe u be shkak per nderhyrjen e NATO....Kosovaret duhet te kishin filluar kryengritjen ne kohen kur u formuan Republikat e tjera, pasi Kosova ishte nje territor me popullsi shqiptare dhe ishte e para qe duhej te shkeputej nga Jugosllavia....Kjo gje nuk ndodhi, uroj qe kete vit Kosova te fitoje Pavarsine.....Mendo sikur Kosova te vazhdonte me Thaqin ne krye,
a thue ku do ishte Kosova sot,mbas 6 vjetve?
Nuk e di?
Qe po te tregoj: Do ishim tuj fol shkenisht ne shkolla edhe nuk do kishe me pas guxim me tregue se nuk e ke mbiemrin me `viq`,etj etj marifete te tilla.
Kaq edhe mjaft ma me `dituri`natyre ne forumin e politikes!
Respekt
Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!
Se pari, per punen e bashkimit te politikaneve ne Kosove, keta jane te bashkuar kur te vije puna per interesat madhore kombetare qe njekohesisht jane edhe mbipartiake, por keta nuk mund te jene te bashkuar per ceshtje tjera te brendshme sepse perndryshe do kishim vetem nje parti, sistem monist, dhe nuk do kishim privilegjin e pasjes se alternativave te ndryshme ne zgjidhjen e problemeve te ndryshme brenda-per-brenda Kosoves, dhe perparimit e zhvillimit me hapa sa me te shpejte. Pra, ne nuk mund te kerkojme nga partite atje, sikur as ne Shqiperi e askund tjeter, qe te jene te bashkuara per te gjitha ceshtjet, por ne kerkojme qe ato te jene te bashkuara ne ceshtjet me interes madhor kombetar qe jane mbipartiake. Partite ne Kosove jane, e tash edhe ne Shqiperi jane duke u bere, te bashkuara per ceshtjet me interesa madhore kombetare.
Se dyti, e kam thene edhe disa here tjera e po e them prape, (ne pajtim te plote me Tanin, ketu) qe ne nuk duhet te shohim me zili njeri-tjetrin (Kosova e Shqiperia) e ta konkurrojme njeri-tjetrin por te jemi se bashku ne konkurrimet me boten tjeter joshqiptare. Edhe Shqiperia ka ndihmuar dhe ndihmon Kosoven gjithe kohen, sikur qe edhe Kosova ka ndihmuar dhe ndihmon Shqiperine gjithe kohen. Jemi nje komb e rrjedhimisht edhe kemi te njejtat interesa.
Se treti, per punen e luftes ne kohen e luftave tjera te shperberjes se ish-Jugosllavise, eshte fakt qe po te kishim filluar luften ate kohe, ne do ishim cliruar me heret por kostoja do te ishte shume me e madhe, me shifra jo me te uleta se ato te Bosnjes (300 mije viktima). Duke pasur parasysh kete fakt, mendoj se kemi vepruar mire politikisht qe nuk filluam luften te paret por ishim te fundit, kohe kur edhe opinioni boteror njohu shume mire serbet dhe keta vecse kishin demaskuar dhe deshmuar veten e tyre se cfare njerez jane me te vertete dhe cfare jane ne gjendje te bejne. Kjo ka ndihmuar shume ne intervenimin e shpejte te Nato-s.
Se katerti, sikur qe Thaci e UCK kane kontribuar ne clirimin e Kosoves me luften e tyre clirimtare, ashtu edhe Rugova e LDK kane kontribuar me sensibilizimin e opinionit nderkombetar per ceshtjen tone dhe nderkombetarizimin e ceshtjes sone. Ishte ky sensibilizim dhe nderkombetarizim i problemit tone qe solli intervenimin shume te shpejte te Nato-s. Keshtu qe, qe te dyja palet kane kontributet e tyre ne clirimin e Kosoves.
Se pesti, per punen e ribashkimit, sic po shihet, kjo gje nuk eshte e mundur per momentin, por ne me njohjen e pavaresise sone tani kete vit, do kemi dy shtete shqiptare, qe vetem formalisht jane te ndara, sepse realisht dhe faktikisht ne jemi dhe do te jemi te bashkuar. Poashtu, ne nje te ardhme te afert ne do ta realizojme edhe ribashkimin de jure, pa as me te voglin dyshim. Dhe per ribashkim te Kosoves me Shqiperine jane dhe do jene te gjithe shqiptaret kudo jane, jo vetem ata ne Kosove e Shqiperi por edhe ata jashte, pa marre parasysh bindjet politike apo partiake.
Tung
Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 15-04-2005 më 08:48
Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!
Rrofte Shqiperia Etnike
Dakort me ty....Vetem se nuk duhet te karakterizijne njeri tjetrin me epitete te ndryshme si spiun serb, serb etj...Sigyrisht qe mund te kete disa parti politike por antaret e ketyre partive nuk duhet te "urrejne" njeri tjetrin....Gjithmone kisha deshire qe Kosova te mos infuencohej apo te imitonte politiken shqiptare, por fatkeqesisht po i perngjan kesaj politike....Postuar më parë nga dodoni
Ke shume te drejte....Se dyti, e kam thene edhe disa here tjera e po e them prape, (ne pajtim te plote me Tanin, ketu) qe ne nuk duhet te shohim me zili njeri-tjetrin (Kosova e Shqiperia) e ta konkurrojme njeri-tjetrin por te jemi se bashku ne konkurrimet me boten tjeter joshqiptare. Edhe Shqiperia ka ndihmuar dhe ndihmon Kosoven gjithe kohen, sikur qe edhe Kosova ka ndihmuar dhe ndihmon Shqiperine gjithe kohen. Jemi nje komb e rrjedhimisht edhe kemi te njejtat interesa.
Liria fitohet me gjak....Ne rastin e pare vertet do kishim viktima por Pavarsine do ta kishim fituar me shpejt dhe pa kushte, ndersa tani shpresoj ta fitojme por nuk jemi 100% te sigurte sepse nuk eshte ne doren tone por ne dore te Fuqive te Medha...Pozitivja eshte se kemi mbeshtetjen amerikane...Nese fitohet Pavarsia e Kosoves kjo do te thote fuqizim i kombit shqiptar...Se treti, per punen e luftes ne kohen e luftave tjera te shperberjes se ish-Jugosllavise, eshte fakt qe po te kishim filluar luften ate kohe, ne do ishim cliruar me heret por kostoja do te ishte shume me e madhe, me shifra jo me te uleta se ato te Bosnjes (300 mije viktima). Duke pasur parasysh kete fakt, mendoj se kemi vepruar mire politikisht qe nuk filluam luften te paret por ishim te fundit, kohe kur edhe opinioni boteror njohu shume mire serbet dhe keta vecse kishin demaskuar dhe deshmuar veten e tyre se cfare njerez jane me te vertete dhe cfare jane ne gjendje te bejne. Kjo ka ndihmuar shume ne intervenimin e shpejte te Nato-s.
Edhe ketu ke shume te drejte, je shume real....Une nuk i krahasova kosovaret me palestinezet apo kurdet, thjesht bera nje parelelizim ne disa drejtime...Mua me vjen keq kur shoh kosovaret neper forume shajne dhe akuzojne njeri tjetrin si spiun serb, serbe etj...Kjo nuk eshte kulture demokratike por mungese e kesaj kulture...Se katerti, sikur qe Thaci e UCK kane kontribuar ne clirimin e Kosoves me luften e tyre clirimtare, ashtu edhe Rugova e LDK kane kontribuar me sensibilizimin e opinionit nderkombetar per ceshtjen tone dhe nderkombetarizimin e ceshtjes sone. Ishte ky sensibilizim dhe nderkombetarizim i problemit tone qe solli intervenimin shume te shpejte te Nato-s. Keshtu qe, qe te dyja palet kane kontributet e tyre ne clirimin e Kosoves.
Ke shume te drejte.....Skrimi i yt ne pergjithesi me gjen plotesisht dakort. Shqiperia dhe Kosova jane nje...Ne Kosove filloi Levizja per Pavaresi ne kohen e pushtimit Osman dhe kjo nuk eshte rastesi...Nacionalistet e atehershem shqiptare e kishin nuhatur rrezikun serb prandaj dhe vendosen qe clirimin dhe bashkimin e kombit shqiptar ta nisnin nga Kosova.Se pesti, per punen e ribashkimit, sic po shihet, kjo gje nuk eshte e mundur per momentin, por ne me njohjen e pavaresise sone tani kete vit, do kemi dy shtete shqiptare, qe vetem formalisht jane te ndara, sepse realisht dhe faktikisht ne jemi dhe do te jemi te bashkuar. Poashtu, ne nje te ardhme te afert ne do ta realizojme edhe ribashkimin de jure, pa as me te voglin dyshim. Dhe per ribashkim te Kosoves me Shqiperine jane dhe do jene te gjithe shqiptaret kudo jane, jo vetem ata ne Kosove e Shqiperi por edhe ata jashte, pa marre parasysh bindjet politike apo partiake.
Kosova eshte djepi i kombit shqiptar dhe Shqiptarizmes ne pergjithesi...
Gjithe te mirat!
Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!
Une iu kisha pergjigjur UNMIK-ut keshtu:
nese se perkrahni edhe ket vit pamvarsin e dardanise, atehere ne do kerkojm bashkim direkt me Shqiperin, pa referandum dhe pikë!
Krijoni Kontakt