Dilemat me tė Cilat Pėrballen Rinia
Nga Shejh Muhamed Salih el-Uthejmin hafidhahullah
I tėrė lavdėrimi i takon Allahut. Ne e lavdėrojmė dhe e madhėrojmė Atė; prej Tij kėrkojmė ndihmė dhe falje dhe Atij i kthehemi. Kėrkojmė strehim nga e keqja brenda nesh dhe prej veprave tona tė kėqija. Atė qė Allahu e udhėzon, askush smund ta humbė dhe atė qė Allahu e humb, askush smund ta udhėzojė. Dėshmoj se ska tė denjė pėr adhurim pėrveē Allahut, i Cili ėshtė njė, dhe ska ortak. Dėshmoj se Muhamedi sallallahu alejhi ue selam ėshtė robi dhe i Dėrguari i Tij. Allahu i dhuroftė Durud (bekimet e Tija mė tė mira) atij dhe familjes sė tij si dhe shoqėruesve dhe atyre tė cilėt i pasuan ata me shkėlqėsi.
Ėshtė njė kėnaqėsi e posaēme pėr mua qė tua prezentoj vėllezėrve tė mi njė problem mjaft serioz jo vetėm pėr shoqėrinė Islame por pėr ēdo shoqėri, dhe ky ėshtė problemi me tė cilėn pėrballen tė rinjtė e kėsaj epoke. Zemrat e rinisė janė tė sėmura me probleme psikologjike tė cilat nganjėherė i bėjnė ata tė parehatshėm me jetėn, dhe ata e shpenzojnė energjinė e tyre duke u pėrpjekur qė tė lirohen nga kėto vėshtirėsi dhe ta largojnė kėtė dhimbje. Largimi i vėshtirėsisė kurrė sdo tė zė vend, pėrveē me Din (fe) dhe me karakterin nė tė cilin gjindet forcimi i shoqėrisė dhe pėrmirėsimi i kėsaj bote dhe Jetės sė Pėrtejme. Me kėtė (fe dhe karakter), do tė zbresin mirėsia dhe bekimet ndėrsa e keqja dhe fatkeqėsitė do tė pėrfundojnė.
Vendet nuk pėrparojnė, pėrveē me ndihmėn e qytetarėve tė vet dhe feja nuk pėrfiton, pėrveē me pasuesit e vet. Kur pasuesit e Islamit tė ngrihen pėr tė, Allahu do ti ndihmojė ata pavarėsisht se sa armiq i kanė ata. Allahu i Madhėrishėm thotė:
O ju qė besoni, nėse ju e ndihmoni kauzen e Allahut, Ai do tju ndihmojė juve dhe do tua forcojė kėmbėt tuaja (kundėr armikut tuaj), dhe ata qė mohuan - tė mjerėt ata; veprat e tyre janė tė kota. [47:7,8]
Nėse feja smund tė forcohet pėrveē me pasuesit e saj, atėherė ėshtė e domosdoshme pėr ne, pasuesit e Islamit dhe bajraktarėt e saj, qė sė pari ta forcojmė veten tonė ashtu qė tė bėhemi tė denjė pėr udhėheqje dhe udhėzim. Ėshtė imperativ qė ne tė mėsojmė nga Libri i Allahut (Kurani) dhe Sunetit i tė Dėrguarit tė Tij sallallahu alejhi ue selam e cila do ta na pajis pėr fjalim, vepėr, udhėzim dhe thirrje. Kjo do tė na mundėsoj qė ti bartim armėt e udhėzimit tė Islamit te tė gjithė ata tė cilėt e kėrkojnė tė vėrtetėn dhe po ashtu tė pėrdoren kundėr tė gjithė atyre tė cilėt e kėrkojnė tė pavėrtetėn.
Pastaj, ėshtė e domosdoshme pėr ne qė ta zbatojmė tėrė atė qė e kemi mėsuar nga Kurani dhe Suneti, nė bazė tė Imanit (besimit), bindjes dhe sinqeritetit. Karakteristika jonė sduhet tė jetė vetėm ajo e tė folurit sepse nėse tė folurit nuk pėrkrahet me vepėr, efektet e saja sdo tė shtrihen pėrtej folėsit dhe kjo e folur do tė ketė efekt tė kundėrt:
O ju qė besoni, pse e flitni atė tė cilėn nuk e punoni. Ėshtė shumė e urrejtur nė shikimin e Allahut qė ju ta thoni atė qė nuk e praktikoni. [61:2-3]
Ėshtė mė se e pėrshtatshme pėr ne qė tė nisemi nė fillim dhe tė mendojmė pėr rininė tonė dhe mendimet e veprat e tyre, ashtu qė ne ti shtojmė ato tė cilat janė tė mira dhe ti pėrmirėsojmė ato tė cilat janė tė gabuara sepse rinia e sotme janė njerėzit e sė nesėrmes dhe ata janė fundamenti nė tė cilin populli i ardhshėm do tė ngrihet. Mu pėr kėtė shkak, teksti i Sheriatit (Ligjit Islamik) inkurajon qė rinisė ti japim interesimin qė i takon dhe ti drejtojmė ata nė atė qė ėshtė e mirė dhe korrekte. Ata janė baza e Umetit prej tė cilėve do tė ndėrtohet e ardhmja e ti, dhe nėse reformimi i tyre ėshtė i bazuar nė shtyllat e forta tė fesė dhe karakterit, do tė ketė njė tė ardhme tė shkėlqyer pėr kėtė Umet, nėse do Allahu.
Njė vėshtrim i shkurtėr nė rininė
Nėse ne e kontrollojmė rininė pėr sė afėrmi, pėr ne do tė jetė e mundur qė tė konkludojmė se rinia nė pėrgjithėsi ėshtė tri llojesh: Rinia e udhėzuar drejt, rinia e devijuar apo perverte dhe rinia e cila ėshtė nė konfuzion (nė mes tė mirės dhe sė keqės).
Lloji i parė
Rinia e udhėzuar drejt janė: Rinia e cila beson bindshėm nė tė tėrė atė qė nėnkutpton Kelimeti (dėshmia/shahadeti). Ata bindshėm besojnė nė Fenė e tyre. Imani (Besimi) ėshtė i dashur pėr ta dhe ata janė tė kėnaqur dhe tė mjaftuar me Imanin e tyre. Ata e konsiderojnė mėsimin e Islamit si dobi, ndėrsa privimin nga ajo si njė humbje tė madhe.
Rinia e cila e adhuron Allahun sinqerisht. Ata e adhurojnė vetėm Allahun i Cili ska ortak.
Rinia e cila pason tė Dėrguarin e Allahut, Muhamedin sallallahu alejhi ue selam praktikisht nė tė folurit e tyre dhe vepra sepse ata besojnė se ai ėshtė i Dėrguar i Allahut dhe udhėheqės i tė gjithė tė dėrguarve.
Rinia e cila e falė namazin nė mėnyrė tė pėrsosur sipas mundėsive mė tė mira tė tyre, sepse ata besojnė nė dobinė dhe vlerėn fetare, tokėsore dhe sociale qė gjindet nė namaz dhe pasojat e rrezikshme nga neglizhimi i namazit pėr individin dhe popullin.
Rinia e cila u jep plotėsisht zekatin atyre tė cilėt e meritojnė atė, sepse ata besojnė se Zekati i pėrmbush nevojat e Islamit dhe se ai ėshtė njėra prej pesė shtyllave tė Islamit.
Rinia e cila agjėron gjatė muajit tė Ramazanit. Ata e ndalojnė veten e tyre nga dėshirat dhe mallet, qoftė verė apo dimėr sepse ata besojnė se veprat janė pėr kėnaqėsinė e Allahut. Kėshtu, ata i dhėnė pėrparėsi asaj e cila e kėnaqė Allahun mbi atė tė cilėn ata e dėshirojnė.
Rinia e cila ekzekuton detyrėn obligative tė Haxhit (Pelegrinazhit) nė shtėpinė e shenjtė tė Allahut sepse ata e duan Allahun. Ata e duan Shtėpinė e Allahut dhe kanė dėshirė qė tė shkojnė nė vendet e mėshirės dhe faljes sė Tij dhe tė bashkėpunojnė me vėllezėrit e tyre tė cilėt vijnė nė kėto vende.
Rinia e cila beson nė Allahun i Cili ėshtė Krijuesi i tyre dhe krijuesi i qiejve dhe i secilit, sepse ata shohin prej shenjave tė Allahut atė e cila nuk lė kurrfarė dyshimi nė ekzistencėn dhe qenien e Allahut qoftė edhe vetėm pėr njė moment. Ata shohin nė kėtė gjithėsi tė gjerė unike, nė formėn dhe sistemin e gjithėsisė, atė e cila qartė tregon nė ekzistencėn e krijuesit tė saj dhe fuqinė totale dhe urtėsinė e plotė tė Tij, sepse sėshtė e mundur pėr kėtė gjithėsi qė tė shfaqet nė ekzistencė vetvetiu, e as qė ėshtė e mundur pėr tė qė tė shfaqet rastėsisht nė ekzistencė. Arsyeja pėr kėtė ėshtė se gjithėsia ishte e paqenė para se tė nxirrej nė ekzistencė, dhe ajo qė ėshtė e paqenė smund tė sjellė diēka nė ekzistencė, sepse ajo vetė ėshtė inekzistente.
Sėshtė e mundur qė gjithėsia doli nė ekzistencė rastėsisht sepse ajo ka njė sistem unik tė organizuar mirė, i cili nuk ndėrron apo luhatet nga procedura e paracaktuar pėr tė.
Ju kurrė sdo tė gjeni ndonjė devijim nė sistemin e Allahut. [33:62]
Ju kurrė sdo tė gjeni ndonjė ndryshim nė sistemin e Allahut. [35:43]
Ju sdo tė shihni nė krijimin e Hirplotit ndonjė mungesė harmonie; pra, kthejeni shikimin tuaj prapė, a shihni ndonjė thyerje? Pastaj kthejeni shikimin tuaj prapė, pėr herė tė dytė; shikimi juaj do tju kthehet i topitur dhe nė njė gjendje tė lodhur. [67:3-4]
Fakti se kjo gjithėsi e ka njė sistem unik tė organizuar mirė, e parandalon tė qenit e ekzistencės sė saj rastėsi. Ajo qė ėshtė e rastėsishme nė ekzistencė, po ashtu do ta ketė njė sistem tė rastėsishėm i cili ka gjasa tė ndryshojė apo tė ērregullohet nė njė periudhė tė shkurtė kohore.
Rinia e cila beson nė engjujt e Allahut sepse Allahu ka dhėnė informacione nė lidhje me ta (engjujt) nė librin e Tij dhe i Dėrguari sallallahu alejhi ue selam ka dhėnė informata nė lidhje me ta nė Sunet (traditė). Kurani dhe Suneti i shpjegojnė kualitetet e tyre, adhurimin e tyre dhe punėt e tyre ndaj tė cilave ata mbahen tė paepur pėr tė mirėn e krijimit. Kjo qartė thekson ekzistencėn e engjujve.
Rinia e cila beson nė Librat e Allahut. Allahu ua shpalli kėto libra tė Dėrguarve tė Tij si njė burim tė udhėzimit pėr krijimin pėr nė rrugėn e drejtė. Sėshtė e mundur pėr mendjen e njeriut qė ta kuptojė ngatėrresėn e adhurimit dhe jetės shoqėrore, pėrveē me librat e Allahut.
Rinia e cila beson nė pejgamberėt dhe tė dėrguarit e Allahut tė cilėt Allahu ia ka dėrguar krijimit tė Tij qė ti thėrret ata nė tė mirėn dhe ti urdhėrojė ata nė tė mirėn dhe ti ndalojė ata nga e keqja, ashtu qė njerėzit tė mos kenė ndonjė dėshmi kundėr Allahut pasi qė Ai ti ketė dėrguar pejgamberėt. I Dėrguari i parė qe Nuhu alejhi ue selam dhe i dėrguari i fundit qe Muhamedi sallallahu alejhi ue selam.
Rinia e cila beson nė Ditėn e Fundit nė tė cilėn njerėzit do tė ringjallen pasi tė vdesin, ashtu qė ata tė shpėrblehen pėr veprat e tyre. Kushdo qė e vepron njė tė mirė sa grimca e atomit, do ta korrė atė, dhe kushdo qė bėn keq sa grimca e atomit, do ta korrė atė. Kjo ėshtė pasoja e kėsaj bote, pėrndryshe ēfarė do tė ishte dobia e jetės dhe ēfarė ėshtė dobia e jetės poqėse nuk ka ditė pėr krijimin nė tė cilėn bėrėsi i tė mirės do tė shpėrblehet pėr tė mirėn e tij, dhe autori i sė keqes tė dėnohet pėr tė keqen e tij.
Rinia e cila beson nė paracaktimin e sė mirės dhe tė keqės. Kėshtu, ata besojnė se ēdo gjė ėshtė vendim i Allahut dhe paracaktimi hyjnor i Tij. Kjo ėshtė pėrkundėr besimit tė tyre nė shkaqet dhe pasojat e ndėrlidhura tė tyre dhe se pėr tė dyjat, tė mirėn dhe tė keqėn, ka mėnyra.
Rini e cila ngjitet pėr kėshillėn e Allahut, tė Dėrguarit tė Tij, udhėheqėsve tė Muslimanėve dhe masės sė pėrgjithshme. Ata bashkėveprojnė me Muslimanėt me ēiltėrsi dhe transparencė mėnyra e cila ėshtė e obliguar pėr ta. Ata nuk ēorientojnė, mashtrojnė e as qė fshehin ndonjė gjė.
Rinia e cila thėrret nė Allahun me mendjehollėsi/depėrtim tė thellė, nė pajtim me mėnyrėn tė cilėn Allahu e ka parashtruar nė librin e Tij.
Thirr nė rrugėn e Zotit tėnd me urtėsi dhe kėshillė tė shėndoshė dhe debato me ta nė mėnyrė tė pėrshtatshme. [16:125]
Rinia e cila urdhėron nė tė mirėn dhe ndalon nga e keqja sepse ata besojnė se nė kėtė gjindet suksesi i njė populli.
Ju jeni populli mė i mirė i ngritur pėr udhėzimin e njerėzimit. Ju urdhėroni nė tė mirėn dhe ndaloni nga e keqja, dhe ju keni besim tė plotė nė Allahun. [3:110]
Rini e cila pėrpiqet nė ndryshimin e sė keqės nė mėnyrėn e vendosur nga i Dėrguari i Allahut sallallahu alejhi ue selam: Kushdo prej jush qė e sheh njė tė keqe, ai duhet ta ndryshojė atė me dorėn e tij. Nėse ska fuqi qė ta bėjė kėtė, atėherė ai duhet ta ndryshojė atė me gjuhėn e tij. Nėse ska mundėsi as pėr kėtė, atėherė ai duhet ta ndryshojė atė me zemrėn e tij (duke planifikuar ērrėnjosjen e kėsaj tė keqe). (Hadith)
Rini e cila e flet tė vėrtetėn dhe e pranon tė vėrtetėn, sepse e vėrteta ēon nė tė mirėn dhe e mira ēon nė Parajsė. Personi do tė vazhdojė tė jetė i sinqertė dhe ta pasojė tė vėrtetėn derisa ai e dėshiron pėr vėllain e tij (Musliman) atė qė e dėshiron pėr vete.
Adoleshenti i cili ėshtė i ditur pėr pėrgjegjėsitė e veta ndaj Allahut dhe popullit tė tij. Ai gjithmonė pėrpiqet pėr tė mirėn e fesė sė tij, popullit dhe atdheut tė tij, duke qėndruar larg egoizmit dhe larg nga tė dhėnit pėrparėsi tė mirės personale nė llogari tė sė mirės sė tė tjerėve.
Adoleshenti i cili pėrpiqet pėr kėnaqėsinė e Allahut dhe me ndihmėn e Allahut nė rrugė tė Allahut. Ai pėrpiqet me sinqeritet pa mburrje apo dėshirė pėr reputacion. Ai godet me ndihmėn e Allahut pa u krekosur dhe pavarėsisht nga fuqia dhe mundėsia e tij. Ai pėrpiqet nė rrugė tė Allahut pėr ngritjen e fesė sė tij pa i tejkaluar kufijtė dhe pa shkujdesje. Ai pėrpiqet me gjuhėn e tij, dorėn dhe pasurinė nė mėnyrėn tė cilėn e kėrkojnė nevojat e Islamit dhe Muslimanėve prej tij.
Rini e cila ka karakter dhe fe nė ta, kėshtu qė ata janė mė karakter tė rafinuar, fe, tė butė, liberal, me mendje tė fisnikėruar, me zemėr tė pastėr, tė qėndrueshėm, dhe tė vendosur. Ata nuk e humbin ēfarėdo rasti e as qė lejojnė qė dhembshuria tua mbizotėrojė intelektin dhe nevojėn pėr reformim.
Adoleshenti i cili ėshtė sistematik. Ai punon me urtėsi dhe qetėsi duke qenė i vendosur dhe i shkėlqyer nė punėn e tij. Ai nuk e humb asnjė rast por nė vend tė kėsaj preokupohet me punė e cila ėshtė e dobishme pėr tė dhe popullin e tij.
Sė bashku me kėtė, ky adoleshent e ruan fenė e tij, karakterin dhe sjelljen. Kėshtu, ai ėshtė skajshmėrisht i larguar prej kėtyre kualiteteve tė cilat e kundėrshtojnė kėtė, si kufri (mosbesimi), femohimi, padrejtėsia, mosbindja, karakteri i ulėt dhe raportet e kėqija reciproke.
Kėto lloje tė rinisė janė krenari e popullit dhe simbol i prosperitetit dhe fesė sė tij. Kėta janė rini e cila do ta arrijė tė mirėn e kėsaj bote dhe Jetės sė Pėrtejme. Ata janė rinia e cila shpreson se Allahu, me mėshirėn e Tij, do tė korrigjojė prishjen nė mesin e Muslimanėve dhe do ta ndriēojė shtegun shpirtėror tė kėrkuesit tė sė vėrtetės.
Lloji i dytė
Lloji i dytė i adoleshentit ėshtė ai i cili ėshtė i degjeneruar nė besimin e tij, i papėrgjegjshėm pėr sjelljen e tij, vetė i devijuar, i zhytur nė ves; ai nuk e pranon tė vėrtetėn prej askujt e as qė pėrmbahet nga e pavėrteta, dhe ai ėshtė vetiak nė sjelljen e tij. Ai ėshtė adoleshent i cili ėshtė kokėfortė. Ai nuk i dorėzohet tė vėrtetės e as qė e refuzon tė pavėrtetėn. Ai nuk kujdeset pėr neglizhimin e tij ndaj tė drejtave tė njerėzve e as pėr tė drejtat e Allahut. Ai ėshtė adoleshent konfuz i privuar nga objektiviteti nė tė menduarit dhe sjelljen e tij. Gjithashtu, atij i mungon balancimi nė tė gjitha ēėshtjet e tija.
Adoleshenti i cili ėshtė i fryrė me mendimin e vet thua se e vėrteta rrjedh nga gjuha e tij. Ai, nė mendimin e vet, ėshtė i pastėr nga fatkeqėsitė derisa tė tjerėt janė burim i gabimeve dhe rrėshqitjeve pėrderisa ata e kundėrshtojnė mendimin e tij.
Adoleshenti i cili ėshtė larguar nga rruga e drejtė nė fenė e tij dhe normat e pranuara tė sjelljes. E keqja e kėsaj sjellje i ėshtė bėrė joshėse atij. Prandaj, ai e konsideron atė vyrtyt. Ai ėshtė humbėsi mė i madh nė lidhje me veprat e veta. Kėta janė ata, pėrpjekjet e tė cilėve janė humbur nė kėtė jetė, derisa ata supozojnė se janė duke bėrė mirė.
Ai ėshtė ogur djallėzor pėr veten e tij dhe njė fatkeqėsi pėr shoqėrinė e tij, ai i cili e shtyen popullin e tij drejt nivelit mė tė ulėt. Ai ėshtė pengesė nė mes popullit tė tij dhe bujarisė e respektit tė tyre, ndikim vdekjeprurės, i vėshtirė qė tė trajtohet pėrveē nėse do Allahu. Allahu ka pushtet mbi ēdo gjė.
Lloji i tretė
Lloji i tretė i adoleshentit ėshtė ai i cili ėshtė konfuz dhe i dyshimtė. Ai e njeh tė vėrtetėn dhe ėshtė i kėnaqur me tė. Ai jeton nė njė shoqėri tė mbrojtur, por dyert e sė keqės i janė hapur atij nga ēdo drejtim. Kjo ka krijuar dyshim nė besimet e tija, devijim nė sjelljen e tij, dobėsi nė tė vepruarit e tij, njė bastisje nga praktikat e njohura dhe njė influks tė rrenave tė ndryshme. Kėshtu, ai ėshtė nė mendime dhe hulumtim tė brendshėm tė pėrhershėm. Tė kundėrshtuarit e kėtij influksi apo lėvizjeje (tė sė pavėrtetės) ėshtė pasiguri. Ai nuk e di se a gjindet e vėrteta nė ideologjitė tė cilat mbiozotrojnė apo nė rrugėn e paraardhėsve tė devotshėm tė tij dhe nė shoqėrinė e ruajtur tė tij. Kėshtu pra, ai ėshtė nė dyshim nganjėherė ai pajtohet qė ta preferojė njėren anė dhe nganjėherė tjetrėn sipas fuqisė sė influksit tė kėtyre mendimeve.
Ky lloj i adoleshentit ėshtė pasiv nė jetėn e tij. Ai ka nevojė pėr forcė joshėse e cila do ta udhėzojė atė drejt bashkėmbylljes sė tė vėrtetės dhe shtegut tė sė mirės. Sa do tė ishte lehtė sikur Allahu ta pregadiste njė person i cili e thėrret atė nė tė mirėn, i cili ėshtė i urtė, i ditur dhe me qėllime tė mira?
Ky lloj i adoleshentėve gjindet me shumicė. Ata e arrijnė njė njohuri sipėrfaqėsore tė edukatės Islame por nė anėn tjetėr ata marrin shumė mė shumė dituri sekulare e cila ėshtė nė kundėrshtim me bazat e fesė nė realitet apo nė supozimet e saja. Kėshtu qė ata janė tė pambrojtur nė mes dy kulturave. Pėr ta ėshtė e mundshme qė ta fitojnė lirinė nga kjo paaftėsi duke e vendosur vetveten mbi edukimin Islamik dhe duke e marrė kėtė edukim nga burimet origjinale tė tija Librin e Allahut (Kurani) dhe Sunetin (traditat) e Muhamedit sallallahu alejhi ue selam afėr Dijetarėve tė devotshėm dhe kjo sėshtė vėshtirė pėr ta.
Devijimi i rinisė dhe problemet e tyre
Arsyet pėr devijimin dhe vėshtirėsitė e rinisė janė tė shumta dhe ato ndryshojnė. Njeriu, gjatė periudhės sė rinisė, nė njė masė tė madhe ėshtė nė njė proces tė zhvillimit trupor, proceseve mendore dhe mendjes, sepse kjo ėshtė etapa e rritjes gjatė sė cilės ai i nėnshtrohet ndryshimeve rapide. Nė kėtė etapė ėshtė me rėndėsi tė madhe qė mjetet e vetėkontrollimit tė janė tė pėrgaditura pėr tė, tė ēiftėzuara me udhėheqje tė urtė qė ta drejtojnė atė pėr nė rrugėn e drejtė.
Prej shkaqeve tė rėndėsishme pėr kėtė prapakthim janė kėto qė vijojnė:
1. Kotėsia: Kotėsia ėshtė pafuqi e cila i vret proceset mendore, mendjen dhe fuqinė e trupit, sepse trupi pėrherė ka nevojė pėr lėvizje dhe punė. Kur trupi ėshtė nė kotėsi, mendimet bėhen tė topitura dhe mendja dobėsohet, lėvizjet trupore dobėsohen dhe insinuatat djallėzore dhe mendimet e kėqija formohen nė zemėr. Shumė herė krijohet njė qėllim i dėbuar si rezultat i kėsaj shtypje e cila ishte pasojė direkte e kotėsisė. Shėrimi nga ky problem ėshtė ajo se adoleshenti duhet tė pėrpiqet nė arritjen e punės e cila i pėrshtatet atij siē ėshtė leximi, biznesi apo tė shkruajturit e cila atėherė bėhet pengesė nė mes tij dhe kotėsisė sė tij. Ėshtė e domosdoshme qė ai tė bėhet anėtar stabil i shoqėrisė, duke punuar nė shoqėrinė e tij pėr vetveten dhe pėr tė tjerėt.
2. Largimi dhe ftohja nė mes rinisė dhe anėtarėve tė vjetėr tė familjes apo nė mes rinisė dhe tė tjerėve: Ne shohim disa tė vjetėr tė cilėt e dėshmojnė devijimin nė rininė e tyre por ata ngurrojnė, janė tė dekurajuar dhe tė paaftė qė ti forcojnė ata dhe tė pavarur prej reformimit tė tyre. Rezultat i kėsaj ėshtė urrejtja ndaj kėsaj rinie, ndarja prej tyre dhe qėndrimi indiferent ndaj gjendjes sė tyre, qoftė gjendja e tyre ajo e devotshmėrisė apo e ēoroditjes. Nganjėherė ata marrin vendim nė lidhje me tė gjithė rininė e cila shpjegohet me njė pėrshtypje boshe tė rinisė nė pėrgjithėsi. Kjo e ndanė komunitetin me ērast rinia dhe tė vjetrit e tyre fillojnė tė shikohen ndėrmjet veti me sytė e pėrbuzjes. Kjo ėshtė njėra prej rreziqeve mė tė mėdha qė mund ta perfshijė shoqėrinė njerėzore. Shėrimi pėr kėtė problem ėshtė ajo se rinia dhe tė vjetrit e tyre duhet tė bėjnė pėrpjekje qė ta ērrėnjosin kėtė ftohje nė mes tyre dhe ti besojnė secilit, sepse shoqėria bashkė me rininė dhe tė vjetrit e saj ėshtė sikurse njė trup. Kur njė pjesė e tij shpėrbėhet, ajo ēon nė shpėrbėrjen e tėrė trupit. Ėshtė obligim pėr tė vjetrit qė ata tė mendojnė thellė pėr pėrgjegjėsitė nė lidhje me reformimin e rinisė dhe ta largojnė kėtė dėshpėrim infektues nga zemrat e tyre, sepse Allahu ka pushtet mbi ēdo gjė. Sa njerėz tė prishur Allahu nuk i ka udhėzuar, e qė mė pas ata u bėn fener tė udhėzimit dhe thirrės nė reformė? Ėshtė me rėndėsi pėr rininė qė ata tė ushtrojnė respekt, kosideratė pėr mendime dhe pranim tė udhėzimit nga tė vjetrit e tyre tė cilėt i kanė pėrjetuar realitetet e jetės tė cilat kėta tė rinj nuk i kanė pėrjetuar. Kur urtėsia e tė vjetėrve tė takohet me forcėn e rinisė, shoqėria do tė prosperojė me vullnetin e Allahut.
3. Bashkimi me njerėz tė devijuar e tė prishur dhe shoqėrimi me ta. Kjo ka ndikim tė madh nė mendjen, tė meduarit dhe mėnyrat e rinisė. Pėr kėtė arsye, Pejgamberi sallallahu alejhi ue selam ėshtė transmetuar tė ketė thėnė: Personi ėshtė nė fenė e shokut tė tij. Pra, secili nga ju duhet tė kujdeset nė ēėshtjen se kė e shoqėron ai. Ai sallallahu alejhi ue selam po ashtu tha: Shembulli i shokut tė keq ėshtė si shembulli i farkėtarit i cili pėrdorė furrėn. Ose ju do ti digjni teshat nė shoqėrimin e tij ose do tė pėrjetoni njė kundėrmim tė rėndė. (Hadith) Shėrimi pėr kėtė problem ėshtė ai se adoleshenti duhet tė zgjedh pėr shoqėrimin e tij ata tė cilėt janė tė mirė dhe inteligjent, ashtu qė ai tė pėrfitojė nga virtyti i tyre, mėnyrat e reformuara dhe inteligjenca. Ai duhet ta vlerėsojė gjendjen dhe reputacionin e tyre para se ti shoqėrojė ata. Nėse ata janė njerėz tė karakterit, virtytit, fesė korrekte dhe me reputacion tė mirė, atėherė shoqėroni ata. Nėse ata nuk i posedojnė kėto kualitete, atėherė ėshtė obligim qė tė largohen prej tyre qė tė mos mashtrohen me tė folur tė ėmbėl dhe paraqitje tė mirė tė jashtme. Kjo ėshtė mashtrim dhe devijim. Kjo rrugė pėrshkohet nga njerėz tė kėqinjė qė mundohen ti tėrheqin mendjelehtit me qėllim qė ta shtojnė turmėn e tyre dhe ta fshehin gjendjen e keqe tė tyre. Njė poet e ka thėnė kėtė mė sė miri: Provojė njerėzit kur tė kesh qėllimin qė ti shoqėrosh ata, shqyrtojė dhe studiojė punėt e tyre.
4. Leximi i retorikės, broshurave dhe revistave tė cilat krijojnė dyshim nė fenė e personit dhe nė besimet e tija. Kjo e tėrheq personin drejt abrogimit tė karakterit virtuoz dhe e ēon atė nė kufėr (mosbesim) dhe ves. Kjo veēanėrisht ėshtė e vėrtetė kur adoleshenti nuk posedon edukim tė thellė fetar dhe mendim akut (tė mprehtė) me anė tė cilit ai mund tė dallojė nė mes tė vėrtetės dhe gėnjeshtrės, dobisė dhe dėmit. Leximi i kėtyre llojeve tė librave plotėsisht turbullonė sepse ato ngulitin njė kėnaqėsi tė rrejshme nė mendjet dhe tė menduarit e rinisė pa kufizime. Shėrimi pėr kėtė problem ėshtė se ai duhet tė qėndrojė larg nga kėto libra dhe tė lexojė libra tjera tė cilat do tė mbjellin nė zemrėn e tij dashuri pėr Allahun dhe tė dėrguarin e Tij sallallahu alejhi ue selam, realitetin e Imanit dhe veprave tė mira. Pa dyshim se brendėsia e tij do ta tėrheq atė nė kėto libra tė cilat ai i deshi paraprakisht dhe e bėn atė tė ndihet i pakėnaqur me punime tjera tė dobishme. Kjo ėshtė e ngjashme me pozitėn e atij personi i cili ndeshet me brendėsinė e vet qė ta vendosė dėgjushmėrinė ndaj Allahut nė jetėn e tij, por shpirti i tij rebelohet dhe pėrfshihet nė kotėsi dhe gėnjeshtra. Libri mė i rėndėsishėm dhe mė i dobishėm ėshtė libri i Allahut dhe ato tė cilat i kanė shkruar dijetarėt me transmetim korrekt. Nė tė njėjtėn mėnyrė Suneti i tė Dėrguarit tė Allahut sallallahu alejhi ue selam, pastaj ajo tė cilėn njerėzit e diturisė e kanė shkruar duke e nxjerrur prej kėtyre dy burimeve apo me tė kuptuarit e thellė.
5. Pėrshtypja e disa tė rinjėve se Islami ėshtė shkurtim i lirisė dhe pėrmbajtje e forcės. Ata largohen nga Islami duke e konsideruar atė si retrograd dhe pengesė nė mes atyre dhe progresit. Shėrimi pėr kėtė problem ėshtė qė tė hiqet velloja e realitetit tė Islamit nga kėta tė rinj tė cilėt janė injorant ndaj realitetit tė tij pėr shkak tė popullit tė gabuar tė tyre, diturisė sė pamjaftueshme apo tė dyjave. Islami nuk e kufizon lirinė por ai ėshtė rregullator dhe kanalizim korrekt pėr tė, deri nė atė masė sa qė liria e njėrit person nuk ndeshet me lirinė e personit tjetėr. Liria e pėrgjithshme ēon nė kaos dhe erupcion. Pėr kėtė arsye urdhėrat e fesė quhen Hudud (kufij). Nėse urdhėri ėshtė njė prej ndalesave Allahu thotė: Ata janė kufijtė e vendosur nga Allahu, mos ju afroni atyre. [2:187] Nėse ėshtė njė prej miratimeve, Allahu Teala thotė: Kėta janė kufijtė e vendosur nga Allahu, mos i shkelni ata. [2:229] Ky ėshtė dallimi nė mes kufizimit (e cila ėshtė pėrshtypja e disave) dhe kontrollit dhe udhėzimit tė cilin e ka vendosur mė i Urti, i Gjithėdijshmi Allah pėr robėrit e vet. Pėr kėtė problem nuk ka bazė, sepse sistematizimi ėshtė njė realitet nė tė gjitha fushat dhe njeriu nga natyra ėshtė i nėnshtrueshėm ndaj kėtij realiteti sistematik. Ai ėshtė i nėnshtrueshėm ndaj presionit tė urisė dhe etjes dhe ndaj sistemit tė ushqimit dhe pijes sė tij sa i pėrket kuantitetit, kualitetit dhe llojit ashtu qė ta ruan trupin e tij dhe shėndetin e tij. Ai nė mėnyrė tė njėjtė i nėnshtrohet edhe sistemit tė shoqėrisė sė tij, duke u mbajtur me zakonet e qytetit tė tij nė banim, veshje dhe modele tė transportit. Nėse ai nuk nėnshtrohet ndaj kėsaj, ai do tė konsiderohet si abnormal dhe do tė trajtohet nė mėnyrėn nė tė cilėn trajtohen njerėzit e ēuditshėm. Jeta plotėsisht ėshtė nėnshtrim ndaj kufijve tė specifikuar ashtu qė ēdo gjė pėrparon sipas qėllimit tė caktuar tė tij. Ky nėnshtrim ėshtė pėr rendin e shoqėrisė, d.m.th. nėnshtrimi i cili ėshtė i domosdoshėm pėr reformimin e shoqėrisė dhe parandalimin e anarkisė. Nė tė njėjtėn mėnyrė, nėnshtrimi ndaj sistemit tė Sheriatit nėnkupton atė e cila ėshtė e domosdoshme pėr reformimin e popullit. Pra, si mund tė mėrziten njerėzit me tė dhe tė mendojnė pėr tė se ėshtė kufizim i lirisė? Vėrtet, kjo ėshtė njė e pavėrtetė e madhe dhe njė supozim djallėzor i pa bazė. Nė tė njėjtėn mėnyrė, Islami sėshtė shuarje e aftėsive. Ai ėshtė njė sferė e gjėrė pėr tė gjitha forcat. Islami thėrret nė mendim qė njeriu tė sodis, dhe mendja e mendimet e tija tė rriten. Allahu thotė: Thuaj: O Muhamed, unė ju kėshilloj vetėm nė njė gjė, qė ju tė qėndroni nga dy dhe vetėm e pastaj tė mendoni. [34:46] dhe Allahu thotė: Thuaj: O Muhamed, shikoni se ēfarė ka nė qiej dhe tokė. [10:101] Islami nuk e kufizon veten nė tė thirrurit nė soditje dhe nė tė menduarit e thellė por i dėnon ata qė nuk mendojnė, vėshtrojnė dhe sodisin. Allahu thotė: A nuk pėrfillin ata sundimin e qiejve dhe tokės, dhe gjėrat qė i ka krijuar Allahu? [7:185] Allahu thotė: A nuk menduan ata thellė pėr veten e tyre? Allahu nuk i krijoi qiejt dhe tokėn dhe atė ēka ka nė mes tyre pėrveē me tė vėrtetėn. [30:8] Dhe Allahu Teala thotė: Dhe atij tė cilit ne i japim moshė tė vjetėr, Ne e kthejmė atė prapa nė krijim (duke e bėrė atė qė ti kthehet dobėsisė pas forcės), a nuk mendoni? [36:68]
Urdhėri pėr vėshtrim dhe soditje e hap fuqinė e mendjes dhe mendimeve. Pra, si mund tė thonė disa njerėz se ai (Islami) i kufizon mundėsitė? E tmerrshme ėshtė fjala tė cilėn e thonė ata; ata vetėm gėnjejnė. Islami ka legalizuar pėr njerėzit e vet tė gjitha kėnaqėsitė nė tė cilat ska dėm pėr individin as fizikisht as mentalisht apo shpirtėrisht. Islami e ka autorizuar ngrėnien dhe pirjen e tė gjitha gjėrave tė pastra: O ju qė besoni, hani prej gjėrave tė mira me tė cilat Ne u kemi furnizuar dhe falenderone Allahun. [2:172] Allahu thotė: Hani e pini e mos shpėrdoroni. Ai nuk i do ata qė shpėrdorojnė. [7:31] Islami ka legalizuar tė gjitha veshjet sipas kėrkesave tė urtėsisė dhe natyrės: O fėmijėt e Ademit! Ne kemi krijuar pėr ju veshje qė tė fshehim turpin tuaj dhe njė paraqitje tė shkėlqyer. Po veshja e dėvotshmėrisė ėshtė mė e mira. [7:26] Allahu Teala thotė: Thuaj: O Muhamed, kush i ka ndaluar bukuritė (dhuratat) e Allahut tė cilat Ai i ka prodhuar pėr robėrit e Tij dhe gjėrat e pastra (tė cilat Ai i ka prodhuar) si mjete jetese? Thuaj, ato nė kėtė botė janė pėr ata tė cilėt besojnė, dhe vetėm pėr ta nė Ditėn e Gjykimit. [7:32] Ai e ka autorizuar kėnaqėsinė e gruas me nikah (martesė) legjitime: Allahu Teala thotė: Martohuni me gratė tė cilat i dėshironi, me dy, tri, apo katėr por nėse frikoheni se sdo tė jeni tė drejtė ndaj tyre, atėherė vetėm njė. [4:3] Nė fushėn e ekonomisė, Islami nuk i ka shuar aftėsitė e njerėzve tė tij por ka legalizuar pėr ta tė gjitha marrėveshjet e biznesit tė cilat janė tė drejta dhe dalin nga lumturia reciproke. Allahu thotė: Allahu e ka lejuar tregtinė ndėrsa e ka ndaluar kamatėn. [2:276] Dhe Ai thotė: Ėshtė Ai i cili e ka bėrė tokėn tė drejtueshme pėr ju. Pra, pėrshkoni shtigjet e saja dhe hani nga ushqimi me tė cilin Ai ju furnizon, dhe Ai ėshtė pėrgjegjės pėr ringjallje. [67:15] Dhe Ai thotė, Dhe kur tė pėrfundojė namazi, atėherė shpėrndanu nėpėr tokė dhe kėrkoni tė mirat e Allahut. [62:10] Pas tėrė kėsaj, a ėshtė pėrshtypja apo thėnia e disa njerėzve korrekte se Islami i shuan aftėsitė?
Problemet tė cilat rishfaqen nė zemrėn e adoleshentit
Dyshimet dhe mendimet djallėzore vazhdojnė tė rishfaqen nė zemrėn e vdekur e cila e kundėrshton fenė. Pėr kėtė arsye i ėshtė thėnė Ibn Mesudit apo Ibn Abasit (radiallahu anhum) se Ēifutėt thonė se ata nuk kanė mendime djallėzore gjatė lutjeve tė tyre, d.m.th. ata nuk pėrjetojnė frikė. Ai u pėrgjigj, Tė vėrtetėn e kanė thėnė ata.Ēfarė mund tė bėjė Shejtani me zemrėn e zbrazėt?
Nėse zemra ėshtė e gjallė dhe ka vetėm njė grimcė Iman nė tė, shejtani e sulmon atė. Sulmi i tij ėshtė i lirė nga butėsia dhe ngadalsia. Ai hedh nė zemėr aso mendime tė kėqija tė cilat janė tė dėmshme pėr fenė. Ėshtė njė shkatėrrim i madh nėse robi i pranon kėto mendime djallėzore derisa Shejtani e nxit atė qė tė krijojė dyshime nė Zotin Tij, fenė dhe besimet. Nėse ai gjen nė zemėr ndonjė dobėsi apo zhgėnjim, shejtani e kaplon zemrėn e tij derisa ta nxjerrė atė jashtė kufijve tė fesė. Sidoqoftė, nėse ai gjen nė zemėr fuqi dhe vendosmėri, ai shpik njė plan tė pėrbuzshėm qė ta devijojė robin.
Kėto mendime djallėzore tė cilat shejtani i hedh nė tė sdo ta dėmtojnė personin nėse ai e praktikon terapinė e pėrmendur nga Resulullahu sallallahu alejhi ue selam nė lidhje me tė: Ibn Abas (radiallahu anhu) transmeton se njė person erdhi te Pejgamberi sallallahu alejhi ue selam dhe tha: Unė kam njė ndjenjė tė caktuar brenda vetes sa qė tė jem prush qė digjet ėshtė mė e dashur pėr mua sesa ta them atė. Pejgamberi sallallahu alejhi ue selam tha: I tėrė lavdėrimi i takon Allahut i cili e ka refuzuar kėtė plan d.m.th. i ka dėbuar mendimet e kėqija tė shejtanit. (Hadith)
Disa njerėz nga Sahabėt (Shoqėruesit) erdhėn dhe thanė, O i Dėrguar i Allahut, ne kemi ne brendėsin tonė atė (ndjenja tė atilla) qė e kaplon secilin prej nesh qė tė flet pėr tė d.m.th. e ndjen atė si tė imponuar qė tė flet pėr tė. Pejgamberi sallallahu alejhi ue selam pyeti: A e pėrjetoni edhe ju kėtė? Shoqėruesit u pėrgjigjen, Po. Pejgamberi sallallahu alejhi ue selam u pėrgjigj, Ky ėshtė besimi i vėrtetė. Domethėnia e tė pasurit besim tė vėrtetė ėshtė se mendimet djallėzore dhe refuzimi juaj i tyre nuk e dėmton Imanin tuaj aspak, por kjo ėshtė dėshmi se Imani juaj ėshtė i sinqertė dhe sėshtė ndikuar nga ndonjė humbje.
Pejgamberi sallallahu alejhi ue selam ka thėnė: Shejtani i vjen ndonjėrit prej jush dhe thotė. Kush e krijoi kėtė? Kush e krijoi kėtė? derisa tė thotė: Kush e krijoi Zotin tėnd? Kur ai ta mbėrrinė kėtė kufi, kėrkoni strehim nė Allahun dhe nė dhembshurinė e Tij. (Hadith)
Ėshtė thėnė nė njė tjetėr hadith nė lidhje me situatėn e njėjtė. Ju duhet tė thoni: besoj nė Allahun dhe tė Dėrguarit e Tij. Dhe nė njė hadith tė ngjashėm qė e ka transmetuar Ebu Daud, Pejgamberi sallallahu alejhi ue selam ka thėnė: Thuaj: Allahu ėshtė njė, Allahu ėshtė i pavarur, Ai nuk lind e as qė ėshtė i lindur, pastaj pėshtyjė lehtas nė tė majtė tri herė dhe kėrko strehim nga shejtani i mallkuar.
Njėherė Sahabėt (radiallahu anhum) ia pėrshkruajtėn kėtė qėllim Pejgamberit sallallahu alejhi ue selam pėr tė cilin ai pėrshkruajti shėrimin nė katėr hapa:
Sė pari: Asgjėsimi i mendimeve tė kėqija duke iu shmangur atyre dhe duke i harruar ato derisa ato tė mos ekzistojnė, dhe pastaj tė largohet nga kėto mendime me tė menduar tė balancuar.
Sė dyti: Kėrkoni strehim nė Allahun nga kėto mendime tė kėqija dhe nga shejtani i mallkuar.
Sė treti: Ai duhet tė thotė, besoj nė Allahun dhe tė Dėrguarit e Tij.
Sė katėrti: Ai duhet tė thotė, Allahu ėshtė njė, Allahu ėshtė i pavarur, Ai nuk lind e as qė ėshtė i lindur, askush sėshtė i krahasueshėm me Tė, pėshtyejė nė anė tė majtė tri herė dhe thuaj, Kėrkoj strehim nė Allahun nga shejtani i mallkuar.
Konfuzioni nė lidhje me ēėshtjen e paracaktimit
Prej atyre ēėshtjeve tė cilat vazhdojnė tė rishfaqen dhe lėnė rininė tė hutuar ėshtė ēėshtja e paracaktimit. Besimi nė paracaktim ėshtė njėra prej shtyllave tė Imanit, dhe Imani sėshtė i plotė pa tė. Ky besim nėnkupton se Allahu, i Cili ėshtė i pastėr, e di se ēfarė do tė ndodhė dhe ēka ėshtė paracaktuar pėr qiejt dhe tokėn, siē thotė Allahu: A nuk e dini se Allahu e di tėrė atė qė ėshtė nė qiell dhe nė tokė? Vėrtet, e tėra ėshtė e regjistruar dhe kjo ėshtė lehtė pėr Allahun. [22:70]
Pejgamberi sallallahu alejhi ue selam na ka parandaluar nga grindja dhe tė debatuarit nė ēėshtjen e paracaktimit. Duke e parė kėtė ai u hidhėrua derisa fytyra e bekuar e tij u skuq nga zemėrimi. Pastaj, ai tha: A ju kam urdhėruar unė qė ju ta bėni kėtė? A ėshtė kjo pėr tė cilėn unė jam dėrguar te ju? Popujt para jush janė shkatėrruar kur debatuan pėr kėtė ēėshtje. Unė marr vendim tė qėndrushėm nga ju se ju sdo tė grindeni nė kėtė ēėshtje. (Hadith)
Tėrheqja e vetvetes dhe grindja nė ēėshtjen e paracaktimit e ēon njeriun nė atė prej tė cilės ai ska mundėsi tė dalė. Shtegu i shpėtimit ėshtė ai se ju duhet tė keni dėshirė qė tė bėni mirė dhe tė pėrpiqeni nė bėmirėsi ashtu siē jeni urdhėruar sepse Allahu, i Cili ėshtė i dėlirė, ju ka dhėnė juve intelekt dhe tė kuptuar, dhe ka ju ka dėrguar tė Dėrguar dhe ka shpallur me ta. Allahu Teala thotė, Ashtu qė njerėzimi, pas ardhjes sė tė Dėrguarve tė mos ketė dėshmi kundėr Allahut; Allahu ėshtė i Urtė dhe i Lartėsuar nė Fuqi. [4:165]
Kur Pejgamberi sallallahu alejhi ue selam i informoi shoqėruesit e vet se ska person pėrveē se ti jetė paracaktuar vendbanimi nė Xhenet dhe Xhehenem, ata thanė, O i Dėrguar i Allahut, a sduhet qė ne tė varemi nė librin tonė (paracaktimin) dhe ti lėmė veprat e mira. Pejgamberi sallallahu alejhi ue selam u pėrgjigj: Bėni vepra tė mira, ēdo gjė ėshtė lehtėsuar pėr atė qė ėshtė krijuar. Ata tė cilėt janė nga njerėzit fatlum, veprat e njerėzve fatlum do tu lehtėsohen atyre, dhe ata qė janė prej njerėzve fatkeq, veprat e njerėzve fatkeq do tu lehtėsohen atyre. Pastaj, i Dėrguari i Allahut sallallahu alejhi ue selam lexoi vargun: Ai i cili jep lėmoshė dhe frikohet (Allahut), dhe me tėrė sinqeritetin e tij dėshmon pėr tė mirėn, Ne vėrtet do ta bėjmė tė kėndshme pėr tė rrugėn pėr nė lehtėsim, por ai i cili ėshtė lakmitar koprrac dhe e mendon veten si te vetė-mjaftueshėm dhe mohon Zotin, Ne vėrtet do ta lehtėsojmė rrugėn e tij pėr nė mjerim. [92:5-10]
Pejgamberi sallallahu alejhi ue selam i urdhėroi ata qė tė bėjnė vepra tė mira dhe nuk i lejoi ata qė tė varen nė paracaktimin e tyre sepse ata qė janė paracaktuar tė jenė nga njerėzit e Xhenetit sdo tė jenė nė mesin e tyre, pėrveē nėse bėjnė vepra tė njerėzve tė Xhenetit, dhe ata tė cilėt janė paracaktuar qė tė jenė nga njerėzit e Xhehenemit sdo tė jenė nga mesi i tyre, pėrveē nėse i bėjnė veprat e tyre. Vepra ėshtė sipas aftėsisė sė personit, sepse ai vetė e di se Allahu i ka dhėnė zgjedhje nė bėrjen e veprės dhe e ka paracaktar atė pėr tė. Nėse ai do, ai mund ta bėjė apo ta lė atė.
Nėse njeriu ka pėr qėllim tė udhėtojė, atėherė ai do tė udhėtojė dhe nėse ai synon ndaljen, atėherė ai do ta bėjė kėtė. Nėse ai sheh zjarr, ai do tė ikė prej tij dhe nėse ai sheh njė gjė e cila ėshtė e dashur pėr tė, ai do tė shkojė pėrpara. Ngjashėm ėshtė edhe nė lidhje me dėgjushmėrinė dhe mėkatin; personi i bėn ato me zgjedhjen e vet dhe i lė ato ato me zgjedhjen e vet.
Ekzistojnė dy vėrejtje pėr disa njerėz nė lidhje me ēėshtjen e paracaktimit:
Sė pari: Njeriu e sheh se ai bėn diēka me zgjidhjen e vet dhe ai i lė tė gjitha veprat me zgjidhjen e vet pa ndier ndonjė detyrim gjatė bėrjes apo lėnies sė njė vepre. Pra, si pėrkon kjo me besimin se ēdo gjė ėshtė me vendimin dhe paracaktimin e Allahut? Pėrgjigja ndaj kėsaj ėshtė se nėse ne sodisim mbi veprėn dhe lėvizjen e njeriut, ne do tė shohim se kjo ėshtė rezultat i dy gjėrave qėllimit d.m.th. zgjedhjes pėr tė bėrė diēka, dhe mundėsisė. Nėse kėto dy gjėra sgjinden, vepra sdo tė ndodhė. Qėllimi dhe mundėsia janė krijesa tė Allahut, i Cili ėshtė mė i Dėliri, sepse qėllimi ėshtė rezultati i fuqisė sė mendjes dhe mundėsia ėshtė rezultat i fuqisė sė trupit. Nėse do Allahu ai mund ta rrėmbejė mendjen e njeriut dhe ai do tė mbetej pa ndonjė qėllim, apo ta rrėmbejė prej tij mundėsinė e tij duke e bėrė kėshtu veprėn tė pamundshme pėr tė. Kur njeriu e forcon qėllimin pėr tė bėrė njė vepėr dhe ai e ekzekuton atė, dituria jonė me bindje ėshtė se Allahu ka patur pėr qėllim dhe e ka paracaktuar atė vepėr, pėrndryshe qėllimi i tij do tė ndryshohej apo do tė gjente ndonjė pengesė nė mes vetes dhe mundėsisė pėr ta zbatuar atė vepėr. Njė Beduin qe pyetur, Si e njeh Allahun? Ai u pėrgjigj, Me thyerjen e qėllimit tė fortė dhe ndryshimin e vendimeve.
Vėrejtja e dytė: e cila rishfaqet, sipas disa njerėzve, nė ēėshtjen e paracaktimit ėshtė ajo se njeriu do tė dėnohet pėr veprat mėkatare tė tija. Si mund tė dėnohet ai pėr kėtė kur kjo i ėshtė paracaktuar atij dhe sėshtė e mundur pėr tė qė tė ikė nga diēka e cila ėshtė paracaktuar pėr tė? Nuk ėshtė e drejtė qė paracaktimi tė bėhet argument pėr mosbindje derisa nuk bėhet argument pėr dėgjueshmėri. Pėrgjigja e dytė ėshtė ajo se Allahu e ka mohuar kėtė argument nė Kuran dhe e ka kategorizuar atė si thėnie injorante. Kėshtu, Allahu Teala thotė, Sė shpejti idhujtarėt do tė thonė, sikur tė kishte dashur Allahu ne sdo ti kishim pėrshkruar ortak Allahut as qė do ta kishin bėrė kėtė baballarėt tanė, e as qė do tė ndalonim ndonjė gjė. Mu nė kėtė mėnyrė argumentonin edhe parardhėsit e tyre, derisa e shijuan hidhėrimin Tonė. Thuaj, a keni ju ndonjė dituri (tė caktuar)? Nėse po, parashtrojeni atė. Ju nuk ndiqni tjetėr pėrveē supozim, dhe ju vetėm gėnjeni. [6:148]
Allahu Teala ka shpjeguar se kėta kundėrshtues tė parapėrcaktimit i kanė nė radhėt e veta edhe ata qė qenė para tyre, tė cilėt pėrgėnjeshtruan (tė Dėrguarit) nė mėnyrėn tė cilėn kėta njerėz pėrgėnjeshtrojnė (Pejgamberėt), dhe ata mbetėn tė vendosur nė kėtė vepėr tė tyren derisa e shijuan dėnimin e Allahut. Sikur dėshmia e tyre tė ishte korrekte, Allahu sdo ti bėnte qė ta shijojnė dėnimin e Tij. Pastaj, Allahu urdhėroi tė Dėrguarin e Tij qė ti sfidojė ata qė ti vėrtetojnė besimet e tyre dhe tu shpjegojnė atyre se ata skanė asnjė dėshmi pėr kėtė.
Pėrgjigja e tretė ėshtė ajo se paracaktimi ėshtė sekret i fshehtė. Askush nuk di pėr tė perveē Allahut derisa tė ndodhė. Si mund tė ketė mėkatari dituri pėr tekstin tė cilin Allahu e ka paracaktuar pėr tė derisa e bėn atė? Sėshtė e mundur qė Allahu tė ketė paracaktuar mosbindje pėr tė? Pse pra ai shkon drejt mėkatit nė vend qė tė shkojė drejt dėgjueshmėrisė dhe tė thotė se Allahu pėrfundimisht ka paracaktuar pėr mua qė unė ti bindem Atij?
Pėrgjigja e katėrt ėshtė ajo se Allahu e ka bekuar njeriun me atė qė i ka dhėnė atij nga inteligjenca dhe tė kuptuarit, dhe i ka shpallur atij libra dhe i ka dėrguar tė Dėrguar, dhe ia ka pėrmbledhur atij atė qė ėshtė e dobishme dhe atė qė sėshtė e dobishme dhe e bekoi atė me qėllim dhe mundėsi me tė cilat ai ka fuqi qė ta pėrshkojė cilėndo rrugė. Pra, pse ky mėkatar zgjodhi shtegun e dėmit mbi shtegun e dobisė?
Nėse ky mėkatar ka patur pėr qėllim qė tė udhėtojė nė njė vend tjetėr dhe ai i ka pasur dy rrugė qė ti zgjedh: njėra ėshtė e lehtė dhe e rehatshme ndėrsa tjetra e vėshtirė dhe e frikshme, ai definitivisht do ta pėrshkonte rrugėn e lehtė dhe tė rehatshme e jo rrugėn e vėshtirė dhe tė frikshme pėr shkak tė argumentit se Allahu e kishte paracaktuar atė pėr tė. Sikur ai ta pėrshkonte rrugėn e vėshtirėsisė dhe ta pėrdorte argumentin se Allahu e ka paracaktuar atė pėr tė, njerėzit do tė mendonin pėr tė se ėshtė naiv dhe i ēmendur. Nė tė njėjtėn mėnyrė janė edhe rrugėt e tė mirės dhe sė keqės. Njeriu do ta pėrshkojė rrugėn e sė mirės dhe sdo ta mashtrojė veten duke e pėrshkuar rrugėn e sė keqės mbi pretekstin se Allahu e ka paracaktuar atė pėr tė. Ne shohim se secili person ka mundėsi qė ta pėrfitojė jetesėn e tij. Ne shohim se ai pėrshkon ēdo rrugė nė pėrfitimin e jetesės. Ai nuk ulet nė shtėpinė e tij dhe ta lė mėsimin, duke u arsyetuar me parapėrcaktim.
Pėrndryshe, ēfarė ėshtė dallimi nė mes pėrpjekjes pėr kėtė botė dhe pėrpjekjes nė dėgjueshmėrinė e Allahut? Pse e bėni paracaktimin hyjnor dėshmi pėr vetveten nė lėnien e dėgjueshmėrisė dhe ju nuk e bėni atė dėshmi pėr lėnien e veprave qė i takojnė kėsaj bote? Sqarimi i argumentit ėshtė nė vendin e vet por dėshirat e bėjnė personin tė verbėr dhe tė shurdhėr.
Hadithet nė tė cilat pėrmendet rinia
Meqė kėto fjalė vėrtiten rreth problemit tė rinisė, unė kisha dashur qė tė pėrmend disa hadithe nė tė cilat pėrmendet rinia. Nga mesi i tyre janė:
1. Zoti yt ėshtė i kėnaqur me atė adoleshent i cili ėshtė i lirė nga pasioni rinor. (Transmetuar nga Ahmed)
2. Janė shtatė person tė cilėve Allahu do tu ofrojė hije prej hijes sė Tij nė ditėn kur sdo tė ketė hije tjetėr pėrveē hijes sė Tij. Sunduesi i drejtė; i riu i cili qe edukuar nė dėgjueshmėri ndaj Allahut; njeriu, zemra e tė cilit ėshtė e lidhur pėr xhaminė; dy njerėz tė cilėt e duan njėri-tjetrin vetėm pėr hir tė Allahut dhe ata takohen pėr hir tė Allahut; njeriu i cili nxitet nga njė grua me pozitė dhe bukuri dhe ai thotė, Unė i frikohem Allahut.; njeriu i cili ka dhėnė lėmoshė fshehtasi sa qė dora e tij e majtė nuk e di se ēfarė ka dhėnė dora e djathtė e tij, dhe personi i cili e pėrkujton Allahun nė vetmi dhe lotėt rrjedhin nga sytė e tij (pėr shkak tė frikės ndaj Allahut). (Transmetuar nga Buhari dhe Muslim)
3. Hasani dhe Huseini (radiallahu anhuma) do tė jenė udhėheqėsit e tė rinjėve nė xhenet. (Transmetuar nga Tirmidhi)
4. Do tu thuhet njerėzve tė Xhenetit, pėr juve ėshtė rinia dhe ju kurrė sdo tė plakeni. (Transmetuar nga Muslim)
5. Asnjėherė njė i ri nuk e nderon njė tė vjetėr pėr shkak tė moshės sė vjetėr tė tij e qė Allahu mos tia caktojė dikė i cili do ta nderojė atė gjatė pleqėrisė sė tij. (Transmetuar nga Tirmidhi me zingjir tė dobėt tė transmetimit).
6. Ebu Bekr i tha Zejd bin Thabitit derisa Umeri ishte krahas tij (radiallahu anhum): Ti je njė i ri, inteligjent. Ne sdyshojmė nė ty dhe ti e shkruajshe shpalljen pėr tė Dėrguarin e Allahut sallallahu alejhi ue selam; pra, ndjeke Kuranin dhe mblidhe atė (Transmetuar nga Buhari)
7. Pejgamberi sallallahu alejhi ue selam i erdhi njė tė riu derisa ai ishte nė agoninė e vdekjes dhe e pyeti atė, Nė ēfarė gjendje e sheh vetėn? Ai tha, Kam shpresė nė Allahun, O i dėrguar i Allahut dhe frikohem pėr mėkatet e mia. Pejgamberi sallallahu alejhi ue selam tha, Nuk bashkohen kėto dy gjėra (shpresa dhe frika) nė zemrėn e robit nė njė moment tė kėtillė, e qė Allahu mos tia jep atė pėr ēka shpreson dhe ta shpėtojė atė nga ajo prej tė cilės frikohet. (Transmetuar nga Ibn Maxhe)
8. Bera bin Azib (radiallahu anhu) tha nė lidhje me betejėn e Hunejnit, Jo, pasha Allahun, Pejgamberi sallallahu alejhi ue selam nuk ka ikur, por madje edhe shoqėruesit e tij tė rinj tė cilėt qenė tė lodhur dhe tė pajisur dobėt u shfaqėn pėr tė luftuar. (Transmetuar nga Buhari)
9. Ibn Mesud (radiallahu anhu) transmeton, Ne luftonim me Pejgamberin sallallahu alejhi ue selam derisa ishim tė rinj. (Transmetuar nga Ahmed)
10. Enes ibn Malik (radiallahu anhu) transmeton: Kanė qenė shtatėdhjetė tė rinj nga mesi i Ensarėve tė cilėt janė quajtur Kurra (lexuesit), tė cilėt qėndronin nė Xhami. Kur afrohej mbrėmja, ata tėrhiqeshin te njė kėnd nė Medine ku ata mėsonin njėri-tjetrin dhe faleshin. Familjet e tyre kishin pėrshtypjen se ata ishin nė xhami dhe njerėzit e xhamisė kishin pėrshtypjen se ata ishin me familjet e tyre, deri nė agim. Ata sillnin ujė tė freskėt dhe mblidhnin dru pėr zjarr tė cilin ata e ndeznin nė dhomėn e Pejgamberit sallallahu alejhi ue selam. (Transmetuar nga Ahmed). Me kėtė ata blenin ushqim pėr As:habul Sufe (njerėzit e platformės). Njerėzit e platformės ishin varfnjakėt tė cilėt migruan nė Medine. Ata skishin familje nė Medine ashtu qė ata strehoheshin te platforma nė xhami.
11. Alkame i cili ėshtė njėri nga Shoqėruesit e Ibn Mesudit (radiallahu anhu) transmeton, ai thotė, Unė ecja me Abdullahun nė Mine kur ai e takoi Uthmanin (radiallahu anhu). Abdullahu qėndroi duke biseduar me Uthmanin (radiallahu anhu) kur ai tha, O Ebu Abdir-Rahman, a do tė martojmė ty me njė vajzė tė re ashtu qė ajo do ti pėrkujtonte ty disa gjėra tė cilat kanė kaluar gjatė kohės tėnde. Abdullahu tha: Nėse e thuani kėtė, me siguri Resulullahu sallallahu alejhi ue selam na ka treguar neve, O rini, kushdo nga ju qė ka mundėsi le tė martohet, sepse kjo ėshtė mė efektive nė mbrojtjen e shikimit dhe mė e dėlirė pėr vendet e turpshme. Nėse dikush ska mundėsi qė ta bėjė kėtė, atėherė ai duhet tė agjėrojė sepse kjo ėshtė mburojė pėr tė (nga mėkatet). (Transmetuar nga Buhari dhe Muslim).
12. Nė hadithin qė ka tė bėjė me Dexhallin tė transmetuar nga Pejgamberi sallallahu alejhi ue selam, Dexhalli do ta therras njė person i cili ėshtė nė kulmin e rinisė sė tij dhe do ta godas atė me shpatė, duke e prerė atė nė dy pjesė, sikur goditja e shėnjestrės. Pastaj, Dexhalli do ta thėrras tė riun. I riu do tė pergjigjet duke qenė fytyra e tij vezulluese duke qeshur. (Trasnmetuar nga Muslimi)
13. Malik bin Huvejrith (radiallahu anhu) transmeton, Ne erdhėm te Pejgamberi sallallahu alejhi ue selam derisa ishim tė rinj me moshė tė ngjashme. Ne qėndruam pranė tij pėr njėzet ditė dhe netė. I Dėrguari i Allahut sallallahu alejhi ue selam qe i mėshirshėm dhe i butė. Kur ai supozoi se ne mėrziteshim pėr familjet tona nė vėshtirėsi, ai na pyeti neve se ēfarė kishim lėnė prapa, dhe ne e informuam. Pejgamberi sallallahu alejhi ue selam tha, Kthehuni te familjet tuaja, jetoni me ta, mėsoni ata, thirrni ata, dhe ai pėrmendi edhe disa gjėra tjera. Faluni ashtu siē mė shihni mua duke u falur. Kur tė afrohet koha e namazit, atėherė njėri prej jush duhet ta thėrret thirrjen e namazit (ezanin) dhe mė i vjetri nga mesi juaj le tė udhėheqė nė namaz. (Transmetur nga Buhari)
Lusim Allahun qė tė na jep dobi nga ky libėr mėsimor, dhe lavdėrimet janė vetėm pėr Allahun i Cili ėshtė Zoti i Gjithėsisė. Allahu dėrgoftė bekimet mė tė mira dhe paqe mbi Pejgamberin sallallahu alejhi ue selam dhe mbi tė gjithė familjen dhe shoqėruesit e tij.
Krijoni Kontakt