Close
Faqja 7 prej 24 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 235
  1. #61
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Eni, mos nxirr konkluzione kaq shpejt. Kur per me teper te mungon njohja.
    Hurmat ne Kine e Japoni mund ti kete ēu Marko Polo, i cili solli ĒADREN prej andej, prandaj ata e therasin me te njejtin emer. Ishin pra italianet qe e zbuluan Japonine dhe jo japonezet qe zbuluan Italine.

    Tjeter, mideja jote s'eshte "meridiani grinuiēit" keshtu ska pse ta japesh per reference.
    Akoma me tjeter, TI i dredhove pyetjes TIME, ēkupton me KONTRIBUT.

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Te thuash qe greqishtja ka rrjedhur nga shqipja eshte cmenduri sic eshte cmenduri edhe libri i atij te cmenduri D'Angely qe ju ka cmendur te gjitheve juve.
    Ne qofte se dikush do te me thoshte se qe te dyja kane pasur te njeten nene, pellazgjishten dhe prandaj ngjajne ne disa pika (ashtu sic mund te ngjajne dy motra) atehere do ulesha dhe do ta diskutoja. Po te ulemi dhe te vrasim trurin qe ti gjejme rrenjen shqip te gjith fjaleve ateher ka mundesi qe edhe kinezcen ta nxerim qe ka rrjedhur nga shqipja

    Fshati digjet, kurva krihet

    kurva- eshte fjale shqip apo jo?
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  3. #63
    Agideba Maska e AgiDeeba
    Anėtarėsuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    17

    Gjuhet??

    Te gjitha gjuhet e botes ngjajne nga pak me njera tjetren sepse kane marre dhe dhene me njera tjetren.Kurre nuk mund te thuhet se kjo gjuhe eshte nena e kesaj gjuhe! Ato jane motra dhe nena e tyre eshte BABELISHTJA (gjuha qe eshte folur ne Babelin e lashte) qe sot bie pak a shume ne qender te Lindjes se Mesme dhe kjo gjuhe eshte trasheguare ne Indiancen e soteme.
    Nje nder popujt me te lashte te Europes ka qene populli Pellazg dhe gjuha e tyre pellazgjishte.Nga Pellazget ka erdhur Traket,Iliret,Helenet,Etrusket...
    Gjuhet ne fillim kane qene shume te aferta me njera tjetren por duke u izoluare popujt dhe duke u armiqesuare me njeri tjetrin,ato u larguane shume nga njera tjetra duke u pasuruare secila per hesap te vet.
    Ne kohen e soteme kur komunikimi eshte rritur shume mes popujsh dhe sa vjen dhe me shume popujt po perzihen me njeri tjetrin,gjuhet do te vijne e te behen perseri shume te ngjashme nje dite....
    C'do gje ben ciklin e vet te mbyllur pasi kjo bote qe ne jetojme eshte e mbyllur...,ajo ka vetem tre dimesione dhe dimesioni i katert vetem se imagjinohet.
    Shkencetari me i madh shqiptar qe ka studiure ne menyre shume shkencore gjuhen shqipe eshte Profesor Spiro Konda qe Akademia Shqiptare e Shkencave e ka injoruare......Studimet e tij zene nje volum prej disa qindra librash dhe 99% e shkrimeve te tij ruhen si doreshkrime ne Arshiven e Shtetit Shqiptar dhe jo ate te akademise Shqiptare.
    Kur tu vije koha qe ato te behen publike,atehere ne do te mesojme qe jemi populli me i vjeter i Europes dhe se gjuha shqipe eshte gjuha e pare e ardhur ne Europe.
    Me respekt Agideeba
    Njeriu qė s'ka nėnė ose baba ėshtė jetim por ai qė nuk lexon njė libėr ėshtė fukara.

  4. #64
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Illyrian, me gjakftohte vella, nuk po bejme sherr ketu, po diskutojme dhe debatojme.
    Per ngjashmeri te dyja gjuha flas edhe une, por sic duket jam minoriteti qe mbeshtes kete pike.Shumica mendon ndryshe.
    Ti ne se ke te dhena ose fakte qe te mbeshtesesh ate qe thua, urdhero edhe shtroje si teme diskutuese ( pa u nxehur te lutem)
    Me respekt Toro.
    "Who is John Galt?"

  5. #65
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Prandaj e une e solla ate shembullin e hurmes (kaki), pikerisht per te treguar se ne gjuhet e botes ka fjale te peraferta, por kjo s'do te thote medoemos, se mqs gjejme tek tuk fjale te tilla, keto gjuhe te kene nje origjine te perbashket, apo me e reja te jete produkt i me te vjetres.

    Pra huazimet e fjaleve ne gjuhet e botes jane dicka normale, rrjedhoje e kontakteve historike qe kane patur popujt me njeri - tjetrin.

    Keshtu e me greqishten, shqipen, latinishten apo gjuhe te tjera te rajonit.

    p.s.

    Ornament,
    mideja ime e di dhe vete qe nuk eshte "Grinuiēi", por faleminderit qe ma pohove.

    kontribut= ndihmese per mua (perseri ma thote mideja)

    kaki-ne, se ka cuar njeri ne Japoni, aq me pak Marko Polo. Per here te pare mbi kete frut eshte shkruar ne Japoni (shek.X) e gjurmet e para te saj ne Evrope jane vene re ne France, e me pas ne Itali (shek.XIX).

    Sa qejf ke te kapesh mbas fjaleve more!

    Toro,
    me fal qe dola disi jashte teme.

    pershendetje!

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Te me falesh i nderuari Toro ne qofte se pergjigja ime u duk si gjaknxehte. Ne fakt nuk ishte. Por tu them te drejten me ka revoltuar pak fakti qe ne kete forum ashtu si ede ne ndonje tjeter kur vjen puna per origjinen e shqipetareve dhe gjuhes shqipe te gjithe i referohen librit te D'Angely. Eshte e vertete qe ai ishte i pari qe shkroi dicka qe na perkedheli ndergjegjen ne shqipetareve por kjo nuk do te thote qe ai ka te drejte ne cdo pike (per te mos thene se ja fut kot ne shume prej tyre). Duhet te mesojme se jo cdo gje qe na pelqen eshte e vertete dhe jo cdo gje qe shkruhet eshte e 100%e besueshme.
    Edhe njehere te me falni ne se pergjigja ime u duk pak e nxehte

    pershendetje te gjitheve
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  7. #67
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Illyrian, ēfare quan ti me, "ja fut kot". Tjeter, nje shpjegim, D'Angjely s'ka shkruar liber, SHENIMET E TIJA ja ktheu e bija ne LIBER, 25 vjet mbas vdekjes ne shenje respekti per te. Keto shenime ai s'i kishte te imponuara nga detyra, E AKADEMIKUT , E PROFESORIT, si shumica dermuese e studiuesve. Besoj e dini qe per njerez te tille, ka norma morale ose obligacione nga katedrat per botime shkencore te kohpaskoshme. Kjo i ben veprat e tyre pa "vlere", ndresa e ēmon ate te Angjelise qe e ka gjithe mbeshtetjen ne pasion te paster.

    Idese se tija koha po i jep gjithnje e me teper vlere. Ndryshe nga shumica dermuese e studiusve te huaj, te cilet kane hedhur bazat e historise boterore, D'angjely ishte i mendimit se qytetrimi u perhap nga Ballkani neper bote, dhe jo nga bota (MESOPOTANIA) ne ballkan. Mbas vdekjes se tij, nepermjet karbonit C14 u pa qe ndertimet greke jane me te vjetra se ato Babilonase, pra qe keto te fundit pavaresisht nga stili arkaik dhe ne aparence me i vjeter (nga bazoheshin studiuesit) jane kopje te keqija te grekerve. Gjithashtu D'angjely mendonte se shume kohe perpara njeriu i bardhe eksploroi indine dhe afriken veriore, pasi u metisuan, pjese nga keto popullime u rikthyen ne ballkan ne amalgam me vendasit ata krijuan nga qytetrimet me madheshtore qe ka pare ndonjehere historia boterore.
    D'Angely ben frike, sepse ai ne shpirt eshte RACIST, sipas tij i gjith dominimi kulturor boteror u krye nga te bardhet, nga njeriu i bardhe. Kjo s'perputhet me normat e sotme te moralit.
    Kur lexon librin e tij, te bie ne sy siguria e madhe qe e ka bazen ne nje INTELIGJENCE te sprovuar e te jashtezakonshme.
    Ajo qe mua me ben ta mbeshtes "dogmen" e tij, eshte nje shpjegim qe i ben Homerit, pjesen tek Ciklopi Polifem.
    Ai shpjegon se kur Polifemi ju thote fqinjeve (ciklopeve te tjere) se syrin ma verboi, ASKUSHI, ata s'kishin pse te iknin, por do te mendonin se ky eshte ēmendur dhe duhet ndihmuar. Ne fakt fjala e sakte ishte I YTI, ne vend te ASKUSHI, pra ai ju thote qe syrin ma nxorri i YTI, ne ket rast ata duke e ndjere veten te akuzuar direkt preferojne ta braktisin ate pa e ndihmuar, per t'ju shmangur sherrit. Nepermjet ketij keqkuptimi te vogel, mospershtatjeje ASKUSHI = IYTIS qe ne greqisht te vjeter ishin dy fjale te ngjashme te tipit kambe=jambe. ai tregon se Homeri legjendat e vjetra pellazge i perblodhi ne Greqishten e Vjeter letrare tek ILIADA dhe ODISEJA, gjuhen vetem te aristokracise se epokes, populli i thjeshte fliste deri vone ne revolucionin e famshen grek te kohes se Bajronit, shqip dhe vetem shqip.

  8. #68
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Ornament, u kenaqa nga komentimi juaj.
    Bile do te shtoja se'Angely nuk ishte i pari qe shprehu mendimin se qyteterimi u perhap nga Ballkani ne mbare boten.
    Po te perforcoj mendimin me nje legjende te vjeter te risjelle nga Hesiodi ne veprat e tij, fjale per fjale nga greqishtja e vjeter:
    " 'ANTITHEON PELASGIKON (ETHNOS) EN YPSIKOMOIS ORESI GAIAN MELAIN'ANEDOKEN, INA THNITON GENOS EIN"
    Shqiperimi:
    " KOMBIN PELLAZG, TE BARABARTE ME ZOTIN, E MBOLLI NE PYJET E DENDURA ,TOKA E ZEZE,PER TU BERE PJELLESI I TE GJITHE RACES NJEREZORE"

    Leka i Madh gjate kontakteve qe pati me popujt te cilet pushtoi ne Lindje, mori vesh se nuk ishte I PARI pushtues nga i njejti vend qe shkelte kemben neper ato vise.Para tij kishin shkuar edhe te tjere.
    Logjika eshte nje arme tjeter e atyre studiuesve te cilet mbeshtesin se Qyteterimi Boteror nisi nga malet shterpe te Ballkanit dhe jo nga vendet e begata te Mesopotamise , Indise dhe Azise se Vogel. Pra njerez te etur per TOKA te BEGATA, FUSHA te MEDHA, per te ecur perpara u larguan andej nga keto gjera nuk ekzistonin dhe shkuan ATJE ku klima ishte me e favorshme, tokat e pafund,ujera me shumice( Eufrati,Tigri, Gangi,etj) banoret e pazhvilluar nga ana e qyteterimit, zhvilluan nje qyteterim te perparuar, me arte , ligje, shkrim, kendim, astronimi,arkitekture etj.Ndoshta me vone disa prej tyre i rikkthyen ne trojet e vjetra, ku qyteterimi kishte ngelur ne vend numero dhe u sollen mjete, eksperienca dhe njohuri te reja ne ate qe sot quhet Ballkan.Do te ishte ABSURDE dhe e PALLOGJIKSHME qe banore te vendeve te begata, te emigronin per te gjetur dicka me te mire dhe te vendoseshin ne malet shterpe te Greqise apo te Shqiperise , ku akoma edhe sot e kesaj dite ushtrimi i bujqesise( qe ishte zanati baze i kohes se atehereshme) si zanat eshte dicka shume e dhimbshme .

    Nje legjende tjeter pellazgo -helene sjell ne pah se emrin kontinentit Azi ja ka vene nje mbret me emrin Dardan, i cili ishte i pari qe kaloi perballe Bosforit( ne kohe stuhie) me nje lunder te vogel.Kur arriti perballe shendoshe e mire ( ne greqisht Asios) i vuri emrin tokes qe shkeli ASIA, dmth Azi.Pak km me tutje po i njejti mbret themeloi nje qytet me emrin Ilion, te ndertuar mbi tre kodra ( mos valle kjo fjale ka lidhje me fjalen arvanitase I lia ( i larte)?).Ilion nuk eshte gje tjeter vecse emri i pare i Trojes se Vjeter, emer nga i cili Homeri quajti vepren e tij te pare....Iliada.
    Me respekt Toro.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga AsgjėSikurDielli : 02-12-2002 mė 21:00
    "Who is John Galt?"

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anėtarėsuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    I nderuar Ornament
    Do te doja te mos luash me fjale. Qe D'Angely nuk ka shkruar liber une kete e di por rendesi nuk ka kjo, rendesi kane hipotezat e tij dhe ne mbi ato hipoteza flasim. Nuk kam asnje dyshim mbi aftesite intelektuale te D'angelyse dhe asnjehere nuk i vura ne pikepyetje ato por te thuash qe Mytilini do te thote *** i lene apo Elena do te thote e lena nga mendte, ose Sicilia do te thote si koke qeni, eshte TJA FUTESH KOT dhe mbi asnje baze shkencore ashtu sic eshte tia futesh kot edhe shembulli qe sjell Toro me lart kur thote se Ilion do te thote i larte(sipas fjales arvanitase i lia) .I nderuar Toro duhet ta dish qe ilion do te thote diell dhe arsyen pse u quajt Ilion, Sepse ishte vendi nga lindte dielli. Dhe dicka tjeter nuk ka fjale arvanitase por vetem fjale dhe gjuhe shqipe.
    Sa per standartet shkencore te botimeve me duket se nuk e di fare se per cfare po flet sepse ai liber nuk eshte botuar ne asnje vend te botes pervec Shqiperise.(kete mund ta konstatosh thjeshte po deshe)
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  10. #70
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    I nderuar Illyrian.
    Nuk e di ku e bazoni ju thenien tuaj qe fjala ILION do te thote diell.Mos valle nga njohuri e kufizuar e greqishtes? Sepse fjala ILION edhe ne greqisht shkruhet ( ne alfabetin grek) si me lart.Ndersa fjala diell, shkruhet 'HLION.Pra ndryshimi nuk eshte tek shqiptimi, por tek e shkruara.ILION=Troja e vjeter shkruhet me germen I(iota), ndersa 'HLION =diell shkruhet me H( ita)-Por qe te dyja shqiptohen njesoj!!!!!!!!!!!!. Pra fjala ILION nuk do te thote diell.
    Fjale arvanitase ka i nderuar Illyrian.Dhe eshte me se e vertete qe jane shqipe, por te nje shqipe te vjeter e cila nuk perdoret me nga banoret e Shqiperise-Kosoves.Prandaj cilesohen si Arvanitase( arbereshe) per te nenkuptuar prejardhjen dhe cilesine kohore te fjales.
    Gjuha shqipe qe flasim sot, pervec etapave te evolimit si gjuhe ka ndryshuar edhe emra shume here gjate historise se saj si gjuhe.
    Ka qene quajtur ilirishte, arberishte,dhe me se fundi shqipe.Fjala , te cilen permenda me lart i takon etapes kur gjuha ne te cilen po shkruajme ne kete forum quhej ARBERISHTE ose ARVANITISHTE.
    Me respekt Toro.
    "Who is John Galt?"

Faqja 7 prej 24 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Huazimet e gjuhėve tė huaja nga gjuha shqipe
    Nga bela70 nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 650
    Postimi i Fundit: 06-03-2024, 14:35
  2. Greqishtja E Lashte Dhe Shqipja
    Nga Seminarist nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 640
    Postimi i Fundit: 24-08-2017, 03:55
  3. Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 07-07-2009, 15:33
  4. Fjalori latin-shqip i Frank Bardhit
    Nga King_Gentius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 23:46
  5. Pastėrtia e Gjuhės Shqipe
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2003, 03:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •