Belami , te pershendes.
Une nuk mund te pranoj arsyetimin tuaj se si kane ardhur ngjajshmerite midis dy gjuheve per arsyet e meposhtme:
1) Ilirishtja e vjeter si gjuhe nuk dihet se si eshte folur edhe si eshte shkruar.Nuk ekzistojne dokumente te shkruara te ilirishtes se vjeter.Edhe ato pak mbishkrime ilire qe jane gjetur ne R.SH. jane shkruar ne alfabetin grek( megjithese nuk jane greke).Kete si e shpjegoni?
2) Si e shpjegoni qe metoda e qeverisjes qe ilirive (menyra fisnore) eshte e ngjajshme me ate te qytet shteteve antike greke?Si shpjegoni ju ngjashmerite ne arkitekturen e tipit dorik te Ilirise me ate te Athines se lashte gjithashtu dorike, nderkohe qe rreth e rrotull Athines gjithcka ishte e tipit eolik?Si shpjegoni ngjashmerine ne veshjet e ilirive me ato te grekeve te lashte?Si shpjegoni legjendat e perbashketa qe ekzistojne akoma edhe sot ne te dy popujt?Si shpjegoni qe emrat e perendive te sistemit dymbedhjetezotesh mund te shpjegohen nepermjet shqipes?Si shpjegohet qe te njejtat perendi ishin si te grekeve antike edhe te ilireve njesoj?
Si shume ngjajshmeri nuk na bien qe te jete thjesht rastesi ngjajshmeria ne gjuhe?
Ngjajshmeria per te cilen fola kam specifikisht greqishten homerike te folur nga shekulli i 7 deri ne shekullin e 5 para eres sone.Kjo lloj gjuhe ishte ne perdorim per rreth 250 vjet dhe me pas u zevendesua me greqishten aleksandrike( shume e ndryshme edhe e pakuptueshme), me vone u zevendesua me greqishten e "varfanjakeve"( ptohodromou) etj. Shqipja te cilen na e paraqet zoti Kolia ( gjuhen e arvanitasve) eshte pak a shume gjuhe qe flasim edhe ne sot.Eshte pikerisht kjo gjuhe qe ngjan me greqishten homerike ( asnje lloj greqishtjeje tjeter te folur me vone) dhe jo ilirishtja e vjeter sic thoni ju.
A.Kolia nuk mbeshteste thjesht sic thoni ju se iliret edhe greket jane te nje trungu, por perkundrazi thoshte qe jane i njejti popull.Po ju citoj fjalet e fundit te librit te tij:
"Historia perseritet:Shqiptar do te thote analfabet,i paqyteteruar,i eger, por edhe Grek do te thote :Shqiptar i qyteteruar!"
Pelasgian, pershendetje.
Shkruani se :"Dhe ne fund e verteta do te zbuloje se Zeusi, Aferdita, Fata,Akili,Aleksandri etj jane Shqiptar dhe jo grek"
Flisni per termat Shqiptar edhe grek sikur ato te jene bashkekohore te Zeusit dhe te Akilit!!!!!!!Termi "shqiptar " ka filluar te perdoret ne shekulline XVII , ndersa term grek dhe Greqi para 1834 nuk ka ekzistuar.Me pare greket e lashte e quanin veten athinas, spartiate, maqedonas, thibenj, akenj, mikenas etj, por asnjehere GREKE.Helene apo greket u quajten nga historianet e mesjetes per ti klasifikuar si grup njerezish te cilet kishin si IDE te perbashket HELENIZMIN, per rrjedhoje u quajten helene=greke.Iliret nga ana tjeter e therrisnin perseri veten taulante, mollose, ardiane,albane etj por kurrsesi nuk u kishte shkuar ndermendje emri SHQIPTAR.Zeusi Dodonas Pellazg me siguri do te zemerohesh me ty ne se do ta cilesoje thjesht shqiptar.
Dhe dicka tjeter Pelasgian.Ne se Akili ishte Shqiptar sipas mendimit dhe fakteve tuaja( nga te cilat une nuk kam pare asnje deri tani) si ka mundesi qe Homeri tek Iliada e pershkruan si mbret te shtetit me te vogel ne kampin e akenjve , te Greqise?Shtet nga i cili cuditerisht moren emrin me vone te gjithe akenjte dhe fushata e tyre nuk u quajt me fushata e Akenjve kunder Trojes, por e grekeve kunder Trojes.Mos do te thuash se Homeri ka gabuar tek Iliada kur i quante Akenjte greke nderkohe qe duhet ti quante Shqiptare me qe Akili sipas jush ishte Shqiptar?
Te them te drejten me keni bere konfuz.Ma shpjegoni pak kete ju lutem.
Me respekt Toro.
Krijoni Kontakt