Nuh Musa, te pershendes!
Me te vertete shkrimtaret e lashtesise kane lene shume dyshime per sa i perket origjines se emrit kombetar " Helen" dhe "grek". Homeri ishte ai i cili aleancen e Akenjve kunder Trojaneve ne vazhdimesi te "Iliades" dhe me vone tek "Odisea" fillimisht i karakterizon si Akenj, por me vone i quan helene dhe greke.Se si eshte e mundur qe nga gjithe ato shtete shume te fuqishme qe merrnin pjese ne aleancen e Akenjve ( Mikenasit, Spartanet, Athinasit etj) , keta njerez te merrnin emrin e shtetit me te vogel, me te paperfillshem ne force ushtarake ( pervec prijesit te tyre Akilit), me te vafrit nga te gjitha shtetet , kjo eshte nje enigme qe akoma mundon studiuesit e gjithe botes.
Dhe nuk eshte vetem Homeri qe e ben kete konfuzion.Edhe Hesiodi disa popuj i konsideron pellazge me origjine , por barbare, ndersa me vone te njejtet popuj i shfaq ......helene ose greke.Tukididi gjithashtu kishte dhe ai mendimet e tija te ndryshme nga ato te Hesiodit.Popuj qe Hesiodi i paraqet si helene, Tukididi i paraqet si barbare. Shembull per kete jane EPIROTASIT. Studiuesit greke marrin si shembull Hesiodin per te "vertetuar" teorine e tyre per helenizmin e Epirit, studiuesit shqiptare marrin si shembull Tukididin qe i quante Epirotet barbare ( pra jo helene) per te "vertetuar" se epirotet ishin ilire . Qe ketu fillon avazi i ceshtjes se quhet VORIO EPIR!!!!! Dhe vazhdon akoma dhe kesaj dite me njeren pale te akuzoje tjetren. Politika nuk me intereson, pra po e le kete ceshtje.
Pra tek tema, pergjigjje te sakte nuk mund te jap.Jam edhe une konfuz . po aq sa gjithe studiuesit e mbare botes.
Ne greqishten e vjeter fjala grek ( graikos) perdorej per te treguar njerezit e shkembinjve, qe rronin maje shkembinjve , qe ishin te eger, te vrazhde nga sjelljet.Vete Greqia homerike e mbretit Akil vendoset :a) ose ne rreze te Pindit prane Dodones ku gjendej tempulli i Zeusit dodonas Pellazg , b) ose rreze malit te Tomorit ne Shqiperine e sotme.
Me respekt Toro.
Krijoni Kontakt