Close
Faqja 5 prej 24 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 235
  1. #41
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Starcraft,
    Kuptimi i fjalise eshte:
    Greket konsiderojne pellazget si parardhes te tyre.
    Shqiptaret gjithashtu konsiderojne pellazget parardhes te tyre.
    Si burim informacioni te ftoj te hapesh librat e shkolles se mesme ne shtetet perkatese.

    Baobabi,
    Problematika ime ne kete teme nuk qendron ne se shqipja ka ardhur nga greqishtja e vjeter , as te anasjellten qe greqishtja ka rrjedhur nga shqipja.Kete pune po ua le politikaneve, nacionalisteve " te flakte" dhe pseudohistorianeve greke apo shqiptare qofshin.
    Me aq sa diskutova dua te paraqes ato qe per mendimin tim jane fakte te pamohueshme historike -gjuhesore SE SHQIPJA SI GJUHE NUK ESHTE JETIME, SE NUK ESHTE E VERTETE QE NUK KA ASNJE LIDHJE ME ASNJE GJUHE TJETER TE POPUJVE PERRETH, (thua se shqiptaret kane ardhur me rakete nga kosmosi ne Ballkan), por PERKUNDRAZI KA LIDHJE TE NGUSHTA ME GJUHE TE POPUJVE FQINJE.Njera prej ketyre gjuheve eshte greqishtja e vjeter.

    Eni , te pershendes.
    Rumanishtja ka fare pak lidhje me shqipen, por nuk do te thote se i perkasin te njejtit grup gjuhesor.Ngjajshmeria per mendimin tim qendron per 2 arsye te meposhtme:
    1) Ne shekullin e II pas eres sone, ne Daki( emertim i Rumanise se lashte) shpertheu nje kryengritje e fuqishme kunder pushtuesve romake.Pas shtypjes me force te kesaj kryengritje, dhe shpernguljes se popullsise ne thellesi te territorit dak(drejt Rusise), Roma i populloi keto zona me fise ilire qe cilat sic dihet ne ate kohe ishin ne aleance me Romen.Kuptohet gjate kalimit te shekujve keto fise ilire u asimiluan dhe u rumanizuan, por gjithesesi dhane kontributin e tyre dhe gjurme te pashlyeshme ne gjuhen dhe zakonet e rumuneve. Kjo eshte nje arsye e ngjashmerise se shqipen me rumanishten.
    2) Sic dihet rumanishtja eshte nje nga gjuhet qe perbejne grupin e gjuheve me prejardhje nga latinishtja.Shqipja gjithashtu ka nje ndikim te madh dhe nje huazim te konsiderueshem fjalesh nga latinishtja(arsyet per keto huazime dihen , nuk ja vlen te analizohen). Me siguri fjale te perbashketa, apo qe kane te njejtin kuptim jane si rrjedhoje e ndikimit latin ne te dy popujt, por edhe si pasoje e arsyes qe shpjegova me lart ( ne piken 1).
    Me respekt Toro.
    "Who is John Galt?"

  2. #42
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786

    Meqe...

    U hap tema e librave, te keshilloj ta hapesh Fjalorin e Drejtshkrimit te Gjuhes Shqipe, ku shpresoj se do te mesosh se si ta formulosh nje fjali.


    Lexo postimin tend te parafundit, sidomos pjesen qe une e kam vecuar e do e kuptosh esencen.

    S'eshte shume veshtire, e di se ti je talent...


    StarCraft

  3. #43
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Per starcraft,
    Te falenderoj per sugjerimin.Megjithese une nuk shoh ndonji gabim ne formulimin e fjalise qe permend.Por duhet ti hedh edhe nje sy shqipes keto kohet e fundit.Sepse pasi mesova drejtshkrimin e anglishtes, frengjishtes, greqishtes se re, greqishtes se vjeter, italishtes dhe disi te gjermanishtes, ajo qe me ka ngel eshte te mesoj ...shqipen.
    Me ironi te thelle Toro.
    "Who is John Galt?"

  4. #44
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Meqe te terat po i dishe, eshte turp per ty te mos e dish tenden. Sepse fundi i fundit, ti je Profesor apo jo?

    Me indinjate te thelle, StarCraft

    P.S. Ironia eshte sikur acidi, ne fillim te ben mire mirepo pastaj ta gerryen organizmin...

    Naten e Mire!

  5. #45
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Supozohet nga ata qe jane pro-zbulimeve pa asnje percaktim politik. Ata qe jane pro-greke (s'jane te pakte) do mundohen ta bejne shqipen bije te greqishtes. A eshte e vertete?

    Jo...

    Por, se di se pse ne mirremi me greqishten kur e kemi njeren nga gjuhet me te bukura, me te vjetera, dhe me te embela te botes. Se besoj se greqishtja duhet te jete privilegj. Por, nejs cdo njeri per vete...

    StarCraft

  6. #46
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Shqipja ska asgje te perbashket me gjuhen Greke,afrite diku ne leksik vijne nga dy ruge
    a) nga afria qe kane keto gjuhe,shqiptaret dhe greket kane qene fqinj qe kur u dynden drejt ballkanit,prandaj si gjuhe fqinje kane fjale te perbashketa
    b) Fjalet e perbashketa jane me renje pellasge,pra kane hyre ne te dyja kto gjuhe si ne Ilirishten e vjeter dhe ne greqishten e vjeter.

    Aristir Kola ne studimin e tij do te shprehe se Greket antike dhe Iliret jane te nje trungu.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  7. #47
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Aristir Kola ne studimin e tij do te shprehe se Greket antike dhe Iliret jane te nje trungu.
    Nga ckam lexuar ketu dal ne perfundimin se gjithcka e shprehur ketu, niset nga hipoteza se iliret e greket kane te njejta rrenje historike, qe jane pellazget.
    Pra nisur nga pranimi se pellazget jane paraardhesit e banoreve te lashte te Gadishullit, mbrohet kjo teze e afersise se dy gjuheve, qe per mua nuk qendron.

    Pra ilirishtja, shqipja nuk ka afersi me greqishten.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391
    Se cila gjuhe rrjedhe nga cila nuk eshte me rendesi per kete kohe.
    Eshte shume me rendesi te ceket se qeshtja e prejardhjes se Shqiptareve eshte duke gurgulluar ne siperfaqe.

    Para disa javesh pata nje takim me Zekeria Canen dhe i tregova se kisha studjuar Aleksandrin e Madh. Ai u qudit dhe pyeti pse. Une i thash se shume informata te rendesishme rrethe Shqipetareve i gjejme ne Aleksandrin e Madh. Ai me tregoi se asnje historian deri me tani nuk eshte marre me kohen antike, vetem disa vellezer tane ne Shqiperi qe merren me arkeologji

    Si mund ta kuptojme prejardhjen e Shqiptareve kur ne nuk e dime dhe nuk e studiojme antikuitetin e historise sone?

    Por gjendja nuk eshte aqe e zymte. Mjafte historian te huaj dhe Shqiptar jane duke u marre me kete qeshtje. Kisha dalluar ketu Prof. Dr Skender Rizaj, me te cilin kisha dy takime nga 3 ore. Ai eshte nje nder 5 Kosovaret e pare qe mori titullin Dr i Shkences. Ai do ta botoj nje liber se shpejti e cila do ti permbaj shumicen e informatave me te rendesishme rreth prejardhjes se popujve.

    Me nderime,
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pelasgian : 24-09-2002 mė 11:45

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Ari-Intimidator
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    290
    Pelasgian:

    Se pari me vjen mire qe jeni prape ne mesin tone. Se dyti, jam kurioz se cfare informtata te rendesishme gjejme ne per Shqiptaret duke studjuar aleksandrin e madh? Me sa di une, ai vetem nene e ka pas Ilire.

    Pastaj, nuk kam lexuar asgje qe thote se Greqishtja e ka prejardhjen nga Shqipja, kur e dijme se Shqipja e sotshme dallon nga Ilirishtja. Me duket se po merremi me nje teme paradoxale.

    PErshendtje,
    Ariani
    An unexperienced life is not worth living. Socrates

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391
    Ari, Tungjatejeta

    Keto qe ne jemi duke ndegjuar dhe lexuar koheve te fundit jane nje risi qe shumica nga ne i marrim te pamundeshme. Por ku kemi mberri. Ne vetem sa kemi filluar me qeshtjen e prejardhjes se Shqiptareve.

    Cka eshte e pranueshme ne kokat e shqiptareve te rendomte?
    NE JEMI POPULLI ME I LASHTE NE BALLKAN, ME I LASHTE SE GREKET.
    Kete ne e besojme se edhe historianet tane e besojne.

    Pra nese ne jemi populli me i lashte ne Ballkan si eshte e mundur qe greket te kene shkruar me shume se 2000 vite para nesh.

    E verteta eshte se greket i kane shkaterruar te gjitha dokumentet te shkruara ne gjuhen shqipe ne ate kohe, dhe shqiptaret iu eshte dashte te shkruajne ne greqishte. Per kete arsye une besoj se shume filozof te asaj kohe kane qene Shqiptar, e jo grek. Sepse sopas grekeve gjitheqka qe ka vlere ne kete bote eshte greke. Kjo eshte normale, pse te mos e thojne kete. Por ne si nje populle me tradita te mrrekullueshme se paku po mundohemi ta zbulojme te verteten.

    Dhe ne fund e verteta do te zbuloj se Zeusi, Aferdita, Fata, Akili, Aleksandri etj jane Shqiptar, e jo grek.

    Normal keto duhet te vertetohen me argumente te forta. Une kam gjete shume argumente te cilat e vertetojne kete, e vetem kam qene i interesuar ne keto dy vitet e fundit. Prof Dr Skender Rizaj eshte marre me keto qe 50 vite.

    Nese jeni te interesuar ne shkrimet e ardheshme mund tua jap disa fakte qe une kam gjete.

    Me nderime,

Faqja 5 prej 24 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Huazimet e gjuhėve tė huaja nga gjuha shqipe
    Nga bela70 nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 650
    Postimi i Fundit: 06-03-2024, 14:35
  2. Greqishtja E Lashte Dhe Shqipja
    Nga Seminarist nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 640
    Postimi i Fundit: 24-08-2017, 03:55
  3. Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 07-07-2009, 15:33
  4. Fjalori latin-shqip i Frank Bardhit
    Nga King_Gentius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 23:46
  5. Pastėrtia e Gjuhės Shqipe
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2003, 03:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •