Close
Faqja 3 prej 24 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 235
  1. #21
    i/e larguar Maska e Vjosa
    Anėtarėsuar
    19-08-2002
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    1,376
    Inderuari Armando! E lexova shkrimin tend dhe mora mundimin te te kthej nje pergjigje. Jam dakord per disa gjera qe kishe marre nga libri, por perseri kembengul qe greqishtja s'eshte pasardhese e shqipes. Ne radhe te pare si ne gramatike dhe ne sintaks keto gjuhe kane shume ndryshime. ne radhe te dyte greqishtja duket qe eshte nje gjuhe autoktone dhe nga shkrimi i kesaj gjuheje qe vecon shume me te tjerat, pra kjo i ka rrenjet thelle . Ne shkollat greke behet lende mesimi gjuha e vjeter greke, pra dua te them qe gjuhen e kane pas gje te vecante grekerit , gje hyjnore te cilen e ruajne me fanatizem. Dua te te them dhe dicka; Mund te me thuash nje gjuhetar me te madh se Eqerem Cabej? Studimet qe ka bere ai per te gjitha gjuhet dhe kryesisht per keto evropianet s'ka gjuhetare qe ti kete bere.Ai ka percaktuar si 3 gjuhe ne ballkan qe kane qene te pavarura nga njera-tjetra, ilirishten , helenishten, dhe sllave. Vertet grekerit e kane origjininen nga Doret, por keta kane patur gjuhen e tyre. Me sqarimin dhe me filtrimin qe ka bere i ka bindur te tere te cilin e konsideruan gjuhetarin me te madh dhe me te sukseshem dhe e caktuan profesor ne universitetet me te medhaja te Evropes. Nese ka gjuhetare me te madh se ky per juve, atehere une i spostohem kesaj teme dhe shkruani c'a te doni, ndoshta ndonje dite mund te lexoj qe dhe gjuha kineze e ka prejardhjen nga shqipja

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e armando2001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    75
    Vjosa

    Nuk e kuptoj se cfare ke kuptuar ti nga shkrimi im, por une nuk kam thene per asnje moment qe Greqishtja rrjedh nga Shqipja. Te lutem lexoje edhe njehere mire artikullin.

    Une kam cituar autorin e librit i cili u referohet autorve Grek te lashtesise, te cilet flasin per mitologji Pellasge e jo Greke sic e marrin shume studiues te sotem. Une thashe qe autori pohon qe emra te tille si ai i Akilit, Hektorit, Trojes, Paridit, Athines etj i perkasin shtreses Para-Helene te popullsise ne Ballkan qe quheshin Pellasge. Kete autori e provon duke analizuar prejardhjen e personazheve kryesore te Iliades. Pastaj, nuk te duket pak si koencidence e tepert qe iliada i ngjan shume Eposit Shqiptar te Kreshnikeve? Nuk po mundohemi te hedhim balte mbi te tjeret por ama as te verber dhe budallenj nuk jemi.

    Nga ana tjeter nuk ka si te jete koencidence qe Troja quhej Dardani sic u quajt edhe Kosova, dhe ngushtica qe lidh Azine e Vogel (ku gjendej Troja ) dhe Ballkanin (ku gjendet Kosova) u quajt ngushtica e Dardaneleve. Mos kemi te bejme me emigrim te Pellasgeve Trojane dhe vendosje te tyre ne Kosove?

    Nje rast tjeter eshte se njerez qe u shperngulen nga Maqedonia e Lashte (emri i vjeter Emathia), u vendosen ne nje krahine te Shqiperise te cilen e quajten Mathias dhe me vone mori trajten e shkurtuar Mat.



    Une per asnje moment nuk thashe qe Greqishtja rrjedh nga Shqipja por thashe qe nqs i referohemi ketij Autori dhe historianve te lashtesise qe pohojne se Greqia, madje Ballkani dhe nje pjese e Azise se Vogel ku gjendej dhe Troja, popullohej e gjitha nga Pellasge, atehere eshte mese e arsyeshme qe Shqipja si pasardhese e Pellasgishtes dhe Ilirishtes eshte e vetmja gjuhe qe mund te zbertheje kuptimin dhe prejardhjen e ketyre emrave. Greqishtja e vjeter dhe aq me pak e reja nuk mund te bejne zberthimin e shume fjaleve dhe emrave te Mitologjise "Greke".

    Autori permend edhe shume gjuhetare shqiptare dhe arberesh nder te cilet rendit Eqerem Cabejn dhe Shaban Demirajn si me te rendesishmit nder shqiptaret dhe Demetro Camadra, Giuseppe Schiro dhe Jeronim De Rada si me te rendesishmit nder arbereshet.

    Me fal po si e paska percaktuar Eqerem Cabej Ilirishten si gjuhe te pavarur kur kjo gjuhe eshte e zhdukur, dhe cka eshte me e rendesishme, nuk ekziston pothuajse asgje e shkruar ne ilirisht pervecse disa emrave??? Mos do te thuash qe ka percaktuar Shqipen si gjuhe te pavarur?? Kjo po do te ishte me e sakte si shprehje.

    Nga ana tjeter desha te shtoj se Gjuha Greke eshte po aq e lashte sa Shqipja, por me favorin e madh qe ka ardhur me nje dokumentacion te shkruar mjaft te bollshem. Ajo ka huazuar nga Pellasgishtja por megjithate eshte nje gjuhe e vecante dhe nuk mund te quhet pasardhese e Pellasgjikes. Nga ana tjeter Shqipja eshte pasardhese direkte e Ilirishtes qe eshte "kushurira" (po ta quajme keshtu) me direkte e Pellasgjikes.

    Nuk e di pse merrni si "pushka e jevgut" kur nuk arrini te kuptoni as edhe ate qe lexoni.

    Autori mundohet te theksoje qe nuk duhet ngarterruar qyteterimin Pellasg pra Para-Helen me ate Helen qe erdhi me vone si pasoje e dyndjeve te Aeolianeve, Ionianeve dhe me vone Doreve, dhe u perzie me ate Pellasg, dhe qe solli Artin, Klasicizmin, Filozofine, Mjeksine etj. Keto jane arritje te pamohueshme te qyteterimit Hellen pa mohuar dhe ndihmesen e qyteterimit Pellasg. Ne kete kontekts duhet pohuar se edhe Greqishtja megjithese huazoi nga Pellasgishtja nuk eshte vazhdim i saj. Kete e pohojne autore Grek te antikitetit qe gjuhen dhe fqinjet e tyre Pellasge i quanin "barbare" (jo-Greke)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga armando2001 : 03-09-2002 mė 02:33
    Live and let live!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e armando2001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    75
    Nga ana tjeter me sa di une Iliret ne dyndjet e tyre nuk ishin dhe aq shume ne numer por fale karakterit luftarak qe kishin arriten te mposhtinpopullsine vendase. Kjo reflektohet shume mire ne tiparet e popullsise se sotme. Iliret mendohet te ishin bjonde me sy te kalter ose jeshil dhe me gjymtyre te gjate e kocka elegante. Ndersa popullsia Pellasge mendohet te kene qene me floke te zinj dhe sy te erret, nofulla te gjera, me te shkurter dhe me kocka te medha. tiparet e ketyre te fundit jane dominues ne popullsine e sotme Shqiptare.

    Po te jete keshtu ka shume mundesi qe Iliret te kene mesuar dhe perdorur gjuhen e popullsise qe nenshtruan, megjithese kishin gjuhen e tyre. Kjo per arsye se Pellasgeve ata mund tu impononin ligjet e tyre meqe i nenshtruan por do te ishte e pamundur tu impononin gjuhen e cila flitej gjithkund ne ambjentet private. Kjo me ben te mendoj qe iliret vete mund te kene adoptuar gjuhen Pellasge si gjuhe te tyren. Kjo na ben te kuptojme pse ne jemi ne gjendje me ane te shqipes te shpjegojme shume nga emrat e mitologjise se vjeter Pellasge ose sic e quajne Mitologjia Greke.


    Per tevertetuar nese Ilirishtja ishte e njejte ose shume e ngjashme me Pellasgishten do te na duhej te kishim shprehje te shkruara nga te dyja gjuhet qe per fat te keq nuk i kemi. Keshtu qe kjo mbetet vetem nje hipoteze.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga armando2001 : 04-09-2002 mė 14:15
    Live and let live!

  4. #24
    i/e larguar Maska e Vjosa
    Anėtarėsuar
    19-08-2002
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    1,376
    Me keto qe shkruan tani mund te themi qe eshte keshtu, por titulli i temes Armando si eshte valle?

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e armando2001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    75
    Vjosa ,

    Ti ose nuk kupton ose nuk do te kuptosh sepse une e kam thene troc se nuk mendoj se Greqishtja e ka prejardhjen nga Shqipja. Lexoje mire sepse nuk do ta perseris me pasi do fillojne te merziten antaret e tjere te forumit me perseritje te tilla.

    Shume thjesh ai liber dhe te tjere shprehin kete.


    Shqipja eshte pasardhese e Pellasgishtes ndoshta nepermjet Ilirishtes pasi kjo e fundit ka qene jashtezakonisht e influencuar nga e dyta.


    Nga ana tjeter Greqishtja e Vjeter megjithese ka huazuar shume nga Pellasgishtja si pasoje e perzierjes se dy rracave, mbetej e vecante dhe si pasoje nuk mund te themi se ka ardhur nga Pellasgishtja.

    Per pasoje Shqipja dhe Greqishtja e vjeter megjithese mund te kene fjale me rrenje te perbashketa nuk mund te kene rrjedhur nga njera-tjetra.
    Live and let live!

  6. #26
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Armando arsyetimi juaj i fundit eshte kuptimplote.
    Ajo qe une dua te saktesoj sipas idese time eshte se Shqipja eshte jo bije e Pellasgjishtes,por e Ilirishtes.Ketu duhet theksuar se eshte influencuar shume nga Pellasgjishtja.Pra perkimin e shume fjaleve ne gjuhet shqip dhe greqisht ne duhet ti gjejme tek gjuha proto evropiane Pellazgjike.Qyteterimi Pellasg mendoj se u ka prire turmave te popullsise qe erdhen nga "india"
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e armando2001
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto, Kanada
    Postime
    75
    Belami,

    Edhe une kete thashe. Duke u mbeshtetur ne gjuhen qe perdor ti mund te themi se Ilirishtja mund te kete qene "Kushurira e pare" e Pellasgishtes, ndersa Shqipja si bije e Ilirishtes i bije te jete"Kushurire e dyte" me Pellasgishten.

    Ndersa Greqishtja i bije te kete qene thjesht "fqinje" e Pellasgishtes dhe Ilirishtes.

    Megjithate meqe mungojne shkrime nga Ilirishtja e sidomos nga Pellasgishtja, krahasimi i Shqipes me te dyja por sidomos me kete te fundit mbetet ende teper i veshtire.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga armando2001 : 09-09-2002 mė 13:17
    Live and let live!

  8. #28
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Ajo qe me bie ne sy ne te gjitha shkrimet e mesiperme eshte se shumica e bashkebisedueseve flasin me pasione, me urrejtje dhe pa llogjike.Disa bile ( pa permendur emra) shtremberojne gjuhet shqipe ose greke apo me mire te them nuk i zoterojne ato.Arrijme ne nje moment kur studimet gjuhesore nderlidhen me situaten aktuale politiko-sociale midis grekeve dhe shqiptareve, gje qe sjell ne pah jo studim apo vrojtim te gjuheve por sjell merite dhe urrejtjen qe ekziston midis dy popujve.
    Qe greqishtja e vjeter ka lidhje gjuhesore dhe gramatikore me shqipen e vjeter eshte nje fakt i pamohueshem.Personalisht mund te sjell ketu ne forum mbi 300 fjale te greqishtes se vjeter te cilat kane lidhje direkte ( te pakten nga ana e rrenjeve te fjaleve) me shqipen e sotme ose me shqipen e vjeter.Nje element qe askush prej bashkebiseduesve te mesipem nuk e permend eshte qe shqipja " ka huar" ose anasjelltas greqishtja e vjeter "ka huar" nga shqipja( nuk do ta rrezoj nivelin e bisedes duke arsyetuar si foshnje,jo greqishtja i mori fjalet, jo shqipja i perdori e para) shume fjale jo te nje greqishteje dosido , por te greqishtes homerike!!! Te greqishtes ne te cilen gjuhe eshte shkruar Iliada dhe Odisea nga Homeri i madh.Ngjajshmeria ose me mire te them perputhja e shume fjaleve shqipe me te greqishtes se kohes se Homerit ne rradhe te pare provon ne rang nderkombetar( ne shqiptaret nuk kemi nevoje te ndergjegjesohemi per kete nga ana kombetare por nga ana kulturore) , u provon armiqve te shqipes dhe Shqiperise se sa te vjeter jemi ne keto treva, iu heq nje shuplake ne fytyre atyre qe thone se shqiptaret erdhen ne Ballkan ne shekullin e 11-te pas eres sone.Si e ben kete? Fare thjesht greqishtja homerike sipas studiuesve zgjati rreth 200 vjet si gjuhe e folur edhe e shkruar, me pas evuloi ashtu sic evulojne te gjitha gjuhet e botes pa perjashtim.U perdor rreth shekujve te 7 dhe te 5 para eres sone dhe me vone ndryshoi aq shume saqe sot eshte shume e veshtire te flitet( askush nuk e di se si greqishtja e vjeter homerike shqiptohet, por vetem behen hipoteza te ndryshme).Shqipja nga ana tjeter keto fjale te perbashketa apo te ngjajshme i ruajti me mire sepse evuloi me pak si gjuhe dhe shqiptaret te cilet shquhen per mosasimilimin e lehte ndaj te huajve( pushtuesve) i ruajten me gjate.
    Pra ne rradhe te pare provohet lashtesia e shqipes( ilirishtes, arberishtes apo ku e di une cfare emri tjeter ka pasur gjuha qe flitet sot ne ate qe quhet RSH) , bashkekohore e greqishtes homerike.Provon gjithashtu se iliret dhe greket e lashte nuk ishin aq te larget me njeri tjetrin sac duan ti paraqesin studiuesit e sotem nacinaliste shqiptare edhe greke, por ishin shume me te afer si popuj( dhe jo thjesht si fqinje por kishin lidhje gjaku midis tyre si pasardhes te perbashket te pellazgeve.) I ve shqiptaret e sotem nga ana kulturore te kene te njejten te drejte ne krenarine qe qyteterimi i lashte grek u ofron grekeve te sotem.

    Keto konkluzione i kam nxjerre duke lexuar nje literature te shumte por mbi te gjitha do te cmoja vepren e vyer te arvanitasit Aristidh Kolia-"Arvanitasit dhe origjina e grekeve" si edhe vepren tjeter te tij "Gjuha e perendive", por edhe studime te shumta te ketij autori.Habitem se si keto vepra pas rrezimit te diktatures komuniste ne RSH nuk jane perkthyer akoma ne shqip.
    "Who is John Galt?"

  9. #29
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Ja disa fjale shqipe te ngjashme me ato te greqishtes homerike.
    (Majtas eshte fjala shqip dhe djathtas e njejta fjale ne greqishten e vjeter te paraqitur per lehtesim te lexuesve me germa latine)

    SY -OSSE
    DOR-A -EKKAIDEKA-DOROS=ai qe ka gjatesi 16 duarsh!
    LESH-I -LASIOS=i leshte
    MI-U -MYS(lexo mis)
    HELKJ(HEQ) -ELKO
    MARR -MARPTO
    EDHE, DHE -IDHE,TE
    ARE-A - AROURA(lexo arura)
    KIAS(QAS) -KIO
    PUNE -A -PONOS
    KALE-I -KELIS
    KRYE(KOKE) -****, KRITHEN
    REA (REJA) - REA(perendesha e reve)
    VESH -VESTHIS, VESNIMI
    ANDA(falenderim) -ANDANO
    LEPURI -LEPORIS(fjale eolike)
    KIEN(QEN) -KION
    DHAFKJE(KAROTE) -DHAFKOS
    RONJE (rroj) -RONYMI, RONYO
    RUAJ -RYO(RYTOR)
    IKI -EIKO(lexo iko)
    LIG( I lig) -LOIGIOS(lexo ligios)
    ETHE -AITHO,AITHIR( lexo etho, ethir)
    RRAH -RASSO, RAHSO
    MJESHTER -MISTOR
    NE , NEVE -NOI
    ANE-A -ANYO(folje qe do te thote anohem)
    RRI -E-REI-DHOMAI
    VEND -VEDOS
    MEND -MEDOMAI(mendohem)
    ME DUKET -DOKEEI MOI(lexo dhoqei mi)
    ERRET -EREVOS(erresira)
    THRRES(THERRES) -THREO
    TERREM -TERSOMAI
    PARA(perpara) -PAROS
    PRAPA (mbrapsht) -APS
    ELBE-I -ALFITON
    HEDH -HEO
    PER TY -PAR TY( lexo par ti)
    NEME(MALLKIM) -NEMESIS,NEMESAO
    VANE(SHKUAN) -VAN
    ENE(VESHJE) -ENNYMI(LEXO ENIMI) =VESHJA
    DHE-U -GAIA,DOR, DA(lexo gjea,dhor, dha)
    NUK-U -NH OUK (LEXO ni uk)
    UDHE-A -OYDOS(lexo udhos)
    VERE-A (stina) -VEAR
    SHKOP-I -SKIPON
    DHJAM-I -DHMOS(lexo-DHIMOS)
    KORR -KEIRO(lexo kiro)
    MERI(MENI GEGERISHT)- MINIS
    I MARRE - MARGOS
    KY(QI)=BEJ DASHURI -KYO(LEXO QIO)
    NISEM -NISSOMAI(lexo nisome)
    FLAS -FLYO, FLYARO( LEXO flio, fliaro)
    SHKEL -SKELOS
    "Who is John Galt?"

  10. #30
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    (vijon me siper)



    SHQIP - GREQISHTEN E VJETER HOMERIKE

    FRYMA -FRIMAO=fryj
    DET-I -THETIS, perendesha e deteve
    DANJ(NDAJ) -DAIO
    KRUA -KRUNOS
    DRU -DRYS, DRYMOS, DROITH(lexo dhris, dhrimos,dhriti)
    LUTEM -LITTOMAI(lexo litome)
    NUSE-JA -NYOS,NYSOS(LEXO NIOS,NISOS)
    TERR -TERSO
    VERS(VESE) -VERSI
    DERA -THYRA(lexo thira)
    ZIEN -ZEEI(lexo zei)
    LJOZ(LOZ) -LIZO
    BASHKE ECI -BASK ITHI
    MJET - MITOS
    TATTA , I JATI -TATTA, IETTAS, ATTA.


    Ja edhe disa fjale shqip-arvanitase qe kane lidhje me greqishten e sotme(moderne)

    BORE-A -BORA(rrebesh, shi i forte, furtune)
    gjithashtu nuk eshte e cuditshme fjala greke VORAS-veriu te kete prejardhje nga fjala shqipe BORA
    KLIAN(QAN) -KLAIO(lexo kleo)
    PI -PIO, PINO
    HIPI -YPPEVO( I HIPI KALIT)
    SHTEREM -STEROUMAI(LEXO STERUME)
    NE ORE -EN ORA
    SHTERON -STEREVEI
    SHTERP -STEIRA(LEXO STIRA)
    DRAPER-I -DHRAPANI
    LEHONE -LEHONA
    VUI -VOI
    FARE -FARA
    MYK -MYKITAS(LEXO MIQITAS)
    KOKE, **** -KOKKOS
    MIELL - AMYLON(lexo AMILLON)
    VIC -VOUS(LEXO VUS)
    DEM -DAMALIS
    VOE(VEZA ne gegerisht) -VOON, AVGO
    AIH=MPREH -AIHMI(lexo ehmi)


    Pervec fjaleve te mesiperme te cilat tregojne nje lidhje direkte te shqipes me greqishten e vjeter edhe ate te sotme, shume fjale greke moderne kane rrenje ne shqipen e vjeter dhe ne greqishten e vjeter .
    Per shembuller te shprehur gruan shtatzane ne greqisht perdoret fjala EGKYOS( lexo engjios), per fjalen kist( kisti i mitres se femres) perdoret fjala KYSTIS( lexo qistis); te dyja keto fjale kane si rrenje fjalen shqipe( e cila sic thame me lart ishte e perbashket me ate te greqishtes se vjeter KYO ose QI.
    Fatkeqesisht fjala QI nuk ekziston ne asnje fjalor te gjuhes Shqipe, megjithese nuk tregon asgje jo normale pervec kuptimit seksual.Dicka e cila per mendimin tim eshte shume e natyrshme dhe nuk ka asgje te keqe.
    "Gjenite" e gjuhes shqipe e kane zhdukur nga cdo fjalor si fjale te turpshme!!!!!!!!! Per sqarim fjala e sotme greke qe eshte respektive me fjalen QI eshte GAMAO, megjithate greqishtja e re perdor rrenjet e shqipes ( te cilat shqipja i ka zhdukur nga cdo fjalor) per te krijuar fjale te reja!!!!!!!
    Me respekt Toro.
    "Who is John Galt?"

Faqja 3 prej 24 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Huazimet e gjuhėve tė huaja nga gjuha shqipe
    Nga bela70 nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 650
    Postimi i Fundit: 06-03-2024, 14:35
  2. Greqishtja E Lashte Dhe Shqipja
    Nga Seminarist nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 640
    Postimi i Fundit: 24-08-2017, 03:55
  3. Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 07-07-2009, 15:33
  4. Fjalori latin-shqip i Frank Bardhit
    Nga King_Gentius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 23:46
  5. Pastėrtia e Gjuhės Shqipe
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2003, 03:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •