Pelasgian,
Aleksandri nuk luftonte (vetem) me greket ( shtet me emrin Greqi apo Hellas ne kohen e Aleksandrit nuk ka ekzistuar). Ka luftuar kunder Mbreterise Ilire, Shtetit Etolik ( Aitolo-Akarnaiki Politia) dhe shtetit te Athines. Me shtetin e Tebes dhe te Spartes ( kundershtare te Athines) Aleksandri kishte aleance.
Shkrimtari Titus Livius ( latin) i paraqet maqedonet e lashte HOMONESIS= te njejte nga ana etnologjike me arkadhet ( fisi me i lashte hellen i Peloponezit) , me akarnanet ( diku ne Greqine Qendrore ) dhe Epirotet ( per disa shkrimtare te antikitetit keta te fundit jane barbare dmth jo hellene, per disa te tjere jane hellene).
Dihet qarte origjina gjenetike e Aleksandrit te Madh. Dhe jemi shume dakort qe ai kish gjak ilir .Por shtyu perpara idene e helenizmit , kurrsesi nuk mund te themi qe e beri per lavdine e Ilirise. Ashtu sikurse edhe Skenderbeu kishte origjine sllave nga e ema Vojsava, por luftoi dhe u perpoq per lirine e Arberise jo te Serbise. Perkundrazi serbet Skenderbeu i luftoi ( sidomos despotin Brankovic, kur ky i fundit nuk lejoi trupat shqiptare te kalonin ne territorin serb ( i nenshtruar nga sulltani) per tu vajtur ne ndihme hungarezeve te Huniadit. Pra historikisht nuk ka rendesi gjysma e kombesise se nje personaliteti historik si Aleksandri i Madh apo Skenderbeu, rendesi ka se per cilin komb luftuan dhe idete dhe virtytet e kujt ata mbrojten.
Ornament,
Nuk jam Fishta, pra nuk mund te thurr vargjet e tija per Atdheun ( fatkeqesisht). Dhe ne forum nuk kam ardhur te shkruaj per tu besuar nga ju apo ndonji tjeter .Nuk po perhap ndonji sekt fetar qe te pres te besohem nga ju.Shpreh mendimin tim duke paraqitur fakte te cilat di dhe komentuar fakte te bashkebiseduesve te tjere.
Sa per ndergjegjen qe permend.Vertet ndergjegjaj juaj mund ta doje Aleksandrin e Madh qe jete shqiptar , sepse ai kishte origjine epirote.Imja vec nuk e pranon per te tille sepse luftoi per dike tjeter , jo per kombesine e nenes se vet!!!!!!!
Kemi pasur fatkeqesine si komb ti dhurojme botes nje Aleksander te Madh, nje Konstandin te Madh qe themeloi te ashtuquajturin Bizant dhe qe futi krishterimin ne te, disa sulltane , disa pape, shume vezire dhe arkitekte te shquar. Muhamet Aliu ishte shqiptar nga Kavalla, por dinastia qe ai themeloi lulezoi Egjiptin .Pra ishte egjiptian!
Ataturk ka pas gjithashtu origjine te larget shqiptare, por luftoi per Turqine dhe eshte babai i turqve jo i shqiptareve!
Garibaldi, thuhet se edhe ai ka pasur origjine shqiptare, pro bashkoi Italine , nuk cliroi Shqiperine.
Kostantin fon Kanaris , ishte me origjine nga Arvanitasit e Greqise , por drejtoi zbulimin "Abwehr" te Wehrmachtit gjerman , kurresesi ushtrine shqiptare.
Te gjithe keta qe permenda ishin fatkeqesisht shqiptare nga gjaku , por te huaj per Shqiperine nga ndergjegjja.
Se cfare ka qene Leka i Madh per shqiptaret , po e le ne NDERGJEGJJEN e bashkebiseduesve te vendosin!!! Por historikisht njihet si strategu i papare , perhapes i kultures greke , invazuesi dhe kasapi i popujve!
Me respekt Toro.
Krijoni Kontakt