Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1

    Marrëdhëniet jugosllavo-shqiptare nga viti 1941 deri ne vitin 1981.

    Marrëdhëniet jugosllavo-shqiptare nga viti 1941 deri ne vitin 1981.

    Si u zhvilluan marredheniet jugosllavo-shqiptare gjate Luftes se II Boterore?

    Cili ishte ndikimi i Jugosllavise ne te gjitha zhvillimet politike, ushtarake dhe ekonomike ne Shqiperi?

    Cfare roli luajti faktori shqiptar ne Jugosllavi ne keto marredhenie?

    Cili ishte ndikimi i BRSS ne keto marredhenie?

    Cfare niveli kishin keto marredhenje pas daljes se Shqiperise nga Traktati i Varshaves?

    Cfare niveli kishin keto marredhenie pas prishjes se marredhenieve te Shqiperise me Kinen?

    Cfare ndodhi pas vdekjes se Titos ne zhvillimet jugosllavo-shqiptare?
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 03-12-2011 më 14:53

  2. #2
    Ja si i pershkruan ish-diktatori komunist keto marredhenie, ne librin e tij "Titistet" te botuar pas vdekjes se Titos.

    http://www.enver-hoxha.net/content/content_shqip/librat/librat-eh_titistet.htm

  3. #3
    Enver Hoxha thote se ne veren e viti 1941, komunistet shqiptare hyne ne lidhje internacionaliste me PKJ-ne dhe sipas tij, ky ishte nje tregues pjekurie qe kishte arritur levizja komuniste e asaj kohe ne Shqiperi.

    Kush i drejtoi komunistet shqiptare drejt PKJ-se?

    Sipas tij, pavaresisht nga zhvillimet historike serbo-shqiptare, atdhetaret shqiptare ishin te gatshem ti vinin kapakun gjithe se kaluares dhe nuk munguan asnjehere mesazhet per miqesi e fqinejsi te mire me popujt vellezer serb, malazez, maqedonas e te tjere.

    Po sipas tij, ne (shqiptare) nuk kishim dijeni per planet dhe platformat e Cubrollovicit, por shihnim dhe degjonim me dhimbje zbatimin e tyre ne praktike.

    Gjithnje sipas tij, ne nje situate te tille, te kerkoje marredhenie me PKJ nuk ishte e lehte dhe e thjeshte, por per ne komunistet, problemi ishte i qarte. Ne ne parim, kurresesi s'mund ta lidhnim komunizmin me shovinizmin dhe as PKJ me politiken shoviniste dhe reaksionare te qeverise jugosllave ndaj Shqiperise.

    Iniciatoret e krijimit te lidhjeve me PKJ ishin Enver Hoxha, Vasil Shanto, Qemal Stafa dhe Koço Tashko dhe sipas Hoxhes "shume pak, per te mos thene fare pak, dinim mbi jeten, veprimtarine dhe gjendjen ne kete parti.... Nuk njjihnim asnjerin nga udheheqesit e saj, bile as kishim degjuar se kush qene e si quheshin, por fakti qe PKJ ishte anetare e Kominternit... na shtynte te lidheshim me te si me nje parti moter qe luftonte per nje çeshtje te madhe, e cila ishte dhe çeshtja jone".

    "Nese njerezit tane s'do te na kuptonin ne fillim, shpejt do te bindeshin e do te na kuptonin".

    "Ne morem persiper ta sqaronim popullin shqiptar, t'ia thoshim hapur, siç ia thame, mendimin tone. Populli na kuptoi, populli yne i mrekullueshem qe kurre s'i jane errur syte nga parimet e semura te shovinizmit".
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 03-12-2011 më 15:57

  4. #4
    Një album i tërë i tregon udhëheqësit e të ashtuquajturit shtab nacionalçlirimtar dhe drejtuesve të Partisë Komuniste të Shqipërisë me emisarët jugosllavë Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviç. Natyrisht nuk bëhej fjalë për luftë. Të gjithë ata që kanë dalë në pyjet e bukura të Shqipërisë, në lëndinat me bar ose me borë, janë të gjithë të shëndetshëm në pritje të orës së mbarimit të luftës dhe sinjalit të duhur për të goditur “armikun” (që ishin kundërshtarët politikë).



    1942/Enver Hoxha, Miladin Popoviç, Dushan Mugosha në Labinot

    Miladin Popoviç, sekretar rajonal i PKJ-së për Kosovë dhe Metohi mori një rol kryesor në bashkimin e grupeve komuniste dhe në profilizimin e PKSH-së si një subjekt shtesë i PKJ-së. Në mesin e vitit 1939, PKJ-ja ishte e interesuar për krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Popoviç kishte hyrë në lidhje me komunistët e Shqipërisë për të sqaruar “rolin dyshues të Zai Fundos”. Ai (Popoviç), pasi mori nga Tito direktivat e veprimit në Zagreb, hyri në lidhje me Grupin Komunist të Shkodrës nëpërmjet Fadil Hoxhës, Emin Durakut dhe Thanas Zikos. Ky i fundit ishte student në Beograd, madje vdiq atje. Pas kësaj Hoxha dhe Duraku erdhën në Kosovë.

    Miladin Popoviç, mbajti në Konferencën e 5-të të PKJ-së në Zagreb, raportin mbi gjendjen e grupeve komuniste në Shqipëri. Pasi Jugosllavia u sulmua nga forcat gjermane dhe italiane në prill 1941, çka solli kapitullimin e saj, Miladin Popoviç, vëllai i tij dhe Kristo Filipoviçi u arrestuan teksa udhëtonin nga Kosova për në Mal të Zi, dhe u internuan në një shkollë të vjetër e të braktisur në Peqin. Ky arrestim ndërpreu edhe lidhjet midis komunistëve shqiptarë dhe jugosllavë. Në pranverë të vitit 1941, Vasil Shanto dhe Qemal Stafa të grupit të Shkodrës, ngarkuan Fadil Hoxhën për të mbajtur lidhjet e këputura më parë (Vladimir Dedijer “Il sangue tradito”). Në shtator 1941 vjen në Shqipëri e qëndron 10 ditë, Dushan Mugosha.

    Ai merr kontakte me grupet komuniste të Shkodrës dhe të “Të Rinjve”, ku ndër të tjera propozoi lirimin e Miladinit nga kampi i Peqinit. Koço Tashko në një letër që i shkruan Kominternit, thotë se që të lehtësohej procesi i formimit të partisë mbi bazën e shkrirjes së tri grupeve komuniste në shtator 1941 ai ka qenë në Vitomiric të Pejës (së bashku me Xhevdet Dodën dhe me një anëtar të grupit të “Të Rinjve”, për të folur me Dushan Mugoshën pranë KQ të PKJ-së atje, ku kishte kërkuar ndërmjetësim të kësaj partie për formimin e PKSH-së. Ata i kërkuan falje atij për mostakimin në Tiranë nga mosnjohja.



    Enver Hoxha, Miladin Popoviç, Vasil Shanto, Kristo Themelko,
    Ramadan Çitaku në Labinot pranë kasolles së Shegunit

    Pas kësaj, KQ i PKJ-së, dërgoi Mugoshën në Shqipëri për të qëndruar sa më gjatë, ku u kërkua nxjerrja e Miladin Popoviçit nga kampi i Peqinit. Personat që u morën me lirimin e tij ishin Vasil Shanto dhe Mustafa Gjinishi. Në kujtimet e tij Mugosha shkruan se Grupi i Korçës ishte më i vjetri dhe kishte kryetar Koço Tashkon, “ishdiplomat që kishte dalë shpejt nga puna, kishte banuar në Moskë dhe kishte punuar privat në Tiranë”. Ai thotë se Koçi Xoxe ishte zejtar që ishte anëtar i grupit që nga viti 1933, Miha Lako ishte punëtor, se Enver Hoxha kishte ardhur në Grupin e Korçës në prag të Luftës së Dytë Botërore. Si Dushani, ashtu edhe Miladini, përzgjodhën drejtuesit e lartë komunistë. Ata u bënë instruktuesit kryesorë të vëllavrasjes së madhe që ndodhi në vitet 1943 – 1944. Në fund të fundit, si komunistët, ballistët, zogistët, etj, ishin të gjithë shqiptarë. Vrasjet e tyre ishin vetëm në dëm të Shqipërisë.

    Por drejtuesit e lartë të PKSHsë, përveçse shërbëtorë ishin edhe krejt naivë. Të mbërthyer nga një arrogancë ndaj vëllezërve të tyre dhe të pushtuar nga një mendjelehtësi e jashtëzakonshme në raport me jugosllavët, komunistët e Shqipërisë kanë lënë në letër emocionet e tyre nga koha e luftës. Letrat drejtuar Miladin Popoviçit, Dushan Mugoshës por edhe Josib Broz – Titos, ngeleshin në çdo kohë, pengjet më të sigurta në duart të jugosllavëve. Janë qindra prej tyre që janë të struktura sot në arkivat e Beogradit, si dëshmia më e gjallë e asaj që ka ndodhur në atë kohë aq të vështirë për Shqipërinë. Jo pak presione është bërë me këto letra, pjesa publike e të cilave duhet të pranojmë se është mjaft e vogël. Ato janë përdorur për kthesa në histori ose për të bërë ujditë e nevojshme që siguronin një regjim të ashpër në Shqipëri dhe një terror të garantuar në Kosovë. Këto letra që po botojmë sot janë publikuar nga Vladimir Dedijer në librin “Gjaku i tradhtuar”, një libër që njohu botimin në vitin 1949 dhe që shihej më së shumti si kundërveprim ndaj skizmës së vitit 1948 kur Jugosllavia e shpall armike nga Stalini. Dedijer, sekretar i Titos, ka botuar disa letra me faksimile në librin e tij. në atë kohë Enver Hoxha tregoi një interes të paparë për të ditur se çfarë kishte tjetër në ato arkiva, kush kishte raportuar (ndoshta) kundër tij dhe si ruheshin raportimet e tij kundër të tjerëve.



    Dushan Mugosha dhe Vasil Shanto

    Letra e Enver Hoxhës drejtuar Dushan Mugoshës

    Shok i dashur Dushan Mugosha! Tash jam më i fortë nga atë ditë që u ndamë po malli është kurdoherë i madh. Aliu qenkësh më i fortë nga ne, sido që sigurisht e marr me mënd ay e dinte se sa e preku ndarja. Jo ne por të gjithë ishin të prekur. Dr. Nishani zuri të qarët duke thënë ?kujtoj poshtërsitë që ka thënë armiku për Dushanë e Alinë për këta dy shokë, aq të mirë, të vendosur, që kanë lënë familjet, vendin e tyre dhe erdhën të na ndihmojnë ne, të luftojnë tok me ne?. Por të flasim për punë pak. Këtu kanë ardh gati të gjithë Tuk, Besnik, Hodo, Dali, Beqir Balluk, Nexhip, Pullumb etj. Nakua me Shulen s’kanë ardh akoma. Me ta kemi fillue me ba disa konferenca. E filloi Tuku me Besnikun, konferenca publike për mbi aksionet e Brigadës, qëndrimin e partizanëve etj.

    Do të fillojmë dhe një kurs të vogël, ne kemi konferenca me këto tema. -Lufta imperialiste e para, dhe e dyta, luftë e drejtë dhe e padrejtë. -Partia në Ushtri. -Organizimi i pushtetit. -Lufta Nacionalçlirimtare. Do të organizojmë edhe disa kurse ushtarake. Tuku nuk është shumë i kënaqur nga Mehmeti (mos e merr se po të shkruaj apostafat për këtë gjë dhe me tendencë). Por Tuku na priste dhe thotë se qëkur ka ikur Sala Mehmeti s’peshon njeri, përpara mbledhjes së brigadës ka nënvleftësuar aksionin kundër Haki Blloshmit dhe atë të. Urdhra të çuditshme dhe jo shoqërore i ka dhënë Tukut e mjaft gjëra të tjera. Të gjitha këto, mos ki frikë se do t’i shohim me gjakftohtësi, pa paragjykime dhe do të veprojmë ashtu si vendosëm. Zgjedhjet në Korçë po bëhen me sukses në zonat e lira, por kemi frikë se do të na vinë shumë pak nga zonat e okupuara. Do të të lajmërojmë për zhvillimin e gjërave.Dushan na shkruaj dhe ti kurdoherë. Të përqafoj me shumë mall Taras

    Letra e Nexhmije Hoxhës drejtuar Dushan Mugoshës

    I dashur shoku Dushan. Me keqardhje të madhe mora vesht largimin tënd nga Shqipnija. Veçanërisht më erdhi keq që nuk mundëm të takohemi para se t’iknje. Me gjithë se kemi ndenjur pak kohë bashkë e ndjej mungesën t’ënde në mes t’onë ashtu si edhe shokët më t’afërt. Sigurisht do të kujtojsh jo vetëm shokët që jetove dhe bashkëpunove gjatë këtyre dy vjetëve e ma, por sigurisht do të marrë malli dhe për malet e fushat e Shqipërisë që i lave me djersë dhe që u pive dhallën. A po jo ? Jo vetëm ne, por gjithë populli Shqiptar do të ketë një mik të dashur të tij e sigurisht kur të sjellë rasti të kthehesh ndonjë herë në vendin tonë, do të shohësh se me punë do të të shpërblejë atë që ke bërë për shpëtimin dhe naltësimin e tij. Sigurojmë me bindje të plotë që do të shtojmë gjithnjë hovin e punës që të forcojmë e të naltësojmë Partinë tonë dhe t’i sigurojmë dhe popullit t’onë pushtetin e tij.

    Se vetëm kështu do të shpërblejmë dhe ndihmën tuaj të vlefshme. Dushan, thuaju shokëve të Jugosllavisë, se shokët Shqiptarë ndjekin me admirim hapin e tyre dhe kërkojnë emra që të ndjekin dhe shembullin e tyre heroik. Thuaju që gjithë populli Shqiptar ndjenë për popujt e Jugosllavisë dhe për luftën e tyre një dashuri të madhe. Të gjithëve të fala shoqërore. Mos na harro. Po të mundësh na kujto dhe me ndonjë cop letër. Udhë e mbarë dhe u pjekshim për së shpejti në botën e lirë? Vdekje fashizmit - Liri popullit? Të fala shoqërore Nexhmija.

    Nga Kastriot Dervishi

    Gazeta 55

  5. #5
    OPINION I MILADIN POPOVICIT PER PARTIN KOMUNISTE SHQIPTARE

    Situatat që mbretëron midis grupeve në Shqipëri më 1941 u karakterizua kështu nga Miladin Popoviçi:

    ”Kemi gjetur nje kaos të vërtetë. Ndodheshin grupe dhe grurthe(gjithsejtë tetë,ndër të cilët dy trokcistë) Seicili prej tyre tërhiqte nga ana e tij..Shpesh herë bënin edhe bashkime marrëveshje për të paditur tek ne njëri-tjetrin. Bënin nga këto marrëveshje deri me Fundon. Mund të kishte çdo gjë tek këto grupe,por asgjë komuniste...”(Sang.trad f 8 nga realciobni i Miladin Popovicit Komitetit Qendror të partisë komuniste jugosllave,21 maj 1942)Bisedimet me këto grupe vazhduan prej dhjetë deri në 20 ditë. Kalonim nga një pjekje ilegale ne tjetrën. Me grupin e “Korçës “i rrahëm çështjet në shtëpinë e Enver Hoxhës e të Koço Tashkos. Ky grup nuk donte të njihte gabimet e tij,kërkonte të shpallej si parti e pastaj gjithë grupet e tjerë të mblidheshin rreth tij,por arritëm ta bindëm me argumente të forta që të pranoje krijimin e partisë. Në grupin e Korçës ndihma më e fortë na erdhi nga punëtorët Koci Xoxe dhe Pandi Kristo...”(San.trad. f9 nga shënimet e Dushan Mugoshës mbi aktivitetin e tij në Shqipëri në vitet 1941-1944)


    LETRA E MEHMET SHEHUT DREJTUAR MUGOSHËS

    ”Nuk kishin parti,por kishin dhe ishim komunistë bashibozukë,ishim një “turli” me zarzavate të hidhura e me udhëzimet e Miladinit e të tuat,me ndihmat tuaja mundëm të seleksionoheshim,të formojnë partinë tonë komuniste,ta forcojmë.Na dhatë dorën,na mësuat,na ngritët si mëma foshnjën”.Në fund të letrës:”O Sale (pseudonimi i Dushanit)po për interesat e lartë të brigadës tënde, kë do të lesh pranë shtabit të përgjithshëm? Kujt do t’ia besosh këtë special special,or tu shoftë soji ve t’u bëftë na-a-a-a?!!!

    Bedri Spahiu:”Ne mësuam nga ti o Sale,atë çka është e nevojshme dhe e dosmodoshme , që të mendojmë e të ndjemë vete ,besoje të gjithë ne,na duket sikur kemi diçka nga qenia jote. Jeta jonë si komunistë është e lidhur me ty..Unë ngushëllohem duke parë ndryshimin që kam bërë prej çastit të parë që jemi parë dhe se kam përfituar nga ti sa më ka qenë e mundur”.

    “Pa le i shkreti Omer Nishani që është mbyllur në odë dhe qanë me ngashërime “duke kujtuar poshtërësit që ka thënë armiku për Dushanë...”(Sang trad,faksimale ku janë letrat të fotografuara).

    Kulmi mund të quhet thuhet në këtë koment fjala e E.Hoxhës në Berat në mbledhjen e plotë të të K.Q të P.K,në nëntorin e 1944.

    ”Shoku Blazo(Blazo Jovanovic) delegat i KQ.të PK jugosllave pranë K.Q të PK shqiptare) ka dhënë ndihmën më të madhe në përgatitjen e konferencës dhe në përpunimin e relacionit Blazo-ja qe për ne si të kishte zbritur Zoti Nga qielli...Sang Trad f26,shënim f28)

    http://www.proletari.com/forumi/viewtopic.php?f=44&t=1909

  6. #6
    Letër e Bedri Spahiut drejtuar Dushan Mugoshës

    I dashuri Salë

    U ndamë pa u parë. Për dreq mu ngatërrue puna dhe nuk erdha dot një ditë më parë. Shpresoj se do të bëç gjithëçka që të vish prapë mbasi ti duhet ta çmosh nevojën që kemi ne dhe fundi i fundit u mësuam o Salë me njëri tjetrin. Do të ishte e nevojshme të paktën të gjindesh këtu deri në mbarim të luftës.

    Ne mësuam nga ti o Salë atë ç'ka asht e nevojëshme dhe e domosdoshme që të mendojmë e të ndjejmë vehten si komunista e prandaj unë për vehten e besoj të gjithë ne, na duket sikur kemi diçka nga qënia e jote. Jeta e jonë si komunist ësht lidhur me ty. Këtej rjedh boshllëku që unë ndjeva kur nuk të gjeta.

    E di Salë, që edhe ty të ka ardhë keq që je ndarë prej nesh dhe detyra që e ke kryer plotësisht do të jetë një ngushëllim për ti e unë ngushëllohem duke parë ndryshimin që kam bërë prej çastit të parë që jemi parë dhe se kam përfituar nga ti sa më ka qënë e mundur.

    Jepi përshëndetjet e mija shokëve trima Jugosllavë.

    Përqafime e u pafshim për së shpejti. Bedri 7/5/44 V.F.L.P.

    http://tiranaforum.forumfree.it/?t=45684969

  7. #7
    Kontaktet jane vendosur duke u nisur nga fakti se PKJ ishte anetare e Kominternit, mirepo edhe parti te tjera ne rajon ishin anetare te Kominternit (greke, bullgare etj) dhe lind pyetja se pse pikerisht me PKJ-ne?

    Siç duket keshtu ishte vendosur nga marreveshjet e partive komuniste ballkanike, qe qe ne fund te shekullit te 19-te kishin dale me tezen e Federates Ballkanike dhe roli i perfshirjes se Shqiperise ne te i ishte besuar pikerisht PKJ.

    Pra ishte PKJ ajo qe dergoi ne Shqiperi emisaret e saj, per te vene kontakte me grupime komuniste dhe per te krijuar prej tyre nje parti komuniste.

    http://en.wikipedia.org/wiki/Balkan_Communist_Federation


    ...

    Guided by the principle that a single Social-democratParty and a single trade union association per country should join it, the Balkan Social-democratic Federation will endeavour to attract the social-democratic parties which subsequently are to be formed in Turkey, Albania and Montenegro into its ranks, provided they adopt the principles of international revolutionary socialism.
    ...

    http://www.marxists.org/reference/archive/dimitrov/works/1915/balkan.htm
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 03-12-2011 më 19:19

  8. #8
    KONARE, Fan Noli dhe projekti i Federates Ballkanike.


    Dy letrat e panjohura të Sejfulla Malëshovës nga Leningradi në 1928-ën
    2008-07-19

    Dy letrat e panjohura të Sejfulla Malëshovës nga Leningradi në 1928-ën

    "Ju atje duhet të jini qëndra e degës të Republikave të Bashkuara të Sovjetëve të grupit tonë. Kjo degë pas mëndjes s\‘onë duhet të qeveriset prej një sekretari. Si sekretar ne propozojmë Demir Godelin. Mbi punën e sekretarit, d.m.th., se cilin mendoni ju se duhet të jetë, na shkruani dhe kështu të vendoset njëherë e mirë e të nisë nga puna dega. Edhe ne të Komisionit të Përgjithshëm të degës, jemi antarë dhe si të tillë pagesat e përmuajëshme etj., do t\‘i dërgojmë atje. Dega të ardhurat e saj do t\‘i përdorë si për nevojat e degës dhe kusurin do ta nisë në qëndrën e përgjithshme. Me Naumin duhet të hyni drejt për drejt në lidhje. Ju atje të Moskës duhet të mblidheni shpesh në mbledhje zyrtare dhe të bisedoni në punrat e Grupit". Kështu shkruhet midis të tjerash në njërën nga dy letrat e gjetura kohët e fundit në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë, ku Sejfulla Malëshova (ish-ministri i parë i Kulturës në qeverinë komuniste të Enver Hoxhës në vitet 1945-46) ua dërgonte ato shokëve të tij të grupit komunist, në vitin 1928, kur ai ndodhej me studime në Bashkimin Sovjetik, pas bursës së dhënë nga Komiteti Nacional-Revolucionar (KONARE), që kryesohej nga Fan Noli. Po çfarë ishte Komiteti Nacional-Revolucionar? Kur ishte formuar ai? Kush e kryesonte dhe cili ishte aktiviteti i tij politik? Çfarë shkruhet në dy letrat e Malëshovës (të cilat po i publikojmë të plota më poshtë në këtë shkrim) dhe kush ishin anëtarët e tjerë të atij grupi komunist, për të cilët, Faik Konica thoshte se një ditë ata do të kthehen në atdhe dhe do t\‘i vënë zjarrin gjithë Shqipërisë?

    Çfarë ishte KONARE
    Pas rikthimit të Ahmet Zogut në pushtet, në fundin e dhjetorit të vitit 1924, pothuajse pjesa më e madhe e kundërshtarëve të tij politikë, që ishin implikuar në kundërrevolucionin e qershorit, apo siç është njohur ndryshe nga propaganda dhe historiografia e regjimit komunist të para viteve \‘90-të si Revolucioni demokratiko-borgjez i Qershorit 1924, i cili rrëzoi me anën e forcës së armëve qeverinë e ligjshme të Shefqet Vërlacit, u detyruan të largoheshin nga Shqipëria. Pjesa më e madhe e tyre u vendos kryesisht në Bari të Italisë, ku përfituan dhe statusin e azilantit politik, si dhe në Francë e Austri. Grupi kryesor i kundërshtarëve më të betuar të Zogut u vendos në Vjenë dhe që nga kryeqyteti austriak ata vendosën që ta vazhdonin luftën për përmbysjen e qeverisë së Ahmet Zogut, e cila kishte dalë nga zgjedhjet e lira të janarit të vitit 1925. Në këtë kontekst ata u përpoqën të gjenin aleatët e mundshëm, ku do të mbështeteshin për vazhdimin e luftës së tyre kundër Ahmet Zogut. Kështu, një pjesë e mërgatës politike antizogiste e Vjenës, që kishte si lider kryesor të saj Fan Nolin, vendosi që të mbështeteshin te Bashkimi Sovjetik, i cili në atë kohë luante dhe rolin kryesor të lëvizjes komuniste në të gjithë botën. Pas kësaj, ky grup i dërgoi një letër qeverisë sovjetike, ku me anën e saj ata i kërkonin përkrahje morale dhe politike në luftën kundër regjimit të Zogut, të cilin ata e quanin qeveri reaksionare. Pas kësaj, ky grup vendosi lidhjet me Federatën Komuniste Ballkanike dhe nëpërmjet saj me Internacionalen Komuniste (Kominterni). Pas kësaj, duke u mbështetur në ndihmën e Federatës Ballkanike, ky grupim politik që kryesohej nga Fan Noli, më 25 nëntor të vitit 1925, organizoi në Vjenë një konferencë, ku u përfaqësuan edhe rryma të ndryshme të mërgatës politike shqiptare që ishte vendosur në shtetet e ndryshme të Evropës. Në këtë mbledhje u formua Komiteti Nacional Revolucionar (KONARE), i cili kryesohej nga Fan Noli. Në këtë komitet, përveç kryetarit të tij, Fan Nolit, morën pjesë dhe Halim Xhelo Tërbaçi, Omer Nishani, Riza Cerova, Kostandin Boshnjaku, Lano Borshi, Dr. Nush Bushati, Aziz Çami, Bedri Pejani, Ibrahim Jakova etj. Ku grupim politik, pas kësaj mbledhjeje e intensifikoi akoma edhe më tepër luftën kundër Ahmet Zogut, sidomos me anë të gazetës së tij, "Liria Kombëtare", të drejtuar nga Lano Borshi dhe Halim Xhelo, të cilën ata e nxirrnin në Gjenevë. Në atë kohë, në sajë të lidhjeve që KONARE krijoi me Bashkimin Sovjetik, u bë e mundur që 14 shqiptarë të shkonin me studime në Moskë dhe Leningrad. Këta studentë ishin Ali Kelmendi, Asllan Pejani, Qamil Çela, Fetah Ekmekçiu, Demir Godeni, Xhevdet Meqemeja, Ymer Domi, Naum Prifti, Rexhep Filati, Reshat Këlliçi, Reshit Daçi, Sejfulla Malëshova, Selim Shpuza dhe Haki Stërmilli. Më pas, aty nga prilli i vitit 1927, ky grupim politik i quajtur KONARE, e ndërroi emrin e tij dhe filloi të quhej Komiteti i Çlirimit Nacional. Aty nga fillimi i viteve \‘30, një pjesë e krerëve kryesorë të Komitetit të Çlirimit Nacional, si Ali Kelmendi, Omer Nishani, Riza Cerova, Halim Xhelo etj., u kthyen në Shqipëri, por pa mundur që të organizoheshin dot dhe në atë periudhë nuk patën ndonjë veprimtari të spikatur komuniste. Gjatë viteve të regjimit komunist, veprimtaria e KONARE-s u falsifikua dhe në librin "Historia e Shqipërisë" nuk u pasqyrua e vërteta e saj. Kështu u hoqën fare dhe nuk u pasqyruan aktiviteti i krerëve kryesorë të saj, si Lano Borshi, Ibrahim Jakova, Aziz Çami etj., të cilët gjatë viteve që pasuan nuk e ndoqën më lëvizjen komuniste, që kishin nisur në rininë e tyre. Përveç kësaj, në librin "Historia e Shqipërisë" (botimi i vitit 1984) u falsifikua pothuaj krejtësisht dhe deklarata e KONARE-s, e cila u nënshkrua në mbledhjen e 24 prillit të vitit 1927.


    Konica kundër KONARE-s

    Veprimtaria dhe aktiviteti i grupimit politik të inkuadruar në Komitetin Nacional-Revolucionar, që udhëhiqej nga Fan Noli, përveç reaksionit që ngjalli në qeverinë e Ahmet Zogut, pati dhe kritika të shumta nga personalitete të diasporës. Një nga këta ishte dhe Faik Konica, i cili asokohe kryesonte shoqërinë atdhetare "Vatra", që përbëhej nga emigrantë shqiptarë të vendosur në SHBA. Në gazetën "Dielli" (Boston, e shtunë 15 maj 1926), që nxirrte Shoqëria "Vatra", lidhur me veprimtarinë e grupimit politik të Fan Nolit dhe lidhjet e tyre me Bashkimin Sovjetik, Faik Konica midis të tjerash shkruante: " Nga letra dhe lajme me gojë të mara në kohrat e fundit, përmbledhim këto mi propagandën bolshevike në mes të shqiptarëve. Gjer në funt të Shën-Endreut 1924, propaganda bolshevike në Shqipëri ish në duar të një shqiptari të rritur në Rusi, njeri i hollë, i zoti dhe siç duket i bindur në mirësinë e theorive bolshevike. Fan Noli në këtë propagandë si në çdo gjë tjatër, ish vetëm një fytyrë e sërës së dytë. E para provë besnikërie që ky grup i vogël i dha Sovietit, qe fjala qesharake e Fan Nolit në Lidhjen e Kombeve, fjalë e pëlqyer në Rusinë Bolshevike, por shumë e dëmshme për Shqipërinë. Me të kthyer të legalitetit në Shqipëri dhe me t\‘ë ikur të Fan Nolit jashtë, qëndra e propagandës bolshevike u transferua natyrshit jashtë. T\‘ë ikurit, sa kohë patnë para nga ato që kishin prurë prej Shqipërie, nuk u munduan të gjejnë burime të tjera. Po paratë u mbaruan shpejt: dhe menjëherë nisën bisedime me Sovjetin për ndihma, bisedime që muarnë funt të pëlqyer. Përveç shumave të veçanta "për propagandë" që u dhanë, e u japin ca udhëheqësve të lëvizjes, Bolshevikët u kanë lidhur rroga dhe disa të ikurve, të porositur nga udhëheqësit: cave u japin nga 400 franga ar (80$) në muaj, ca të tjerëve nga 500 franga ar, (100$). Pastaj duke marrë në sy zhvillimet revolucionare që turbullonjësit kanë shpresë të bëjnë më tutje në Shqipëri, guverna bolshevike u kërkojë armiqëve të Shtetit t\‘onë nj\‘a dhjetë djem shqiptarë, që të venë në shkollën e veçantë të Moskës, ku formohen axhentat e Bolshevizmës. Këta studentë të çuditshëm, u dërguan dhe janë tani në Moskë, ku nxënë me sistem zanatin e revoluscjes që të venë nesër t\‘i vënë zjarrin vendit të tyre ose të bien në duart e policisë dhe të humbasin jetën e tyre për dhjamë qeni".

    Letra e parë e Sejfulla Malëshovës

    Leningrad 28.01 1928

    I dashur shok. Bashkë me këtë po nisim dhe përkthimet, ose më mirë parathëniet vetëm, pse siç e di, ata duan të dinë se ç\‘kemi shkruar. Ti shko me domosdo te Kollorovi, fol me të nga ana e grupit dhe pyete ç\‘bën me statutin dhe instruksionet që po përgatisin. Pyete pastaj për Fundon, i thuaj pastaj se pas letrave që kemi marrë ay se ka kuptuar mirë fare çështjen dhe se ne duhet të jemi me të në kontakt, ndryshe s\‘kemi se si të jemi në kurs të punëve të Shqipërisë. I thuaj ç\‘qe arsyeja që nuk ja dërguan letrën që i shkruam Fundos dhe përpiqeni të març vesh kur do të mbarohet apokrosimativisht punë e statutit. Në qoftë se kjo do të vejë gjatë, atëhere u thuaj të të thonë ç\‘mendojnë për grupin dhe pas letrës që kemi kuptuar mirë qëllimet e K J (Komunistëve Jugosllavë) dhe gabimet tona. Besoj se Kollaraovi do të ketë ardhur tashti aty dhe ti me çdo mënyrë përpiqu t\‘a gjesh. Dhe me punën e përkthimeve pyeti si kanë ndër mënt dhe kur t\‘i botojnë. I thuaj Hoxhës të na bëjë në formë dekllarat e një shkresë, në të cilën të tregojë arsyet e abstenimit të tij, kur u votua rezollucioni dhe dënimi i Shpuzës edhe bashkë me këtë version e tij të bisedimeve …të nxehta që kini pasur ti me atë dhe Rexhepi me atë. Këtë e kërkojmë pse dy shokë të grupit Godeli dhe Filati qahen për të dhe njeri prej tyre, Godeli, thotë se Hoxha e motivon abstenimin e tij kështu: Malëshova me Zavalanin kurdisin një intrigë kundër të pafajshmit, të papërlyerit Shpuzë dhe shokët e tjerë i hoqën pas hundës dhe se vetëm Hoxha, i patundur posi shkëmbi, nuk ra në këtë intrigë. Ne duam të dimë ç\‘ thotë Hoxha për këtë akuzë që po i bëhet. Pun\‘ e Ramos ç\‘u bë? Ju a u futët në parti? Kur të na shkruash duhet që të kesh letrën tonë parasysh dhe pikë për pikë të na përgjigjesh. Dhe te Borisi shko dëndur, e gjete librën mbi çështjen e atyre në Shqipëri? Për punë të gazetave i shkruani Qerimit që të interesohet të na i dërgojnë.

    Shokëve të fala. Yti me mall Sejfulla Malëshova.

    Letra e dytë e Sejfulla Malëshovës

    Leningrad, 25. IX. 1928

    Të dashur shokë, ne këtu i jemi vënë punës dhe besojmë që në një muaj e sipër si Abeceja ashtu dhe manifesti Komunist me gjithë shënime do të jenë gati. Veç kësaj Zavalani bëri në maqinë disa kopje të Statutit, të cilën e përktheu dhe rusisht për Kominternin. Juve po ju dërgojmë një kopje. Zavalani përktheu instruksionet rusisht për KJ. Një kopje shqip të instruksioneve po jua dërgojmë. Ju si vini me përkthimet? Duhet që jo vetëm të vazhdoni, po edhe t\‘a mirni me seriozitetin e duhur. Fundos nuk po i dëgjohet kakrima i duket se ka rënë butë atje në jugë. Kur të vijë mos harroni t\‘i thoni se duhet të vijë këtu me domosdo. Kajnon se arrimë dot në stacion atë mbrëmje që u nis. Rexhepi ç\‘bëri. E kapërxen rezikun e doktorit apo jo? Ju atje duhet të jeni qëndra e degës së Republikave të Bashkuara të Sovjetëve të grupit tonë. Kjo degë pas mëndjes s\‘onë duhet të qeveriset prej një sekretari. Si sekretar ne propozojmë Demir Godelin. Mbi punën e sekretarit, d.m.th. se cilin mendoni ju se duhet të jetë, na shkruani dhe kështu të vendoset një herë e mirë dhe të nisë nga puna dega. Edhe ne të Komis, të Përgj. jemi antarë të degës dhe si të tillë pagesat e përmuajshme etj do t\‘i dërgojmë aty. Dega të ardhurat e saj do t\‘i përdorë si për nevojat e degës dhe kusurin do t\‘ia nisë në qëndër të përgjithshme. Me Naumin duhet të hyni drejt për drejt në lidhje. Ju aty të Moskës duhet të mblidheni shpesh në mbledhje zyrtare, të bisedoni në punrat e Grupit. Duhet që të përpiqemi që secili të marrë pjesë aktive në çështjen e përgjithshme dhe të ndjejë se nuk është një njeri i izoluar, por një njeri i organizuar, antar i një organizate luftarake. Ne vendosmë si cilido prej jush muaj për muaj dhe rregullisht t\‘u dërgojnë nga 5 rubla. Pra ju duhet ta dini se këto asnjë prej jush nuk ka pse ua dërgon pse ju tek, po pse është i detyruar nga organizata. Dhe ju kini të drejtë të pretendoni që të ju dërgohen me rregull. Shuaip Hajnua do t\‘i marrë prej Reshat Këlliçit, Salih Hoxha prej Selim Shpuzës, Rexhep Filati prej Tajar Zavalanit, Demir Godeli prej Sejfulla Malëshovës. Shuaipit po i dërgojmë proces-verbalin mi zgjedhjen e Komisionit. Le të na japë mendimin e tij. Presim përgjigjie". Për Komisionin e Përgjithshëm. S. Malëshova.


    http://www.gazeta-shqip.com/ndryshe/4ce53a834c376be5bdead843b02f6367.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 03-12-2011 më 19:23

  9. #9
    Pra ishin shqiptaret e financuar dhe te pergatitur nga BRSS-ja, Kominterni dhe PKJ, qe eksportuan dhe nisen nga aktiviteti te disa levizjeve qe ne fasade mbuloheshin me emra kombetare, por qe ne thelb ishin levizje krejtesisht ne sherbim te ideologjise me te cilen ishte realizuar Revolucioni i Tetorit.

    KONARE e drejtuar nga Noli, ishte nderlidhesja e gjithe aktivitetit komunist ne Shqiperi.


    Noli kishte deshtuat me turp ne grushtin e shtetit kunder shtetit ligjor ne Shqiperi, ne te ashtuquajturin Revolucion te Qershorit te 1924-es.

    Ai qe historiografia komuniste e kishte trumbetuar me te madhe si nje revolucion demokratiko-borgjez, nuk ishte ne fakt asgje me teper se nje grusht shteti dhe si i tille ai nuk u njoh nga asnje shtet i botes.

    Me pas grupimet komuniste ne Shqiperi, provuan serish qe te rrenonin shtetin, permes te se ashtuquajturave demonstrata antizogiste te Fierit dhe asaj te bukes.

    Ne kete kohe vjen ne skene Ali Kelmendi.

    Cili ishte Ali Kelmendi? Me cfare detyrash ishte ngarkuar ai nga Kominterni dhe PKJ per Shqiperine?

    A ishte ai pararendesi i te gjithe misioneve te mepasme te PKJ, permes te cileve u be i mundur organizim dhe krijimi i PKSH-se?

    Ne vitin 1930, Ali Kelmendi ishte ngarkuar nga Kominterni, per te organizuar celulat komuniste ne Shqiperi.

    A njihej Kelmendi me Miladin Popovic? A njihej ai me Enver Hoxhen?

    Me Hoxhen po, sepse ata kishin punuar sebashku ne France. Po me Popovicin? A sherbeu Kelmendi si piketakimi ndermjet Hoxhes dhe Popovicit?
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 04-12-2011 më 14:49

  10. #10

    Dushan Mugosha: “Ne i mësuam komunizmin Hoxhës”

    Dushan Mugosha: “Ne i mësuam komunizmin Hoxhës”

    Publikuar më 26/12/2009

    Androkli Dralo

    Beograd, 17 gusht 1961 - Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, Sekretari i Parë i Partisë së Punës të Shqipërisë dhe Kryeministri i këtij vendi, akuzohen nga udhëheqësit jugosllavë se kanë ekzekutuar mijëra shqiptarë dhe mijëra të tjerë që pritet të “theren si dele” thjesht, sepse “e kanë dashur vendin dhe popullin e tyre”. Në një intervistë dhënë të përditshmes sllovene “Delo” të datës 16 gusht, Dushan Mugosha, Sekretari i Komitetit Lokal i Kozmetit, - zona e banuar nga qindra mijëra shqiptarë – përshkroi se si e kishin gjetur udhëheqësit jugosllavë Partinë e Punës të Shqipërisë në nëntor 1941 dhe se si e kishin inspiruar dhe ndihmuar atë deri në qershor të 1948-ës pas prishjes me Moskën. Në vitin 1941, Mugosha u dërgua së bashku me Miladin Popoviçin (udhëheqësin jugosllav të vrarë në zyrën e tij (1945) nga një shtetas shqiptar) për të bashkuar grupet komuniste në Shqipëri dhe për të themeluar Partinë dhe çetat partizane. Mugosha dhe Popoviçi arritën të bashkonin tre grupe komuniste: 1) të Korçës, 2) të Shkodrës 3) dhe të të Rinjve. “Askush nga këto tri grupe, - tha Mugosha,- nuk kishte asnjë filozofi për jetën, dhe akoma më tej, s’kishin as edhe një organizatë që do t’iu mundësonte atyre një luftë të suksesshme “kundër pushtuesve fashistë dhe tradhtarëve të brendshëm”, - tha Mugosha. “Veprimet e kryera nga Popoviçi dhe unë në Shqipëri, janë veprime që askush nuk do të mund t’i fshijë dot, pavarësisht gjithë përpjekjeve të bëra nga udhëheqësit shqiptarë për të falsifikuar historinë”, - vazhdoi më tej udhëheqësi komunist jugosllav. Mugosha shtoi se prej 8 nëntorit 1941, kur u themelua Partia e Punës së Shqipërisë, atij dhe Miladin Popoviçit u ishte dashur “të përsërisnin vazhdimisht gjërat më elementare” për shembull: Çfarë do të thotë të jesh një komunist, çfarë bën një komunist, etj. Më pas Mugosha shtoi: “Ndodhte që unë të përsërisja vazhdimisht se çfarë është Partia, çfarë janë celulat, çfarë është disiplina politike, çfarë lloj marrëdhënieje duhet të mbizotërojë në organizatë e kështu me radhë. Kjo duhet të përsëritej dhjetëra herë, derisa u krijuan celulat e Partisë. Fakti që shqiptarët edhe sot vazhdojnë të sulmojnë pareshtur mbështetësit e tyre jugosllavë, provon se Enver Hoxha dhe shokët e tij nuk ishin nxënës të mirë. Me sa duket, kjo është pikërisht arsyeja se përse zoti Mugosha kujton se si u bë Hoxha drejtuesi i çetave partizane shqiptare, duke shtuar se Hoxha ishte emëruar pikërisht nga ai dhe Popoviçi. Ky i fundit ishte dhe autori i njoftimeve të PPSH-së, ai instruktonte njerëzit se çfarë duhet të bënin dhe ishte inspiruesi dhe udhëheqësi i vërtetë i Partisë Komuniste Shqiptare”, - deklaroi Mugosha. Arsyeja e vërtetë se përse ekzistonte Partia Komuniste Jugosllave, mjaftonte dhe për ekzistencën e PPSH-së gjithashtu”, - vazhdoi më tej Sekretari i Komitetit Lokal i Kozmetit. Ai nuk harroi të përmendte dhe dy udhëheqës të tjerë komunistë: Svetozar Vukmanoviç-Tempo, shefin e tanishëm të sindikatës jugosllave dhe Blazo Jovanoviçin, udhëheqësin e Malit të Zi, - duke theksuar se ishin edhe dy jugosllavë të tjerë, pa ndihmën e të cilëve sot Partia e Punës së Shqipërisë nuk do të ekzistonte.

    http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/382245/titulli/Dushan-Mugosha-Shqiperise-Ne-i-mesuam-komunizmin-Hoxhes

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •