Faqja 13 - AKTUALITET Prill 10, 2005
FILADELFIA/ Grekja i kėrkoi emigrantit Jani Papa njė killer me pagesė. Ja kurthi
SHBA, shqiptari ndalon vrasjen
I tregoi policisė se pronarja do eleminonte burrin
--------------------------------------------------------------------------------
Nga Londra, Muhamed Veliu
Gazeta Shqiptare
FILADELFIA
Njė emigrant shqiptar nė Filadelfia tė Amerikės i ka shpėtuar jetėn njė greko-amerikani, pasi gruaja e tij kėrkonte ta eliminonte, duke paguar njė vrasės me pagesė. Dinakėria e njė gruaje ėshtė shpalosur haptas nė njė proces gjyqėsor tė bujshėm nė qytetin e Filadelfias. Ndėrsa guximi i njė shqiptari ka bėrė tė mundur shpėtimin e njė jete njeriu. Elaine Koutsoubos kishte zgjedhur eliminimin fizik tė bashkėshortit tė saj pėr tė mbyllur njė kapitull tė gjatė sherresh mes tyre, pėrfshi probleme tė shumta divorci. Plani i menduar nga ajo do tė realizohej pėrsosmėrisht nga njė killer i sprovuar, i cili duhej gjetur sa mė parė. Dhe do tė ishte kuzhinieri shqiptar i restorantit tė grekes, Jani Papa, ai qė do tė dėgjonte i habitur kėrkesėn e boses sė tij pėr nevojėn imediate tė njė vrasėsi me pagesė. "Mė duhet njė vrasės profesionist. Njeh ndonjėrin?". Kėshtu e ka pyetur ajo emigrantin shqiptar. Duke menduar se vrasja nė njė mėnyrė apo tjetrėn do tė kryhej, dhe pėr ta ndaluar kėtė, Papa ka marrė guximin t'i drejtohet stacionit policor. Atje ai ka rrėfyer planin e boses Elaine Koutsoubos, e cila kėrkonte tė vriste bashkėshortin 82-vjeēar Evangelos Koutsoubos.
Agjentėt amerikanė kanė reaguar menjėherė pas informacionit, jo duke arrestuar zonjėn Koutsoubos, por duke i pėrgatitur njė kurth, me qėllim mbledhjen e provave, tė cilat do ta "gozhdonin". Shqiptarit Papa i ėshtė kėrkuar nga policia kriminale amerikane qė t'i prezantojė asaj "killerin" me pagesė, i cili ishte gjetur nga ai. Nė fakt, ai ishte njė dedektiv policie. Tė nesėrmen Papa i ka treguar grekes se kishte gjetur njė njeri pėr tė kryer porosinė. Ajo ėshtė takuar me "killerin", tė cilit gjatė bisedės i ka thėnė se donte tė ekzekutonte tė shoqin dhe, nėse ai ia mbaronte kėtė punė, do tė merrte si shpėrblim 12 mijė dollarė. Pasi kjo bisedė e regjistruar prej agjentit me mision sekret ėshtė dėgjuar nga shefat e tij, policisė nuk i ka mbetur gjė tjetėr veēse tė trokasė nė derėn e zonjės Koutsoubos pėr ta prangosur. Mė vonė ėshtė mėsuar se ēifti, megjithėse nė moshė tė madhe, ishte nė mes tė njė procesi divorci nė gjykatė qė nga viti 2003. Ajo tani ndeshet me mundėsinė e dėnimit me 20 vjet burg dhe pagimin e njė gjobe 50 mijė dollarėshe. Disa kohė mė parė, ēifti grek menaxhonte restorantin "Art Museum Restaurant & Pizzeria", nė 24th Street pranė Fairmount Avenue.
Ndihmėsprokurori lokal James Berardinelli ka thėnė se edhe Jani Papa, pas kėtij akti qė bėri, ėshtė kėrcėnuar nė mėnyrė direkte nga e bija e gruas qė do tė vriste burrin. Kjo e fundit ka pranuar akuzat pėr dhėnie ndihme nė kryerjen e njė vrasjeje, ndėrsa vajza Tula Koutsoubos nuk ka pranuar qė e ka kėrcėnuar shqiptarin qė i shpėtoi tė atin.
Krijoni Kontakt