Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    . Maska e nausika
    Anëtarësuar
    26-03-2005
    Vendndodhja
    .
    Postime
    774

    Emigranti shqiptar mund Greqinë në gjykatën e Strasburg-ut.

    STRASBURG –Një emigrant shqiptar mund Greqinë në gjykatën e Strasburgut. Seksioni i parë i Gjykatës, i përbërë nga 7 gjyqtarë ka pranuar unanimisht si të drejtë ankesën e emigrantit Agim Aliaj, përfshirë edhe vetë gjyqtarin grek Rozakis. Me anën e këtij vendimi, Gjykata e të Drejtave të Njeriut ka dënuar shtetin grek për dhunim të nenit 6 paragrafi 1, të Konventës Europiane të të drejtave të njeriut, që ka të bëjë me procesin e rregullt gjyqësor.

    Pas vendimit të djeshëm, Greqia duhet t’i paguajë brenda tre muajsh 10 mijë euro emigrantit shqiptar Agim Aliaj, si dëmshpërblim material dhe moral për burgim të padrejtë. Gjykata e Strasburgut ka ftuar edhe qeverinë shqiptare, si palë të interesuar për të dhënë opinionet e saj në lidhje me çështjen “Aliaj”.
    Procesi në Greqi

    Agim Aliaj kishte emigruar në Greqi që prej vitit 1990. Ai banonte në Monolophos-Selanik, ku edhe punonte. Sipas të dhënave nga Gjykata e Strasburgut, më 9 janar 1997 Aliaj u arrestua nga policia, pasi dyshohej nga autoritetet greke se kishte kryer dy vjedhje me armë në bashkëpunim. Policia vendase nuk kishte identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë, ndërkohë që vjedhjet ishin kryer në korrik dhe gusht të vitit 1996. Pas arrestimit, Aliaj është identifikuar nga njëri prej viktimave. Emigranti shqiptar u arrestua me burgim të përkohshëm, ndërkohë që mandat-arresti mbante numrin 2/97.

    Qëndrimi në burg i Aliajt është shtyrë fillimisht deri më 16 qershor 1997 e më pas është bërë një tjetër shtyrje, deri më 22 dhjetor 1997. Akuza në Gjykatën e Apelit, ku u zhvillua procesi kundër Aliajt theksoi se kishte mundësi që emigranti të arratisej, pasi nuk ishte rezident i rregullt në Greqi. Ndërkaq, më 29 dhjetor të vitit 1997 prokuroria greke hodhi poshtë kërkesën e Aliajt për t’u liruar nga qelia. Ky i fundit është deklaruar i pafajshëm gjatë gjithë kohës së gjykimit në Greqi.
    Emigranti shqiptar

    Agim Aliaj ka mohuar të ketë kryer dy vjedhjet me armë në Greqi. Ai ka pretenduar se kur kanë ndodhur dy grabitjet me armë ishte në Shqipëri. Emigranti shqiptar ka pohuar në gjyq se policia greke e kishte dëbuar gjatë kësaj periudhe, pasi ai nuk ishte i pajisur me vizë. Pretendimet e emigrantit shqiptar u verifikuan në Gjykatën e shkallës së parë në Greqi, ku Agim Aliaj u shpall i pafajshëm. Më 11 shkurt të vitit 1998, Gjykata e Apelit të Selanikut miratoi pafajësinë që gjykata e shkallës së parë i kishte dhënë emigrantit shqiptar.

    Pasi fitoi pafajësinë, Agim Aliaj ka paraqitur para gjykatës greke kërkesën e tij për dëmshpërblim, për gjithë kohën që kishte qëndruar në qeli. Pretendimi për dëmshpërblim është dorëzuar në Gjykatën e Apelit të Selanikut më 7 shtator të vitit 2000. Edhe pse kishte fituar pafajësinë, kërkesa e Aliajt për dëmshpërblim nuk u mor asnjëherë seriozisht. Emigranti shqiptar kërkoi të dëmshpërblehej për 13 muajt që kaloi në qeli, ndërkohë që kjo kërkesë nuk iu miratua asnjëherë. Më 8 nëntor të vitit 2000, Gjykata e Apelit të Selanikut refuzoi kërkesën, duke u justifikuar me faktin se kishte të dhëna që Aliaj kishte shkelur ligjin në Greqi. Pas shumë orvatjesh në gjykatat greke, Agim Aliaj fiton çështjen në Strasburg, duke i marrë shtetit grek shumën prej 10 mijë eurosh dëmshpërblim për burgun e padrejtë.

    08/04/2005 Nga Shekulli
    When in Doubt, Act Stupid!

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22
    Agim Aliaj nuk "mundi" Greqine, por fitori te drejten e tij legjitime.
    Agim Aliaj nuk po lufton Greqine, por po lufton padrejtesine qe i eshte bere atij.

    Luften propagandistike me Greqine e bejne faqet e gazetave shqiptare dhe greke qe e marrin nje lajm te tille dhe e rrotullojne per ta kthyer ne nje lajm sensacional per konsum te brendshem, qe edhe ata te pashkollet apo adoleshentet "nacionaliste" shqiptare te blejne gazeten.

    Sa per Agim Aliaj, une e kam per nder ta quaj bashkeatdhetar pasi eshte nje prej shqiptareve te paktet qe jo vetem qe i njeh te drejtat e tij demokratike, por di edhe ti mbroje ato konform ligjeve nderkombetare.

    Turpi i ngelet gjykatave greke dhe faqeve te shtypit shqiptar qe theksin nuk e vene tek precedenti i suksesshem i mbrojtjes se te drejtes humane me ligj, por tek lufta e fjaleve bombastike plot urrejtje qe shpikin "luftra", "fitimtare", e "te mundur".

    Mbase dikush duhet tu thote gazetareve shqiptare se Agim Aliaj mbrojti te drejten e tij si individ, jo te drejten e Shqiperise apo shqiptareve. Kush nuk e di, le ta mesoje dhe merrni shembull nga ky bashkeatdhetar.

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Ju lumte z.Aliaj!
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Tema të Ngjashme

  1. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  3. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  4. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •