-
L u a n Z h e g u
Gazeta Shqiptare Online 11/11/2008
L u a n Z h e g u
Ilda Lumani
Ai vazhdon tė krijojė dhe tė merret me muzikėn e tij duke u
pėrgatitur pėr kompeticionet mė serioze tė muzikės, nga tė cilat nuk
mungon kurrė. Jeta, sipas tij, ėshtė e mbushur gjithnjė me tė
papritura. Mė e afėrta do tė jetė paraqitja e tij kėtė fundviti nė
Festivalin nė RTSH. Kantautori i madh i skenės Luan Zhegu, me njė
karrierė ku shėnon jo pak por 276 krijime, me ēmime e vlerėsime, me
tituj si Mjeshtėr i madh i skenės, zbulon nė kėtė intervistė pėr
Bulevardi VIP, tė kaluarėn e tij nė skenė. Kujtime tė bukura dhe
pengje, e mbi tė gjitha pritjen madhėshtore qė iu bė nė Prishtinė nė
vitin 1978, si tė ishte Enver Hoxha.
Nėse jeni i mendimit se pavarėsisht sa herė ju ėshtė dashur ta pėrsėritnit njė start tė
jetės, pėrsėri mbetet diēka e re pėr tu thėnė, ēmund tė thoni, si
u ndodhėt nė botėn e kėngės dhe muzikės?
Tė them tė drejtėn, tani qė mė vjen ndėrmend fėmijėria ime, kam akoma vegime tė ėmbla tė
ninullave qė mė kėndonte ime mė. Kjo ndjesi mė ndoqi gjithė jetėn
time dhe ėndrrat e mia fėminore i bėra realitet.
Ju e keni nisur karrierėn tuaj si kompozitor dhe mė pas jeni ngjitur
nė skenė si kėngėtar. Por ndėrkohė, fillimet tuaja kanė qenė mė
herėt me muzikėn. Na tregoni diēka mė tepėr rreth saj.
Fillesat e mia kanė qenė qė nė moshėn 12-vjeēare. Ishte ajo moshė qė jam
pėrballur me spektatorin. Po tė flasim me gjuhėn muzikore, kam qenė
tenor. Mė ėshtė besuar njė rol nga regjisori i madh qė nuk jeton mė,
Viktor Gjoka. Ai po vinte nė skenė njė operetė "Bilbili dhe
kanarina", me muzikė tė Llazar Nurēkės. Mua m'u besua roli kryesor
nga vetė regjisori i madh, ku luajta rolin e bilbilit. Shfaqjen e
kemi dhėnė nė Pallatin e Kulturės "Ali Kelmendi". Ka qenė njė skenė
shumė e bukur, veēse salla nuk merrte mė shumė se 250 veta. Aty ka
qenė dalja ime e parė. Pastaj vazhdova nė njė operetė tjetėr. Kėtu
marrin fill ėndrrat fėminore ose mė mirė tė fshehtat, talentet qė ka
vetė njeriu brenda qenies sė tij. Gjithmonė shikoja me dėshirė nė
Pallatin e Kulturės bateristė dhe kam qenė gjithmonė i interesuar
pėr to. Fillova tė ushtrohesha me nota dhe me pentagram. Nė atė
moshė, kanton e lashė. Nė moshėn 17-vjeēare unė inkuadrohem nė
Cirkun e Tiranės me udhėheqės artistik Ismail Rekėn nė bateri, ku
punova 2 vjet si instrumentist. Nė vitin '69 unė, meqė nuk pranova
tė futesha oficer, mė ēuan ushtar nė marinė. Atje u caktova
pėrgjegjės i grupit tė rojeve tė "Pashait". Pikėrisht nė kėtė vend
tė bekuar, ku natyra ėshtė treguar tepėr bujare, nė vitin 1969, me
njė firzamonikė kam kompozuar kėngėn "Vajza dhe deti". Aty, nė
brigjet shumė tė bukura tė "Pashait", nė plazhet magjike tė
Orikumit. Nėn mrekullinė e kaltėrsisė sė detit, valėve ledhatuese,
ajrit tė pastėr, pranė repartit, gjithmonė shikonim njė vajzė shumė
tė bukur, (emri i saj nuk mė kujtohet), me njė trup si beronjė dhe
me flokė tė gjata. Njė shoku im, Naum Gogo nga Durrėsi (ka vdekur nė
moshė shumė tė re), duke parė atė, magjepsej. Shushatej. Gėzohej.
Hidhėrohej. Nė atė kohė, nė plazhe nuk kishte shumė popullim, ajo
ishte vajza e vetme qė shkonte nė plazh, sa dhe deti gėzohej.
Po kėngėt juaja janė kėnduar edhe nga Vaēe Zela?
Kėngėt e mia kėndoheshin nga Vaēe Zela, ku pėr mua ishte njė nder i
madh. Ajo ishte njė kėngėtare qė lind rrallė. Kur unė u futa
baterist, Vaēe Zela ishte kėngėtare nė teatrin e Estradės. Ajo
pranoi tė kėndonte njė kėngė timen "Nusja e lirisė", me tekst tė
Sulejman Matos, qė ia dedikuam Margarita Tutulanit. Unė nė atė kohė
kam qenė nė sallė dhe dridhesha i tėri. Si tė mos emocionohesha kur
njė djaloshi tė ri si unė, t'i kėndohej kėnga nga njė artiste e
madhe si Vaēe Zela (dhe mori ēmim "Dekade", se ashtu ishte atėherė,
Dekadat e Majit ?!. Pastaj ishte kėnga "Do tė dal malit".
Dalėngadalė fillova tė bėhem i njohur si krijues, si kompozitor dhe
nisa tė kem oferta nga tė gjitha rrethet (se tė gjitha rrethet
kishin estradat e tyre), dhe nė festivale tė ndryshme. Nė vijimėsi,
nė festivale kam fituar ēmime si nė Festivalin e Kėngės nė
Radiotelevizion, dhe nga aktivitete nga mė tė ndryshmet qė bėheshin.
Kėngėt e mia si kompozitor janė kėnduar nga kėngėtarė shumė tė
mrekullueshėm, duke filluar nga Tonin Tėrshana, Luljeta Simoni, Arta
Babaramo, Sazan Meēani, Nikolin Gjergji.
Si jeni ndjerė pėrbri nė kėngė me Vaēe Zelėn? Keni menduar vallė se
"nė rregull, Vaēja ėshtė Vaēe, po edhe unė jam
Luan?
Kam qenė i privilegjuar qė kam kėnduar pėrbri Vaēe Zelės, mitit tė
muzikės shqiptare, por nė tė njėjtėn kohė, tepėr i motivuar dhe me
fat pėr tė qenė Luani, domethėnė sa mė origjinal.
Sa Luan jeni ndjerė mes luanėve tė tjerė kėngėtarė si, Tonin
Tėrshana, Sherif Merdani, etj?
Ka pasur edhe luanesha, dhe luanė. Ky ka qenė dhe ėshtė brezi im,
pėr tė cilin krenohem unė dhe brezat nė vazhdim.
Pėrse Luani nuk kėndonte kėngėt e veta?
Duke parė qė shokėt e mi nuk kishin eksperiencė pėr t'u lavdėruar si
Sherif Merdani, Franēesk Radi, Aleksandėr Lalo, qė filluan tė
dėmtoheshin nga ato tė ashtuquajtura plenume tė atyre viteve, unė
fillova tė bėj njė tėrheqje, pra kėngėn time t'ia jap njė kėngėtari
tjetėr, dhe unė tė marr kėngėn e njė kompozitori tjetėr. Kėshtu nuk
isha nė qendėr tė ashtuquajturit "Poligon". Edhe nė qoftė se donin
tė sulmonin Luanin, nuk mund tė sulmonin Vaēen qė kishte kėngėn
time. Edhe nė qoftė se donin tė sulmonin Luanin, nuk mund tė
sulmonin Tish Dainė, ose Agim Prodanin etj. Kjo ishte njė taktikė e
imja. Por kjo ishte edhe njė eksperiencė e madhe, sepse tė marrėsh
eksperiencėn e Vaēe Zelės apo tė Tish Daisė, nuk ėshtė pak. Por nga
ky rezultat, kėngėt e mia i kanė kėnduar edhe shumė kėngėtarė tė
rinj qė nuk i mbaj mend tė gjithė si, Leonora Jakupi, Ledina Ēelo
dhe shumė "Etheistė" si Musabelliu, Karavello e tė tjerė. Pra kjo
ndėrthurje brezash, artistin e mban tė gjallė. Kjo ėshtė njėlloj si
politika e re dhe ajo e vjetėr. Mund tė jesh 80 vjeē dhe ke vizione
tė njė politike tė re, por mund tė jesh i ri dhe nuk mund t'i kesh
kėto vizione.
Ēfarė mendoni se ka modifikuar e pėrmirėsuar muzika nė tipin e Luan
Zhegut, qė beson se s'do tė kishte ndodhur pa muzikėn?
Mė ka bėrė me sensibėl, mė tė durueshėm, njė "luks" qė nuk e kanė shumė.
Cila ka qenė dita mė e bukur skenike e Luan Zhegut?
Emocioni mė i madh, ose mund tė them njė lloj lumturimi nė qenien
time (ndoshta e pashprehur) ka qenė nė vitin 1995, kur unė kam
kėnduar njė duet me Ledina Ēelon, "A e doni dashurinė?". Ishte njė
kėngė e Osman Mulės me tekst tė Jorgo Papingjit. Ishte njė emocion i
jashtėzakonshėm, ku mbas 7 vitesh unė iu ktheva skenės. Sepse ishin
vitet e fluiditetit tė mendimit njerėzor me emrin e koduar
"tranzicion". Ishin vitet e hallakatjes sė mendimit njerėzor, ku ēdo
njeri donte tė prekte atė qė nuk e kishte prekur pėr 45 vjet. Unė
pėrjetova njė emocion shumė tė madh. Isha nė ethe. Mendoja se si do
tė mė priste spektatori. Doja tė kisha njė performancė solide.
Jetonim nė njė shoqėri me mendime tė tejskajshme luajale, ku kėnga
duhet tė ishte brenda njė shpirti njerėzor. Njė koincidencė e
jashtėzakonshme.
Kush e pėrcolli nė kėtė mėnyrė?! Po dita mė e vėshtirė e skenės cila ka qenė?
Ka qenė viti 1974, kam kėnduar njė kėngė tė Agim Prodanit, Kėngėn e
Nėnės. Gati njė minutė orkestra nuk u fut nė rolin e saj dhe unė kam
kėnduar si kėta "Etheistėt" qė kėndojnė fare pa orkestėr. Salla
ishte plot. Nuk e di, ishte njė ngatėrresė e orkestrės apo e
kėngėtarit. Pastaj orkestra vinte mbrapa vetėm pėr tė arritur
harmoninė e kėngės qė kėndoja unė. Unė kėngėn nuk e lashė, por
vazhdova. Mė ka pėlqyer shumė spektatori atė natė, sepse po tė kisha
qenė unė ndoshta nė vend tė spektatorit, ose do tė kisha qeshur, ose
do tė kisha fishkėllyer. Ata ishin brenda meje. E kuptuan tėrėsisht.
Ne i kemi pasur dhe i kemi spektatorėt tė mrekullueshėm.
Si do t'i vlerėsonit marrėdhėniet mes komunitetit tė kėngėtarėve nė
rrethanat e para viteve '90 dhe nė ditėt e sotme? Ē'mendoni se kanė
tipike nė raportet e tyre kėto komunitete? Dhe si janė marrėdhėniet
tuaja me brezin qė ėshtė mė i ri se ju?
Marrėdhėniet para viteve '90 kanė qenė normale dhe shumė tė
kujdesshme, por kujdesi nuk ėshtė kurrė i tepėrt kur vjen puna pėr
tė ruajtur marrėdhėniet njerėzore, sidomos kur ke statusin e tė
qenurit njė person publik. Pėr sa i pėrket marrėdhėnieve me brezin e
ri, ky i fundit mė ofron alternativėn e marrjes sė tendencave tė
momentit dhe pėrcjelljes nga ana ime tė eksperiencės profesionale.
Ju jeni nga ata kėngėtarė qė keni bėrė turne jashtė Shqipėrisė nė
kohėn e komunizmit. Na rrėfeni diēka prej atyre daljeve, dhe a ishit
tė lirė tė tregonit ēfarė shihnit jashtė?
Kam qenė disa herė jashtė shtetit. Gjithmonė, kudo ku ulesha me
shokė e miq, vlerėsoja vendin tim dhe u shmangesha pyetjeve pėr jashtė vendit.
Nė njė prej koncerteve tuaja nė Prishtinė, ju kanė pritur me postera
si tė ishit Enver Hoxha. Na tregoni diēka mė tepėr rreth tij.
Kanė qenė vitet '77-80 kur nė radiot e Kosovės, kėngėt e mia ishin
nė vend tė parė nė klasifikimet e kėngėve mė tė mira shqiptare dhe
tė huaja dhe tani mė vjen ndėrmend me nostalgji njė episod i viteve
1978, kur mbas shfaqjes nė Pallatin e Sportit nė Prishtinė, ku kanė
qenė rreth 3 mijė spektatorė, kam dhėnė mbi 1000 autografe sa nuk e
ndjeja mė dorėn tė nesėrmen. Ka qenė njė pritje madhėshtore. Kur kam
parė posterin tim tė madh nė stadium, jam befasuar. I vetmi qė
kishte postera nė Shqipėri, ka qenė Enver Hoxha.
Cili ėshtė pishmani mė i madh i karrierės suaj?
Nėse do tė kisha fuqinė qė nė vitin qė ndodhemi tė kthehesha 30
vjeē, atėherė nuk do kishte vend pėr pishmane.
Padyshim qė keni dėgjuar pėr diskutimin e sotėm lidhur me dosjet e
bashkėpunėtorėve tė Sigurimit. E mendoni dot njė kėngėtar
bashkėpunėtor policie tė fshehtė?
Ha,ha,ha. Mė duket si versioni komik i filmave me spiunazh, ku
pėrfshihet njė personazh i famshėm aristokrat i sigurimit anglez,
pikėrisht agjenti 007, James Bond.
Ėshtė e njohur njė shaka me Kozma Dushin lidhur me njė monument qė
gjoja do t'i bėhej. Besoj e keni parė edhe ju. Menduat se vėrtet
mund tė ketė monument pėr njė kėngėtar, pėr shembull pėr Luan Zhegun?
Akoma nuk jam nė fazėn e delireve tė madhėshtisė.
Kush sipas teje, cili kėngėtar mbetet emblema e gjithėkohėshme e
kėngės sė lehtė shqiptare?
Kėtė pėrgjigje mund ta japė mė sė miri publiku i mirėfilltė i kėngės
sė lehtė shqiptare.
Ndoshta di unė pak, po sidoqoftė ėshtė rasti tė dihet nga ju diēka
pėr familjen e Luan Zhegut, lidhjet e saj me muzikėn, pavarėsisht jush?
Jam i martuar me Mirandėn, nėpunėse e Gjendjes Civile, e cila ėshtė
aktualisht pa punė. Kam dy fėmijė, Joridėn, e cila ka mbaruar
Fakultetin e Drejtėsisė dhe Blendin, i cili ka mbaruar Institutin e
Lartė tė Arteve nė degėn Kitarė. Nė kohėra festivalesh, familja
impenjohet e gjitha, kjo ėshtė lidhja mė e bukur.
Sa ndikon politika tek njė artist dhe si ka ndikuar kjo e fundit tek
Luan Zhegu? Si u bėtė ju pjesė e saj?
Nė tė gjitha kohėrat, arti i ka shėrbyer njerėzve pėr ta parė botėn
ndryshe, por kur njė artisti i jepet mundėsia pėr t'u bėrė zėri i
njė komuniteti, ku ai ka lindur, atėherė them se arti mund tė bėjė
revolucion. Futja nė politikė ka qenė e natyrshme. Spektri i majtė
mė bėri njė propozim, qė unė tė pėrfaqėsoja nė zgjedhjet lokale
PS-nė. Unė nuk trokita nė asnjė vend. Unė nuk e kisha idenė se kush
ishin kryetarėt e njėsive bashkiake. Mbaj mend nė sistemin komunist,
kryetarin e lagjes. E thashė kėtė se, imagjino nė kohėn e Enverit
ēfarė decentralizimi kishte! Kryetari i Lagjes qė e mbaj mend edhe
sot, mė dha shtėpi. Tė merrje shtėpi nė atė kohė ishte njė dasmė mė
vete. Ishte gėzim i pamasė. Sebep atėherė pėr shtėpinė ka qenė Hysen
Shahu, ka qenė sekretar i parė i Rajonit nr.3, dhe u bė njė nga
miqtė e mi mė tė mirė. Sa e mbaj mend unė, ky njeri i sinqertė vetėm
ndere ka bėrė. Pra ka pasur edhe persona tė mirė, qė njerėzit kanė
mbijetuar nė atė diktaturė. Unė isha i fejuar dhe kisha bėrė kėrkesė
pėr shtėpi. Dhe paradoksi mė i madh kur u bėra unė Kryetar i Njėsisė
Bashkiake nr.9, (ku kandidova dhe fitova), ishte se shumica e
njerėzve mė tepėr mė njihnin si artist, por edhe si djalė i lagjes, jo si politikan.
Vitet ikin dhe shpesh e mė shpesh nga jeta ndahen miq. Kush nga
miqtė tuaj nuk jeton mė? Ē'peng keni prej tij, ē'kujtim?
Njė nga miqtė e mi mė tė mirė qė nuk jeton mė, ėshtė kompozitori
Kastriot Gjini. Pengu qė kam, ėshtė se do tė kisha dashur tė kėndoja
mė shumė kėngė tė kompozuara prej tij.
Ju shkon mendja te vdekja, ē'kompleks keni ndaj saj?
Tė gjithė do tė vdesim njė ditė, ėshtė ligji i jetės. Ai qė lė diēka
tė mirė nė kėtė botė, nuk ka komplekse ndaj saj.
Nėse do ta rinisje sot rrugėn e kėngės, suksesin do t'ia besonit
reklamės apo laringut? Besoni se talenti i kėngėtarėve tė rinj shkon
njėsh me publicitetin e tyre?
Nė ēdo kohė, tė dyja nuk mund tė bėjnė dot pa njėra-tjetrėn. Nė
tregun muzikor aktual nė Shqipėri, jam shumė skeptik pėr sa i pėrket
lidhjes qė ekziston midis laringut dhe reklamės.
-
-
njeri i perkryer, nje kengetar i rralle dhe nje muzikant i talentuar
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt