Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    GP e Spanjës (Barcelonë) - 2005

    08/05/2005 Spanjë Barcelonë

    Javen qe vjen zhvillohet gara ne Spanje, si mendoni kush do te fiton kete gare Shumi apo Alonso, do te jete kjo nje perplasje direkte mes dy kokurenteve me te forte ne F1.

    Ja edhe pista me disa karakteristika te saja.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Montoja do të mungojë edhe në Spanjë

    Duket se edhe këtë herë, Huan Pablo Montoja nuk do të jetë në gjendje të garojë apo t'i japë një dorë skuadrës së tij McLaren-Mercedes. Dëmtimi i tij në shpatull nuk është riaftësuar ende plotësisht. Pas mungesës së tij në Bahrein dhe Imola, duket se vetëm një mrekulli në momentet e fundit do t'i japë mundësi që të garojë në Barcelonë.

    Çmimi i Madh i Spanjës do të zhvillohet më 8 maj dhe për skuderinë McLaren, me sa duket, piloti zëvendësues do të jetë Pedro de la Roza, i cili do të marrë vendin e Vurzit që mori pjesë në garën e Imolas. Me sa duket, vazhdojnë të rriten pakënaqësitë në skuderinë McLaren, pasi rikthimi i Montojës po bëhet gjithmonë dhe më i largët. Piloti kolumbian ka dëmtuar rëndë një damar të shpatullës, i cili kërkon një pushim absolut.

    Derisa të ndodhë një mrekulli në momentet e fundit, ish-piloti i Williams-it nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në garën e Barcelonës, në Montmelo. Ndoshta ky dëmtim rrezikon një pushim prej 6 muajsh. Sezoni për Montojën po merr një rrugë krejtësisht tjetër, gjë që po sjell shumë pakënaqësi te skuderia McLaren. Nëse ndodh kështu, vendi i tij për garën e Spanjës do të merret nga Pedro de la Roza, edhe pse nuk është një konfirmim zyrtar. Ka qenë pikërisht ky kolaudator që e ka zëvendësuar kolumbianin në garën e Bahreinit.

    Përsa i përket garës së Imolas, drejtuesit e skuderisë McLaren preferuan austriakun Aleksandër Vurz, i cili u rendit në vendin e katërt. Nëse vendoset për De la Rozën, ai duhet të përdorë të njëjtin motor që ka përdorur në Bahrein, pasi Vurzi në garën e San Marinos përdori një motor të ri. Gjithsesi, ka ende kohë deri më 8 maj.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Provat sot nxoren ne vend te pare surprizen Trulli me Toyota.
    Ne vend te dyte u rendit ALONSO me Renault ...Megjithese i mbeshtetur nga publiku i tij , ALONSO nuk arriti me shume se vendi dyte , megjithate shpreson per neser ne mengjes per nje pol te mundshem.
    I treti RAIKONEN .

    Nderkohe qe SHUMACHER renditet vetem i shtati . Shume dobet Ferrari dhe vet Shumacheri ne nje interviste pranon qe makina eshte shume e ngadalte dhe kane shume probleme .

    Shumacher eshte piloti qe e ka fituar me shume kete gare 4 here...ndersa Sena renditet i dyti me 3 fitore ....

    Neser ne mengjes provat perfundimtare qe do vendosin rradhen e nisjes ....


    Ne foto Toyota e Trullit :
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  4. #4
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Per ju te kuqte dhe alonsistat, ja nje pamje e mrekullueshme. Sot ishte i pa-afrueshem, si ne Imola. Fatmiresisht nuk ndodhi asgje.

    nejse, nejse... mund te admironi


  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    4
    Gara ne Barcelone ishte fantastike. Të kuqte dhe alonsat nuk mund ti afroheshin Kimit.
    Bravo Kimi....!

  6. #6
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Ferrari ka deshtuar perfundimisht kete sezon .

    E pranon dhe vete Jan Tod kur thote qe 8 makina jane me te shpejta sesa ne.
    Kaq poshte ka arritur Ferrari .

    Perseri nen akuaze gomat Bridgeston . Por ata justifikohen me faktin qe ne krahasim me Michelin bejme pak teste per gomat.
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

Tema të Ngjashme

  1. Skënder P. Luarasi
    Nga XllokumiX në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 225
    Postimi i Fundit: 05-05-2016, 04:53
  2. Masakra e Vlorës, arrestohet në Madrid, Spanjë, Sokol Rama
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 29-03-2007, 13:44
  3. Heronjte Shqiptare te luftes se Spanjes
    Nga flory80 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 01-03-2007, 19:58
  4. Pyetje për piktorët
    Nga Tironsja në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 17-04-2004, 11:01
  5. Cfare na kujton viti 1492?
    Nga INDRITI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 18:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •