Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293

    Dëbime emigrantësh nga Mbretëria e Bashkuar

    2 Prill
    Emigracioni shqiptarë në Angli

    Anglia gati dëbimin e kosovarit nga Prekazi. Shumë të tjerë në radhë
    për t'u deportuar

    Përparim Demaj u shpall qytetar-model në Manchester

    Autoritetet britanike të emigracionit e kanë më të lehtë që të
    dëbojnë nga vendi, një qytetar model, i cili jep kontributin e tij
    në shoqërinë angleze, sesa një njeri të inkriminuar. I tillë është
    edhe rasti i shqiptarit nga Prekazi, Përparim Dema. Por, përpara se
    të tregohet historia e Demës, është me vend për të eksploruar
    realitetin e përditshëm të jetës së shqiptarëve të ndershëm dhe
    atyre të krimit në Britaninë e Madhe. Përfshi mungesën e një
    organizimi ose lobingu në mbrojtje të emigrantëve, siç ka ndodhur në
    Greqi apo Itali.
    Shqetësimi

    Disa ditë më parë, numri një i Rendit shqiptar, Igli Toska, gjatë
    një vizite në Belgjikë, shprehu shqetësimin për kriminelët
    shqiptarë, që fshihen si azilantë në këtë shtet. Tani Toskës do t'i
    duhet me doemos që deklaratën e bërë në Bruksel ta përsërisë gjatë
    vizitës së tij të ardhshme në Londër. Nëse Brukseli shquhet për
    numrin e madh të kriminelëve, që kanë fituar statusin e azilantit
    politik, ku më i fundit prej tyre ishte Altin Arapi, po ashtu në
    Britaninë e Madhe shumë të tjerë "wanted" e bëjnë gjumin e qetë,
    falë azileve të garantuara nga Home Office (Ministria e Brendshme
    Angleze). E nëse kriminelët shqiptarë të Anglisë zënë faqet e para
    të shtypit, duke u bërë pararoja e komunitetit shqiptar, ose më keq
    identifikimi i këtij komuniteti me veprat e tyre, njerëzit e
    ndershëm gjenden tërësisht pa përkrahje, dhe dëbohen dita- ditës,
    apo mbahen të mbyllur në qendra detencioni. Në asnjë rast, gjatë
    tetë viteve të fundit, asnjë nga intelektualët e shumtë shqiptarë,
    që jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe, nuk kanë marrë mundimin
    të shkruajnë 20 rreshta për të marrë në mbrojtje pozitat e dobëta
    dhe të pambrojtura të bashkëkombasve të tyre.


    Sa here që shtypi britanik ka ndërmarrë investigime të rreme, si
    rasti i gazetës News Of The World me "Rrëmbimin e Viktoria Beckam"
    askushi s'u bë i gjallë t'i dërgonte një letër ankese komisionit të
    mediave.

    Ndarja në komunitetin shqiptarë në Angli duket e madhe

    Grupimet e emigrantëve në tre grupe, intelektualë, njerëz të
    thjeshtë që punojnë dokudo dhe kriminelë, bën që asnjëri prej këtyre
    grupeve të bashkohet me njëri- tjetrin.


    Triumfi krimit

    Pasojat e mosorganizimit të shqiptarëve në Britaninë e Madhe, thënë
    ndryshe mosdëgjimi i zërit të tyre, pavarësisht përpjekjeve të
    zbehta nga individë apo grupe të caktuara emigrantësh, janë të qarta
    me dëme të mëdha. Kjo, pasi grupi i tretë pikërisht i njerëzve të
    krimit të triumfojë falë bëmave të tyre dhe zënies vend gjithnjë e
    më shpesh në faqet e para të gazetave britanike.

    Megjithëse iniciativat e herepashershme për organizimin e
    komunitetit nga ambasadori Kastriot Robo dhe stafi i tij kanë qenë
    të vazhdueshme dhe mbesin të tilla, gjërat janë rrokullisur shumë
    pak për mirë në drejtimin e duhur të përsosmërisë së jetës së
    organizuar të komunitetit me 50000 shqiptarë.

    Janë me qindra rastet kur shqiptarë të devotshëm si nga Shqipëria
    dhe Kosova, janë përballuar me dëbimet vetëm për arsye se atyre nuk
    u është garantuar azili. Askushi nuk ka dalë në mbrojtje të tyre.
    Ndërkohë në anën tjetër që Qeveria angleze po paguan faturat mijëra
    paundëshe të disa gjyqeve maratonë të hapura nga avokatët e disa
    shqiptarëve kriminelë, që nuk duan të ekstradohen në Shqipëri për të
    dalë para drejtësisë për krimet e kryera.

    Ndërkohë që shqiptarët e krimit, shumë prej tyre me llogari të
    hapura me drejtësinë shqiptare apo ato evropiane, u është garantuar
    azil.

    Ata kanë fituar "licensën" për të vazhduar të qetë aktivitetet
    kriminale. Vetë ministri i Brendshëm, Charls Clarke, në një
    intervistë për gazetën "News of The World", në lidhje me kriminelin
    e ekspozuar Besnik Qema, i cili nuk mund të dëbohet, pasi ka azilin
    e garantuar, u shpreh: "Ky është sistemi ynë që duhet ndryshuar".
    Thënë ndryshe, krimineli Qema, me azil të garantuar, nuk mund të
    dëbohet, por njerëzit e ndershëm dhe punëtorë, duhet të lënë
    Anglinë. Problemi në dukje është i thjeshtë për autoritetet e
    emigracionit, por me shumë pasoja pse jo krijon trauma, për ata
    shqiptarë, të cilët duhet të lënë Anglinë.

    Dëbimi

    Gazeta "Metropol" ka mësuar se Përparim Demaj, shqiptar nga Prekazi,
    i Drenicës, është në rrezik që të dëbohet, edhe pse ai është punëtor
    social në komunën e Manchesterit dhe ndihmon pacientët që vuajnë nga
    HIV-i dhe AIDS-i.

    Puna e tij shembullore në ndihmë të pacientëve me HIV, nuk ka mbetur
    pa tërhequr vëmendjen e politikanëve rajonal. Kështu, lideri
    laburist i kësaj komune, Richard Leese, sulmoi politikën qeveritare
    angleze, e cila po rrezikon që të deportoj shqiptarin të përshkruar
    si njëri nga qytetarët model të qytetit.

    Mungesa në personel ka detyruar qeverinë angleze të Toni Bler
    të "importojë" personel mjekësor nga vende të ndyshme, të cilët
    duhet të shërbejnë në sistemin e NHS-sit, në krizë për mjekë e
    infermierë.

    Si pasojë e kësaj situate, komuna e Manchesterit u detyrua që të
    rekrutojë 12 mjekë nga Kanadaja, me qëllim që të plotësoj nevojën
    për këtë profesion që paguhet vetëm £13,000 në vit, dhe është
    absurde se si qeveria hezitoi që Përparimit t'ja jepte vizën e
    punës.


    Përballë një absurditeti të tillë, autoritetet komunale i
    kërkuan "Ministrisë së Brendshme Angleze" Home Office të mundësonte
    dhënien e vizës së punës, por kjo u refuzua për shkak se Përparimi
    ka kërkuar azil dhe si duket është i nënkualifikuar.

    Qytetari model

    Përparimi doli nga shkolla në moshën 14 vjeçe që të punoj në fermën
    e familjes në Prekaz, dhe nga atje iku në Angli, në korrik të vitit
    1998 nga frika e genocidit, dy ditë para se trupat serbe të sulmojnë
    rajonin. I preokupuar maksimalisht me jetën e re, por me mallin për
    Prekazin, Përparimi do të bëhej një student shembullor. Qëndrimi i
    tij shembullor në Manchester, vlen të marrë lëvdatat maksimale.

    Ai mësoj shpejt anglishten, filloj të punoj si përkthyes, ndihmës në
    përkujdesjen e të të sëmurve mental dhe punëtor përkrahës i
    komunitetit për njerëzit me HIV dhe AIDS. Ai mori kualifikimet NVQ
    niveli 2 dhe NVQ niveli 3, në lidhje me përkujdesjen.

    Por në korrik të 2004, avokati i tij e njoftoj se Home Office ka
    vendosur se ai më nuk ka të drejtë të punoj në Britani dhe mund të
    deportohet.

    Home Office thotë se azilkërkuesit nuk i takojnë asaj kategorie që
    të munden të kërkojnë leje të punës. Aplikimi për punë në këtë rast
    duhet të bëhet nga Kosova.
    Nuk është e qartë se çka do të ndodhë me Përparimin nëse ai, gruaja
    dhe dy djemtë e tij do të dëbohen.

    Por ajo që duket shumë qartë është fakti se një njeri i kualifikuar
    për të cilin shërbimi shëndetësor ka nevojë po dëbohet, ndërsa shumë
    bashkëkombas të tij, që jetojnë me ndihma sociale dhe nuk punojnë,
    apo të përfshirë në krim, kanë mundësinë të jetojnë të qetë në
    Angli.

    Kujt tjetër mund t'i mbetet faji, përveç burokratëve pijanecë të
    Londrës në zyrat e emigracionit dhe lejeve të punës?

    Politika

    E nëse çështja e emigrantëve, të cilët kërkojnë të punojnë me
    dokumente të rregullta është njëra anë e medaljes, tjetra është ajo
    e azilantëve ilegalë, siç quhen ndryshe azilantët e dështuar.

    Për këta të fundit, shqetësimi ka arritur në majën e piramidës
    shtetërore angleze, pikërisht tani në prag të zjedhje elektrorale,
    ku Bler kërkon të fitojë për të tretën herë votat e britanikëve.

    Toni Bler, duke parë presionin gjithnjë në rritje, që po krijon
    problemi i azilkërkuesve, ka pranuar se ai ishte realisht i
    shqetësuar rreth numrit të azilantëve të dështuar, të cilët nuk
    largoheshin nga vendi. Shifrat e fundit tregojnë se vetëm gjysma e
    atyre që nuk kanë fituar azilin, janë detyruar me forcë që të lënë
    Anglinë. Prandaj Toni Bler, i cili e kupton se ky problem do të jetë madhor
    gjatë fushatës së tanishme elektorale, kërkon të rrisë numrin e të
    dëbuarve nga vendi. Gjithçka për t'i treguar opinionit se problemi
    po mbahet nën kontroll dhe se qeveria po tregohet e ashpër në këtë
    çështje. "Ne kemi një traditë fisnike për t'i ofruar vendstrehim
    atyre të cilëve i largohen persekutimit. Por, sistemi i azilit duhet
    që të jetë i drejtë me të gjithë", ka komentuar Bler. Pikërisht
    problemet me azilkërkuesit në vend, bëri që vitin e shkuar ministrja
    e Emigracionit, Beverly Hughes, të japë dorëheqjen. Që nga ardhja në
    pushtet e laburistëve, ky ka qenë një problem, i cili ka shqetësuar
    qeverinë gjatë të gjithë kohës, duke u akuzuar nga opozita
    konservatore si të dështuar në zgjidhjen e problemit.






    Masat

    Shefi i laburistëve anglezë, Toni Bler, e ka të qartë se problemi
    nuk mund të zgjidhet vetëm me deportimin e azilantëve të dështuar
    nga Anglia. Për këtë, ai bëri ndryshime në ligj, të cilat u aprovuan
    nga parlamenti. Që nga java e ardhshme ata persona që kapen duke
    hyrë në Britani me dokumente false, apo i grisin ato me të mbërritur
    në pikat aeroportuale do të dënohem me dy vjet burg. Kjo masë
    ekstreme, e para e këtij lloji në Evropë, kërkon të minimizojë në
    maksimumin e mundshëm hyrjet ilegale në vend. Jo vetëm kaq. Në masat
    shtrenguese të qeverisë Bler përfshihen edhe shtimi i kapacitetit
    mbajtës të qendrave të detencionit me 1000 vende, duke trefishuar
    këtë kapacitet. Fillimjavën e ardhshme fillon së funksionuari qendra
    e largimit të emigrantëve, e quajtur "Immigration Removal Centre
    Heathrow".

    Bler ka paralajmëruar shtetet që "prodhojnë" azilantë të dështuar se
    ata duhet që të shpejtojnë procesin e pranimit të këtyre personave
    sa më parë. Edhe teknologjia më e fundit, ajo biometrike e
    pasaportave, është futur në luftën e Blerit me emigrantët, duke
    përfshirë në vizat e lëshuara për të hyrë në Angli, biometric dhe
    biological të dhëna, duke ndaluar falsifikimin e tyre.


    White_Angel
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  2. #2
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Disa te dhena per shqipetaret ne Britanin e Madhe



    - Sipas statistikave jozyrtare, në Britaninë e Madhe jetojnë rreth
    50000 shqiptarë.

    - Numri i emigrantëve shqiptarë erdhi duke u rritur pas vitit '98.

    - Emigrantët shqiptarë janë përqëndruar në Londër, sepse mundësitë
    për t'u punësuar janë më të mëdha.

    - Ndërsa në Irlandë numri i emigrantëvë arrin nga 2000 deri në 3000
    vetë.

    - Nga viti në vit ka një rritje të studentëve shqiptarë, që
    frekuentojnë universitetet angleze. Vetëm në universitetin e
    Oxfordit studiojnë më shumë se 50 studentë shqiptarë.

    - Krahas shumicës së njerëzve që punojnë, bie në sy dhe një rritje e
    grupeve kriminale, të cilat kanë vepruar në shtete të tjera të
    Evropës.

    - Shumë emigrantë kanë arritur të hapin biznese private, restorante,
    lavazhe makinash, internet kafe, apo dhe në dy kompani, të cilat
    merren me sigurimin e klubeve të natës, apo të personave VIP.

    Ja masat e propozuara nga Toni Bler


    Dyfishim i numrit të personave të deportuar nga Anglia.

    -Dy vjet burg për ata që përdorin dokumente falso hyrjeje.

    -Dy vjet burg atyre që grisin dokumentet e udhëtimit kur mbërrijnë
    në Angli.

    -Inkurajim qeverive të tjera të pranojnë shtetasit e tyre që do të
    deportohen.

    -Rritje e survejimit në ambientet aeroportuale.

    -Ritje të masave shtrënguese ndaj azilantëve.

    -Shtim të kapacitetit të qendrave të detencionit.

    -10 vjet burg trafikantëve të emigrantëve

    -Mashtrimi në kërkesën e azilit, akt kriminal i dënueshëm me burg.

    -2 vjet burg nëse këshilluesit e azilantëve thyejnë ligjin.

    -Shtimin e 100 gjykatësve për apelet e azilantëve.

    -Rritjen e numrit të gjykatava nga 56 në 103.

    -4 javë kohë për shqytimin e kërkesës për azil.

    -Punësimin e 320 oficerëve të tjerë emigracioni.

    -Shtimin e 23 milionë paund buxhetit së ndihmës legale për
    azilantët.

    -Shtimin e 1000 përkthyesve në shërbim të gjykatave.



    White_Angel
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  3. #3
    vaj medet ne sklleverit e shkrete ik ketej e ik andej nuk na e lane vendin kun mo vlla ca bohet keshtu a ka zot ????? ||||||||||| ku eshte????? nese ka
    po si nuk i erdhi fundi kesaj bote si thoni

Tema të Ngjashme

  1. Lajme të përditshme nga Kosova
    Nga Qendi në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 09-10-2016, 18:40
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  4. Ungjilli si bazë e jetës
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-06-2006, 22:59
  5. Vujanoviq: BE po kupton se shteti i bashkuar nuk mund te mbijetoje
    Nga StormAngel në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-09-2004, 10:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •