she is good isnt she
she is good isnt she
"Biologically speaking, if something bites you it's more likely to be female."
flm Ermondo dhe Highlander
Erresira e MESJETES e dominuar nga Kristianizmi qe mbaroi ne Revolucionin Freng 1789, ishte nje krize mendimi si ajo qe po ndodhte tani me mua: here djathtas, here majtas. Udhe e mendimit nga Darvini tek Engelsi kufizoi horizontin tim per te mundur te elaboroja nje kritike te filozofise tradicionale.
Duke qene ne kontakt te perhershem me profesoret filozofe kristiane te Universitetit Gregorian ne Rome, u mundova te diskutoj me tre nga ata qe kishin nje mentalitet me te hapur, liberal, problemin e ATEIZMIT. Kptova menjehere qe nje ndergjegje fetare e gjen shume te zorshme te beje disa pyetje metafizike qe ai I quan te rendesishme per te sqaruar filozofine e tij. Ne kete rast ai ateist isha une qe shnderrohesha ne avokatin e dreqit ose te djallit.
Fillova te ndaj idene e mendjes nga ajo e shpirtit. Kemi vlera morale si rezultat I mendimit apo kemi fuqi shpirterore si rezultat I SHPIRTIT.
Arrita ne premisen qe vijon: a mund te shihet SHPIRTI si substance? Dhe ku? Vecse ne kemanizmat e trurit. Mu desh nje term konvencional te quaj shpirt pergjithesine (totalitetin) e cilesive shpirterore (psikike). Pershtata pozicionin e gjithe natyralisteve: shpirti dhe cdo akt qe ne e quajme shpirteror nuk jane ne thelb te ndryshem nga efekte biologjike ose fizike e ata vetem perfaqesojne nje grade me te larte te evolucionit te lendes.
Besoj se mund te pohoj qe shpresa per nje pavdekesi personale nuk hynte dot nne optimizmin tim revolucionar. Shkalle-shkalle arrita ne besimin se, ne vend te nje Zoti krijues me nje pavdekesi personale njerezore, une aderova me gjithe mend nje PANTEIZEM natyralist, qe une e quaj PANCOZMISM. Nice dhe shume te tjere perpara dhe pas tij, paten kritikuar besimet si dhe Kristianizmin me premtimet per nje jete te pavdekshme (ETERNE) deri ne shkallen me te ulet dhe egoistike te instikteve njerezore.
Ende me tingellonin ne vesh polemistet marksiste, vecanerisht Lenini qe tha se: prifterinj, fetare e te tjere sherbetore te kishes, me predikimet e tyre te nje jete te pertejvarrit, ishin ne sherbim te kapitalizmit, qe I mbante popujt te shtruar ne gjume, duke enderruar lumturi pasvdekjeje. Nuk e kuptoj sot, si do kish reaksionuar ndergjegja ime, po te kisha njohur qe I ri intelektualet kristiane si Movnier, Mariten, Zhilson, Guardin e te tjere, qe I njoha me vone ne karrieren time universitare profesionale.
Qellimi im ne kete studim eshte te adoptoj nje pikepamje rigoroze subjektive dhe ekzistencialiste per te shpjeguar funksionin psikologjik te BESIMIT dhe te MOSBESIMIT. Cfare e dallon psikologjikisht njeriun thellesisht fetar, besues I sinqerte nga njeriu ateist? Kam verejtur qe se afermi njerez te mendimit dhe popuj te besimeve KRISTIAN-MYSLIMAN dhe HINDU, ne vendet e tyre, ne faltoret e tyre: KONSTANDINOPOL-MEKE-BAGDAD dhe ne dia krahina e qytete te INDISE, here vetem, here me Motren ose Nenen Tereza kosovare. Me Kuelarin, pata rast si funksionar I UNESCO-s dhe UNICEF-it, te shoh me se afermi popujt e besimit te BUDES, pasi pata lexuar siperfaqesisht disa testamente te ketij te fundit, sa per te pasur nje ide kur te bisedoja me profesoret DEHLI-BOMBAY-AGRA, SURAGNAPUR-it. Ne keta filozofe gjeta me fanatike se sa evropianet kristiane te Mesjetes se erret. Ne keta profesore, jo vetem ne teologet e Budes, po edhe ne ata te shkencave ekzakte dhe te arteve si MEDICINA, gjeta nje mentalitet kryenec mbi BESEN-BUDEN dhe Zotin. Kur u vura perpara interpretimit evolucionist, sidomos tendencen qe me Darvinin, a besonin ne origjinen e njeriut nga majmuni, ata beheshin nervoze, inatcore nga poshtersia e mendimit.
Une mbajta tezen qe, perkundrazi, ne qofte se origjina e njeriut vjen nga nje kafshe e ngjashme e majmunin, eshte me arsye per tu mburrur e per te qene krenare per perparimin e races njerezore. Ne nje diskutim ne Delhi, nje profesor plak teolog, titulluar I katedres se besimeve, ne nje cast, plasi si nje bombe dhe me tha:
-Me qene se ju qenkeni krenare per origjinen e njeriut nga majmuni, atehere mundet qe rraca juaj te kete ardhur nga majmuni, jo rraca ime.
Me ngjau si nje marksist qe, sipas karakterit te marksizmit si nje filozofi e aksionit, nuk pranon tI besh pyetje, te cilave ai nuk di tu pergjigjet.
Vijon...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 09-04-2005 mė 19:55
Une skam qene shqetesuar kurre duke studjuar origjinen e njeriut dhe te sendeve. Shume here, nxenesit e mi, ne katedra ne universitete te ndryshem, me pyeten mbi origjinen e njeriut. U pergjigja pa fyer as kristianet, as myslimanet, as budistet, as ateistet, qe, mendja e njeriut deri sot nuk ka arritur tI pergjigjet disa pyetjeve sic jane p.sh. mrekullite e LURDES, po qe nje dite do te arrije sigurisht tI shpjegoje. Ne krahasim me jeten e universit, jeta e njeriut eshte nje foshnje e sapolindur.
Ne disa vite, qe nga 1925 deri me 1955, u duk sikur e ardhmja e komunizmit qe e shkelqyer. Besa ne te ardhmen e komunizmit qe ne fakt komponenti pozitiv I sintezes psikologjike si ateizem.
Ne mendimin e nje pjese filozofesh te kohes sone, socializmi utopik I Furie, Sen Simon, e deri tek ai I Prudonit ose Shtirnerit mund te konsiderohet mistik, porse kurre dhe ne asnje menyre nuk mund tI aplikohet socializmit shkencor te Karl Marksit. Kam observuar qe komunizmi trashendet subjektiv ndoqi sigurisht udhen e funksionit psikologjik si nje trashendence divine. Per arsyen qe te jetoje njeriu per nje ideal te larte, ka bere nje komunist besnik dhe te sinqerte, ushtar te nje BESE BESIMI, qe eshte I pamundshem te konceptohet vecse nga mentalitete siperfaqesore ose primitive. Nje njeri qe jeton per ideale te larta eshte e pamundur te besoje qe te jete I kenaqur me idene se jeta nuk ka tjeter perfundim vecse veten e saj: jete materiale.
Ky fakt, kjo e vertete provon qe nje numer i konsiderueshem mendimtaresh, u penduan dhe krijuan ndarjen nga komunizmi me purgesen (spastrimin) e famshem te Stalinit, ose pas paktit Gjermano-Sovjetik te 1939-es, apo pas revolucionit hungarez te 1956-es.
Une vazhdova per nje kohe teorine e Paskalit, po as kjo nuk me dha shperblim jete. Nga deshperimi I konflikteve te ndergjegjes sime, qe nuk gjeja shpjegimin e vertete te BESES dhe ligjin e jetes dhe te vdekjes, nga deshperimi qe e shihja boten nje vullkan ne shperthim ne favor te marksizmit, nga deshperimi qe nuk I gjeja dot justifikimin perpjekjes sime praktike dhe mendore, nga deshperimi I humbjes se filozofise dhe KAUZES sime, bashke me populliln tim dhe femijen time, disa here mendova tI jepja fund jetes. E pyeta mendjen time, ndergjegjen time per kuptimin e kesaj jete. Nuk me dukej logjike qe njeriu mendimtar dhe dashurues, me aftesi te mrekullueshme zbulimesh shkencore te kish qene hedhur nenje univers absurd, ne te cilen nuk ekziston asgje per te menduar, asgje per te dashuruar, asgje per te shpresuar. Qe nga ky arsyetim psikologjik qe me ndriti per te pare mesazhin kristian dhe ate te feve te tjera si nje shprese shpjegii te MISTERIT.
Ne kete botekuptim te ri per mua, arrita ne zberthimin elementar te ekuacionit: ateizmi eshte nje faze neurotike, semundje deshperimi e njeriut qe I tmerruar nga padrejtesite e jetes dhe nga ideja e varrit, ben kryenritje kunder Zotit. Ne nje nga poezite e mia filozofike e kam qare kete tragjedi te njeriut te humbur ne erresiren e pikepamjeve negative dhe shterpe qe sI japin dot shpjegim.
Neuroza, rralle here infekton, kontaminon te gjitha cilesite ose te gjitha aktivitetet e psikikes sone. Prandaj ateizmi eshte ngushtesisht I lidhur me konfliktet psikike te individit, ne menyre qe ose keto konflikte jane shkaku I ketij aksioni ose ato lene nje pershtypje te pashlyeshme mbi nje ateizem qe nuk eshte neuroza vete.
Edhe te besimtaret ka shume here nje gjendje te neurozes. Ne shume aspekte, si te besimtaret edhe te jo besimtaret, gjendet nje gjendje shpirterore dhe nje prapambetje foshnjore. Do te ish nje gabim metodologjk te duam te deduktojme nje kuptim te nje sjelljeje te shendoshe nga ligjet qe qeverisin, drejtojne, zoterojne sjelljet neurotike.
Vijon
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 10-04-2005 mė 13:11
Ndersa mendimtaret e lire, racionalistet e konsiderojne besimin si nje ceshtje private dhe perqendrohen ne luften kunder ndikimit shoqeror, komunistet nuk pranojne dallime midis privatit (imtesise se ndergjegjes) dhe te rregullit shoqeror; ata aspirojne te ndryshojne edhe vete njeriun, edhe rregullin shoqeror, edhe ndergjegjen e imte njerezore. Marksi kritikoi Gasendin, I cili u mundua te ripajtonte filozofine ateiste te Epikurit me kristianizmin. Marksi shpalli se I vetmi divinitet qe ai qe gati te sakrifikonte, ish mendja njerezore.
Qe kuru njoh psikoanaliza e Frojdit, ateistet filluan te psikoanalizojne Leonardo da Vincin, Nepoleonin dhe Krishtin dhe duhet kuptuar mire nje PSIKOANALIZE e Ateizmit te Karl Marksit dhe marksizmit. Ne mentalitetin e shtetit prusian qe Hegeli I madh pati glorifikuar, Marksi humbi burimin e alienacionit.
Eshte pak e zorshme te dallojme sa teist ose ateist qe Hegeli, mjeshtri I Marksit, porse eshte e qarte qe historianet e filozofise mendojne se kriticizmi I besimeve, ne te nentembedhjetin shekull dhe deri ne ditet tona varet nga filozofia e Hegelit. Ati I DIALEKTIKES moderne u mundua te tregoje qe dogmat e besimit jane vetem paraqitje te konceptit racional e nuk shprehin fakte objektive. U qe e lehte Marksit dhe materialisteve te kritikonin idealizmin dhe te pranonin qe keto koncepte jane vetem koncepte racionale dhe jo vlera ekzistenciale.
Filozofia e Hegelit qe e pasur ne analiza te procesit te tjetersimit (alienacionit) dhe ne analiza projeksioni sa qe paten nje influence te rendesishme ne perpjekjet ateiste per te shpjeguar fenomenin e kujdesjeve fetare.
Shtrausi, nje nga figurat kryesore te hegelianizmit e konsideroi kristianizmin nje MIT te thjeshte dhe asgje tjeter, qe qe krijuar nga imagjinata e njerezve besimtare per te kenaqur nevojen e tyre per nje ZOT TE MISHERUAR; NJERIU ZOT qe vetem nje simbol humanizmi.
Nje tjeter hegelian, Baueri, ishte I mendimit se njeriu duhet te jete shume indulgjent ndaj kristianizmit nese lindja e MITIT te tij do te ishte pjelle e sinqerte e mendimit te tij. Bauer u mundua te ndertoje nje opozicion radikal ndermjet kristianizmit dhe natyres njerezore per te pranuar INHUMANITETIN fondamental te kristianizmit, te cilin e quajti fatkeqesine e botes. Qe influenca e Fojerbahut, nje tjeter hegelian qe ndikoi me shume ne kritiken marksiste te besimit. Fojerbahu u mundua te ndertoje nje filozofi njerezore. Njeriu eshte I vetmi objekt qe meriton filozofine, - tha ai, - pra eshte ne termin njeri qe ne duhet te kuptojme cdo gje, duke permbledhur edhe besimin (RELIGION), se ska asgje tjeter me rendesi per te studjuar jashte njeriut. Njeriu nuk eshte vetem nje qenie individuale, por edhe nje qenie generike. Ai mendoi qe po mundi ta rrezoje ZOTIN KRISTIAN nga njerezit e semure qe qe ai vete, ai do te mundte te rrezonte te gjitha PERENDITE. Zoti kristian per ate paraqiste trajten e nje forme fantaziste qe njeriu ka fabrikuar me elementet e tij njerezore, eshte I teri prodhim I nje abstraksioni, kuintesenca e nje numuri te gjate ZOTESH pasuri e shume TRIBUVE primitive dhe e qyteterimeve te kalbur. Njeriu u mesua te kete besim e te adhuroje nje ZOT qe ai vete, njeriu I semure, e krijoi ne fantazine e dobet te tij. Ate dashuri e miresi qe njeriu primitiv gjen ne zemren e tij ia dedikon ZOTIT si krijues I saj. Zoti eshte pika me e larte e semundjes mendore, e tjetersimit te njeriut te mentalitetit kristian. Ai pranon qe kjo semundje mendore prodhon vepra te mira ne evolucionin e qyteterimit perendimor. Njeriu vete eshte diviniteti I njeri-tjetrit HOMO HOMINI DEUS.
Njeriu me njeriun eshte uniteti I une dhe ti ky eshte Zoti. Dashuria ne mes njerezve mund te ngjitet deri ne shkalle te divinitetit. Poeti Hajnrih Hajne shkroi: Qielli qe krijuar per perdorimin prej njeriut, per te cilin toka nuk premton asgje.
Eshte e nevojshme te nenvizojme se Marksi, I cili e konsideron veten si nje njeri shkence, nuk ndjeu detyrimin per te vertetuar ose per te justifikuar asgje mbi ctha per besimin. Ateizmi I Marksit nuk eshte shkencor. Ai qendron vetem ne situacione emocionale dhe duhet shpjeguar me mire nga psikologjia shkencore sesa nga ekonomia politike qe eshte false.
Vijon..
Kritika e besimit na shpie logjikisht ne doktrinen qe njeriu eshte qenia supreme per njeriun. Kjo fjali permbledh esencen e ateizmit modern. Disa prej mendimtareve te kohes sone besimi u duket nje pengim per fitimin e lirise shpirterore dhe te dinjitetit njerezor.
Intelektualet marksiste, krejt ndryshe nga proletariati, profecojne nje lloj bese te cutidshme: megjithese jane ateiste, psikologjikisht nuk jane dogmatike; ata kane adoptuar nje lloj bese ateiste, qe eshte nje perzierje e sociologjise se Durkhaim me pozitivizmin e Ogyst Kontit dhe me materializmin marksist, me nje evangjelizem romantik te Renanit.
Pothuaj te gjithe ateistet besojne se ateizmi I tyre eshte bazuar ne ARSYEN, si marksistet dhe ata te Nices. Ne pikepamjen psikologjike duhet bere nje dallim midis atij ateizmi dhe ateizmit racionalist. Marksistet dhe ekzistencialistet jane ateiste, jo aq ne emer te disa vlerave qe ne opinionin e tyre do te jene mohuar nga FEJA. Racionalisti eshte ateist sepse ai beson qe ia ka arritur nje sigurimi intelektual, I cili tregon qartazi falsitetin e besimit kristian dhe te te gjithe besimeve te botes.
Kozmologjia, Metafizika dhe Teologjia perfaqesuan te tri shkallet e diturise njerezore. Erdhi koha kur REVOLUCIONI qe me pak influencues sesa Fizika e Aristotelit dhe njohuria historike e gjeografike e Mesjetes. Lindi konflikti ne mes te Kristianizmit dhe Shkencave moderne dhe keto dhane prova te qarta se Kristianizmi qe I gabuar. Erdhi kriza shpirterore e Entshejnit dhe Opeenheimerit perpara terrorit te energjise atomike aq sa disa teologe te kohes sone u ndane nga racionalizmi fetar.
Ne mes te shume mendimtareve te medhenj qe preferojne nje ATEIZEM RACIONALIST, kam zgjedhur te ekspozoj doktrinen e biologut Zhan Rostand. Ky, me mire se dhe Aleni, perfaqeson sot kete lloj mosbesimi. Ne librin e tij Cfare besoj une Rostandi pohon qe konvencionet racionaliste te tij jane disa besime, dhe shton ai, une nuk mund tI justifikoj keto me ane te LOGJIKES. Ai nuk kufizohet ne formacionet agnostike, te cilat nuk do te ishin adeguate per te justifikuar ateizmin. Ne baze te besimeve te tij BIOLOGJIKE, ai thote se ekziston vetem nje diference sasie, jo cilesie. Ne jemi krijuar me te gjithe sendet, lendet, kafshet dhe jemi vellezer te cdo organizmi te gjalle.
Racionalistet e shekullit XIX qene te gjithe optimiste. Ata mendonin se mund te jepnin celesin e deres se njohurive te mekanizmit e Universit, te evolucionit universal qofte me finalitetin e fakteve te Lamarkut ose me teorine e Darvinit. Rostandi u nda nga kjo teori.
Ne kursin tim mbi Metafiziken kam thene: Rostandi mendon se ndergjegja eshte materialisht e lidhur me substratumin e saj fizik. Prandaj ai nuk mund te shoh se si cdo gje mbi nje personalitet shpirteror mund te mbijetoje pas zhdukjes (dezintegrimit) te struktures fizike.
Rostandi mendon se agnostiku racionalist nuk konkludon dot ne revelacionin me qene se nuk ka evidence shkencore dhe qe besimet te jete te verteta ose false; vetem po ta lirojme kristianizmin nga ideologjia egocentrike dhe antropomorfike, te cilat e mbajne njeriun ne burg te beses, ne Teologji te kristianeve, vetem nje mrekulli mund ta binde njeriun e kulturuar te koheve tona te qendroje ne kristian.
Agnosticizmi shkencor eshte nje lloj ateizmi, sepse jo vetem qe nuk pranon ekzistencen e nje Zoti-personal nderhyres ne jeten njerezore, por vete me larg dhe mohon cdo baze te cdo DEIZMI PANTEIST.
Ne mund te verejme dhe tu heqim verejtjen disa mendimtareve kristiane qe nga Antikiteti dhe ne kohet moderne se ato jane me pak DUALISTIKE nga sa mendon Rostandi dhe se filozofi katolik Moris Blondel dhe jezuiti Teilhard de Sharden si dhe shume te tjere proferojne si ai, se ndergjegja shoqerore jeton ne te gjitha manifestimet. Kete mendim e kam zhvilluar me pare ne Ditarin e mesonjesit, ne vellimin METAFIZIKE dhe ka qene pranuar nga ambientet e Universitetit.
Une nuk njoh asnje katolik shkencetar qe te kete humbur besen nga teorite transformiste te shkences qe qene denuar nga Piu XII ne HUMANI GENERIS te 1950-es.
Ne shekullin tone nuk eshte per arsye, porse ne baze te vlerave bazike qe intelektualet e sotem moren qendrim te prere, qofte pro, qofte kunder besimit.
Orientimi I qyteterimit tone eshte me shume te veproje me arsye, kurse ne drejtimin e akteve tona, emocionet luajne me shume rol ne jeten tone. Frika e tmerrshme e FERRIT me zjarr ka mbajtur nje vend qendror ne besimin ZHANSENISTIK.
Deri dhe racionalistet ateiste drejtohen me shume nga emocionet sesa nga arsyeja.
Ndodh qe edhe besa fetare qe eshte nje nga aktet me autentike te ekzistences se njeriut, disa here kundershton driten e arsyes se njeriut te qyteteruar. E dime qe as arsyeja nuk eshte nje drite absolute, ndaj besa fetare eshte nje akt shume I nderlikuar. Emocionet disa here e drejtojne njeriun dhe arsyen e tij drejt AGNOSTICIZMIT.
Ekzistencialistet ateiste mendojne se ata kane arritur ne ato perfundime nga deshperimi I madh I boshesise qe shohin ne vdekjen. Ne realitet Ekzistencializmi ateist lindi nga deshperimi I Kristianizmit, nje menyre mendimi qe ka mbajtur METAPSIKOLOGJINE kristiane, ndersa ka braktisur METAFIZIKEN kristiane. Ne studimin tim Kujdesjet e Bletes, une kam shpjeguar me gjate kete teme, ndaj nuk po zgjatem. Porse duhet shenuar se ndjenja e ANGUSHISE (ANGOISSE) dhe e humbjes perfundimtare jane shenjat e kesaj filozofie te rrenjosura ne friken e kristianit te shekullarizuar, I cili nuk ka dale dot kurre nga subjektiviteti I tij. Shenoj ketu, sic e kam bere aq here sa qe kthehet ne monotoni, formulen se filozofia ekzistencialiste nuk eshte gjithnje ATEISTE. Kam thene ne kateder dhe e kam shkruar te Ditari I Mesonjesit se pioneret e kesaj filozofie nuk qene te gjithe ateiste. Augustini, Bonaventura, Paskal, Kierkegard nuk qene ateiste. Qe me vone, pas Martin Heidegerit, qe mendimtaret ateiste adoptonin EKZISTENCIALIZMIN, sepse ky eshte autoriteti me I larte perfaqesues I ekzistencializmit ateist.
Me gjithe kete, mendimtari qe ka ushtruar me shume ndikim ekzistencialist eshte Sartri, per arsye se veprat e tij jane me te kollajshme per tu tretur nga lexuesit mesatare dhe populli I perparuar. Sartri e beri qendren e sistemit te tij filozofik MOHIMIN E ZOTIT. Ky e humbi besen qe kur ishte njembedhjete vjec. Zotin e konsideron nje projeksion te psikikes njerezore. Filozofia duhet te shpjegoje modalitetet e ndryshme te ketij projeksioni. Nuk eshte I nevojshem besimi I ZOTIT per te shpjeguar kuptimin dhe realizimin e ekzistences njerezore si individualisht dhe kolektivisht. Prej Zotit duhet te hiqet dore nga njeriu ne emer te lirise. Arsyeja eshte qe njeriu nuk mund te jete I lire po te ekzistonte nje urdher absolut dhe universal I vlerave. Ky eshte pozicioni I Sartrit ne konfliktin e pazhvillueshem qofte me kristianet, qofte me marksistet.
Universi eshte krijuar prej vetes se tij dhe eshte I perjetshem, pa kuptim, as justifikim. Ne vepren e tij Qenia dhe Asgjesia ai kembengul se QENIA ne vetvete eshte e pakrijuar ose pa qellim krijimi dhe qendron si e kote. Kjo qenie ne vetvete nuk eshte krijuar nga nje Zot, as qe eshte ne shkakun e saj realitet, nuk eshte as aktiv, as pasiv.
Po te ekzistonte NE VETJA, nuk do te kishim probleme se nuk do te kishim pyetje. Porse ne nuk dime, kur, si ose perse, hyri njeriu ne boten e erret te NE-VETES. Sartri quan realitet njerezor: per VETEN. Perkufizohet si liri absolute dhe ndricim, pra e kunderta e NE-VETES. Me qene se vetem NE-VETJA eshte Qenie, realiteti njerezor eshte NON-EKZISTENCE-JO QENIE. Po ta quajme JOQENIEN ASGJESI(NEANT) atehere dhe realiteti njerezor eshte asgjesi. Njeriu eshte I lire por asnje liri nuk eshte asnje fitore, asnje dhurate nga Qielli, eshte nje MALLKIM (DAMNATION). Njeriu eshte I denuar te jete I lire, ashtu sic eshte I lire nje shkemb. Liria jone eshte roberia jone dhe kjo eshte arsyeja qe ndergjegja jone nuk eshte kurre e lumtur.
Nuk ka fitore, as mundesi fitoreje mbi fatkeqesine ontologjike.
Per arsye te asgjesise dhe FAKTICITETIT qe perkufizon natyren e saj, njeriu e di qe eshte quajtur si nje qenie e lire, qe nje dite do te zhduket pa lene gjurme; vdekja eshte fundi I tij I pashpetim.
Ekzistencializmi ka si objekt ekzistencen delikate, te thyeshme te njeriut, duhet te jete per perkufizim nje filozofi eksperimentale e mungeses. Eshte e qarte qe njeriut ajo nuk I premton dot lumturi as ne kete bote, as ne boten tjeter. Njeriu e ka konceptuar projektin e tij themelor (fondamental) ne kuptimin qe ai gjendet ne cdo njeri dhe se te tjere projekte jane relacionuar me ate per tu ndryshuar qe te behen nje NE VETE e cila eshte solide dhe eterne. Porse njeriu .
Vijon
Porse njeriu do ta beje kete akt pa hequr dore nga liria e tij dhe qartesia e tij, e mendjes se tij. Pra, perfundon Sartri, NE VETJA per NE VETEN nuk mund te realizohet ne realitet, po njeriu e vazhdon projektin e tij me nje realitet imagjinar, ai projekton jashtesine e tij, boten empirike dhe kete e quan Zot. Pra, nuk ka asnje ndryshim ne se bisedojme per njeriun si projekt i tij ose si projekt i Zotit.
Sartri beri si te tijen teorine e vjeter te Fojerbahut se Zoti nuk eshte tjeter vecse projeksioni i ambicionit te paarritshem te njeriut.
Eshte, pra, nje surprize qe njeriu kete sovranitet te qarte e te lire per veten e tij te kerkoje ta zgjedhe per mjeshter dhe ta adhuroje ate si Zot, ate Zot qe ai vete e krijoi. Kjo eshte e qarte, thote Sartri, nese ne njohim, pranojme qe zgjedhje dhe liri jane dy fjale qe shprehin nje mendim.
Liria, shkroi ai ne Qenia dhe Asgjesia, eshte qenia e njeriut dhe asgjesia eshte, te themi, asgjesia e qenies. Nuk duhet te na duket surprize, sepse ai ben zgjedhjen absurde te efektuar, te bere efekt nga asgjesia e qenies.
Kam vene re qe Sartri flet me gjuhen e mistikeve te medhenj: njeriu nuk eshte asgje. Doktori i iluminuar i shekullit te 14 Taule, tha se per mistikun kristian, njeriu, sigurisht, eshte asgje, porse nje asgje i afte i Zotit, sepse eshte Zoti qe mbush asgjesine e njeriut tek njeriu. "Ai-vete" e njeriut te Sartrit, eshte nje boshesi rrenjesore, boshesi e cila nuk mund te mbushet, as te transformohet ne asnje menyre. Sartri eshte deri me sot ne France dhe ne Evrope e ne USA, filozofi i pare ateist qe asgjeson njeriun. Ne rastin qe pata, si profesor i katedres se filozofise ne Universitetin e Indianes, per te perkthyer konferencat e tij prej frengjishtes ne anglisht, e pyeta filozofin freng, perpara profesoreve dhe nxenesve ne auditorin gjigand:
-Duke besuar ne kozmogonine, ne strukturen dhe ligjet e Universit, ne strukturat e mikrokozmosit dhe makrokozmosit dhe ne ligjet e tyre, a keni menduar t'i afroheni idese se ekzistences se nje Zoti mendonjes?
-Jo, - tha, - gjithcka ju pohoni jane hipoteza dhe krijesa te njeriut; nuk ekziston nje Zot mendonjes. Ju doni te me thoni nese jam penduar nga ateizmi. Perkundrazi, jam i bindur qe filozofia ime do te kuptohet dhe besohet me mire ne shekullin e ardhshem e tutje, kur Krishterimi do te rrezoje idhujt false me komedianet e tyre hipokrite, qe nga Papet deri tek ushtaret e tyre. Njeriu duhet te perfeksionohet sa te behet ai Zoti i tij.
Fatkeqesisht ne kete cast dialogu, nderhyri me arrogance amerikane, ministri i Arsimit, qe e mori per krahu Sartrin per ta shpene ne teatrin e Universitetit ku nxenesit loznin komedine I semuri per mend (Le malade imaginaire), duke me lene mua me nxenesit qe ishin grumbulluar rreth nesh.
Ne konferencen e tij Sartri i akuzon njerezit si frikatashe te paguxim te perfitojne nga liria e tyre e kote dhe te jetojne ne akord me ate liri. Per te mohuar kete liri njrezit frikatashe binden qe jeta e tyre ka shume kuptim dhe qe ata po bejne dicka te vlefshme ne kete bote. Njeri do te arrije te jete njeri i madh, tjetri nje udheheqes morali, nje i trete pretendon te jete i lumtur. Te gjitha keto projeksione jane vetem nje kamuflazh i projekteve ose projeksioneve. Qielli eshte banuar nga nje Zot iluzor fantazme. I vetmi qendrim i ndershem perpara ketij absurditeti te jetes eshte te kemi guxim te pranojme divorc radikal me cdo gje qe ekziston ne mes te njeriut e te botes, ne mes te ckahit qe secili nga ne pret nga jeta dhe cka jeta mundet tani te na ofroje. Kjo pamje e ndritur kerkon doreheqjen nga cdo ambicion i perjetshem. Sartri mendon se arsyeja kryesore e fatkeqesive dhe deziluzioneve tona ne jete eshte shpirti vdekesor (qe na ben te vuajme), i seriozitetit.
Nice ia vuri fajin Kristianizmit, i cili shkaterron jeten njerezore nga dimensionet serioze e tragjike duke premtuar lumturi dhe ngushellim qiellor.
Sartri ia ve fajin po ketij Krishterimi qe e merr jeten shume seriozisht, duke i dhene kesaj nje kuptim. Me qene se njeriu eshte nga natyra e tij ASGJESI, c'mund te beje ai qe ta nxjerre nga asgjesia? Abolicioni i mendimit te seriozitetit eshte njeri nga me esencialet dhe me urgjentet-detyre e veprim, akt te cilin e ve ne vend moralitetin ekzistues i Sartrit. Duhet te rrezojme te gjitha vlerat e sotme ndaj atdheut, besimit si dhe cdo revolucioni shoqeror ne qofte se duam te jemi ekzistencialist te vertete.
Njeriu e denon veten me deshperim, ekzaktesisht, sepse ai e merr, si veten e tij edhe boten, shume seriozisht. Fatkeqesite e njeriut jane: serioziteti, shpresa, besa, dogma, besimi, atdheu dhe morali fetar, koncepte te cilat e mbajne ndergjegjen njerezore robe te BOSHESISE.
Ateistet besojne ne vlerat morale, por refuzojne Kristianizmin, sepse ky i qorri popujt me nje zgjedhe ankthi shpirteror, mirepo keta ateiste nuk jane dakord me njeri-tjetrin. Disa e denojne Kristianizmin si shume autoritar, duke mos e respektuar autonomine shpirterore te individit, ndersa te tjere ateiste qe besojne po ne ato vlera, duke vajtur pas Nices, e gjejne Kristianizmin shume demokratik dhe e mbajne ate pergjegjes per egalitarizmin vulgar qe karakterizon boten moderne.
Jane nje legjion filozofesh e shkrimtaresh qe kritikojne Kristianizmin, por ketu ne do te kufizohemi me Fridrih Nicen, Andre Malro dhe Albert Kamy.
Vijon...
Me pak ndryshime, qe te tre e gjejne fajtor Kristianizmin, sepse ky i kerkon shume pak njeriut. Qe nga koha e Julianit Apostat, filozofi me i pasionuar eshte Nice. Skeptiku Volter eshte nje fiture e mahnitur perpara tij. Nice nuk qe nje ateist dhe po ta veshtrojme si psikologe, ai qe nje mistik. Ky qe djali gjenial i nje luteriani dhe nuk e fsheh merine kunder Kristianizmit. Perkunder Vloterit, i cili mendoi se Kristianizmi nuk eshte fals, porse ekzistencialisht efikas, Nice nuk eshte aspak i interesuar nese kristianizmi eshte fals ose i vertete; Nice nuk eshte nje racionalist. Ashtu si shume ateiste, qe nga Fojerbahu, Nice e shpjegon fenomenin fetar ne terma te nje procesi te pandergjegjshem te projeksionit. Duke e konsideruar sipas dogmave te tij, Kristianizmi i duket Nices si nje magazine genjeshtrash, prandaj i shpalli lufte ne emer te vlerave.
Perkunder Kantit, Maurras dhe idealisteve te tjere, te cilet mendojne se Kristianizmi ekziston vetem ne mendje te lehta, Nice e konsideron idene e nje Zoti ne mendje te njeriut nje mik te padeshirueshem. Njeriu duhet ta cliroje ndergjegjen e tij nga pesha e nje diviniteti fals. Ne nje cmendje (delir) mistike, ai bertet: ne e kemi vrare Zotin! Me gjithe cmendjen e tij Nice qe me pak optimist mbi vdekjen e Zotit, se sa ishin Renan dhe Taine.
Besa kristiane eshte nje mungese bese ne jete. Kristiani ka frike nga jeta, ndjen frike nga natyra dhe ben mekate kunder shpirtit te botes. Perkunder humanisteve dhe partizaneve te NDRICIMIT, Nice nuk e denon Kristianizmin dhe terrorin e Inkuizicionit, kryqezatat, asketizmin, as ekstazat mistike. Ka ne ate dicka nga Torquemada dhe Savonarole.
Kur Nice qellon Krishterimin, nuk kane dale akoma Frojdi dhe Jungu, me ligjet e tyre psikologjike qe u japin precedence emocioneve njerezore te sjelljes. Nice rekomandon ndodhite e perjetshme te tragjedise njerezore. Fatcaktimi (La Destine) i njeriut eshte vertet madheshtor me kondite qe te gjitha problemet e tij themelore te mbeten te pazhvilluara.
Shkrimtari kristian Emanuel Monier ka marre hua shume lende te Nices. Malro i ben homazhe retrospektive Kristianizmit. Edhe ky proklamon vdekjen e Zotit. Ne mitin e Zotit dhe shpirtit imoral, Malro veren impotencen e botes moderne qe nuk ka arritur te kete fitore duke kundervene mitin qesharak me shkencen dhe perparimin.
Brezat e rinj qe erdhen pas rrezimit te Hitlerit, Stalinit si dhe pas Hiroshimes, nuk lexojne me nihilizmin e Malrose. Kete te vertete te madhe e kam prekur me ndjenjat e mia ne mijera e mijera nxenes e nxenese qe kam shkuar neper klasa universitare keta 30 vjetet e fundit te jetes time akademike.
Duke njohur luften berthamore, tmerret e Hitlerit, krimet e Stalinit, rinia e sotme kudo ne bote e ka te peshtire te kujtoje te shkuaren. Masakrat e komunizmit ne Budapest, Varshave, problemi algjerian shpjegojne parandjenjen e rinise mendimtare euroamerikane me urrejtje ndaj jetes gjakesore.
Ajo pjese e rinise mendimtare qe merret me ekzistencializmin njeh njefare shijeje dinjiteti e fisnikerie te Kamy. Ky pershkruan fatalitetin e pajustifikueshem qe peshon mbi njeriun. Kamy-se i duket bota pa ligje, as finalitet qellimi dhe e nuk qeveriset as prej ligjesh, as prej parimesh. Njeriu lind, ushqehet, punon, vret dhe vdes pa asnje sadifaksion te vertete per asnje nga keto aksione. Ekziston vetem nje problem serioz dhe ky eshte VETVRASJA. Duhet bere kryengritje kunder kesaj ekzistence absurde, t'i thuhet asaj JO me te gjitha veprimet e njeriut. Kamy nuk revoltohet kunder Zotit, per arsyen e thjeshte qe sikur bota te kish ndonje kuptim, do te ish e pamundur te akomodojme kete qenie ne kete bote absurde, prandaj kondita e njeriut ne kete bote eshte me absurde se e padurueshmja. Kisha katolike e ka treguar veten te paafte per te sjelle ndonje permiresim shpirteror, prandaj ne nuk mund te presim asgje prej saj.
Megjithese Kamy nuk pati vazhdues, nje numur te rinjsh universitare shohin ne punen e tij nje shprehje te situates se tyre ne jete. Jeta per keta eshte e mbyllur ne nje qerthull te imanences absurde. Por kjo pjese e rinise nuk eshte ne ne veprim, sepse nuk beson qe do te kishte ndonje fitore. Shumica e besimtareve te cdo feje, qe pretendojne se jane besnike te idese se ekzistences se nje zoti, ne jeten e tyre private, punetore, shoqerore, kapitaliste ose monogamike jane ateiste. Nje turk besimtar qe i falet Zotit permes Profetit pese here ne dite, me mjesheri tregtar, betohet njeqin here ne dite ne genjeshter, qe te genjeje turistin per t'i shitur syrin prej xhami te Sulltanit, sikur gjoja eshte xhevahir ACQUAMARINE. Po kjo ndodh edhe te tregtari kristian, cifut ose budist. Ky lloj besimi eshte vetem nje hipokrizi, duke kujtuar se sic genjen popullin mund te genjejne edhe Zotin.
Vijon...
Ideja e Zotit dhe e besimit midis njerezve te edukuar ose te shkolluar, intelektuale ose gjysmeintelektuale, ka ardhur duke u purifikuar ne boten perendimore, ne mesin e fundit te shekullit tone. Ky mendim duhet marre pjeserisht i vertete per arsye te kriticizmit te rrepte te ateisteve dhe agnosticisteve.
Elitat kristiane sot kerkojne nje BESE (FOI) qe te mos kete aspak supersticion. Ata po mundohen te integrojne aspiratat me fisnike te popujve me idene e BESES. Ata nuk jane duke krijuar nje FE TE RE. Ata jane themelisht te ngjitur asaj dickaje qe eshte esenciale ne shpirtin e mesazhit te Krishtit dhe te revelacionit kristian. Asqe duan ata nje fe te paster shpirterore, sepse nje FE e tille nuk do te mundte te zinte rrenje ne boten e sotme as te jetes se tyre. Eshte vetem nje ceshtje: te nxjerrin mesazhin e Krishtit nga konteksti shoqeror dhe historik i kohes se shkuar.
Elita kristiane e di mire qe vetem me kete kusht mund te ristabilizohet nje dialog frytdhenes ne mes besimtareve dhe jobesimtareve per te miren e te dy paleve dhe qe keshtu te mund te shpetojne efikasitetin historik te kristianzimit.
Ketu me duhet te hap nje faqe te re te prizmit multifacial te ketij studimi ontologjik, si nje lloj INTERMEZZO ne nje koncert. Ne keta tridhjete vjetet e fundit te shekullit tone, me krijimin e EMBRIONIT ne laboratore kimike dhe me zbulimet e universit me mjetet e N.A.S.A-se ka rifilluar, me i rrepte diskutimi qe e ve shkencen armike te teologjise ne te gjithe universitetet e ShBA. Ky zberthim i rrpte diskutimesh eshte shperthimi i nje vullkani te vjeter ne Evrope. Gjate shekullit te 18-19 qe zbuluar qartesisht se konflikti i shkences kunder beses se cdo besimi, ishte i papajtueshem. Perparimi i Matematikes, Fizikes, Kimise dhe Biologjise bene qe opinioni te fitonte ne mendjet e perparuara mbi besen sa qe mendjet e larta erdhen ne nje akord simfonik se Besa duhej zevendesuar me diturine shkencore, me qene se po provohej qe besa ishte bazuar ne Supersticion. Ne akord me kete koncept funksioni i pare i studimeve dhe edukates u be hapja e udheve te reja mendimit, ne shkolla e ne botime studimesh, si organet me me rendesi per riedukimin e popujve dhe perparimin e diturise.
Bindjet duhet te bazohen ne eksperiencen dhe ne mendimin e qarte e te lire. Ne kete kuptim duhet te pranojme tezen e RACIONALIZMIT. Porse, pika me e dobet e ketij koncepti eshte qe ato baza te nevojshme per te provuar kete te vertete si per sjelljen dhe gjykimin tone nuk mund te gjenden vetem ne menyre shkencore. Sepse metoda shkencore nuk mund te na mesoje ne asgje tjeter se si jane relacionuar faktet, si jane kondicionuar me njeri-tjetrin. Aspiratat drejt ketij objektivi te diturise u perkasin lartesive te cilat njeriu eshte i paafte t'i kontrolloje. Eshte e qarte qe dituria deri me sot nuk ka arritur te hape dyert e asaj erresires qe e quajme mister. Megjithese mund te shohim qarte ate qe eshte, ne nuk mund te deduktojme prej saj cili duhet te jete perfundimi i aspiratave tona. Dituria objektive na jep ne disa instrumente te forte per te arritur disa perfundime, porse zberthimi i fundit i problemit duhet te vije prej nje tjeter burimi. Dituria e se vertetes eshte e bukur, por se eshte aq e vogel per te vepruar saqe nuk mund te pranoje as justifikimin, as vleren e aspiratave drejt njohurise se sigurt te se VERTETES. Ketu, pra, eshte kufiri qe s'na lejon te gjejme konceptin e qarte racional te ekzistences sone.
Por nuk mund te nxitohemi te themi qe mendimi inteligjent nuk luan rol ne formimin dhe zberthimin e disa te vertetave dhe te gjykimit ETIK te mendimit perendimor. Kur e kuptojme qe per te arritur nje qellim na duhen mjete shkencore te nevojshme, duhet t'i perdorim keto mjete. Inteligjenca na i qarteson interelacionet e mjeteve per te arritur nje perfundim. Mirepo mendimi i thjeshte nuk mund te na jape nje ndjeshmeri te te vertetave konkluzive. Per t'i bere te qarta keto perfundime themelore dhe vleresime te sigurta dhe per t'i mberthyer ato ne jeten tone emocionale, qe eshte saktesisht funksioni me i rendesishem, eshte pune e besimit qe duhet te zhvilloje e te rrenjose ne jeten shoqerore te njeriut ato vlera.
Po te me pyesin shkencetaret se nga vjen ky autoritet qe vendos keto perfundime kaq te rendesishme, derisa ky autoritet nuk mund te perligjet me ane te arsyes, une u pergjigjem se ai ose ata autoritete ekzistojne ne cdo shoqeri te shendoshe, si tradita te fuqishme veprojne mbi sjelljen, aspiratat dhe gjykimet e individeve; ato jane atje, ato veprojne atje si dicka JETESORE, pa qene nevoja te kerkojne justifikime per ekzistencen e tyre.
Ato vine ne QENIE, jo nepermjet demonstrimeve, por nepermjet te REVELACIONIT, nepermjet personaliteteve te fuqishme. Nuk duhet te mundohemi t'i perligjim, porse vetem t'i kuptojme, t'i prekim, t'i ndjejme ne natyren e tyre thjeshtesisht, qartesisht. Parimet me te larta te aspiratave dhe te gjykimeve tona, na jane dhene nepermjet te disa besimeve, po me qartesisht ne traditen fetare cifute-kristiane. Eshte nje qellim shume i larte qe me mjetet tona te dobeta dhe jo te persosura deri me sot, mund te arrijme vetem pak adeguatisht (sigurisht shkencor), porse qe na jep neve themele, baza, formula per vleresime te aspiratave tona.
Po ta veshtrojme kete qellim (teze) jashte formes fetare dhe ta studiojme nga pikepamja njerezore, ne mund ta formulojme keshtu: nje zhvillim i lire dhe i pergjegjshem i individit ne menyre qe ai te mund t'i vere (t'i bazoje) fuqite e tij ne sherbim te mendimit njerezor per perparim. Nuk ka vend ketu per ngritje deri ne qiell divinizor te nje kombi, te nje race, te nje klase ose te nje individi. Jemi te gjithe pjelle e nje ATI. As divinizmi i njerezimit si nje totalitet abstrakt, nuk do te hynte ne shpirtin e ketij ideali. Shpirti i eshte dhene vetem nje individi dhe fati, detyra, qellimi i cdo individi eshte t'i sherbeje shoqerise dhe jo ta zoteroje shoqerine ose te imponoje veten e tij ne cdo menyre tjeter.
Vijon...
Po te veshtrojme ne SUBSTANCEN tone TRAJTEN e kesaj te vertete, mund ta aplikojme kete te vertete si apoftegme per te shprehur pozicionin demokratik. Demokrati i vertete mund te adhuroje kombesine e tij aq pak sa mundet fetari ne idhullin e tij. Funksioni i edukimit dhe i shkolles duhet te jete te rrise rinine me kete shpirtezim, qe keto parime themelore te jene per rinine si ajri qe thith. Mesimi vetem nuk e kryen dot kete qellim.
Po te duam ta perkufizojme sot shkencen, mund te themi: shkenca eshte nje perpjekje mendimi 150-vjecare, vajze qe kerkon te bashkoje me ane te mjeteve sistematike fenomenet e perceptueshme te kesaj bote ne nje shoqerim perparimtar sa me shume te mundshem. Ajo eshte tentativa per te zbuluar sa me larg e me mire rindertimin e ekzistences me ane te procesit te konceptualizimit. Po te me pyesin se cilin besim duhet te marrim per shembull, une nuk do te pergjigjem edhe sikur te jap nje pergjigje qe me kenaq mua ne kete cast; akoma mbetem i bindur qe ne asnje rrethane une nuk mund t'i bashkoj ne nje mendim te gjithe ata qe i kane dhene kesaj pyetjeje nje konsiderim serioz. Ne vend qe te pyesim se cili besim eshte me i pershtatshem per zhvillimin e problemit, une do te preferoja te me pyesin: cfare e karakterizon aspiraten e nje njeriu qe me jep mua pershtypjen se eshte besimtar i sinqerte. Per mua ai njeri eshte ai frymor i ndritur fetarisht, i cili ka cliruar veten e tij nga ferrat dhe drizat e deshirave te tij dhe qe eshte i kujdesuar me mendime, me ndjenja, me aspirata , te cilat ai i beson qe jane me vlera mbinatyrore, mbipersonale, vlera shpirt-mendim.
Ajo qe eshte e vlershme eshte fuqia e ketij MBIPERSONALITETI, qe kujdeset per mbifuqine dhe mjetet e sja mendore ne menyre qe te beje cdo skarifice per te bashkuar ate njeri me QENIEN QIELLORE; perndryshe nuk do te ishte e mundur te themi se Buda dhe Spinoza, Muhameti dhe Kartezi, Sokrati dhe Savonarola, ishin persona besimtare fetare. Nje njeri fetar eshte i dhene, i dhuruar, i sigurte, qe nuk ka dyshim mbi kuptimin dhe LARTESINE e ketyre objekteve mbinjerezore dhe qellimeve te deshiruar, te cilet, as kerkojme, as eshte e mundur t'u gjejme themele racionale. Ata ekzistojne sic ekzistojme ne, pra, ne kete kuptim besimi eshte aq i vjeter sa njeriu qe eshte bere ndergjegjes i ketyre vlerave dhe qe forcon konstance efektet e tyre. Po ta konceptojme besimin dhe shkencen ne akord me keto perkufizime eshte i pamundur nje konflikt. Sepse shkenca mund te siguroje e te sigurohet per cka eshte, po jo kurre per c'duhet te ish dhe jashte kesaj fushe mendimi vlerash, gjykimi i saj i gjithecdo kategorie qendron i nevojshem. Besimi ne ane tjeter merret vetem me vleresimin e mendimit dhe te veprimit njerezor; ai nuk mund te flase mbi fakte dhe mbi relacionet e fakteve. Ne akord me kete interpretim, konflikti i njohur ne mes te Fese e Shkences te koheve te shkuara duhet te konsiderohet si nje interpretim i gabuar i situates qe ka qene pershkruar.
Nje konflikt ngrihet kur nje komunitet fetar insiston ne vertetesine e pakundershtueshme te tekstit te Bibles. Kjo do te thote nje nderhyrje nga ana e besimit ne sferat e shkences; pikerisht aty fillon lufta e Kishes kunder doktrinave te Galileut dhe Darvinit. Nga ana tjeter, disa perfaqesues te shkences kane bere shume here nje tentative per te arritur ne gjykimin themelor ne respekt me vlera dhe perfundime ne baze te metodave shkencore dhe, ne kete menyre e kane vendosur veten e tyre ne kundershtim me besimin. Keto konflikte kane shperthyer nga gabime fatale.
Mirepo, megjithese thelbi i Fese dhe i shkences ne ekzistencen e tyre eshte i caktuar me kufij logjike njeri nga tjetri, mgjithekete ekzistojne ne mes te te dyjave marredhenie te forta reciproke dhe varesie. Me gjithe se Feja eshte ajo qe vendos qellimet finale, ajo ka mesuar nga shkenca, ne kuptimin e gjere ate qe eshte mjeti qe do te kontribuoje ne arritjen e atyre qellimeve qe ka paracaktuar. Por shkenca mund te krijohet nga ata qe i jane dhuruar se vertetes dhe botekuptimit te perbashket. Ky burim ndjenjash zberthen (vjen jashte) nga sfera e Fese. Kesaj edhe i perket BESA ne mundesine qe rregullimet e vlefshme per boten e ekzistences jane racionale, dmth te kuptueshme nga ARSYEJA. Nuk mund te konceptohet nje shkencetar i paster pa nje bese te thelle: Shkenca pa Fe = besim, eshte sakate (imperfekte), Feja (besimi) pa shkence eshte qorre.
Me gjithe cka u tha me siper, duhet sqaruar ky mendim nga nje pike esenciale, ne permbledhjen aktuale te besimeve historike; ky sqarim ka te beje me konceptin e ZOTIT. Gjate periudhave te errta historike te evolucionit shpirteror, fantazia njerezore krijoi shume ZOTA (PERENDIRA) sipas fytyres se vete njeriut, te cilet permes operacioneve te deshirave te tyre, qe pandehur dhe shpresuar qe te vendosnin si te donin ata ne menyre qe te ndikonin boten fenomenale. Njeriu u mundua te ndikoje dispozicionin e atyre ZOTAVE, ne favor te tij me mjetet e magjise dhe te lutjes.
Ideja e Zotit ne te gjitha besimet qe studiohet sot, eshte nje sublimacion i atij koncepti te vjeter te ZOTAVE. Karakteri i tij antropomorfik duket sot ne faktin qe njeriu therret QENIEN DIVINE ne lutjet e tij qe te perkryhen, te behen realitet deshirat e tij. Askush nuk mund te mohoje qe ideja e ekzistences se nje Qenieje fuqiplote, pikerisht nje Zot personal mireberes, i afte te jape ndihme, shprehje, kenaqje dhe drejtim nepermjet te virtytit te thjeshtesise se tij, eshte i kuptueshem nga co mendje e pazhvilluar.
Nga ana tjeter ekzistojne disa dobesira te ngjitura me kete ide, qe kane qene ndier me dhimbje qysh ne fillim te Historise. Kjo vihet keshtu: ne qofte se kjo QENIE eshte fuqiplote, atehere cdo ndodhi, duke permbledhur dhe cdo vendim njerezor, cdo aspirate njerezore, -te gjitha jane PUNA, VENDIM, DESHIRA E ATIJ ZOTI, atehere, pra, si eshte e mundur te akuzojme njerezit pergjegjes per veprat dhe mendimet e tyre perpara nje QENIEJE te plotfuqishme kontrolluese e Universit?
Duke dhene denime dhe dhurata AI ZOT gjykon veten e tij. Si mund te kombinohet kjo me miresine dhe drejtesine qe i kemi njohur ATIJ?
Burimi kryesor i konfliktit ne mes se sferes se Fese dhe te Shkences ne ditet e sotme qendron ne konceptin e nje ZOTI PERSONAL.
Eshte detyre e shkences te vendose rregulla te pergjithshme per te caktuar marredheniet reciproke te objekteve dhe te ngjarjeve ne KOHE e HAPESIRE. Keto ligje e rregulla te natyres, duhet te kene nje rixhiditet (fuqi, ashpersi, siguri), nje vleresim absolut qe kerkohet jo i provuar. Eshte ne vija te pergjithshme nje program e bese ne permbushjen e tij, bazuar ne suksese te pjesshme. Nuk ka njeri qe te mohoje keto suksese te pjesshme te lidhura me disfatat njerezore. Fakti qe ne baze te ketyre ligjeve ne jemi te afte te parathemi ndodhite temporale te fenomeneve ne disa fusha mendimi me saktesi te larte dhe sigurisht keto jane futur ne ndergjegjen e njeriut modern, edhe nese ky ka kuptuar pak nga permbajtja e ketyre ligjeve, ky fakt eshte vertetesi. Ai ka nevoje te konsideroje se udhetimet planetare brenda sistemit diellor, mund te llogariten perpara se te ndodhin me saktesi te madhe e baze te nje numri te vogel ligjesh. Ne kete menyre, ndonese jo me te njejten SAKTESI, eshte e mundur te llogarisim perpara se te ndodhin, menyren e nje operacioni te nje motori elektrik, nje sistem transmisioni ose te nje aparati pa tela, edhe kur kemi te bejme me nje zhvillim te ri te shkences perkatese.
Nganjehere numri i faktoreve qe hyjne ne lodren fenomenalogjike eshte kompleks, ndaj falimenton, p.sh., te mendojme ne parapamjen e kohes disa dite me pare eshte e pamundur saktesisht, sepse disa ndodhi atmosferike jane jashte kontrollit njerezor.
Kemi hyre ne rregullimin e gjerave te gjalla, sa per te caktuar rregullat e domosdoshmerise, si p.sh. rregulli sistematik i trashegimise fizike, me efektet e helmit, te alkoolit si percaktuese e sjelljes se njeriut. Akoma na mungon nje unaze lidhjeje te gjeneraliteteve te thella, te ligjeve te pergjithshme, po nuk na mungon dituria e rregullit ne vetvete. Sigurisht qe doktrina e nje Zoti personal qe interferon me ndodhite natyrale nuk mund te refuzohet nga shkenca, sepse kjo doktrine mundet te gjeje shpetim ne ato fusha mendimi ne te cilat dituria shkencore ende nuk ka mundur te hyje e t'i njohe.
Ne luften per miresine etike, mesuesit e Feve, duhet t kene guxim te braktisin doktrinen e nje Zoti personal, dmth ta harrojne ate mendim dogmatik te frikes dhe te shpreses, i cili ne te shkuaren ka luajtur nje rol deciziv ne duart e fetareve. Fetaret ne pune te tyre duhet te jepen pas perpunimit te atyre fuqive shpirterore qe kultivojne Zotin, Te Verteten, Te Bukuren ne vete njerezimin. Kjo eshte nje detyre e zorshme dhe, pasi mesuesit e Feve te kryejne kete proces te kulluar, ata do te njohin me gezim qe feja e vertete ka qene fisnikeruar dhe bere me e thelle me ndihmen e diturise shkencore.
E gjithe dituria e cdo fushe do te bazohet ne thellesine e racionalitetit te manifestuar ne EKZISTENCEN. Ky qendrim eshte fetar ne kuptimin me te larte te arritur prej njeriut. Feja duhet te pastroje llozhurat e koheve te erreta te antropomorfizmit dhe te kontribuoje per nje spiritualizem te kuptimit tone te jetes.
Sa me shume te perparoje evolucioni shpirteror i mendimit njerezor aq me i sigurte eshte udhetimi i fetarizmit te sinqerte, i cili te mos qendroje ne friken e jetes, ne friken e vdekjes dhe ne besen qorre, porse pasi te kete fituar diturine njerezore, te jetoje me siguri qenieje pergjegjese.
Kjo teze qe duket e kundert me ateizmin ekzistencialist te Heideggerit me shume se te Sartri, qendron ne permiresimin e pozicionit te njeriut kundrejt ETERNITETIT. Nuk duhet te deshperohet njeriu sa qe te preferoje VETVRASJEN perpara BOSHESISE, sepse nuk ka arritur mendja e tij te zbertheje problemin ontologjik dhe ate te KOZMOGONISE.
Ateisti i bazuar ne ndjenja te sotme dhe ne panjohjen e se ardhmes e studjon jeten e njerezve mbi planet persa milione shekujsh kane per te ardhur, me zgjatjen e jetes se tij. Me ngjan sikur nje plesht kerkon te peshohet ne kandarin e peshes qe fut atomin ne bomben atomike.
Vijon...
Krijoni Kontakt