Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Vlerësimi i diturive nëpër shkollat tona

    Vlerësimi i diturive nëpër shkollat tona


    Meqë jam punëtorë arësimi, do të doja të dijë mendimin tuaj për metodat bashkëkoohore të vlerësimit përmes testimit.
    A mendoni qe është vlerësim më i drejtë vlerësimi përmes testimit apo më i drejtë dhe më i sakt është vlerësimi përmes përgjigjeve me gojë dhe vlerësimit sistematik që aplikohej më herët?
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  2. #2
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Tani, me goje apo me shkrim, perseri testim quhet apo jo?

    C'fare ke parasysh kur thua "me goje" se keshtu permendesh, vetem papagajte e mesojne. Ne behet fjale per prezantim te nje projekti, ketu ndryshon puna. Por derisa nxenesi te arrije deri ketu, i duhet shume, shume pune ne leter.

    Une jam per ne leter. Keshtu i jep mundesine te mendohet mire, e ne s'del gje te mendohet prape, e pastaj te pergjigjet.
    Summertime, and the livin' is easy...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Citim Postuar më parë nga Cupke_pe_Korce
    Tani, me goje apo me shkrim, perseri testim quhet apo jo?

    C'fare ke parasysh kur thua "me goje" se keshtu permendesh, vetem papagajte e mesojne. Ne behet fjale per prezantim te nje projekti, ketu ndryshon puna. Por derisa nxenesi te arrije deri ketu, i duhet shume, shume pune ne leter.

    Une jam per ne leter. Keshtu i jep mundesine te mendohet mire, e ne s'del gje te mendohet prape, e pastaj te pergjigjet.
    Është e vërtetë se quhet testim, por mënyra e dhënjes së përgjigjeve dallon. Në testimin me shkrim nxënësi përgjigjet në një numër të caktuar pyetjesh (10-20) që përfshijnë një pjesë të lëndës mësimore, por janë përgjigje shumë të kufizuara që nuk lejojnë kreativitetin e nxënësit. Thjeshtë janë përgjigje të thata dhe nuk lejojnë vlerësim real të njohurive të nxëna. Në përgjigjen gojore para nxënësve të tjera dhe mësimdhënësit, nxënësi mund të ketë edhe ndihmën e mësimdhënësit në formulimin e drejtë të përgjigjes, gjë që në testimin me shkrim nuk i mundësohet.
    Pastaj testimi me shkrim jep më shumë mundësi të keqpërdotrimit në aspektin e të kopjuarit të përgjigjes nga të tjerët, që automatikisht nuk është vlerësim real.

    Nuk është fjala për mbrojtjen apo paraqitjen e projekteve, sepse ato edhe nëse bëhen me shkrim, mbrohen sit ë tilla me përgjigjen gojore, apo prezentimin gojor të projektit, sepse vetëm paraqitja në letër tregon shumë pak nga përmbajtja e vërtetë e projektit.

    Ja një shembëll: Si lixherues në Shkollën e Lartë Teknike ne Ferizaj kisha një projekt rreth konstruktimit të vinçave dhe veç prezentimit me shkrim, në sallën e prezentimit kisha të gjithë kolegët mësimdhënës, musafir nga Fakulteti Teknik në Prishtinë dhe studentët e interesuar. Paraqitja me shkrim zgjati 25 minuta, por përgjigjet në pyetjet e atyre që ishin prezent zgjati hiq më pak se 45 minuta (qështja e interesimit për më shumë njohuri se sa që mund të përfshinte pjesa me shkrim e projektit-detajet)
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  4. #4
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Ketej nga jam une kane nje shprehje qe thote: "Ne qofte se nuk eshte e shkruar, nuk ekziston." (If it is not written, it does not exist!)

    Me vjen keq por nuk kuptova asgje ne lidhje me ate qe pyet. Ndoshta ka kaluar shume kohe qe kur kam qene "nxenese."
    Summertime, and the livin' is easy...

  5. #5
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Nuk e di se se si i keni bere eju ne Kosove , por ne Shqiperi kur pyeteshe me goje , pyeteshe vetem per temen e dites, ndersa testimi behej per nje kapitull te caktuar(flas per tetvjecaren dhe gjimnazin, se vetem ato kam bere atje).
    Megjithate mendoj se mesimedhenia eshte art me vehete, smjafton vetem te jesh i aftene lenden qe jep,pjese e ketij arti eshte dhe vleresimi i studenteve. Nje mesues i mire di ti dalloje studentet e vet, gjithashtu dhe nivelin e tyre, keshtuqe testimet, me shkrim apo me goje qofshin, per nje mesues jane thjesh formale...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Citim Postuar më parë nga Antipatrea
    Nuk e di se se si i keni bere eju ne Kosove , por ne Shqiperi kur pyeteshe me goje , pyeteshe vetem per temen e dites, ndersa testimi behej per nje kapitull te caktuar(flas per tetvjecaren dhe gjimnazin, se vetem ato kam bere atje).
    Megjithate mendoj se mesimedhenia eshte art me vehete, smjafton vetem te jesh i aftene lenden qe jep,pjese e ketij arti eshte dhe vleresimi i studenteve. Nje mesues i mire di ti dalloje studentet e vet, gjithashtu dhe nivelin e tyre, keshtuqe testimet, me shkrim apo me goje qofshin, per nje mesues jane thjesh formale...
    Antipatrea,

    Mu kjo qështja e formalizmit ishte shtytje që të shtroj këtë qështje për diskutim. Unë kam një përvojë mjaft të gjatë pune në arsim dhe kam kaluar nëpër metoda të ndryshme vlerësimi, gjë që më bën të mundshëm krahasimin në mes të metova vlerësuese. Nxënsit (student sido që ti quajm) unë i vlerësoj në shumë mënyra, por gadi–gadi ajo që njihet si zyrtare është vlerësimi me shkrim apo testimi. Dke pasur parasysh se sipas meje ky vlerësim është joreal, atëherë edhe nota vlerësuese është diçka që sjell me vehte shumë dyshime dhe që kujtoj është larg reales. Nëse në kohën tënde është bërë vlerësimi me gojë vetëm për temën e fundit, kurse vlerësimi me shkrim për një kapitull të tërë, atëherë është qështje krejtësisht tjetër.
    Unë aplikoj metodat e reja të punës me nxënës ku kërkohet që 75% e orës mësimore të jetë në fokus nxënësi, kurse 25% mësimdhënësi, ose më mirë thënë, nxënësit e pregadisin temën që duhet trajtuar për atë orë, e shpjegojë ashtu si dinë ata, kurse unë i përmirësoj në gabimet e mundëshme dhe e elaboroj pjesën që atyre iu mungon, duke e zgjeruar me njohuri të tjera jasht tekstit mësimor. Në këtë mënyrë kam pasqyrën e plotë se kush sa din dhe çfarë vlerësimi mund të jipet.
    Pyetja ime këtu kishte të bënte me thyerjen që metodat e reja të vlerësimit sjellin dhe sa real mund të jetë ai vlerësim.

    Cupke_pe_Korce,

    Të falemnderit edhe ty për mendimin e dhënë
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. Kriteret për njohjen në Shqipëri të diplomave të huaja
    Nga shigjeta në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 27-09-2009, 04:52
  3. Kryqi ne shkollat italiane
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-08-2006, 05:04
  4. Pranimet ne universitet per 2006-2007
    Nga helene në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 31-01-2006, 04:18
  5. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-06-2003, 03:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •