Hyrje- meqe me Danielin edhe Driten kemi filluar nje diskutim mbi ceshtjen nese eshte Kurani i sotem ai qe muslimonet pretendojne te kete qene gjithnje e i pa ndryshuar, une po vazhdoj kesaj hereme nje zbulim, qe kur e degjova per here te pare,muslimonet e pranishem, vecse terbimit edhe zemerimit ( ashtu sic i ka hije nje "burri", do ti pelqente te thoshte Drita) nuk dhane ndonje pergjigje tjeter.
============================================
Hulumtues me interesa te ndryshme akademike edhe theologjike po parashtrojne teori kundershtuese mbi Kuranin edhe historine islamike, edhe po bejne c'eshte e mundur per te riinterpretuar Islamin per boten moderne. Kjo, ashtu edhe sikur nje shkollar thote eshte nje 'ceshtje sensitive'.
Ne vitin 1972, gjate restaurimit te Xhamise se madhe ne Sana'a te Jemenit, punetoret qe po punonin ne nje hapesire midis pjeses se brendeshme edhe catise se jashteme, verejten perballe nje vendvarrim me vlera, edhe pse nuk e kuptuan menjehere kete. Padituria e tyre ishte e falshme: Xhamite zakonisht nuk permbajne varre, edhe ky vend nuk kish as gurre varri, as eshtra, e as sende me vlere te perdorura per varrim. Ne fakt nuk permbante gje tjeter se nje grumbull dokumentash qe s'te binin ne sy prej parcmenti te vjeter edhe letre -- libra te demtuar edhe faqe personale te nje teksti arabik, te ngjitura prej shirash nder shekuj edhe lageshtise, edhe te ngrena me kalimin e viteve prej mijsh edhe insektesh. Duke dashur te mbaronin punen e ngarkuar, punetoret i mblodhen manuskriptet e i shtypen ne afro 20-te thase patatesh, edhe i vendosen menjeane tek shkallet e minarese, ku edhe i kycen -- edhe ku ndoshta do te ishin harruar serish, po te mos ishte per Kadi Ismail al-Akva, presidenti i atehershem i autoriteteve te antikitetit ne Jemen, i cili e kuptoi potencialin e rendesise te asaj qe u gjet.
Al-Akva kerkoi asistence nderkombetare per te ekzaminuar copezat, edhe me 1979 ia doli mbane ti ngjallte interesim nje shkollari gjermon, i cili nga ana tjeter bindi qeverine gjermone qe te organizoje edhe themeloje nje projekt. Fill pas fillimit te projektit, u be e qarte se thesari ishte nje shembull i cfare kohe mbas kohe do te referohet si 'leter varri' -- ne kete rast vendi i prehjes, midis gjerave te tjera, per dhjetra mijra fragmente prej afro nje mije parcmenteve te ndryshme kodikesh te Kuronit, Shkrimit te shenjte te muslimoneve. Ne disa qarqe muslimanesh te devotshem mendohet se kopje te Kuranit te demtuara ose te gervishtura duhet te dalin jashte qarkullimit; keshtuqe idea e nje varri, e cila ruan shenjterine e tekstit vene ne prehje edhe siguron se do te lexohen vetem botime te kompletuara edhe te panjolla te Shkrimit.
Disa prej faqeve te parcmentit ne thesarin e Jemenit, dukej se datonin deri ne shekullin e shtate edhe te tete A.D., apo dy shekujt e pare muslimon -- pra me fjale te tjera ishin fragmente nga ndoshta Kuroni me i vjeter ne ekzistence. Per me teper, disa prej ketyre fragmenteve zbuluan crregullsi te vogla por intgriguese per teksitn standart te Kuronit te sotem. Te tilla crregullsi, edhe pse jo te papritura per historiane tekstuale, jane ne konflikt te pazakonte me bindjet e ortdokseve muslimone qe Kuroni ashtu sikur na ka arritur sot eshte thjesht Fjala e Zotit perfekte, jashte kohe edhe e pandryshuar.
Perpjekja per riinterpretim te Kuronit nga sekulare (civile) -- duke u bazuar pjeserisht ne evidencat tekstuale, si ato te dhena prej fragmenteve te Jemenit -- eshte problematike edhe ofenduese per shume muslimone. Sidoqofte, midis atyre qe e duan kete riinterpretim, ka shkollare, muslimane te cilet mendojne se nje perpjekje e tille, e cila ka si qellim kresisht, vendosjen e Kuranit ne histori, do ta pajise Islamin me energji per nje rilindje te llojeve -- risaktesim te tradites, nje shkuarje perpara duke shikuar pas. Keshtu teper i mbyllur per nje argument shkollaresk, ky lloj i te menduarit mund te jete sidoqofte teper i fuqishem edhe -- sikur edhe e vertetoi historia e rilindjes edhe reformacionit -- mund te jete nje faktor kyc per ndryshime shoqerore. Kuroni, ne fund te fundit, eshte teksti me influesncues ideologjik i botes se sotme.
Shikim i fragmenteve
vijon...
Krijoni Kontakt