Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Question Çfarë kuptoni me termin Demokraci?

    perSHENDETje
    Fjalen demokraci e degjojme shpesh dhe e shqiptojme shpesh, por nje gje eshte e sigurte se secili prej nesh kur thote fjalen demokraci ka dicka tjeter ne tru nga ajo qe mund te kuptoje bashkebiseduesi. Ju si e kuptoni termin "demokraci"?
    falemiNDERit

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-10-2003
    Postime
    153
    Vepro si te them une,mos vepro si veproj une,

  3. #3
    ABC Maska e bicjani
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    poshte gjallices
    Postime
    130
    Denokraci=Sali Berisha
    .................................................. ..........
    .................................................. ..........
    .................................................. ..........

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2004
    Postime
    18
    Eh kete teme duhet me e mesue permendesh,bile duhet te behete lende mesimore edhe neper shkolla.Lende mesimore qe ne mesojme se si ruhet njeriu -KRIJESA NJEREZORE NBA BASTARDIMI .E vecanerishr neve shqiptareve na nevojitet ky mesim qe tua leme trashegim gjeneratave te ardhme.Se pari me dashte atdheun dhe popullin e saj ,e kure mos me te shkue mendja me e perbuze dhe ra me shqelm se ai largohet dhe shkon e kerkon meshire,me ndonji komb tjeter.

    Ndogjoja mendimin edhe nese e ka gabim ,e jo me ia hudhe cdo fjale te tij poshte.

    Ne shqiptaret tentojmer qe te gjithe jemi te mencur,por mashtrohemi fakti tregon se ne jemi me te varferit ne Ballkan,cfar pergjejgje do ti japim gjenerates sere.

    Ne jemi nji komb qe kemi vra bura me fame ma sume se ndonji komb ne evrope.krahasoni vehten me sllovenet bullgaret t tj,

    Pse ne kemi ngreh gishtin e krimit figurave te famshme kombetare e vacanerisht pas luftave qe kemi ba ,ne kemi marre jetera komandantesh qe kane qene ne balle te frontit---PSE?

  5. #5
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Cdohere kam dashur te foli dhe bisedoj dhe flas per tema te ketilla,ndoshta edhe vete fakti qe studioj per kete me ben te ketille.
    Demokracia e ka prejardhjen nga fjala greke demos dhe kratios.
    Demos= populli ndersa kratios=populli
    Pra ne perkthim direkt,demokracia perkthehet si sundim i popullit.
    Ndersa ne kohe bashkohore kuptimi i demokracise nga pikepamja ime eshte sundim i popullit nepermjet te zgjedhure te tyre ne ane politike dhe demokratike.
    Ndoshta edhe gaboj,por perkufizimet per demokraci ndryshojne.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku
    perSHENDETje
    Fjalen demokraci e degjojme shpesh dhe e shqiptojme shpesh, por nje gje eshte e sigurte se secili prej nesh kur thote fjalen demokraci ka dicka tjeter ne tru nga ajo qe mund te kuptoje bashkebiseduesi. Ju si e kuptoni termin "demokraci"?
    falemiNDERit

    Çka është demokracia?

    Që t`i përgjigjemi kësaj pyetje të rëndësishme marrim si shembull një bashkësi njerëzore. Njëra nga këto bashkësi, e njohur për ne të gjithë, është familja. Ajo përbëhet nga babai, nëna dhe fëmijët. Një familje e tillë banon bashkë, ushqehet bashkë, jeton bashkë. Andaj edhe lindin probleme, të njohura për ne: Kush do t`i hedhë plehërat, cili program do shihet në televizion, kush vendos se çka do te ndodhë?

    Ekzistojnë dy mundësi. Njëra është kur vendosë një njeri, në rastet kur ai mund t`i kundërshtoj pjesëtarët tjerë të familjes, psh. ai i cili mbanë në dorë telekomandën, vendosë se cili program do të shihet në televizion.



    Mirëpo, ekzistojnë edhe mënyra tjera. Të gjithë së bashku mund të vendosin. Në rastin tonë, kjo don të thotë marrëveshja në mes të pjestarëve të familjes atë se cili program do të shikohet. Personi që ka telekomandën në dorë e lëshon programin e zhgjedhur nga të gjithë së bashku.


    Ngjashëm si në familjen tonë të vogël, edhe në bashkësitë më të mëdha, siq janë psh. banorët e një shteti, lindin probleme gjatë bashkëjetesës. Edhe këtu duhet të mirren vendime. Me këtë rast nuk bëhet fjala më për programin televiziv, por për programin e një shteti, pra për gjërat që do të ndodhin në të.

    Edhe në shtet ekzistojnë dy mundësitë e vendosjes, ngjashëm si në familjen tonë të vogël. Edhe këtu, mundësia e parë është ajo kur një njeri vendosë se çka do të behet, njëri pra, i cili në dorë mbanë telekomandën. Këtë person po e quajmë qeveritar, pasi që ai qeverisë shtetin, pra përcakton programin e tij. Ky qeveritar posedon shumë pushtet dhe udhëheqë mbi njerëzit tjerë, mbi popullsinë. Popullsia në këtë rast nuk ka shumë influencë, ajo ka vetëm pak të drejta. Ajo nuk vie në posedimin e telekomandës, kështu që s`i mbetet
    tjetër veçse ta lejë qeveritarin të vendosë për programin.

    Padrejtësi, apo jo? Mirëpo ekziston edhe mundësia e dytë, në të cilën, çdonjëri ka të drejta dhe në këtë mënyrë edhe një çikë pushtet. Të gjithë së bashku zgjedhin një qeveritar, të cilit ia japin pushtetin e tyre për një kohë të caktuar, në mënyrë që ai ta startoj programin qeveritar. Qeveritari mund ta bëjë këtë vetëm nëse me të pajtohet edhe popullsia. Ai nuk mund të zhvilloj një program të tillë, i cili popullsisë ia merr apo ia
    kufizon të drejtat.

    Kjo mund të paraftyrohet si vijon: Çdo qytetar ka një bateri. Të gjithë së bashku zgjedhin një qeveritar, të cilit ia japin një telekomandë gjigante. Kësaj telekomande i nevoiten shumë bateri për të funksionuar. Për këtë arsye qytetarët ia huazojnë atij bateritë e tyre. Qeveritari ka për aq kohë pushtet mbi telekomandën, aq sa bateri i japin atij qytetarët.

    Kur të hargjohen bateritë dhe qeveritari nuk merr më bateri të reja nga qytetarët, ai nuk mund të qeverisë më. Në çdo rast qytetarët duhet të mendohen mirë para se të vendosin për apo kundër dhënies së baterive të reja qeveritarit.

    Këto ishin dy format e rregullimit të jetës në mes qeveritarit dhe popullsisë. Për të dyja format mund të gjenden shumë shemuj. Forma e parë, diktatura, në të cilën qytetarët kanë pak të drejta, ka mbretëruar në Evropë deri në fund të shek. XVIII. Më pas, popullsia filloi të vetëdijësohet për padrejtësitë e këtij sistemi. Që atëhere, në mbrendësi të Evropës u përhap mundësia e dytë, demokracia – me bateritë - edhe pse ajo është e vjetër mbi 2000 vjet, siç do të mësojmë edhe në kursin themelor 2. Në rrjedhën e shek. XX ajo filloi të praktikohet gjithnjë e më tepër në shumë shtete anembanë botës.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    Si u zhvillua demokracia?
    Qytetet-shtete antike greke, para së gjithash Athina, konsiderohen djep i demokracisë, e cila si e tillë është e lashtë më se 2500 vjet. Në këtë sekuencë themelore do të flitet për historinë e demokracisë.

    Gjatë shtjellimit të kësaj teme do të orientohemi në ndarjen e rëndomtë në tri pjesë të historisë: historia në antikë, mesjetë dhe në kohën e re.

    Demokracia në Polisin antik

    Demokracia në mesjetë

    Demokracia në kohën e re (Locke, Montesquieu, Rousseau)


    Në një faqe të veçantë mund të gjeni informacione themelore mbi klasikët e filozofisë politike. Për zbatimin e kësaj materie teorike në mësimdhënie mund të përdorni edhe bisedën e imagjinuar në mes Hobbes-it, Locke-s dhe Rousseau-t, bisedë kjo e cila sqaron filozofinë e tyre mbi shtetin:

    Diskutim televiziv në mes Hobbes, Locke dhe Rousseau rreth filozofive të tyre mbi shtetin

    Diskutimi i mёposhtёm i imagjinuar nё mes tre filozofёve mё tё rёndёsishёm tё teorisё mbi shtetin ёshtё tejet i pёrshtatshёm pёr zbatimin nё procesin e mёsimdhёnies tё kёsaj materie tё komplikuar teorike. Ai u zhvillua nga Bernd Rolf dhe u publikua pёr herё tё parё nё Revistёn pёr Didaktikё, Filozofi dhe Etikё (Nr. 4/1998).


    Ç`na duhet shteti?
    Debat televiziv nё mes Thomas Hobbes, John Locke dhe Jean-Jacques Rousseau

    Moderatori: Tё nderuar zonja dhe zotёrinj, mirёseerdhёt nё emisionin e sotёm tё rubrikёs "Forumi i filozofisё". Këtë herë bёhet fjalё pёr qështjen: Çfarë na duhet shteti? Kam nderin t`ju prezentoj tre filozofёt mё tё rёndёsishёm tё filozofisё shtetёrore, francezin Jean-Jacques Rousseau, anglezin John Locke dhe bashkёatdhetarin e tij Thomas Hobbes.
    Zoti Hobbes, ju jeni themelues i filozofisё moderne shtetёrore. Kryeveprёn tuaj tё publikuar nё vitin 1651 e titulluat "Leviathan". Ç`nёnkupton ky titull enigmatik?

    Hobbes: Njerёzit nё kohёn time e njihnin dhiatёn e vjetёr. Atje, nё kapitujt Hiob dhe Jesaja, por edhe nё psalme, pёrmendet njё pёrbindёsh me emrin Leviathan, njё lloj gjarpёri apo dragoni, i cili njerёzve ua shtie frikёn dhe tmerrin. Kёtё pёrbindёsh unё e kam pёrdorur si simbol tё pushtetit. Shteti, si pushteti mё i lartё tokёsor pёrhapё frikёn dhe tmerrin dhe i nёnshtron nё kёtё mёnyrё tё gjitha pushtetet e tjera.


    Moderatori: Kjo paraqet njё pikёpamje krejtёsisht tjetёr mbi shtetin nga ajo e filozofit antik Aristotel, e cila vlente deri nё mesjetё. Pёr Aristotelin, i cili njeriun e sheh si krijesё sociale, shteti nuk paraqet diçka tmerruese, por deri diku realizimin e tё qenit njeri.

    Hobbes: Keni tё drejtё. Mirёpo une mё nuk e konsideroj njeriun si krijesё shoqёrore, por nisem nga individёt dhe liria e tyre individuale. Askush nuk i ёshtё nёnshtruar nga natyra dikujt tjetёr, kёshtu qё kufizimet e ndryshme tё kёsaj lirie, pra edhe pёrmes shtetit, janё vetёm atёherё tё arsyetueshme, nёse pёr to mund tё vendosё secili qytetar. Nё "Leviathan" desha tё tёrheqё vёrejtjen se shteti, i cili pёrhap frikё dhe tmerr, tek e fundit bazohet nё pёlqimin e tё gjithё njerёzve.

    Moderatori: A mund t`i pёrsёritni edhe njёherё argumentet tuaja?

    Hobbes: Shikoni, pёr ta arsyetuar ekzistencën e shtetit unё nisem nga gjendja natyrore, pra nga e kundёrta e asaj qё unё dua tё dёshmoj.

    Moderatori: Nё gjendje e tillё nuk ekziston mё askund nё botё. Ku jetojnё atёherё njerёzit nёn kushte tё tilla natyrore?

    Hobbes: Me sa duket nuk mё keni kuptuar si duhet. Me gjendje natyrore unё nuk mendoj njё gjendje primitive tё zhvillimit, nё tё cilёn, njerёzit janё tё detyruar tё jetojnё pa ndihmёn e mjeteve teknike. Me kёtё unё mendoj gjendjen nё tё cilёn ndodhen njerёzit kur nuk ekziston shteti, pra gjendjen pa pushtet, pa ligje etj. Pёrveç kёsaj, kёtu bёhet fjala pёr njё eksperiment mendimesh. Unё nisem nga njё gjendje e tillё pa shtet, pёr tё studijuar se cilat mangёsi do tё paraqiteshin me kёtё rast. Prej kёsaj do determinohej mandej nevoja e ekzistencës sё shtetit. Unё nisem nga presupozimi se tё gjithё njerёzit do tё pranonin autoritetin shtetёror, nё rast se ai do tё ishte nё gjendje ta menjanojë kёtё mangёsi.


    Moderator: Mmh, kuptoj. E pёr çfarё mangёsish bёhet fjalë atёherё?

    Hobbes: Gjendja natyrore pёr mua karakterizohet nga "lufta e secilit kundёr tjetrit". Me kёtё dua tё them se njerёzit, pa shtet, gjithnjё jetojnё nё gjendje lufte. Mirёpo ata, nё njё rast tё tillё do tё jetonin nё njё mosbesim dhe armiqёsi ndaj njёri-tjetrit dhe do tё ishin nё çdo kohё tё gatshёm t`i kundёrvihen me armё njёri-tjetrit. Pёr tё qenё mё i qartё: njeriu pёr njeriun ёshtё ujk ...

    Rousseau: ...dokёrr! Njeriu, nga natyra nuk ёshtё aspak egoist dhe i keq, siç e kam cekur edhe nё veprёn time: "Diskurs mbi prejardhjen dhe bazat e pabarazisё sё njerёzve".

    Moderatori: Z. Rousseau, ju lutem mos e ndёrpreni z. Hobbes. Mё pas do ta keni edhe ju mundёsinё ta shprehni pozicionin tuaj.

    Hobbes: z. Rousseau, po tё shikohet nё mёnyrё reale, njerёzit parasёgjithash janё tё interesuar nё mbarёvajtjen e tyre vetjake, ata janё egoistё. Kёtё pikёpamje - nёse doni pesimiste mbi njeriun - unё e kam fituar gjatё kohёs sё gjatё tё luftёs qytetare nё vendin tim, luftё kjo e cila e rrezikoi ekzistencёn time dhe me detyroi nё vitin 1640 ta lё vendlindjen dhe tё jetoj 10 vjet tё tёra nё ekzil nё Francё. Pёrveç kёsaj, natyra, njerёzit i ka krijuar pёrafёrsisht tё njejtё. Edhe njeriu mё i dobёt ёshtё mjaft i fortё sa ta vrasё tё fortin nёse ai pёrdor dinakёrinё apo bashkohet me tё tjerёt. Nga kjo rrjedh se nё gjendjen natyrore askush nuk mund të pretendoj njё pёrparёsi, tё cilёn njё tjetёr nuk do tё ishte nё gjendje ta kёrkojё pёr vete. Nё rast se nuk ekziston shteti, atёherё çdonjёri ka tё drejtё tё bёj gjithçka. Nё kёtё mёnyrё lind konkurrenca dhe grindjet, pra ajo, tё cilёn unё e quajta "luftё tё çdonjёrit kundёr tjetrit".


    Moderatori: Si ёshtё i mundur shmangia e njё lufte tё tillё?

    Hobbes: Rruga e vetme pёr shmangien e kësaj ёshtё krijimi i njё pushteti tё pёrgjithshёm, d.m.th. themelimi i shtetit. Aktin e lindjes sё shtetit unё e kam quajtur marrёveshje shoqёrore. Ajo nuk duhet tё ngatёrrohet me marrёveshjen e sundimit, sepse ajo lidhet mes princit dhe popullit. Marrёveshjen shoqёrore e lidhin qytetarёt mes veti, e jo me sunduesin. Nёse e drejta pёr gjithçka paraqet shkakun e luftёs, atёherё njerёzit, me qёllim tё ruajtjes sё paqes, duhet ta lidhin njё marrёveshje, nё tё cilёn deklarojnё se heqin dorё nga kjo e drejtё pёr gjithçka, dhe ia bartin pushtetin njё njeriu, pra sovranit. Me ndihmёn e pushtetit tё tij, sovrani ёshtё nё gjendje t`i mbrojё ata nga sulmet e ndёrsjella dhe nga sulmet e tё huajve. Kjo detyrё mund tё merret edhe nga njё bashkёsi njerёzish.

    Moderatori: Besoni me tё vёrtetё se njerёzit vullnetarisht janё nё gjendje tё heqin dorё nga tё drejtat e tyre?

    Hobbes: Po, sepse edhe vetё egoisti e ka të qartë se shikuar nё aspektin afatgjatё, pёr tё, mё shumё ia vlenё tё jetohet nё paqe dhe siguri se sa nё njё gjendje permanente tё frikёs nga vdekja, gjendje tё cilёn ai do ta kishte nё situatë lufte. Ndërsa egoisti dёshiron tё jetoj mundёsisht i qetё, pёr ç`gjё paqa ёshtё parakusht.

    Moderatori: Çfarë ndodhё nё rast se njё pjesё e njerёzve nuk e nёnshkruajnё marrёveshjen?

    Hobbes: Kjo nё fakt do tё paraqiste njё problem. Njeriu ёshtё nё gjendje tё heqё dorё nga diçka vetёm nёse tё gjithё tё tjerёt e bёjnё tё njejten gjё dhe nёse heqja dorё nga e drejta e tij tё tjerёve nuk u sjellё pёrparёsi. Mirёpo nё anёn tjetёr e dijnё tё gjithё, se marrёveshja fare nuk do tё arrihej nёse tё gjithё - me pёrjashtim tё sovranit - nuk heqin dorё nga tё drejtat e tyre. Mё duhet t`iu pёrkujtoj edhe njёherё se ne gjendemi kёtu nё njё eksperiment mendor. Sepse nё realitet nuk lidhet marrёveshtja nё fjalё. Shpresoj se ia kam arritur tё tregoj se tё gjithё njerёzit, nё rast se do tё mendonin mirё, do ta pranonin njё marrёveshje tё tillё. Nga kjo vie nё pёrfundim se ekzistenca e shtetit ёshtё e arsyeshme.



    Moderatori: Kuptoj. E sa e madhe ёshtё sipas mendimit tuaj fuqia e shtetit?

    Hobbes: Pёrgjigja e kёsaj pyetje gjendet nё atё qё u tha deri tani. Derisa shteti u garanton qytetarёve lirinё dhe sigurinё, qytetarёt duhet t`i binden atij plotësisht. Askush nuk ka tё drejtё t`i bёj rezistencё vullnetit tё sovranit, madje as nё rastin kur ndjehet i trajtuar pa tё drejtё. Sovrani nuk mund tё detyrohet tё japё llogari pёr ekzekutimin psh. tё njё njeriu tё pafajshёm nёse beson se kjo ёshtё e domosdoshёm pёr ruajtjen e paqёs. Obligimi pёr t`u dhёnё llogari shtetasve mbaron vetёm atёherё kur shteti nuk ёshtё mё nё gjendje ta kryej detyrёn e sigurimit tё paqes.

    Rousseau: Skandal! Me kёtё do tё arsyetohej madje edhe monarkia absolute. Pёr mua si demokrat kjo ёshtё e papranueshme. Askush nuk mund tё pajtohet me gjendjen, nё tё cilёn qytetarёt nuk kanё liri dhe tё drejta.

    Hobbes: Njё gjё duhet ta kuptoni: vetёm shteti i fortё ёshtё nё gjendje ta nxisё paqen. Ky tё pakten ёshtё pёr mua rezultati i luftёs qytetare nё vendin tim, e cila u ndёrpre nё vitin 1649 vetёm me anё tё diktaturёs sё Cromwell-it. Nё krahasim me terrorin e anarkisё, rreziku nga despotizmi mё duket se ёshtё njё e zezё mё e vogёl.



    Moderatori: Unё nuk jam i sigurtё nёse ёshtё e mirё kjo alternativё. - Tё kalojmё tek ju z. Locke. Me veprёn tuaj "Dy trajtesat mbi qeverinё" tё vitit 1689/90, ju konsideroheni themelues i liberalizmit dhe njёri ndёr pishtarёt e kushtetutёs amerikane. Çka mendoni pёr mendimet politiko-shtetёrore tё kolegut tuaj Hobbes?

    Locke: Unё e vlerёsoj mendimin e tij si tejet pёrçarёs. Arsyetimi i shtetit pёrmes marrёveshjes shoqёrore pёr mua paraqet idenё mё gjeniale tё filozofisё politike, deri kёtu pajtohem me Hobbes-in. Mirёpo unё kam njё pikёpamje krejt tjetёr mbi gjendjen natyrore - e nga kjo rezulton pёr mua njё pikёpamje krejtёsisht tjetёr mbi shtetin. Madje edhe vetё njё gjendje pa autoritet shtetёror nuk paraqet pёr mua njё gjendje tё shfrenuar, sepse ekzistojnё tё drejtat dhe detyrat natyrore. Arsyeja, nёse merret parasysh ajo, i tregon njeriut se askush nuk ka tё drejtё ta vrasё, lёndoj, vjedhё apo t`ia grabisë lirinё dikujt tjetёr. Sepse kur tё gjithё njerёzit janё tё barabartё, edhe mua mё duhet t`i mundёsoj tjetrit atё qё pretendoj pёr vete, pra tё drejtёn pёr jetё dhe pacёnueshmёri trupore, tё drejtёn e lirisё dhe tё drejtёn e pronёs.

    Moderatori: Tё drejtat e njeriut?

    Locke: Po, unё i kam quajtur ato "tё drejta natyrore". Ato janё tё drejta tё patjetёrsueshme, tё cilat i takojnё çdonjёrit si njeri, pra jo tё huazuara nga shteti, por ekzistuese qysh nё gjendjen natyrore.

    Moderatori: E ku qёndrojnё atёherё problemet e bashkёjetesёs sё njerёzve, nёse qysh nё gjendjen natyrore ekzistojnё kёto tё drejta dhe detyrat e tyre pёrkatёse?

    Locke: Shikoni: Tё drejtat natyrore, ashtu siç na mёson arsyeja, janё tё pёrgjithshme dhe apstrakte. Meqenёse tё drejtat nuk janё formuluar nё mёnyrё tё qartё, gjatё zbatimit tё tyre mund tё lindin probleme. Mosmarrёveshjet mund tё lindin gjatё interpretimit konkret tё kёtyre tё drejtave. Pёrveç kёsaj mund tё ketё probleme edhe gjatё pёrdorimit tё tyre kundёr rezistencave, nё rastin kur dikush ka tё drejtё, por nuk i jipet e drejta.


    Moderatori: Cilat detyra tё shtetit rezultojnё nga kjo?

    Locke: Kjo ёshtё e qartё: Shteti ka pёr detyrё t`i konkretizojë tё drejtat natyrore pёrmes ligjeve tё formuluara qartё. Pёrveç kёsaj ai duhet tё pёrkujdeset qё kёto ligje edhe tё respektohen. Nё raste tё diskutueshme atij i duhen gjykatёsit jopartiak. Nёse pёrmblidhet e tёro kjo mund tё thuhet: Shteti ka pёr detyrё sigurimin e tё drejtave natyrore.

    Moderatori: A guxon shteti t`i shkelё kёto tё drejta?

    Locke: Jo, nё asnjё mёnyrё. Edhe shteti ёshtё i obliguar t`i respektojë tё drejtat natyrore, tё cilat njeriut i takojnё qysh nga gjendja natyrore. Monopoli i pushtetit, sipas mendimit tim - e kёtu qёndron dallimi nё mes meje dhe z. Hobbes - paraqet njё rrezik tё madh pёr qytetarёt e lirё. Pёr kёtё arsye ёshtё i nevojshёm themelimi nё atё mёnyrё i shtetit, nё tё cilёn qytetarёt do tё ishin tё mbrojtur nga keqpёrdorimi. Kjo paraqet njёrёn ndёr kёrkesat kryesore tё liberalizmit.

    Moderatori: E si mendoni ta arrini kёtё?

    Locke: pёrmes ndarjes sё pushtetit. Legjislativja, dmth. pushteti legjislativ, dhe ekzekutivja, kjo paraqet pushtetin, i cili ligjeve ju jep njohjen, duhet tё jenё tё ndara, ndёrsa legjislativja duhet t`i nёnshtrohet kontrollit. Kёtu mendoj nё njё asamble ligjvёnёse, e cila mund tё shpërndahet dhe ndёrrohet nga populli nёse e keqpёrdorё besimi e dhёnё asaj. Kolegu im francez Montesquieu e ka zhvilluar mё tej idenё e ndarjes sё pushtetit, duke e zgjeruar me pushtetin gjyqёsor, judikativen. Nё kёtё mёnyrё ruhet nё mёnyrё tё efektshme liria e qytetarёve.

    Rousseau: E pabesueshme! Ky i ashtuquajtur liberalizёm, nё fakt nuk ka asgjё tё bёj me lirinё. Ai nuk ёshtё asgjё tjetёr veçse njё justifikim i klasёs borgjeze. Liria pёr ju z. Locke don tё thotё vetёm liri pёr tё pasurit dhe pronarёt. Shteti juaj nuk ёshtё asgjё tjetёr veçse njё shtet "roje nate", i cili i ruan qytetarёt e pasur nga vjedhjet. Pёr mua, njeriu nuk e ka vetёm tё drejtёn qё tё mos i mirret diçka, por edh tё drejtёn pozitive tё pronёs. Kjo do tё thotё se tё mirat shoqёrore duhet ndarё nё mёnyrё tё njejtё dhe nё tё gjithё njerёzit, se shteti ka pёr detyrё ta heqё dallimin mes tё varfёrve dhe tё pasurve.


    Moderatori: Z. Rousseau, me lejoni t`ju prezentoj shkurt: Ju konsideroheni pishtar shpirtёror i Revolucionit Francez, apo sё paku revolucionarёt janё thirrur nё idetё tuaja. Siç e dijmё, ju i kundёrshtoni nё mёnyrё radikale mendimet e Hobbes-it dhe Locke-ut. Pёr kёtё arsye edhe mё habitё fakti, se ju, kryeveprёn tuaj politike e keni titulluar "Mbi marrёveshjen shoqёrore".

    Rousseau: Kjo edhe paraqet tё njejtёn gjё tё pёrbashkёt me kёta dy zotёrinjё, pёrndryshe me ta nuk dua tё kem asgjё tё pёrbashkёt. Mё duhet tё them, se unё jam i vetmi i cili e ka kuptuar drejtё idenё e marrёveshjes shoqёrore. Siç e kam thënë edhe mё parё, me rёndёsi pёr mua ёshtё liria e njerёzve. Nё vitin 1762 kam ardhur nё pёrfundim, se njeriu, nё gjendjen e tij natyrore ёshtё plotёsisht i lirё. Mirёpo gjithkund ku shikova pashё se njeriu ishte nё pranga. Pёr kёtё arsye, problemi themelor i filozofisё politike ёshtё gjetja e njё forme tё tillё shtetёrore, e cila e mbronё individin, dhe nё tё cilёn ai nuk ёshtё i detyruar ta humbё lirinё e tij?

    Hobbes: Njё gjё e tillё ёshtё e paarritshme!

    Rousseau: Jo, njё gjё e tillё ёshtё e arritshme pas plotёsimit tё disa parakushteve, pёr tё cilat, pёr shkak tё mungesёs sё kohёs nuk mund t`i sqaroj mё tepёr. Parakushti i parё ёshtё ai, i cili kёrkon qё njerёzit, para lidhjes sё marrёveshjes, tё trajtohen nё mёnyrё tё njejtё, pa asnjё pёrjashtim. Pёr kёtё arsye nuk guxon tё ekzistoj - siç ёshtё rasti me Hobbes-in - sovrani, i cili qёndron jashtё marrёveshjes shoqёrore, i cili nuk heqë dorё nga tё drejtat e tij, por tё cilit i barten tё gjitha tё drejtat. Jo arbitrazhi i sovranit duhet ta drejtojë veprimin e shtetit, por "vullneti i pёrgjithshёm". Nё çёshtjet politike, vullneti i popullit duhet tё jetё vendimtar; ideja e marrёveshjes shoqёrore pra domosdoshmёrisht sjellё demokracinё. Me kёtё unё kuptoj pyetjen direkte tё tё gjithё qytetarёve nё tё gjitha vendimet politike. Vetёm nё kёtё mёnyrё ёshtё i mundshёm sigurimi i lirisё natyrore tё qytetarёve nё shtet: Nё rast se vullneti i shtetit dhe vullneti i individёve pёrputhet njёri me tjetrin, atёherё çdonjёri ёshtё i lirё, sepse ai, pёr faktin qё i bindet shtetit, kёtё e bёn vetёm nga vullneti i tij.



    Locke: Nёse qytetarёt pyeten pёrmes votimit, me kёtё rast dalin shumё mendime tё ndryshme, kёshtu qё gjetja e njё vullneti unik ёshtё e arritshme. Kjo edhe ёshtё e vetёkuptueshme, sepse interesat e njerёzve nuk janё tё njejta. Njё fabrikant psh. ka interesa krejtёsisht tё ndryshme nga punёtori.

    Rousseau: Nё kёtё pikё keni tё drejtё. Vullneti i pёrgjithshёm nuk ёshtё identik me shumёn e vullneteve individuale. Me kёtё arritёm nё parakushtin tim tё dytё. Nёse vullnetet e ndryshme me tё vёrtetё mbёshteten mbi interesat e ndryshme, atёherё ne duhet tё kujdesemi qё dallimet e interesave tё mos lindin fare. Nёse kёto ndryshime tё intereseve ndёrkaq preken nga rrethanat e ndryshme tё pronёsisё, atёherё ne duhet tё kujdesemi qё tё gjithё tё posedojnё tё njejtat gjёra. Pёr kёtё arsye, kur bёhet fjala pёr marrёveshjen shoqёrore, ёshtё e domosdoshme qё njerёzve tё mos u hiqen vetёm tё drejtat, por edhe prona e tyre. Pёr shtetin nga kjo del detyra e ndarjes sё barabartё e tё mirave shoqёrore. Nёn kёto kushte, nё tё cilat secili posedon tё njejten, nuk do tё ekzistonin mё interesat e ndryshme, por vetёm njё interes i pёrbashkёt pёr sigurimin e jetёs. Nё kёtё mёnyrё do tё mundёsohej sundimi i vullnetit tё pёrgjithshёm, e me kёtё edhe ruajtja e lirisё natyrore brenda shtetit.

    Hobbes: Kёto ide janё plotёsisht joreale! Rrjedha e historisё ka treguar se ato nuk janё tё realizueshme. Demokracia e drejtëpërdrtejtë ndoshta mund të realizohet nё njё shtet tё vogёl si vendlindja juaj, Gjeneva. Nё shtetet e mёdha ndёrkaq, tё themeluara qё nga fundi i shek. XVIII gjithkund nёpёr botё, ajo nuk ёshtё e realizueshme. Ndarja e barabartё e tё mirave ma pёrkujton eksperimentin e komunizmit, i cili nё vendet evropiane tё Bllokut Lindor dёshtoi nё mёnyrё tё mjerueshme.


    Rousseau: Mos harroni ju lutem faktin, se nё shtetet e mёdha, demokracia ёshtё futur megjithatё nё formё tё demokracisё pёrfaqёsuese. Pa kёrkesёn time pёr ndarje tё barabartё tё tё mirave, nё shek. XIX, fare nuk do tё kishte ardhur deri tek lufta pёr baarazi sociale, luftё kjo e cila mundёsoi ngritjen e shtetit social. Shteti nuk guxon tё jetё plotёsisht indiferent ndaj mirёvajtjes sё qytetarёve tё tij. Kush tjetёr do tё kujdeset pёr qytetarёt e dobёt nё aspektin social, tё sёmurёt, tё papunёt nёse jo ai?

    Locke: Nёse shteti kujdeset pёr tё gjitha rastet sociale, atёherё ai do tё bankrotoj (...).

    Moderator: Tё nderuar zotёrinjё, pёr shkak tё mungesёs sё kohёs, ne fatkeqёsisht nuk mund ta vazhdojmё diskutimin tonё. Edhe pse nё pyetjen pse na duhet shteti nuk kemi gjetur njё emёrues tё pёrbashkёt, unё kam krijuar bindjen se idetё tuaja mbi shtetin nuk pёrjashtojnё plotёsisht njёra-tjetrёn. Shteti padyshim ёshtё i nevojshёm me qёllim tё sigurimit tё lirisё sё brendshme dhe tё jashtme, siç e përmendët edhe ju z. Hobbes. Nёse i hedhim njё vёshtrim shtetit modern (...), ne shohim, se ai, si shtet liberal kushtetues i mbronё edhe tё drejtat natyrore tё njerёzve, siç keni kёrkuar ju z. Locke. Ai kuptohet edhe si shtet i pёrkujdesjes sociale, i cili si nё kuptimin tuaj z. Rousseau kujdeset edhe pёr mirёvajtjen e qytetarёve dhe pёr barazinё sociale

    [© Bernd Rolf, publikimi i parё nё: Zeitschrift für Didaktik der Philosophie
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 27-09-2004 më 10:51

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    Clat janë tiparet e shtetit demokratik?

    jemi marrë me pyetjen: "Çka është demokracia?". Kemi parë se ekzistojnë lloje të ndryshme të mundësisë së zbatimit të demokracisë nëpër shtete të ndrysshme të botës. Një formë ideale nuk ekziston. Demokracia është diçka që rritet në rrjedhën e historisë, një detyrë e papërfunduar asnjëherë e çdo bashkësie njerëzore.
    Në këtë sekuencë do të mundohemi të bëjmë identifikimin e asaj që përbën thelbin e shtetit demokratik. Çka duhet të ketë shteti së paku që të mund të quhet demokratik? Cilat elemente e përbëjnë thelbin e shtetit demokratik, pa marrë parasysh ndryshimet

    Gjashtë elementet themelore në vijim mund të cilësohen si thelb i çdo shteti demokratik. Të gjitha këto elemente themelore janë të lidhura ngusht njëra me tjetrën. Asnjëra nuk mund të paramendohet pa tjetrën. Në një demokraci funksionale, përveç kësaj bën pjesë natyrisht edhe një shoqëri demokratike.

    Zgjedhjet Parlamenti

    Në demokraci, i gjithë pushteti del nga populli. Ai e zgjedhë qeverinë për një kohë të caktuar. Zgjedhjet janë shenjë tipike të demokracisë.
    Përfaqësuesit e zgjedhur të popullit mblidhen në parlament, lëshojnë ligje, miratojnë buxhetin etj.

    Qeveria Opozita

    Asnjë shtet nuk mund të funksionojë pa qeverinë e tij dhe administratën përkatëse, e cila zbaton ligjet.
    Opozita qëndron përballë qeverisë, e kontrollon atë dhe përpiqet të bëhet alternativë më e mirë për zgjedhësit.

    Ndarja e pushtetit Shteti juridik

    Sistemi checks and balances përkujdeset që të mos vijë deri tek koncentrimi i tepërt i pushtetit në shtetin demokratik, sepse pushteti josh keqpërdorimin.
    Në demokraci, i gjithë pushteti është i lidhur në ligje. Vetë sovraniteti i popullit i gjenë kufijtë e tij në të drejtat themelore.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    Cilat janë elementet e shoqërisë demokratike?
    Pasi që kemi shtjelluar pyetjen "çfarё është demokracia?", kemi parё zhvillimin e demokracisë që nga fillimi i saj para 2500 vjetëve në Greqinë antike dhe pasi jemi njohur në kursin themelor 3 me elementet e shtetit demokratik - qeverinë, parlamentin, opozitën, shtetin juridik, ndarjen e pushtetit etj., në këtë pjesë do të merremi me shoqërinë demokratike.

    Në këtë aspekt duhet mbajtur në mend, se në demokraci, natyrisht se nuk është i mundur dallimi i qartë në mes të shtetit dhe shoqërisë. Që të dy ndikojnë në mënyrë permanente në drejtim të afrimit sa më të afërt të idealit të demokracisë. Megjithatë ekzistojnë pjesë qendrore përbërëse të demokracisë moderne, të cilat radhiten në fushën shoqërore.

    Nё to bëjnë pjesë të ashtuquajturat organizatat intermediare, të cilat qëndrojnë në mes qytetarëve dhe shtetit dhe lidhin ata njëri me tjetrin. Kryesisht bëhet fjala këtu për partitë, shoqatat dhe mediat. Që të trija janë të pashmangshme për demokracinë.

    Vështirësitë e demokracisë
    Qysh në sekuencat e kaluara është theksuar se demokracia nuk është makinë e cila duhet instaluar njëherë, për të funksionuar më pas pa gabime. Ajo jeton nga kushtet e paracaktuara, të cilat duhet plotёsuar vazhdimisht. Demokracisё gjithnjё i kanoset rreziku i largimit tej mase nga ideali demokratik.

    Thënë shkurt: Demokracia nuk është gjendje, por detyrë permanente. Suksesi i saj varet nga institucionet dhe proceset, e para së gjithash nga angazhimi i qytetarëve. Në këtë sekuencë përfundimtare të kursit themelor do të bëhet fjalë për vështirësitë me të cilat ballafaqohet demokracia sot.
    Fitore botërore e demokracisë?

    Në Mars të vitit 1985, Mihajl Gorbaqov u zgjodh sekretar i përgjithshëm i PK të BS. Menjëherë pas zgjedhjes së tij, ai filloi politikën reformuese, me qëllim të shpëtimit të federatës sovjetike nga kriza ekonomike dhe stanjacioni. Qëllimi i tij nuk ishte futja e demokracisë perëndimore, por me anë të reformave (Perestrojkës) dhe qartësimit të vendimeve të marra (Glasnost), ai synonte freskimin e federatës sovjetike dhe përgatitjen e saj për sfidat e kohës së sotme dhe të ardhshme.

    ZhvillimZhvillimi i shpejtë solli - padashur - shkatërimin e sistemit të "socializmit realekzistues" dhe fitoren e dukshme të demokracisë liberale.

    Mirëpo, duke u nisur nga ky triumf, është me rëndësi të ceket se ka pasur dhe do të ketë edhe në të ardhmen deformime të idesë së demokracisë.


    Demokracia në shek. XX — Kërcënimet dhe sukseset

    Tekstet në vijim paraqesin një pasqyrë të vogël historike të zhvillimit të demokracisë në shek. XX – kërcënimet dhe sukseset e saj:

    Reth vitit 1930, në mbarë Evropën u etabluan sisteme auto autoritare, derisa . Pas vitit 1945 filloi një renesansë demokratike, të cilës nuk ia dolën t`i shmangen as sistemet e mbetura autoritative si ato të Spanjës, Portugalisë dhe Greqisë. Demokracia liberale perëndimore u kontestua nga demokracia socialiste e Bllokut Lindor, e cila pas vitit 1968 filloi të gjejë përkrahës edhe në vendet perëndimore. Me thyerjen ekonomike dhe politike të gati gjitha rendeve të sistemit "real-ekzistues socialist" u duk se përfundoi fitorja mbi sistemet ekzistuese modelit të demokracisë perëndimore.

    Parashtrohet pyetja, mundur fitorja e sistemeve "labile" demokratike mbi sistemet "stabile" revolucionaro- totalitare (Musolini, Hitleri, Stalini) apo burokratiko-totalitare (Brezhnjevi, Ulbricht/Honecker) dhe atyre autoritative (Spanja, Portugalia, Greqia), dhe atë deri në atë masë, saqë në këto vende, demokracia liberale u njoh dhe u pranua si forma më e sukseshme e qeverisjes? Aleksander Jakovljev, njëri nga reformatorët kryesorë të ish-Bashkimit Sovjetik, përparësinë e demokracisë e shpjegon si vijon:

    Qëllimi i saj është ripërtrirja e sistemit politik, me qëllim të ngritjes së standardit të jetesës dhe sigurimit të sigurisë sociale. Duhet penguar stanjacioni i rendit politik dhe duhet përmirësuar aftësia e funksionimit dhe e aftësia për konkurrencë ndërkombëtare.

    Metoda për arritjen e këtij qëllimi qëndron në pluralizmin partiak, i cili duhet ta sigurojё fleksibilitetin e sistemit.

    Arsyetimi i ristrukturimit qëndron në stabilitetin dinamik të sistemit demokratik, të hapur për ndryshime.


    Vetëkënaqja mbi triumfin e demokracisë nuk guxon të na shpërqendrojё nga fakti se ai nuk është përfundimtar. Ndryshimet mund të ndikojnë edhe negativisht, siç tregon fati i demokracisë së shek. XX.



    Shembulli i Algjerisë

    Si shembull në këtë drejtim shërben fati i demokracisë në Algjeri, ku më 26 dhjetor 1991, zgjedhjet parlamentare përfunduan me fitoren e Frontit të Shenjtë Islamik. Qëllimi i tyre i deklaruar ishte heqja e të gjitha elementeve të demokracisë perëndimore në të mirë të shtetit islamik të zotit. Ky zhvillim u pengua përmes ndërhyrjes së ushtrisë, duke arrestuar fituesit e zgjedhjeve dhe duke penguar në këtë mënyrë me mjete jodemokratike "sovranin", pra popullin zgjedhës në zëvendësimin në mënyrë demokratike të demokracisë me një sistem totalitar.

    Këtu natyrisht se bëhet fjalё për një veprim problematik, arsyetimi i së cilit qëndron në përvojën historike, sipas së cilës, vlerat themelore të lirisë nuk guxojnë të bien në dispozicionin e zgjedhësve. (...) Shembulli i Algjerisë dëshmon njëkohësisht se siguria sociale paraqet parakusht të rëndësishëm për një demokraci funksionale.


    Demokracia dhe ekspertokracia

    Në rendet demokratike perëndimore akoma vërehen dy tendenca: Në njërën anë tendenca demokratike: Vullneti për bashkëvendosje dhe pjesëmarrje të të gjithëve në parimin e qytetarëve të barabartë të shtetit; në anën tjetër tendenca oligarkike. Kompleksiteti i strukturës shoqërore politike kërkon ekspertë për përgatitjen dhe marrjen e vendimeve në fushat e kufizuara ngushtё.

    Me organizatat masive dhe partitë politike u zhvillua një formë e demokracisë, në të cilën u bashkuan bashkëvendosja dhe "ekspertokracia". Partitë u shndërruan në mjet të pashmangshëm për aftësimin për aktivitet të popullit të vetëorganizuar. Vullneti i popullit mund të paraqitet vetëm në partitë, si njësi politike të veprimit (...).

    Në demokraci, procesin politik mund ta nxisin dhe ta çojnë përpara edhe pakicat. Kritika drejtohet kundër mbretërimit të mosbesimit në mes përfaqësuesve të zgjedhur në sistemet parlamentare-pёrfaqёsuese dhe sovranit, popullit. Ky fakt e gjenë shpjegimin e tij në zgjerimin e aktivitetit të shtetit dhe në ndёrlikimin gjithnjë e më të madh tё shoqërisë. Ndjenja e mosprekjes nga veprimet politike apo nënshtrimi para tyre rezulton apatinë politike. Në këtë mënyrë, përballë shumicës pasive dalin ekspertët e informuar, të cilët fare pak mbajnë kontakt me të prekurit. Si rrjedhojë e kësaj, në një pjesё të popullsisë pasojnë reaksionet, të cilat shtrihen që nga pakënaqësitë dhe refuzimi, e deri tek përdorimi i dhunës. Ky zhvillim natyrisht paraqet rrezik për konsenzusin e domosdoshëm në demokraci.



    Simptomet e krizës

    Ndryshimet botërore kanë lidhshmëri me këtë. Ne jetojmë në një kohë të transformimeve të vazhdueshme dhe të zhveftësimit të vlerave. Kundërthëniet e kohës shprehen në vetëdijen e përgjithshme mbi krizën, e cila e bën të domosdoshme karakterizimin e së tashmes. Përgjigja rreth pyetjes se nga vijmë, ku gjendemi dhe ku dëshirojmë të arrijmë, në kohën e krizës së vlerave dhe kritereve, nuk është e vetkuptueshme, por ajo duhet kërkuar me mund të madh. Kriza e vetëdijes së shtetit dhe e shtetit juridik është e inkuadruar në vetëdijen globale të krizës së kohës sonë. Optimizmi mbi prosperitetin i viteve të 60-ta dhe të 70-ta është zëvendësuar me një pesimizëm mbarëbotëror.

    Fjala bëhet këtu për druajtjet:

    Nga rreziqet ekstremiste nga shteti dhe shoqëria.

    Nga dështimi i efikasitetit ekonomik, harxhimi i resurseve të natyrës, gjë që sjellë fundin e mirëqenies dhe të sigurisë sociale. Këtu bëjnë pjesë edhe druajtjet nga lëvizjet botërore të popullsisё nga rajonet e krizave ekonomike në shtetet e pasura të perëndimit dhe të veriut të industrializuar.

    Nga lufta dhe garat e armatimit. Shembja e rendit botëror të Jaltës dhe Potsdamit shkakton fundin e një sistemi relativ stabil ndërkombëtar afro 50-vjeçar. Vijat e mëdha botërore të thyerjeve politike si ai lindje-perëndim dhe konflikti veri-jug shndërrohen në vatra eksplozive të pakontrolluara të krizës.

    Nga katastrofa ekologjike.

    Nga rënia e moralit. Kriminaliteti dhe terrori jo vetëm që paraqiten, por ato edhe arsyetohen moralisht si rezistencë.

    Si rezultat i kësaj, demokracia dhe shteti juridik konsiderohen te rrezikuara.




    Shteti juridik dhe demokracia janë të pandarshme njëra prej tjetrës

    (...) Secilit qytetar të shtetit duhet bërë e qartë arsyeja e angazhimit tonë për ruajtjen e demokracisë parlamentare reprezentuese. Duke u nisur nga përvoja historike duhet bërë me dije, se shteti juridik sot është i paparamendueshëm pa demokracinë. Kompleksiteti i shoqërisë kërkon një kontroll publik, sepse në të kundërtën paraqitet rreziku i paraqitjes së sundimit të pakontrolluar, i ushtrimit diktatorial të pushtetit. Sot, kjo nuk është e thënë të shprehet në formë të një diktatori të vetëm, por ajo mund të jetë sundimi i një ekspertokracie të pakontrolluar, apo, e kjo paraqet rrezik edhe më të madh, sundimi i masës së uniformuar, tё emocionalizuar dhe të manipuluar. Edhe në shek. XX mund të mendohej ekzistimi i shtetit juridik pa ekzistimin e demokracisë. Sot, shteti juridik dhe demokracia janë të pandarshme njëra prej tjetrës. Pluralizmi botëkuptimor duhet të ketë mundësinë e shprehjes së lirë, ndërsa shteti duhet të jetë neutral në kuptimin botëkuptimor. Çdo lidhje anim botëkuptimor do të thotë shtypje e atyre që mendojnë ndryshe(...).

    Me këtë mendim mbyllet rrethi i mënyrës sonë të shikimit mbi demokracinë (...). Rreziku nuk paraqitet vetëm nga diktatorët, por e rrezikshme dhe e dëmshme është edhe tirania e shumicës, e bazuar në pasion dhe në mungesën e arsyes. Instrumenti kundër kësaj duhet kërkuar në sigurimin institucional të demokracisë reprezentuese, në të cilën pushtetet e ndryshme kontrollohen në mënyrë të ndërsjellë, dhe në të cilën rendin efikas juridik i kundërvihet paarsyes dhe pasioneve. Me rëndësi është pranimi i këtyre elementeve nga shumica e popullsisë, me qëllim që të zgjedhurit të mos largohen nga zgjedhësit e tyre (...). Një pjesëmarrje e dozuar me kujdesë e popullsisë me qëllim të menjanimit të "demokracisë së spektatorëve" dhe shpërthimit të pakontrolluar të pakënaqësisë dhe forcimit të vetëdijes për tërë këtë, mund të paraqes rrugën drejt zhvillimit të mëtejshëm të demokracisë dhe përshtatjes së saj sfidave të kohës.

    [Hans-Helmuth Knütter; nxjerrë nga: Bundeszentrale für politische Bildung: Demokratie, Informationen zur politischen Bildung Nr. 165, Neudruck 1992]
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 27-09-2004 më 11:01

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029
    Demokracia

    Politikë? — jo faleminderit!...


    Në kurset e deritanishme, në familjen tonë para televizionit, çdo gjë funksionoi pa vështirësi. Ndoshta kjo fotografi e ka bezdisur ndonjërin nga ju, duke qenë i mendimit se ajo nuk i përgjigjet realitetit. Për devijime të tilla ekzistojnë dy mundësi. Rregullat e paraqitura në familjen tonë nuk përputhen me pikëpamjen tonë ideale, ose pjestarët e familjes nuk i përmbahen rregullave.

    Shembull për mundësinë e parë do të ishte rasti kur njëri nga pjestarët e familjes me bateritë e telekomandës do të fitonte aq shumë pushtet, saqë do të distancohej nga pjestarët e tjerë të familjes dhe nuk do t`i mirrte në konsideratë kërkesat e pjestarëve tё tjerë. Si shembull tjetër mund të shërbejё dhënia e telekomandës për një kohë të pacaktuar njërit nga pjestarët e familjes. Në të dyja këto raste lëndohet parimi themelor demokratik i ndarjes së pushtetit, të njohur nga kursi themelor 3. Pjestarëve të familjes, përveç kësaj i mungojnë edhe mundësitë e kontrollit mbi poseduesin e telekomandës.

    Edhe për rastin e dytë ekzistojnë shembuj të mjaftueshëm. Kështu psh. do të paraqiste shkelje të rregullave të pashkruara rasti kur poseduesi i telekomandës, psh. e bija, pas zgjedhjes së saj nuk do t`i përmbahej programit, për të cilin familja ishte marrë vesh të shikohet, por do ta lëshonte kundër vullnetit të shumicës programin e saj të dëshiruar apo do ta zgjedhte programin e dëshiruar të të jatit, pasi ai e kishte blerë atë më parë me një copë ëmbëlsire.


    Kjo pjesë merret pra me problemet e sipërpërmendura, me të cilat duhet të konfrontohet çdo demokraci. Ngjashëm si në shembullin tonë me familjen para televizionit është edhe në shtetin demokratik. Pikëpamja ideale niset nga një marëdhënie e cila funksionon mirë në mes zgjedhësve dhe përfaqësuesve të zgjedhur, marëdhënie kjo, e cila bazohet në veprimet e ndërsjella, të cilat bëjnë që të dyja grupet të jenë të varura njëra prej tjetrës. Mirëpo edhe këtu ngjajnë devijime nga ideali. Shpesh ndodhë që përfaqësuesit të mos i përmbahen marrëveshjeve. Në këtë mënyrë zhgënjehen pritjet e zgjedhësve në përfaqësuesit e tyre të zgjedhur. Tek zgjedhësit krijohet ndjenja, se ata nuk kanë më ndikim mbi përfaqësuesit e tyre të zgjedhur dhe me këtë as në politikë.

    Edhe politikanët e korruptuar, të cilët nuk i përmbahen rregullave dhe të cilët veprojnë vetëm në interes të vetin e jo edhe të zgjedhësve të tyre, krijojnë në popullsi ndjenjën e mosbesimi (disa nga ta madje i konsiderojnë të gjithë politikanët kriminelë). Kështu mund të ndodhë që pjesë të popullsisë të mos interesohen më për politikë, të mos dalë më në zgjedhje dhe të mos angazhohen as në forma tё tjera me politikë. Në këso rastesh fjala bëhet për mosinteresim pёr politikë. Demokracia ndërkaq, nëse dëshiron të funksionojё kënaqshëm, është e varur nga participimi i qytetarëve.


    Në rastin e familjes sonë kjo do të nënkuptonte, se njëri apo më shumë pjesëtarë të familjes nuk do të marrin më pjesë në zgjedhjen e programit televiziv dhe në dhënien e baterive për telekomandën. Nëse pjesa e të painteresuarve për politikë dhe i bojkotuesve të zgjedhjeve në popullsi është shumë e madhe, atëherë kjo paraqet problem për poseduesin e telekomandës gjegjёsisht pёr politikanin e zgjedhur, sepse kjo pjesë e popullsisë nuk e përkrahë pushtetin apo politikën e të zgjedhurit. Në këtë mënyrë bie legjitimiteti i tij. Me pakësimin e numrit të baterive keqësohet edhe funksionimi i telekomandës.

    Problemet nuk paraqiten vetëm tek të zgjedhurit, por edhe tek mospjesёmarrёsit, pёr shkak tё faktit se ata nuk mund të bashkëvendosin. Ata heqin dorë nga e drejta e tyre për të bashkëvendosur rreth programit, e kjo me siguri nuk do t`i bëj ata më të kënaqur. Thënë shkurt: Institucionet dhe rregullat në demokraci duhet të krijohen në një mënyrë të tillë, e cila jo vetëm që mundëson pjesёmarrjen e qytetarëve, por e cila edhe e lehtësojnë atë. Qytetarët vetë duhet t`i shfrytëzojnë këto mundësi. Këtë detyrë të tyre nuk mund t`ua marrë asnjë konstruksion i rafinuar i demokracisë.

    ...Politikë? — jo pa mua!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Komunizmi Dhe Demokracia
    Nga biligoa në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-06-2009, 16:41
  2. Kush e di ç'do të thotë: 'Demokraci'?
    Nga RSHP në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-12-2006, 19:56
  3. Shqipëria, më pak demokraci se Palestina
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-11-2006, 18:27
  4. Eduard Selami: Në demokraci nuk ka të humbur.
    Nga honzik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 12:25
  5. Shtegu i nje udhetimi te gjate!
    Nga INDRITI në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 20:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •