Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    panorama

    --

    Faqe 12/13 - Speciale


    I biri i Enver Hoxhės rrėfehet nė "Zonė e Lirė" e Arian Ēanit. Pėrse akuzat e djalit tė Enver Hoxhės bien mbi mjekun personal


    Sokol Hoxha: Babain tonė e ka helmuar Isuf Kalo



    vijon nga numri i kaluar
    Zoti Sokol, ju thoni qė marrėveshjen me Shtrausin e ka sabotuar Ramizi, pėrse e thoni kėtė dhe ēfarė ju ka thėnė Enveri?
    Pėr ndjenja pro sllave.

    Bazoheni nė origjinėn e tij qė keni nxjerrė kėtė konkluzion?
    Nuk e di si mund tė jetė ngatėrruar nė kėtė gjė. Pasi nė gjyq si nė atė tė Ramizit, por edhe nė atė tė Kadriut nuk ka dalė asgjė. Nė qoftė se ju e keni vėnė re jo vetėm atėhere, por edhe sot, ēdo gjė qė ka tė bėjė me Ramiz Alinė mbyllet, ēdo gjė transformohet.

    Ju mendoni se do tė vijė njė ditė qė tė dalin gjėra, qė ne nuk i dimė?
    Po, tė paktėn ne nuk do tė jemi nė atė kohė, por qė do dalin, do dalin.

    Pse, kaq shumė do tė zgjasė?
    Nuk e di.
    Le tė kthehemi edhe njė herė te ēėshtja “Shtraus” pėr tė cilėn ju thoni se babai juaj ka thėnė se hapja e Shqipėrisė me Gjeramninė ishte shumė e rėndėsishme.
    Ėshtė e vėrtetė ai e kishte merakun pėr hapjen e Shqipėrisė, veprim tė cilin ai e konsideronte shumė tė rėndėsishėm. Kėtė e di, sepse ma ka thėnė vetė.
    Mė mbrapa mua mė janė vėrtetuar ato qė ka thėnė im atė edhe pėr Ramiz Alinė.
    Po tė marrim p.sh rastin e intervistės sė Andreotit, kur foli kėtu nė televizionin shqiptar, ku ndėr tė tjera citoi se Shqipėria e bėri hapin e saj kur doli nga “Traktati i Varshavės”, por perėndimi nuk bėri asnjė hap, por e la tė izoluar kėtė vend.
    Pra kjo vėrteton atė qė Shqipėria nuk mbeti e izoluar vetėm nga Enver Hoxha, por edhe u la e izoluar nga perėndimi.
    Zoti Hoxha, le tė kalojmė nė njė ēėshtje tjetėr shumė interesante dhe shumė tė pėrfolur. Isuf Kalo jeton nė Danimarkė. Ai ka qenė mjeku personal i Enver Hoxhės deri sa ky i fundit vdiq. Emri i Isuf Kalos na shfaqet sa herė ne marrim dėshmitarė tė asaj kohe, tė cilėt flasin pėr Enver Hoxhėn. Ai, mendoj unė ka patur njė rol nė gjithė kėtė histori, aq mė tepėr qė Liliana Hoxha, pra bashkėshortja juaj, kur ėshtė ftuar kėtu nė studio njė vit mė parė ka bėrė akuza tė drejtpėrdrejta nė adresė tė Isuf Kalos, nė lidhje me kurimin e babait tuaj. Atė, me sa di unė edhe ju e akuzoni pėr pėrshpejtimin e vdekjes sė Enver Hoxhės. Si ka mundėsi qė ai njeri, qė ju e akuzoni sot ka qenė dikur pėr njė kohė shumė tė gjatė njeri shumė i afėrt i Enver Hoxhės, qė nuk ka kuruar vetėm Enver Hoxhėn, por edhe bashkėshorten tuaj, e cila ma ka thėnė vetė kėtu nė studio njė gjė tė tillė?
    Unė them se likujdimi i Enver Hoxhės nėpėrmjet shėndetit tė tij deri mė sot ėshtė konsideruar si paranojė e tij. Pra ka qenė vetėm nė mendimin e Enver Hoxhės aq sa edhe nga nipi i Hysni Kapos, Andi Bushati ėshtė quajtur fantazist.
    Por nga zbardhja e shumė dokumenteve pas akuzave tona, qė dolėn nė shtyp pėr likujdimin e Enver Hoxhės nėpėrmjet helmimit dhe kjo kryesisht nė linjėn e Mehmet Shehut natyrisht kishte edhe pista tė tjera pėr kėtė gjė. Nė lidhje me kėtė, ne mund tė sjellim edhe njė shembull, qė lidhet me deponimet e Blerit, i cili kur filluan ngjarjet nė Irak u shpreh se Britania me Shqipėrinė dėshtoi, fjala ishte pėr rrėzimin e regjimit tė Enver Hoxhės. Kėtu del ajo qė rrėzimi i regjimit tė Enver Hoxhės ishte i pamundur, gjė qė e pranojnė edhe vetė, prandaj e vetmja gjė mbetej pėr eliminimin e tij kryesisht me anė tė shėndetit nuk ishte vetėm fantazi. Siē e shikojmė, ky fakt del si rrjedhojė logjike e vetė deponimeve.
    Qė nė vitin 1972, kur babait i ndodhi ataku i parė nė Shqipėri, erdhi njė ekip kinez. Megjithatė qė nga ‘72 deri nė ‘74-ėn shėndeti i tij nuk u pėrmirėsua dhe ekipi kinez u largua. A mund tė thuhet se ky ekip kishte dorė nė kėtė drejtim, kjo nuk dihet, por nė deponimet qė dha nė gjyq Llambi Ziēishti, qė unė natyrisht nuk e dėgjova por e mėsova, u tha se kur ky ekip u kthye nė Kinė njėri nga ata mjekė ka vrarė veten. Natyrisht nuk mund tė them se lidhej gjė me kėtė drejtim, pasi edhe im atė nuk ka bėrė asnjė insinuatė nė lidhje me ndonjė implikim tė shtetit kinez.
    E vėrteta ėshtė se kur unė i kam thėnė se pse u largua ekipi kinez, ai nė mėnyrė shumė diplomatike ma ktheu duke thėnė:” Ne kemi mjekėt tanė shumė tė mirė”.

    Pas kėsaj del Isuf Kalo nė skenė?
    Jo menjėherė.

    Kush ka qenė mjeku personal i Enverit para Isufit?
    Para Isufit deri nga vitet ‘72 –‘73 ka qenė Hektor Peēi. Ai u largua nga njė icident, qė pati me mbesėn e Ramiz Alisė, e cila nė atė kohė ka qenė e fejuara e vėllait tim.

    Nė ē’kuptim ishte ky icident, qė Hektor Peēi ka patur me Teutėn?
    Nuk dua t’i hyj mė shumė kėsaj ēėshtje. Fjala ėshtė se Hektorin e larguan. Nga Hysni Kapo iu propozua mamasė, mjeku i tij Isuf Kalo, pasi Isufi deri nė atė kohė ka qenė mjeku i Hysni Kapos. Isufi, qė nė fillim e kishte qėllim nė vetėvete pėr tė qenė ekskluzivisht mik i familjes sonė. Nė ‘76 –ėn unė pata njė apandesit, qė Isufi nuk e vlerėsoi fare nuk mund ta them se e bėri me qėllim kėtė gjė, por ai nuk e vlerėsoi fare derisa pėr njė javė a dy ai u kthye nė peritonit, qė do tė thotė se apandesiti plasi. Ka qenė koha qė Enveri nuk e la mė tė ishte nė grupin e mjekėve tė shtėpisė.

    Por ndėrkohė ai rikthehet sėrish nė shtėpi?
    Atė e riktheu fillimisht mamaja veēanėrisht pėr Lilianėn, tė cilėn vetė Isufi e futi nė atė siē e kemi treguar edhe kėtu, nė kurat e tmerrshme pėr depresion.
    Ne fillimisht e pamė pozitive kėtė kthim gradual tė tij aq mė shumė qė babai kishte mbetur pa diabetolog. Aq mė tepėr qė ai propagandohej si diabetologu mė i mirė.
    Por natyrisht na ēudisnin shumė veprimet e tij tė shqetėsuara pėr pjesėmarrjen e Sulo Gradecit nė konsultat, qė bėheshin pėr tim atė. Ky shqetėsim ishte aq i madh sa qė nė atė konfidencėn, qė mendonte se kishte krijuar me ne mė thotė nė njė rast: “Thuaji mamasė qė Sulo Gradeci merr pjesė nė konsultat tona mjekėsore”. Mjekėt e tjerė nuk patėn ndonjė shqetėsim nga prania e Sulo Gradecit atje, i cili megjithėse nuk merrte vesh nga mjekėsia bėnte detyrėn qė i takonte si shef i sigurimit tė babait. Mirėpo shqetėimi i Isufit ishte aq i madh sa qė unė i thashė: “Po ti thuaji vetė. Pse mė thua mua qė t’i them”.

    A ia tha vetė?
    Nuk ia tha.

    Sokol, pėrse Isuf Kalo nuk donte qė Sulo tė ishte aty?
    Ndjente shqetėsim, qė njė njeri i Ministrisė sė Brendshme dėgjonte tė gjithė konsultėn.
    Si do mjekohej, ti japim kėtė ilaē apo tė mos i japim kėtė ilaē. Se kėto bėhen nė kosulta. Vazhdimi i mjekimit apo ndryshimi i mjekimit. Ndryshimi i dozės apo ulja e dozės nė bazė tė parametrave shėndetsore qė paraqiteshin.

    Mundohem tė pėrfytyroj se si Sulo Gradeci rrinte i palėkundur mes mjekėve! Po Enveri nuk i thoshte gjė?
    Ai kishte detyrėn e tij, por kėto as qė i thuheshin Enverit. Madje as mamasė ai nuk guxoi t’ia thoshte. Megjithatė nė atė kohė nuk ėshtė se ne dyshonim nė ndonjė gjė tė veēantė.

    Pra kėto mendime, qė ju keni tani nuk ėshtė se i keni patur edhe atėhere?
    Jo, jo kėto shikohen nė retrospektivė me kalimin e kohės. Nė mėnyrė retrospektive themi dhe kėtė se pse iu besua aq shumė Isuf Kalos deri nė marrjen e ilaēeve pėr Enver Hoxhėn nė ato udhėtimet e ēuditshme jashtė shtetit, ku ai shkonte i pa shoqėruar. Nė njė kohė qė kishte disa norma shumė strikte tė shoqėrimit. Jo vetėm nė rastin e marrjes sė barnave, por tė gjithė e dimė se shqiptarėt nė atė kohė nuk mund tė lėviznin vetėm jashtė shtetit. Lėviznin ose dy apo tre e mė shumė, ku nė tė shumtėn njėri ishte i sigurimit, apo bashkėpunėtor i tij. Nė kėtė kohė Isuf Kalo udhėtonte vetėm. Unė them njė gjė qė im atė nuk e ka ditur kėtė fakt, sepse po ta dinte nuk mendoj se do ta linte. Kjo pėr vetė faktin tjetėr se im atė nuk kishte ndonjė konsideratė tė madhe pėr tė, pasi e quante njė mjek mburravec.

    Si arrinte Isuf Kalo tė ikte vetėm jashtė shtetit, nė atė kohė qė kontrollohej gjithēka, zoti Hoxha?
    Po, dikush e lejonte kėtė gjė. Se s’kishte mundėsi qė ai tė ikte jashtė shtetit nė atė formė. Ramiz Alia i drejtonte tė gjitha atėhere, kush i drejtonte?! Im atė nuk merrej me kėto gjėra, le qė ai nuk i dinte kėto veprime se kush ikte jashtė e kush kthehej. Aq mė shumė qė Isufi pėrballė rregullave shumė strikte arrinte tė ikte vetėm. Pas asaj ka dhe disa veprime tė ēuditshme tė Isuf Kalos, tė cilat lidhen me kohėn pas vdekjes sė tim ati, ku ai ka mbajtur fjalime nė organizatat e partisė ku ka bėrė edhe njerėzit tė qajnė. Ka botuar edhe njė poezi pėr Enver Hoxhėn nė “Zėrin e Popullit” nė fillim me emėr pastaj ka njoftuar kryeredaktorin e gazetės “Zėri i Popullit” dhe i ka thėnė qė tė mos e botojė me emėr atė poezi. Kishte shumė gjėra tė ēuditshme, por unė do tė ndalem nė diēka qė duke e parė tani e konsideroj njė fakt tepėr tė rėndėsishėm, qė ka tė bėjė me zhdukje provash. Kėtė gjė unė e kam marrė vesh shumė vonė pas vdekjes sė babait dhe ka tė bėjė me dy persona tė cilėt tashmė jetojnė.
    Drejtori i klinikės sė udhėheqjes i thotė njė ifermierit : “Shko pyet nė farmaci nė qoftė se kanė ilaēe, qė nuk u duhen t’i marrim ne nė klinikė pėr pacientė tė tjerė. Ne nė shtėpi kishim njė faramci, ku rrinin me turne inferimere dhe shėrbenin pėr ilaēet qė do tė kishte nevojė babai ose familja, ndėrkohė doktori qė ishte nė shėrbim ishte jashtė shtėpisė. Por farmacistja rrinte nė farmaci. Aty kishte ēdo lloj ilaēi, qoftė pėr sytė, qoftė pėr diabetin etj. Kur ky ifermieri ka shkuar te faramacia dhe i tha faramacistes atė qė i kishte thėnė drejtori ajo iu pėrgjigj:” Kėtu nuk ka asgjė tani. Ato i ka marrė tė gjitha Isuf Kalo qė njė javė pas vdekjes dhe i ka ēuar nė spital”. Pra me njė fjalė u zhdukėn .

    Po ato shkuan nė spital, zoti Hoxha?
    Nė njė farė mėnyre ėshtė zhdukje. Nėse i pinė disa pacientė ata mnd edhe tė mos kenė vdekur, sepse ato nuk ishin tė helmuara nė njė formė tė tillė qė i pive dhe vdiqe. Po tė ishte ashtu babai do tė kishte vdekur pėr njė ditė. Kėtu flitet pėr njė proces tė tėrė. Pra pėr forma tė shpeshtimit tė keqėsimit.
    Ju kėtė e quani sot zhdukje provash?
    Po, ėshtė zhdukje provash. Por kėtė unė e kam marrė vesh shumė vonė, pas rėnies sė komunizmit. Pastaj ėshtė edhe ajo tjetra, pra pse i kishte grumbulluar tė gjitha medikamentet. Sepse nuk vajti pėr shembull Ahmet Kamberi ose Hajro Shyti ose edhe Ylli Popa qė tė merrnin ilaēet e zemrės. Por ata nuk u futėn, se nė fund tė fundit nga ato pak ilaēe, qė kishin mbetur pas vdekjes sė Enverit do tė shėroheshin pacientė apo do tė rregullohej mjekėsia? Pastaj nuk ua lejonte edhe etika personale, se mendonin qė “ē’mė duhet tani me ilaēet e Enver Hoxhės”. Pastaj ai i kishte grumbulluar tė gjitha, nuk kishte marrė vetėm disa.

    Sokol nė vitin 2000 revista “Klan” shkruante “ Mjekėt e vranė Enverin”. Kjo me sa mbaj mend i referohej njė interviste, apo jo?
    Po, kjo i referohej njė interviste qė bėri Liliana. Me njė insinuatė madje, qė ajo nuk ka dashur ta shkruajė aty. Por gazetari e mori nė atė kohė dhe i kėrkoi tė falur Lilianės se titullin e kishte vėnė Andi Bushati. Kjo nuk ėshtė tamam kėshtu. E para sepse ai ka pėrmendur “mjekėt”gjė qė nuk ėshtė e vėrtetė . Ajo nuk ka pėrmendur fare mjekėt, nė qoftė se ka pėrmendur ka pėrmendur vetėm Isuf Kalon. Duke e ndryshuar kalohet nė njė provokim.
    Mirėpo pas kėtij provokimi ka patur njė sulm dhe kėrcėnim kundrejt meje dhe Lilianės me telefonata dhe me tė gjitha format. Qėllimi i tyre ishte, qė ne tė tėrhiqeshim dhe kjo ēėshtje tė mbyllej njė herė e pėrgjithmonė. Kėtė gjė deri atėhere Liliana e kishte pėrmendur nė rrethe tė ngushta por asnjė herė kjo nuk ishte menduar se do tė dilte ndonjėherė nė shtyp. Por pas kėsaj, ne na u desh tė dilnim tamam hapur. Kėtė, nė njė farė forme e kėrkoi, pra e provokoi vetė revista “Klan”. Kjo ishte nė sensin pėr tė na mbyllur gojėn me mendimin se po qe se dalim kėshtu kėta do ta lėnė me kaq.

    Pra ju thoni se kjo ėshtė bėrė me qėllim nga Bushati?
    Po, me qėllim nga Bushati.

    Pse e keni kėtė mendim pėr Bushatin, kur ju mė thatė pak mė parė se marrėdhėniet mes jush dhe familjes “Kapo” kanė qenė tė mira?
    Marrėdhėnie tė mira kanė ekzistuar mes Enverit dhe Hysniut, por mes familjeve jo.
    Pastaj nuk ėshtė se Bushati ėshtė mjaftuar nė njė veprim. Ajo e revistės ka qenė e para, por mė pas ka edhe raste tė tjera, ku unė do tė theksoja klanin e Fevziut. Unė nė asnjė rast nga deponimet e Fevziut nuk e ndaj Andi Bushatin. Pra i shoh gjithmonė tė lidhur bashkė madje tė lidhur me Ramizin.

    Sokol po tė ecėsh me kėtė logjikė i bie qė unė sot tė jem nga krahu i Enverit?
    Po, edhe mundet. Meqė mė ke thirrur mua edhe mund tė tė quajnė nesėr, pasnesė.
    Pastaj, duke kaluar prapė te Isuf Kalo mund tė them se Isuf Kalo priste nga Ramiz Alia shumė gjėra, por qė nuk iu realizuan.

    Si ishin marrėdhėniet e Isuf Kalos me tė Ramiz Alisė?
    Ramiz Alia e pėrdori Isuf Kalon, por pastaj Isuf Kalo mendonte se do ta pėrdorte Ramiz Alinė pėr t’u bėrė ministėr .Kjo vjen nga ē’mė ka thėnė Isuf Kalo.

    A e kishit mik Isuf Kalon?
    Eh , mik por ne nė atė kohė e kishim kuptuar qė ai nuk ishte njeri i mirė. Ai nė shtėpi vinte pėr tė ardhur, edhe pėr faktin qė ta shikonin qė ishte mik i yni . Ne ia kishim thėnė, por mundoheshim pėr tė mos i bėrė gjėrat hapur pėr tė gjithė personelin, qė kishte punuar pėr Enver Hoxhėn. Por ai vazhdonte tė vinte. Donte me ēdo kusht qė tė mos mendonin tė tjerėt qė s’ishte mė mik i familjes.
    Kthehem nė kėtė tė Ramizit, qė ma kishte thėnė vetė Isuf Kalo. Ai tha se Ramizi i kishte propozuar tė bėhej mik i tij, por ai pėr kujtim tė Enver Hoxhės nuk pranoi. Gjė qė s’ėshtė e vėrtetė, sepse njė gjė tė tillė nuk ia ishte thėnė. Ai e njihte Isuf Kalon, jam i sigurt pėr kėtė. Ose mė ka thėnė tjetrėn qė do tė mė bėjnė ministėr tė Shėndetėsisė. Gjė qė nuk ndodhi pasi u bė Ahmet Kamberi. Pretendonte pastaj tė bėhej dekan i Fakultetit tė Mjekėsisė, por edhe kjo iu vonua. Kėtu pati edhe njė episod tė ēuditshėm. Vjen njė natė shumė i shqetėsuar nė shtėpi dhe na nxjerr nė 12 tė natės nė xhiro nėpėr Tiranė me arsyen siē thoshte: Pėr t’u mbrojtur nga njė arrestim, qė do t’i bėnte Ramiz Alia.

    Po pse dilte nėpėr Tiranė nė orėn 12 tė natės?
    Qė tė na shikonin.

    Po pėrdoret edhe sot kjo skenė zoti Hoxha?
    Ashtu ėė… ( qesh)
    Ishte njė rast i ēuditshėm, se kur ne e pyesnim se ēfarė kishte bėrė vaki ai tepėr i shqetėsuar na thoshte se “kam qenė me njė mjek tjetėr nė hotel “Adriatik”, a ku di unė se ku, dhe kam sharė Ramiz Alinė”.
    Por e ēuditshmja ishte se tė nesėrmen ai ishte njė njeri tjetėr sikur s’kishte ndodhur asnjė gjė, madje nuk donte qė edhe t’ia kujtoje.
    Normalisht unė them se ai nuk ruhej nga Ramiz Alia, por nga segmente fanatikė tė Enver Hoxhės, qė mund tė kishin dėgjuar ndonjė gjė meqenėse vetė e lidhi me ndonjė bisedė qė kishte bėrė me tė tjerė nė hotel “Adriatiku” apo diku tjetėr.
    Kjo pėr faktin se ai po tė kishte ndonjė farė frike se kishte sharė Ramiz Alinė nuk do tė na merrte mua me Lilianėn, por do tė merrte Ilirin me Teutėn, e cila ishte mbesa e Ramiz Alisė. Tė vėrtetėn nuk na e tha asnjėherė.

    vijon nesėr







    Nesėr do tė lexoni

    E vėrteta e filmimeve tė bėra ndaj Enver Hoxhės nė pleniumet e famshme tė Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės, ku ai kryqėzonte Kadri Hazbiun apo udhėheqės tė tjerė tė asaj kohe. Si qėndron misteri i bėrjes sė atyre filmimeve tė panjohura mė parė jo vetėm pėr Enver Hoxhėn, por edhe pėr pjestarėt e familjes sė tij.


    Si qėndron e vėrteta e shoqėrisė “Deka”, ku opinioni njeh si pronarė tė vėrtetė fėmijėt e Enver Hoxhės.


    Ēfarė pretendimesh kanė lindur mes familjarėve tė Enver Hoxhės pėr trashėgiminė e Enver Hoxhės dhe cila ėshtė ajo trashėgimi.


    Ēfarė qėndrimi mbajnė djemtė e Enver Hoxhės nė lidhje me akuzat, qė ngrihen mbi babain e tyre nė lidhje me eliminimin e shokėve tė vet tė luftės dhe tė punės. Si do t’ia pėrcillte Sokol Hoxha ato akuza nė qoftė se befasisht ai do tė ndodhej sot para tė atit.

    -----

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    hetimi i pucisteve
    intervista

    Flet kryehetuesi i “Grupeve Armiqėsore” , Pirro Dautaj


    “Ju tregoj ditėt e fundit tė jetės sė Beqir Ballukut”



    Fatos Veliu
    Quhet Pirro Dautaj. Nė kokė mban gjithmonė njė kapele republike. Megjithėse afro 68 vjeē, fiziku i tij tė jep pėrshtypjen e njė tė riu. Ka njė shkathtėsi tė habitshme dhe gjatė bisedės karakterizohet nga njė energji e veēantė. Ndėrsa hyn nė bashkėbisedim pėr shumė probleme qė kanė tė bėjnė me momente historike qė ka kaluar Shqipėria, nė mėnyrė tė menjėhershme kupton se pėrpara ke njė njeri tepėr profesionist nė fushėn e jurisprudencės. Mund tė kuptosh dhe tė zbulosh gjithashtu shumė cilėsi tė tipit apo tė fshehta tė jetės dhe profesionit tė tij, por kurrė nuk mund tė tė shkojė mendja se ai ka qenė njeriu i pėrzgjedhur nga Byroja Politike dhe personalisht nga Enver Hoxha pėr tė drejtuar ekipet mė speciale tė hetuesisė shqiptare pėr grupet armiqėsore, tė cilėt janė prodhuar me shumicė nė nomenklaturėn e lartė tė shtetarėve tė kohės komuniste. Por ai ka qenė ndėrkohė edhe drejtori i Drejtorisė sė Hetimeve nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme tė asaj kohe. Ndėrsa mėson kėto fakte shokuese, nuk u beson syve qė pikėrisht Pirro Dautaj, personi mė tė cilin po bashkėbisedon, ėshtė personi qė takonte rregullisht nė qeli Beqir Ballukun, Petrit Dumen, Hito Ēakon, Rrahman Parllakun, Abdyl Kllėzin, Koēo Theodhosin e kėshtu me radhė. Ai ka qenė edhe hetuesi i posaēėm i ēėshtjes sė Fiqiret Shehut, ndėrkohė qė drejtonte tė gjithė grupin special nė hetim tė ēėshtjes “Shehu”.
    Shumė aludime kanė mbėrritur herė pas here nė biseda kureshtarėsh nė lidhje me ngjarjet qė mund tė kenė ndodhur nė qelitė e Beqir Ballukut, Petrit Dumes apo dhe Fiqirete Shehut. Si ishin veshur ata nė burg dhe ēfarė hanin. Me gjithė pėrfundimet e shumta qė mund tė jenė arritur nė kėto biseda, askush nuk mund tė besonte se dinte tė vėrtetėn absolute. Pikėrisht sot, Pirro Dautaj del pėr herė tė parė para publikut shqiptar me dėshmitė e tij tepėr tė veēanta nė lidhje me momentet mė tė nxehta tė historisė komuniste, kur Enver Hoxha kishte nisur fushatėn e gjuetisė sė “shtrigave” ndaj ish-kolegėve tė vet, tė njohur qė nga koha e luftės. Nė kėtė cikėl botimesh ai tregon se si mbaheshin nė qeli ish-udhėheqėsit e mėparshėm tė shtetit, qė ishin shpallur “armiq” nga Enver Hoxha. Ushqimi qė hanin dhe a ushtrohej torturė mbi ta. Pse i vinin skafandėr Beqir Ballukut kur e ēonin nė banjė apo nė dhomėn e hetimit, pse ishte ndėrtuar njė kafaz nė qelinė e tij tė sigurisė sė lartė. Gjendja e tij qesharake kur ne e lėviznim me skafandėr nė kokė dhe me pranga nė duar, ndėrkohė qė mbahej i veshur me rroba ushtari. Pėr ēfarė ankoheshin ata kur nė dhomėn e hetimit takonin Pirron. Momentet kur nė dhomėn e posaēme tė Pirros brenda burgut 313 shkonte nė mesnatė Hekuran Isai. Pse pėrdori incizimet gjatė hetimit tė Fiqiretit dhe ēfarė qėndrimi mbante ajo para tij nė momentin qė fillonte procedura hetimore. Si reagoi Fiqireti kur Pirro i komunikoi vetėvrasjen e djalit tė saj, Vladimirit. Akuzat e saj mbi Mehmetin dhe tė bijtė etj.





    Zoti Pirro, ēfarė ndjeni kur mendoni se ishit ndėr tė paktėt njerėz qė keni kontaktuar rregullisht me ish- udhėheqėsit e dikurshėm tė shtetit, gjatė kohės qė ata ishin nė burg nėn akuzat e fabrikuara nga Enver Hoxha si “armiq tė Partisė dhe tė Popullit”?
    Ēfarė mund tė ndjej pėrveēse dhembje. Ju mė drejtoheni mua me termat e hetuesit, por harroni qė ne ishim disa vegla qė merreshim me vėrtetimin e atyre qė ndodhnin nė sallat e pleniumeve tė Partisė nga dilnin kėta ish-udhėheqės tė prangosur. A mund tė ndiheshe mirė kur shikoja Beqir Ballukun qė e sillnin duke e mbajtur nga krahėt dy gardianė. Skafandra e vendosur nė kokėn e tij pėr ta ruajtur nga vetėvrasja me pėrplasje pas murit, i prangosur dhe rrobat e ushtarit prej stofi sovjetik qė mbante veshur e bėnin shumė qesharak. Ndėrsa e vėreja njė copė herė ish- ministrin historik tė ushtrisė, kujtoja kohėn e luftės kur ai drejtonte aksionet e njėsiteve guerile tė Tiranės nėpėr hundėt e armikut, duke rrezikuar pėrditė jetėn. Mė kuptoni, me ato skena qė ballafaqohesha ndihesha shumė keq.
    Ēfarė qėndrimi mbante para jush?
    Ishte i tjetėrsuar, por kur unė tentoja tė bėnim shaka, edhe ai qeshte. Ishin situata tė vėshtira pėr ta, pėr vetė faktin se mbi bazėn e akuzave ndaj tyre, ata prisnin qė njė ditė t’i pėrshkonte plumbi i ish-bashkėluftėtarėve tė njė ideali dhe ish-kolegėve tė punės.
    Ju mbi ē’baza e ndėrtonit hetimin mbi ta?
    Ishte e qartė se ne nuk kishim pėr detyrė hetimin, por tė kthenim nė faktor juridik tė gjitha akuzat qė u ishin bėrė nė plenium ku u arrestuan. Pra, ne kishim pėr detyrė qė ēdo akuzė politike qė ishte bėrė nė drejtim tė tyre ta shndėrronim nė akuzė juridike.
    Ishte e mbėshtetur juridikisht njė gjė e tillė kur duket se ishte shumė e padrejtė?
    Nė nenet e legjislacionit thuhej shprehimisht : Kush shkel direktivat dhe orientimet e partisė, shkel ligjet e shtetit. Mbi kėtė shprehje mund tė bėje ēdo lloj analogjie.
    Nė momentin qė Beqir Balluku apo edhe tė tjerė uleshin pėr tė filluar procedurėn e hetimit, a kishte pyetje nga ana e tyre?
    Ata menjėherė pyesnin pėr familjet. Kishin shumė merak pėr gratė dhe fėmijėt. Ne i qetėsonim duke u thėnė se i kishin mirė, madje u thoshim se “edhe nė familje u themi pėr ju qė jeni mirė”. Pastaj, nė shumė raste ata pyesnin pėr Enver Hoxhėn: “Si ėshtė komandanti?” apo “ A ėshtė mirė shoku Enver?”. Kur ju thoshnim se shoku Enver ishte shumė mirė me shėndet, ata arrinin tė thonin edhe shprehjen e ēuditshme, “Ku vė Komandanti kėmbėn komandanti, neve vėmė kokėn”.
    Eshtė e vėrtetė qė bėnin pyetje tė tilla, ndėrkohė qė ishte Enver Hoxha ai qė i kishte katandisur nė atė gjendje?
    Eshtė absolutisht e vėrtetė. Kjo pėr faktin se ata ishin shumė tė politizuar dhe tė pėrkushtuar. Ata mendonin pėr partinė dhe pėr Enver Hoxhėn. Kėtė tė vėrtetė e di mirė se kėto pyetje m’i drejtonin mua nė dhomėn e hetimit ku kisha njė rrjet tė sofistikuar pėrgjuesish. Unė nga ana ime jam ēuditur pėr faktin se kur e pėsova unė qė nuk mund tė krahsoshesha me atė qė kaluan ata ata, u irritova jashtė mase me Enver Hoxhėn aq sa kur vdiq nė 85-ėn, unė isha Laē ku mė kishin ēuar dhe mbaj mend qė i thash shokut tim tė ngushtė i quajtur Dhiogjen Feshti i cili ishte edhe sekretar Byroje: U qėrua edhe ky?
    Ēfar cilėsish tė tjera vinit re te ata?
    Tė katėr ushtarakėt e lartė por edhe tė tjerėt qė erdhėn me radhė nė burgjet e sigurisė sė lartė, ishin shumė tė zgjuar. Dukeshin qė kishin aftėsi tė mėdhaja intelektuale ne drejtim tė organizimit dhe tė manaxhimit tė situatave luftarake. Ishin me njė kulturė tė plotė.
    Si ndodhi qė ju ngarkuan me detyrėn e pėrgjegjėsit tė grupit special tė hetimit pėr ēėshtjet mė delikate tė kohės?
    Ishte nėntori i vitit 1974. Unė isha kryespecialist i hetimeve nė Prokurorinė e Pėrgjithshme dhe kisha njė emėr nė historikun e ēėshtjeve hetimore.
    Mė morėn nė telefon nga Drejtoria e Kuadrit tė Komitetit Qendror tė Partisė se tė nesėrmen nė orėn 10.00 duhej tė isha patjetėr nė zyrėn e ministrit tė Punėve tė Brendshme, sepse aty do tė ishte edhe Ramiz Alia. Unė nuk isha nė shtėpi, por gruaja qė kishte marrė kėtė porosi direkt nga Mihal Bisha, ma transmetoi sapo shkova. U ēudita nga kjo e papritur dhe nuk e kisha tė qartė se pėr ēfarė bėhej fjalė. Menjėherė shkova nė zyrėn time dhe takova prokurorin e pėrgjithshėm Rrapi Minon, tė cilit i thashė pėr urdhrin qė kisha marrė pėr t’u paraqitur tė nesėrmen nė zyrėn e ministrit tė Brendshėm. Prokurori i pėrgjithshėm mė tha se ishte nė dijeni pėr faktin se unė isha njoftuar nga Drejtoria e Kuadrit tė Komitetit Qendror tė Partisė pėr tė shkuar nė zyrėn e ministrit tė Punėve tė Brendshme, por ai nuk dinte asgjė mė tepėr, se pėr ēfarė mund tė mė kishin kėrkuar. Nuk kisha rrugėzgjidhje tjetėr, veē tė prisja ditėn e nesėrme pėr tė zbatuar urdhrin ku do tė mėsoja edhe arsyen se pėrse mė kishin thirrur. Mund t’ju them me sinqeritet se, deri atėherė me gjithė rėndėsinė e detyrės time qė lidhej edhe me specifikėn e
    veprimtarisė sė Ministrisė sė Brendshme, nuk isha futur asnjėherė nė godinėn e saj.
    Kur shkuat?
    Sipas njoftimit, tė nesėrmen nė orėn 10.00 arrita te porta e godinės sė ministrisė. Sapo bėra prezantimin te hyrja e saj e kuptova menjėherė se ishin nė dijeni tė takimit. Oficeri u ēua menjėherė nė kėmbė dhe mori masat pėr tė mė shoqėruar nė drejtim tė zyrės sė ministrit. Kur hyra brenda kuptova se kisha shkuar me vonesė.
    Nė krye tė zyrės ishte Ramiz Alia me Kadri Hazbiun. Veē tyre, pėr ēudi pashė edhe njė grup prej 7-8 vetėsh tė cilėt kishin zėnė vend nė kolltukėt anėsorė tė saj. Ishin punonjės tė ministrisė, duke filluar qė nga kryetarė degėsh brenda aparatit tė ministrisė dhe deri nė rrethe. U befasova shumė dhe nuk po kuptoja se ēfarė po ndodhte. Mendova se mund tė bėhej fjalė pėr ndonjė problem shumė serioz, megjithatė nuk e dhashė veten. I pėrshėndeta dhe u dhashė dorėn tė gjithėve. Isha shumė nė ankth deri sa tė mėsoja arsyen se pse mė kishin thirrur. Nė fillim mė foli Kadri Hazbiu, qė e kisha kushėri tė dytė. Ai dinte tė respektonte dhe ne shkonim shumė mirė bashkė. “Po hė ore Pirro, se ty po tė presim. Pse na vjen me vonesė?”. Unė pėr tė mos e zgjatur mė kėtė gjė nuk i ktheva pėrgjigje, por u mjaftova vetėm me njė buzėqeshje.
    Po Ramiz Alia reagoi?
    Menjėherė pas Kadriut e mori fjalėn Ramiz Alia, i cili mu drejtua jo vetėm mua, por tė gjithė tė tjerėve qė ishin thirrur nė tė njėjtėn mėnyrė. Ai menjėherė filloi tė fliste me zė tė lartė. Me intonacion tė veēantė nė formė alarmi filloi tė na paraqiste njė situatė luftarake nė tė cilėn sipas tij ishte futur partia dhe populli ynė. Kuptohej qė ai kishte gjetur mėnyrėn pėr tė na pėrpunuar psikologjikisht nė idenė e asaj qė ishte vendosur nė forumet e larta tė partisė. Ai theksoi: “Shokė, Byroja Politike dhe personalisht shoku Enver Hoxha vendosi qė sot tė krijohet grupi special i hetimit pėr tė hetuar dhe demaskuar veprimtarinė armiqėsore qė ka zbuluar partia me shokun Enver nė krye, e cila i ėshtė kundėrvėnė partisė dhe shtetit tonė tė diktaturės sė proletariatit. Konkretisht, ju do tė jeni anėtarėt e atij grupi. Menjėherė pas kėtij takimi do tė merreni me studimin, konspektimin e materialeve tė pleniumeve, diskutimeve dhe fjalimeve tė shokut Enver. Diskutimet dhe materialet e posaēme tė Kėshillit tė Mbrojtjes sė Republikės dhe fjalimet e shokėve Hysni Kapo dhe Mehmet Shehu. Materialet e organizatave tė partisė nė ushtri, tė cilat janė marrė me dėnimin e veprimeve antiparti nė udhėheqjen e tyre si dhe ēdo material qė do tė dalė nė vazhdim nga organet e partisė dhe tė shtetit nė lidhje me kėtė problem. Po kėshtu do tė keni parasysh dhe do t’i shikoni me pėrgjegjshmėri edhe materialet qė do t’ju sjellė pėr kėtė ēėshtje sektori operativ i sigurimit tė shtetit. Nga gjithė sa na u tha, aq mė shumė nga mėnyra e tė shprehurit me intonacionin e lartė dhe fjalorin e prerė tip urdhėrues, ne kujtuam se psikologjikisht po jepej alarmi nė qeniet tona qė do tė thoshte se nė kėtė rast nuk kishe tė bėje me njė hetim tė zakonshėm, por me ēėshtje qė kėrkonin jetė njerėzish. Aq mė shumė qė kishim tė bėnim jo me njerėz dosido, por me autoritete tė tilla si Beqir Balluku apo Petrit Dume, Hito Ēako, Rrahman Parllaku etj.
    Kuptuat gjė nė lidhje me sa fliste Ramiz Alia?
    Nuk donte shumė mend pėr tė kuptuar se ishte paracaktuar edhe fundi se ku do tė arrinin hetimet. Pra ēdo gjė ishte e paracaktuar.
    E pėrcaktoi Ramizi kryesuesin e grupit?
    Fillimisht gjithēka nisej nėn struktura juridike. Ngjarjet rrodhėn vetvetiu dhe unė ngela kryetar i grupit special shumė tė rėndėsishėm, por qė fatkeqėsisht po merrej me ēėshtje politike tė paracaktuara.
    Nė ē’mėnyrė u caktuat pikėrisht ju?
    Ramiz Alia na komunikoi urdhrin e Byrosė Politike tė firmosur nga Enver Hoxha, sipas tė cilit ne ishim caktuar pjesėtarė tė kėtij grupi, i cili do tė ligjėronte ekzekutimin e ish-njerėzve tė fuqishėm tė shtetit. Mė pas Alia theksoi: Nė krye tė kėtij grupi special do tė jetė shoku Feēorr Shehu, nėn kontrollin e shokut Kadri Hazbiu. Por nuk kaloi shumė dhe Feēorr Shehu u mėnjanua. Gjėrat u servirėn nė mėnyrė tė tillė qė mua mė caktuan si person pėrgjegjės tė tė gjithė grupit. Qė nga ajo kohė unė kryesova grupet hetimore pėr ēėshtjet e grupeve armiqėsore nė kulturė, ushtri, ekonomi dhe pėr ēėshtjen e familjes sė Mehmet Shehut. Unė mund t’ju tregoj edhe njė fakt tjetėr i cili mund t’ju duket shumė i ēuditshėm. Megjithėse ne ishim caktuar nė fillim si personat qė do tė bėnim hetimin e tė ashtuquajturve grupe tė rrezikshme armiqėsore, pati edhe nė radhėt tona tė arrestuar. Pra, nga anėtarė tė grupit special tė hetimit, disa kaluan nė qeli si tė burgosur.
    Si ndodhi njė gjė e tillė?
    Kjo ndodhte sepse gjatė hetimeve nga zbulimi i elementėve tė rinj, nė ēėshtjet qė shqyrtonim implikoheshin edhe njerėz tė tjerė pėrfshi edhe anėtarė tė grupit, pėr tė cilėt firmoseshin menjėherė fletarrestet.
    Kush i firmoste fletarrestet?
    Ato i firmoste prokurori i pėrgjithshėm...





    Karriera e veteranit tė hetuesisė Pirro Dautaj


    Pirro Dautaj k lindur nė vitin 1938 nė fshatin Mavrovė tė Vlorės. Nė vitin 1961 ai ka pėrfunduar me rezultate tė shkėqyera fakultetin Juridik tė Universitetit tė Tiranės. Pas diplomimit ėshtė emėruar menjėherė zėvendėsprokuror pėr hetimet nė rrethin e Lushnjės. Nė tetor tė vitit 1965 ai emėrohet shef i seksionit tė Hetuesisė nė prokurorinė e Tiranės. Deri nė vitin 1974 kur nga prokuroria vareshin 75 % e hetimeve tė krimeve ordinere, nė prokurorinė e Tiranės Pirro Dautaj ka kryer detyrat e ndihmės sė prokurorit pėr hetimet, zėvendės prokuror i rrethit pėr hetimet si dhe shef i seksionit tė hetimeve. Pas vitit 1974 kur u bė unifikimi i Hetuesisė shqiptare Pirro Dutaj kaloi nė organin e hetuesisė pėr shkakun se ishte kushėri i dytė me Kadri Hazbiun dhe njėkohėsisht me tė kishte njė mardhėnie vėllazėrore tė veēantė. Gjithsesi pėr emrin dhe kualifikimet qė kishte arritur nė eksperiencėn e gjatė nė organet e prokurorisė ai kaloi menjėherė pranė Prokurorisė sė Pėrgjithshme nė fillim si specialist pėr kontrollin e hetuesisė dhe 6 muaj mė mbrapa nė pozicionin e kryespecialistit. Kjo strukturė e specialstėve tė kontrollit tė hetuesisė, pas vitit 1974 kur ajo varej tėrėsisht nga Ministria e Punėve tė Brendėshme, ishte e ndėrtuar deri nė bazė, pra nė prokuroritė e rretheve nė tė cilat kishte sektor tė kontrollit tė ligjshmėrisė sė hetimeve. Detyra sektorit tė kontrollit hetimor nė prokurorinė e pėrgjithshme (Ashtu dhe nė bazė) ku bėnte pjesė edhe Pirro Dautaj kishte kopetencė pėr tė mos miratuar arrestimet, dėrgimin e ēėshtjeve nė gjyq, pushimin ose pezullimin e tyre ose detyrimin e hetuesisė pėr tė vazhduar hetimet kur ajo kishte ndėrmend ti mbyllte por qė mund tė kishte akoma elementė tė rėndėsishėm qė mund tė premtonin rezultate. Por kishte edhe kopetencė pėr tė zgjatur edhe afatet ligjore tė proēedurave tė vecanta. Pirro Dautaj pėr vetė specifikėn e detyrės qė kryente nė prokurorinė e pėrgjithshme si kryespecilasit i kontrollit tė hetuesisė, ka kryesuar grupet e posaēme speciale tė hetimit tė ngritura me vendim tė Byrosė Politike nė shqyrtimin e ēėshtjeve tė tė quajtur grupet e rreaikshme armiqėsorte kundėr shtetit. Ai ka kryesuar grupin hetimor nė ēėshtjen e grupit tė ushtrisė me Beqir Ballukun nė krye, atė tė ekonomisė tė kryesuar nga Abdyl Kllėzi dhe Koēo Theodhosi, grupin special nė shqyrtimin e ēėshtjes sė Fiqirete Shehut etj. Nė vitin 1982 ai ėshtė emėruar nė detyrėn e Drejtorit tė Drejtorisė sė Hetimit nė Ministrinė e Punėve tė Brendėshme por qė 10 muaj mė mbrapa ai ėshtė shkarkuar nė mėnyrė tė menjėhershme pėr shkak se ishte kushėri me Kadri Hazbiun dhe u dėbua nė Laē prej nga ėshtė kthyer vetėm pas vitit 1990.


    PANORAMA

  3. #13
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Ramiz Alia ka shpetuar shume bukur nga fajet e tmerrshme qe i rendojne mbi shpine.

    Une gjithmone kam menduar se Ramiz Alia eshte me fajtor se sa Enver Hoxha per ate cka ndodhi ne Shqiperi.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    hetimi i fiqeretit
    intervista

    Ish-drejtori i hetuesisė tregon ngjarjen e rrallė


    Pirro Dautaj: Si e hetova familjen e Mehmet Shehut



    Fatos Veliu
    Ka qenė viti 1982 kur me njė “urdhėr nga lart” nė tė gjitha strukturat drejtuese tė Partisė sė Punės nga qendra nė bazė ėshtė dėgjuar incizimi i dėshmive tė dhėna gjatė hetimit tė sė shoqes sė kryeministrit historik tė Shqipėrisė komuniste, Mehmet Shehut.

    Gjithkush i ka mėsuar nė atė kohė, nėpėrmjet atyre qė dėgjonin nė ato salla tė mbyllura dhe misterioze, rrėfimet e sforcuara tė Fiqirete Shehut, kur e lodhur dhe e tronditur dėshmonte e dėshmonte pambarim duke e ēuar “ujin” nė mėnyrė tė zellshme nė akuzat e Enver Hoxhės. Duhet tė ketė qenė kjo arsyeja qė vetė Enver Hoxha dha urdhėr qė tė dėgjohej ajo kasetė nga e gjithė anėtarėsia e Partisė qė ai drejtonte. Dukej se ai donte tė tregonte se akuzat nuk ishin fabrikuar prej organeve tė shtetit, por ato ishin dėshmuar e pranuar nga vetė Fiqireti. Atėherė ndėrsa u mėsuan dėshmitė e Fiqiretit, duke mos besuar nė tradhtinė e Mehmet Shehut, nga opinioni i gjerė ėshtė pėshpėritur nėn zė se ajo ka folur nėn efektin e drogės dhe tė torturės. Gjithsesi gjithēka qė ka ndodhur brenda qelive tė burgut tė sigurisė sė lartė me atė qė quhej gruaja e “njeriut tė hekurt” ka mbetur enigmė. Nuk dihet nėse janė pėrdorur tortura, apo mjete tė tjera efikase gjatė procesin e hetimit ndaj saj. Me ēfarė vishej nė qeli. A mbahej e lidhur si gjithė tė arrestuarit ndėrsa lėvizte e shoqėruare pėr nė tualet. Cilat ishin bisedat e saj intime nė dhomėn e hetimit. Gjithēka mėsohet tashmė pas mė se 30 vjetėsh nga vetė hetuesi i saj, i cili ėshtė edhe autori i incizimit tė asaj kasete, qė kaloi dorė mė dorė qė nga zyra e Enver Hoxhės dhe deri te organizata e fshatit mė tė largėt tė Shqipėrisė. 68-vjeēari Pirro Dautaj tregon gjithashtu edhe pėr momentet mes seancave tė pyetjeve zyrtare me Fiqiretin, kur ata bėnin bisedė tė lirė. Ai sjell pėr lexuesin e gazetės “Panorama” edhe momentet, qė pėrjetoi ajo kur Pirro Dautaj i komunikoi vdekjen e tė birit tė saj tė madh, Vladimirit i cili u vetėvra me telin e rrymės elektrike.

    Zoti Pirro, tashmė dihet se ju keni qenė drejtuesi i ekipit special tė krijuar pėr hetimin e familjes Shehu. A qėndron fakti se ju personalisht keni hetuar posaēėrisht edhe Fiqirete Shehun?
    Nė vitin 1981 unė drejtova sėrish grupin special tė hetimit tė familjes sė Mehmet Shehut. Isha ngarkuar posaēėrisht pėr hetimin e Fiqirete Shehut, me tė cilėn jemi takuar nė qeli pėr mė se 8 muaj pothuajse ēdo ditė, madje edhe me orė tė zgjatura pasi ishte bėhej fjalė pėr njė hetim intensiv.

    Eshtė e vėrtetė qė hetimi ndaj Fiqiretes ka zgjatur rreth dy vjet?
    Unė u mora me kėtė ēėshtje vetėm 8 muaj, sepse pikėrisht kur dėshmitė e Fiqiretit mbaruan dhe momenti i ballafaqimit tė provave me faktet po afrohej, unė u shkarkova nė mėnyrėn mė tė paprecedentė dhe me motivacionin mė tė pazakontė.

    Me ē’motivacion u shkarkuat?
    Pasi isha kushėriri i Kadri Hazbiut. Pas kėsaj jo vetėm qė unė u shkarkova, por edhe u dėbova nga Tirana nė mėnyrė tė menjėhershme, duke u vendosur nė Laē.

    Si ndodhi qė u caktuat pikėrisht ju pėr tė kryesuar edhe grupin special, qė do tė hetonte ēėshtjen mė nevralgjike tė asaj kohe siē ishte ajo e familjes “Shehu” mbi tė cilėn u pėrqendrua e gjithė propaganda e kohės, aq mė shumė qė ju u caktuat qė tė hetoni posaēėrisht Fiqiretin?
    Nė atė kohė unė isha nė Prokurorinė e Pėrgjithshme me detyrėn e drejtorit tė Kontrollit tė Veprimeve Hetimore tė Republikės.

    Mund ta pėrshkruani momentin dhe situatėn e krijimit tė grupit tė posaēėm pėr hetimin e familjes sė Mehmet Shehut?
    Mbaj mend qė kur u mėsua lajmi pėr vetėvrasjen e Mehmet Shehut, unė kisha vetėm njė ditė qė kisha filluar lejen e zakonshme. Isha tepėr i lumtur qė pas mė shumė se 12 vjetėsh pa bėrė asnjė ditė pushim nga puna do tė mund tė kaloja disa kohė pėr ēlodhje. Aq mė shumė pas tronditjes qė kisha pėsuar nga humbja vetėm dy muaj mė parė e vėllait, i cili ishte vetėm 50 vjeē. Mirėpo njė ditė pas ngjarjes sė rėndė ndodhi sėrish e njėjta skenė si nė rastin kur do tė arrestohej Beqir Balluku. Vetė shefi i kuadrit tė Komitetit Qendror tė Partisė Mihal Bisha mė merr nė telefonin e shtėpisė, i cili pasi nuk mė kishte gjetur, kishte lėnė porosi qė ta merrja unė mbrapsht. Menjėherė pata njė parandjenjė jo tė mirė. Gjithsesi nuk e mora nė telefon, por u lidha me shefin tim, Rrapi Minon. Edhe ai mė tha se ishte njoftuar nga Mihal Bisha, por nuk dinte gjė se pėr se bėhej fjalė, madje i kishte thėnė edhe se isha me leje. Nuk dija ē’tė bėja. U stresova shumė dhe u mbylla nė vetvete pa guxuar t’i tė shprehur edhe me gruan pėr ankthin qė ndjeja. Nuk vonoi shumė nga kjo gjendje kur telefoni i shtėpisė ra sėrish. Nė atė moment u ndodha vetė nė shtėpi. Kėtė herė telefonoi Hekuran Isai.

    Tė njėjtėn gjė ju komunikoi edhe ai?
    Sapo dėgjoi zėrin tim mė tha: “Jam sekretari i Komitetit Qendror tė Partisė, Hekuran Isai. Ju njoftoj se nesėr nė orėn 10:00 duhet tė jeni patjetėr nė zyrėn e ministrit tė Punėve tė Brendshme, Feēorr Shehut. Aty do tė jem edhe unė”. Mbaj mend se kjo ka ndodhur mbrėmjen e 19 dhjetorit tė vitit 1981. Nė atė kohė Kadri Hazbiu, tė cilin e kisha kushėri tė dytė, kishte kaluar ministėr i Mbrojtjes.

    Thatė se parandienit diēka tė keqe?
    Pata njė parandjenjė se bėhej fjalė pėr ndonjė tjetėr grup special i cili do tė merrej me hetimin e ndonjė ēėshtjeje. Pata pėrshtypjen se mund tė kishte tė bėnte me familjen “Shehu”.

    Shkuat nė takimin e caktuar?
    Patjetėr qė shkova. Ishte po e njėjta situatė qė kishte ndodhur nė vitin 1974. Kur hyra nė zyrėn e ministrit tė Brendshėm gjeta sėrish grupin e atėhershėm ( tė 1974-ės) me ndonjė ndryshim tė vogėl, pasi ndonjė prej atij grupi kishte vdekur. Kishte edhe nga ata qė dikur kishin qenė anėtar tė grupit, por qė nė momentin e rikrijua tė kėtij grup, gjendeshin tė arrestuar. Nė zyrė ndodhej ministri Feēorr Shehu dhe Kadri Hazbiu. Nga Komiteti Qendror kėtė herė nuk kishte ardhur Ramiz Alia, por ishte i pranishėm Hekuran Isai. Ai filloi tė fliste pėr grupin qė ishte krijuar me vendim tė Byrosė Politike pėr tė hetuar ēėshtjen e familjes sė poliagjentit Mehmet Shehu. Pėr kėtė na pėrcaktoi sėrish materialet qė duhet tė studionim pėr tė ndjekur ēėshtjen. Ai na bėri tė ditur se pėr kėtė gjė duhet tė konspektonim materialet e pleniumeve dhe tė Enver Hoxhės.

    Jua saktėsoi rolin e misionit tė grupit qė u krijua?
    Kėtu kishte diēka qė mua mė ngjalli njė gjendje tė atillė, aq sa qė mezi prisja qė tė largohesha nga grupi. Konkretisht na thanė se do tė merreshim me hetimin e vetėvrasjes sė Mehmet Shehut. Njėkohėsisht do tė merreshim me hetimin e Fiqiretit, tė fėmijve pra tė tė gjithė familjes. Ndėrsa na thuheshin tė gjitha kėto, mendoja mėnyrėn pėr tė dalė nga ajo situatė, sepse e shikoja qė problemi kishte marrė pėrmasa tė mėdha .

    Ēfarė bėtė pėr kėtė?
    Kur mbaroi Hekurani, u kėrkova leje pėr tė marrė fjalėn, duke u thėnė: Unė dua tė largohem nga ky grup, nė radhė tė parė sepse pėr momentin nuk ndjehem mirė me shėndet dhe aq mė shumė qė nė detyrėn qė mbuloj nė Prokurorin e Pėrgjithshme mė presin shumė punė”. Ndėrkohė fillova tė pėrmendja me radhė punėt qė mė prisnin. Do tė ishte vetė Hekuran Isai ai qė do tė ma priste hovin nė mes duke mė thėnė:“ Nuk mund tė largohesh nga ky grup nė asnjė mėnyrė, pasi pėr kėtė gjė ėshtė njė vendim i posaēėm i Byrosė Politike i firmosur nga shoku Enver. Ja ku ėshtė.” Nė kėtė moment nxori menjėherė letrėn nė tė cilėn ishte shėnuar vendimi i Byrosė Politike qė me tė vėrtetė ishte firmosur nga Enver Hoxha. ”Ja ku je edhe ti, tha ai duke venė gishtin diku nė krye tė listės”. Nė krye tė saj ishte shėnuar emri i Feēorr Shehut.

    Feēorri ishte caktuar si shef i grupit?
    Ishte hartuar, siē tė thashė, i njėjti skenar si me grupin e parė. Feēorri ndenji vetėm pėr momentin pasi nė janar, me ngarkimin me ngarkimin me detyrėn e ministrit tė Hekuran Isait, Feēorri kaloi zėvendės. Edhe kjo gjendje zgjati pak ditė, sepse edhe ai u izolua, duke u arrestuar mė pas nė shkurt tė tė njėjtit vit. Detyrimisht vetėm nė harkun e pak muajve unė mbeta pėrgjegjės i grupit.

    Pse?
    Pėr vetė detyrėn specifike qė mbaja nė atė kohė, atė tė drejtorit tė Kontrollit Hetimor tė Republikės, nė Prokurorinė e Pėrgjithshme dhe atė qė mora menjėherė pas krijimit tė grupit special tė hetimit.

    Pse me ēfarė detyre tjetėr u ngarkuat?
    Nė shkurt, me arrestimin e Feēorr Shehut, unė u bėra drejtor i Drejtorisė sė Hetuesisė sė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme.

    Kė zėvendėsuat nė atė detyrė?
    Zėvendėsova Elham Gjikėn, i cili ashtu ai edhe Feēorr Shehu, u arrestua.

    Si funksiononin emėrimet dhe shkarkimet nė atė kohė? Pasi me sa mė treguat, pasi kryenit detyrėn e drejtuesve pėr vite tė tėra nė drejtime shumė specifike pėr shtetin, prangoseshit edhe vetė, ku bashkoheshit me ata qė kishit hetuar mė parė?
    Ajo ishte situata dhe ashtu funksiononte diktatura. Nė momentin pėr tė cilin po ju tregoja u arrestua vetė ish-ministri i Brendshėm, Feēorr Shehu dhe pas tij e njėjta gjė ndodhi edhe me drejtorin e hetuesisė sė asaj ministrie, qė unė e zėvendėsova si dhe shumė e shumė tė tjerė, derisa njė vit mė pas i erdhi radha edhe kushėririt tim, Kadri Hazbiut dhe bashkė me tė edhe mua.

    Zoti Pirro, le tė ndalemi te vijimi i punės suaj, pasi u bėtė edhe drejtori mė i rėndėsishėm nė ministrinė e Brendshme si dhe kryetar i ekipit mė tė zgjedhur hetimor pėr ēėshtjen e familjes Shehu. Cilat ishin arrestimet qė u bėnė me fillimin e punės sė atij grupi qė ju drejtonit?
    Dua tė tė theksoj nė parantezė se grupi ynė i krijuar me vendim tė Byrosė Politike, juridikisht quhej “Grupi special i hetimit tė komplotit tė poliagjentit Mehmet Shehu”
    Qė nė javėt e para tė fillimit tė punės sė grupit tonė special, i cili ishte nė vėzhgim tė plotė nga strukturat mė tė larta tė partisė sė atėhershme dhe tė vetė Enver Hoxhės, filloi njė valė e madhe arrestimesh. Nė radhė tė parė u arrestua Fiqirete Shehu. Kjo ishte njė situatė e vėshtirė, pasi arrestimi i saj nuk i kishte shkuar e as mund t’i shkonte ndonjėherė nė mėndje kujt. Ajo ishte grua me shumė pushtet nė atė kohė. Pas saj u arrestuan tė dy djemtė e Mehmet Shehut, Skėnderi dhe Bashkimi. Nga familja Shehu jashtė arrestimeve mbeti vetėm Vladimiri, por edhe atij iu krijua njė gjendje e tillė psikologjike qė e detyroi tė vetėvritet. Mė pas vazhdoi operacioni prangosės ndaj ish-ministrit tė Brendshėm, Feēorr Shehut, ndaj sekretarit tė parė tė Durrėsit, Mihallaq Ziēishtit si dhe vėllait tė tij, Llambi Ziēishti, duke pėrfunduar te njerėzit mė tė besuar tė Mehmet Shehu. Ata ishin drejtori i Drejtorisė sė Sigurimit tė Udhėheqjes mė tė lartė tė shtetit, LLambi Peēini, shefi i sektorit tė sigurimit tė Byrosė, Gani Kodra, etj, etj. Pra, siē e shikon e gjithė Ministria e Punėve tė Brendshme dhe Prokuroria, me tė gjitha strukturat bashkėvepruese tė tyre kaluan njė valė tė tillė arrestimesh sa siē thotė njė fjalė “ edhe fėmija dridhej nė barkun e nėnės”.

    Si i paraqitej popullit kjo situatė?
    Propaganda dhe demagogjia ia servirnin popullit kėtė situatė, si njė arritje tė paparė tė partisė, e cila kishte arritur tė zbulonte njė nga armiqtė mė tė rrezikshėm tė saj, Mehmet Shehun dhe grupin qė ai kryesonte.
    (Vjon nesėr)




    Nesėr do tė lexoni

    Ø Si e mbanim Fiqireten nė qeli dhe situata qė krijohej kur ajo thėrritej pėr t’u pyetur. Paraqitja e saj e jashtme nė sigurinė e dy gardianeve qė e mbanin pėr krahu dhe cilat ishin pretendimet e zakonshme tė saj pėr kushtet nė qeli.

    Ø Cila ėshtė e vėrteta e dėshmisė sė saj nė lidhje me Kadri Hazbiun? A qėndrojnė aludimet e shpėrndara nė popull pėr faktin se atyre u ėshtė krijuar mundėsi ballafaqimi nė korridorin e burgut?

    Ø A ėshtė e vėrtetė se ndaj saj ushtrohej torturė dhe se trajtohej me stimulues pėr tė mundėsuar dėshmi tė sajuara pėr efekt incizimi. Ēfarė dėshmoi pėr bashkėshortin e saj dhe situata prekėse kur iu krijua mundėsia e takimit me Skėnderin, pas vdekjes sė djalit tė madh, Vladimirit.




    Hetimi i veēantė
    Me Fiqirete Shehun u aplikua pėr herė tė parė hetimi me incizim

    Kushdo mund ta kujtojė periudhėn e hetimit ndaj bashkėshortes sė ish-kryeministrit tė hekurt tė Shqipėrisė, Mehmet Shehut. Nė atė periudhė dėshmia e Fiqirete Shehut, e cila ishte ende nė fazėn e hetimit ndiqej nė mėnyrė tė organizuar nga tė gjitha strukturat drejtuese tė Partisė sė Punės dhe forumet e larta tė saj nė rrethe si dhe nė institucione tė ndryshme shtetėrore. Aplikimi nė procesin hetimor tė metodės sė incizimit ishte iniciativa e Pirro Dautaj, metodė kjo qė u pėrdor pikėrisht me atė dėshmi, e cila dha para tij. Ai tregon se para se tė kėrkonte tė sillnin Fiqiretin nė dhomėn e hetimit, tė ndodhur nė ambientet e burgut 313 nė kryeqytet, merrte masat qė personat pėrkatės tė kishin ndezur nė dhomat ngjitur saj aparaturat e incizuese me pllaka shiriti. Nė kohėn qė Fiqireti mbėrrinte aty, asaj i vihej pėrpara mikrofoni pėr t’i bėrė tė qartė kėshtu se po incizohej. Pas kėsaj ishte Pirro ai qė e dorėzonte kasetėn te Ramiz Alia. Ēuditėrisht nga dėshmitė e Pirro Dautaj, nė lidhje me sjelljen e Fiqiretit gjatė hetimeve, mėsohet se ajo fliste dhe fliste pa pushim, duke akuzuar njerėzit mė tė afėrt tė saj dhe duke pranuar gjithēka thuhej nė akuzat qė ishin fabrikuar pėr tė. Shpjegimet e saj tė hollėsishme dhe pranimet e akuzave Pirro nuk mund t’i shpjegonte, por nuk dihej nėse tė gjitha ato do tė vėrtetoheshin nė fazėn e krahasimit tė thėnieve me faktet. Gjithsesi dėshmia e saj pėrkonte mė sė miri me ato ēka thuhej nė organet e larta tė partisė shtet. Ishte pikėrisht kjo arsyeja, qė u rekomandua dėgjimi i tė gjithė dėshmisė sė saj nė procesin disamujor tė hetimit tė saj. Ēuditėrisht pėr Pirron ka mbetur ende enigmė edhe fakti tjetėr qė lidhet me mosaplikimin e metodės sė incizimit jo vetėm me personat e tjerė, qė ishin tė arrestuar paralelisht me Fiqiretin, por edhe me ata qė u arrestuan mė vonė.



    ------

  5. #15
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Thashetheme Braro.....Tha keshtu, tha ashtu....Thelbi i muhabetit se "
    Ishte e qartė se ne nuk kishim pėr detyrė hetimin, por tė kthenim nė faktor juridik tė gjitha akuzat qė u ishin bėrė nė plenium ku u arrestuan. Pra, ne kishim pėr detyrė qė ēdo akuzė politike qė ishte bėrė nė drejtim tė tyre ta shndėrronim nė akuzė juridike.
    , pra zoteria e dinte se po shkelte ligjin dhe megjithate e bente pa teklif....dhe del sot dhe e pohon pa pike turpi. Pastaj rrime ne te tjeret dhe pyesim sot :"Si ka mundesi qe paskan qene gjithe keta deshmitare per shkeljet e ligjeve dhe te Kushtetutes se RPPSSH dhe Nexhi u denua per....kontrabande kafeje? Apo Ramizi qe s'u denua fare?"...

    E di si eshte puna Braro....Po afrojne zgjedhjet dhe keta zgjebet e vjetra duan tu ndihet zeri. "Jemi gjalle akoma ne, kemi akoma pushtet!". ( Jo se me hapet barku per Mehmetin se nje cope kriminel ishte, por do te preferoja te ishte denuar per krimet e tija, jo per fantazi poliagjente e llafollogji Biroje.)
    Medemek, Enveri e Ramizi i fusnin ne dhe shoket e tyre,familjet ua internonin etj, kurse Tos Nanua i mban me pare dhe i le te dalin ne opozite, pra Tosi nuk eshte aq qelbesire sa Verka me Ramken, eshte me pak......Eshte me objektiv te larget goditja....Ohuhaaaa sa iu di bitha ketireve...
    "Who is John Galt?"

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    O Brar je thesar , nuk ka kuptim Forumi pa ty.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  7. #17
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    PU, PU, PU…!

    Medi Belortaja

    Pu, pu, pu…! Tmerr, ankth dhe habi! Kjo ėshte pasthirrma qė del si belbėzimė kur lexon nė njė “Dossier”, sinqeritetin e pjesshėm tė njė hetuesi a kryehetuesi tė diktaturės monstruoze tė sė kaluarės. Qė nė parathėnien, CV-nė pėr personin qė do tė intervistohet, kur pėrballesh me “elozhet” qė gazetari mjeshtėrisht ia bėn “objektit” tė tij pėr ta zbėrthyer; ta bėjė tė rrėfejė bėmat dhe gjėmat e “profesionit” tė vet nė atė kohė. Se nuk ėshtė e lehtė tė zbėrthesh njė hetues a kryehetues tė llahtareve tė diktaturės. Duhet mjeshtėri e madhe. Ngjan me njė specie midis breshkės dhe iriqit. Ka zhguall tė fortė, tė pathyeshėm dhe gjemba shpues. Koka dhe trupi nudo ėshtė njė, rri i fshehur aty thellė, nėn iriqė dhe brenda zhguallit. Me sy tė mėdhenj tė ēakėrritur. Sytė zvogėlohen dhe qetėsohen vetėm atėherė kur nxjerr kokėn pėrjashta, shikon rreth e rrotull se s`ka asnjė rrezik pėr tė. Ose rreziku ka mbetur larg, diku, i harruar. Duhet ta joshėsh “viktimėn”, rrėfimtarin, ta miklosh, ta pėrkėdhelėsh nė ato pika qė i ka tė dobėta. Tė dobėta, pėr shkak tė ndryshimeve dhe pėrmbysjeve. Ndryshimi ėshtė katėrcipėrisht i madh. Dikur “rrėfenin” ata para tij, nė saje tė torturave dhe intrigave tė paimagjinueshme. Tani duhet tė rrėfejė ai pėr ato viktimat e mjera, qė deri njėfarė kohe ishin vetė shokėngrėnės tė tė njėjtave ideale. Duhet ta ftosh pėr kafe, ta qerasėsh, tė hiqesh i pavėmendshėm dhe i shkujdesur ndaj atyre qė “gjahu” gazetaresk ka frikė t`i thotė dhe shprehė. Ndaj bėmave dhe gjėmave qė ka kryer nė atė kohė. Tė hiqesh sikur magjepsesh pas pjesėve tė historisė romantike tė tyre; sesi shkonin pėr gjah, ku i bėnin pushimet Ē`mediokritete dhe banalitete i thoshin sho-shoqit. A bėnin dashuriēka. Me se udhėtonin… etj., etj. Po pėrveē kėtyre? Hmm... Kujt do t`ia hedhėsh ti?! Kėtu do kujdes tė madh! Duhet tė luash budallain dhe naivin, tė kruash qafėn, tė qeshėsh kot, tė thyesh ndonjė gotė si padashje mbi tavolinėn ku rri dhe ai, qė do tė shprehet. Tė lesh ndonjė kėpucė zgidhur si i pakujdesshėm…
    Ta inkurajosh, duke i thėnė se s`ka problem, ashtu ishte koha, pse jo, dhe se po tė ishte gazetari nė vend tė tij, nė atė kohė ashtu do tė vepronte. Urdhrat vinin nga lart, jo nga poshtė. Ata poshtė kishin vetėm njė emėr tė pėrbashkėt, POPULL. Dhe me kėtė popull ju takonte tė merreshin ata lart.
    Pu, pu, pu…! E pėrdornin kėtė emėr herė si akuzė ndaj atyre qė ju duhej t`i hiqnin qafe, herė si kobure, herė si litar.
    Kur has dhe shfleton para syve tė tu monstruozitete dhe kanibalizma humane.
    Tė vjen keq qė tė quajnė njeri. Duket sikur i vetėquajturi njeri i ka rėnė kot nė qafė specieve tė tjera mbitokėsore dhe nėntokėsore. Mbiujore dhe nėnujore. Kafsha nuk shtiret, nuk torturon, nuk masakron, nuk poshtėron llojin e vet aq mjeshtėrisht dhe pabesisht sa njė lloj njeriu. Nuk shpik dhe sajon ideale, nuk hakmerret ndaj llojit tė vet nė emėr tė llojit tė vet.
    Nuk mund tė jetė asnjėfarė mėnyre paranojake: Tė vėrė pėrpara “akuzave” shokun qė mendon se mund tė ketė menduar se nė mendjen e viktimės tė kenė shkuar mendime qė s`i ka menduar. Nuk mund tė jetė asnjėfarė mėnyre cinike: Sa t`i vijė pėr tė deklar-uar publikisht se viktimat e gjora tė shpifjes dhe sajesave gjasme juridike, dukeshin qesharakė, kur vetėm qesharakja s`mund tė tė shkojė nėpėr mend, kur je i vetėdishėm se je vetėm njė “kobure juridike”, nė duart e diktatorit dhe klanit tė tij pėr tė vrarė ata qė janė vėnė nė shenjestėr. Deklarohet se dukeshin qesharakė me skafandėr nė kokė (pėr tė mos u vetėvrarė nga goditja e kokės nė mur!), ata qė ishin heronj tė luftės nacionalēlirimtare; ata qė s`u kishte bėrė syri tėrr nga vdekja dhe rreziqet qė ju kalonte pėrditė. Dhe qė e dije se kėta do tė vdisnin para plumbit dhe poshtė litarit, nga sajesa e “fakteve juridike” qė ti aq hapur e pranon se ishin pranuar nga njėqind e ca burra tė plenumeve dhe KQ-ve! Paradoks dhe cinizėm: Tė shpohen nga plumbat e padrejtė tė diktaturės, por nė asnjė mėnyrė tė mos vetėvriten nga dėshpėrimi kompleks i pabesive dhe zhgėnjimeve ndaj idealit qė kishin pėrqafuar me kohė!
    Thuaje hapur tė vėrtetėn, bre burrė! Tė vėrtetėn qė formėzohej pa dashur nė subkoshiencėn tėnde. Pra, qė tė vinte pėr tė qeshur jo se shihje me skafandėr nė kokė dhe me veshje ushtari tė shtrėnguar pas trupit ata qė ju tundeshin portretet madhėrishėm nė mitingjet e 1 Majit, por qė ndieje ēudinė, tmerrin, ankthin se si ti kishe mundur tė hyje nė kryesorėt anonimė tė antidrejtėsisė dhe monstruozitetit! Tė vinte pėr tė qeshur se s`qaje dot! Epo thuaj dreqi ta hajė, se mė tepėr ndjeheshe keq ti dhe qesharak me kostum, kollare dhe kėpucė lustrafine, sesa i gjori qė do tė varrosej pa nam dhe nishan nė varr tė pėrbashkėt dhe pa emėr! Qė e dije mirė qė bashkė me ta do tė vuanin, shkatėrroheshin, syrgjynoseshin, burgoseshin, internoheshin edhe familjet dhe farefiset e tyre tė pafajshme! Thuaje, bre burrė, kaq gjė! Ėshtė shumė pak sinqeriteti yt edhe plotėsisht i deklarueshėm tė jetė, pėrpara tmerreve qė pėrjetuan ata dhe njerėzit e tyre. Edhe Ferri ėshtė Parajsė pėrpara Superferrit tė tyre!
    Pu, pu, pu…!

    "Shekulli"

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx per pjesmarrjen e komentet ..toro dhe Boku..
    Era nuk i dua lavderimet..as kur jan plot as kur jan kot..


    thesar eshte Forumi vet.. jo une.. dhe per kete i jam falenderuar atyre krijuesve te ketij Forumi..Albos me shoqe shoke.. gjithmone..

    dhe kur ky thesar mbushet me gjera te bukura e te verteta behet nje mrekulli..

    Psh ti Era..(se mua me lejohet te lavderoj e pergezoj tjeret) je vertet nje pjese e ketij thesarit tone..
    edhe keta dy djemat Boku e Toku.. jane vlera te ketij forum thesit me ar...lol.
    Pse do thuac ti.. se qe te dy.. kurre nuk thone genjeshtra e hipokrizira..





    Cdo te mire..

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Zonja e Zezė Nexhmije Hoxha
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-11-2010, 19:03
  2. Nexhmija dhe Ramizi
    Nga Qerim nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2007, 16:00
  3. Ramizi per pluramizmin.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-05-2006, 00:43
  4. Sokoli per Enverin, Nexhmijen dhe Ramizin
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-02-2004, 07:49
  5. Ish shefi i CIA: Dėshtimi me Enverin
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-06-2003, 23:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •