Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Question Besnik Aliaj përballë Fatos Nano në Sarandë

    Flet kandidati i PD-së në zonën 99 të Sarandës. “Pse vendosa të kandidoj përballë kryeministrit”

    Aliaj: Jam i bindur se do ta mund Nanon

    “Me përgjegjësi qytetare vendosa t’i them stop politikëbërjes antikombëtare dhe politikanëve të dështuar të tranzicionit”

    Thoma Nika

    TIRANË - Kandidati i Partisë Demokratike në zonën 99 në Sarandë, njëkohësisht anëtar i KOP-it, Besnik Aliaj, tha dje pas prezantimit të tij në qytetin bregdetar, se ishte i bindur që do të fitonte në zgjedhjet e verës. Aliaj, duke folur për vendimin për të kandiduar përballë kryeministrit në zgjedhje, tha se “Është përgjegjësia gati e harruar qytetare dhe intelektuale për të guxuar e për t’i thënë stop politikëbërjes antikombëtare dhe politikanëve të dështuar të tranzicionit të egër të Shqipërisë”.
    Kush është Besnik Aliaj?
    Unë jam një qytetar i thjeshtë, që i përkas asaj jete që bëni edhe ju, dhe jam këtu pjesë e juaja.
    E patët të lehtë për të vendosur të kandidoni përballë Nanos?
    - Vendimi im, edhe pse mëse i guximshëm dhe me kosto ndoshta personale për mua, është plotësisht i bazuar në mendime të kthjellta, profesionale dhe qytetare, në mendime të pavarura. Është përgjegjësia gati e harruar qytetare dhe intelektuale për të guxuar e për t’i thënë stop politikëbërjes antikombëtare dhe politikanëve të dështuar të tranzicionit të egër të Shqipërisë.
    Ju pëlqen sfida?
    Veprimi im është sfida që brezi të cilit i takoj edhe unë, i bën pseudoelitës aktuale politike. Është një politikë e asgjëbërjes dhe e përbuzjes morale të qytetarëve të thjeshtë, e përbuzjes materiale ndaj tyre. Më shumë se gjithçka, vendimi im mbetet një thirrje për të mos heshtur dhe për të mos u nënshtruar, thirrrje drejtuar ndërgjegjes qytetare dhe intelektuale, akademikëve të shoqërisë sonë, mediave të pavarura dhe shoqërisë civile në tërësi. Është thirrje për të mos legjitimuar uzurpatorët që e mbajnë këtë vend peng, larg aspiratave për një shoqëri normale, moderne, të lirë dhe të ndershme.
    Lidhet kandidimi me ndonjë pasion tuajin për politikën e orientuar djathtas?
    Futem në këtë sfidë të vështirë mëse i ndërgjegjshëm për efektet dhe pasojat e mundshme që kam, por aspak për interesa mjerane. Në këtë sfidë jam i pastër, i qetë e i ndershëm dhe nuk udhëhiqem absolutisht nga interesa të ngushta politike apo ndonjë pasion i caktuar politik. Unë nisem mbi gjithçka nga nevoja urgjente që kemi për ndryshim dhe kur them nevoja, kuptoj një rotacion normal pa ngërçe e pasoja për gjithë shoqërinë tonë.
    Sa i motivuar dhe sa “i sakrifikuar” ndjehesh, duke kandiduar në Sarandë?
    Unë nuk e quaj fare sakrificë, se kështu e konsiderojnë ata që e konsiderojnë këtë një tabu. Unë nuk vuaj nga komplekset dhe tabutë, jam qytetar i lirë i këtij vendi. E quaj detyrim që njohuritë e mia që kam marrë në Perëndim, paratë që kanë paguar taksapaguesit perëndimorë t’i bëj eficente për këtë vend. Ky është detyrimi im dhe do ta bëj.
    Cilat janë shanset për të fituar përballë Nanos?
    Unë jam i bindur që do të fitoj!



    Kryeministri komenton me tone të buta kandidaturën e Besnik Aliajt

    Nano: Sfidanti im? Gara e hapur për të gjithë

    A. Rama

    TIRANË - Kryeministri Fatos Nano, për herë të parë, dje ka komentuar rivalin e tij në zonën elektorale të qytetit të Sarandës, kandidatin e PD-së, Besnik Aliaj. I pyetur nga gazetarët dje në Sarandë, se si e vlerësonte kandidaturën e opozitës të ardhur nga shoqëria civile, kreu i ekzekutivit, është përgjigjur se në demokraci ka vend dhe hapësirë për të gjithë. Ai ka shtuar se kishte informacione se kandiati i PD-së ishte specialist i urbanistikës. “Kjo është bukuria e këtij momenti që ka mbërritur demokracia në Shqipëri, pra, kur ka hapësirë komunitare, ajo mbështetet veçanërisht në funksionimin demokratik të shoqërisë dhe më vjen mirë që, në qoftë se s’janë thashetheme, edhe konkurrenti i Partisë Demokratike përballë meje është specialist i urbanistikës. Për pasojë, ky do të jetë një shesh, ku do të konkurrojnë gjithashtu të gjithë. Ky do të jetë një shesh që po hapet për të mos u mbyllur më nga mitingje fanatikësh dhe ku edhe ata që fitojnë, edhe ata që humbasin, mund të lëvizin si njerëz të nderuar dhe të respektuar”,- tha Nano. Ndërkaq Nano dje zhvilloi një takim me nxënës e studentë të qytetit bregdetar, duke kërkuar mbështetjen e tyre gjatë zgjedhjeve, një pjesë prej të cilëve votojnë për herë të parë. Ai është shprehur se Saranda ka nevojë për një ndryshim, duke u kërkuar atyre që të bëheshin pjesë e këtij ndryshimi pasi ky qytet kishte nevojë për energjitë e tyre. Nano ftoi të rinjtë sarandiotë të merrnin në duar projektet politike të së ardhmes. Ai tha se ishte në Sarandë për të rikuperuar shkatërrimin e qytetit bregdetar dhe për të vendosur rregullin e munguar në zhvillimin urbanistik të tij.
    (Shekulli)

    Mendoni se ka shanse Aliaj perballe Nanos?
    Humbet PS-ja, humbet Nano?
    Optimizem i tepruar?
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mendoj se politika shqiptare ka filluar te ngopet me akuzat dhe sharjet e tejskajshme vecanerisht ne fushatat zgjedhore. Dhe kjo eshte nje gje shume pozitive, urojme qe te vazhdoje keshtu dhe te kemi sa me pak dukuri te tilla negative.

    Duke pasur parasysh faktin qe nje specialist i urbanistikes do te mund te perfaqesonte shume mire interesat e sarandasve ne kuvend dhe poashtu faktin tjeter qe eshte nje figure e re nga shoqeria civile, mendoj qe ka shansa te fitoje.

    Nano edhe po i humbi zgjedhjet, ai prape mund te futet deputet nepermjet listave. Megjithese, ai ka premtuar se nese PS i humb zgjedhjet, do te largohet nga politika. Poashtu edhe Berisha. Pra, ne keto zgjedhje, njeri nga ta do largohet perfundimisht nga politika, a do jete Nano apo Berisha, mbetet te shihet.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Nuk eshte problemi nese do te fitoje apo nuk do te fitoje Besnik Aliaj por lexoni me vemendje se cfare gjuhe perdor ai ne krahasim me Nanon.
    Dallimi eshte shume i madh ne te gjitha drejtimet por ajo qe mua me beri pershtypje eshte menyra e te shprehurit e Aliajt ndersa Nano dhe pseudoelita qe drejton sot vendin (ne te dy krahet) cdo gje mund te jete vecse elite kurre.
    Nje elite nuk perdor ate gjuhe mulliri qe desheron vetem te bluaje pa pasur drithe brenda por thjesht per hir te faktit se mulliri duhet te punoje me ose pa uje e me ose pa drithe.
    Mullixhinjte aktuale te politikes shqiptare mendojne se shqiptaret keshtu do te vazhdojne gjithmone e te mbajne ne krye njerez te deshtuar ne te gjitha drejtimet.
    Ka ardhur koha e njerezve te tipit Aliaj e shume e shume te tjere si ai qe jane shkolluar ne perendim (majtas apo djathtas qofshin) e jo te atyre qe kane mbrojtur tema e disertacione ne shkollen e Partise se Punes apo qe kane dhene nje "kontribut" madheshtor ne ndertimin e "socializmit" allashqiptar.
    Pare ne perspektive i uroj fitore Aliajt dhe te gjithe atyre qe kandidojne me te njejtat parametra si ai ne te gjithe spektrin politik shqiptar (majtas dhe djathtas) e te kemi ne historine tone per here te pare fytyra te reja e mendime te reja.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Tema

    --


    Nuk kam përballë Fatos Nanon, por problemet e
    qeverisjes

    Nga Besnik Aliaj*

    Sot jam këtu për të hapur një dialog me banorët e
    Sarandës dhe të gjithë Shqipërisë, për të reflektuar
    të gjithë së bashku pa dallim bindjeje politike, për
    ngërçin 15 vjeçar të një tranzicioni rropatës për të
    gjithe ne.
    Ju ftoj të komunikojmë së bashku në një moment kthese
    historike, që fillon sot, por kurrsesi nuk ka për të
    përfunduar ditën e zgjedhjeve.
    Miq të medias, ju ftoj të kontriboni me integritetin
    tuaj profesional për kauzën e një Shqipërie ndryshe.
    Sot kam vendosur të bëj publik vendimin tim, që tashmë
    është bindje e patundur, për t’u regjistruar si
    kandidat i një fronti opozitar, politik dhe qytetar,
    përballë nëpërkëmbjes së turpshme që politika e
    korruptuar dhe qeverisja e papërgjegjshme i ka bërë
    këtij vendi që Zoti i ka dhënë gjithçka, përveç
    vullnetit politik dhe respektit për shtetasin e
    thjeshtë.
    Dua të siguroj opinionin publik se vendimi im nuk
    është ndonjë lajthitje e rastit si pasojë e fantazisë
    së sëmurë. Ai nuk është as naivitet nga idealizmi i
    ekzagjeruar dhe as protagonizëm i tepruar.
    Në të kundërt, unë sot dëshmoj se vendimi im edhe pse
    më shumë se i guximshëm dhe me kosto personale, është
    thellësisht i bazuar tek mendime të kthjellta dhe të
    pavarura, tek përgjegjësia gati e harruar qytetare dhe
    intelektuale, tek guximi për t’i thënë stop
    politikë-bërjes antikombëtare dhe politikanëve të
    dështuar të tranzicionit te egër të Shqipërisë.
    Me këtë rast deklaroj se angazhimi im është sfidë e
    brezit që i përkas, ndaj “pseudo-elitës” aktuale
    politike dhe politikës asgjëbërëse dhe përbuzjes
    morale e materiale ndaj qytetarit të thjeshtë.
    Më shumë se gjithçka vendimi im është thirrje për
    mos-heshtje dhe mos-nënshtrim, thirrje drejtuar
    ndërgjegjes qytetare, intelektuale dhe akedemike të
    shoqërisë sonë, mediave të pavarura dhe shoqërisë
    civile, thirrje për të mos legjitimuar uzurpatorët, të
    cilët po e mbajnë këtë vend peng dhe larg aspiratave
    për një shoqëri normale, moderne, të lirë e të
    ndershme.
    Ndaj unë deklaroj sot publikisht se futem në këtë
    sfidë të vështirë mëse i ndërgjegjshëm, për efektet
    dhe pasojat e mundshme që ka, dhe aspak për interesa
    mjerane. Në këtë sfidë jam i pastër, i qetë dhe i
    ndershëm sa të mos udhëhiqem nga pasionet politike,
    por për të mbështetur nevojën urgjente për ndryshim,
    në kuptimin e një rotacioni normal pa ngërçe dhe
    pasoja për të gjithë në si shoqëri, një rotacion që do
    të krijonte shanset që shoqëria jonë të vazhdojë
    reformat e nisura dhe të lëna përgjysmë një rotacion
    normal që është e vetmja mënyrë që rihap shanset tona
    për të nisur dhe një herë proçesin e integrimit të
    pakthyeshëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve me botën
    moderne.
    Unë kam bindjen se brezi i ri i ka të gjitha
    kapacitetet për të bërë një hap të madh reformues, për
    të evidentuar lidershipin e të ardhmes europiane të
    Shqipërisë. Ky vend ka nevojë për vizion, ekspertizë
    dhe vullnet të mirë politik.
    Hapja e opozitës provoi se suksesi dhe e ardhmja e
    këtij vendi kalon përmes një inspirimi të një mendësie
    të re, dhe kurajos për të ecur para. Ky inspirim i ri
    i iniciuar nga lidershipi i opozitës vjen si pergjigje
    ndaj nevojës qytetare dhe anëtarësisë së thjeshtë për
    të mundësuar një shoqëri ndryshe.
    Në ditët dhe javët që do vijnë sytë dhe zemrat e shumë
    qytetarëve shqiptarë do të jenë në Sarandë. Le ta
    ndëshkojmë së bashku paaftësinë, kushdo qoftë ajo,
    përmes ushtrimit demokratik të votës së lirë.
    Ju falenderoj që më dhatë mundësinë që të jem pjesë e
    juaja në këtë ndryshim historik dhe i fitores sonë të
    përbashkët.
    (Fjala e mbajtur gjatë prezantimit si kandidat i
    Partisë Demokratike në zonën 99)


    KOP së bashku me PD paraqesin kandidaturën e Aliajt.
    Nano sulmon KOP-in në një takim me disa të rinj

    Besnik Aliaj pritet me entuziazëm në Sarandë

    Partia Demokratike dhe Komiteti i Orientimit të
    Politikave që funksionon pranë kësaj partie,
    prezantuan ditën e djeshme në qytetin e Sarandës,
    kandidaturën e kësaj partie për zonën 99, arkitektin e
    njohur, njërin nga ekspertët më të mirë në vend në
    fushën e administrimit të territorit, Besnik Aliajn.
    Prezantimi i kandidaturës së tij u bë nga nënkryetari
    i kësaj partie, Bamir Topi. Njëkohësisht me këtë
    prezantim, përfaqësuesit e Komitetit të Orientimit të
    Politikave kanë prezantuar projektin e tyre për
    administrimin e territorit, projekt i hartuar me
    përgjegjësinë e Aliajt, i cili ka më shumë se dhjetë
    vjet që drejton një nga institucionet më të suksesshme
    në këtë drejtim. Anëtarët e Komitetit të Orientimit të
    Politikave dhe kandidati demokrat për Sarandën kanë
    shëtitur në bulevardin e qytetit, dhe janë takuar me
    banorët. Prezantimi i Aliajt është pritur me
    entuziazëm nga banorët e qytetit, të cilët kanë
    përshëndetur atë dhe i kanë deklaruar se ai do të jetë
    fitues. Anëtarët e KOP kanë vizituar dhe Ksamilin.
    Edhe aty, kandidati demokrat ka gjetur mbështetjen e
    banorëve. Aliaj ka pranuar sfidën e kandidimit dhe
    duke folur para të pranishmëve, tha se kjo është një
    sfidë mes brezit të intelektualëve dhe
    “pseudo-elitës”. Ai i bëri thirrje ndërgjegjes
    qytetare që të reagojë ndaj kësaj situate që ka
    krijuar qeverisja socialiste. “Sot kam vendosur të bëj
    publik vendimin tim, që tashme eshte bindje e
    patundur, per t’u regjistruar si kandidat i një fronti
    opozitar, politik dhe qytetar, perballe neperkembjes
    se turpshme qe politika e korruptuar dhe qeverisja e
    papergjegjshme i ka bere ketij vendi qe Zoti i ka
    dhene gjithçka, perveç vullnetit politik dhe respektit
    per shtetasin e thjeshtë,” tha Aliaj. Nga ana tjetër,
    kundërshtari i tij, kryeministri Fatos Nano bashkë me
    të shoqen kanë hapur thesin e investimeve për këtë
    fushatë elektorale. Kryeministri ka mbledhur një grup
    të rinjsh para të cilëve ka gjetur vendin për të
    sulmuar indirekt kundërshtarin e tij, i cili, sipas
    Nanos po përdoret nga interesat aktuale politike. “Unë
    dua që ju të gjeni te ky vullnet politik, i imi dhe i
    socialistëve, për ndryshim të madh dhe për partneritet
    me ju, hapësirën për të realizuar ambicjet dhe
    interesat tuaja. Ju nuk duhet të viktimizoheni nga
    askush, që do të synonte për shkaqe elektorale apo të
    tjera, të trafikonte me interesin tuaj për të mirën e
    vet dhe jo tuajën. Kjo është politika e vjetër, të
    cilën unë ju ftoj ta shpartallojmë sëbashku,” tha Nano
    para të rinjve.


    Ministri i Rendit ka dërguar në kavalishencën e
    Ministrisë së Rendit në Durrës, 200 votuese gra të
    zonës së Kombinatit

    Toska, gratë e Kombinatit për drekë në kavalishencë

    Dreka e servirur nga ministri Toska në Kavalishencën e
    Ministrisë në Durrës ka qenë me një kosto shumë të
    lartë. Burimet thanë se për çdo pjesëmarrës në drekë
    është paguar 90 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë që Toska
    u ka premtuar pjesëmarrëseve edhe punësim në
    Ministrinë e Rendit.

    Ministri i Rendit, Igli Toska vazhdon të përdorë
    Ministrinë e Rendit për fushatën e tij elektorale,
    ndërsa ka dërguar në kavalishencën e institucionit në
    Durrës, 200 votuese gra nga zona e Kombinatit. Burimet
    i thanë gazetës se 200 gra nga Kombinati kanë drekuar
    të premten në Shtëpinë e Pushimit të dikasterit të
    Rendit në bregdetin e Durrësit.
    Burime të sigurta i thanë gazetës se pesë autobusë me
    gra të moshave të ndryshme, por me banim të njëjtë,
    kanë kaluar një pjesë të mirë të së premtes nën
    shoqërinë e Igli Toskës në Kavalishencën e Ministrisë
    në Durrës. Burimet sqaruan gjithashtu se gratë nga
    Kombinati janë dërguar në Kavalishencë nga një njeri i
    afërt i ministrit Toska, i cili kishte organizuar
    gjithçka në ambjentet, të cilat janë tepër sekret dhe
    të ndaluara për shumë nga qytetarët.
    Bashkorganizator në këtë skandal mësohet se ka qenë
    drejtori i Kavalishencës në Durrës, i cili është
    dërguar nga Toska si i besuari i tij. Personi në fjalë
    është përfolur pasi një pjesë e mirë e Kavalishencës
    pritet që të privatizohet së shpejti.
    Ministri Toska ka marrë pjesë në ceremoni me vonesë,
    pasi ka shkuar menjëherë mbasi është kthyer nga një
    vizitë jashtë Shqipërisë. Ai i ka përshëndetur gratë
    pjesëmarrëse dhe u ka kërkuar votën duke e kthyer
    institucionin shtetëror në një institucion privat.
    Dreka e servirur nga ministri Toska ka qenë me një
    kosto shumë të lartë. Burimet thanë se për çdo
    pjesëmarrës në drekë është paguar 90 mijë lekë të
    vjetra.
    Pas drekimit, ministri Toska ka falenderuar gratë
    pjesëmarrëse dhe u ka thënë atyre se ato mund të
    punojnë në Policinë e Shtetit. Toska ka shpjeguar se
    atyre nuk iu mungon aftësia për të punuar në polici,
    megjithëse më parë kanë punuar në Kombinat.
    Organizimi i aktivitetit është bërë nën masa të rrepta
    sigurie dhe nuk janë lejuar mediat.
    Njerëz të Toskës kanë detyruar edhe rojen e shërbimit
    të qëndrojë jashtë ambjentit. Toska ka folur pak për
    rolin e grave në institucionin e tij ndërsa i ka ftuar
    të drekojnë në fillimin e fushatës pasi të tjera dreka
    të tilla do të jenë të pranishme për to.
    Ky nuk është precedenti i parë, kur ministri Toska
    përdor një institucion shtetëror, për shërbime
    personale. Aio ka detyruar mbi 50 drejtues në
    Ministrinë e Rendit që të merren me fushatën e tij
    elektorale në zonënë e Kombinatit, ku kandidon nën
    siglën e Partisë Socialiste.
    Artur Llana


    Republikanët denoncojnë këtë shkelje të socialistëve.
    Sipas tyre në fushatë po derdhen fondet e
    taksapaguesve

    Opozita: Administrata, e gjitha në fushatën e
    socialistëve

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Republikane,
    Aleksandër Garuli tha ditën e djeshme se administrata
    shtetërore si dhe fondet e taksapaguesve shqiptarë
    janë vënë tërësisht në dispozicion të fushatës së
    kandidatëve të Partisë Socialiste. Sipas tij, në
    mënyrë abuzive, kryeministri Nano, anëtarë të
    kabinetit të tij dhe drejtues të administratës, përveç
    fondeve kanë vënë në dispozicion çdo gjë tjetër të
    nevojshme, në favor të partisë në pushtet.
    “Administrata shtetërore akoma pa filluar fushata
    elektorale po bëhet palë e partisë në pushtet.
    Lëvizjet e kryeministrit dhe të ministrave me fondet e
    shtetit, në cilësinë e kandidatëve për deputetë në
    zonat ku ata kandidojnë, janë abuzime me paratë e
    taksapagusve. Angazhimi i strukturave të shtetit
    automjetet, shoqëruesit, sallat e takimeve dhe çdo
    shpenzim për fushatën e qeveritarëve bëhet me paratë e
    shtetit,” tha Garuli. Sekretari i përgjithshëm i
    PR-së, Garuli theksoi gjithashtu se angazhimi i
    drejtuesve të administratës në fushatën e kandidatëve
    socialiste ka sjellë një mosfunksionim të
    administratës. “Angazhimi i drejtuesve të rëndësishëm
    të administratës shtetërore në zonat e tyre elektorale
    ka sjellë për pasojë mosfunksionimin normal të
    qeverisë. Kjo administratë edhe në momentet e
    funksionimit të saj normal nuk ka qenë e aftë t’u
    përgjigjet problemeve të vendit aq më tepër në këto
    momente kur po vihet në shërbim të parafushatës së
    qeveritarëve ajo po kthehet në inekzistente,” tha
    Garuli. Ai tha se angazhimi i punonjësve të
    administratës dëshmon qartë se socialistët synojnë
    mbajtjen me çdo kusht të pushtetit. Ky qëndrim i
    socialistëve ndaj administratës, sipas tij, dëshmon
    edhe një herë se për ata këto nuk këto janë thjesht
    zgjedhje politike, por mbrojtje me çdo kusht e
    pushtetit të monopoleve ekonomike.


    Godo: Kandidimi i të inkriminuarve, kërcënim serioz

    Presidenti i Nderit në Asamblenë Republikane, Sabri
    Godo tha ditën e djeshme se kandidimi i njerëzve të
    inkriminuar dhe biznesmenëve të dyshimtë përbën një
    kërcënim serioz për zgjedhjet dhe të ardhmen e vendit
    dhe rrugën e tij drejt integrimit. Këto deklarata Godo
    i bëri një ditë pas prononcimit të Ambasadorit të
    KE-së Lutz Saltzmann. Godo tha se kandidimi nga ana e
    Partisë Socialiste i këtyre personave ka për qëllim
    mbajtjen në kontroll të legjislativit të ardhshëm, dhe
    kontrolli i mëpasëm mbi ekzekutivin. “Ambasadori
    Saltzmann ka plotësisht të drejtë pasi një nga
    elementët që kërcënojnë dhe komprometojnë këto
    zgjedhje është përzgjedhja e deputetëve. Duket se ka
    një tendencë nga Partia Socialiste për të kandidauar
    me njerëz që kanë abuzuar me pushtetin dhe që në të
    ardhmen ta përdorin pushtetin në dobi të fushatës nga
    biznesmenë që kanë mbirë befas nga dheu. Me këto
    kategori me sa duket kërkon të ketë një ndikim të
    fortë mbi legjislativin dhe mbi kuvendin e ardhshëm
    dhe nëpërmjet tij pastaj të mbajë nën kontroll edhe
    ekzekutivin,” tha Godo. Kjo, sipas tij, është një
    taktikë, e cila do të ketë pasoja negative në procesin
    e integrimit të vendit. Ndërsa duke u ndalur në
    zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Godo theksoi se
    ashtu siç është theksuar dhe nga përfaqësuesit
    ndërkombëtarë janë të një rëndësie të veçantë për të
    ardhmen e vendit. “Qeveria e cila cila përgjigjet për
    zgjedhjet por dhe opozita që ka rolin e saj nëse nuk
    kuptojnë edhe kësaj here se ç‘do të bëhet sot me neve,
    atëherë them se do të tregohen tërësisht të
    papërgjegjshëm,” u shpreh Godo.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Postime
    5
    Fitorja e Aliajt ne Sarande me duket e veshtire.
    Saranda zor se merret nga demokratet - ajo dhe shum zona ne jug jan zonat tradite te Ps.

  6. #6
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551
    Aliaj: Jam i bindur se do ta mund Nanon
    Ishalla (yn)
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  7. #7
    XY3005

    Cfare do te thote se kjo zone dhe shume zona ne jug jane tradite e PS?
    Cfare eshte PS per jugun nje parti apo nje cete kacakesh qe mban ne dore jugun?
    Pak e cuditshme per vellezerit e jugut qe pranokan te rrijne gjithnje me PS edhe kur ajo ben cfare te doje.
    Tradita qe permende per mendimin tim eshte vecse nje atavizem feudesh te cileve ju ka ikur koha te pakten ne Evropen e sotme.
    Shqiperia nuk ka nevoje te qeveriset me mentalitet feudal por me mentalitet modern ku njerezit dhe bindjet te shikohen te ndara nga lidhjet fisnore e krahinore.
    Nuk ka PDV e PSJ por ka PDSH e PSSH.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Besnikun e njoh dhe me njeh personalisht qe ne vitet e shkolles se larte ne Tirane , eshte nje ekspert ne fushen e tij dhe njeri me intelekt ,pra nga ana profesionale i heq kapelen ndersa nga ajo morale i ve prap kapelen ,sepse ka nje pike te perbashket me Nanon ate te shkaterrimit te familjes se tij per nje dashuri te re me sekretaren e tij meqe eshte 10 vjet me e re se ish gruaja e tij ata te dy jane njohur ne bangat e shkolles dhe dolen te dy arkitekt te talentuar duke bere edhe disa punime sebashku nga dashuria e tyre lindi nje vajze qe sot esht rreth 14-vjec por ne veren e vitit qe shkoj ai la familjen per sdopiamento te personalitetit dhe sot ndodhet ne gjygj per ndarjen e familjes se tij gati 20 vjecare.


    do thoni ju qe nuk na interresojne keto jane ceshtje private ,vertet ashtu eshte por kur ti vendos te behesh person publik eshte mire te njihet edhe ana morale .

    nuk kam deshire ta zbras akoma thesin por i uroj suksese


    cudi keta politikanet shkojne gjithmone me sekretaret e tyre dhe ja varin familjes .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e RRyma
    Anëtarësuar
    14-10-2002
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    167
    !........................................!
    A KA EDHE ME MANIPULU KETU A
    i terhjeki flet qe i thash me heret
    Ndryshuar për herë të fundit nga RRyma : 18-04-2005 më 18:59
    Ma mir neser se dje

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926

    Talking

    Citim Postuar më parë nga dardajan

    nuk kam deshire ta zbras akoma thesin por i uroj suksese



    Mos doje te thoje:

    Nuk kam deshire qe te zbraz qesken dhe jo thesin???

    E kam fjalen per qesken e temthit.

    Kam pare e skam pare postime neper forume, por nje menyre te tille te vjelluri vrer skam pare.

    Edhe Kobra me helnuese ne Afrike, do te te kishte zili.
    Rreshqite bukur dhe pa u ndjere ( e njoh me njeh, shok shkolle etc) dhe pastaj fap
    nje ngulje e dhembeve te helmit, shkurt ne shenje dhe i ftohte.


    ---------------

    Kujt i intereson se kujt ja ve dhe kujt ja heq Besnik Aliaj.
    Ai po kandidon per deputet dhe jo per pap. Papen kane filluar ta zgjedhin sot kardinalet ne Vatikan.

    Nanon nuk e shau kush se pse u nda qytetari Fatos Nano nga gruaja dhe mori nje me te re ( kete deshire e ka cdo mashkull, te cilit i punon sistemi hidraulik , mbi 10 vjet qe punon te e njejta nderrmarje dhe qe i jepet rasti)
    Kancelari Gjerman Schröder eshte martuar 4 here deri tani.
    Ministri Jashtem Gjerman Fischer 5 here.

    Kryeministri Nano u martua me nje femer, e cila sipas shefit te sherbimit sekret shqiptar te asaj kohe Fatos Klosi, kishte lidhje me sherbimin sekret grek.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Kandidatura e Luiza Xhuvanit zëvendëson atë të Fatos Nanos në Sarandë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 07-11-2014, 05:35
  2. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-02-2010, 16:15
  3. Kurthi gazetarit Mazher Mahmoodt arreston Besnik Qemen
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-12-2008, 10:04
  4. PD: Mitingu i Berishës në Sarandë ishte i jashtëzakonshëm
    Nga BlueBaron në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 05-07-2005, 14:59
  5. Investigativi Mahmood burgos Besnik Qemën !
    Nga White_Angel në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-04-2005, 13:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •