Bush, Nanos: Zgjedhjet, sipas standarteve
E Shtune, 09 Prill 2005
Presidenti amerikan i kerkoi Kryeministrit Nano dhe te gjithe shqiptareve te organizojne zgjedhje parlamentare sipas standarteve, duke nenvizuar se ato do te sherbejne si moment i rendesishem i progresit te Shqiperise
Presidenti amerikan, Xhorxh W. Bush i kerkoi Kryeministrit Nano dhe te gjithe shqiptareve te organizojne zgjedhje parlamentare sipas standarteve, duke nenvizuar se ato do te sherbejne si moment i rendesishem i progresit te Shqiperise. "Zgjedhjet e kesaj vere do te sherbejne si nje moment i rendesishem i progresit ne kete proces dhe ne jemi te bindur se te gjithe shqiptaret do te punojne se bashku per te siguruar qe keto zgjedhje te jene sipas standarteve te duhura", shkruan Bush, ne nje leter per Kryeministrin shqiptar, percjelle nepermjet ambasadores se SHBA ne Tirane, Marsi Ris.
Ne te njejten kohe, shefi i Shtepise se Bardhe, vleresoi vendimin e fundit te Qeverise se Shqiperise per rritjen numrit te forcave te saj ushtarake ne Irak. "Une shpreh falenderimet e mia personale dhe ato te Shteteve te Bashkuara per kete hap te rendesishem. Ky eshte nje tjeter tregues i angazhimit te vazhdueshem dhe te thelle te Shqiperise ne luften kunder terrorizmit ne mbare boten dhe sigurimit te paqes, stabilitetit dhe demokracise ne Irak", shkruan Bush.
Ne te njejten kohe, Presidenti amerikan nenvizoi se SHBA vleresojne rolin e Shqiperise ne promovimin e stabilitetit dhe bashkepunimit rajonal. "Perpjekjet e vendit tuaj gjate kryesimit te tanishem te Kartes se Adriatikut, jane nje kontribut i rendesishem per rajonin dhe qellimin tone te perbashket per nje Europe te bashkuar, te lire dhe ne paqe", shkruan Bush ne letren per Nanon. Presidenti Bush deklaron se Shtetet e Bashkuara po presin me kenaqesi pjesemarrjen ne takimin e Kartes se Partneritetit, kete maj ne Tirane. "Shtetet e Bashkuara vazhdojne te mbeshtesin fuqimisht aspiraten e Shqiperise per nje integrim te plote ne komunitetin euro-atlantik", thuhet ne letren e Bushit per Nanon.
E.M
Krijoni Kontakt