Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e bejmellaf
    Anėtarėsuar
    08-04-2005
    Postime
    98

    Pyetje,Kijameti

    Paqja dhe Bekimi i Allahut qofte mbi Muhammedin a.s, Familjen, shoket e tij dhe mbi te gjithe muslimanet qe e ndjekin rrugen e tij deri ne Diten e Gjykimit.

    Es-Selamu Alejkum


    Vellezer dhe motra te nderuara te ketij forumi
    doja te pyesja rreth shenjave te kijametit?
    Sa jane plotesuar ato dhe a ka mbetur dicka pa u plotesuar,ketu e kame fjalen per shenjat e vogla te kijametit!


    Me respekt

  2. #2
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    Selam

    Po te jap nje pergjigjie te shkurter!
    Dihet se shenjat i vogela paraprijne shenjat e medha dhe meqenese deri tani nuk kemi degjuar per plotesimin e ndonje shenje te madhe dmth qe shenjat e vogla nuk kane ardhur te gjitha.

    Sa sa kane ardhur se di, madje edhe sa kane mbetur, bile per mua as qe kane shume rendesi keto, rendesi per ne eshte se cfare kemi pergatitur per diten e Kijametit.

    Nga shenjat e kijametit te cdo njeriu, jane semundjet, plakja, thinjat, ikja e forces pasi per cdo njeri nese e gjen vdekja eshte bere kijameti per te.
    Nje here nje njeri shkoi tek profeti dhe e pyeti kur eshte kijameti? e profeti as ju pergjigj: Cfare ke pergatitur ti per kete dite?
    Se di ne me kuptove.
    Selam
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-12-2004
    Postime
    50
    Afėrsia e ndodhjes sė Kijametit


    Ajetet dhe hadithet e sakta udhėzojnė nė atė, se ndodhia e Kijametit nuk dihet, ndėrsa paraqitja e shumicės sė shenjave tė Kijametit ėshtė argument se ėshtė afruar dhe se ne jemi nė ditėt e fundit tė kėsaj bote.
    All-llahu s.v.t thotė:“Njerėzve u ėshtė afruar koha e llogarisė sė tyre, e ata tė hutuar nė pakujdesi nuk pėrgatiten fare pėr tė.”- (El ENBIJA – 1).
    Njerėzit tė pyesin pėr kijametin(katastrofėn) e ti thuaj:”Pėr atė di vetėm Allahu!E,ku mund ta dish ti,ai ndoshta ėshtė afėr!” (El AHZAB 63)
    “Kurse Neve ai na duket afėr” (El Me’arixh 6-7)
    “Momenti (i katastrofės sė pėrgjigjthshme) ėshtė afruar, e hėna ėshtė ēarė (nė dysh)” (El KAMER – 1).
    ...... dhe shumė ajete tjera qė tregojnė afrimin e fundit tė jetės sė kėsaj bote, dhe kalimit nė botėn tjetėr ku ēdo veprues gjenė veprėn e tij, nėse ka vperuarė mirė do tė gjejė tė mirėn, e nėse ka vepruar vepra tė kėqia do tė gjejė tė keqėn.
    I Dėrguari s.a.v.s thotė “ Jam dėrguar une dhe kijameti si kėta dy-dhe bėri me shenjė me dy gishtat”57
    Pejgamberi s.a.v.s thotė: “Afati i juaj nga afati i popujve qė kanė kaluar, ėshtė sikur koha nė mes namazit tė Ikindisė dhe perėndimit tė diellit”58
    I Dėrguari i Allahut [salallahu alejhi ve selem] thotė:“ jam Dėrguar nė fillimin e Kijametit”( thotė Albani e transmeton Ed-Dulabijj. Nė librin (El-Kuna) 1/23 dhe ibn Munedih nė librin El-Marifeh 2/234/2 dhe zingjiri ėshtė i saktė (shiko mė gjėrėsisht silsiletus-sahiha 2/467 (808)). Transmeton ibn Umeri r.a dhe thotė : ishim ulur me Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ndėrsa dielli kishte rėnė mbi kodrėn Kuajkiam (kodėr nė anėn jugore tė Mekkes pėr 12 mila) pas namazit tė Ikindisė, Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] tha: “ Jeta e juaj nė krahasim me jetėn e atyre qė kanė kaluar ėshtė sikurse ajo qė ka mbetur nga dita dhe ajo qė ka kaluar” - (Transmeton Ahmedi nė Musnedin e tij (8/176) Ahmed Shakiri thotė: zingjiri ėshtė i saktė).
    Kjo tregon se ajo qė ka mbetur nė krahasim me atė qė ka kaluar ėshtė shum pak, mirėpo koha qė ka kaluar nuk e din askush pėrveē All-llahut s.v.t. dhe nuk ėshtė transmetuar nga i mbrojturi (i Dėrguari)
    57 Sahihul Buhari,Kitabu rekaik,babu kavlin nebijji : buithtu ena we saatu kehatejni,nga sehli r.a (11/347 meal fet-h).
    58 Sahihul Buhari,Kitabu Ehadithil enbijai,babu ma dhukire an beni israil (6/495-meal fet-h).
    diēka e saktė qė kufizon kohėn, e qė ne tė mbėshtetemi nė atė,e tė dihet koha qė ka mbetur nga ajo qė ka kaluar, mirėpo dihet se ėshtė shum pak nė krahasim me atė qė ka kaluar.59 Nuk ekzistonė fjalė mė e pasur se fjala e tė Dėrguarit [salallahu alejhi ve selem], qė tregon afrimin e ditės sė Kijametit, ku thotė: : Jam dėrguar unė dhe kijameti afėr (sė bashku) saqė do tė mė kalonte. – (Musnedi i Ahmedit 5/348, Ibnu Haxheri thotė: e transmeton Ahmedi,Taberiu dhe zingjiri i hadithit ėshtė i mirė-Fet-hul Barij 11/348).
    Ky ėshtė sinjal qė flet pėr afrimin e kijametit me shpallejn e Pejgamberit [salallahu alejhi ve selem] derisa ėshtė frikėsuar i Dėrguari [salallahu alejhi we selem] se do ta kaloj.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-12-2004
    Postime
    50
    Shenjat e kjametit qė ende nuk kanė ndodhur

    1. Shafitjet (e tokės), deformimet (shėndrrimi nė qenije tė tjera) dhe
    hedhja (nga qielli) qė do tė ndodhin nė kėt ummet.

    Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhamedi as ka thėnė: "Betohem nė Atė qė mė
    dėrgoi mua me tė vėrtetėn, nuk do tė marrė fund kjo botė para se t'u ndodhė
    atyre (njerzimit) shafitje (tė tokės), deformime (transformim tė njeriut nga
    njė qenije nė qenije tjeter) dhe hedhje (gjuejtje nga qielli)". I ėshtė
    thėnė: Kurė do tė ndodhė kjo? Tha: "Kur tė shohėsh gratė qė u kanė hipur
    shalėve, kur tė shtohet muzika, kur tė dėshmohet rrejshėm, kur tė pijnė
    muslimanėt me enėt e banorėve tė lindjes, tė arit dhe arit dhe argjendit,
    dhe kur tė mjaftojnė burrat e burra dhe gratė me gra..." Nė disa hadithe tė
    tjera thuhet se ata do tė shėndrrohen nė derra dhe nė majmunė, ndėrsa pėr
    shafitjet e tokės, nė njė hadithė tjeter ka thėnė: "O ju (qė jeni tė
    pranishėm), kur tė dėgjoni pėr njė ushtri qė ėshtė shafitur afėr (qytetit tė
    Medinės), atėherė veēmė u afrua kjameti". Fjalen "Kur t'i shohėsh gratė se u
    kan hipur shalėve" disa dietarė e komentuan me ngasjen e tyre tė veturave.
    Ebu hurejra transmeton hadithin se Muhamedi as tha: "Nuk do tė ndodhė
    kjameti para se tė shtohet pasuria dhe tė teprohet sa qė njeriu do tė
    nxjerrė zeqatin e pasurisė sė tij e nuk do tė gjejė askend qė t'ja pranojė
    atė. (Nuk do tė ndoshė Kjameti ( derisa tė shėndrrohet toka e Arabisė nė
    kopshte e lumenj". Shėndrrimi i shkretirės nė tokė pjellore mund tė ketė
    qėllimin e shėndrrimit artificial me hapjen e kanaleve pėr ujitje, apo me
    ndryshimin e klimės siē do tė shohim sek kapitulli "Paralajmrimet e Kur'anit
    dhe Synetit tek zbulimet e reja shkencore".

    2. Fryrja e hanės sė re.

    Nga Ibn Mesudi transmetohet se Muhamedi as ka thėnė: "Shenjė e afrimit tė
    Kjametit ėshtė ryerja e hilalit (Hėnės sė re)". Muajt Islam llogariten sipas
    hėnės. Hėna e re nė formė tė drapėrit tė hodhė paraqet fillimin e muajit.
    Rrumbullaksimi i saj (hėna e plotė paraqet gjysmėn e muajit, derisa tė
    rikthehet nga ka filluar. Pra, Muhamedi as paralajmroi se hėna e re para
    kjametit do tė duket se kan kaluar dy apo tri net, ndodhta pėr shkak tė
    ndonjė ērregullimi qė do tė ndodhin nė sistemin e saj.
    3. Tė folurit e egėrsirave dhe e gjėrave tė ngurta.

    Imami Ahmed nga Ebu Seid El-Huderij transmetojnė hadithin e Profetit tė
    Allahut xh sh se tha: "... Nuk do tė vijė kjameti pėrderisa egėrsirat tė mos
    u flasin njerėzve, e skaji i kamxhikut tu flet njeriut dhe lidhėset e
    kėpucėve tė tij. dhe derisa tė mos lajmroi kafsha e tij se ēka ka bėrė
    gruaja e tij pas tij". Kjo qė paralajmroi Muhamedi as mund tė jetė diē jasht
    rregullit natyrorė, ashtu siē dėshmojnė pjesėt e tupit diten e ringjalljes.
    Por edhe mund tė ket pėr qėllim shtimin e diturisė sa qė do tė kuptojė
    kafshet etj..

    4. Lumin Eufrat zbulon njė kodėr me arė dhe zbulohen minerale afėr Hixhazit
    (Mekes e Medinės) sa qė vriten njerėzit pėr to.

    Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejre transmetojnė hadithin: "Gati ėshtė
    Eufrati tė zbulojė njė thesar me ar, ai qė prezenton aty, mos tė marrė nga
    ai asgjė" Nė njė hadithė tjeter thuhet: "Nuk do tė ndodhė Kjameti derisa tė
    mos zbulojė eufrati njė kodfėr me arė, pėr tė cilin do tė luftojnė njerėzit,
    dhe nga 100 njerėz do tė vriten 99-tė, e secili do tė thotė Ndoshta unė do
    tė shpėtoi". Kjo kodėr do tė zbulohet pasi tė shterret lumi, ose zbuluesit
    e mineraleve do ta zbulojnė atė thesarė, ose pasi ti ndryshohet drejtimi i
    rrjedhės sė lumit pėr shkaqe tė ndryshme e pastaj ai ta zhveshė kodren nga
    dheu nėn tė cilėn fshehet ari,. Lumi Eufrat buron nė Turqi e kalon nėpėr
    Irak afer Bagdadit

    5. Rrethimi i Muslimanėve nė Medine

    Sipas hadithit: "Gadi janė muslimanėt tė rrethohen nė Medine..."
    hadihtologėt komentojnė se do tė vijė dita kur armiqt e Islamit do t'i
    rrethojnė muslimanėt nė Medine. Allahu Alem.

    6. Paraqitja e mbretit El-Xhehxhah

    Muslimi nga Ebu Hurejre ka transmetuar hadithin, se Muhamedi alejhiselam ka
    thėnė: "Nuk do tė ndodhė Kjameti para se tė dalė nji person nga fisi Kahtan
    i cili do t'i ngasė njerėzit me shkopin e tij". Nė njė transmetim tjeter tė
    Muslimit thuhet: Nuk do tė kalojnė ditėt dhe netėt pa e marrė pushtetin nji
    person qė quhet El-Xhehxha". Fisi Kahtan asht fis nga i cili kan
    prejardhjen arabėt. Personi i pėrmendur nė hadithin e dytė mund tė mos jetė
    personi i pėrmendur nė hadithin e parė. , sepse nė njė transmetim tė
    Termidhiut thuhet se ai ėshtė nga Mevalitė (nga joarabėt).
    Sodoqoftė hadihti sinjalizon se ai do tė jetė i fuqishėm, saqė do ti ngasė
    njerėzit me shkopin e tij, pėrkatėsisht me fuqinė e tij. Megjithate ne nuk
    kemi njohuri se a do ti ngasė njerėzit nė sherr apo nė hajėr.

    7. Trazira (fitneti) e Ahlasit, e Serrasė dhe e Duhejmasė.

    Transmeton Abdullah Ibn Umeri se kur dikush e pyeti Profetin e Allahut:
    "ēėshtė trazira e Ahlasit"? Ai (Muhamedi as) tha: "Ajo ėshtė trazira e ikjes
    dhe e rrėmbimit (tė pasurisė e tė familjes). Pastaj do tė vijė trazira e
    Serrasė, ardhja e saj, apo e liga e saj ėshtė nėn kėmbėt e mija. Njė njeri
    nga familja e ime mendon se ėshtė i imi, por ai nuk ėshtė i imi, sepse tė
    dashurit e mij janė tė devotshmit. Pastaj tubohen njerėzit rreth njė njeriu
    sikurse kėrllokulla e brinjėve (ėshtė shprehja pėr njėgjė qė ėshtė
    jostabile) Pastaj do tė vijė trazira e Duhejmasė e cila nuk do tė lėjė asnjė
    nga ky ymet qė nuk do tė goditet, e kur tė thuhet se u ndėrpre, ajo do tė
    zgjatet (do tė vazhdojė mė tutje), gdhinė njeriu atėherė besimtarė e ngryset
    pabesimtarė, derisa tė ndahen njerėzit nė dy tabore. Njė tabor i imanit pa
    nifak (dyftyrėsi), dhe tabori tjeter i nifaklut pa fije imani. Kur e gjith
    kjo do tė ndodhė, prite Dexhalin atė ditė apo tė nesėrmen."

    8. Ardhja e Imam Mehdiut dhe koha e paraqitjes sė tij.

    Njeriu, shpeshherė takohet nė kohėra dhe rrethana para sė cilave nga
    pamundėsia e gjetjes sė njė rrugėdaljeje nga ky lavėrnit, bie nė mendjen e
    tij idenė e ardhjes sė njė njeriu prej qielli, ose ndonjė formė tjetėr
    mbinatyrore, icili do tė rregullojė gjendjen dhe drejtėsinė njerzore nė
    tokė. Kur njeriu gjendet nė kėtė gjendje kritike apo nė ndonjė problem tė
    pazgjidhshėm, atėherė kėrkon rrugėdalje me anė tė ndonjė mrekullie, tė cilin
    i Gjithdijshmi do ta dėrgojė pėr tė rregulluar problemet dhe drejtėsinė nė
    tokė. Kjo ka qenė kėshtu prej kohės sė Idhujtarisė, madje edhe te
    Kristijanėt, e me njė ndryshim tė vogėl ka arrijtė edhe te muslimanėt (*65).
    Mnedimin e tillė e takojmė edhe nė Angli. Tek Anglezėt nė shekullin e kaluar
    (XIX) hasim nė mendimin e paraqitjes sė njė njeriu, icili nė botė do tė
    sjellė lumturinė. Mbeturinat e kėsaj ideje ende i takojmė nė pjesėn veriore
    tė krahinės "Bretanje" dhe nė Francė. Ky mendim, edhe tek muslimanėt ėshtė
    bėrė gjithnjė e mė i fuqishėm.

    Nė shekullin e parė tė erės Islame, u paraqiten grupe muslimanėsh me
    mendimin se H. Aliut r.a, i takonte e drejta e halifatit (imametit). Pėrveē
    kėsaj, disa madje deklaruan se edhe pas Aliut r.a halifati tė bie nė duar tė
    pasardhėsve tė tij.
    Kjo grupė, ecila ėshtė e njohur me emrin "SHii", konkludoj se Profeti i
    Zotit Muhamedi as, para se tė ndrrojė jetė, ka porositė qė pas tij, Sundimin
    (imametin) ta marrė Aliu ra, dhe krahas kėsaj kan formuluar hadithe, pėr tė
    argumentuar mendimin e tyre.
    Edhe pse lėvizja e Shiave e pėrēarė nė shumė sekte, ata mbajnė qėndrimin e
    njėjtė mbi tė drejtėn e halifatit nė familjen e Aliut. Mosmarrveshtja e
    vetme e tyre qėndronte nė atė se njė palė mendonte qė halifati pas H' Aliut
    tė bie nė djemt e tij prej Fatimesė (bijės sė Pejgamberit), ndėrsa para
    tjetėr e kundėrshtonte kėtė mendim, duke pretenduar se e drejta halifatit
    pas H. Aliut i takon birit tė Aliut me grue tjetėr, gjegjėsisht Muhamed Ibni
    Hannefij.
    Ata nuk mjaftojnė me kaq, por filluan qė H. Alinė, Hasanin dhe Husejnin, ti
    konsiderojnė si tė shenjtė, ashtu si tė krishterėt qė konsiderojnė H' Isanė
    a,s. Prej kėtu filloj tė lindė mendimi i ardhjes sė njė njeriu icili do tė
    sjellė paqė e drejtėsi nė botė. Mirėpo, siē u tha mė parė kjo ide apo ky
    mendim e ka fillin shumė mė parė te tė Krishterėt dhe tek idhujtarėt. Tė
    krishterėt mendojnė se tek Muslimanėt do tė paraqitet Mahdiu i premtuar tė
    cilin ata e quajn "Mesih" me anė tė ringjalljes, ndėrsa idhujtarėt mendojnė
    se ai nuk do tė lajmrohet me ringjallje, por me lindje, pra do tė lindė njė
    njeri tė cilit do ti jepet mundėsia tė jetė Mesih apo Mahdi i premtuar. Tek
    muslimanėt ekziston njė ndryshim i vogėl, ngase ato mendojnė se Mehdiu do tė
    lajmrohet pasi qė njė kohė tė gjatė ka ndejtur i fshehur nė sytė e tė tė
    gjallėve. Njė njeri me emrin Abdullah B. Sebe, icili formalisht e ka pranuar
    Islamin nė Kohėn e Khalifit Omer r.a, shprehė mendimin se Mahdiu ėshtė Imami
    i dymbėdhjetė Shii-tė, Muhamed Ibni Hasan Askeriu, icili qenka futur nė
    podrumin e shtėpisė sė tij, dhe aty do tė qėndrojė deri para mbarimit tė
    botės, prej nga do tė dalė dhe do t'u sjellė njerzve drejtėsinė. Tė kėtij
    mendimi janė grupa Shi-ite e quajtur "ISNA - ASHERIJJE" (dymbėdhjetėshja).
    Krahas kėtij grupi Shi-itė, ekziston edhe grupi tjetėr "SABIJJE" tė cilėt
    mendojnė se halifja i shtatė ėshtė fshehur dhe do tė lajmrohet sėrish si
    Mahdiu i Premtuar. Kėto besime kan shkaktue dėme nė mesin e muslimanėve,
    duke u dhėnė mundėsi tė tjerėve qė tė paraqiten si Mesih apo Mehdi dhe nė
    kėtė mėnyrė duke formuar lėvizje (sekte) tė shumta (tė reja) dhe kėshtu tė
    mbjedhin pėrēarje nė mesin e muslimanėve.
    Nė historinė Islame, i pari qė e quajti vehten "Mahdi" ishte Muhamed Ibn
    Hanefijje. Mbasi ja mbysin vėllaun e tij Huseinin nė Kerbela, ai u ēua tė
    kėrkojė tė drejtėn e Halifatit. Disa historian thonė se kėtė nuk e ka bėrė
    ai, por mė vonė Muhtari (njėri prej udhėheqėsve tė njė grupi Shiah) ka
    shpifė pėr tė. Historiani Teberij, shkruan: "Kur Muhtari ka shkuar nė Kuffe,
    bashkė me emrin Mehdije ka pėrmendė edhe emrin Hanefijje..." Mirėpo, Taberiu
    thotė se me kėtė fjalė ai nuk ka patur qėllim nė domethėnijen qė emri Mahdi
    e ka nė ditėt e sotme, por e ka pėrdorė pėr tė pėrmendė vendimet Shi-ite nė
    tė cilėn mendohet se Muhamedi i ka dhėnė Aliut aftėsinė me enėn e sė cilės
    do tė spjegojė dhe do tė komentojė hadithet e Muhamedit a,s, gjė qė H' Aliu
    e ka pėrcjedhė tek pasardhėsit e tij.
    Ndėr mė tė njohurit pas Ibni Hanefijjes qė ėshtė quajtur Mehdi, ka qenė
    Muhamed Ibni Abdullah, origjina e tė cilit lidhet me Hazreti Hasanin. Ai
    ėshtė lajmrue me kėtė titull nė Hixhazė, por ushtarėt Mensurovitė shpejt e
    arrestojnė dhe e vrasin. Ka tė tillė qė mendojnė se deklarimi i tij si
    Mehdi, nuk ka patur kuptimin qė mė vonė i ėshtė dhėnė, por ai me kėtė ka
    dashė tė tregohet si personalitet icili do tė ngrisė vendet Islamike nė
    pikėpamje politike. Sido qė tė ketė qenė, nė mesin e muslimanėve ka hyrė
    mendimi se para pėrfundimit tė botės do tė paraqitet "Mahdiu" icili do tė
    vendosė rendin dhe drejtėsinė nė botė.
    Pas Muhamed Ibni Abdullahut, mė 1722, ėshtė paraqitė nė Veriprendim tė
    Afrikės, njeriu me emrin Ibni Tumert, icili filloj ta paraqes vehten si
    Mehdiu i Premtuar. Ai nė fillim pretendoj, kinse nė ėndėrr paska mėsuar
    Kur'anin pėrmendėsh. Pėrveē kėsaj ai ēon jetė shumė tė thjeshtė, i leckosur
    dhe me kontakte shumė tė rralla me njerzit, etj.
    Pas tij, mė 1780, lajmrohet Mehdiu tjetėr me emrin MENSUR. Fama e tij shpejt
    arrinė deri nė Afrikėn Prendimore. Pėr tė Frederiku i Madh thotė: "Ardhmėria
    e botės mvaret prej asaj se si do tė zhvillohet lėvizja e tij..." Dhe
    vėrtetė, brenda njė kohe shumė tė shkurtėr, lėvizja e tij numronte mė shumė
    se njėqind mijė antarė. Bile, edhe shumė tė krishterė tė asaj kohe e pranuan
    Islamin, pėr t'u bėrė antarė tė kėsaj lėvizjeje.
    Mė i njohuri qė u paraqit pas tij, ishte Muhamed Ahmed El Mehdi, nė Suduan
    (Viti 1881). Ai ka pretenduar pėr vehten e tij se ėshtė vetė Muhamed Ibni
    Hasan El Askeriu, imami i dymbėdhjetė, icili mė shumė se dhjet shekuj ka
    ndejt i fshehur. Prej veprimeve tė ēuditshme tė kėtij "Mehdiu" ėshtė ajo qė
    ka patur pėr qėllim tė emitojė Profetin Muhamed a,s, ka bėrė hoxhretin,
    (emigrimin), i ka zgjedhur pėr vehte katėr shokė tė cilėt do ta
    zavendėsojshin mė vonė si halifė, pėr tė imituar katėr halifet e Hulefai -
    Rrashidinėve.
    Nė tė vėrtetė, ēka don tė thotė fjala "Mesih". Fjala mesih nė kuptimin e
    mėparshėm nuk ekziston nė Kur'an, pra sipas komentatorėve tė shumtė tė
    Kur'anit, nuk pėrmendet pėr ardhjen e ndonjė Mesihu. Megjitate ithtarėt e
    kėtij sekti (siē e pamė) herė pas here nxjerrin ajete dhe ja mveshin
    "Mesihut tė premtuar". Fjala "Mesih" ėshtė epitet i Isait, e do tė thotė: i
    pa mėkat, i bekuar (*66). "Mesih" nė gjuhėn e arabishtes, don me thanė njeri
    i urueshėm. Fjala "Mesih" ėshtė mbiemėr i tė madhit Isa. Llagepi i Isait
    ėshtė Mesih dhe emri i tij ėshtė Isa (*67). Christ (greqisht Christos) pėr
    tė treguar njė "king" ose njė prift qė simbolizon njė shenjtėri... Nė gjuhėn
    hibru dhe gjuhėn arabe, kjo fjalė zavendėsohet me fjalėn "Mesih".

    Me ēka u tha mė lartė, janė mendime tė disa dietarėve tė ndryshėm, tė cilėt
    hadithet qė flasin pėr ardhjen e Imam Mehdiut, i paraqesin tė shpifura mė
    vonė nga sektet e ndryshme. Megjithate, kemi edhe mendime diejarėsh tė cilėt
    spegojnė se ardhja e Mediut ėshtė e vėrtetė dhe njėra nga shenjat e
    Kjametit. Ata i konsiderojnė hadithet e vėrteta dhe i komentojnė me
    paraqitjen e njė halifi tė vėrtetė nė fund tė kohės i cili do tė jetė nga
    familja e Muhamedit as (ehlul Bejti). Emri i tij dhe i babait tė tij do tė
    jetė i ngjajshėm me tė Muhamedit dhe babait tė Muhamedit as. Ai do ta
    mbulojė tokėn me drejtėsi, meqė ėshtė e mbushur me mizori.
    Transmetoi Abdullah Ibn Mesudi se Muhamedi as ka thėnė: "Nuk do tė pėrfundoi
    kjo botė para se ti zotroi arabėt me njė njeri nga familja ime, emri i tij
    ėshtė i ngjajshėm me emrin tim". Kurse Ebu Davudi transmeton: "Sikur tė
    mbetet nga kjo dynja vetėm edhe njė ditė, do ta zgjasė Zoti atė ditė qė tė
    dėrgoi njė njeri nga familja ime. Emri i tij dhe emri i babait tė tij janė
    tė ngjajshėm me emrin tim dhe emrin e babait tim. Ai do ta mbushė token me
    drejtėsi sukur ėshtė mbushur me mizori". Ky imam dhe ky halif do tė lindet
    nė mesin e muslimanėve, nga familja e Muhamedit as. dhe do tė marrė pėrsipėr
    ēėshtjen e muslimanėve qė t'i udhėheqė ata nė rrugen e hajrit. Thotė Ibėn
    Kethiri nė librin e tij "Trazirat dhe luftėrat": "...Mendoi se ai do tė
    paraqitet nė kohen e zbritjes sė Isaut as", apo pak para zbritjes sė tij.
    Nga disa hadithe, kuptojmė definitivisht se ai do tė paraqitet nė kohen e
    zbritjes sė Isaut as, apo pak para zbritjes sė tij, sepse kur Isau as do tė
    zbresė, muslimanėt do tė jenė tė rreshtuar pėr faljen e namazit tė Sabahut
    dhe ai imam, (qė paramendohet tė jetė Mehdiu), dėshiron ta lirojė vendin e
    Imamit, por ai e urdhėron tė mos lėvizė nga vendi i tij qė pėr tė ėshtė
    pėrgaditur. Zoti e din mė sė miri. Hadithi tjetėr thotė: "Nė fund tė ymetit
    tim do tė vij njė halif i cili do t'i pasurojė njerėzit pa masė".
    Kėto janė disa nga shenjat qė mendohet se ende nuk janė realizuar, edhe pse
    kuptimi i plotė i kėtyre thėnieve ėshtė mjaft i vėshtirė. Kjo ėshtė kėshtu
    pėr arsye se Muhamedi as u foli shokėve tė tij me shembuj e fjalė qė ata
    mund t'i kuptonin. Prandja ai u detyrua ti pėrshkruaj ato ngjarje tė
    ardhshme nė mėnyrė alegorike apo simbolike dhe me shembuj tė ndryshėm.
    (*68)

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-12-2004
    Postime
    50
    Disa nga shenjat e Kijametit

    Muhamedi a.s. tregoi se ēka ka ndodhur dhe ēdo tė ndodh, pėrmendi luftėrat e ndodhitė tjera deri sa hynė banorėt e xhennetit nė xhennet dhe tė xhehennemit nė xhehenem.
    Cdo ditė e ardhme ėshtė mė e keqe se ajo qė kalon derisa ta takojm Zotin tonė.
    Lindja ėshtė burimi i trazirave, prej atje lind biri i shejtanit dhe koka e kufrit dhe atje ėshtė dridhje tė shumta.
    Do tė ndodhin trazira tė mėdha. Ai qė ėshtė ulur ai ėshtė mė i sigurt se ai qė ėshtė nė kėmbė, e ai qė gjenė ndonjė vend pėr tu fshehur, le tė fshehet.
    Trazirat qė janė si pjesė e netėve tė errėta, gdhinė njeriu besimtar e ngrys pa besimtar, e shef fenė e vete pėr njė plaēkė tė kėsaj bote dhe ai qė ėshtė i kapur pėr fenė ėshtė sikur ai qė mban gacėn e zjarrit nė dorėn e tij.
    Trazirat u paraqitėn zemrave, vdesin mendjet sikurse vdesin edhe trupat nė kohėn e fundit; shtohet dėshira edhe preokupimi, e pothuajse nuk shef as njė njeri tė menēur; nuk e njohin hallallin e as haramin ata qė i kanė pėrfshirė ato trazira nė kohėn e fundit.
    Trazirat e grave e mundojn tė pasurin dhe e rėndojnė tė varfėrin, ua humin mendjen burrave, nuk ka suks njė popull qė emėron pėr udhėheqės tė tyre gruan, dhe do tė shkatėrrohen burrat kur t`ju nėnshtrohen grave.
    Trazirat e pasurisė, zgjerimi i kėsaj bote (paraqitja e pasurisė sė saj sė saj) dhe garimi pėr tė, hapja e thesareve, nėnshtrimi i njerzve njėri-tjetrit dhe shkatrimi i tyre me dinarin e derhemin, ngritja e shtėpive dhe zbukurimi i tyre.
    Paraqitja e dy lloj njerzve: Tė parėt mbajnė nė duart e tyrė tė ngjajshėm me bishtin e lopės dhe i rrahin njerzit, dhe tė tjerėt janė gra tė mbuluara por nė tė njėjtėn kohė edhe zbuluara (Sepse veshin rroba tė ngushta dhe tė tejdukshme), kokat e tyre i ngjajn kurrizit tė deveve.
    Afėr Kijametit shtohet homoseksualizmi, kurvėria, alkooli, femrat, paksohen burrat, kryhen vepra amorale nė rrugė dhe vizitohen njerėzit qė tė bėjnė imoralitet.
    Nė kohėn e fundit nuk turpėrohet njeriu nga kurvėria dhe ajo bėhet haptas nė rrugė siē veprojnė gomarėt.
    Nė kohėn e fundit nuk respektohet nėna, internohet babai, nuk respektohet gruaja, shkėputen mardhėniet farefisnore.
    Para Kijametit shtohen vdekjet e rastit (pika nė zemėr), dridhjet e tokės, marrja e mendjes, afrohet koha (pėr shkak tė shpikjeve tė mjeteve transportuese), ngrihet dituria (ka pėr qėllim diturin e pastėr fetare), xhamitė bėhen vende parakaluese (kalojn afėr tyre njerzit e nuk hynė tė falen nė to).
    Paksimi i tė mirave dhe shtimi i tė kqijave, Islami bėhet si i huaj (garib) dhe ai pėrkufizohet nė Mekke dhe nė Medinė.
    Njerzit falen, agjėrojnė, kryejnė Haxhxhin, por ata nuk janė muslimanė, e lėnė Sunnetin (rrugėn e Muhammedit a.s.) pak nga pak, dhe do tė falen njerėz qė nuk kanė aspak moral dhe vepra tė mira.
    Do tė shkėputen nyjet e Islamit gradualisht, xhamitė e tyre tė ndėrtuara e tė zbukuruara, por tė prishura nga udhėzimi; dijetarėt e asaj kohe janė mė tė kėqijtė nė atė nėnqiell; nyja e parė e Islamit qė shkėputet ėshtė FRIKA (ndaj Allahut xh.sh.) e thuajse nuk sheh asnjė njeri qė i friksohet Atij; e quajn veten muslimanė, kurse ata janė shumė larg Islamit.
    Do tė vijnė trazira tė shurdhėta, tė verbėta dhe memece qė do ti shkatrojnė arabėt dhe persianėt, tė vrarėt e tyre jan nė zjarr.
    Nė Basra tė Irakut ndodhin shafitje tė Tokės, gjuajtje (nga qelli), dridhje dhe deformime tė njerėzve nė majmuna e derra dhe u dalin banorėve tė Irakut dhe tė Kufes nga tokat e tyre.
    Lumi Eufrat zbulon njė kodėr me ar dhe zbulohen minerale afėr Hixhazit (Mekkes dhe Medines), vriten njerėzit pėr to.
    Gadishulli Arrabik shėndrohet nė lumenj dhe kopshte, shtohen vrasjet dhe luftėrat.
    Tė folurit e shtazėve dhe e gjėrave tė ngurta.
    Ai qė ėshtė i lidhur pėr Islamin, nė kohėn e fundit, ka shpėrblimin e 50 shokėve tė Muhammedit a.s. dhe 100 shehidėve dhe ai ėshtė i ngjajshėm me atė qė ka zjarrin nė dorėn e tij; ibadeti nė kohėn e trazirave dhe luftėrave ėshtė si emigrimi te I dėrguari a.s. (nė kohėn e tij).
    Vėrsulja e popujve kundėr muslimanėve sikur tubohen ngrėnėsit rreth pjatės, humb vėllazėrimi fetar, urrehen zemrat dhe nga armiku nxiret frika ndaj kėtij ummeti.
    Nė kohėn e fundit shtohen luftėrat, luftėtari nuk e di se pėr ēka lufton dhe i vrari pse ėshtė i vrarė; shtohen dridhjet e Tokės dhe trazirat.
    Nuk do tė ndodhė Kijameti para se muslimanėt t`i luftojnė mongolėt dhe turqit si dhe pėrmendja e cilėsive tė tyre.
    Ky ummet nuk shkatrohet nga tufani (vėrshimet e ujit) dhe nuk mund t`i shkatėroje ata ndonjė armik, por ata shkatėrojnė njėri-tjetrin (me luftėrat e pėrēarjet ndėrmjet veti).
    Luftimi i ēifutėve dhe fitorja e muslimanėve, thertorja (luftė e madhe); ēlirimi i konstantinopojės dhe dalja e Dexhxhallit ndodhin brenda shtatė muajve.
    Nė kohėn e fundit lajmėrohen disa tė rinjė qė lexojnė Kur`anin, dalin nga feja si shtiza nga harku; nė vrasjen e tyre ka shperblim tė madh; humbet Islami saqė nuk dihet se ēka ėshtė namazi, agjėrimi, zegjati etj,; saqė njeriu fyhet pėr shkak tė namazit tė tij siē fyhet lavirja.
    Lindja e dallimeve, e lidhjeve dhe animeve si dhe e oportunizmit; trazira e zezė dhe shkelja e marveshjeve.
    Do tė zhvillohen lufėtra tė mėdha e tmerruese tė cilat nuk do tė lėnė asgjė pėrpara; derdhet gjaku dhe grabitet pasuria dhe familja, nuk kanė ku tė hikin njerzit nga ato, emrat e tyre dhe numri i tyre.
    Paraqitja e udhėheqėsve ateistė dhe devijues, zemrat largohen nga ata dhe rrėqethen lėkurėt nga mizoria e shfrenimi i tyre.
    Paraqitja e risive nė fe dhe e sekteve tė shumta tė cilat ndjekin epshet dhe devijimet e tyre; do tė vijnė njerėz qė nuk turpėrohen nga Allahu, zemrat e tyre janė tė huaja dhe gjuhėt e tyre janė gjuhėt e arabėve.
    Ummeti Islam do tė ndjek rrugėn e popujve tė mėparshėm, nėse ata hynė nė vrimėn e hardhucės kėta do t`i pasojn; emitimi i tyre nė veshje e ushqim dhe urrejtja e fesė.
    Shkuarja e dijetarėve gjykimi i injorantėve, lejimi i haramit e ndalimi i hallallit, pirja e alkoolit, paraqitja e kurvėrisė dhe rrėnimi i Islamit.
    Nė krye tė ēdo 100 vjetėve Allahu dėrgon reformator qė pėrmirėson gjendjen fetare dhe e reformon atė dhe ummeti i Muhammedit a.s. nuk bashkohet nė devijim. Njė grup i muslimanėve janė deri nė fund nė tė drejtė, ata janė nė Sham rreth Mesxhid El-Aksas.
    Mosrespektimi i vlerave dhe i pikpamjeve fetare, si dhe i ritualeve fetare, ngritja e fėmijės kundėr tė vjetrit, bėrja keq fqiut.
    Pėrshėndetja vetėm e atyre qė i njohim; lirimi i grave (nuk u jepet kurfarė vlere njerėzore) dhe i kuajve dhe nuk shternjtohet mė deri nė Ditėn Kijametit.
    Do tė paraqiten nė kohėn e fundit njerėz qė kanė trupin e njerzve e zemrat e djajve, janė ujqėr qė nuk kanė pikė rahmeti, derdhin gjakun e plakut, gruas e fėmijės.
    Fiset i udhėheqin njerzit dyfytyrė tė tyre; zbukurimi i xhamive dhe mihrabeve, leximi i Kur`anit vetėm pėr zė melodik e mos aplikimi i tij.
    Do tė vijė dita qė besimtari tė bėhet edhe mė i nėnshtruar se robėresha, lėvizė i fshehur; nuk dijnė njerzit tė mirėn dhe tretet zemra e besimtarit nė mbrendėsi nga tė kėqijat qė sheh.
    Islami do tė egzistojė deri nė fund dhe njė grup i tij do tė luftojė nė tė drejtė, nuk i pengon asgjė ata.
    Do tė rriten popuj nga ky ummet nė begati; me rėndėsi pėr ta ėshtė barku i tyre, llojet e ushqimit dhe tė veshjeve, ata janė njerzit mė tė kėqij.
    Nė kohėn e fundit falen 1000 persona nė xhamij, asnjė nga ata nuk ėshtė besimtar, falen, agjėrojnė, bėjnė haxhxhin dhe flasin ēka nuk kanė dėgjuar baballarėt e tyre, rruaju nga kėta mos tė tė devijojnė.
    Ngritja e ndėrtesave, tė zhveshurit e tė zbathurit bėhen tė parėt e njerėzve; pėrēarja e vėllezėrve dhe djegia e Qabes.
    Emėrtimi i alkoolit me emra tė ndryshėm, shtimi i homoseksualitetit dhe dhunimi i fėmijės siē dhunohet femra si dhe shtimi i fėmijėve tė zinasė.
    Nuk mbetet askush pa e shfrytėzuar kamatėn; edhe ai qė nuk e pranon atė nuk mbetet pa u zhytur me tė; zeqati bėhet tregti dhe nuk mėrzitet njeriu se nga e fiton pasurin.
    Afrimi i kohės dhe i tregjeve, lindja e lakmisė sė madhe.
    Do tė vijė koha kur nuk do tė urdhėrohet me tė mira dhe nuk do tė pengohet nga e keqja; Sunneti (i Muhammedit a.s.) llogaritet risi ndėrsa risia Sunnet, degjenerohen rinia dhe femrat; pushtetin e marrin tė rinjtė, tė vjetrit merren me imoralitet dhe njerzit mendjelehtė merren me dituri.
    Kur dikush bėn ndonjė mėkat, thotė: Allahu ėshtė i mėshirshėm, ma falė; nuk ndjejnė knaqėsi kur lexojnė Kur`an.
    Gjėja e parė qė ngrihet nga njerzit ėshtė amaneti dhe turpi, kurse e fundit ėshtė namazi; do tė falen njerzit qė s`kanė vlerė e moral.
    Do tė vijė koha kur njerėzit nderohen pėr dituri (siē duket ka pėr qėllim shkollat e univerzitetet, nė tė cilat kalojnė tė gjithė nxėnėsit), mėsojnė jo qė tė punojnė me atė qė mėsojnė dhe nuk kanė pėr qėllim Zotin, por vetėm fitimin e interesin, shtohen dijetarėt por nuk ka dobij nga ata.
    Nė kohėn e fundit kalon njeriu pranė varrit e shpreson tė jetė nė tė nga trazirat qė ndodhin.
    Nė kohėn e fundit shtohen xhamitė, por nuk gjejnė imam tė falet me ta, e ata qė janė, flasin atė qė nuk e punojnė.
    Do tė ndodhin ngjarje shumė tė mėdha, do tė pyesin njerzit njėri-tjetrin: A i pėrmendi Muhammedi a.s. kėto? Kodrat lėkunden prej vendit, devet nuk do tė pėrdoren mė pėr bartjen e gjėrave.
    Nė kohėn e fundit njerzit nuk njihen ndėrmjet veti dhe vrasin njėri-tjetrin mizorisht.
    Do tė vijnė njerėz qė duhen me goja e urehen me zemra, me gjuhė janė vėllezėr, kurse me zemra janė armiq, dhe i frikėsohen njėri-tjetrit.
    Nė kohėn e fundit do tė ndertohet Mekka dhe do tė mbushet me banorė dhe ndėrtesat e saj do t`i kalojnė kodrat e saj, edhe Medineja po ashtu.
    Ndėrtimi i Jerusalemit ėshtė shkatėrimi i Medines, shkatėrimi i Medines ėshtė ndodhja e thertores, ndodhja e thertores ėshtė ēlirimi i Konstantinopojės dhe kėshtu derisa tė vijė Isau a.s.
    Njė ushtri do ta sulmojė Qaben, por kur i afrohen shafiten tė gjithė nė Tokė, ajo ushtri ėshtė nga popuj tė ndryshėm.
    Shkaktimi i njė zjarri tė madh nė Jemen dhe ikja e njerėzve drejt Shamit nga ai zjarr.
    Nė kohėn e fundit do tė paraqiten shumė gėnjeshtarė, qė e quajnė veten tė dėrguar dhe flasin gjėra tė ēuditshme.
    Prej shenjave tė kijametit ėshtė qė mbretėritė bėjnė Haxhxhin pėr shėtitje, tė pasurit pėr tregti, kurse tė varfėrit qė ta shtrijnė dorėn.
    Nė kohėn e fundit do tė paraqitet njė yll apo planet me bisht.
    Shtohet hidhėrimi dhe njeriu nuk e di a ėshtė besimtar apo jobesimtar, lindja e zilisė, kėrkimi i kėsaj bote me vepra tė ahiretit, fshehja e dėshmisė dhe dėshmimi i rrejshėm, pėrhapja e mitės dhe blerja e vendimeve dhe gjykimeve.
    Shtimi i forcave tė sigurisė (Policore), pėrhapja e lapsit dhe e librave, pakėsimi i shiut.
    Paraqitja e njerėzve qė pretendojnė dashurinė e familjes sė Muhammedit a.s. (Ehlul-Bejtit) tė cilėt refuzojnė Islamin dhe janė larg nga ai, siē thotė Aliu r.a.: Ata pretendojnė dashurinė tonė, kinse ndjekin rrugėn tonė, kurse nuk zbatojnė urdhėrat tona.
    Do tė vijnė njerėz qė e teprojnė me zbukurimin e zėrit gjatė leximit tė Kur`anit, kurse ata nuk punojnė sipas tij dhe nuk e lexojnė atė sikurse tė parėt.
    Do tė vijnė njerėz qė do ta refuzojnė Sunnetin, e do tė thonė: Ne punojmė vetėm me atė qė ėshtė nė Kur`an; ata kanė devijuar dhe tė tjerėt i devijojnė.
    Ngritja e ajeteve tė Kur`anit, sa qė nė tokė nuk do tė mbetet as njė ajet.
    Romakėt (me fjalėn romak gjithmonė mendohet nė shtetet e Perėndimit, apo vendet qė i pėrfshinte Perandoria Romake), do tė jenė mė tė shumtit para Kijametit.
    Njerėz mė tė kėqij janė ata tė cilėt do ta pėrjetojnė Kijametin.
    Do tė vijė koha kur njeriu qė thotė: Allah, Allah, do tė vritet, dhe do tė lind njė armiqėsi ndėrmjet Irakut dhe tė huajve (joarabėve) dhe ndėrmjet romakėve dhe banorėve tė Shamit, pastaj lajmėrohet imam Mehdiu, qė ėshtė nga familja e Muhammedit a.s., e mbushė Tokėn me drejtėsi sikurse ishte mbushur me mizori para ardhjes sė tij.
    Para Kijametit muslimanėt do ta ēlirojnė Romėn dhe qytetin qė gjysma e tij ėshtė nė ujė e gjysma nė tokė.
    Dhe paraqitja e dhjet shenjave tė mėdha tė Kijametit dhe ndodhive tė tyre mahnitėse, siē i pėrshkruam mė parė.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •