Mungesa
Askush nuk eshte i perkryer, megjithate
Kur jam pa ty, ngushelloj
Veten time, duke menduar mbi ndonje te mete
E cila dikur e zbuluar, tash do te mund te prishte gjithcka
Duke me thene se mungesa jote mund te behet deshire e imja
Oh, atehere, ajo pengese qe e vura
Mes nesh, zhduket.
Shoh sall cilterine tende ne syte e tu.
Largesia qe shtrihet mes nesh
Hapet sikur porte
Neper te cilen takohen kujtimet tona te perbashketa
Duke bashkuar deshirat.
Per ty
Per ty s'e kam nxjerre asnje ofshame. Jo, bile as nje fjale te vetme.
Jemi ngjitur se bashku. Secila ndjenje qe e formuar
Me brigje. Ishte sikur shenje monumentale e padegjuar
E pemeve te rehatise se vendit.
Por te nesermen , zija ne thu, gulcoja shkalleve te erreta,
U futa me turr ne dhome dhe hapa deren kanat me kanat, e dija.
Oh muret e zhveshura, raftet e librave, karrigat boshe
Te gjitha me ashkeluan ne koke dhe qane per ty.
Fotografia
Sa ma con mallin e asaj dite!
Duke shetitur vetem pa ty,
Duke kujtuar zerin tend,
Dhe duke shikuar fytyren tende, per te bere kete fotografi:
Lakohet lumi prapa degezimeve,
Mjegulla fshin ujin e zi,
Thermia dielli posi pasqyra te harmuara
Te shperndara neper hendeqe, e ti duke u perkulur siper
Hartes se gjithkaje ku kemi qene.
Libri:" Variacione mbi jeten" - perkthyer nga Fadil Bajraj
Krijoni Kontakt