Sipas alfabetetit kuksi do kohe te dal, prandaj nuk e ka gjet dhe Lioness
Dikur nga ana e djalit u hapte dasma me kenge 1 muaj perpara, kurse ne kohen e sotme 1 jave mjafton:-). Diten e djel mblidhen te afermit e djalit/vajzes edhe debatojne per gjithcka qe ka te bej me mbarvajtjen e dasmes.
Te merkuren tek familja e djalit nuk pushojne njerzit tere diten(farefis, shoqeri & komshi).Ne kete dite zihet kulaci dhe tregohet paja(qe ndryshe mund te quhet edhe dari , ēez edhe nje fjal tjeter qe spo me kujtohet..lol ) e dhendrit nga e motra, te cilen te nesermen(Ejnte) e dergojne tek nusja.
Te shtunen tek nusja tere diten tregohet paja pastaj ne mbremje darken e ben ne shtepi ose ne lokal. Po e beri ne lokal aty pastaj nga mesi i banketit vjen dhe dhendri me 4 a 5 veta te tjere per 30 min ose 1 ore:-D.(Ktu nusja vishet me vello roze ose blu te hapur,kurse dhendri mund te perdor kostumin e se djeles ose tjeter).Diten e djele zakonisht nga ora 10 nisen krushqit te marin nusen,(ora varet nga distanca qe ka dhendri me nusen,nese njeri eshte ne kukes e tjetri tirane apo ndonje vend tjeter atehere krushqit nisen qe te shtunen). Ne momentin kur del nusja nga shpia e vet dukur qante me ze se tani del duke qesh

, me pas kur futet ne makine e motra(ose ndonje kushurire e afert) e dhendrit hedh karamele , oriz , lek hekuri dhe shqer te perziera bashke, ndersa kur mberrijne tek shpia e dhendrit, i pari del dajua , vjerri , kunati apo kush eshte me to ku me pas i ulin ne prehere djalin (0 deri 4 vjec) te cilit nusja i jep: 1 pal corape, shami hundesh dhe karamele te mbeshtjellura bukur:-D del nusja te cilen e shoqerojne 2 perona qe hedhin rruges, njeri sheqer e tjetri raki. tek dera e pret vjerra ku ne dore mban nje filxhan me mjalt ose uje me sheqer merr dhe doren e nuses dhe ia lyen gishtat 3 here dhe ia fshin siper pragut te deres.(kjo per embelsi). Pastaj shkojne ne lokal per dreken/darken e dhendrit(vijne dhe ca njerez te nuses ti kthejne viziten.:-)) vazhdojne me futjen dhender e cila eshte pjesa me e bukur.Ktu dikush qan nga gezim , dikush qesh e dikush fillon me goditje ne drejtim te dhendrit.lol Diten e hene vijne perseri njerez per te pare ato qe ka sjell nusja, pastaj c'do gje vazhdon normalisht.
Kjo eshte pak a shume tradita Kukesiane Dea, kurse per pjesen e gores thon qe ka pak ndryshime po ne pergjithesi eshte e njeta gje.
Krijoni Kontakt