Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 91
  1. #41
    ♪ @)-/-- ♪ Maska e Kërçovare1
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    ...aty afër...
    Postime
    222
    Shifni cuca shifni bija
    cfare ka fal Perendia,
    cfare ka fal Perendia,
    cfare ka marr x zotnia.

    Shifni cuca shifni gra,
    rrezje diellit ku ka ra!
    Rrezje diellit ku ka ra
    cfare ka marr nena per djale

    Shifni cuca shifni gra
    rrezje henes ku ka ra!
    Rrezje henes ku ka ra
    cfare ka marre motra per vella

    Happiness is: ME & YOU ;)


  2. #42

    Smile Nje kenge dasme!

    “Sheboja mavije”

    Moj Lulije,
    Sheboja mavije,
    Na e ruajt Zoti
    vllaun edhe tyje
    na e ruajt Zoti,
    vllaun edhe tyje

    „x“ agën e kam begenise,
    o „x“ agën e kam begenise,
    une e morra, tjetra u shashtrise
    une e morra tjetra u shashtrise

    “x “ agën e kam dashurue,
    o „x“ agën e kam dashurue,
    une e morra, tjetra u tranue
    une e morra, tjetra u tranue

    Nga rajoni i Pollogut!

    ZeM..
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  3. #43

    Smile

    Citim Postuar më parë nga MI CORAZON
    Mirë që po na këndon këngë dasme në pikë të mëngjesit moj Zanë, por ç'është më e "keqja" po na i këndon në formë ekuacioni...lol .
    Corazon, nese ora 14 te duket pike e mengjesit ty, paj, s'di atehere si do e kuptoje oren 08 a.m. ti!..

    Nejse, sa i perket formes se ekuacionit, ajo eshte sqaruar qe me pare nga une se perse e kam bere ne ate menyre, pra duke shenuar "x" ne vend te emrit, sepse nuk ka ndonje emer te improvizuar per gjinine mashkullore sa i perket kengeve te dasmes, ashtu sikurse ka per gjinine femrore si per shembull: Lulije...- gjithmone flas duke pasur parasysh rajonin nga i cili e kane prejardhjen keto kenge!..

    Me te mira nga,
    Zana e malit
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zana e malit : 23-08-2005 më 05:22
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  4. #44
    Citim Postuar më parë nga Zana e malit
    Corazon, nese ora 14 te duket pike e mengjesit ty, paj, s'di atehere si do e kuptoje oren 08 a.m. ti!..

    Nejse, sa i perket formes se ekuacionit, ajo eshte sqaruar qe me pare nga une se perse e kam bere ne ate menyre, pra duke shenuar "x" ne vend te emrit, sepse nuk ka ndonje emer te improvizuar per gjinine mashkullore sa i perket kengeve te dasmes, ashtu sikurse ka per gjinine femrore si per shembull: Lulije...- gjithmone flas duke pasur parasysh rajonin nga i cili e kane prejardhjen keto kenge!..

    Me te mira nga,
    Zana e malit

    Zana e Malit,

    Pergezime per ato kenge qe sjelle e do te ishte me bukur nese do te sjellesh te tjera e ne situata nga me te ndryshmet (p.sh. kur hyn nusja te shtepia e dhenderrit se qysh e kendojne vajzat e reja etj).
    Mi Corazon duket qe eshte dibrane e ketej kufirit e ka pak inat.
    Mi Corazon leni ato kenget qe i dijme te gjithe po sjell dicka me te afert me situaten e nje dasme, ashtu sic po ben Zana.

    Mos t'ju vije rende per folklorin tipik te zones.

  5. #45
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Gjithë ditën më ka zënë lemza sot, po që po më përmendte Qazimi e Zana , s'ma morri mendja.

    Ato që kisha shkruar në postimin e mësipërm i kisha komplimenta ( madje edhe koha që shpenzoj me lexu Zanën është një farë komplimenti për të) , por ja që edhe komplimentat qenkan dialektorë. Jo të gjithë i kuptojnë.

    Edhe mos më thuj maloke Peshkopie, Qazimo !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  6. #46

    Smile Per MI CORAZON-in qe me mengjes!

    Corazon, faleminderit per komplimentin!
    Jo qe s'e kuptoj komplimentin, megjithate kesaj here me shume i kishe dhene rendesi asaj se kur i kam postu kenget, pra, ne c'ore..
    Sidoqofte, ja pra, sa per te te bere me dije se komplimentin e pranoj, po e postoj edhe nje kenge dasme qe ne mengjes :

    “Sec e ka nje pike Lulija”

    Sec e ka o kjo Lulija,
    o nje pike ne mjekër,
    sec e ka o kjo Lulija,
    o nje pikë ne mjekër,
    ma e mira nuse o,
    o moj n’Çarshi t’Epër *
    ma e mira nuse o
    o moj n’Çarshi t’Epër

    Sec e ka o kjo Lulija,
    o nje pike ne balle,
    ma e mira nuse o,
    e para n’mahalle,
    ma e mira nuse o,
    e para n’mahalle

    Sec e ka o kjo Lulija,
    o nje pike ne dore,
    ma e mira nuse o,
    e para n’Tetove,
    ma e mira nuse o,
    e para n’Tetove

    * „Carshi e Epër“ quhet nje pjese e qytetit te Tetoves (Carshia e vjeter)

    Nga,
    Zana e malit
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  7. #47
    Permet - 1955

    Derdhur leshtrat prapa
    moj vetullkurore
    ç'faj te pati djali
    qe s'i flet me goje?
    Hiq duvakun e bardhe
    vere ne peronë
    ç'faj te pati djali
    qe s'i flet me goje?
    Dorënë bylyr
    dhe gishtin te holle
    ç'faj te pati djali
    qe si flet me goje?
    Te ngrita duvakne
    te pashe stoline
    me dogje ne zemer
    ere trendeline


    Rreshen - 1955

    Mori molla ashka - ashka
    del ne dere si Ali Pasha
    merr shamijat e mendashta
    te mndashta nder sherritë
    faqja e nuses baka drite
    si sahati per mjesdite
    dhandrri e nusja paçin dite!
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar shigjeta për postimin:


  9. #48
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Kush ma gjen versionin e plote te kesaj kenges me poshte?

    ku shkon molla permbi maje te malit
    oj molla oj e vogel-o
    oj molla oj e vogel-o

    lum per nusen qe do t'marr une
    oj molla oj e vogel-o
    oj molla oj e vogel-o

    s'e ka kush, ah, moj ne katund-e
    oj molla oj e vogel-o
    oj molla oj e vogel-o

    as ne hije, moj, as kerkund-e
    oj molla oj e vogel-o
    as ne hije, moj, as kerkund-e
    oj molla oj e vogel-o
    Ndryshuar për herë të fundit nga Leila : 16-09-2005 më 13:17
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  10. #49
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Ajo me siper eshte nga veriu, Dibra. Kjo me poshte, Shqiperia e mesme.

    rruga mbare o krushku i pare
    i thoni nuses mos na qaje
    i thoni nuses mos na qaje

    rruga mbare o krushku i dyte
    i thoni nuses te ngreje syte
    i thoni nuses te ngreje syte
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  11. #50
    ♪ @)-/-- ♪ Maska e Kërçovare1
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    ...aty afër...
    Postime
    222
    Kenge Dasme, rrethi i Kërçovës.

    Oj lulje lulzume pi shejnit
    djajo pse me shikon me bishtin e synit
    me bishtin e synit djalo a pse me shikon
    shikom hashqiqare djalo ne qofte se me don.

    Une vertet te du e miro une vertet te du
    po me ka ra udhe gurbetit ketu teqe me shku
    dil e porosit e miro cysh don me te pru

    Nji pale kepuce te zeza djalo ne dasem me shku
    nji shami te bardh mos me djegi dilli
    te rri bardhe e kuq si trandafili
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kërçovare1 : 11-10-2005 më 22:48

    Happiness is: ME & YOU ;)


Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kopshte dasmash !
    Nga DieWeißeRose në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 05:32
  2. 7 milion euro kushton nje sezone dasmash ne Gostivar
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 23-05-2005, 06:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •