Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184

    Folklor nga Camerija

    NE PESE-PUSE KALA


    Ne Pese-Puse Kala
    dolli palo Jorgua
    Kostandini shkeli krijne
    te ben pashken ne Janine
    Riza beu-tha-do ndroj dine
    do bij bajram ne Athine
    Janine, e zeza Janine
    del e shih asqere qe vijne
    Mahmut beu me dhjet mile
    Moj Janine,o moj Janine
    veqil keshe Sheh Aline
    kajmekami me katine
    radhazi telit i bijne
    Mecove,e zeza Mecove
    shume u mbajte,pra tu hodhe
    shqipetaret perpara shkojne
    me jatagane ne dore
    Valle kush e beri fora?
    Selam Hasani nga Vlora
    pika gjak i kullon kordha.


    Shenim ; Kjo kenge eshte mare ne Grikehuar-Igumenice dhe i eshte permbajtur
    fjale per fjale origjinalit te saj cam.



    JANINE E ZEZA JANINE


    Janine e zeza Janine,
    Janin-o 1)
    mire ta bene tertipne
    Selim Qori me Uznine
    ne Korfuz vane e te shitne
    anapolona tre mile
    Janine te mbite ngjoli
    hapi site se te mori
    Po e pe qe te te marre
    veri xhepanese zjarre
    me mire t'e djegesh vete
    se ta marre Junani shkrrete.


    Shenim 1) perseritet pas c'do vargu.


    JANINE MOTRA JANINE


    Janine,motra Janine
    dil e shih c'djelma qe vijne
    Taborret e Vlores vijne,
    per Bezhan e per Janine
    dolli mileti i prine
    nuk e mbanin dot gezimne
    dridhej vendi ne Janine
    ka muzikate qe bijne.


    Shenim; Kjo kenge eshte mare ne Pandalejmon.




    Mbledhur nga Fatos Mero Rrapaj
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e gera
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Postime
    10
    Bel-Ami di te tjera???????

  3. #3
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    189

    Po kenge dashurie?

    Camet i kane kenduar shume bukur edhe dashurise:

    Tumankuqe moj belholle,
    ma ben me si, (sy) ma ben me dore
    kjo shtepia me derrasa
    dil moj kaleshe se plasa etj etj

    ************

    Ke dale ne dritare
    me qeron nje ftua
    gjysmen haje vete
    gjysmen ma jep mua (Kjo e dyta eshte nje nga propozimet me origjinale qe mund te behet)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e gera
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Postime
    10
    lol krispi, goxha propozim. PO ajo kenga
    esmerke, vetulla pe do vij sonte natene........................dhe ajo nga folklori cam eshte........................

  5. #5
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184

    Lirika Came

    Mu ne mes te ballit

    Mu ne mes te ballit
    nje nishan i zi
    kush te ka moj vajze
    kimene nuk ta di
    Buzete te kuqe
    hunden si qiri
    kush te ka gajtuar
    kimene sta di
    Di kocat e tua
    te glata si glate
    lem ti prek moj vajze
    sa te nxjer maraze
    Vetullat e zeza
    siri si ulli
    une qe te te dua
    kimene ta di.




    Moj neperke e bukur

    -Moj neperke e bukur
    ku je qe sje dukur?
    -nene dhe jam futur!
    -une ste le pa gjetur
    moj balluke tretur
    Moj balluke fije-fije
    ma keshe deren karshie
    me verbon me ate si
    do dal mal me mal te ri
    te pi cingar per zili
    Kush luan qelqe e filxhane
    kush luan kupa me vere?
    -Manushaqja ne ferre
    -Qasu djal e meri ere.




    Trendafil i bardhe

    Trendafil i bardhe
    renjete lejmua
    ti c'e deshe tjetrin
    kur me deshe mua?
    Me fanar ne dore
    gjegjis mahallane
    as u bere diell
    te ngrohje dunjane
    po u bere shi
    lage kasabane!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  6. #6
    Postuar me pare nga Bel ami

    CAMET DIKUE IKUR

    Cemet dikue ikur
    e dikue leftuar
    garkuar me placka
    me jene ne duar
    hidhnin site prapa
    shtepite perveluar
    ka gjulet e topit
    ullinjt copetuar.
    Cameri e shkrete
    shume u pervelove
    cdo pellembe toke
    me gjak e leshove
    Toka e epiroteve
    e stergjusheve tane
    s'e thot Perendia
    te humbac vatane
    Do te vije dita
    dhe s'do te harohet
    gjakun qe ke derdhur
    shternjte do te pagohet
    Edhe ne po vdekshim
    bilte do te rojne
    gjakun qe ke derdhur
    nuk do ta harojne.


    Te me falni per disa <>por
    dua t'ju them se i kam qendruar besnik versionit
    origjinal nga ku kam shkeputur kete kenge came.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  7. #7
    Kjo kenge ben fjale per debimin me dhune te cameve nga
    trojet e tyre stergjyshore ne vitin 1945 prej shovinisteve greke

    Mu te trapi trepe-trepe
    shkuan Salica* me djepe,
    ca me djepe, ca pa djepe,
    une e zeza ka do vete!
    Shkuan camete rremuje,
    s'kish njeri t'u ipi uje,
    grate i mori lemeria,
    po shkojne nga Shqiperia,
    mbeti shkrete Cameria!

    Salica- fshat i Gumenices
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  8. #8
    Këngë me motive te ndryshme të ditës

    "Vre ti, që ruse ka mali!
    Mos të tha gjë imë djali?"
    "Jo gjë, babë, nëke tha
    Po sot bukë nëke ka
    Klumështë, djathë tri dit ha
    Sikur mëmë nëke ka"
    "Mre, shi e breshër muar andej
    Borë e erë si ka nevet!"
    "Jo, babë, thatë edhe pa bar
    Sivjet nëk e ve nd'hambar"
    "Po pa shi edhe pa borë
    Si do bëjmë kunkullorë?"
    "Po ndë di u, babë mjerë
    Si do bënet kosm'i errë?
    Mos të kullotur, mos të ngrënë
    Nëkë çon ndë dhe të tënë"
    "Mëkat, mëkat, nd'ato te gjalla
    Që për t'i bënjë vetëhen vrava!"
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  9. #9
    Tuman kuqe

    Barbaroz, vasiliko
    Moj dhent e mia, kush i do

    Dhent e mia kush i do
    Se s’jam i zoti per to

    Se s’jam i zoti per to
    Se do lot me miken-o

    Se do lot me miken-o
    Me miken, suljoten-o

    Ja shtepia me derrasa
    Dil moj Tane, dil se plasa

    Ja shtepia me derrasa
    Dil moj kaleshe, dil se plasa

    Dil moj dil ti ne dritare
    Vajze çame lozonjare

    Tuman kuqe, moj belëholle
    Ma ben me si, ma ben me dore

    Ma ben me si, ma ben me dorë
    Te pret djali ne oborrë

    Nje version te perpunuar te kesaj kenge, mund ta degjoni
    ketu

  10. #10
    Lezet me kripe
    Anëtarësuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Ne cati
    Postime
    51
    Shigjeta ate kengen Tumankuqe une e kam ne kasete, eshte Ansambli Shteteror qe kercen vallen e Osman Takes ne mos gaboj. Eshte muzike vetem pa fjale po eshte shume here me e bukur dhe nga ai versioni i Sajmir Brahos, kostumet e grave came sidomos jane kryevepra.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •