Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 91
  1. #61
    ♪ @)-/-- ♪ Maska e Kërçovare1
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    ...aty afër...
    Postime
    222

    rrethi i Kercoves

    Djali mire nusje mire
    po ky vjerri i veshtire
    ketij vjerrit cysh ti bejme
    ne mengjes kafe si bejme

    Djali mire nusje mire
    po kjo vjerra e veshtire
    kesaj vjerres cysh ti bejme
    ne mengjes punet s'ja bejne

    Djali mire nusje mire
    po kjo *** e veshtire
    kesaj *** cysh ti bejme
    sa ma shpejt do ta martojme

    *** motra e dhenderrit ne emer

    Happiness is: ME & YOU ;)


  2. #62
    ♪ @)-/-- ♪ Maska e Kërçovare1
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    ...aty afër...
    Postime
    222
    A e vune mendjen nuse menden ne kandar
    ke shtepije huj e miro nuk ka komandar

    A e vune mendjen nuse menden terezi
    ke shtepije huj e miro nuk ka komandi
    kur te vi pyetja te ti e ti te thush nuk di

    ------------------------------------------------

    Aman mori nusja jone te te jap nasijet
    kur te dali ylli drites mos te gjej tu flet

    Kur te hyje dielli neper xhama o
    mos t'rrej x-aga (dhenderri) se eshte hena o
    mos kujto nuse se je ke nena o

    Happiness is: ME & YOU ;)


  3. #63

    Smile Kenge dasme!

    A ka lyp Lulija lirë,
    jo, jo,
    A ka lyp Lulija lirë,
    jo, jo
    E ka lyp djalin e mirë,
    po, po,
    E ka lyp djalin e mirë,
    po, po


    A ka lyp Lulija orë,
    jo, jo
    A ka lyp lulija orë,
    jo, jo,
    "X" aga djalë me shkollë,
    po, po
    "X" aga djalë me shkollë,
    po, po

    A ka lyp Lulija ar,
    jo, jo,
    A ka lyp Lulija ar,
    jo, jo
    E ka lyp djalin e mbarë,
    po, po
    "X" aga djalë i mbarë,
    po, po.

    - Kenge nga rrafshi i Pollogut!

    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  4. #64

    Smile

    Lumja nana

    Lumja nana, mori bijë
    po vinë msitët besa ditë për ditë,
    Lumja nana, mori bijë,
    po vinë msitët jalla ditë për ditë

    Ty t'ka nana,
    çikë për mall,
    kurqysh nana,
    jo s'po muj me t'dhanë

    Hajde Lule, ti te na,
    se na jena jolla shpi me za,
    pun't e rana, s'ki me i ba,
    te na Lule jolla ban sefa...

    *************************************

    Interretim i im i lire.

    Këngë e kënduar nga katërsheja: Shyhrete Behluli, Shkurte Fejza dhe motrat Mustafa

    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Keng Darsmes Rugovase!
    ***********************

    Ngul Bajrakun ne Qati te Shpis
    Ni molle te kuqe ne maje t'Shtizs!
    Darsem te madhe kemi nis...
    Darsem te madhe kem fillua
    Dyqind krushq jan tubua!!!!!!!!
    Dyqin krushq me dyqin atllar,
    Tirqit ngajtana ne shalla te bardh
    Ne dor Flamurin o njai Bajraktar,
    Sak Faslia gjithmon i Par!
    Me ni dor e mban Bajrakun
    E me tjetren e ngreh qarkun
    Bajraktar te kjofshim fal,
    A je krushk a luftetar?
    Kesaj pune ja kam Tradit
    Ke daq ne luft ne daq mizlis!
    Qohu n'kam o i Zoti i Shpis, per hajra darsma qe ke nis...
    Per hajr Djalin qe po e marton, Fisin ton ishalla e qton,
    Bien dairet jehon kenga
    Bie lahuta bie sharkia..
    Hidhet vallja kecet alltia
    Prehet Qingji dhe Ugiqi,
    Veq me pite, hahet mishi
    Bora e bjeshkes ne mal po shkrihet,
    Luhet vallja bien dairet
    Kendohen kenget e tradites,
    Baba i djalit qohet ne kam, per hajr nusen o djalit ja ban
    Sitet milli ne magje te kuqe
    O vlla,per hajr te kjoft kjo nuse*
    Sitet milli ne magje te bardh, per hajr te kjoft o ty reja bab
    Sitet milli ne magje te re,per hajr te kjot oj nan kjo re
    Hajde nuse si zambak, ke zgjedh djalin per merak
    Shtat te gjat o si bajrak
    Musteqe Zi o kallushan,
    Djalin ton o ku e pave
    Asht Tipik e Rogovan!
    Ne shteg te lames e takova
    Aty ishim kur dilte hana,
    Djali si yll e nusja si Zan
    Bukurin ja moren hans**
    Nuse e bukur o shtat selvi
    T'ka rrit nana ne bjeshk e n'vrri
    Fisin ton e qtofsh moj bij
    Perkundsh djepa ne Trojet tona...
    Sokolesha e Sokola
    Pergjithmon Nuse e jona
    Kenget ma te bukura per ty kendojm
    Ju kendon bilbili mbi kry
    Qofshi te lumtur ne dashuri,
    Paqi fat e lumturi
    Bashk u Plakshi ju te Dy**!!


    Nga hajla,Rugovase!
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  6. #66
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    JESHE BIJE MAVROMAT
    Vuno, Vlore 1976

    Jeshe bije Mavromat,
    vajta nuse Pognanat;
    vajta zog' e shkruare,
    ardhce leshleshuare.

    Jane 4 vargje te nje kenge te vjeter qe i mblodhi shkrimtari Anastas Kondo ne Vuno nga plaku Kico Shato, mbi 90 vjec. Pleqte thone se kenga ka qene me e gjate. Behet fjale per nje grua qe u kthye e ve (dmth leshonin leshrat kur u vdiste burri) ne fshatin e vet, me sa duket shume shpejt pas marteses se saj. Ka dhe nje kenge tjeter rreth kesaj nuses me titullin KU PO BINE KETO DAULLE. E kam postuar tek Kenge Popullore te Elbasanit, posti #13.

    Fshatrat Mavromat e Pognanat (disa e thone edhe Pagnanat) jane zhdukur me kohe. Mgjs emri i fshatit Mavromat akoma eshte ruajtur midis Vunoit dhe Himares ku eshte Perroi i Mavromatit (me duket ka dhe nje zone ne qytetin e Vlores me emrin Mavromat, por kete mund ta vertetojne Vlonjatet e forumit se une e njoh Vloren vetem ne siperfaqe). Pognanati ishte midis Vunoit dhe katundit Iljas. Kenga duhet te jete me e vjeter se sa mesi i shekullit XVIII.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  7. #67
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Citim Postuar më parë nga Leila
    - Shigjeta me Jonian ma kujtuan kete qe vijon, te ciles nuk ia di 2 vargjet e fundit:
    ulu male
    ulu male te dali hona
    o mali ulet
    mali ulet e hona s'duket
    o cfare ka hona
    cfare ka hona, moj, qe vonona
    ... o hona larget,
    o hona larget, moj, ne Stambolle

    Kur e thote "Stambolle" e thote pa "b," si gjasme me theks Tirone. Tjeter (nga Parashqevia), Moj Zogu.

    moj zogu, moj zogu jelek me vija, moj zogu
    moj zogu jelek me vija
    a i ke pa, a i ke pa shoqet e mia, a i ke pa
    a i ke pa shoqet e mia

    i kam pa, i kam pa o ne nje hije
    tuj bo gati per nusrie
    i kam pa o ne nje hije
    tuj bo gati per nusrie

    moj thellenxe, moj thellenxe ne maj te malit
    moj thellenxe, moj thellenxe ne maj te malit
    a i ke pa, a i ke pa corapt e djalit, a i ke pa
    a i ke pa corapt e djalit

    i kam pa, i kam pa i kam qenise
    lule me lule i kam ujdise
    i kam pa, i kam qenise
    lule me lule i kam ujdise

    hajde moj, hajde nuse dale nga dale, hajde nuse
    hajde nuse dale nga dale
    ka shume dite, ka shume dite qe te pres me ardhe
    ka shume dite, ka shume dite qe te pres me ardhe

    plasi vallja, plasi vallja ore ore
    nusja jone si lulebore
    plasi vallja ore ore
    nusja jone si lulebore

    Ka mundesi ta kem shkruajtur gjekundi tjeter ketu ne forum se ka vite qe eshte nje nga kenget qe me pelqejne me shume, por s'besoj ta kem sjellur te plote si sot
    Ndryshuar për herë të fundit nga Leila : 02-02-2006 më 16:57
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  8. #68
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Kam nja 2 dite qe degjoj Eli Faren, mengjes-dreke-darke.

    bie shiu moj pika pika
    besome o baba se ika
    bie shiu moj pika pika
    besome o baba se ika

    te besova moj te besova
    qe diten moj qe te fejova
    te besova moj te besova
    qe diten moj qe te fejova

    ike ike moj more dhene
    kush tja beje o babait kafene
    ike ike moj more dhene
    kush t'ja beje o babait kafene

    le t'ja beje moj kush te doje
    kush i tha moj te me martoje
    le t'ja beje moj kush te doje
    kush i tha moj te me martoje

    ike ike moj more dhene
    kush t'ja beje moj nenes kafene
    ike ike moj more dhene
    kush t'ja beje moj nenes kafene

    le t'ja beje nusja e djalit
    qe per mua moj ta marre malli
    le t'ja beje nusja e djalit
    qe per mua moj ta marre malli

    le t'ja beje nusja e djalit
    qe per mua moj ta marre malli
    le t'ja beje nusja e djalit
    qe per mua moj ta marre malli
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 04-02-2006 më 19:14
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  9. #69
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Nga Gramshi, perseritni c'do vije si refren.

    o po ku verove more veren, o
    o ti moj lule moj halli im
    hajde moj ku verove more veren, o
    o ti moj lule moj halli im

    oj lule bukur moj menekshe-e
    o pse mi mban moj syte perdhe
    o frike me ke moj a turp me ke
    o frike nuk ka moj as turp nuk ka
    por me vjen keq per nene e baba
    o si te vijne moj, vetem s'i le
    e per ata moj gjumi s'me ze
    oj lule bukur moj menekshe-e
    oh se ma prishi hijeshine qe ke
    se nane e babe kemi dhe atje *
    (Vijen e fundit do ta gjeni ne shume kenge te tjera folklorike per dasma. Eshte si ngushellim per nuset qe qajne apo i rrijne ftohte dhenderrit dhe krushqve.)

    jemi nisur qysh-e mbreme moj lule jarina, aman moj lule jarina
    rruga jone mbushur me kembe moj lule jarina, aman moj lule jarina
    se ti je si yll e hene moj lule jarina, aman moj lule jarina
    te cuam te djali jone moj lule jarina, aman moj lule jarina


    Nga Fieri, e njejta gje me refrenin.

    ra nje molle ne avlli, ja molla ja lule
    cohu baba dhe merre ti, ja molla ja lule
    une nje dhe merre ti, ja molla ja lule
    cohu atje dhe merre ti, ja molla ja lule
    do t'ja coj djalit ne gji, ja molla ja lule
    kur te vije nusja nusja ne shpi, ja molla ja lule
    ja molla, ja molla
    ja molla, ja lule
    Ndryshuar për herë të fundit nga Leila : 14-02-2006 më 11:54
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  10. #70
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    te vogel te desha moj te vogel te mora
    vec per dashurine moj vec per dashurine
    qaj me lot zemer qaj me ze
    qaj me lot zemer qaj me ze
    une po shkoj ne cesme moj ajo me vjen pas
    c'eshte kjo dashuria moj c'eshte kjo dashuria
    qaj me lot zemer qaj me ze
    qaj me lot zemer qaj me ze
    erdhi koha e dashur ty duke te pritur
    te vogel te desha moj nuse ty te mora
    qaj me lot zemer qaj me ze
    qaj me lot zemer qaj me ze
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kopshte dasmash !
    Nga DieWeißeRose në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 05:32
  2. 7 milion euro kushton nje sezone dasmash ne Gostivar
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 23-05-2005, 06:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •