Close
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 91
  1. #51
    ♪ @)-/-- ♪ Maska e Kërçovare1
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    ...aty afër...
    Postime
    222
    Ana e Kërçoves.

    Oj nuset e jona ci guvejtni
    vjerrat a i shani a i vritni
    vjerrat mos i shani mos i vritni
    se coullet pa vjerrat sen i rritni
    mikun e mikeshen sen i pritni
    dasme me dasem sen shetrejtni

    Aman oj nuset e jona mos guvejtni shume
    se vjerrat e juja nuse qajne neper katund
    qajne neper katund e qajne neper kojshi
    thoshin pi nuseve reja s'rrihet ne shtepi
    kur bertasin oj nuset e reja
    dridhet shpija sikur shtin rrufeja
    hikin plakat sikur i ze dheja
    kurr bertasin oj nuset ma plaka
    pi ne fund katundit jepet flaka
    hikin plakat sikur i ze vapa.

    Happiness is: ME & YOU ;)


  2. #52
    ♪ @)-/-- ♪ Maska e Kërçovare1
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    ...aty afër...
    Postime
    222
    Ana e Kercoves - Dita e Marteses

    Si s'te erdhi keq oj nuse per kete diten sot
    si nuk i lishove nuse nja dy pika lot
    nja dy pika lot i lishova
    po pi dites sot sen shpetova.

    Aman mori nusja jone qe na ndrit si hene
    a te erdhi keq oj nuse kur veshe dollome
    mu me vjen shume keq e me vjen marre
    pa mos vesh dollomen s'ishte cajre.

    Happiness is: ME & YOU ;)


  3. #53
    ♪ @)-/-- ♪ Maska e Kërçovare1
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    ...aty afër...
    Postime
    222
    Ana e Kercoves nata e marteses, kenge qe kendohen pas dere ;-)

    Sheqeri kuq e i embel o
    sonte x-i behet dhenderr o

    C'u be beqarija e djalit o
    mi e bajti ujti i Vardarit o
    C'u be beqarija e cuces o
    mi e bajti ujti i fushes o

    Haj ta lidhim besen djalo me nje fije kashte
    A do ta desh nenen djalo si qe e ke dasht
    nonen si ta diesh djalo ti mu te me tregosh
    afrohu te dera djalo 3 here te tangllosh

    x-aga milazim
    shtroj mikeshes nji qilim
    nji qilim e nji poste
    se e ke mikesh te re
    sonte sefte ka erdhe ke ne

    Happiness is: ME & YOU ;)


  4. #54

    Smile Kercovare..

    Citim Postuar më parë nga Kërçovare1
    Ana e Kercoves - Dita e Marteses

    Si s'te erdhi keq oj nuse per kete diten sot
    si nuk i lishove nuse nja dy pika lot
    nja dy pika lot i lishova
    po pi dites sot sen shpetova.

    Aman mori nusja jone qe na ndrit si hene
    a te erdhi keq oj nuse kur veshe dollome
    mu me vjen shume keq e me vjen marre
    pa mos vesh dollomen s'ishte cajre.

    Kercovare, kenge te bukura na ke sjell. Do te doja te vazhdoni te na sillni edhe te tjera nga rajoni i Kercoves...

    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  5. #55
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    o dhenderr, shtylle e shtepise
    o dhenderr, shtylle e shtepise
    o hiq rrobat e beqarnise
    o hiq rrobat e beqarnise
    vish rrobat e dhenderrise
    vish rrobat e dhenderrise
    beqarnine ta qajsh me lot
    nusja jone u dashka fort

    - Shigjeta me Jonian ma kujtuan kete qe vijon, te ciles nuk ia di 2 vargjet e fundit:
    ulu male
    ulu male te dali hona
    o mali ulet
    mali ulet e hona s'duket
    o cfare ka hona
    cfare ka hona, moj, qe vonona
    Ndryshuar për herë të fundit nga Leila : 12-10-2005 më 22:17
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  6. #56
    ♪ @)-/-- ♪ Maska e Kërçovare1
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    ...aty afër...
    Postime
    222
    Citim Postuar më parë nga Zana e malit
    Kercovare, kenge te bukura na ke sjell. Do te doja te vazhdoni te na sillni edhe te tjera nga rajoni i Kercoves...

    ZeM
    ZeM, falemnderit :-) Do vazhdoj te sjell kenge me gjithe qejf por disa prej tyre duhet ti shkruaj tamam ne dialektin e Kercoves (s'e ndryshe e humbin rimen) dhe kam frike se s'i merrni vesh...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kërçovare1 : 13-10-2005 më 23:35

    Happiness is: ME & YOU ;)


  7. #57
    ♪ @)-/-- ♪ Maska e Kërçovare1
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    ...aty afër...
    Postime
    222
    Kenge Dasmash- rajoni i Kercoves!

    Nji bafce me portokalla
    me limuna brenda me limuna brenda
    nenes x-ages o ju gezoka zemra ju gezoka zemra

    Zemra ju gezooka oe o
    djalin e martoka o

    Nji bafce me portokalla
    me limuna brenda me limuna brenda
    babes x-ages o ju gezoka zemra ju gezoka zemra

    Zemra ju gezooka oe o
    djalin e martoka o

    (Vazhdon edhe per antaret tjere te familjes.)

    Happiness is: ME & YOU ;)


  8. #58
    ♪ @)-/-- ♪ Maska e Kërçovare1
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    ...aty afër...
    Postime
    222
    Rajoni i Kercoves!
    Ore djali ri nama besen o
    te shkojme te kerkojme vetull zezen o
    vetull zezen nuk na jepta nana o
    merre me te hik pi ke lama o

    Vetull zezen nuk na jepte baba o
    merre me te hik x-aga o

    Vetull zezen nuk na jepte motra o
    merre me te hik pi ke porta o

    Merre me te hik mor djalo merre me inote
    jemi familije modhe s'en na bejne asgje.

    Happiness is: ME & YOU ;)


  9. #59
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    C'NA UJDISI KJO KRUSHQI
    - Leskaj, Maleshove (Permet) 1961

    c'na ujdisi kjo krushqi
    djali e nusja si flori
    djali e nusja si zoq deti
    kush i shau, ne vent mbeti
    kush i mori, i qerdesi
    "kunat-o, te pi dolline
    na prure te miku i mire
    na shtroi oden e mire
    rreth oden me trendafile
    rreth oden me borzilok

    "c'ka nusja qe qan me lot?
    hajde, moj nuse me ne
    nene kemi dhe atje
    ledhet e kodhelet-o
    nusja jone
    harro perkedhelet-o
    qe ne deren e tyt et
    se kjo rruge ka zamet
    baba beu do hyzmet
    kemi babane huqlli
    e mba shkopin ne avlli
    kemi nene xanxare
    e mba shufren ne kamare"

    LUMJA TI KUMBULL E KUQE
    - Leskaj, Maleshove (Permet) 1961

    - lumja ti, kumbull e kuqe
    lumja ti(*)
    lumja ti tek vete nuse
    lumja ti, moj trendeline
    lumja ti tek vete tine
    plot me njers' e gjen shtepine
    vjerrene si gjeraqine
    sa te munc ti besh timine
    te te mbaje si florine

    (*) lumja ti -- refren pas cdo vargu

    NA ERDHE KRUSHQIT NE LEME
    - Leskaj, Maleshove (Permet) 1961

    na erdhe krushqit ne leme
    na kerkojne vajzen tene
    them t'ua japim, them t'ua leme
    na lipset per veten tene
    - del, moj, del, apo s'te lene?
    sos je yll a mos je hene
    sos je molle per te ngrene?
    - molle jam, po dot s'me hane
    me ruajne per pashane
    - del, moj, del, te plaste koka
    po rrine krushqit te porta!

    MA BEN-O SHOQET MA BENE
    - Shen Vasil, Sarande 1961, recitoi Eftihia Plaka

    - ma ben-o shoqet ma bene
    qe rraha burrine preme
    i keputa nje masha
    e vertita nene shkalle.
    plaka briti: - o mehalle
    musia qe kamte marre
    me isht' bere si e marre
    dhe me vrau te zine djale

    KENGE DOLLIE
    - Brasnik i Verces, Gramsh 1953

    - Kush e ben kete dolli.
    - Nafizi me miqesi.
    - Po i vafshim ne shtepi
    me dasem e me gosti,
    kur t'martoj' djalen e ti.
    Lipsen gotat me raki,
    une shtjer e tine pi!

    Eshte kenge qe zgjatet me vargje te tjera rreth pijes e dollise. Emri i zoterise ndryshon sipas njeriut, por s'desha t'i vija X.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Leila : 14-10-2005 më 17:37
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  10. #60
    ♪ @)-/-- ♪ Maska e Kërçovare1
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    ...aty afër...
    Postime
    222
    x aga ku e pat merakun o
    ne mjedis Kercoves vu bajrakun o

    mi e vu bajrakun djali bajrakun me molle
    e mori x-lulen moj nji vetull holle

    mi e vu bajrakun djali bajrak kuq e zi
    e mori x-lulen me syrin e zi

    x aga ku e pat menejmin o
    ne mjedis Kercoves vu kufejnin o

    Aman oj x-lule me syrin e zi
    tani moj fellenze e malit ti na qofsh hajli
    ti na qofsh hajli e miro me nje kembe te mbare
    te kane dhene nena e baba me llafin e pare
    me llafin e pare te dha baba o
    sa mire te venoj ke x-aga
    baba diti bijen ku ta japi o
    ke x-aga te pallati o

    C'i pelqeve x-ages o moj vetull holle
    sahatin ne dore e miro a bafcen me molle?
    I pelqeva x-ages une bafcen me molle
    Ate bafcen me molle e miro ti ku e ke pa
    kur kam qene e vogel djalo udha me ka ra
    udha me ka ra mor djalo kur kam qene mikeshe (mysafire)
    mas nja 2-3 vjetve djalo ti me cove shkese
    ti me cove shkese me kerkove o
    me pate kesmet djalo me more o.

    Happiness is: ME & YOU ;)


Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kopshte dasmash !
    Nga DieWeißeRose në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 05:32
  2. 7 milion euro kushton nje sezone dasmash ne Gostivar
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 23-05-2005, 06:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •