Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 91
  1. #31

    Smile Kenge dasmash!

    Nga rajoni i Pollogut:


    E mori Lulije
    qërpiku me rrema,
    sahere qe t'kendojna
    po na k'naqet zemra,


    Refreni:

    O zambak, zambaku i bardh
    A e din ku ke me ardh,
    A e din ku ke me ardh,
    "x" agen o ke me e marr


    E mori Lulije,
    nana t'ka urue,
    paske pas nafakë Lulije,
    me na me jetue,
    paske pas nafake Lulije,
    me na me jetue


    Refreni:

    O zambak, zambaku i bardh
    A e din ku ke me ardh,
    A e din ku ke me ardh,
    "x" agen o ke me e marr




    "Thojshin e bojshin"

    Thojshin e bojshin,
    Lulija nuk ban,
    sa erdhi te na Lulija,
    celi jorgovan,
    sa erdhi te na Lulija,
    celi jorgovan


    Ref:
    E mori Lulije,
    nana t'ka urue,
    paske pas fat Lulije,
    me na me jetue,

    Thojshin e bojshin,
    Lulija nuk din,
    sa erdhi te na Lulija,
    celi kajranfil,
    sa erdhi te na Lulija
    celi kajranfil


    Ref:
    E mori Lulije,
    nana t'ka urue,
    paske pas fat Lulije,
    me na me jetue,



    ZeM
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zana e malit : 14-06-2005 më 08:49
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  2. #32

    Smile Kenge dasme!

    Nga rajoni i Pollogut:


    „Fluturo Lulije me flete“

    Fluturo Lulije me flete,
    se sarajin e ke gjet
    fluturo Lulije me flete,
    se sarajin e ke gjet,


    Refreni (2 here) :

    Veç puno Lulije,
    Veç puno,
    Mos mendo Lulije,
    fluturo


    Shoqet tua jane tuj plas,
    se “ x “ agen e ke marr
    Shoqet tua jane tuj plas,
    se “ x “ agen e ke marr

    Ref:
    Veç puno Lulije,
    Veç puno,
    Mos mendo Lulije,
    Fluturo

    Ganetura tuj qendis,
    Shpijen tone e ke stolis,
    ganetura tuj qendis,
    shpijen tone e ke stolis

    Ref:
    Veç puno Lulije,
    Veç puno,
    Mos mendo Lulije,
    fluturo



    „ E kallem „

    E kallem, e kallem oj Lulije,
    e kallem,
    e kallem oj Lulije,
    e kallem.

    Do t’marrem, do t’marrem oj Lulije,
    Do t’marrem,
    Do t’marrem oj Lulije,
    Do t’marrem

    Me shume kajde
    me shume kajde, me muhabet
    Marton nana,
    marton nana djalin e vet.

    Me shume kajde,
    Me shume kajde me shume sevda,
    Marrin motrat,
    Marrin motrat nuse per vlla !



    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-10-2004
    Postime
    349

    Red face sssssss

    A JU LUMTE PUSHKA MER NJEREZ.
    ju pershendes te gjitheve me napolonin.

  4. #34

    Smile Kenge dasmash!

    Nga rrethina e Pollogut!


    “O bini dahires* “

    O bini dahires o e kendoni,
    o bini dahires o e kendoni,
    se „x“ agën o e fejoni,
    jarnanae jarnane
    hopppaaaa
    o se “x “ agën o e fejoni,
    jarnanae jarnanee

    O cfare maraku moj nane, ka zemra
    O cfare maraku moj nane, ka zemra
    O s’na nxë oda, shtepia brenda,
    jarnanae jarnanee
    haj haaaj,
    O s’na nxë oda,shtepia brenda,
    jarnanae jarnanee

    O i biem dahires o e kendojna,
    O i biem dahires o e kendojna,
    se „x“ agën o e martojna,
    jarnanae jarnanee,
    hoppaaaa,
    se „x“ agën o e martojna,
    jarnanae jarnanee

    O cfare maraku moj nane ka barku,
    O cfare maraku moj nane ka barku,
    O s’na nxë oda s’na nxë çardkau,
    jarnanae jarnanee

    *dahire- daulle


    „Nje molle e nje dardhe, e nje ftue“

    Nje molle e nje dardhe e nje ftue o,
    e nje ftue o,
    Kemi „x“ agen pa fejue o,
    Pa fejue o,

    Edhe pa fejue nuk e lana* o,
    nuk e lana o,
    nuse prej qyteti* do t’inxana o,
    do t’inxana o

    Edhe do ja nxana nji shyrete o,
    nji shyrete o,
    Edhe do ja nxane motra e vete o,
    motra e vete o



    *lana- lëmë
    * qyteti- e kam vene si shembull, por ne kete pjese duhet te vendoset emri i qytetit, apo fshatit te preferuar

    Zana e Malit
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  5. #35
    ♪ @)-/-- ♪ Maska e Kërçovare1
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    ...aty afër...
    Postime
    222
    Mos mendo o babai nuses se ta djegim shpijen,
    jo, jo babai nuses sot ta marrim bijen,
    sot ta marrim bijen- o.

    Mos mendo o vellau nuses se ta djegim porten,
    jo, jo vellau nuses sot ta marrim motren
    sot ta marrim motren-o.

    Happiness is: ME & YOU ;)


  6. #36
    ♪ @)-/-- ♪ Maska e Kërçovare1
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    ...aty afër...
    Postime
    222
    Nisu Lulije Lule nisu ke ne,
    -Une jam e nisur me ball te qendisur e sen lej nonen vete.
    Merre nenen tende nuse largoje atje nuse largoje atje
    Hipi limuzines nuse haj eja te ne nuse haj eja te ne...

    (Pastaj vazhdon edhe per anetaret tjere te familjes...)

    Happiness is: ME & YOU ;)


  7. #37
    ♪ @)-/-- ♪ Maska e Kërçovare1
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    ...aty afër...
    Postime
    222
    Ka dal babai nuses, ka shashtis ne leme,
    a do vine ta marrin bijen a kane ra pishman.
    -Nuk kemi ra pishman, nuk kemi ra pishman,
    -kur ta shohish ago baben me kocej ne leme...
    Dil Lulije lule laj filxhanat
    se vjen ago baba me alltanat

    Se c'me shkonte babai nuses mi hy e mi del,
    I dhemyset babes nuses kafja me sheqer,
    kafja me sheqer nuk me dhemyhet
    po pa bine "x" si do rrijet.

    Ka dal none nuses, ka marre nje dore kashte,
    e kerkon bijen e vete mbrenda e perjashte,
    brenda e perjashte-e askund s'en e gjet,
    aman mori bije nones sonte ku ke flet?
    Une kam flet te x-aga dhoma me parket,
    aman si kam flet une e mjera
    me fluturoi duvaku te dera...

    Jeleku Lulije lules me boje e pa boje,
    boma hallall nona ime, do dal e do shkoj.
    Do dal e do shkoj e do largohem- o,
    Oj nane per ty do pervlohem-o.
    Do dal e do shkoj e do hiqem-o,
    oj nane per ty une do digjem-o.

    Me qene nuse te behesh flutur e te fluturosh
    edhe nje here te shpija jote sonte ti te shkosh
    Sonte ti te shkosh nuse ne dere me degju
    a bejne llafin tend e mire a te kane harru.
    Nuk te kane harru nuse nuk te kane harru
    e dine nena edhe baba se te kane martu.

    Ishte ulur none nuses per me henger darke
    vendi e x-lules kishte mbetur thate...

    Happiness is: ME & YOU ;)


  8. #38
    ♪ @)-/-- ♪ Maska e Kërçovare1
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    ...aty afër...
    Postime
    222
    Shpija jone me derrasa, me derrasa,
    do marrim Lulije lulen me vasha, me vasha
    hajde mashallah

    Shpija jone e lyer eshte per bukuri, eshte per bukuri
    do marrim Lulije lulen me flamur kuq e zi, flamur kuq e zi
    o sa bukuri...

    Happiness is: ME & YOU ;)


  9. #39
    ♪ @)-/-- ♪ Maska e Kërçovare1
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    ...aty afër...
    Postime
    222
    Ne ky x-aga nuse ishte shume fodull,
    shume cuca e deshin djalin s'i bente kabull,
    s'i bente kabull e si pranonte,
    vec x-lulen dashuronte.

    s'i bente kabull ata rrospija
    vec me te miren pru te shpija.

    S'i bente kabull dhe nuk i deshte,
    kur vinte te shpija i perqeshte.

    S'i bente kabull ata budalle,
    qe ja sjellnin letrat hashiqare.

    -------------------------------------

    Oj x bukuri, ku te ka pa x ty?
    Ne autobus me ka zatek
    ma pagoi nje bilete,
    une biletin s'ia pranova,
    bukurine ja shiqova.

    Me ka zatek ne shkolle tu shku
    me ndali me bisedu
    Une e pyeta c'ke me mu
    ai me tha se shume te du.

    ----------------------------------

    Cfare me bene ti moj nane, hallit u befsh
    vrejk me rrite vrejk me shite, emri tu harroft
    emri tu harrofte moj nane qe me dhe kaq te re
    do me ngjitet buka nene mu ne palare
    emri tu harroft moj nene qe me dhe axhami
    do me ngjitet peta nene mua ne tepsi
    se kjo dere huje moj nene mi eshte shume e rende
    dy sahat para sabahu duhet te jesh ne kembe,
    duhet te jesh ne kembe oj nene per me bo izmet,
    njoni kerkon buke oj none tjetri kerkon pete.

    Happiness is: ME & YOU ;)


  10. #40
    ♪ @)-/-- ♪ Maska e Kërçovare1
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    ...aty afër...
    Postime
    222
    Shkonte rruges x-aga tu fol e tu qesh,
    e perdredh djali cigaren e ve permbi vesh
    afrohu moj x-lule me jep nje zjarr ta ndez.
    Une s'afrohem afer djalo se shume te kam frike,
    nenen edhe baben djalo une i kam pa pyte.
    Nena edhe baba lule per mua s'do thone gje
    se mori fellanxe e malit per mu te kane dhene.

    Happiness is: ME & YOU ;)


Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kopshte dasmash !
    Nga DieWeißeRose në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 05:32
  2. 7 milion euro kushton nje sezone dasmash ne Gostivar
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 23-05-2005, 06:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •